shkarko.. - Agim Binaj

Download Report

Transcript shkarko.. - Agim Binaj

Prof.As.Dr.Agim BINAJ
Lenda: Kontabilitet - Analize
Tema II-te: Bilanci dhe pasqyrat financiare
Leksioni 4
a- Pasqyrat financiare dhe roli i tyre ne raportin financiar; Pasqyra e te
ardhurave dhe shpenzimeve; Pasqyra e kapitalit te pronarit.
b- Karakteristikat cilesore; dhe parimet kryesore te ndertimit te pasqyrave
financiare.
Në vëmëndje për studentët.
Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit
Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua
tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm
për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam
treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për
pyetje të ndryshme.
Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka
asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se
kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht),
gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën
e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në
kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo
është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është
mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar
shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni
me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila
është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me
zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e
rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë.
Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A
keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në
listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase
synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet
për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo
rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta
për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe
të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk
trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni
gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi
të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që
të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist.
Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të
kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara.
Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të
sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin
kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh
në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël
për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për
ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta
interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se
kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju
do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni
nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë
lëndë.
Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat,
pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens
humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju
të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më
pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe
si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë
pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që
ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase
ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet
të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të
përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky
është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo
mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta
për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të
klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu
juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti
presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një
pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam
në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën
tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë
ka në këtë lëndë për ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të
vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është
fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të
përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte
instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai
për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado
qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen
në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta
me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e
pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë
duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë.
Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të
përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju
duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti
(dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj
është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni
mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi
ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të
zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar
të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme
derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj
dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj
të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin.
Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni
mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni
përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi.
Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj
është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq.
Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi
nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të
lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë
problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që
pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e
tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh
se pedagogu është qënie njerëzore.
Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të
pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të
punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të
përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni
vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk
kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje
idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh
idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj.
Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë.
Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të
duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të
përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të
mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në
përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira.
Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë
gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg
me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një
formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar
mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.
ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni
BILANCI DHE KUPTIMI MBI
PASURINË NË NJËSITË EKONOMIKE
Pasqyrat dhe roli i
tyre në raportimin
financiar
Karakteristikat cilësore
dhe supozimet kryesore
të instit. financiar
Pasqyra e të
ardhurave dhe
shpenzimeve
Pasqyra e kapitalit
të pronarit
Pasqyra e
ndryshimeve të
mjeteve monetare
Kuptueshmëria
Përshtatshmëria
Qënia pa të meta
(Besueshmëria)
Krahasueshmëria
Supozimet kryesore të
ndërtimit të pasqyrave
financiare
Çështja 3-të. Pasqyra financiare dhe roli i tyre në raportimin
financiar.
3.1 Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve.
Pasqyron gjëndjen e të ardhurave të realizuara të njësisë
ekonomike dhe shpenzimeve të kryera për sigurimin e këtyre të
ardhurave nga aktiviteti i njësisë ekonomike gjatë një periudhe
kohe të caktuar. Pra ajo jep informacion në lidhje me efikasitetin
dhe efektivitetin e drejtimit të njësisë ekonomike gjatë një
periudhe kohe. Të ardhurat kryesore të njësisë sigurohen nga
shitja e mallrave dhe shërbimeve të ndryshme, nga interesat
aktive, nga qeraja e mjeteve të dhëna me qera, etj. Të ardhurat
përfaqësojnë flukse hyrëse (rritjen e përfitimeve ekonomike) gjatë
periudhës së raportimit, që çojnë në rritjen e aktiveve ose
pakësimin e detyrimeve dhe që rrisin kapitalin e njësisë
raportuese.
Shpenzimet janë flukse dalëse (pakësimet e përfitimeve
ekonomike) gjatë periudhës raportuese që rezultojnë në pakësimin
e aktiveve apo rritjen e detyrimeve dhe që zvogëlojnë kapitalin e
njësisë raportuese.
