Bilanci i pagesave

Download Report

Transcript Bilanci i pagesave

www.valmirnuredini.tk
Bilanci i pagesave
 Me rastin e tregtisë mes Kosoves dhe vendeve të tjera, për
shembull, shumë lloje të transaksioneve financiare
regjistrohen në një përmbledhje që njihet si bilanci i
pagesave.
 Në këtë kapitull, do të shqyrtojmë aspektet monetare të
tregtisë ndërkombëtare duke marrë parasysh natyrën dhe
rëndësinë e bilancit të pagesave të një vendi.
www.valmirnuredini.tk
Bilanci i pagesave
 Bilanci i pagesave është regjistrimi i transaksioneve
ekonomike mes banorëve të një vendi dhe vendeve të
tjera të botës.
 Vendet i mbajnë regjistrat e bilanceve të tyre të pagesave
për një periudhë njëvjeçare.
 Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera i mbajnë këto
regjistra edhe në baza tremujore.
www.valmirnuredini.tk
Transaksionet ndërkombëtare
 Me transaksion ndërkombëtar nënkuptojmë këmbimin e
mallrave, shërbimeve apo aseteve mes banorëve të një vendi
dhe atyre të ndonjë vendi tjetër.
 Por, çfarë nënkuptojmë me fjalën banor?
 Banorët përfshijnë bizneset, individët dhe agjencitë
qeveritare, të cilat e bëjnë vendin në fjalë vendbanimin e tyre
ligjor.
 Edhe pse ndonjë korporatë konsiderohet të jetë banore e një
vendi në të cilin është e inkorporuar, dega e saj në një vend
tjetër nuk konsiderohet si banore e atij vendi.
www.valmirnuredini.tk
Kontabiliteti i dyfishtë
 Aranzhimi i transaksioneve ndërkombëtare në llogarinë e
bilancit të pagesave kërkon që çdo transaksion të
regjistrohet si kreditim apo debitim.
 Transaksioni kreditues është ai i cili rezulton në një
arkëtim të një pagese nga të huajt.
 Transaksioni debitues është ai i cili rezulton në një
pagesë për të huajt. Ky dallim sqarohet atëherë kur
supozojmë që transaksionet kryhen mes banorëve të
SHBA-ve dhe të huajve dhe kur të gjitha pagesat
financohen ose kryhen në dollarë.
www.valmirnuredini.tk
Transaksioni kreditues
 Nga perspektiva e SHBA-ve, transaksionet në vijim janë
transaksione (+), të cilat rezultojnë në arkëtimin e
dollarëve nga të huajt:
 Eksportet e mallrave tregtare
 Transaksionet dhe arkëtimet nga udhëtimet
 Të ardhurat e arkëtuara nga investimet e bëra jashtë
vendit
 Dhuratat e pranuara nga banorët e huaj
 Ndihma e dhënë nga qeveritë e huaja
 Investimet në Shtetet e Bashkuara nga banorët e huaj
www.valmirnuredini.tk
Transaksioni debitues
 Në anën tjetër, transaksionet në vijim janë transaksione
debituese (-) nga pikëpamja e SHBA-ve për shkak se ato
përfshijnë pagesat që duhen bërë të huajve:
 Importet e mallrave tregtare
 Transaksionet dhe shpenzimet e udhëtimit
 Të ardhurat e paguara për investimet e të huajve
 Dhuratat për banorët e huaj
 Ndihma e dhënë nga qeveria e SHBA-ve
 Investimet në vendet e huaja nga banorët e SHBA-ve
www.valmirnuredini.tk
Kontabilitetit të dyfishtë
 Ndonëse flasim në lidhje me transaksionet debituese
dhe kredituese, çdo transaksion ndërkombëtar përfshin
një këmbim të aseteve dhe në këtë mënyrë ka anën
kredituese dhe atë debituese.
