Transcript File
LËNDA :E Drejta Administrative TEMA : Përsosja e punës së Administratës në kuader të zhvillimit shoqëror Mentor: Prof: Mirlinda Batalli–Zhubi Ass: Islam Pepaj Punoi: Albana Gashi Adelina Metolli Vështrimi i Shoqërisë në perudhën kur jeta zhvillohet në suaza të zgjërimit të njohurive mbi Administratën Shoqëria njerëzore ka një histori të gjatë dhe mjaft të larmishme sa i përket përpjekjeve qe të ndryshoj mënyrën e jetesës. Kjo veprimtari daton në antikitet, në kohën efaraonëve, mbretërve dhe perandorëve në mbledhjën e thesarit, dhe mbledhjën e taksave për të administruar biznesin si praktikë e qeverisë. Në Evropë në kohen imperialiste janë përparuar dhe janë zgjeruar kompetencat për mbrojtjën e njerëzve ne kontinente të tjera kjo ka paraqitur një nevojë për një administratë publike më të sofistikuar dhe kjo u arrit . Evolucionin e vazhdueshëm të shoqërise e diktojnë njerëzit, koha dhe forca e tyre për ndryshim. Administrata është një dukuri shoqërore pa të cilën nuk mund të paramendohet shoqëria e sotme. Roli i administratës në kushtet e reja të zhvillimit të shoqërisë përbën sot ndër temat më aktuale në fushën e shkencave administrative. Te ndryshosh administratën nuk eshte nje ambicie e diteve te sotme por, padyshim nje faktor konstant i programeve per nje qeverisjeje sa me efiçente, qe ka qene dhe eshte vazhdimisht i pranishem ne politiken boterore e vecanerisht ne vendet e evropes perendimore . Kërkesat dhe ankesat e qytetarëve drejtuar administratës kanë ndikuar qe ajo të persosë veprimtarinë e saj. Administrata në Kosovë dhe ndikimet shoqerore në ndryshimin e saj suksesiv në vitet e fundit Kosova ne periudhen e Ish- Jogusllavisë Konferenca Themelore e Këshillit Nacional Çlirimtar të Kosovës (Bujan 31.12.1943-2.01.1944) Ndryshe nga kjo në Kuvendin e Prizrenit(8-10 korrik 1945) Kosova pa vullnetin e shprehur të popullit u asocua me Serbinë Federale. Rast tjetër qe të permendet është edhe rrenimi i Autonomisë së Kosovës Më e rendësishme në radhë te parë duhet cekur shpalljen e Pavrësisë se Kosovës shtet të pavarur dhe sovran në vitin 2008 , e me këtë rast ndryshon edhe organizimi administrativ ,duke Filluar njëherit nga hapi i par i saj. Në ketë rast miratohen edhe ligjet e reja : Ligji për administratën shtetërore , Ligji për procedurën administrative, Ligji për qasje në dokumentet zyrtare , Ligji për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.etj. LIGJI PËR ADMINISTRATËN SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i kornizës ligjore për organizimin, bashkëpunimin dhe menaxhimin e organeve të cilat ushtrojë kompetenca ekzekutive. Me ketë ligj janë percaktuar: Autoritetet e larta të administratës shtetërore Organet e larta të administratës shtetërore Organet qendrore të administratës shtetërore Organet lokale të administratës shtetërore Organet e pavarura të administratës shtetërore Rregulloret e Qeverisë Bartësit e detyrave, përgjegjësive, kompetencave dhe autorizimeve të administratës shtetërore Sa i përket administrates Publike është formuar Grupi i Ekspertëve për Reformën në Administratën Publike (shkurtesa GERAP ) është një grup i ekspertëve ndërkombëtar që luan një rolë në reformimin e administrates publike në Kosovë.Fushat e veprimit me interes të këtij grupi deri më tani kanë qenë : burimet njerëzore, qeverisja, legjislacioni, antikorrupsioni dhe financa. Qe nga perfundimi i luftes ne Kosove, si pasoje e shitblerjes se pronave te paevidentuara me falsifikime dokumentesh, kadastra e Kosoves