Transcript Document
Pergatiti: Dr Ersida TELITI
Tirane, Qershor 2014
Nenceshtjet:
• Disa koncepte ligjore ne lidhje me marredheniet e
punes
• Disa akte nderkombetare dhe kombetare qe
rregullojne marredheniet e punes
• Parimet ku mbeshteten marredheniet e punes
• Te drejtat dhe detyrimet e punemarresve dhe
punedhenesve
• Subjektet tregtare, personi fizik dhe ai juridik
• Akti I themelimit dhe statuti
• Kontrata e punes dhe elementet perberes
• Koha e punes dhe paga
• Zgjidhja e kontrates se punes
2
Disa koncepte ligjore ne lidhje me
marredheniet e punes
• Cfare eshte e drejta?
• Cfare eshte puna?
• Cfare jane marredheniet juridike te punes?
3
Disa koncepte ligjore ne lidhje me
marredheniet e punes
4
Disa koncepte ligjore ne lidhje me
marredheniet e punes
• E drejta është një tërësi normash që rregullojnë jetën
shoqërore në një vend të caktuar dhe që karakterizohen
nga ekzistenca e sanksioneve që garantojnë zbatimin e tyre.
• Puna është një veprimtari e ndërgjegjshme mendore
dhe/apo fizike që bëhet me synimin për të arritur një
rezultat të caktuar.
• Marrëdhënia juridike e punës quhet marrëdhënia e krijuar
dhe e lindur midis punëdhënësve dhe punëmarrësve, e
rregulluar nga legjislacioni i punës, ku punëmarrësi merr
përsipër të ofrojë pushtetin e tij intelektual dhe fizik, nën
urdhërat dhe organizimin e punëdhënsit, kundrejt pagimit
të shpërblimit.
5
•
•
•
•
Aktet ligjore kombëtare dhe
ndërkombëtare që rregullojnë
marrëdhëniet e punës
Kushtetuta
Kodi i Punës
Kodi Civil
Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”
• Ligji “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”
•
•
•
•
Ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi”
Konventa Europiane për të drejtat e njeriut
Karta e të Drejtave Themelore të BE-së
Konventat e ratifikuara nga Shteti Shqiptar në kuadër të
Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO)
6
Parimet ku mbështeten marrëdhëniet
e punës
7
Parimet ku mbështeten marrëdhëniet
e punës
•
•
•
Ndalimi i punës së detyruar – neni 8 KP
“Puna e detyruar ndalohet në çdo formë. Punë e ndaluar quhet puna ose shërbimi
që i kërkohet një individi duke e kërcënuar atë me një dënim të çfarëdoshëm dhe
që individi në fjalë nuk e ka pranuar me dëshirë”.
Ndalimi i Diskriminimit- neni 9 KP
“Me diskriminim, sipas Kodit, kuptohet çdo dallim, përjashtim ose parapëlqim që
bazohet në racë, ngjyrë, seks, moshë, fe, bindje politike, origjinë kombëtare,
origjinë shoqërore, lidhje familjare, të meta fizike ose mendore që cënon të drejtën
e individit për të qenë i barabartë në punësim dhe trajtim.
Dallimet, përjashtimet ose parapëlqimet që kërkohen për një vend pune të caktuar
nuk konsiderohen si diskriminime.”
Liria sindikale – nnei 10 KP
“ Askush nuk ka të drejtë:
a. të kushtëzojë punësimin e punëmarrësit nëse ai është ose jo ose pushon së
qenuri anëtari i një sindikate të krijuar në bazë të ligjit;
b. të pushojë ose cënojë të drejtën e punëmarrësit për shkak të anëtarësimit ose
jo në një sindikatë të krijuar në bazë të ligjit ose të pjesëmarrjes në veprimtari
sindikale duke respektuar legjislacionin në fuqi”
8
Vazhdon…
• Mbrojtja në punë
“Përfshin tërësinë e normave të së drejtës, në kuptimin e gjerë, të
cilat synojnë mbrojtjen e shëndetin e punëmarrësve nga rreziqet e
punës dhe ruajtjen e ripërtëritjen e energjisë dhe aftësive të tyre për
punë”.
