shkarko.. - Agim Binaj

Download Report

Transcript shkarko.. - Agim Binaj

Prof.As.Dr.Agim BINAJ
Tema IV-te: Dhenia e llogarise. Ndertimi I bilancit dhe pasqyrat
financiare
a- Objektivat parimet e ndërtimit të bilancit dhe pasqyrave financiare;
Parimi i njësisë ekonomike;Parimi i vijimësisë; Parimi i kujdesit; Parimi i
materialitetit;Parimi i qëndrueshmërisë;Parimi i objektivitetit;Parimi i
kompensimit;Parimi i përputhshmërisë;Parimi i plotësisë;Parimi i
përmbajtjes ekonomike mbi formën e ligjore
Në vëmëndje për studentët.
Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit
Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua
tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm
për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam
treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për
pyetje të ndryshme.
Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka
asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se
kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht),
gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën
e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në
kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo
është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është
mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar
shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni
me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila
është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me
zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme
për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet
tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë
për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës
kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni
shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa
të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar
për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë
është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga
kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri,
ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit.
Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të
mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë
mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të
kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve
shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në
ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët
dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë
një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin
informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe
në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të
kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni
se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju
do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni
nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë.
Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat,
pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens
humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të
dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i
përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si
pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret
pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të
dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do
tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të
thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të
përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky
është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo
mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta
për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të
klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj
të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që
të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të
tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të
bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund
të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë
për ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni.
Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në
rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të
pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të
treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet
e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë
pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë
pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson.
Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk
duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret
pedagogu në të vërtetë.
Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të
përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju
duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe
pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i
rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni
mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi
ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të
zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të
merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa
ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që
ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të
njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse
pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi
atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo
gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që
është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është
një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica
e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për
ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë
mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të
kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej
jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me
pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu
është qënie njerëzore.
Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të
pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit
me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni
vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga
synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në
klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani
mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse
mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të
mësoni, ju mund ta bëni atë.
Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket
më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të
kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani
mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë,
megjithëse janë të vështira.
Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera,
gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm
në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në
filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur
dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

ORGANIZIMI I KËSAJ TEME
DHËNIA E LLOGARISË, BILANCI DHE
PASQYRAT FINANCIARE
Objektivat,parimet e ndërtimit të bilancit
dhe pasqyrave financiare
Objektivat e pasqyrave financiare
Parimet e përgatitjes së pasqyrave
finanicare
Parimi i njësisë ekonomike
Parimi i vijimësisë
Parimi i kujdesit
Parimi i materialitetit
Parimi i qëndrueshmërisë
Parimi i objektivitetit
Parimi i kompensimit
Parimi i përputhshmërisë
Parimi i plotësisë
Parimi i përmbajtjes ekonomike mbi formën ligjore
1- Bilanci dhe Pasqyrat financiare japin një pamje të vërtetë
dhe të drejtë të gjendjes financiare dhe fluksit të parasë të
njësisë ekonomike vetëm nëse:
Ato janë të sakta dhe të plota në pasqyrimin e përmbajtjes së
ngjarjeve ekonomike;
Përgatitja e tyre bazohet në përllogaritje të arsyeshme dhe të bazuara
(kur ato janë të domosdoshme);
Shënimet në to janë përgatitur ne detaje të mjaftueshme për të dhënë
një pamje të përgjithshme të gjendjes financiare dhe fluksit të parasë
të një njësie ekonomike nga të cilat lexuesit kompetentë mund të
nxjerrin konkluzione të arsyeshme.
2- Paraqitja e vërtetë dhe e besueshme nënkupton që:
Parimet bazë dhe kërkesat e tjera të paraqitura nga neni 9 deri në 12
të lgjit Nr.9228“Për Kontabilitetin dhe pasqyrat finaciare” si dhe
Standartet e Kontabilitetit janë përdorur si bazë për përgatitjen e
pasqyrave financiare;
Aktivet, detyrimet, kapitali, të ardhurat, shpenzimet dhe fitimi neto të
paraqituar në bilanc dhe pasqyrat financiare i plotësojnë kriteret e
përkufizimeve të dhëna në Standartet e Kontabilitetit.
