File - Etika ne Kontabilitet dhe Auditim

Download Report

Transcript File - Etika ne Kontabilitet dhe Auditim

Niveli i studimeve: Bachelor
Lënda:
Etika në Kontabilitet dhe
Auditim
Prof.dr.Muhamet Aliu
Ligjeratë
Parimet e Kontabilitetit dhe Auditimit si
Mbrojtës të Etikës Profesionale
Prof.dr.M.Aliu
Përmbajtja:
1. Parimet profesionale dhe etike të
kontabilitetit
2. Parimet profesionale dhe etike të
auditimit
Prof.dr.M.Aliu
Përgjithsisht mbi Parimet themelore
• Fakti i pranimit të përgjegjësisë për të vepruar
në interes të publikut, profesionin e
kontabilitetit e vlerësojmë si punë apo
veprimtari e cila ushtrohet mbi bazën e
parimeve.
• Kontabilistët profesional nuk kanë përgjegjësi
që të kënaqin në mënyrë specifike vetëm
nevojat e një klienti ose të një punëdhënësi të
caktuar.
Prof.dr.M.Aliu
Parimet e Kontabilitetit Përgjithshisht të
Pranuara (GAAP-PKPP)
• PKPP, janë parime themelore mbi të cilat mbështet
të ushtruarit e profesionit kontabël që nga pika
fillestare e deri në procesin e të raportuarit
financiar.
• PKPP, janë kuadër që përcakton cilat informata janë
përfshirë në pasqyra financiare dhe si ato
informacione duhet të pasqyrohen.
• PKPP, ngërthejnë në vete qëllimet themelore të
raportimit financiar dhe një numër të madh të
nocioneve dhe rregullave të përgjithshme e të
veçanta
Prof.dr.M.Aliu
Parimet e Kontabilitetit Përgjithshisht të
Pranuara (GAAP-PKPP)
• Shprehjet siç janë: qëllimet, standardet,
konceptet, përcaktimet, metodat dhe rregullat,
shpesh janë shfrytëzuar për përshkrimin e PKPP.
• Profesionistët kontabël duhet të zbatojnë PKPP,
sepse aplikimi i këtyre parimeve është masë
mbrojtëse ndaj kërcnimeve ndryshme të cilat
komprementojnë profesionin kontabël.
Prof.dr.M.Aliu
Konceptet përgjithsht të pranuara të
kontabilitetit
• Koncepti i njësisë ekonomike ( bussines entity
concept),
• Koncepti i vazhdimësisë së vërtetë apo i
vijueshmërisë së veprimtarisë (continuing – concern
concept),
• Koncepti i valutës stabile, d.m.th.stabiliteti i njësisë
monetare (stable – period concept),
• Koncepti i përcaktimit kohor, d.m.th.periudhës
raportuese (time – period concept)
Prof.dr.M.Aliu
Koncepti i njësisë ekonomike (bussines
entity concept),
• Sipas këtij koncepti njësia ekonomike (ndërmarrja
apo shoqëria tregtare) është njësi e vetme, e pavarur
nga ndërmarrje të tjera apo pronarë, pavarësisht a
është fjala për një apo më shumë pronarë.
• Ky subjekt gjatë raportimit të gjendjes dhe suksesit
financiar, në raportet financiare përfshin vetëm ato
transaksione të cilat kanë të bëjnë vetëm me atë
subjekt. P.sh. Nëse pronari i subjekt posedon
automjet, ai automjet nuk përfshihet në pasurisë e
ndërmarrjes. Gjithashtu, shpenzimet për derivate
dhe mirmbajtje nuk mund të trajtohen si shpenzime
të afarizmit.
Prof.dr.M.Aliu
Koncepti i vazhdimësisë së vërtetë apo i
vijueshmërisë së veprimtarisë (continuing – concern
concept),
• Sipas këtij koncepti supozohet se njësia ekonomike
(ndërmarrja apo shoqëria tregtare) veprimtarinë e
vet do ta vazhdojë ta ushtrojë edhe në të ardhmen
dhe se nuk do të zvogëlojë ndjeshëm aktivitetin e saj.