• Mbrojtja për punonjësit që denoncojnë korrupsionin – neni 10/1 KP
“1. Çdo masë ose sanksion administrativ i pajustifikuar, që është
marrë ndaj punonjësve, të cilët kanë arsye të dyshojnë për korrupsion
e që këtë dyshim ua paraqesin personave përgjegjës ose autoriteteve
kompetente, është i pavlefshëm.
2. Kundër vendimit të dhënë në mënyrë të pajustifikuar për shkakun e
mësipërm, punonjësi ka të drejtën e ankimit në gjykatë.
3. Raportimi i fakteve, që kanë lidhje me korrupsionin, nuk përbën
shkelje të detyrimit të sekretit profesional”.
9
Vazhdon…..
• Shpërblimi i punës
“Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij
me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur ose
pranuar vetë. Ai është i lirë të zgjedhë
profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e
kualifikimit të vet profesional.
Gruaja gëzon të drejta të barabarta me burrin në
shpërblim, nëse ato ndodhen në kushte të
barabarta dhe në të njëjtat rrethana”
• Respektimi i disiplinës në punë
• Respektimi i legjislacionit të punës
10
Të drejtat dhe detyrimet e
punëmarrësve dhe punëdhënësve
• Punëdhënësi -pala e cila ofron një punë të
caktuar dhe kundrejt kësaj pune shpërblen
nëpërmjet institutit të pagës personin i cili
kryen këtë punë.
• Punëmarrësi - pala e cila ofron energjitë,
intelektin, forcën e tij fizike dhe mendore për
kryerjen e një pune të caktuar, kundrejt
shpërblimit.
11
Detyrimet e punëmarrësit
•
•
•
•
•
•
•
Kryerja e punës personalisht (neni 22)
Detyrimi i bindjes (neni 23)
Detyrimi i kujdesit në punë (neni 24)
Detyrimi i dhënies llogari dhe i kthimit (neni 25)
Detyrimi i besnikërisë (neni 26)
Përgjegjësia e punëmarrësit (neni 27)
Ndalimi i konkurrencës pas përfundimit të
marrëdhënieve të punës dhe pasojat ligjore (
nenin 28-31)
12
Detyrimet e punëdhënësit
• Mbrojtja e personalitetit (neni 32)
• Detyrimi për të mos mbledhur informacion
(neni 33)
• Kontrolli i sendeve vetjake (neni 34)
• Detyrimi për të pajisur me certifikatën e
punës, Kodin e Punës dhe regjistrin (neni 35,
36, 38)
• Detyrimi për dhënien e pagës dhe
shpërblimeve
13
Subjektet tregtare
• Dy jane format qw legjislacioni tregtar
shqiptar njeh për krijimin e subjekteve
tregtare:
• tregtar (i thjeshtë)
Dhe
• shoqëritë tregtare
14
Tregtari
• Tregtari është personi fizik, sipas kuptimit të Kodit Civil, i cili ushtron
veprimtari ekonomike të pavarur, që kërkon një organizim tregtar të
zakonshëm.
• Kushtet
qe duhet te plotesoje:
1.Te jetë mbi 18 vjec;
2.Të ketë personalitet juridi, pra të ketë zotësi juridike dhe zotësi të plotë
për të vepruar. Kjo do të thotë që ndaj këtij personi të mos ekzistojë
një vendim gjykate që i kufizon ose i heq zotësinë për të vepruar. Pra,
personi nuk duhet të vuajë nga një sëmundje e rëndë mendore ose
sëmundje psikike.
3.Të ushtrojë një veprimtari ekonomike të pavarur.
• Vepron në përputhje të plotë me parimet e ndershmërisë
profesionale.
• Mban libra kontabël, harton e publikon të dhënat financiare dhe
raportet për gjendjen e ecurisë së veprimtarisë.
• Mban përgjegjësi për të gjitha të drejta apo kreditë dhe të gjitha
detyrimet që rrjedhin nga veprimtaritë e ushtruara, me pasurine e tij te
tashme dhe te ardhme.
