shkarko - Ligjerata.info

Download Report

Transcript shkarko - Ligjerata.info

Prezentimi hyres
nga lenda
e drejta biznesore
Prof.dr. Armand Krasniqi
www.Ligjerata.info
• E drejta biznesore si disiplinë shkencore është paraqitur
relativisht vonë - në dekadat e fundit të shekullit XX-të.
• Materia, tematika dhe çështjet me të cilat është marre e
Drejta Biznesore gjatë periudhave të ndryshme kohore,
është shtjelluar nga ekspertë të ndryshëm - edhe
ekonomistë edhe juristë.
• Kjo degë e së Drejtës, është trajtuar si pjesë përbërëse;
kryesisht e së Drejtës Ekonomike ose asaj tregtarekomerciale.
• Fillet e para shtytëse dhe prirëse të kësaj disipline
shkencore, janë paraqitur dhe konsoliduar në SHBA, në
vendet tjera me zhvillim ekonomik më të theksuar të
hemisferës perëndimorë e pastaj në mbarë globin.
• E drejta biznesore është degë e veçantë
juridike – shkencore – relativisht e re e cila në
gjrinin e saj përfshinë dhe trajton shumë
probleme, qasje juridike siç janë:
Fillet e së drejtës;
Drjtes civile
E drejta ndërkombëtare private;
Njohuritë themelore mbi të drejtën civile dhe
sendore;
Të drejtën e detyrimeve;
Të drejtën ekonomike; si dhe
Të drejtën e punës;
• Me zhvillimin intensiv dhe të shpejtë të teknologjisë dhe
produkteve të reja, zgjerimin e rrjetit të internetit;
• të marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit në nivel
kombëtar dhe ndërkombëtar, paraqitet nevoja e
ndërtimit, avancimit dhe zhvillimit të
rregullave,
Parimeve; dhe
standardeve zhvillimore.
• Këto rregulla dhe standarde, duhet të jepnin përgjigje
adekuate, të shpejtë dhe efikase, per sfidat, problemet,
kërkesat , vështirësitë dhe nevojat e shumta të kohës, të
cilat gjithnjë e më shumë do të paraqiten, rrjedhimisht
do të reflektohen, në raportet midis subjekteve të
ndryshme biznesore.
Ajo u krijua në bazë të nevojave shoqërore –
biznesore që në mënyrë sistematike e në
harmoni me nevojat, të cilat e drejta shkencore
dhe logjike, parashtrohen për rregullimin e:
– hapësirave të caktuara të jetës shoqërore,
– përpunimit të tërësive të marrëdhënieve juridike, të
cilat krijohen në përkufizimet juridike – publike të
lirive tregtare në kushtet e ekonomisë bashkëkohore
dhe intervencionistë.
Kuptimi i së drejtës biznesore
• Nocioni e drejtë biznesore buron nga tradita
amerikane, në të cilën emërtimi e drejtë
biznesore, fillimisht është shfrytëzuar si sinonim
për të drejtën tregtare;
• mirëpo me kohë, ky nocion begatohet me
përmbajtje të reja të ndryshme, në mënyrë që e
drejta biznesore të zhvillohet dhe avancohet
gjithnjë e më tepër jo vetëm në SHBA, por edhe
më gjerë.
• Esenca tematike dhe përmbajtjesore e së drejtës
biznesore është pikërisht biznesi.
• e drejta biznesore paraqet një tërësi të rregullave
juridike, normave dhe institucioneve, me të cilat
përfshihen faktet, veprimet dhe aktivitetet që kanë të
bëjnë me marrëdhëniet biznesore, subjektet e
ndryshme biznesore dhe me biznesin në tërësi.
• E Drejta biznesore, realisht dhe objektivisht është tërësi
e dispozitave – rregullave juridike, me të cilat
përcaktohet pozita apo statusi i subjekteve pjesëmarrës
në transaksionet biznesore; punët juridike(kontratat), të
cilat ata i lidhin-gjatë kryerjes apo ushtrimit të
aktiviteteve dhe veprimtarive të tyre, si dhe
• institutet te ndryshme juridike-biznesore, të cilat
mundësojnë dhe avancojnë zbatimin e punëve juridikebiznesore në jetën e përditshme ekonomike.