• Mendohet se veprimtarinë do ta vazhdojë edhe në
rast se punon me humbje, deri në kohën sa ekziston
shpresa për një fitim në të ardhmen.
• Në kundërshtim me këtë koncept, është e mundur të
flitet për ndalimin e funksionimit apo likuidimin.
Prof.dr.M.Aliu
Koncepti i përcaktimit kohor, d.m.th.periudhës
raportuese (time – period concept)
• Ky koncept është i lidhur me konceptin e
vazhdimësisë së vërtetë apo të vijueshmërisë së
veprimtarisë dhe kërkon që raportimi financiar të
bëhet në periudha të caktuara kohore. Ajo mund
të jetë njëherë në vit, dy herë, katër herë apo
edhe më shkurtë apo më gjatë.
• Si zakonisht për nevoja të shfrytëzuesve të
jashtëm pasqyrat financiare dorëzohen një herë
në vit.
Prof.dr.M.Aliu
Koncepti i valutës stabile, d.m.th.stabiliteti i njësisë
monetare (stable – currency concept),
• Sipas këtij koncepti supozohet se aftësia blerëse e
njësisë monetare gjatë asaj periudhe nuk ndryshon.
• Të gjiitha kategoritë ekonomike dhe aktivitetet afariste
janë vlerësuar në njësi monetare.
• Pasyrat financiare hartohen për një periudhë të caktuar
kohore, andaj në rast të inflacionit apo deflacionit
pozicionet bilancore nuk janë vlerësuar me njësi
monetare të vlerës së njëjtë.
• Kështu mund të ndryshojë dukshëm pasqyrimi real i
gjendjes dhe i suksesit financiar të subjektit.
• Në rast të inflacionit duhet të bëhet rivalorizimi sipas
koeficientit të cilin e publikon institucioni përkatës i
vendit të subjektit afarist.
Prof.dr.M.Aliu
Parimet përgjithsisht të pranuara të
kontabilitetit
• Parimi i vlerës furnizuese apo kostoja e furnizimit
(cost principle),
• Parimi i objektivitetit (objectivity principle),
• Parimi i realizimit (realization principle),
• Parimi i përputhjes (matching principle),
• Parimi i materialitetit (materiality principle),
• Parimi i plotësisë (full-disclosure principle),
• Parimi i vazhdimësisë apo i konsistencës (consistency
principle),
• Parimi i kujdesit apo maturisë (conservatism
principle)
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i vlerës furnizuese apo kostoja e
furnizimit (cost principle)
• Sipas këtij parimi, kërkohet që evidentimi i transaksioneve të bazohet
në vlerën furnizuese apo koston e furnizimit. Ky parim ndryshon nga
parimi i vlerësimit me çmimet e tregut (market value principle) ose i
kostos së zavendësimit (replacement kost principle).
• Sipas parimit të kostos historike, të gjitha veprimet që lidhen me
sigurimin e të ardhurave, pagesën e shpenzimeve dhe me lindjen e të
drejtave e të detyrimeve financiare duhet të rregjistrohen në
kontabilitet me vlerën e tyre në datën e kryerjes së veprimeve.
• Ky parim kërkon që aktivet dhe detyrimet të vazhdojnë të mbahen në
kontabilitet me të njëjtën kosto historike.
• Kur një veprim ekonomiko-financiar shoqërohet me lëvizjet monetare
(me pagesa ose arkëtime), atëherë kostoja historike konsiderohet
baraz me shumën monetare të paguar ose të arkëtuar efektivisht.
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i vlerës furnizuese apo kostoja e
furnizimit (cost principle)
• Baza për vlerësimin e vlerës furnizuese (kostos furnizuese)
janë të dalat reale monetare që kanë ndodhur apo do të
ndodhin për pagesën e detyrimeve gjatë furinizimit të
ndonjë pasurie.
• Nëse për furnizimin e një aseti sipas dokumentacionit
kontabël janë paguar 20,000€, ai aset evidentohet sipas
asaj vlere të paguar, pavarasisht nga ajo se sa realisht vlenë
ai aset.
• Vlera furnizuese është baza e cila meret për përllogaritjen e
zhvlerimit vjetor të asetit përkatës.