15
Vazhdim…
• Tregtari duhet të aplikojë për tu regjistruar në regjistrin e Qendrës
Kombëtare të Regjistrimit.
• Personat fizikë regjistrohen duke depozituar aplikimin për regjistrim
fillestar, me të dhënat e detyrueshme si dhe një kopje të dokumentit
të identifikimit.
• Të dhenat jane:
a) të dhënat e identifikimit;
b) vendi i ushtrimit të veprimtarisë ekonomike tregtare;
c) fusha e veprimtarisë, në qoftë se është e përcaktuar;
ç) specimeni i nënshkrimit (firmës) të personit fizik.
• Tregtari e humbet statusin e tij kur pushon ushtrimin e veprimtarisë
ose kur është i detyruar ta pushojë atë. Në një rast të tillë ai
çregjistrohet nga regjistri.
• Çregjistrimi bëhet:
a) në mënyrë vullnetare nga subjekti;
b) në bazë të një vendimi gjyqësor të formës së prerë;
c) sipas parashikimit të ligjeve të posaçme.
16
Cila është rëndësia e regjistrimit në
QKR?
• Vetëm, pas regjistrimit në QKR, personat fizikë, me
cilësinë e tregtarit mund të ushtrojnë veprimtari
ekonomiko-tregtare.
• Personat e regjistruar pajisen me numër identifikimi
unik, të gjeneruar elektronikisht, i cili shërben si numër i
identifikimit tatimor të tyre, për tatimet kombëtare dhe
vendore.
• Regjistrimi shërben njëkohësisht si regjistrim në skemat
e sigurimit shoqëror dhe shëndetësor, në inspektoratet
e punës dhe organet doganore.
• Personat fizike paguajne detyrimet tatimore kombetare
dhe taksat vendore, sipas kufijve te njesise vendore, ne
territorin e se ciles ushtrojne veprimtarine ekonomike.
17
Shoqerite tregtare
• Jane persona juridike, qe themelohen nga 2 ose me sh
persona fizike dhe/ose juridike, me synim arritjen e nje fitimi
te caktuar.
• Ndahen ne:
1. shoq. Kolektive – pergj. e pakufizuar,
2. Shoq. Komandite- pergj. e pakufizuar,
3. Sh.P.K. – pergj. te kufizuar
4. Sh.A.- pergj. te kufizuar
• Kontributi i ortakëve mund të jetë në para ose në natyrë
(pasuri të luajtshme/të paluajtshme, të drejta, krah pune
dhe shërbime). Kontributet e ortakëve janë të barabarta.
18
Vazhdim…
• Shoqëritë tregtare duhet të regjistrohen në
Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
• Shoqëritë tregtare fitojnë personalitetin juridik në
datën kur kryhet regjistrimi i tyre në Qendrën
Kombëtare të Regjistrimit.
• Shoqëritë përgjigjen me të gjitha aktivet e tyre për
detyrimet, që rrjedhin nga veprimtaritë e ushtruara.
• Shoqëria tregtare mund të ushtrojë çdo veprimtari, e
cila nuk ndalohet me ligj.
• Shoqerite tregtare kane struktura vendimmarrese per
ceshtjet e biznesit. Gjithashtu mund te punesojne te
19
trete per realizimin e detyrave te caktuara.
Vazhdim…
• Aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare bëhet nga
të gjithë ortakët e një shoqërie kolektive, të gjithë ortakët “e
pakufizuar” të një shoqërie komandite, të gjithë administratorët
e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, të gjithë anëtarët e
drejtorisë së një shoqërie anonime apo nga çdo person i
autorizuar nga personat e përmendur më sipër.
• Shoqëritë tregtare regjistrohen në regjistrin tregtar, duke
depozituar aplikimin për regjistrim fillestar, të plotësuar me të
gjitha të dhënat e detyrueshme sipas këtij ligji, statutin dhe
aktin e themelimit, në rast se janë hartuar si dy dokumente të
veçanta, aktet e emërimit të organeve të shoqërisë, nëse nuk
përfshihen në aktet e mësipërme, si dhe aktet e tjera të
nevojshme për themelimin, sipas legjislacionit në fuqi.