 Çdo regjistrim kreditues balancohet nga një
regjistrim debitues, dhe anasjelltas, ku regjistrimi i çdo
transaksioni ndërkombëtar rezulton në dy regjistrime
barazuese.
 Me fjalë të tjera, llogaritë e pagesave shfrytëzojnë sistemet e
kontabilitetit të dyfishtë
www.valmirnuredini.tk
Shembulli 1
 IBM-ja i shet një importuesi gjerman kompjuterë në vlerë
prej 25 milionë dollarë.
 Pagesa bëhet përmes kambialit, i cili e rrit bilancin e
bankave të Nju Jorkut në bankat e tyre korresponduese në Bon.
 Meqenëse eksporti përfshinë transferimin e aseteve amerikane
në një vend të jashtëm për të cilat do të pranohet pagesa, ai
regjistrohet në bilancin e pagesave të SHBA-ve si transaksion
kreditues.
 Arkëtimi i pagesës nga ana e IBM që mbahet në bankën
gjermane klasifikohet si lëvizje financiare afatshkurtër për
shkak se janë rritur kërkesat financiare të Shteteve të Bashkuara
ndaj bankës gjermane.
www.valmirnuredini.tk
 Regjistrimet në bilancin e pagesave të SHBA-ve do të
dukeshin si vijon:
________________________Kredi (+)
(-)
Eksportet e mallrave
Lëvizja financiare afatshkurtër
Debi
25 millionë $
25 millionë $
www.valmirnuredini.tk
Shembulli 2
 Një banor amerikan i cili posedon obligacione të
emetuara nga një kompani japoneze pranon pagesa të
interesit në vlerë prej 10.000 $.
 Me rastin e pagesës, rriten bilancet e zotëruara nga bankat
e Nju Jorkut në bankat e tyre partnere në Tokio Ndikimi i
këtij transaksioni në bilancin e pagesave të SHBA-ve do të
ishte si vijon:
__________________________Kredi (+)
Debi (-)
Eksportet e shërbimeve
10.000 $
Lëvizja financiare afatshkurtër
10.000 $
www.valmirnuredini.tk
Bilanci i pagesave
 Këta shembuj ilustrojnë se si çdo transaksion
ndërkombëtar ka dy anë të barabarta, kreditin dhe
debitin.
 Nëse i mbledhim të gjitha kreditimet si plusa dhe
debitimet si minusa, rezultati neto është zero, që
nënkupton se shuma totale e kreditimit gjithmonë
duhet të jetë e barabartë me shumën e debitimit.
 Kjo do të thotë se llogaria totale e bilancit të pagesave
duhet që të jetë gjithmonë e balancuar. Nuk ekziston një
gjë e tillë si suficit apo deficit i bilancit të pagesave.
www.valmirnuredini.tk
Bilanci i pagesave
 Edhe pse i tërë bilanci i pagesave numerikisht duhet të
barazohet, nuk do te thot qe duhet të barazohen edhe
nënllogaritë e pasqyrës.
 Për shembull, eksporti i përgjithshëm i mallrave mund
të jetë apo mos jetë i balancuar me importin e
përgjithshëm të mallrave.
 Suficiti ndodhë kur bilanci në një nënllogari (apo në të
gjitha nënllogaritë) është pozitiv, ndërsa deficiti ndodhë
kur bilanci është negativ.
www.valmirnuredini.tk
Struktura e bilancit të pagesave
 Llogaria afatshkurtër (rrjedhëse)
 transaksione të mallrave,
 shërbimeve, rrjedhave të të ardhurave dhe
 transfereve të njëanshme
 Llogaria e kapitalit dhe e financave
 Investimet direkte
 Letrat me vlerë
 Detyrimet e bankës
www.valmirnuredini.tk
Llogaria afatshkurtër (rrjedhëse)
 Tregtia e mallrave përfshin të gjitha mallrat që Shtetet e
Bashkuara i eksportojnë ose importojnë, siç janë




