SISTEMI I DREJTESISE NE REPUBLIKEN E KOSOVES

Download Report

Transcript SISTEMI I DREJTESISE NE REPUBLIKEN E KOSOVES

SISTEMI I DREJTESISE NE
REPUBLIKEN E KOSOVES
www.Ligjerata.info
• Zhvillimet historike në dhe përreth Kosovës, në
etapa të ndryshme kohore, kanë imponuar
edhe specifikat e organizimit të pushteteve në
Kosovë, varësisht nga karakteristikat e
autoriteteve që kanë sunduar territorin e
Kosovës gjatë historisë.
• Megjithatë, nga koha e organizimit politiko –
ushtarak të Lidhjes së Prizrenit (1878) e gjer në
përfundimin e Luftës së fundit ne vititn 1999,
në Kosovë realisht mund të flitet përorganizim
të sistemit gjyqësor në nivel të institucioneve
vendore.
Etapat me te rendesishme te zhvillimit te
sistemit gjyqesor ne Kosove
• GJYQËSI NË KOSOVË NGA VITI 1945 DERI NË
KUSHTETUTËN E VITIT 1974
• RRËNIMI I SISTEMIT GJYQËSOR NË KOSOVË
GJATË VITEVE TË 90' TË SHEKULLIT XX
• KRIJIMI I SISTEMIT GJYQËSOR NGA PASLUFTA E
VITIT 1999 DERI ME SHPALLJEN E PAVARËSISË
NË VITIN 2008
ORGANIZIMI I SISTEMIT GJYQËSOR SIPAS
KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
• Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të
vitit 2008, dhe me miratimin e Kushtetutës së
Kosovës, organizimit të sistemit të drejtësisë i
kushtohet një kapitull i veçantë (VII) ku nga neni 102108 janë të sanksionuara parimet e përgjithshme të
sistemit gjyqësor, organizimi, juridiksioni, përfshirë
këtu;
• Këshilli Gjyqësor i Kosovës si organ përgjegjës, i cili
siguron pavarësinë dhe paanësinë e sistemit gjyqësor,
derisa rregullimin strukturor të gjykatave e ka lënë të
vendoset me Ligj të veçantë.
•
•
•
•
Apelit
Në korrik të vitit 2010 aprovohet Ligji për Gjykata Nr.
03/L-199 i cila përcakton sistemin e gjykatave të
Republikës së Kosovës të përbërë nga:
Gjykatat Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata
Supreme.
Pjesë e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës janë
edhe Gjyqtarët e EULEX-it, funksioni dhe kompetenca
e të cilëve është e përcaktuar sipas Ligjit Nr .03/L-053.
Fillimi i zbatimit të Ligjit për Gjykatat, ka nisur me
operacionalizimin e plotë në janar të vitit 2013,
paraqet fillimin e një periudhe të re në procesin e
reformimit dhe strukturimit të gjyqësorit të Kosovës,
në një sistem më bashkëkohorë dhe më efikas në
ndarjen e shërbimeve për qytetarë të Kosovës.
Sistemi i gjykatave i Republikës së
Kosovës përbëhet nga:
• Gjykatat Themelore,
• Gjykata e Apelit dhe
• Gjykata Supreme
• Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë në
territorin e R.K. Sipas Ligjit për Gjykata funksionojnë shtatë
Gjykata Themelore: e Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit,
Gjakovë, Pejës, Ferizajt dhe e Mitrovicës, dhe përveç selisë
kryesore, secila Gjykatë Themelore ka degët e veta.
• Gjykata e Apelit funksionon si gjykatë e shkallës së dytë,
me juridiksion territorial në gjithë Republikën e Kosovës.
Selia e Gjykatës së Apelit është në Prishtinë.
• Gjykata Supreme e Kosovës është instanca më e lartë
gjyqësore në Kosovë dhe ka juridiksion në gjithë territorin e
Republikës së Kosovës. Gjykata Supreme përfshin kolegjin e apelit të
Agjencionit Kosovar të Pronës si dhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës
Supreme, gjyqtarët e së cilës janë pjesë e Gjykatës Supreme. Selia e
Gjykatës Supreme është në Prishtinë.
Organizimi i Brendshëm i Gjykatës Themelore –
funksional