20
Te dhenat per ne QKR
Të dhënat e detyrueshme për shoqëritë tregtare:
a) emri; b) forma; c) data e themelimit;
ç) të dhënat e identifikimit të themeluesve;
d) selia;
dh) objekti, në qoftë se është i përcaktuar;
e) kohëzgjatja, në qoftë se është e përcaktuar;
ë) të dhënat e identifikimit të personave përgjegjës për
administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë në
marrëdhënie me të tretët, kompetencat e
përfaqësimit, si dhe afatet e emërimit të tyre.
f) specimenet e nënshkrimit (firmave) të personave, që
përfaqësojnë shoqërinë përpara të tretëve.
21
• Shoqëritë tregtare përfaqësohen sipas
rregullave të përcaktuara nga ky ligj dhe
dispozitave të statutit. Përfaqësimi ligjor i
shoqërisë është i vlefshëm për çdo veprim
gjyqësor apo jashtëgjyqësor.
• Përfaqësuesit ligjorë zbatojnë të gjitha
kufizimet e tagrave të përfaqësimit, të
përcaktuara në statut apo të miratuara nga
organet përkatëse të shoqërisë.
22
Shoqeria me pergjegjesi te kufizuar
• Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar nuk mund
të ketë një kapital më të vogël se 100 lekë.
• Mund te themelohet nga vetem 1 person fizik/
juridik dhe quhet shoqeri me ortak te vetem.
• Perfaqesohet ne marredheniet me te tretet
nga administratori/ toret.
• Ne momentin e prishjes duhet qe vendimi te
regjistrohet ne QKR.
23
Shoqeria aksionare/anonime
• Shoqëria aksionare është një shoqëri tregtare,
kapitali i së cilës është i ndarë në aksione të
nënshkruara nga themeluesit. Themeluesit janë
persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen
personalisht për detyrimet e shoqërisë e që
mbulojnë humbjet e saj vetëm me vlerën e
kontributit te tyre ne kapitalin themeltar.
• Shoqëritë aksionare mund të jenë shoqëri me
ofertë, private -nuk mund të ketë një kapital më
të vogël se 2 000 000 lekë. ose
• me ofertë publike - nuk mund të këtë një
kapital më të vogël se 10 000 000 lekë.
24
Vazhdim…
• Me regjistrimin ne QKR shoqerite tregtare fitojne
personalitetin e tyre juridik.
• Me regjistrimin në regjistër, subjekteve u jepet numri i
identifikimit, i cili gjenerohet në mënyrë elektronike
nga QKR-ja dhe është unik për çdo subjekt të
regjistruar.
• Shoqerite tregtare jane subjekt i: tatimit mbi te
ardhurat, tatimit mbi vleren e shtuar, taksat vendore
apo tatimet kombetare.
• Dy aktet baze per themelimin e shoqerive tregtare
jane:
• Akti I themelimit;
25
• Statuti.
Akti i themelimit
• Hartohet dhe nenshkruhet nga themeluesit e
shoqerise.
• Akti themelimit hartohet ne formen e nje
“kontrate” dhe percakton raportet dhe
marredheniet midis ortakeve/ aksionareve.
• Pergjithesisht ky akt nuk ndryshon gjate
ekzistences se shoqerise.
• Mund te jene te dy, por sipas ligjit per QKR
mjafton dhe vetem statuti.
26
Statuti
• Statuti eshte akti qe rregullon ne menyre me te
zgjeruar te dhenat e parashikuara ne aktin e
themelimit, por dhe te gjitha te dhenat qe
lidhen me menyren e organizimit dhe
fuksionimit te shoqerive tregtare.
• Ai publikohet ne faqen e QKR, ne momentin e
regjistrimit te shoqerise dhe mbetet publik
gjate gjithe ekzistnces se saj.
• Cdo ndryshim I tij pasqyrohet dhe publikohet
ne QKR.