Si të ardhurat ashtu dhe shpenimet e njësisë raportuese
kontabilizohen sipas metodës së konstatimit të të drejtave dhe
detyrimeve që do të thotë se kontabilizimi bëhet në momentin kur
transaksioni ekonomik ndikon mbi aktivet neto të njësisë raportuese,
dhe jo në momentin e hyrjes ose daljes së parave që shoqërojnë
transaksionin. Tejkalimi i të ardhurave mbi shpenzimet quhet e
ardhura neto apo fitim kontabël dhe duhet të pasqyrohet në mënyrë
të veçantë në këtë pasqyrë. Kjo pasqyrë shpesh quhet “Llogaria
Humbje – Fitime” ose llogari e drejtimit. Në dallim nga bilanci, që
është një pasqyrë e vlerave të aktivit, të detyrimeve dhe të kapitalit
të vet në një moment të dhënë, një pasqyrë statike e situatës
financiare të njësisë, pra një “fotografi” e pasurisë në një moment
të dhënë, në fund të periudhës, pasqyra e të ardhurave dhe
shpenzimeve është përcaktuse në ecurinë e aktivitetit të
njësisë ekonomike gjatë periudhës kontabël, muaj, vit, etj. Pra
është një pasqyrë dinamike sepse tregon dinamikën e rezultatit të
aktivitetit gjatë vitit ushtrimor.Modeli i thjeshtë që paraqet rezultatin
e aktivitetit është si më poshtë:
Fitim (ose Humbje) = Të ardhura - Shpenzimet
Në skemën 4 paraqitet forma e thjeshtë e pasqyrës së të ardhurave
dhe shpenzimeve:
Shoqëria x
Skema 4
Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve
për vitin që mbaron me 31 dhjetor 200x
Të ardhura
Minus : Shpenzime
Fitimi Neto
200.000L
130.000L
70.000L
Kjo është një nga pasqyrat më të rëndësishme financiare sepse qëllimi i
saj është të tregojë se njësia ekonomike e ka arritur apo jo qëllimin final,
sigurimin e fitimit, pra shtimin përfundimtar të kapitalit të pronarit. Forma e
paraqitur më sipër për pasqyrën e të ardhurave quhet forma e shkallëzuar, e
listuar apo vertikale. Kjo pasqyrë mund të ndërtohet dhe në formë të
krahasuar apo horizontale, sipas së cilës shpenzimet do pasqyrohen në anën
e majtë të pasqyrës kurse të ardhurat do pasqyrohen në anën e djathtë të
saj.
Në këtë formë diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve do të
vendoset për barazim në anën me shumën më të vogël dhe përbën zërin
Fitim ose Humbje të kësaj pasqyre. Sipas standarteve tw kontabilitetit,
informacioni për të ardhurat dhe shpenzimet e njësisë ekonomike paraqitet
në pasqyrën “Llogaria Humbje – Fitime”, që është e ndërtuar në formë të
krahasuar dhe ku elementët e të ardhurave dhe të shpenzimeve paraqiten të
grupuara në një mënyrë të caktuar në përputhje me natyrën e tyre.
Kjo është një nga pasqyrat më të rëndësishme financiare sepse
qëllimi i saj është të tregojë se njësia ekonomike e ka arritur apo
jo qëllimin final, sigurimin e fitimit, pra shtimin përfundimtar të
kapitalit të pronarit. Forma e paraqitur më sipër për pasqyrën e të
ardhurave quhet forma e shkallëzuar, e listuar apo vertikale. Kjo
pasqyrë mund të ndërtohet dhe në formë të krahasuar apo
horizontale, sipas së cilës shpenzimet do pasqyrohen në anën e
majtë të pasqyrës kurse të ardhurat do pasqyrohen në anën e
djathtë të saj.
Në këtë formë diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve do
të vendoset për barazim në anën me shumën më të vogël dhe
përbën zërin Fitim ose Humbje të kësaj pasqyre. Sipas
standarteve tw kontabilitetit, informacioni për të ardhurat dhe
shpenzimet e njësisë ekonomike paraqitet në pasqyrën “Llogaria
Humbje – Fitime”, që është e ndërtuar në formë të krahasuar dhe
ku elementët e të ardhurave dhe të shpenzimeve paraqiten të
grupuara në një mënyrë të caktuar në përputhje me natyrën e
tyre.
