Transcript Slide 1

Ligjerata 2
Dr. Fisnik Dalipi
1
Rrjetat kompjuterike
 Me rrjetat kompjuterike nënkuptojm lidhjen e dy apo më shumë
kompjutorëve ndërmjet veti.
 Rrjeti kompjuteristik mundëson komunikimin midis shfrytëzuesve të
sistemit/sistemeve informatike.
 Kompjutorët e lidhur në rrjetën kompjuteristike funksionojnë në mënyrë
unike sipas standardeve të përcaktuara komunikuese çka do të thotë se
“flasin gjuhën e njëjtë”
2
Rrjetat kompjuterike
3
Shembulli i lidhjes së dy kompjutorëve
4
LAN dhe WAN
5
5
intraneti
intraneti
extraneti
6
6
Interneti






Interneti përbëhet nga:
një numër i shumtë i kompjuterëve
të cilët direkt apo indirekt janë të ndërlidhur mes veti
aplikojnë protokol të njejt transmisioni (TCP/IP)
ku shërbime mundet të ofrohen ose/dhe të shfrytëzohen,
dhe një numër i madh i shfrytëzuesve të cilët nga kompjutorët
e tyre apo vendeve të tyre të punës kanë qasje direkte në
këto shërbime
një numër i madh i rrjetave të tjera të cilat ndërlidhen
nëpërmjet të ashtuquajturëve gateways (kompjutor për
komunikim)
7
8
8
The Internet is just like the Universe
9
9
Modelet e studimit të rrjetës - OSI
 Kah fundi i viteve 80 dhe fillimi i vt. 90 paraqitet rritje e përdorimit të
rrjetave që implementonin vetëm hardver dhe softver që rezultonte në
jokompatibilitet dhe dobësim të lidhjeve
 ISO erdhi ne përfundim që kishte nevojë të krijohet një model i rrjetës
që do t'i ndihmonte konstruktuesve të rrjetës të implemetojnë rrjeta
që mund të komunikojnë dhe funksionojnë së bashku. Si rezultat në
vitin 1984 u publikua Modeli Referues OSI.
 Modeli referues OSI i lejon përdoruesve të vizualizojnë funksionet e
rrjetës që zhvillohen në secilin nivel.
10
Modeli OSI
 Modeli referues OSI, ka shtatë nivele dhe secili prej tyre ilustron
funksione të pjesëshme të rrjetës. Kjo ndarje e funksioneve quhet
nivelizim. Ndarja e rrejtës në shtatë nivele ofron përparësitë vijuese:
- E ndan komunikimin e rrjetave në pjesë më të vogla për ta bërë më të
lehtë për ta kuptuar.
- I standardizon komponentet e rrjetës për të lejuar zhvillimin dhe
përkrahjen e ofruesve të shumëfishtë.
- Mundëson lloje te ndryshme të hardver-it dhe softver-it të rrjetave
për komunikim mes tyre.
- Parandalon ndryshimet në njërin nivelizues nga efektet e tjerëve
kështu që ata të mund të zhvillohen më shpejtë.
- I ndan rrjetat komunikuese në pjesë të vogla për ta bërë procesin e të
mësuarit më lehtë për t'u kuptuar.
11
Modeli OSI
Shtatë nivelet e modelit referues
OSI janë:
• Niveli 7: Niveli i aplikimit (Aplication layer)
• Niveli 6: Niveli i prezentimit (Presentation layer)
• Niveli 5: Niveli i sesionit (Session layer)
• Niveli 4: Niveli i transportit (Transport layer)
• Niveli 3: Niveli i rrjetës (Network layer)
• Niveli 2: Niveli i lidhjes se shënimeve (Data link layer)
• Niveli 1: Niveli fizik (Physical layer)
12
Niveli i aplikimit (Aplication layer)
 Niveli i aplikimit është niveli më i afert i OSI për përdoruesit. Ai iu
ofron aplikacioneve të përdoruesve shërbime të rrjetave.
 Dallohet nga nivelet tjera në atë se nuk i ofron shërbime asnjë niveli
tjetër të OSI por vetëm aplikacioneve jashtë modelit OSI.
 Shembuj të aplikacioneve të tilla janë programet tabelare, programet
për përgatitje dokumentesh si dhe terminalet e programeve bankare.
13
Niveli i prezentimit
(Presentation Iayer)
 Niveli i prezentimit siguron që informacionet që i dërgon niveli i
aplikimit të një sistemi janë të lexueshme nga niveli i aplikimit të një
sistemi tjetër.