• Statuti i shoqërisë tregtare përmban të dhënat
27
Te dhenat e statutit per Sh.P.K.
a) emri; b) forma; c) data e themelimit; ç) të dhënat e identifikimit të
themeluesve; d) selia; dh) objekti, në qoftë se është i përcaktuar;
e) kohëzgjatja, në qoftë se është e përcaktuar; ë) të dhënat e identifikimit
të personave përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë
në marrëdhënie me të tretët, kompetencat e përfaqësimit, si dhe afatet e
emërimit të tyre,
f) specimenet e nënshkrimit (firmave) të personave, që përfaqësojnë
shoqërinë përpara të tretëve.
• Gjithashtu:
g) vlera e kapitalit themeltar të nënshkruar,
gj)numri i pjesëve të kapitalit,
h) vlera nominale e secilës pjesë,
i) pjesëmarrja në kapital,
j) vlera dhe lloji i kontributeve të secilit ortak,
k) informacioni nëse kapitali fillestar I nënshkruar është paguar ose jo.
28
Te dhenat e statutit per Sh.A.
a) emri; b) forma; c) data e themelimit; ç) të dhënat e identifikimit të themeluesve; d) selia; dh)
objekti, në qoftë se është i përcaktuar;
e) kohëzgjatja, në qoftë se është e përcaktuar; ë) të dhënat e identifikimit të personave përgjegjës për
administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët, kompetencat e
përfaqësimit, si dhe afatet e emërimit të tyre,
f) specimenet e nënshkrimit (firmave) të personave, që përfaqësojnë shoqërinë përpara të tretëve.
• Gjithashtu:a) vlera e kapitalit themeltar të nënshkruar dhe pjesa e paguar;
b) numri dhe forma e aksioneve të nënshkruara; c) vlera nominale e secilit aksion; ç) numri i aksioneve të
nënshkruara nga secili aksioner; d) vlera dhe lloji i kontributit të secilit aksioner, si dhe pjesa e
paguar prej secilit; dh) kushtet e veçanta, që kufizojnë transferimin e aksioneve (nëse ka);
e) nëse ka kategori të ndryshme aksionesh, njoftohen të dhënat e shkronjave “c” e “dh” të këtij neni për
secilën kategori aksionesh, si dhe të drejtat që lidhen me to;
ë) procedurat për konvertimin e formës së aksioneve, nëse parashikohet në statut;
f) vlera totale ose një parashikim i kostove të veçanta në ngarkim të shoqërisë për procedurat e
themelimit;
g) përparësitë që u njihen personave, që kanë marrë pjesë në themelimin e shoqërisë apo në
transaksione të veçanta, që lidhen me fillimin e veprimtarisë ekonomike (nëse ka);
gj) të dhënat e identifikimit të anëtarëve të këshillit mbikëqyrës dhe ekspertit kontabël të autorizuar, si dhe
afati i emërimit të tyre;
h) numri i anëtarëve të organeve drejtuese;
i) procedurat e emërimit të anëtarëve të organeve drejtuese, nëse ndryshojnë nga parashikimet ligjore.
29
Kontrata e punes
• Një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe
punëdhënësit, që rregullon marrëdhëniet e punës
dhe përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve.
• Kontata e punës është individuale ose kolektive.
• Kontrata individuale është gjithmonë e dyanshme
dhe shprehet vullneti për detyrime të ndërsjellta
midis palëve, lidhet midis punedhenesit dhe
punemarresit.
• Kontrata kolektive lidhet midis punedhenesit dhe
sindikates, per nje kategori te caktuar
punemarresish dhe prfaqeson ata.
30
Elementet perberes
a. identitetin e palëve;
b. vendin e punës;
c. përshkrimin e përgjithshëm të punës;
d. datën e fillimit të punës;
e. kohëzgjatjen kur palët lidhin kontratë me afat të caktuar;
f. kohëzgjatjen e pushimeve të paguara;
g. afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës;
h. elementet përbërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj;
i. kohën normale javore të punës;
j. kontrata e punës duhet të përmbajë dhe kontratën kolektive në fuqi.