3.2 Pasqyra e kapitalit të pronarit.
Kjo pasqyrë tregon të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në
madhësinë e kapitalit të pronarit gjatë një periudhe të
caktuar kohe.Tregon dinamikën e ndryshimit të kapitalit të pronarit
gjatë një periudhe si nga ndryshimi i interesave të pronarit në njësinë
ekonomike ashtu edhe nga efektet e aktivitetit të saj të kryer nga
drejtimi i njësisë. Ajo pasqyron kapitalin e pronarit në fillim të
periudhës, të ardhurën neto ose humbjen e realizuar gjatë periudhës,
investimet dhe tërheqjet e kapitalit të bëra gjatë periudhës nga
pronari si dhe mbetjen e kapitalit të pronarit në fund të periudhës.
Madhësia e kapitalit gjendje në fund të periudhës, llogaritur sipas
kësaj pasqyre, duhet të përputhet me shumën e kapitalit të pronarit
të paraqitur në bilanc.
Pasqyra e kapitalit të pronarit paraqitet në skemën 5 :
Skema 5
Nr
Emërtimi
1
Gjendja në fillim
2
Pakësim gjatë vitit
Kapitali I
Fitmi
Investime
Totali
Nënshkruar
neto
të pronarit
Xxx
xxx
xxx
xxx
xxx
xxx
- Tërheqje nga
pronari
( Dividendë )
( - )
- Humbje
3
( - )
- Zvogëlim kapitali
( - )
Gjendja në fund të
vitit
Xxx
xxx
Në skemën 6 paraqitet forma e thjeshtë e pasqyrës të kapitalit të pronarit:
Skema 6
Shoqëria X
Pasqyra e gjendjes se kapitalit
për vitin që mbaron me 31 dhjetor 200x
Kapitali I pronarit më 1 janar 200x
+ E Ardhura Neto e vitit
100.000L
Totali
- Tërheqjet e pronarit gjatë vitit
420.000L
520.000L
(Dividendët)
= Kapitali I pronarit më 31 dhjetor 200x
120.000L
400.000L
3.3 Pasqyra e ndryshimeve të mjeteve monetare.
Kjo pasqyrë siguron informacion në lidhje me hyrjet dhe daljet e
mjeteve monetare gjatë një periudhe kohe të caktuar dhe
efektet monetare të të gjitha marrëdhënieve me të tretët, që
rezultojnë nga aktiviteti i zakonshëm, investues dhe financiar i
njësisë ekonomike. Kjo pasqyrë është e rëndësishme për t’u
informuar për gjëndjen e likuiditeteve në njësinë e ekonomike,
pra për aftësinë e saj paguese.
Si konkluzion mund të thuhet se që të gjitha pasqyrat kanë
lidhje të ngushtë me njëra tjetrën dhë të gjitha së bashku japin
një pamje të plotë të gjendjes financiare të njësisë ekonomike.
Në këtë pjesë ato u paraqitën shumë shkurtimisht vetëm me
qëllim që të krijohet një ide në lidhje me to. Më pasë në kapitull
të vecantë psqyrat finaanciare do të trajtohen më gjerë.
Çështja 4-të.Karakteristikat cilësore dhe parimet kryesore të
ndërtimit të pasqyrave financiare.
4.1.Karakteristikat kryesore të pasqyrave financiare.
Karakteristikat cilësore janë ato që e bëjnë informacionin kontabël (
bilancin dhe pasqyrat e tjera përmbledhëse ) të dobishme për
përdoruesit. Këto karakteristika mund t`i përmbledhim:
• Kuptueshmëria (të qenit e kuptueshme)
• Përshtashmëria në objektin që synon
• Qënia pa të meta ( Besueshmëria)
• Krahasueshmëria
• Vijushmëria
a) Kuptueshmëria e informacionit kontabël të nxjerrë.
