Transcript Misioni
Strategjia Sektoriale për Punësim dhe Mirëqenie Sociale 2014-2020 Prezantues:Mentor Morina-Udhëheqës i Ekipit Ndërministror Procesi dhe akterët e përfshirë Ekipi ndërministror në përbërje prej 25 anëtarëve Grupet punuese (4 grupe punuese) Ekspert të angazhuar(4 ndërkombëtar) dhe (4 lokal) Donatorët pjesë e grupeve punuese dhe ekipit ndërministror Punëtori të zhvilluara (4) Analiza të hartuara të politikave(3) Çështjet që mbulon dhe adreson strategjia Tregun e punës dhe shërbimet e aftesimeve profesionale Politikat e mireqenies sociale,shërbimet sociale dhe ndihmat sociale Pensionet e moshes,të aftësisë së kufizuar pensionet invalidore,beneficionet e luftes dhe viktimave civile Dialogun social dhe punen, mbrojta ,siguria ne pune dhe punesimi informal. Statistikat -varfëria dhe papunësia Shkalla e lartë e varfërisë (2011) • 27% e popullsisë jeton nën €1.71 në ditë • 10.2% e popullsisë jeton në varfëri të skajshme (me më pak se €1.21 në ditë) Shkalla e lartë e papunësisë (2012) • Shkalla e papunësisë: 30.9% • Shkalla e papunësisë e femrave: 40.0% • Shkalla e papunësisë e të rinjve (15-24 vjeç): 55.3% Problemet me përfshirje dhe mbrojtje sociale 1. 2. 3. 4. 5. 6. Të dhënat hulumtuese dhe analitike jo të mjaftueshme në fushë e mbrojtjës sociale Fëmijët dhe të rinjtë e pafavorizuar, posaçërisht vajzat nga viset rurale dhe fëmijët e pakicave kombëtare Komunitetet (RAE) të cilët përveç shkallës më të lartë të papunësisë dhe varfërisë kanë nivel të ulët të shkollimit dhe shkallën më të lartë të analfabetizmit Personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre të cilat janë ofruesi kryesor i përkujdesjes për këta persona. Mungon pakoja sociale për mbrojtjen shëndetsore për grupet e cenuara Vështërsi në funksionalizimin e decentralizimit të shërbimeve sociale për ofrimin e shërbimeve me kualitative për qytetare Problemet ne tregun e punes 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. Pjesmarrje e ulët në tregun e punës Dallimet gjinore ne tregun e punës janë mjaft të theksuara Mundësitë për punësim dallojnë shumë, sipas nivelit të arsimimit të individit Niveli i ulët i shkathtësive dhe të fuqisë punëtore dhe mospërputhja e këtyre shkathtësive me kërkesat e tregut të punës Buxheti për zbatimin e politikave aktive të punësimit është jo i mjaftueshëm dhe kufizon mundësitë për mundësinë e përfshirjes sa më të madhe të punëkërkueseve Zyrat e punësimit nuk shfrytëzohen shumë nga punëkërkuesit dhe besimi për të gjetur një vend pune përmes këtyre zyrave është i ulët. Kombinimi i programeve të aftësimit profesional jo doemos i përshtatshëm për nevojat e tregut të punës. Analizat dhe hulumtimet Analizat Analizë teknike rreth politikave për ndërhyrjet në rritjen e punësimit dhe aftësimin profesional në Kosovë,Banka Botërore Mbrojtja sociale ne Kosove objektivat per 2020,UNICEF Sistemi Pensional ne Kosove,Banka Boterore Hulumtimet Anketa e Fuqisë Punëtore,2012 nga ASK me asistence edhe të B.Botërore Hulumtimi mbi Skemen e Asistences Sociale dhe Shporten e Ushqimit ,nga UNDP Raporti mbi Vlersimin e Varfërisë nga B.Botërore Raportet hulumtuese nga B.Botërore ,UNICEF, Komisioni Evropian etj. Strategjia Sektoriale Vizioni Misioni Objektiva strategjike Objektivat specifike Vizioni dhe Misioni Vizioni Vizioni ynë për Kosovën është, një shoqëri ku mbrojtja sociale dhe përfshirja e secilit qytetar, në secilën kategori sociale dhe moshë është e garantuar për të bërë një jetë sociale dhe ekonomike të dinjitetshme. Po ashtu, vizion i kësaj strategjie është që të gjithë njerëzit në moshën e punës dhe të aftë për punë, të jenë të aftësuar dhe me shanse të barabarta për punësim Misioni Misioni ynë është zhvillimi, zbatimi dhe koordinimi i politikave, ligjeve dhe instrumenteve tjera për të siguruar mbrojtje dhe përfshirje sociale, shkathtësi dhe mundësi pune për çdo qytetarë, të çdo kategorie shoqërore dhe moshe , ku përparësi gjithmonë do të kenë grupet me të cenueshme të shoqërisë. Objektivat strategjike OS 1. Rritja e punësimit, zhvillimi i shkathtësive dhe funksionimi më i mirë i tregut të punës. OS 2. Rritja e mirëqenies sociale përmes zgjerimit dhe ngritjes së cilësisë se ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare, me fokus të veçantë grupeve të cenueshme. OS 3. Zhvillimi i sistemit pensional të qëndrueshem dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për realizimin e të drejtave për përfitime dhe shërbime më të mira për pensionistet dhe kategoritë e luftës. OS 4. Fuqizimi i rolit të partënerëve social në zhvillimin e politikave socio-ekonomike të vendit, përmirësimi i kushteve të punës të punëtorëve dhe zvogëlimi i punësimit informal Objektivat specifike-Punesimi dhe Aftesimi Reformimit dhe modernizimi te Sherbimeve Publike te Punesimit (SHPP) qe i pergjigjet nevojave te tregut te punes. Zgjerimi i masava aktive të tregut të punës duke u fokusuar në personat që kanë vështirësi në tregun e punës. Ofrimi i sherbimeve cilesore te aftesimit profesional në perputhje me nevojat e tregut te punes. Objektivat Specifike –Mireqenia dhe Sherbimet Sociale Zbutja e varfërisë duke avancuar ofrimin e shërbimeve për njerëz në nevojë sociale; Zhvillimi i standardeve dhe formave alternative/inovative për ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale dhe promovimin e përfshirjes sociale; Decentralizimit të shërbimeve sociale dhe familjare dhe vendosja e mekanizmave për financim të qëndrueshëm; Ngritja dhe avancimi i kapaciteteve njerëzore te ofruesve publik dhe ofruesve te licencuar jo-qeveritar te shërbimeve sociale dhe familjare. Objektivat specifike per Pensionet Riorganizimi i subjekteve pensionale në nivel të Agjencionit, për zbatimin e skemave pensionale: Harmonizimi i skemave pensionale, për realizimin e kërkesave dhe përfitimeve sipas legjislacionit dhe të drejtave të fituara. Avancimi dhe koordinimi i sigurimeve sociale,përmes arritjes së marrëveshjeve bilateriale për realizimin e të drejtave të pensionisteve dhe krijimin e mundësive për lëvizje të fuqisë punëtore. Krijimi sistemit integrues informative për të gjitha skemat pensionale Dialogu social dhe puna Zhvillimi dhe përforcimi i dialogut me partnerët social, në veçanti, dialogut me organizatat e punëdhënësve dhe të punëmarrësve. Përmirësimi i të drejtave të punëtoreve dhe garantimi i minimumit të standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë, sipas standardeve ndërkombëtare; Përforcimi i mekanizmave në zvogëlimin e punësimit informal. Ju faleminderit per vemendje