• Kontrata e punës mundet të lidhet me gojë apo me shkrim.
• Ajo mund të ndryshohet vetëm me marrëveshje midis palëve dhe
çdo ndryshim i saj në dëm të punëmarrësit duhet të përfundohet
me shkrim.
31
Efektet e kontrates se punes
• Kontrata e punës quhet e lidhur kur punëdhënësi
pranon kryerjen e punës për një kohë të caktuar
ose të pacaktuar, në kuadrin e organizimit dhe nën
urdhrat e tij dhe që në bazë të këtyre rrethanave
kryhet vetëm kundrejt pagesës.
• Kur kontrata e punes eshte e lidhur me goje,
punedhenesi eshte idetyruar që, brenda 30 ditëve
nga data e lidhjes së kontratës, të hartojë me
shkrim dokumentin përkatës, të nënshkruar prej tij
dhe punëmarrësit, ku përfshihen elementet e
mesiperm.
32
Llojet e kontratave te punes
• Kontrata e grupit – neni 13 KP
• Kontrata e punës me kohë të pjesshme- neni 14
KP
• Kontrata e punës në shtëpi – neni 15 KP
• Kontrata e punës së agjentit tregtar- neni 16 KP
• Kontrata e mësimit të profesionit- neni 17 KP
• Kontrata e punes me afat
• Kontrata e punes pa afat
• Kontrata e punes me afat te pacaktuar
33
Koha e punes
• Me kohëzgjatje javore të punës kuptohet koha e
punës e kryer nga e hëna në mëngjes ora 00:00
deri të dielën e ardhshme ora 24:00.
• Kohëzgjatja normale e javës së punës është jo
më shumë se 40 orë.( e reduktuar per pune te
veshtira, me VKM)
• Pushimi javor është jo më pak se 36 orë, prej të
cilave 24 orë pa ndërprerje.
• Pushimi javor përfshin ditën e diel dhe nuk
është i pagueshëm.
34
Vazhdim…
• Me kohëzgjatje të punës kuptohet koha gjatë së cilës
punëmarrësi është në dispozicion të punëdhënësit.
• Me kohëzgjatje ditore të punës kuptohet koha e
përditshme efektive e punës nga ora 00:00 deri në orën
24:00 të së njëjtës ditë, pa përfshirë pushimet.
• Kohëzgjatja ditore normale e punës është jo më shumë se
8 orë.
• Për punëmarrësit nën 18 vjeç kohëzgjatja ditore e punës
është jo më shumë se 6 orë në ditë.
• Me punë nate kuptohet puna e kryer nga ora 22:00 deri
në orën 6:00 të mëngjesit.
35
Oret shtese
• Me orë shtesë kuptohet çdo orë pune e kryer mbi kohëzgjatjen
ditore normale ose javore maksimale të punës.
• Quhet orë shtesë çdo orë pune e kryer mbi orarin normal të
punëmarrësit që punon me kohë të pjesshme.
• Numri maksimal i orëve shtesë përcaktohet në kontratën kolektive
ose kontratën individuale të punës.
• Nuk mund të kërkohet kryerja e orëve shtesë javore kur
punëmarrësi ka kryer 50 orë pune në javë. Pra, max I oreve shtese te
percaktuara eshte 10 ore ne jave, ose 2 ore ne dite.
• Kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohen me
kontratën kolektive ose me kontratën individuale të punës.
• Kohëzgjatja e pushimeve vjetore është jo më pak se 4 javë
• kalendarike gjatë vitit të punës në vazhdim, duke marre ne
36
kosiderate periudhen e punes.
Pushimet vjetore
• Punemarresit I takon e drejta e pushimeve vjetore, e cila
percaktohet nga punëdhënësi duke mbajtur parasysh
dëshirën e punëmarrësit.
• Data e fillimit të pushimeve vjetore i njoftohet punëmarrësit
të paktën 30 ditë përpara.
• Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri
në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë
nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa
ndërprerje.