Informacioni kontabël duhet të jetë i kuptueshëm nga përdoruesit e
tij.Një informacion kontabël kompleks, i përshtatshëm (me dokumente
përmbledhëse të kostos, magazinave, shit-blerjeve, analizë treguesish,
etj.) duhet të lehtësojë njohjen, studimin dhe nxjerrjen e
konkluzioneve për ecurinë dhe shtimin e njësisë ekonomike. Arsyetimi
se ai është tepër i vështirë për t`u kuptuar nga disa përdorues ose
drejtues nuk qëndron. Në organizimin e njësisë ekonomike edhe kur
drejtuesi (administratori) nuk është specialist kontabiliteti, duhet të
jenë menaxherët financiarë, ose këshilltarët e profesionit të financës
dhe kontabilitetit, ata që studiojnë informacion kontabël, nxjerrin
konkluzione dhe i vijnë në ndihmë drejtuesit të biznesit me propozime
të tyre për rritjen e aktivitetit fitimprurës. Pasqyrat financiare
përgatiten për të informuar një grup të gjerë përdoruesish. Me qëllim
që informacioni i tyre të jetë informues dhe i kuptueshëm,
terminologjia e përdorur duhet të jetë e njëjtë gjatë gjithë materialit.
Ato duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme dhe të shmangin
përdorimin e një terminologjie të pakuptueshme për lexuesit e
jashtëm. Megjithatë, në përgatitjen e pasqyrave financiare mendohet
që lexuesit dhe përdoruesit e tyre kanë njohuri të mjaftueshme në
fushën e kontabilitatit. Për t`i ardhur në ndihmë atyre pasqyrat
financiare duhet të përmbajnë referenca p.sh. pasyra e të ardhurave e
shpenzimeve, e fluksit të parave, etj.
Për këtë arsye kërkohet që përdoruesit e informacionit kontabël të
kenë:
- një njohje të mirë të aktiviteteve ekonomike dhe të kontabilitetit.
- vullnetin për të studiuar informacionin qoftë dhe i vështirë, në
mënyrë të mjaftueshme, të zellshme e të kujdesshme, për të nxjerrë
konkluzionet e duhura për aktivitetin e njësisë ekonomike.
b) Përshtatshmëria me objektivin (Forca ndikuese).
Informacioni kontabël që përftohet nga bilanci dhe pasqyrat e tjera
përmbledhëse, që përmbajnë gjendjet finacniare, është i dobishëm
kur ai ndikon në vendimet ekonomike të përdoruesve:
- duke i ndihmuar të vlerësojnë ngjarjet e kaluara, të tanishme dhe
ecurinë e njësisë ekonomike në të ardhmen.
- ose duke konfirmuar apo duke korrigjuar vlerësimet e tyre të
mëparshme në funksion të shëndoshjes së aktivitetit të njësisë
ekonomike në të ardhmen.
Përshtatshëmria e informacionit ndikohet :
- së pari, nga natyra e informacionit kontabël, i cili duhet të jetë
bindës dhe argumentues.
Kur është i tillë, ai është ndikues në marrjen e vendimeve. Kështu
p.sh. pasi është bërë analiza e kostos në bazë të dokumentave
përmbledhëse, është vendosur që artikulli A të mos prodhohet më
dhe në vend të tij të dyfishohet prodhimi i artikullit B, mbasi ky
artikull ka treg të garantuar dhe çmim të mirë. Një vendim i tillë
është në kohë dhe do të rrisë më tej efektivitetin e njësisë
ekonomike.
- së dyti, nga rëndësia e informacionit kontabël.
Një informacion kontabël i rëndësishëm, ndikon drejpërdrejt në
vendimet e drejtimit të njësisë. Një informacion i pasaktë do ta
fuste në vështirësi njësinë dhe do të kishte pasoja të rënda për
ecurinë e aktivitetit të saj.
c) Qënia pa të meta e informacionit kontabël (bilancit dhe
pasqyrave të tjera fianciare) – Besueshmëria.
Informacioni kontabël konsiderohet pa të meta kur nuk është i
prekur nga gabime, as nga marifete të rëndësishme. Që të jetë i
besueshëm ai duhet të pasqyrojë besnikërisht veprimtarinë e njësisë
ekonomike.
Qënia pa të meta e informacionit kontabël rrjedh nga zbatimi i pesë
parimeve që vijojnë.
1. Parimi i pamjes besnike: Për të qënë pa të meta, informacioni
kontabël duhet të paraqesë në mënyrë besnike transaksionet dhe
ngjarjet e tjera që ai synon të përfaqësojë.