3- Zbatimi me korrektësi i të gjitha Standarteve të Kontabilitetit(SK)në
përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare në përgjithësi jep një
pamje të vërtetë dhe të besueshme të gjendjes financiare dhe fluksit së
parave të njësisë ekonomike. Në raste shumë të rralla, kur drejtimi i
njësisë ekonomike mendon se zbatimi i SK të caktuara nuk jep një
pamje të vërtetë dhe të sinqertë të gjendjes financiare dhe fluksit së
parasë të njësisë, atëherë njësia ekonomike do të përgatisë bilancin e
pasqyrat financiare sipas atyre parimeve që bëjnë të mundur një
paraqitje të vërtetë e të besueshme.Njësia ekonomike për një gjë të tillë
dhe do të shpjegojë arsyet për moszbatimin e SK në shënimet
shpjeguese të pasqyrave financiare.
1.2 Parimet bazë për përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare.
Neni 10 I ligjit “Për Kontabilietin” Nr. 9228 dt.20.04.2004 përcakton
parimet bazë që do të përdoren për qëllimet e mbajtjes së kontabilitetit
dhe për përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare .
1.2.1 Parimi i njësisë ekonomike.
Njësia ekonomike raportuese mban llogari të ndara të aktiveve,
detyrimeve, dhe trasaksioneve ekonomike të veta si dhe të aktiveve,
detyrimeve dhe trasaksioneve ekonomike të aksionerëve, kreditorëve,
punonjësve, klientëve të saj dhe personave të tjerë.
Vetëm aktivet, detyrimet, kapitali, të ardhurat, shpenzimet dhe flukset e parasë
të njësisë ekonomike do të rregjistrohen në bilanc dhe pasqyrat financiare të
saj. Përveç trasaksioneve të saj ekonomike,bilanci dhe pasqyrat financiare të
konsoliduara të njësisë raporuese do të përfshijnë gjithashtu veprimet
ekonomike të njësive që ajo kontrollon. Kjo do të thotë që në bilancin dhe
pasqyrat financiare që do të plotësojë njësia ekonomike për ushtrimin e mbyllur
(p.sh 31.12.200X), do të pasqyrojë tasaksionet që lidhen me veprimtarinë e saj
ekonomike, si dhe ato të njësive tjera që ajo ka në juridiksionin e vet,në vartësi
të saj. P.sh aktivitetin e filialeve që mund të ketë njësia ekonomike në vartësi të
saj,jashtë selisë së saj kryesore. Selia është në Tiranë,por njësia ekonomike “X”
ka dhe filialet në vartësi të saj në Vlorë, Fier, Gjirokastër, etj.Aktivitetin e këtyre
filialeve do ta përfshijë në bilancin dhe pasqyrat financiare konsoliduara.
1.2.2 Parimi i vijimësisë së veprimtarisë së njësisë ekonomike.
Bilanci dhe pasqyrat financiare përgatiten sipas parimit që do të thotë se
veprimtaria ekonomike e njësisë ekonomike do të ketë vijimësi dhe ajo nuk ka
në plan ose shkaqe të ndërpresë veprimtarinë e saj. Nëse bilanci dhe pasqyrat
financiare nuk përgatiten në përputhje me këtë parim, parimi tjetër kontabël i
përdorur për përgatitjen e tyre do të sqarohet në shënimet shpjeguese.
Në përgatitjen bilancit e pasqyrave financiare, drejtusit duhet të vlerësojë
mundësinë që njësia ekonomike për të vazhduar aktuvitetin e saj për 12 muaj
pas datës së bilancit. Në se vijimësia e veprimtarisë së njësisë ekonomike nuk
është e sigurt (p.sh njësia nuk i plotëson kërkesat ligjore duke mos nxjerrë
liçencën profesionale të ndërtimit etj.), drejtusit duhet të sqarojë në shënimet e
aneksit të bilancit, kushtet dhe rrethanat që e sjellin këtë pasiguri.
Nëse njësia ka filluar të likuidojë veprimatrinë e saj ose mund t`i likuidojë
ato brenda 12 muajve të ardhshëm,atëherë bilanci dhe pasqyrat financiare
përfshirë dhe bazën e vlerësimit të aktiveve dhe detyrimeve, duhet ta
reflektojë këtë fakt. P.sh njësia ekonomike “X” në muajin nëntor 200X ka
filluar procedurat e falimentimit pasi aktiviteti i saj doli me humbje.