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i objektivitetit (objectivity principle)
• Sipas këtij parimi, kërkohet që të gjitha rregjistrimet kontabël duhet të
bazohen sa të jetë e mundur më shumë në të dhëna që mund të
përcaktohen në mënyrë objektive.
• Përcaktimi i objektivitetit kërkon që çdo rregjistrim të bazohet në
dokumenta që pasqyrojnë veprimet direkte ndërmejt dy ose më
shumë palëve që kanë interesa të kundërta ndërmjet tyre.
– interesi i shitësit është që të shesë me çmim sa më lartë kurse,
– interesi i blerësit është që të paguajë një çmim sa të jetë e mundur
më të vogël
– Kjo pasqyrohet në dokumntat e secilës palë!
• Në rastet e pamundësisë së përcaktimit objektiv të vlerës së një
shpenzimi (siç është amortizimi), atëherë lejohet përdorimi i kritereve
tjera të përcaktimit, siç pshtë kriteri i kostos reale të aktivit dhe
jetëgjatësisë së përdorimit të tij.
• Sipas këtij parimi raportet financiare duhet të hartohen sipas të
dhënave objektive të cilat janë të dokumentuara apo në bazë të
dhënave të cilat mund të verifikohen në çdo moment nga çdo auditor i
brendshëm apo i jashtëm.
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i realizimit apo i fitimit të të ardhurave
(realization principle)
• Sipas këtij parimi, kërkohet që të ardhurat të njihen atëherë kur
ato realisht janë realizuar (fituar), kurse jo në kohën kur realisht
janë pranuar paratë.
• Sipas këtij parimi edhe shpenzimet njihen njësoj në kohën kur
kanë ndodhur e jo në kohën kur janë paguar.
• Të ardhurat nuk janë të barabarta me arkëtimet dhe shpenzimet
nuk janë të barabarta me pagesat.
• E ardhura përkufizohet si dobi ekonomike e cila e rrit ekuitetin
nëpërmjet rrjedhave brenda, ose nëpërmjet shtimit të pasurisë
ose pakësimit të detyrimeve.
• Shembuj të rrjedhave brenda të dobive ekonomike që nuk
paraqesin të hyra janë mbledhja e të arkëtueshmeve dhe pranimi
avanc i parave për shërbimet që ende nuk janë kryer.
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i realizimit apo i fitimit të të ardhurave
(realization principle)
• Kushtet për njohjen e të ardhurave:
– Malli apo shërbimi të jetë dhënë blerësit,
• Blerësi të mos ketë vërejtje për cilësinë
– Pronësia dhe rreziku të kish kaluar te
blerësi,
– Që shitja të mund të shprehet në vlerë dhe
– Të mos ketë paqartësi në pagesë.
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i përputhjes (matching principle)
• Sipas këtij parimi duhet të bëhet përputhja e të
ardhurave dhe shpenzimeve për periudhën përkatëse
dhe të konstatohet rezultati financiar, që mund të jetë:
– Fitim apo
– Humbje
Shpenzimet e një periudhe përkatëse përfshijnë të gjitha
pakësimet e elementeve pasurorë të njësisë ekonomike
që kanë kontribuar në krijimin e të ardhurave të kësaj
periudhe.
Ky parim me cilin parim është i lidhur?
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i përputhjes (matching principle)
• Parimi akrual (rrjedhës)
• Parimi i përputhjes së përkatësisë kohore
kërkon kryerjen e rregjitrimeve kontabël sipas
parimit të të drejtave të konstatuara, që
bazohet në momentin e realizimit (maturimit)
të një veprimi dhe jo sipas parimit të bazës
monetare (pagesës faktike të një shpenzimi
ose të arkëtimit faktik të një të ardhure)
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i materialitetit (materiality principle)
• Sipas këtij parimi, kërkohet që t`u
përmbahemi të gjitha rregullave të cilat kanë
rëndësi për krijimin e pasqyrës reale për
subjektin afarist që raportojmë.
• Përmbajtja mbi formën
• Mund të mos paraqiten ato informacione
financiare të cilat nuk ndikojnë në cilësinë e
raportimit financiar apo mund të ndikojnë
negativisht në vendimarjen e atyre
shfrytëzuesve.
