Slide 1 - Besart L. Hajrizi
Download
Report
Transcript Slide 1 - Besart L. Hajrizi
Fakulteti Ekonomik
Menaxhimi i operacioneve
Tema:Projektimi i Produktit / Shërbimit
Punuan:
Leonora Sopaj
Rezarta Delibashzade
Zyrafete Berisha
Vjosa Fejza
Prof. Sejdi Rexhepi
Përse është i rëndësishëm projektimi i
produktit/shërbimit ?
Projektimi i mirë i mundëson ndërmarrjes të kalojë
në treg qëllimin e produktit/shërbimit,të sjell të
ardhura financiare duke përmbushur nevojat dhe
parashikimet e klientëve.
Objektivi kryesor:
sigurimi i produkteve/shërbimeve përmes proceseve
që do të kënaqin klientët e operacionit.
• Projektuesit e produktit-përpiqen që të projektojnë
një produkt i cili funksionon mirë,përmbush parashikimet e
klientëve,prodhohet lehtë dhe shpejt...
Projektuesit e shërbimit-përpiqen që të sigurojnë
një shërbim i cili përmbush pritjet e klientëve brenda
aftësive të operacionit dhe kostos së arsyeshme.
•
•
•
•
•
Organizatat përfshihen në projektimin apo
riprojektimin e produktit/shërbimit për një tërësi
arsyesh:
Ndryshimi ekonomik(kërkesa e ultë,nevoja për të
reduktuar koston...)
Ndryshimi social dhe demogarfik(zhvendosja e
popullatës)
Ndryshimi në konkurencë(produkte të reja apo të
ndryshuara,fuqia punëtore)
Kosto ose disponibiliteti(lënda e parë dhe
materialet,fuqia punëtore,komponentët)
Ndryshimi teknologjik(komponentët e
produktit,proçeset)
Cikli i jetës së produktit
Cikli i jetës së produktit
Masa e të resë që futet
• Modifikimi i produktit apo shërbimit egzistues
• Zgjerimi i linjës së produktit egzistues apo shërbimit
që ofrohet
• Imitimi i produktit apo shërbimit të konkurentit
• Produkti apo shërbimi i ri
Çfarë projektohet në një produkt/shërbim?
Koncepti-është kuptim i përmbajtjes,përdorimit dhe
vlerës së produktit apo shërbimit.(koncepti i një restorani
mund të jetë përdorimi i dekorit dhe muzikës së kohës si dhe sigurimi i
picave të freskëta dhe pastave të ndryshme)
Paketa e produkteve dhe shërbimeve-shumë
nga operacionet prodhojnë kombinim produktesh
dhe shërbimesh.(blerja e një automjeti përfshinë vetë automjetin dhe
shërbime të tilla si garancitë,shërbimet mbas shitjes...
Procesi-Projektuesit duhet të projektojnë mënyrën
sipas të cilës do të prodhohet produkti dhe të vihet
në kontakt nga klienti.(përveç që duhet të projektohet proçesi i
prodhimit të ushqimit me rëndësi është dhe projektimi i mënyrës me të
cilën klientëve do t’iu shërbehet)
Aktiviteti i projektimit është në vetvehte një
proces
Input-transformim-output
Procesi i projektimit produktit
Inputet
shërbimit ,performanca e të
cilit vlerësohet kundrejt
Burimet që transformohen:
Cilësisë,
Informacioni teknik
Shpejtësisë,
Informacioni tregut
Sigurisë,
Informacioni kohës
Fleksibilitetit,
Kostos.
Outputet
Produkte,
shërbime.
Fazat e projektimit
(Nga krijimi i konceptit deri tek përcaktimi i specifikimeve)
Për të arritur një projekt final të produktit apo shërbimit, aktiviteti i projektimit
duhet të kalojë nëpër disa faza:
Prototipi e projekti final
Vlerësimi e përmirësimi
Projekti paraprak
Shfaqja e konceptit
Gjenerimi i konceptit
Gjenerimi i konceptit
Idetë për konceptet e reja të produktit apo shërbimit mund të vijnë
nga këto burime:
1.Jashtë organizatës (klientët apo konkurrentët)
2.Brenda organizatës (nga stafi)
3.Departamenti i kërkim zhvillimit
1.1 Idetë nga klientët
Marketingu si funksion përgjegjës për identifikimin e mundësive për
produkt apo shërbim të ri, mund të përod mjete të kërkimit të tregut për
mbledhjen e të dhënave nga klientët në mënyre formale dhe të strukturuar
(pyetësorët, intervistat)
Dëgjimi i klientit (mënyrë më pak e strukturuar) shpesh shihet si mjet për
gjenerimin e ideve të reja.