Aksionerët pasi nuk gjetën rrugëdalje për ecurinë e aktivitetit morën
vendimin për ta mbyllur atë.Ky fakt duhet të shpjegohet me hollësi në bilanc
dhe pasqyrat e financiare të njësisë ekonomike në datën 31.12.200X.
Në përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare, drejtuesit duhet të bëjnë
një vlerësim të aftësisë financiare të njësisë ekonomike, në se ajo është në
gjëndje të vazhdojë aktivitetin dhe për një kohë të pacaktuar.
Kur drejtuesi nuk është i sigurt, siç është rasti i mësipërm, në të cilin
asambleja e aksionerëve ka marrë vendimin me njëherë për ta mbyllur
njësinë ekonomike “X”, në këtë rast duhet të paraqesi në bilanc dhe
pasqyrat financiare, shënime shpjeguese, pasi njësia nuk ka zbatuar parimin
e vijimësisë dhe të shpjegojë cilat kanë qenë kushtet dhe rrethanat që çuan
në këtë vendim të menjëhershëm të asamblesë së aksionerëve, etj.
1.2.3 Parimi i kuptueshmërisë.
Informacioni në bilanc dhe pasyrat financiare do të paraqitet në mënyrë të
tillë që ai të jetë informues dhe i qartë për përdoruesit e tyre.
Bilanci dhe pasqyrat financiare përgatiten për të informuar një grup të gjërë
përdoruesish (si aksionerët, kreditorët, punonjësit, partnerët në njësinë
ekonomike, publikun në përgjithësi, institucionet shtetërore etj).
 Për shkak të karakterit informativ dhe kuptueshmërisë, terminologjia e përdorur
duhet të jetë e qëndrueshme në çdo post të bilancit dhe pasqyrave financiare. Në
përgatitjen e tyra duhet mbajtur parasysh fakti që ato duhet të jenë të lexueshme
dhe të kuptueshme edhe për përdorues të jashtëm që mund të mos jenë në
dijeni të aktiviteteve të përditëshme të njësisë ekonomike. Si rredhojë,bilanci dhe
pasqyrat financiare duhet të përgatiten në mënyrë të tillë që ato të shmangin
përdorimin e gjuhës specifike të njësisë e cila mund të mos jetë e kuptueshne për
lexuesit e jashtëm.Megjithatë lexuesit e tyre duhet të kenë njohuri të
përgjithshme të mjaftushme në fushën e kontabilitetit.Në këto kushte,ato nuk
kanë pse të shpjegojnë koncepte të përgjithshme financiare.
 Në se informacioni i të njëjtës fushë shpjegohet në pjesë të ndryshme të bilancit
dhe pasqyrave financiare, atëherë për to jepet referencë përkatëse. P.sh, zërat e
bilancit, të pasqyrës së të ardhurave dhe të pasqyrës së fluksit të parasë
etj.,duhet të kenë referenca në shënime për të dhënë më shumë sqarime të
hollësishme në lidhje me to. Nëse informacioni për të njëjtin trasaksion ose
informacioni financiar sqarohet në dy shënime të veçanta, këto dy shënime do të
kenë referenca midis tyre.
 1.2.4 Parimi i materialitetit.
 Bilanci dhe Pasqyrat financiare duhet të paraqesin të gjithë informacionin
material(veprime të bazuar në dokumente dhe ngjarje ekonomike) që ndikon në
gjendjen financiare dhe fluksin e parasë së njësisë ekonomike .
 Në përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare theksi i duhet vënë atyre
aspekteve dhe të dhënave financiare të veprimtarisë ekonomike që iu shërbejnë
përdoruesve të tyre dhe që mund të ndikojnë në vendimet ekonomike që ata
marrin. Rëndimi i bilancit dhe pasqyrave financiare me hollësira të tepruara dhe
informacion të pa nevojshëm dëmton lexueshmërinë dhe kuptueshmërinë e tyre.