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i materialitetit
• Të gjithë zërat material duhet të prezentohen ndaras në pasqyra
financiare. Shumat jomateriale duhet të grumbullohen në
shuma që i përkasin natyrës së njejtë apo funksionit të
ngjashëm, dhe nuk nevojitet të prezentohen ndaras.
• Pasqyrat financiare janë rezultat i përpunimit të një numri të
madh të transaksioneve të cilat mblidhen sipas natyrës së tyre
(p.sh. pagat, shpenzimet e vendqëndrimit) apo sipas funksionit
(p.sh. shpenzimet administrative apo të shitjes).
• Një zë i cili nuk është aq i materializuar për t’u prezentuar
posaçërisht në ballinën e pasqyrave financiare, mundet të jetë
aq i materializuar sa të mund të prezentohet ndaras në shënimet
sqaruese.
• Materialiteti varet nga madhësia dhe natyra e zërit të vlerësuar
në rrethanat e posaçme të lënies së tij jashtë, apo në krahasim
me zërat e tjerë të cilët vlerësohen së bashku.
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i plotësisë (full-disclosure principle)
• Sipas këtij parimi, kërkohet që raportet financiare të
përmbajnë të gjitha informatat e rëndësishme për të
vlerësuar mbi afarizmin e ndërmarrjes.
• Kjo nuk don të thotë se raportet duhet të jenë të ngarkuara
me detaje të parëndësishme, por me plotësi nënkuptojmë
se asnjë informatë që është e rëndësishme për shfytëzuesit
e informacioneve nuk mund të lehet jasht raporteve
financiare.
• Përmbajtja mbi formën
• Ky parim ka të bëjë me regjistrimin e plotë të
transaksioneve dhe me raportimin e plotë të tyre.
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i vazhdimësisë apo i konsistencës
(consistency principle)
• Sipas këtij parimi, kërkohet që rigorozisht të zbatohen
rregullat dhe procedurat e aprovuara për hartimin dhe
prezantimin e pasqyrave financiare.
• Ky parim është kusht për krahasimin e raporteve
financiare përgjatë periudhave të ndryshme raportuese.
• Aktivitetet afariste duhet prej një periudhe raportuese në
tjetrën të evidentohen sipas rregullave të aprovuara më
herët.
• Nëse vjen deri te ndonjë ndryshim duhet të tregohet
arsyeja e ndërimit dhe të kuantifikohet ai ndikim në
rezultatin financiar.
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i vazhdimësisë sipas SKK1
• Gjatë përgatitjes së pasqyrës financiare, menaxhmenti duhet të
vlerësojë mundësinë e ndërmarrjes për të vazhduar veprimin e
saj.
• Pasqyrat financiare duhet të përgatiten në bazë të Parimit të
vazhdueshmërisë së afarizmit, përveç se ne rastet kur
menaxhmenti mendon të ndalë afarizmin, apo nuk ka ndonjë
alternativë tjetër reale përveç ndëprerjes.
• Në një rast të tillë, pasqyrat financiare nuk duhet të përgatiten
në bazë të parimit të vazhdueshmërisë së afarizmit, si dhe një
gjë e tillë duhet të tregohet si dhe të tregohet arsyeja pse
ndërmarrja nuk është në përputhje me këtë parim.
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i kujdesit apo maturisë - konservatorizmit
(conservatism principle)
• Sipas këtij parimi, pasiguria është pjesë përbërëse e
afarizmit, pikërisht kur është fjala për ardhmërinë e biznesit.
• Sipas këtij parimi, si rregjistrimi kontabë i veprimeve që kanë
të bëjnë me të ardhurat, shpenzimet ose me treguesit e
tjerë të veprimtarisë së një njësie ekonomike, ashtu edhe
paraqitja e tyre në pasqyrat financiare duhet të bëhet me
kujdes të madh pa teprime dhe eufori. Ato duhet të
pasqyrohen me një madhësi realisht të garantuar, kurse
vlerësimet e llojeve të ndryshme të aktiveve dhe të pasiveve
nuk duhet të karakterizohen as nga mbivlerësime, as nga
nënvlerësime.