• Departamenti për Çështjet Ekonomike që vepron në
Gjykatën Themelore në Prishtinës, për gjithë territorin e
Republikës së Kosovës;
• Departamenti për Çështjet Administrative që vepron në
Gjykatën Themelore në Prishtinës, për gjithë territorin e
Republikës së Kosovës;
• Departamenti për Krimet e Rënda që vepron në selinë e
secilës Gjykatë Themelore;
• Departamenti i Përgjithshëm që vepron në selinë e secilës
Gjykatë Themelore, si dhe në secilën degë të Gjykatës
Themelore;
• Departamenti për të Mitur, që vepron në kuadër të gjykatave
themelore.
Departamenti për çështje ekonomike i Gjykatës
Themelore
• Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës
Themelore është kompetent për çështjet në vijim:
– kontestet ndërmjet personave juridik vendor dhe të huaj
lidhur me çështjet e tyre afariste;
– riorganizim, falimentim dhe shuarjen e personave juridik,
nëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe;
– kontestet lidhur me pengimin e posedimit, me
përjashtim të pronës së paluajtshme, ndërmjet palëve të
cekura në nën-paragrafi 1.1. të këtij paragrafi;
– kontestet lidhur me cenimin e konkurrencës, keqpërdorim
apo monopolizim dhe pozitën dominuese në treg si dhe
marrëveshjet monopoliste;
– mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të pronës
intelektuale.
– kontestet midis kompanive të aviacionit, për të
cilat zbatohet Ligji mbi Kompanitë e
Aviacionit, duke përjashtuar kontestet lidhur
me të drejtat e udhëtarëve;
– çështje të tjera të parapara me ligj.
• Të gjitha çështjet në Departamentin për
Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore
gjykohen nga një (1) gjyqtar profesionist,
përpos nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.
Ish –Gjykata ekonomike e Kosoves
• Gjykata ekonomike e Kosoves në Prishtinë funksionin e vet
gjyqësor deri me 31.12.2012 e ka ushtruar në bazë të Ligjit
mbi gjykatat, të vitit 1978. Sipas këtij Ligji, i cili eshte
shfuqizuar , Gjykata ekonomike ka pasur keto kompetenca:
• Shkallën e parë të gjykimeve, e cila përfshinë tutje:
 Deliktet ekonomike të cilat i shkaktojnë personat juridik;
 Konfliktet ekonomike që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe
përdorimin e shpikjeve, mostrave, modeleve dhe vulave
metalike, të drejtën për përdorimin e firmës si dhe konfliktet nga
konkurrenca jolojale dhe e drejta e autorit;
 Zbatimi i procedurave të falimentimit të dhunshëm dhe likuidimit
të rregullt, si dhe të gjitha konfliktet që lindin me rasti ne
zbatimit të këtyre procedurave, pa marrë parasysh cilësinë e
personave ndërgjyqësor;
 Vendosja dhe zbatimi i ekzekutimit të vendimeve të marra nga
gjykata në shkallën e parë;
• Me ardhjen e tregon tregtisë zgjedhur dhe veprimtari të
tjera ekonomike, në kuadër të sistemit të dhomës dhe në
bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Jashtme;
• Krijimi dhe promovimi i publikimeve të marketingut,
broshurave, CD ROM – ve për anëtarë individualë, grupit
nga degë të ndryshme, ose për të përfaqësuar të gjithë
strukturën ekonomike;
• Burimet e mundshme të financimit dhe kushtet e tyre;
• Një teknologjike dhe të tjera novacione;
• Oferta dhe kërkesa në shtëpi dhe jashtë vendit;
• Ligjet dhe rregullat në fushën e marrëdhënieve
ekonomike ndërkombëtare;
• Lëshimi i dokumenteve në pajtim me autoritetet publike;
• Aktivitete të tjera profesionale dhe të organizuar dhe
detyrat sipas anëtarëve.