• E drejta e pushimeve që nuk (jepen) merren parashkruhet
brenda tre vjetëve që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind
kjo e drejtë.
37
Paga
• Me pagë kuptohet paga bazë, si dhe shtesat me karakter të
përhershëm.
• Punëdhënësi i paguan punëmarrësit pagën sipas dispozitave të
kontratës kolektive ose kontratës individuale, dhe në mungesë të
tyre, punëdhënësi detyrohet të paguajë pagën e zakonshme për
atë lloj pune të caktuar.
• Paga mund të përllogaritet në kohë, sipas punës së kryer (pagë në
njësi, në detyrë, ose me komision); paga mund të llogaritet
gjithashtu në funksion të rezultateve të ndërmarrjes (me
pjesëmarrje në fitim ose në xhiron e të ardhurave).
• Paga nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale e caktuar me
vendim të Këshillit të Ministrave.
• Punëdhënësi jep të njëjtën pagë si për gratë edhe për burrat që
kryejnë punë me vlerë të barabartë, sipas parimit te barazise.
38
Shtesat mbi page
•
•
•
•
Shtesa per vjetersi ne pune.
Shtesa per shkak te veshtiresise ne pune.
Shtesa per pozicione drejtuese.
Shtesa per shkak te largesise nga vendi I
banimit.
• Shtesa per rezultate te larta – motivim I
drejtperdrejte I punemarresve…
39
Shtesat mbi page
• Puna e kryer ditën e pushimit javor ose në ditët e festave zyrtare
kompensohet me një shtesë page jo më pak se 25 për qind ose
me një pushim të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer
plus një pushimshtesë jo më pak se 25 për qind të kohëzgjatjes së
kësaj pune, që merret një javë para ose pas kryerjes së saj.
• Çdo orë pune e kryer nga ora 19:00 deri në 22:00 jep të drejtën e
një shtese mbi pagë jo më pak se 20 për qind.
• Çdo orë pune e kryer midis intervalit 22:00 dhe 6:00 jep të
drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 50 për qind.
• Punëdhënësi për orët shtesë të punës që nuk janë kompensuar
me pushim duhet t’i paguajë punëmarrësit pagën normale dhe
një shtesë jo më pak se 25 për qind të saj, ne ditet e festave jo me
pak se 50% te saj.
40
Zgjidhja e kontrates se punes
• Kontrata e punes perfundon:
• 1. me mbarimin e afatit,
• 2. me realizimin e objektit per te cilen eshte
lidhur;
• 3. me vullnetin e te dy paleve;
• 4. per rrethana te tjera te parashikuara ne ligj
ose ne kontraten individuale apo kolektive.
41
Procedura..
• Referuar llojit te kontrates, ne cdo rast
punedhenesi duhet te zgjidhe kontraten pe
shkaqe te arsyeshme dhe duke respektuar
proceduren perkatese.
• Procedura kerkon respektimin e afatit te
njoftimit, te drejten e takimit dhe te drejten e
punemarresit per tu degjuar.
• Ne cdo rast kontrata nuk duhet te zgjidhet ne
menyre te menjehershme dhe pa shkaqe te
arsyeshme.
42
Vazhdon…
• I takon punëdhënësit barra e proves, pra të vërtetojë që
procedura e përcaktuar është respektuar.
• Ne rast te kundert punemarresi ka te dejte te kerkoje
demshperblim deri ne 2 muaj, si rezultat I mosrespektimit te
procedures.
• Punemarresi gjithashtu ka te drejte te kerkoje shperblimin per
vjetersi.
• Kompetente per gjykimin e ceshtjeve eshte gjykata, ku
punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij. (mund te jete nje
gjykate civile ose administrative, ne varesi te faktit nese
punedhenesi eshte organ I administrates publike, apo jo).
• Afati i parashkrimit për të drejtat e punëmarrësit kundrejt
• punëdhënësit, dhe të punëdhënësit kundrejt punëmarrësit
është 3 vjet, afat I cili fillon nga data e lindjes të së drejtës.
43
Ju faleminderit per vemendjen!
TIRANE, 2014.
44