- Grupet e fokusuara përbëjne një mënyrë formale por jo të strukturuar të
grumbullit të ideve she sygjerimeve nga klientët.Këto grupe përbëhen nga
7-10 pjesmarrës te cilët nuk njihen mes vete, por që kanë karakteristika të
përbashkëta në lidhje me çështjen.
(shkëmbimi i ideve me perceptime të ndryshme pa pasur presion)
1.2 Dëgjimi i klientëve
Idetë mund të vijnë nga klientët nga dita në ditë.Ata mund të shkruajnë
për t’u ankuar rreth një produkti apo shërbimi të veçantë ose për sugjerimet
e tyre dhe për mundësitë e përmirësimit.
(Disa organizata nuk e shohin si të rëndësishëm mbledhjen e informatave në
këtë mënyrë)
1.3 Idetë nga konkurrentët
Një ide mund t’i japë konkurrentit tonë në fushën ku veprojmë avantazh,
ndonëse kjo mund të jetë afatshkurtër.
1.4 Idetë nga stafi
Stafi i kontaktit të organizatës çdo ditë takohet me klientët, ku prej tyre
mund të kenë grumbulluar idetë nga ata apo të kenë idetë e tyre se si mund
të prodhohen produktet dhe shërbimet, për tu përmbushur nevojat e
klientëve të tyre në mënyrën më efektive.
1.5 Idetë nga kërkimi dhe zhvillimi
Kërkim zhvillimi përbën një funksion formal tek disa organizata.
Kërkimi- nënkupton për zhvillimin e ideve dhe njohurive për zgjedhjen e
problemit apo për gjetjen e rrugës për ta zgjidhur.
Zhvillimi- lidhet me përpjekjen për të përdorur idetë që vijne nga zhvillimi
Shfaqja e konceptit
Duhet zgjedhur me kujdes projektet të cilat do të ndjekin
fazën e projektimit.
Qëllimi i kësaj faze pasqyrimi është që të merren të gjithë
konceptet dhe të vlerësohen.
‘Vlerësimi nënkupton përcaktimin e vlerës të çdo varianti të
projektik, në mënyrë që të bëhet zgjidhja mes tyre’
Kjo përfshin vlerësimin e çdo opcioni kundrejt një numri
kriteresh, ku kriteret përdoren në situatë të veçantë dhe
ndikohet nga natyra dhe rrethanat, të cilat u përkasin tre
kategorive të gjëra:
Kriteret për
shfaqjen e
koncepteve
Fizibiliteti Sa i vështirë është
Inestimet
si menaxheriale dhe
financiare që duhen
PranueshmëriaSa i vlefshëm
është
Fitimi
Përfitimet që do të
japë operacioni
Risku –
çfarë mund të
mos shkojë siç
duhet
Risqet
Nëse gjërat nuk
shkojnë siç duhet
Vlerësimi i
përgjithshëm i
konceptit
“Hinka” e projektimit
Hinka e projektimit tregon reduktimin progresiv të varianteve të projektit
nga shumë në një.
Zgjedhja dhe
vlerësimi
Pasiguria në lidhje
me projektin final
Numër i madh variantesh
projekti
Koha
Një
projekt
Siguria në lidhje
me projektin final
Procesi sistematik i vlerësimit është i rëndësishëm, por ai
duhet të balancohet me nevojën e kreativitetit të
projektit.
* Kreativiteti është një përbërës i rëndësishëm i
projektit efektiv.Cilësia përfundimtare e çdo projekti,
produkti apo shërbimi do të influencohet nga kreativiteti i
projektuesve.
* Gjithnjë e më tepër kreativiteti po shihet si përbërës
kryesor jo vetëm për projektimin e produkteve dhe
shërbimeve, por gjithashtu edhe për projektimin e
proceseve te operacioneve.Mungesa e inovacioneve shihet
si risku kryesor.
Projektimi paraprak
Qëllimi i kësaj faze është të bëhet përpjekja e parë si për
specifikimin e komponentëve të produkteve dhe
shërbimeve në paketë, ashtu edhe për definimin e
proceseve për të krijuar paketën
3.1 Specifikimi i komponentëve të paketës
Detyrë e kësaj faze është të përcaktohet ekzaktësisht se çfarë do të futet
tek produkti apo shërbimi, pra të specifikohen komponentët e paketës.
Kur një operacion prodhon një varietet produktesh apo shërbimesh,
konsiderimi si një i tërë i kësaj morie bëhet kompleks, gjë që rrit koston.