 Formatim i përbashkët i të dhënave
14
Niveli i sesionit (Session layer)
 Themelon, menaxhon dhe përfundon sesionet në mes të dy
konferencierëve apo nyjeve (hosts) që komunikojnë.
 Niveli i sesionit ofron shërbimet e tij nivelit të prezentimit.
 Sinkronizon dialogun në mes të dy niveleve të prezentimit të dy
konferencierëve dhe menaxhon shkëmbimin e të dhënave mes tyre.
15
Niveli i transportit (Transport layer)
 Niveli i transportit segmenton të dhënat nga sistemet e dërguesit dhe i
rigrumbullon të dhënat ne burimin e të dhënave ne sistemin e
pranuesit
 Kufiri ndërmjet nivelit të transportit dhe nivelit të sesionit mund të
mendohet si kufi ndërmjet protokoleve të aplikimit dhe protokoleve të
rrjedhjes se të dhënave.
 Gjersa niveli i aplikimit, prezentimit dhe i sesionit kanë te bëjnë me
çështje aplikative, katër nivelet e ulëta kanë të bëjnë me çështjen e
transportimit të te dhënave.
16
Niveli i Rrjetës (Network layer)
 Niveli i rrjetës është nivel kompleks që ofron lidhshmëri dhe selektim
të rruges ne mes të dy sistemeve të konferencierëve (nyjeve) që mund
të jenë të vendosur ne rrjeta të ndara gjeografikisht.
 Rrugëtimi (routing)
17
Niveli i lidhjes se shenimeve (Data Link)
 Niveli data link ofron transit të sigurtë të të dhënave përgjatë lidhjes
fizike.
 Data link ka të bëjë me topologjinë e rrjetës, qasjen e rrjetës,
lajmërimin e gabimit, dërgimi i caktuar i kornizave, dhe kontrollën e
rrjedhjes se informatave.
18
Niveli fizik (Physical layer)
 Niveli fizik definon specifikacionet elektrike, mekanike, procedurale
dhe funksionale për aktivizimin, mirëmbajtjen dhe deaktivizimin e
lidhjes fizike ne mes të sistemeve të fundme.
 Këto karakteristika si niveli i tensionit, ndryshimet e tensionit, shkallët
e të dhënave fizike, maksimumi i distances se transmetimit, konektorët
fizik dhe të tjerë dhe atributet e ngjashme definohen nga
specifikacionet e nivelit fizik.
19
Protokolet
 Përshkrimi preciz i rregullave dhe mënyra në të cilën kompjuterët e ndryshëm
mund të komunikojnë në rrjet quhet protokol.
 Me anë të protokoleve arrihet lidhja në mes të kompjuterëve personalë dhe
qendrës së madhe kompjuterike.
 Softveri i cili mundëson funksionimin normal të Internetit përbëhet nga dy
komponente të protokoleve të cilat sipas standaradeve ndërkombëtare quhen:
 TCP (Transmission Control Protocol ) dhe
 IP ( Internet Protocol)
TCP ka për detyrë organizmin dhe shpërndarjen e të dhënave në
pakete të cilat duhet që të dërgohen, kurse IP ka për detyrë
bartjen e tyre nëpër rrjet, që në terminologjinë kompjuterike quhet
rutim (routing).
20
TCP/IP
 Komunikimi/bartja e të dhënave ndërmjet sistemeve
kompjuterike në internet realizohet nëpërmjet të të
ashtuquajturit transmision control protocol/internet
protocol-TCP/IP - me ndarje të të dhënave me madhësi të
njejtë - të ashtuquajtura paketa të cilat munden të jenë me
gjatësi të njejta apo të ndryshme.
21
Modeli TCP/IP
 I krijuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve.
 Modeli TCP/IP ka katër nivele: nivelin e aplikimit, nivelin e transportit,
nivelin e Internetit dhe nivelin e qasjes në rrjetë.
22
Modeli TCP/IP
 Niveli 4: Niveli i aplikimit (Aplication layer)
Dizajnerët e TCP/IP kuptuan që protokolet e niveleve të larta duhet të
përfshijnë detale për nivelin e aplikimit dhe të prezentimit. Ata e
krijuan një nivel të aplikimit që merret me protokolet e niveleve të
larta, çështjet e përfaqësimit, dekodimin dhe kontrollën e dialogut.