 Në vlerësimin e materialitetit duhet të merren parasysh aspektet cilësore dhe
sasiore të informacionit. Në raste të trasaksioneve të caktuara, mund të ndodhë
që shuma të vogla mund të kenë një rëndësi kuptimore më të madhe për
përdoruesit se sa trasaksione të tjera të zakonshme. Shembuj të zërave që shpesh
klasifioken si materiale, pavarësisht nga shuma e tyre përfshijnë:
 1)transaksione me palët e lidhura;
 2)një transaksion ose rregullim që ndryshon një fitim në humbje dhe anasjelltas;
 3)një transaksion ose rregullim që i kthen aktivet në detyrime dhe anasjelltas;
 4)një transaksion ose rregullim që maskon një ndryshim në fitim ose ndryshime të
tjera;
 5)një transaksion ose rregullim që ndikon në paraqitjen e plotësimit ose jo nga
ana e njësisë ekonomike të kushteve të marrëveshjeve të huave ose kërkesa të
tjera kontraktuale;
 6)një transaksion ose rregullim që ndikon në rritjen e shpërblimeve për stafin
drejtues,që paraqet si të plotësuar kërkesat për dhënien e bonuseve(shpërblime
shtesë);
 7)mospërputhja me ligjet dhe rregulloret;
 8)gjobat për njësinë ekonomike; dhe
 9)çështjet ligjore.
 Në bilanc dhe pasqyrat financiare, përveç pasqyrimit të veprimeve që klasifikohen
si materjale, ka dhe veprime të pasqyruara që klasifikohen si jomaterialë(veprime
kontabile që nuk bazohen në dokumente bazë,por në llogaritje siç p.sh.llogaritja e
amortizimit).Manipulimi i qëllimshëm i shumave jomaterialë për të arritur
një rezultat të caktuar financiar është i ndaluar. P.sh rritja e vlerave të
aktiveve për të llogaritur amortizim më shumë me qëllim që të rriten
shpenzimet,të ulet fitimi dhe të manipulohen detyrimet fiskale .
 Një veprim i tillë është i ndaluar pasi ka në thelb mashtrimin.
 Për kontabilizimin dhe raportimin e zërave jomaterialë në bilanc dhe pasqyrat
financiare, mund të përdoren metoda të thjeshtuara kontabël, duke
konsideruar që rezultati nuk do të ndryshojë ndjeshëm nga rezultatet e
zbatimit të proçedurave kontabile të kërkuara përgjithësisht nga Standartet e
Kontabilitetit.
 Informacioni në lidhje me zërat dhe veprimet individuale materiale do të
shpjegohet më vete. Zërat jomaterialë mund të raportohen në bilanc dhe
pasqyrat financiare të grupuara në mënyrën e duhur me zëra të tjerë
jomaterialë.
 Në bazë të parimeve të materialitetit dhe kuptueshmërisë, mund të jetë më e
përshtatshme që bilanci dhe pasqyrat financiare të përgatiten në mijë lekë, se
sa të përdoren shuma të plota. Kjo mundëson shmangien e detajeve të
tepruara dhe përqëndrimin në informacionin e duhur financiar.
 1.2.5 Parimi i kompensimit.
 Aktivet, detyrimet, të ardhurat dhe shpenzimet, nuk mund të kompensohen me
përjashtim të rastit kur një gjë e tillë kërkohet ose lejohet nga një standard
kontabiliteti.
 Është e rëndësishme që aktivet, detyrimet, të ardhurat dhe shpenzimet të
raportohen më vete. Kompensimi në pasqyrën e të ardhurave ose në bilanc,
përveçse kur ai pasqyron mirë përmbajtjen e transaksioneve ose ngjarje tjetër,
i pengon lexuesit si në të kuptuarin e transaksioneve, ngjarjeve dhe kushteve
që kanë ndodhur, ashtu edhe në vlerësimin e flukseve të ardhshme të parasë.
Vlerësimi i aktiveve me vlera neto pasi janë zbritur shumat e parashikuara
për zhvlerësim(provizionet),p.sh shumat e parashikuara për vjetërime/dalje
nga përdorimi të inventarëve dhe shumat e parashikuara të borxheve të
këqija në kërkesat për t`u arkëtuar – nuk është kompensim. Përkundrazi
është vlerësim real i pasurive të njësisë ekonomike. Nuk mund të ketë vlerë
përdorimi aq më tepër vlerë në aktivet e një njësie ekonomike, një aktiv i
qëndrueshëm apo inventar kur është amortizuar, kur ka dalë jashtë
përdorimit, etj. p.sh medikamentet e një njësie farmaceutike që kanë
plotësuar afatin e skadëncës, nuk mund të kenë më vlerë në aktive, ato nuk
kompensohen por nxirren jashtë përdorimit, pra i zbriten vlerës së aktiveve
të njësisë ekonomike.
1.2.6 Parimi i qëndrueshmërisë dhe krahasueshmërisë.
Në përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare duhet të përdoret
vazhdimisht të njëjtat politika kontabël,njëjta paraqitje dhe të njëjta
formate paraqitjeje.