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i kujdesit apo maturisë - konservatorizmit
(conservatism principle)
• Sipas këtij parimi, fitimet e tepërta që mund të rrjedhin nga
ngritja e vlerës së aktiveve të ndryshme do të rregjistrohen
vetëm mbas realizimit të tyre faktik, kurse humbjet e
mundshme të elemenetëve pasurorë duhet të regjistrohen
vetëm në momentin e ndodhjes dhe të matjes së tyre.
• Kur kostoja është më e ulët se çmimi i tregut, atëherë gjendja
materiale duhet të vlerësohet me koston, kurse kur kostoja
është më e lartë se çmimi i tregut atëherë këto rezerva duhet
të vlerësohen me çmimin e tregut.
• Në këtë mënyrë bëjmë një korrigjim të rëndësishëm të parimit
të kostos historike.
Prof.dr.M.Aliu
Parimi i kujdesit apo maturisë - konservatorizmit
(conservatism principle)
• Parimi i konservatorizmit, të hyrat i njohim vetëm
atëherë kur ato realisht janë realizuar, kur janë fituar,
gjegjësisht kur janë të sigurta, kurse shpenzimet edhe
atëherë kur janë të mundshme.
• Për shkak të paqartësisë në vitin afarist tentohet të
tregohet fitim mundësisht më i vogël, ashtu që një pjesë
e tij të bartet për periudha të ardhshme raportuese.
• Pasuria nënvlerësohet kurse detyrimet mbivlerësohen.
• Ky aprim nuk mund të përdoret për qëllim të mshefjes
apo ikjes nga tatimi në fitim.
Prof.dr.M.Aliu
Parimet e punës profesionale
Instituti Amerikan i Ekspertëve Kontabël i
përcakton këto parime:
• Pavarësia, ndershmëria dhe objektiviteti,
• Aftësia
(kompetencë)
profesionale
dhe
standarde teknike
• Përgjegjësia ndaj klientëve
• Përgjegjësia ndaj kolegëve
• Përgjegjegjësi të tjera dhe praktikë profesionale
Prof.dr.M.Aliu
Pavarësi, ndershmëri dhe objektivitet
• Eksperti kontabël profesionin e vet duhet ta ushtrojë
i pavarur nga ata që ai u ofron shërbime,
• Duhet të ruajnë ndershmërinë dhe objektivitetin
gjatë ushtrimit të profesionit.
– Nuk duhet të shtrembërojnë faktet
– Gjykimet e tyre nuk duhet të varen nga të tjerër
Trego në cilat raste mund të cënohet apo kufizohet
pavarësia e ekspertit kontabël?
Prof.dr.M.Aliu
Aftësia profesionale (kompetencë) dhe
standarde teknike
• Eksperti kontabël duhet të respektojë
standardet teknike të degës përkatëse dhe të
synojë vazhdimisht rritjen e aftësisë
profesionale dhe të cilësisë së shërbimeve të
tij.
Prof.dr.M.Aliu
Përgjegjësia ndaj klientëve
• Eksperti kontabël duhet të jetë i drejtë dhe i
ndershëm me klientët e tij dhe t`u shërbejë sa
më mirë, duke treguar korrektësi profesionale
për intresat e tyre dhe duke qëndruar gjithmonë
këmbëngulës për përgjegjësisitë që ka para
publikut
Prof.dr.M.Aliu
Përgjegjësia ndaj kolegëve
• Eksperti kontabël duhet të sillet në atë mënyrë
të që të nxitë bashkëpunimin dhe të ruajë
marrëdhënie të mira me anëtarët e një
profesioni.
Prof.dr.M.Aliu
Përgjegjegjësi të tjera dhe praktikë
profesionale
• Eksperti kontabël duhet të sillet në një mënyrë
të tillë që të ndikojë në ngritjen e nivelit
profesional të degës dhe të aftësive të tija për
t`i shërbyer sa më mirë publikut.
Prof.dr.M.Aliu
Ju faleminderit për
vëmendje
Fundi i ligjëratës
Prof.dr.M.Aliu
34