Kështu, kur një vlerësim në informacionin kontabël është i pa
sigurtë, transaksioni në përgjithësi nuk duhet të figurojë. P.sh. në
qoftë se vlefshmëria dhe shuma e një kërkese dëmi, në sajë të një
veprimi gjyqësor janë objekt i një kundërshtimi serioz, nuk është e
përshtatshme për sipërmarrjen të marrë në llogari në bilancin e saj
shumën totale të kësaj kërkese. Përkundrazi mund të jetë e
përshtatshme të jepet një informacion në aneks për shumën dhe
rrethanat e kërkesës.
Anasjelltas mund të jetë e përshtatshme që të evidentohen
elementët e vështirë për t`u matur, duke treguar rrezikun që lidhet
me këtë evidentim dhe me vlerësimin e tij.
2. Parimi i përparësisë së realitetit mbi formën: Është e
nevojshme që në pasqyrat financiare, transaksionet dhe ngjarjet e
tjera të paraqiten duke mbajtur parasysh thelbin e tyre ose
realitetin ekonomik të tyre, më shumë se sa formën juridike.
P.sh. në qoftë se shitja e një aktivi një të treti, i lë sipërmarrjes
shitëse të drejtën e përdorimit të këtij aktivi, konstatimi i shitjes
nuk i korrespondon realitetit të transaksionit.
3. Parimi i neutralitetit (objektivitetit): Informacioni i paraqitur
në pasqyrat financiare
duhet të jetë, i paanshëm dhe i
besueshëm.
Kur zgjedhja apo paraqitja e informacionit kontabël nuk
mbështetet mbi kuadrin ligjor, kërkesat profesionale dhe të
vërtetën e zhvillimeve në fushën e njësisë apo aktivitetit, atëherë
themi se mungon objektiviteti, gjë që ka ndikim të drejtëpërdrejtë
në marrjen e vendimeve ose gjykimeve me qëllim që të arrihet një
rezultat i përcaktuar. Në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe
çmuarjen
kontabile, drejtimi i njësisë duhet të marrë në
konsideratë të gjithë informacionin përkatës duke përfshirë
ngjarjet pas datës së mbylljes së bilancit, por para nënshkrimit të
tyre.
Zgjedhja dhe paraqitja e informacionit duhet të jetë objektiv dhe i
paanshëm. Në pwrgatitjen e pasqyrave financiare duhet të
shmanget tendencioziteti dhe vëmendje e njëjtë i duhet kushtuar si
informacionit pozitiv ashtu dhe atij negativ. Pra jo vetëm rezultatet
pozitive të njësisë, por dhe problemet që mund të ketë, si mos
shitja dhe stokimi i panevojshëm i disa artikujve dhe masat që
duhen marrë për shitjen e tyre qoftë dhe me kosto për të mos
thelluar dhe më tej humbjet e mundshme, etj.
4. Parimi i kujdesit (maturisë):
Kujdesi është marrja parasysh në një shkallë të caktuar e faktorëve
që ndikojnë në veprimtarinë e njësisë. Kujdesi synon të evitojë që
aktivi dhe të ardhurat të mbivlerësohen dhe detyrimet e shpenzimet
të nënvlerësohen.
– Krijmi i rezervave të fshehuar dhe i provizioneve të tepruara.
– Nënvlerësimi me qëllim i aktiveve (mallra gjendje) ose të
ardhurave.
– Mbivlerësimi me qëllim i detyrimeve dhe i shpenzimeve për të
ulur detyrimet e tatimit mbi të ardhurat, si dhe krijimi i
rezervave të fshehura nga përdoruesit e pasqyrave financiare.
Në çmuarjen kontabël drejtimi duhet të shmangë optimizimin e
tepruar dhe të marrë në konsideratë të gjithë faktorët që mund të
ndikojnë në vlerën e aktiveve dhe detyrimeve në bilanc. Për
shëmbull, për një shumë të parashikuar për kërkesat e
arkëtueshme të dyshimta drejtuesi duhet të marrë parasysh
përvojën e mëparshme që lidhet me kërkesat e arkëtueshme të
pambledhshme dhe të mos mendojë me optimizëm që gjendja
është përmirsuar dhe kësaj here nuk ka nevojë për ndonjë ulje
vlere.