Qëndrueshmëria në proçedurat kontabile dhe në formatin e paraqitjes së
bilancit dhe pasqyrave financiare është e nevojshme për një krahasim
objektiv të treguesve të situatës financiare të njësisë ekonomike gjatë viteve.
Kërkesat standarte për proçedurat kontabile, formatet e paraqitjes së
informacionit financiar në bilanc dhe pasqyrat financiare përbëjnë bazën për
krahasimin e të dhënave financiare të njësive të ndryshme ekonomike.
Ndryshimet në proçedurat kontabile (duke përfshirë formatet e bilancit,
pasqyrës së të ardhurave, pasqyrës së fluksit të parasë dhe pasqyrës së
ndryshimeve të kapitalit) mund të ndryshojë vetëm nëse:
1)Ndryshimi kërkohet nga një standart i ri ose i rishikuar i nxjerrë nga Këshilli
Kombëtar i Kontabilitetit ose Ligji për Kontabilitetin; ose
2)Formati i ri i paraqitjes mundëson një paraqitje më objektive dhe më të mirë të
gjendjes financiare, dhe fluksit të parasë të njësisë ekonomike raportuese (p.sh,
nëse njësia ekonomike ka ndryshuar veprimtarinë dhe si rredhojë e kësaj janë
bërë të nevojshme ndryshimet në paraqitjen e informacionit).
Informacioni krahasues për periudhën paraardhës do të jepet për të gjitha shumat
e raportuara në bilanc dhe pasqyrat financiare.Ky informacion do të përfshihet në
informacionin përshkrues,kur ai ndihmon me kuptueshmërinë e këtyre
dokumenteve të rëndësishme të periudhës ushtrimore aktuale.
Kur paraqitja e informacionit ndryshon,do të ndryshojë gjithashtu edhe paraqitja e
informacionit krahasues,me qëllim që të korrespondojë me paraqitjen e re, përveç
rasteve kur efekti i paraqitjes së re mbi ushtrimet e mëparshme nuk mund të
përcaktohet me besueshmëri.
1.2.7 Parimi i përputhshmërisë.
Shpenzimet, që lidhen me të ardhurat e fituara gjatë vitit ushtrimor për të cilin
raportohet, njihen në të njëjtin ushtrim kur janë njohur të ardhurat. Shpenzimet e
ndodhura gjatë një periudhe ushtrimore e cila nuk është e njëjtë me periudhën në
të cilën shpenzimet sigurojnë përfitime duhet të regjistrohen si shpenzime pikërisht
në periudhën që sjellin përfitime për njësinë.
Shpenzimet njihen në të njëjtin ushtrim kontabël kur janë njohur të ardhurat që
lidhen me to.Nëse të ardhurat që lidhen me shpenzime të caktuara nuk mund të
përcaktohen drejtpërdrejt, atëherë do të përdoren mënyra të tërthorta për njohjen
e tyre. P.sh, shpenzimet që lidhen me amortizimin e aktiveve të qëndrushme,
llogaritja e tyre bëhet në bazë të metodave të caktuara,me kuata amortizimi.
Shpenzimet nga të cilat nuk priten të gjenerohen të ardhura, njihen si shpenizme
në momentin kur ato ndodhin.
 1.2.8 Parimi i objektivitetit.
 Informacioni i paraqitur në bilanc dhe pasqyrat financiare duhet të jetë i
paanshëm dhe i besueshëm. Në përgatitjen e tyre dhe në vlerësimet kontabël,
drejtimi i njësisë ekonomike do të marrë në konsideratë të gjithë informacionin
përkatës duke përfshirë ngjarjet pas datës së mbylljes së bilancit, por para
nënshkrimit të tyre. Zgjedhja dhe paraqitja e informacionit në bilanc dhe
pasqyrat financiare, duhet të jetë objektive dhe e paanshme.Në përgatitjen e
tyre duhet të shmanget tendencioziteti.Vëmendje e njëjtë duhet ti kushtohet,
si inforamcionit pozitiv ashtu edhe atij negativ.