Projektuesit adaptojnë një numër metodash për të reduktuar
kompleksitetin e projektit të produktit apo shërbimit.
Metodat janë:
oReduktimi i kompleksitetit të projektit – Standardizimi
oElementet e përbashkët
o Moduli
3.1.1 Reduktimi i kompleksitetit të projektit - Standardizimi
Operacionet tentojnë të shmangin koston e varietetit të lartë
përmes standardizimit të produkteve, shërbimeve dhe proceseve
të tyre.
Shpesh outputi i operacioneve standardizohet, ku shembulli më i
zakonshëm i standardizimit janë veshjet të cilat shumica prej nesh
i blen.
Avantazhet dhe disavantazhet e standardizimit janë:
Avantazhet: 1.Më pak pjesë për të prodhuar dhe mbajtur rezervë
2.Kosto dhe kohë e reduktuar për trajnim
3.Procedura me rutinë blerjeje, kontrolli dhe mbajtjeje
4.Mundësi për sasi të mëdha prodhimi dhe automatizim
5.Nevoja për më pak pjesë justifikon rritjen e shpenzimeve për
perfeksionimin e projekteve dhe për përmirësimin e procedurave të
kontrollit të cilësisë
Disavantazhet: 1.Kosto e lartë e ndryshimeve të projektit rrit
rezistencën kundrejt përmirësimeve
2.Ulja e varietetit çon në më pak konsumator
3.1.2 Elemetet e përbashkëta
Ky përdorim brenda një produkti apo shërbimi mund të çojë në
thjeshtësimin e kompleksitetit të projektit.Sa më shumë produkte apo
shërbime bazohen në një komponentë të përbashkët, aq më pak
kompleks do të jetë prodhimi i tyre.
Psh. Automobilat
3.1.3 Modulimi
Modulimi nënkupton përdorimin e nën-komponentëve të produktit apo
shërbimit që mund të montohen së bashku në mënyra të ndryshme duke
krijuar në shkalle të lartë varieteti.
Psh. Kompjuterët
* Këto module të standardizuara ose nën-elemente mund të prodhohen
në volume më të larta duke reduktuar në këtë mënyrë koston e tyre.
Projektimi i procesit për të krijuar
paketën
• Projektimi I procesit është një ndër fazat
kryesore të projektit.
• Struktura e produktit dhe e shërbimit dhe lista e
përbërësve specifikon se cfarë futet tek
produkti.
• Në këtë fazë të projektimit të procesit,
shqyrtohet se si procesi I bashkon të gjithë
komponentët e ndryshëm për të krijuar
produktin apo shërbimin final.
Vlerësimi dhe përmirësimi i projektit
Qëllimi i kësaj faze të projektimit është që të
merret projekti paraprak dhe të shihet nëse
mund të përmirësohet përpara se produkti apo
shërbimi të testohet në treg.
Teknika që përdoret për të bërë këtë vlerësim
është organizimi I funksionit të cilësisë (OFC).
Shtëpia e cilësisë
Matriksi I
korrelacionit
Kërkesat e
projektit
Kërkesat e
klientit
Matriksi I
ndërlidhjes
Specifikim
e ose
vlerat e
synuara
Pozicionim
ii
konkurren
cës
Vlera inxhinierike
• Qëllimi I kësaj metode është që të reduktohet
kosto dhe të parandalohet cdo kosto e
panevojshme përpara se të prodhohet produkti
apo shërbimi
• Kjo teknikë përpiqet që të eliminojë cdo kosto
që nuk kontribuon në vlerën dhe performancen
e produktit dhe shërbimit.
Prodhimi i modelit dhe projekti final
• Në këtë fazë të aktivitetit të projektimit është e
nevojshme që të kthehet projekti i përmirësuar
në mënyrë që ai të mund të testohet.
• Shumë organizata që shesin produkte dhe
shërbime të reja në një numër të vogël
dyqanesh e bejnë një gjë të tillë për të testuar
reagimin e klientëve ndaj tyre.
Përfitimet e projektimit bashkëveprues
• Menaxherët e operacioneve do të duhet të
përfshihen nga vlerësimi fillestar i konceptit,
deri tek prodhimi I produktit dhe shërbimit dhe
futja e tij në treg.
• Bashkimi I projektit të produktit dhe shërbimit
dhe proceseve që I krijojnë ato, quhet shpesh
projektim bashkëveprues apo reciprok.