5. Plotësia: Për të qenë pa të meta (funksionues) informacioni
kontabël, që përmbajnë pasqyrat financiare, duhet të jetë i plotë,
duke mbajtur parasysh nga ana tjetër nocionin e “rëndësisë
kuptimore” të shifrës dhe koston e informacionit.
Plotësia ka të bëjë dhe me krahasueshmërinë e informacionit
kontabël. Për të arritur një nivel të arsyeshëm krahasueshmërie,
vlerësimi dhe paraqitja efekteve financiare të transaksioneve dhe
ngjarjeve të ngjashme duhet të kryhen:
- me koherencë në tërësinë e një sipërmarrjeje.
- me përhershmëri në kohë për këtë sipërmarrje.
Pasqyrat financiare duhet të japin të gjithë informacionin e
nevojshëm për të paraqitur pamjen e vërtetë dhe të sinqertë të
gjendjes financiare, perfomancës financiare dhe rrjedhës së parasë
të njësisë ekonomike raportuese.
Në pasqyrat financiare paraqitet një vështrim i përgjithshëm i plotë
mbi gjendjen financiare të njësisë ekonomike, perfomancës së saj
financiare dhe rrjedhës së parave si dhe faktorë të tjerë që kanë
ndikuar mbi financat e njësisë ekonomike në ushtrimin kontabël
për të cilin bëhet raportimi ose mund të ndikojë në ushtrimet e
mëpasshme. Informacioni për përdoruesit e pasqyrave financiare
duhet të jepet edhe nëse nuk kërkohet haptas nga ndonjë
satandart i nxjerrë nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit.
ç) Krahasueshmëria.
Kjo cilësi e informacionit kontabël të pasqyrave financiare siguron
mundësinë që përdoruesit të mund të krahasojnë këtë informacion
në periudha të ndryshme për të njëjtën njësi ekonomike ose midis
njësive të ndryshme ekonomike. Sigurimi i kësaj vijësie realizohet
nga zbatimi i parimit të qëndrueshmërisë së metodave kontabël
në kohë dhe njësi të ndryshme.
Shënim: Nevoja e krahasueshmërisë nuk duhet ngatërruar me
uniformitetin dhe nuk duhet të bëhet një pengesë për ndyshimin e
metodave kontabël në sipërmarrje, kur metoda të reja janë më me
forcë ndikuese dhe më funksionante.
Me qëllim që t`u mundësohet përdoruesve të informacionit kontabël,
të matin ndikimin e ndryshimeve të ndodhur, gjendjet kontabile të
periudhave paraardhëse duhet të ritrajtohen për të dhënë një
informacion kontabël.
e)Vijushmëria.
Që informacioni i pasqyruar në bilanc dhe pasqyrat financiare të
plotësojë kushtet e mësipërme, mbahet parasysh midis të tjerave
edhe vijushmëria e aktivitetit të njësisë ekonomike.
Kjo do të thotë,që drejtuesit duhet të bëjnë një vlerësim të aftësisë
së njësisë ekonomike për të vazhduar të funksionojë edhe për një
kohë të pacaktuar. Ata duhet të përcaktojë se:
a) nuk ka qëllim të likuidojnë njësinë,
b) nuk ka qëllim të pushojë aktivitetin,
c) nuk ka asnjë alternativë reale për këtë.
Nëse bilanci dhe pasqyrat financiare nuk pregatiten në përputhje me
këtë parim, atëherë drejtuesit e njësisë ekonomike duhet të sqarojnë
arsyet e ndërprerjes së aktivitetit, për shkak të falimentimit, mbasi
nuk ka asnjë alternativë tjetër për të vazhduar aktivitetin.
Pra, drejtuesit e njësisë ekonomike duhet të vlerësojnë
mundësinë për të pasur vijushmëri aktiviteti për 12 muajt e
ardhshëm pas datës së mbylljes së bilancit. Nëse vijushmëria e
veprimatrisë së njësisë ekonomike nuk është e sigurtë (p.sh.
njësia nuk plotëson kërkesat ligjore, sepse i mungon liçensa e
ndërtimit,
apo
tregëtimit
të
artikujve
farmaceutikë,
etj.),drejtuesit e njësisë ekonomike duhet të sqarojnë në
shënimet e aneksit të bilancit rrethanat që sjellin këtë. Nëse
njësia ekonomike ka filluar të likujdojë veprimatrinë e saj ose
është e mundur që do ta likujdojë atë brenda 12 muajve të
ardhshëm,bilanci dhe pasqyrat financiare, përfshirë bazën e
veprimit të aksioneve dhe detyrimeve duhet ta reflektojë këtë
fakt.