perballet me probleme te vazhdueshme . Administrata në Shqipëri dhe procesi i punës se saj në ndryshimin shoqëror në vite . Në Shqipëri puna e administratës dhe procesi I përsosjes së saj ka ecur shumë ngadalë kur kemi parasyshë etapat në të cilat ka kaluar Shqipëria.Kjo shihet qartë në kohen e komunizmit. Në Shqipëri “si formë politke e shtetit të klases punëtore” u vendos “Republika Popullore” Veprimtaria shtetërore e administratës shtetërore shprehej në dy drejtime: Si veprimtari ekzekutive. Si veprimtari urdhërdhenëse. Shtrohet pyetja ;Shteti Shqiptar a ka nje administrate publike funksionale ? Ndryshim faktik dhe mjaftë gjeneral i punës se administratës u bë ne dekadat e fundit ku kemi edhe ndryshimin rrënjesor te sistemit udhëheqes në Shqipëri. Kurse sot Departamenti i Administrates Publike ka per mision zhvillimin dhe implementimin e reformes në sherbimin civil. Zgjidhjet e problemeve asnjeherë nuk kanë qenë të thjeshta gjatë viteve të tranzicionit. Ligjet mbi zhvillimin e Administrates si udhëzues paraprak për punën efikase në raport më qytetaret . Përgjigjien në këtë pyetje e gjejm në vetë legjislacionin administrativ,e duke i perfshirë në ketë rast edhe legjislacionet në fushat tjera të cilat kan një lidhshmëri adekuate ndërmjet tyre . Legjislacioni administrativ paraqet fundament bazë për një administratë e në veqanti një sistem administrativ të organizuar . Kosova ,Shqipëria dhe shtetët e Ballkanit kanë ngecur për disa nuanca në krahasim më vendet tjera për shkak të krizave dhe tranzicionit të vonuar apo të ngadalshëm. Ligji për Administratën Shtetërore. Neni 56 Bashkëpunimi i organeve të administratës me qytetarët . Sa është përsosur puna e Administratës, A janë sot qytetaret te kenaqur Sot me administratën pothuajse askush unk është I kenaqr.As qytetaret të ciet janë në marrëdhenje të perheshme me të,as shoqeria qe pretendon të ndertoj një rend demokratik,as shteti në kushtet dhe në rrethanat e rolit të ri të tij,madje as vetë nepunësit te cilet punjojnë në kuader të saj. Se pari Ndertimet e sistemit të administratës shtetërore në kushtet dhe rrethanat e reja të zhvillimit të shoqërisë nuk po i kushtohet kujdes i mjaftushëm. Se Dyti Transformimi shoqëror i administratës është një proces afatgjatë, i cili kërkon krijimin e parakushteve themelore për realizimin e tij. Se treti Për pershtatjen e administratës në kushtet dhe rrethanat e reja të zhvillimit të shoqërisë ndjehet nevoj për vendosjen e saj në një kontroll. Për Shembull : Puna në Dogana Në të gjitha vendet ,dogana ënde paraqet një faktor negativ për tregtinë dhe investimet dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Administrata në SHBA Administratës shtetërore Administrata publike. Presidenti Woodrow Wilson e promovoi në amerikë reformën e shërbimit civil në 1880, duke e shndërruar administratën publike në akademi. Ne shek. XX edhe sociologu gjerman Max Weberi përhapi teorin e “burokracisë” "qe nuk kishte" shumë nderlidhje më një teori të administratës publike. " kjo fushë është multidisiplinare në karakter. Nën-fushat e administratës publike është ndarë pesë shtylla, duke përfshirë: Resurset njerëzore, Teoria organizative, Analizave politike dhe statistikave, Buxhetin dhe Etikën. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Ënodroe Ëilson është konsideruar babai i administratës publike. Sjellja e nëpunsëve administrativ ndaj qytetarit . Natyra e administratorit duhet të jetë i qetë, i durueshëm, tolerant dhe falës ngase puna në administratë është e lodhshme dhe duhet të përballohen tensionet që vijnë prej anash. Shpesh ndodh që, suksesi i dështuar të jetë shkak i nervozizmit. Të mendojmë se para vetes kemi një tavolinë me një grumbull dokumentacionesh të pakontrolluara, ndërsa në anën tjetër vazhdimisht jemi nën presion të të tjerëve, koha nuk na premton që me afat t’i kryejmë punët. Nervozizmi arrin kulmin dhe mund të pasojë edhe ndonjë ofendim. Janë dy dukuri që nëpunësin administrativ e shoqërojnë vazhdimisht, : monotonia dhe depresioni. Administrata dhe Etika Përveç tipareve kyç të etikës personale si Besueshmëria, Respekti, Përgjegjësia, Përkujdesja Ndershmëria, Paanësia, Virtyti qytetar Ekzistojnë edhe elemente te quajtura “Lista Colero" “Lista Nolan" Në Strategjinë për reformat në Administratën Publike të vitit 1999 si kritere kyç të këtyre reformave janë paraparë: Mbizotërimi i së drejtës Parashikueshmëria Transparenca Trajtimi i barabartë Kompetenca Efiçienca Stabiliteti Etika Përgjegjësia Burokracia si shkaktare e ngecjëve në punën e administratës Burokracia si fenomen ka ekzistuar që në kohërat e lashta . Burokracia nënkupton sundim prej zyrës apo byrosë, ku burokrati qëndron ulur pa e parë gjendjen reale të funksionimit të administratës, qëndrimin e administratorëve ndaj administratës dhe administratorëve ndaj qytetarëve . Sot, ku nëpunësit e ndryshëm shtetërorë dhe administratorët ende luten nga qytetarët për kryerjen e ndonjë shërbimi . Një autor është shprehur bukur kur thotë se burokratët i “Këshillojnë” qytetarët që “duhet të dëgjojnë dhe të jenë të shurdhër” dhe që “duhet të shikojnë dhe të jenë të verbër”. Kurse, Saint-Just, thotë se: “Përderisa mund të shihni dikë, ku pret në paradhomat e zyrave dhe të gjykatave, administrata shtetërore nuk vlen asgjë”. E kundërta e vlerës së administratës, nëpunësve të tij, e kundërta e etikës me rastin e shërbimeve publike është burokracia e cila vazhdimisht e ndjek administratën. Korrupcioni,dukuri negative në administratë Përgjithësisht me korrupsion nënkuptojmë, prishje, shkelje të normave ligjore e rregullave shoqërore, shpërdorimin e detyrave zyrtare etj . Shqyrtimi i korrupsionit në aspektin juridiko-administrativ nënkupton, keqpërdorimin e pozitës zyrtare për interesa personale, abuzimin e normave ligjore për përfitime suplementare dhe favorizim, përshtatjen e tyre interesave personale, gjegjësisht interpretimin e tyre në favor individual. Përdorimi ose ekzistenca e korrupsionit ndeshet më tepër në organizimin shtetëror dhe në korporatat publike… Michael Jonhston në veprën Political Corruption and Public Policy in America thotë: “Kërkesat e shpërblimeve qeveritare i tejkalojnë kufijtë e së mundshmes dhe për këtë arsye proceset e zakonshme të vendosjes zgjaten, rritet kostoja dhe rezultatet e tyre bëhen gjithnjë e më të pasigurta” Korrupsioni është i përhapur edhe në ente dhe organe të tjera shtetërore si: Në rendin publik (polici), Në sistemin shëndetësor, Arsimor etj. Sipas një ankete të bërë në vitin 2000 nga “Transparency International”, Shqipëria në mesin e 99 shteteve renditet e 84. Ne më poshtë paraqesim disa nga faktorët të cilët ndikojnë në zbutjen e korrupsionit në administratë si: 1.Arsimimi i duhur (i bazuar edhe në konceptin fetar dhe moral); 2. Niveli i lartë i kulturës (ngritja kulturore); 3.Mëditjet e mjaftueshme të nëpunësve publik (rrogë solide për të me qëllim që të jetë i kënaqur me të, në të kundërtën do t’i rreket korrupsionit); 4.Kontrolli i rreptë, permanent mbi punonjësit publik (nga ana e shtetit).