• E Drejta biznesore rregullon statusin e
subjekteve ekonomike-biznesore, që janë
aktor dhe faktorë relevantë në treg dhe në
aktivitetet e përditshme ekonomike-biznesore,
si dhe
• rregullon po ashtu edhe objektin e
transaksioneve biznesore te pjesëmarrësve të
ndryshëm aktiv, në marrëdhëniet biznesore,
që zhvillohen në tregun e lirë dhe ekonominë
e tregut të një vendi.
• Objekt i rregullimit juridik të biznesit- mund të
jenë : ambienti juridik i afarizmit, marrëdhëniet,
marrëdhëniet kontraktuese të subjekteve
biznesore, transaksionet e ndryshme ekonomike,
marrëdhëniet e punës, regullativa shtetërore,
çështjet e marrëdhënieve pasurore dhe të
mbrojtjes së tyre etj.
• E drejta biznesore më tutje paraqet tërësinë e
normave juridike, institucioneve dhe parimeve,
me të cilat rregullohen marrëdhëniet biznesore,
të cilat krijohen në mes të subjekteve të
ndryshme biznesore)
E drejta Biznesore ka si lëndë të saj të
drejtpërdrejt të studimit, përmbledhje e
përkufizimeve institucionale të tregut modern;
E drejta Biznesore është e vetmja degë juridike
e cila kriterin e efikasitetit Biznesor e vënë në
lidhje të drejtpërdrejt me kriterin e
ligjshmërisë.
Studimi i lëndës e E drejta biznesore kërkonë
qasje multidisiplinare juridike në mënyrë që të
trajtohen shkencorishtë edhe problematikat e
karakterit ekonomik / biznesor;
Lënda e Drejta biznesore, duke u bazuar në
metodologji shkencore – teorike studimi
shtjellon një numër relativisht të madh
institucionesh juridike të cilat sipas
planprogramit të këtij Universiteti – fakulteti
janë paraparë që të mësohen me studentë;
Për shkak të natyrës heterogjene që ka lëndë
arsyetohet edhe vëllimi i madh i teksti dhe
informacioneve që Ju dedikohen studentëve;
Duhet pasur të qartë se procesi i tranzicionit
ekonomik do të ndikojë edhe në këtë disiplinë
shkencore;
•
•
•
•
Emërtimi i së drejtës biznesore
emërimi apo termini e drejtë biznesore, ka kaluar
nëpër faza të ndryshme dhe është përcjellur me
vështirësi të shumta dhe të llojllojshme.
në fillim, e drejta e tanishme biznesore është
emërtuar dhe quajtur e drejtë tregtare.
Kjo e drejtë i ka rregulluar marrëdhëniet
biznesore të subjekteve në tregtim, këmbim dhe
në qarkullim të mallrave dhe shërbimeve.
E tërë kjo, nuk e mbulon materien tejet
komplekse dhe shumëdimensionale të
marrëdhënieve dhe operacioneve biznesore.
• Më vonë, gjatë periudhës zhvillimore të pas
luftës së dytë botërore, kjo materie, është
emërtuar si e drejtë ekonomike, për të filluar të
emërtohet dhe ligjërohet, si e drejtë biznesore,
• Në vendet dhe në gjuhët e ndryshme, e drejta
biznesore është emërtuar me emra të ndryshëm.
Në gjuhën angleze
• p.sh.: Business Law; Commercial Law; Economic
Law; Merchantile Law. Në gjuhën gjermane:
Handels recht; në ate frënge: Droit commerciale;
Droit D’affaire, ndërsa në gjuhën italiane: Dirito
Commerciale.