Sugjeruesit për të reduktuar kohen
1. Zhvillimi i njëkohshëm
2. Zgjedhja e hershme e konfliktit
1. Zhvillimi I njëkohshëm
• Shpesh një fazë përfundohet më shpejtë se
tjetra të kryhet.Kjo metodë hap-mbas-hapi ka
qenë tradicionalisht formë e zhvillimit të
produktit dhe shërbimit.
Avantazhet:
• Cdo fazë përfundohet përpara se faza tjetër të
fillojë është e lehtë që të organizohen dhe
kontrollohen projektet
Disavantazh:
• Koha
• Kosto
2. Zgjedhja e hershme e konfliktit
• Një ndër vendimet e fazës fillestare të projektit është
marrë pa një diskutim të majftueshëm mes atyre që
në organizatë kanë një kontribut të vlefshëm.
• Ose mund të jetë që edhe kur vendimi është marrë,
është arritur një marrëveshje e pamjaftueshme për
të formalizuar atë vendim, dhe grupi I projektit ka
vendosur që të vazhdohet pa marrë formalisht
vendimin.
Projektimi i Shërbimit
• Dallimi i shërbimit nga prodhimi qëndron në
faktin se:
Prodhimi dhe shpërndarja ndahen tek prodhimi
Krijimi dhe shpërndarja kryhen në të njejtën kohë tek
shërbimet
Projektimi i Shërbimit
• Projektimi i shërbimit fillon me zjedhjen e strategjisë
së shërbimit, e cila përcakton natyrën dhe fokusin e
shërbimit si dhe tregun.
• Pasi vendimet për fokusin e shërbimit dhe tregun
janë marrë, duhet që të përcaktohen:
Kërkesat dhe
Parashikimet e klientit të tregut të synuar
Projektimi i Shërbimit
Dy problemet kryesore në projektimin e shërbimit
janë:
1. Shkalla e ndryshimit të kërkesave për shërbimin
dhe
2. Përfshirja e klientit në sistemin e shpërndarjes
Sa më e ulët të jetë shkalla e kontaktit me klientin dhe
ndryshueshmëria e shërbimit që kërkohet, aq më i
standardizuar mund të jetë shërbimi.
Ndryshimet ndërmjet projektimit të shërbimit
dhe projektimit të produktit
Karakteristikat e shërbimit:
1. Shërbimet nuk janë të prekshme (produktet zakonisht
janë);
2. Shërbimet krijohen dhe shpërndahen në të njejtën
kohë;
3. Shërbimet nuk mund të ruhen;
4. Shërbimet janë tepër të dukshme për klientet dhe
duhet të projektohen duke i patur ata në mendje;
Teknikat e marrjes së vendimit gjatë
projektimit të produktit / shërbimit
I. Analiza Break – Even
Përbën një teknikë që mund të jetë e vlefshme kur
vlerësohet një produkt i ri;
Llogarit sasinë e mallrave që një kompani duhet të
shesë për të mbuluar koston e saj.
Kjo pikëprerje quhet pika Break – Even.
Vazhdim…
Zgjidhje:
a) Llogaritja e sasisë Break – Even:
Q = F / (P – VC) => $52.000/($25-$9) = 3.250 palë
b) Llogaritja e kontributit në fitim:
Fitimi = TR – TC => P*Q – [F + (VC)*Q]
Fitimi = $25*4.000 – [$52.000+$9*4.000] = $12.000
II. Aplikimi i pemës së marrjes së vëndimit për
projektimin e produktit
Kjo tektinë mund të aplikohet për marrjen e vendimit
për produktin e ri si dhe për një varietet të gjerë
problemesh të tjera të menaxhimit.
Procedura e formimit të pemës së vendimit:
1. Përfshirja e të gjitha alternativave të mundshme në
pemë;
2. Fitimet futen në fund të cdo degëzimi të duhur;
3. Objektivi është të përcaktohet vlera e pritur për cdo
veprim.
Blerje CAD
388.000
0,4
Larta
0,6
Ulëta
Marrje, trajnim
inxhinier
365.000
0,4
Larta
0,6
Ulëta
Bërje asgjë $0
2.500.000 TR
-1.000.000 C. e prodh.
- 500.000 C. e CAD
1.000.000 Neto
800.000
-320.000
-500.000
-20.000
TR
C. e prodh.
C. e CAD
Humbja Neto
2.500.000 TR
-1.250.000 C. e prodh.
- 375.000 C. e M/Trajn.
875.000 Neto
800.000
TR
-400.000
C. e prodh.
-375.000
C. e M/Trajn.
25.000 Neto
$0
Pyetje?
• Faleminderit
Leonora, Rezarta, Zyrafetja & Vjosa