Topologjia magjistrale

Download Report

Transcript Topologjia magjistrale

Informatika - Ekologji
10/04/2015
1
Puna në rrjet kompjuterik
 Struktura e rrjetit kompjuterik
mundet me qenë e thjeshtë, por
ndonjëherë është mjaftë e
ndërlikuar. Secili institucion apo
lokacion që posedon më shumë se
një kompjuter, vlen që ata
kompjuterë t'i ndërlidhë në mes veti
në rrjet kompjuterik. Në këtë
mënyrë realizohet shfrytëzimi më
racional i hapësirës në disk të
kompjuterit, lehtësohet qasja në
resurset e përbashkëta kompjuterike
siç janë: shtypësi (printeri), faksmodemi, shpejtohet dhe thjeshtohet
këmbimi i fajllave, hapen mundësitë
e këmbimit elek-tronik të porosive
përbrenda dhe jashtë institucionit
etj.
10/04/2015
2
Struktura e rrjetës
 Për nga lokaliteti apo regjioni i ndërlidhjes së kompjuterëve në rrjet,
mund të dallojmë tre lloje të rrjetave kompjuterike:
 LAN – rrjeti lokal kompjuterik (ang. Local Area Network)
 MAN – rrjeti kompjuterik i qytetit (ang. Metropolitan Area Network)
 WAN – rrjeti i gjerë kompjuterik (Wide Area Network).
Sot ekziston rrjeti ndërkombëtar kompjuterik i cili bën ndërlidhjen e të
gjitha rrjetave kompjuterike në botë i quajtur INTERNET (shkurtesë
nga anglishtja, INTERnational NETwork).
10/04/2015
3
Regjimet e punës
 Puna në rrjet kompjuterik mund të bëhet në dy
mënyra (regjime) të punës: mënyra e punës online
dhe mënyra e punës off-line.
 Mënyra e punës gjatë kohës kur shfrytëzuesi i
kompjuterit është i lidhur aktivisht në rrjet
kompjuterik për të komunikuar me ndonjë
shfrytëzues tjetër ose me ndonjë servis (shërbim)
të rrjetit quhet regjim i punës online.
 Regjimi i punës off-line, bën të mundur leximin e
porosive pasi që të ndërprehet lidhja me rrjetik
kompjuterik.
10/04/2015
4
Rrjeti LAN
 Kur rrjeti është i realizuar në kuadër të një lokaliteti,
ose të disa lokaliteteve të afërta, atëherë ky rrjet
quhet rrjet lokal apo LAN (nga gjuha angleze Local
Area Network).
 Rrjetin kompjuterik e përbëjnë: kompjuterët, pajisjet
lidhëse dhe lidhjet në mes tyre.

Kompjuterët në përbërje të rrjetit kompjuterik mund të
jenë:


10/04/2015
me përparësi të njëjtë ose
server me klientë apo me stacione punuese.
5
Peer to peer
 Rrjetat kompjuterike me kompjuterë të përparësisë së njëjtë
zakonisht quhen rrjetat Peer to Peer.
Rrjeti kompjuterik peer to peer
10/04/2015
6
Server-client
 Te rrjeti kompjuterik me kompjuterë server-klientë,
njëri ose disa kompjuterë kryejnë disa funksione të
përbashkëta për tërë rrjetin dhe quhen serverë, kurse
kompjuterët e tjerë në rrjet quhen stacione punuese ose
klientë (client). Në server ndodhet shumica e të dhënave
të rëndësishme për rrjetin.
10/04/2015
7
Mënyrat e lidhjes në rrjet
 Topologjia definon strukturën e rrjetës. Këto janë dy pjesë të
definimit të topologjisë:
 topologjia fizike që paraqet nivelin e tanishëm të telit (media),
dhe
 topologjia logjike, që definon rrjedhjën e të dhënave nëpër
rrjetë.
10/04/2015
8
Topologjia
 Topologjitë më të përhapura janë
 lidhjet në yll,
 në unazë dhe
 në magjistralë.
10/04/2015
9
Lidhjet në yll
 Topologjia e yllit lidh të gjithë nyjet në një pikë qendrore. Kjo pikë
zakonisht është një hub ose switch.
10/04/2015
10
Topologjia e unazës
 Topologjia e rrethit (e unazës) e lidh njërin host tek tjetri dhe të
fundit tek i pari. Kjo krijon një unazë fizike të kabllosë.
10/04/2015
11
Topologjia magjistrale
 Topologjia magjistrale (bus), nyjet e veçanta i lidh për një
bosht. Të gjithë konferencierët (hosts) në të lidhen ne mënyrë të
drejtëpërdrejtë.
10/04/2015
12
Topologjia logjike
 Topologjia logjike e rrjetës është se si konferencierët (host)
komunikojnë nëpër medium.
 Dy llojet më të shpeshta të topologjisë logjike janë broadcast dhe
token passing.
 Topologjia Broadcast thjeshtë nënkupton se secili konferencierë
(host) dërgon të dhënat e tij tek të gjithë koferencierët (hosts) në
mediumin e rrjetës. Nuk ka rregullë që stacionet e zbatojnë për të
përdorur rrjetën, vlen i pari që vjen i pari shërbehet. Kjo është
mënyra e funksionimit të Ethernet-it.
 Token-passing kontrollon qasjen në rrjetë duke lëne shenja
elektronike në varg për secilin konferencierë (host). Kur host
pranon këtë shenjë, kjo nënkupton se host mund të dërgojë të
dhena në rrjetë. Nëse konferencieri (host) nuk ka për të dërguar të
dhëna, ai e kalon këtë shenjë tek konferencieri (host) tjetër dhe
procesi vazhdon të përsëritet.
10/04/2015
13
Lidhje të tjera kompjuterike
10/04/2015
14
Protokolet
 Përshkrimi preciz i rregullave dhe mënyra në të cilën kompjuterët e ndryshëm
mund të komunikojnë në rrjet quhet protokol.
 Me anë të protokoleve arrihet lidhja në mes të kompjuterëve personalë dhe
qendrës së madhe kompjuterike.
 Softveri i cili mundëson funksionimin normal të Internetit përbëhet nga dy
komponente të protokoleve të cilat sipas standaradeve ndërkombëtare quhen:
 TCP (Transmission Control Protocol ) dhe
 IP ( Internet Protocol)
TCP ka për detyrë organizmin dhe shpërndarjen e të dhënave në
pakete të cilat duhet që të dërgohen, kurse IP ka për detyrë bartjen e
tyre nëpër rrjet, që në terminologjinë kompjuterike quhet rutim
(routing).
10/04/2015
15
Protokolet
 Secili rrjet kompjuterik dhe secili kompjuter i ndërlidhur në rrjet – i
ashtuquajtur host i internetit, merr një adresë të veçantë të protokolit
të Internetit (IP), p.sh. 129.144.50.56.
10/04/2015
16
Klasat e rrjetit
 Ekzistojnë tri klasa të rrjetave TCP/IP. Secila klasë shfrytëzon
adresë IP 32 bitëshe në mënyrë të ndryshme, duke shfrytëzuar më
shumë ose më pak bita për pjesën e rrjetit (network part) të
adresës. Klasat janë të emërtuara me shkronjat e para të alfabetit
anglez: klasa A, klasa B dhe klasa C.
 Numrat e Rrjetit të klasës A
 Rrjeti i klasës A shfrytëzon 8 bitët e parë të IP adresës, si në figurën
e mëposhtme.
10/04/2015
17
Klasat e rrjetit
 24 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si
në figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të
klasës A shtrihen në mes vlerave 0 dhe 127. P.sh. adresa 75.4.10.4.
Vlera 75 në bajtin e parë indikon se hosti është i klasës A. Bajtet
tjera me rend 4.10.4. tregojnë adresën e hostit. Vetëm 127 rrjeta të
klasës A mund të ekzistojnë. Secili nga këta numra mund të
përfshijë deri në 16,777,214 hoste.
10/04/2015
18
Klasat e rrjetit
 Numrat e Rrjetit të klasës B
 Rrjeti i klasës B shfrytëzon 16 bitët e parë të IP adresës, si në
figurën e mëposhtme dhe 16 bitet tjera për numrat e hosteve.
 16 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si
në figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të
klasës B shtrihen në mes vlerave 128 dhe 191. P.sh. adresa
129.144.50.56. Vlera 129 në dy bajtet e para indikon se hosti është i
klasës B. Bajtet tjera me rend 144.50.56. tregojnë adresën e hostit.
10/04/2015
19
Klasat e rrjetit
 Numrat e Rrjetit të klasës C
 Rrjeti i klasës C shfrytëzon 24 bitët e parë të IP adresës, si në
figurën e mëposhtme dhe 8 bitet tjera për numrat e hosteve.
 8 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si
në figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të
klasës C shtrihen në mes vlerave maksimalisht deri në vlerën 192254. P.sh. adresa 229.144.50.56. Vlera 229 në tre bajtet e para
indikon se hosti është i klasës C. Bajtet tjera me rend. tregojnë
adresën e hostit.
10/04/2015
20
Klasat e rrjetit
10/04/2015
21