 Niveli 3: Niveli i transportit (Transport layer)
Niveli i transportit merret me cilësinë e shërbimeve të sigurisë,
kontrollës së rrjedhjeve dhe korrektimit të gabimit. Një nga protokolet
e tij, protokoli për kontrollë të transmetimit (transmission control
protocoI-TCP), ofron mundësi të shkëlqyeshme dhe fleksibile për të
krijuar komunikim të besueshëm, rrjedhje të mire informatash dhe
gabime të vogla në rrjetë.
23
Modeli TCP/IP
 Niveli 2: Niveli i Internetit (Internet layer)
Qëllimi i nivelit të Intemetit është të dërgojë pakot nga burimi në ndërrrjetë (internetwork) dhe të bejë ato të arrijnë në destinacion
pavarësisht nga rruga dhe rrjeta që ata zgjedhin. Protokoli specifik që
udhëheq me këtë nivel quhet Protokoli i Intemetit (Internet Protocol IP).
 Niveli 1: Niveli i qasjes në rrjetë (Network access layer)
Emërtimi i këtij niveli është shumë i gjerë dhe disi konfuz. Gjithashtu
njihet edhe si niveli konferencier në rrjetë (host-to-network). Është
niveli që merret me të gjitha çështjet që i kërkon një IP adresë për të
bërë lidhjen fizike. Përfshinë detalet e teknologjisë së LAN dhe WAN,
dhe të gjitha detalet në nivelin fizik OSI dhe atë të lidhjes se shenimeve
(data link).
24
Krahasimi i modelit OSI dhe modelit
TCP/IP
25
Krahasimi i modelit OSI dhe modelit
TCP/IP
Ngjashmëritë:
Dallimet:
- Që te dy posedojnë nivele
- Që të dy posedojnë nivele të
aplikimit ndonëse ato kryejnë
shërbime të ndryshme
- Që të dy posedojnë nivele
transport të krahasueshëm dhe
nivele të rrjetës
- Profesionistët e rrjetave duhet
që t'i dijnë që të dyja
- TCP/IP kombinon nivelin e sesionit
dhe të prezentimit në nivelin e
aplikimit
- TCP/IP duket më i thjeshtë sepse ka
më pak nivele por kjo është vetëm ide
e gabuar. Niveli OSI, me nivelet e tij
më shume në numër dhe më pak
kompleks, është më i thjeshtë për t'u
zhvilluar dhe për të zgjidhur
probleme.
26
Grafi i protokolit TCP/IP
27
Grafi i protokolit TCP/IP
 FTP (File Transfer Protocol) – protokol që mundëson qasje të fajllave. Shumë





serverë në mbarë botën u mundësojnë njerëzve të kyçen dhe të zbresin fajlle
të ndryshme.
HTTP (Hypertext Transfer Protocol) – specifikon çfarë mesazhesh klientët
dërgojnë tek serverët dhe çfarë përgjigje marrin ato si kthesë.
SMTP (Simple Mail Transfer Protocol) – e-mail
DNS (Domain Name System) – shndërrimi i emrave të konferencierëve(host)
në IP adresa
TCP (Transmission Control Protocol) – mundëson një rrjedhje bajtësh e dalë
nga një burim (dërguesi) të dërgohet te pranuesi në internet. I fragmenton
rrjedhjet e bajtëve në mesazhe diskrete dhe e bart secilin nga ta në shtresën e
Internetit.
UDP (User Datagram Protocol) – protokol jo fort i besueshëm për aplikacionet.
Është me rëndësi të bëhet dërgimi i mesazhit shpejt pa krijuar ndërlidhje dhe
se saktësia nuk është faktor vendimtar.
28
29
Protokolet (kthehemi sërish)
 Secili rrjet kompjuterik dhe secili kompjuter i ndërlidhur në rrjet – i
ashtuquajtur host i internetit, merr një adresë të veçantë të protokolit
të Internetit (IP), p.sh. 129.144.50.56.
21/07/2015
M-r. Fisnik Dalipi USHT 2008-2009
30
Klasat e rrjetit
 Ekzistojnë tri klasa të rrjetave TCP/IP. Secila klasë shfrytëzon adresë IP
32 bitëshe në mënyrë të ndryshme, duke shfrytëzuar më shumë ose
më pak bita për pjesën e rrjetit (network part) të adresës. Klasat janë
të emërtuara me shkronjat e para të alfabetit anglez: klasa A, klasa B
dhe klasa C.