prodhimet bujqësore,
makineria, automjetet,
karburanti,
elektronika, tekstili dhe të tjera të ngjashme.
 Vlera në dollarë e eksporteve të mallrave regjistrohet si plus
(kredi) dhe vlera në dollarë e mallrave të importuara regjistrohet
si minus (debi).
 Kombinimi i eksporteve dhe importeve të mallrave krijon
bilancin tregtar të mallrave (suficit apo deficit)
www.valmirnuredini.tk
Bilancit të pagesave dhe Bruto Prodhimit Vendor
 Përveç matjes së vlerës së transfereve neto të burimeve,
bilanci i mallrave dhe shërbimeve gjithashtu ofron
informacione për statusin e Bruto Prodhimit Vendor
(BPV) të një vendi.
 Kjo bëhet për shkak se bilanci në llogarinë e mallrave dhe
shërbimeve në mënyrë esenciale definohet në të njëjtën
mënyrë me eksportin neto të mallrave dhe shërbimeve,
e cila është pjesë e BPV-së të një vendi.
www.valmirnuredini.tk
Bilancit të pagesave dhe Bruto Prodhimit Vendor
 Në një ekonomi me tregti, BPV është e barabartë me shumën e




katër llojeve të shpenzimeve në ekonomi, që janë
konsumi,
investimet bruto,
shpenzimet qeveritare dhe
eksportet neto të mallrave dhe shërbimeve.
 Faktikisht, eksportet neto paraqesin vlerën e mallrave dhe
shërbimeve që janë të prodhuara në vend, por që nuk janë
përfshirë në konsumin vendor.
 Bilanci pozitiv në llogari tregon një suficit të eksporteve
karshi importeve, dhe kjo diferencë duhet t’i shtohet BPV-së
Llogaria e kapitalit dhe e financave
 Transaksionet e kapitalit dhe të financave në bilancin e
pagesave përfshijnë të gjitha blerjet dhe shitjet
ndërkombëtare të aseteve.




drejta mbi patundshmëri,
aksionet dhe obligacionet e korporatës,
letrat me vlerë qeveritare dhe
depozitat e zakonshme në bankat komericale.
 Llogaria e kapitalit dhe ajo financiare përfshinë
transaksionet e sektorit privat dhe ato zyrtare (të bankës
qendrore).
www.valmirnuredini.tk
Llogaria e kapitalit dhe e financave
 Investimi direkt ndodh kur banorët e një vendi blejnë
interesat kontrollues (zotërimin apo pronësinë e aksioneve
prej 10% apo më tepër) në një ndërmarrje biznesore në një
vend tjetër.
 Letrat me vlerë janë blerje nga ana e sektorit privat të
letrave me vlerë afatshkurtra dhe afatgjata të borxhit, si
p.sh. aksionet e thesarit, bonot e thesarit, letrat me vlerë të
thesarit dhe letrat me vlerë të ndërmarrjeve private.
 Detyrimet e bankës përbëhen nga kreditë, depozitat në
vendet e tjera, akceptimet, letrat e huaja komerciale,
detyrimet për bankat partnere në vendet e huaja, dhe
obligimet e qeverisë së huaj.
www.valmirnuredini.tk
Çfarë nënkupton deficiti (suficiti) i llogarisë
rrjedhëse?
 Duke pas parasysh bilancin e pagesave, llogaria rrjedhëse
dhe llogaria e kapitalit dhe e financave janë të lidhura me
njëra-tjetrën, ato në mënyrë esenciale janë pasqyrime të
njëra tjetrës.
 Meqenëse bilanci i pagesave është një sistem i
kontabilitetit të dyfishtë, shuma e përgjithshme e debive
gjithmonë do të jetë e barabartë me shumën e
përgjithshme të kredive.
www.valmirnuredini.tk
Si do të financoni deficitin tuaj?
 Për të kuptuar këtë nocion më mirë, supozoni se në një vit të
caktuar shpenzimet tuaja janë më të mëdha se të ardhurat.
 Si do të financoni deficitin tuaj?Shteti?
 Përgjigja është përmes huazimit (IMF) ose shitjes së një pjese
të aseteve tuaja.
 Mund të likuidoni një pjesë të aseteve reale (p.sh. të shisni
kompjuterin tuaj personal) ose ndoshta disa prej aseteve
financiare.
www.valmirnuredini.tk
www.valmirnuredini.tk