• Në aspektet dhe dimensionet të tjera edhe për sa
i përket emërtimit të saj, termi e drejtë tregtare,
ekonomike etj., me kalimin e kohës ka derivuar,
kështu, krahas ndryshimeve pozitive ; rritjes dhe
zgjerimit të aktiviteteve, veprimeve dhe
operacioneve biznesore edhe e drejta biznesore
është zgjeruar në përmbajtje dhe specifika, duke
e diversifikuar dhe pasuruar shpejtë karakterin
dhe objektin e saj, në njërën anë, por edhe
emërtimin, natyrën e opusit dhe tërësinë
ngërthimore ; respektivisht arkitekturën e saj.
• e drejta bashkohore biznesore nuk e ka objekt
të vetëm tregtinë, marrëdhëniet tregtare,
përkatësisht as vetëm të drejtën tregtareekonomike.
• Ajo çdo ditë e më tepër, më fuqishëm dhe në
mënyrë më gjithëpërfshirëse, rregullon
marrëdhëniet biznesore, në pothuaj të gjitha
fushat e jetës ekonomike dhe asaj shoqërore,
në një vend.
• Pikërisht kjo gjendje tejet dinamike dhe
intensive e zhvillimit të gjithanshëm të së
drejtës biznesore, ka ndikuar, në tejkalimin e
përdorimit të mëtejmë të emërtimit apo
terminit e drejtë tregtare, komerciale apo
ekonomike dhe dominimin e plotë në
qarkullimin juridik dhe shkencor të emërtimit
e drejtë biznesore.
Qëllimi i studimit dhe ligjërimit të së drejtës
biznesore
• Qëllimi kryesor i së drejtës biznesore, ndër të
tjera konsiston arritjet kulturore të analizave,
teorike dhe praktike të modeleve më të
dobishme dhe avancuese të biznesit të një vendi.
• Të studimit dhe të zhvillimit gjithëpërfshirës të
kornizave legjislative dhe zbatimimit të
marrëdhënieve biznesore – ekonomike, pa
barriera e restrikcione; jo vetëm në nivelin
nacional, por edhe në atë ndërshtetëror dhe
global.
• Qëllimi i së drejtës biznesore, ndër të tjera ka të
bëj edhe me krijimin dhe zhvillimin sa më të
shpejtë sasior dhe cilësor të kuadrove specialistike
të degëve dhe lemive të ndryshme e që
ndërlidhen direkt ose indirekt me kultivimin e
formave dhe modaliteteve, të aktiviteteve të
ligjshme, të moralshme dhe etike biznesore.
• Qëllimi tjetër relevant i inkorporimit në Planprogramet mësimore, në disa nga institucionet e
shkollimit dhe arsimimit të lartë;
Rëndësia e studimit të së drejtës biznesore
• E drejta biznesore ka shtrirje të gjerë e
shumëdimensionale,
• Përbën një sistem të mëvetësishëm dhe kompleks të një
vargu degësh të së drejtës dhe disiplinash shkencore të
gërshetuara në të cilat, bëhet fjalë për marrëdhëniet e
së drejtës biznesore, me degët e tjera të së drejtës.
• Analizimi, kombinimi dhe studimi i vazhdueshëm i
diturive dhe të arriturave teorike e praktike, bazuar
edhe në përvojat e gjertanishme, doemos shpie drejt
sendërtimit të vizioneve, synimeve dhe objektivave
zhvillimore të mikro dhe makro politikave dhe sistemeve
ekonomike.
• Rritjen e profitit, mbarëvajtjen e bizneseve dhe
marrëdhënieve biznesore në ekonomi dhe më gjerë,
shpie edhe në avancimin e zhvillimit të
gjithëmbarshëm ekonomik dhe gjithë shoqëror të një
vendi.
• Këtu qëndron rëndësia e madhe e shumëfishtë dhe e
pakontestueshme e së drejtës biznesore në shoqëritë
bashkëkohore sot.
• Krahas dinamizmit, diversifikimit dhe intensifikimit të
zhvillimit të së drejtës biznesore në të ardhmen, kjo
rëndësi, do të rritet e do të shtohet akoma më shumë;
pikërisht ngase ashtu kërkon praktika dhe jeta
ekonomike.