 Numrat e Rrjetit të klasës A
 Rrjeti i klasës A shfrytëzon 8 bitët e parë të IP adresës, si në figurën e
mëposhtme.
31
Klasat e rrjetit
 24 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si në
figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të klasës
A shtrihen në mes vlerave 0 dhe 127. P.sh. adresa 75.4.10.4. Vlera 75
në bajtin e parë indikon se hosti është i klasës A. Bajtet tjera me rend
4.10.4. tregojnë adresën e hostit. Vetëm 127 rrjeta të klasës A mund të
ekzistojnë. Secili nga këta numra mund të përfshijë deri në 16,777,214
hoste (2^24 hoste).
32
Klasat e rrjetit
 Numrat e Rrjetit të klasës B
 Rrjeti i klasës B shfrytëzon 16 bitët e parë të IP adresës, si në figurën e
mëposhtme dhe 16 bitet tjera për numrat e hosteve.
 16 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si në
figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të klasës
B shtrihen në mes vlerave 128 dhe 191. P.sh. adresa 129.144.50.56.
Vlera 129 në dy bajtet e para indikon se hosti është i klasës B. Bajtet
tjera me rend 144.50.56. tregojnë adresën e hostit.
33
Klasat e rrjetit
 Numrat e Rrjetit të klasës C
 Rrjeti i klasës C shfrytëzon 24 bitët e parë të IP adresës, si në figurën e
mëposhtme dhe 8 bitet tjera për numrat e hosteve.
 8 bitët e tjerë paraqesin pjesën e hostit të adresës IP të ilustruar si në
figurën e mësipërme. Vlerat e përcaktuara për bajtin e parë të klasës
C shtrihen në mes vlerave maksimalisht deri në vlerën 192-254. P.sh.
adresa 229.144.50.56. Vlera 229 në tre bajtet e para indikon se hosti
është i klasës C. Bajtet tjera me rend. tregojnë adresën e hostit.
34
Klasat e rrjetit
35
Arhitektura e Internetit
ndrimi i
protokolit
Legjenda
Sistemi kompjuterike
router
ndërlidhja
gateway
Paketi (TCP/IP-Protokoli)
Paketi (protokol tjetër)
36
Gateways
 Të gjitha rrjetat kompjuterike nuk shfytëzojnë
protokollin të njejtë për bartjen e të dhënave TCP/IP
 Për të komunikuar sistemet kompjuterike të rrjetave të
tilla duhet ndërlidhur kompjutorët për komunikim të të
ashtuquajturit gateways të cilët bëjnë ndarjen e
rrjetave totalisht njërën prej tjetrës, duke mos dhënë
kurfar informatash për protokollin e rrjetit në fjal, por
vetëm bëhet bartja e të dhënave (bazë)
37
Router
 Paraqesin pajisje speciale planifikuese të rrugës në
nyjet e rrjetave dhe janë përgjegjës për zgjedhjen e
pjesës së rrugës të paketit që bartet
 në bazë të analizës së adresës së memoruar në vet
paketin (ku duhet arritur paketi) dhe në bazë të tabelës
së adresave interne (routing tables) bën
përcaktimin/zgjedhjen e rrugës së mëtutjeshme të
paketit të të dhënave nëpër rrjet.
38
39
40
41
Client-server arhitektura
 client-server-sistem në përpunimin elektronik të të dhënave
paraqet apo quajm atë strukturë rrjetore ku resurset ofrohen nga
një server qëndror (softver) e të cilave munden t’ u qasen të
shtuquajturit client-ët (stacionet punuese)
 Serveri ofron një shërbim kurse clienti një spërfaqe punuese apo
një interfejs të aplikacionit
p.sh: shfrytëzuesi i Web browserit bën kërkesat e clientit pë
faqet(sajtet) nga serveri nëpër Webin e tërë.
42
Client-server Architecture
Peer to peer Network Architecture
client server
43
Peer to peer ndërlidhja/arhitektura
 Paraqesin/emrim sinonim për një komunikacion ndërmjet të
barabartëve në një rrjetë kompjuterike
 Në një rrjetë të quajtur peer to peer të gjith kompjutorët janë të
barabart dhe munden të kërkojnë shërbime dhe poashtu edhe të
ofrojnë shërbime, pra kompjutorët munden në të njejtënkohë të
shërbejn si stacione punuese/client/ por poashtu edhe të marin
përsipër detyra nga rrjeti./server/
44
Thank You!
 PYETJE???
45