 1.2.9 Parimi i kujdesit(maturisë).
 Bilanci dhe pasqyrat finanicare duhet të përgatiten me kujdes dhe maturi me
qëllim që të shmanget mbivlerësimi i aktiveve dhe i të ardhurave ose
nënvlerësimi i detyrimeve dhe i shpenzimeve. Në të njëjtën kohë, nënvlerësimi
i qëllimshëm i aktiveve dhe i të ardhurave si dhe mbivlerësimi i detyrimeve e i
shpenzimeve, sikurse edhe krijimi i rezervave të fshehura nga përdorusit e
bilacit dhe pasqyrave financiare nuk justifikohet.
 Në përllogaritjet kontabël, drejtuesit duhet të shmangë optimizimin e
tepruar.Përkundrazi ata duhet të marrin në konsideratë të gjithë faktorët që
mund të ndikojnë në vlerën e aktiveve dhe detyrimeve në bilanc. P.sh, për një
shumë të parashikuar në kërkesat e arkëtueshme të dyshimta, drejtuesi duhet
të marrë parasysh përvojën e mëparshme
që lidhet me kërkesat e
arkëtueshme të pambledhshme dhe të mos mendojë me optimizëm se gjendja
është përmirësuar dhe kësaj here nuk ka nevojë për ndonjë ulje vlere me
emërtimin “borxhi keq” dhe parashikimin e krijimit të një provizioni.
1.2.10 Parimi i plotësisë.
Bilanci dhe pasqyrat financiare duhet të japin të gjithë informacionin e
nevojshëm për të paraqitur një pamje të vërtetë dhe të sinqertë të
gjendjes financiare dhe fluksit të parasë të njësisë ekonomike rapotuese.
Në to paraqitet një veshtrim i përgjithshëm dhe i plotë mbi gjendjen
financiare të njësisë ekonomike dhe flukseve të parasë,si dhe faktorë të
tjerë që kanë ndikuar mbi financat e njësië ekonomike në ushtrimin
kontabël për të cilin bëhet raportimi ose mund të ndikojë në periudhat e
mëvonshme.Informacioni për përdoruesit e bilancit dhe pasqyrave
financiare duhet të jepet edhe nëse nuk kërkohet shprehimisht nga ndonjë
standart i nxjerrë nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit.
1.2.11. Parimi i përmbajtjes ekonomike mbi formën ligjore.
Në pasqyrimin e veprimeve ekonomike në bilanc dhe pasqyrat finanicare,
përmbajtja e tyre ekonomike konsiderohet si baza kryesore,e cila nuk
është thënë të përputhet gjithmonë me formën e tyre ligjore.
Ajo është e një rëndësie shumë të veçantë dhe nuk merrë për bazë në
këtë pasqyrim,se si ato janë formuluar ose krijuar ligjërisht. Ndonëse në
shumë raste përmbajtja ekonomike e transaksioneve të biznesit përputhet
me formën e tyre ligjore, kjo nuk ndodhë gjithmonë.
P.sh, marrëveshje të caktuara për qira financiare mund të quhen
formalisht marrëveshje qiraje oshfrytzimi, por nëse i plotësojnë kriteret e
qirasë financiare të përshkruara në Standartet e Kontabilitetit
“Kontabilizimi i qirave financiare”, ato regjistrohen në pasqyrat
financiare si qira financiare.
Shëmbull: Përmbajtja ekonomike mbi formën ligjore.
Njësia ekonomike “X” i shet një banke një inventar për 600.000 lekë
me detyrimin që t`a riblejë këtë inventar më vonë. Çmimi i riblerjes
është 600.000 lekë plus një kosto financimi të llogaritur. Banka duhet
të japë një inventar që ka afërsisht të njëjtën cilësi dhe sasi me atë të
blerë (që do të thotë se banka nuk është e detyruar t`i japë njësisë
të njëjtin inventar fizik). Vlera reale inventarit të shitur bankës është
1.000.000 lekë.
A duhet të njohë njësia ekonomike të ardhurat nga
shitja e mallrave përderisa ekziston e drejta e
riblerjes?
Drejtuesi nuk duhet të njohë të ardhurat nga
trasferimi i inventarit në bankë. Inventari duhet të mbetet
në bilancin e njësisë ekonomike “X” dhe të ardhurat nga banka duhet
të njihen si borxh i garantuar(kolateral).Edhe pse inventari i riblerë nga
banka nuk është inventar i shitur, në përmbajtje ai është i njëjti aktiv.
Përmbajtja e veprimit është e tillë ku shitja dhe riblerja janë
transaksione të lidhura, dhe njësia “X” nuk i kalon bankës rreziqet dhe
përfitimet që lidhen me inventarin.