Periudha për të cilën merret në konsideratë vijushmëria është
ajo e 12 muajve nga data e ndërtimit të bilancit dhe pasqyrave
financiare.
Pyetje dhe ushtrime.
a) Pyetje
1.
Ç`është bilanci? Përse shërben ai? Ç`është Aktivi ,
Detyrimet dhe Burimet e veta të njësisë ekonomike? Si
pasqyrohen ato në bilanc? Pse?
2.
Ç`është kapitali neto? Pse quhet kështu?
3.
Cilat janë format kryesore të paraqitjes së bilancit?
4.
Ç`është ekuacioni kontabël (i bilancit)? Si shpjegohet dhe ku
e ka burimin ai?
5.
Kriteret e klasifikimit të veprimeve ekonomike, si
grupohen ato brënda secilit nga këto kritere?
6.
Flisni për bilancin dhe pasqyrat kryesore financiare dhe
cilat janë ato ?
7.
Si ndërtohen bilanci dhe Pasqyrat financiare? Cili është roli i
secilës prej tyre në proçesin e drejtimit të njësisë
ekonomike ?
8.
Çfarë karakteristikash cilësore kryesore duhet të plotësojë
informacioni kontabël?
9.
Cilat janë parimet që duhet të mbahen pararsysh për
sigurimine besueshmërisë të informacionit të pasqyrave
financiare?
10.
11.
12.
Çfarë kuptoni me supozimin e vijimësisë në ndërtimine pasqyrave
financiare?
Cili është kuptimi juaj për karakteristikat e kuptueshmërisë dhe
të rëndësisë të informacionit të pasqyarve financiare?
Shpjegoni si do ta materializoni parimin e kujdesit në kushtet e
aktivitetit të njësisë ekonomike.
b) Ushtrime.
1- Në datën 31.12.200X njësia ekonomike zotëron këto të dhëna:
- Ndërtesa 20.000 lekë,
- Mjete monetare 20.000 lekë,
- Materiale 6.000 lekë,
- Të drejta ndaj të treteve 4.000 lekë,
- Hua bankare 8.000 lekë,
- Furnitorë 20.000 lekë,
- Burimet e veta (kapitali i pronarit) __?__ lekë.
Bazuar në këto të dhëna të ndërtohet Bilanci Kontabël dhe të tregohet
ekuacioni i tij.
2- Veprimet e mëposhtme:
a) Pagimi i parave furnitorëve dhe b) Arkëtimi i parave nga klientët
janë veprime që sjellin ndryshime:
- Vetëm në zërat e aktivit? – Vetëm në zërat e pasivit?
- Në rritjen e të dy anëve të bilancit?
- Në pakësimin e të dy anëve të bilancit?
3- Çfarë efekti kanë në gjëndjen financiare të njësisë ekonomike
këto veprime:
- Tërheqja e kapitalit nga pronari për përdorim vetjak.
- Arketimi i qirasë së ndërtesës.
- Pagimi i faturës elektrike.
- Realizimi i të ardhurave nga shitja.
- Pagimi i TVSH- së.
- Arkëtimi i të ardhurave nga interesat.
4- Jepni nga 4 shembuj për secilin nga veprimet ekonomike që keni
mësuar.
Tregoni efektin e secilit në Ekuacionin e bilancit dhe ne madhësinë e
Burimeve të veta.
5- Cili nga konceptet e mëposhtëm kontabël lidhet edhe me përkatësinë
edhe me besueshmërinë e informacionit kontabël?
a. koha b. neutraliteti c. qëndrueshmëria
d. vlera e një aktivi.
6- Cili nga parimet e mëposhtme lidhet me sigurimin e cilësise të
krahasueshmërisë të pasqyarve financiare:
a) Neutraliteti
b) Kujdesi
c) Qëndrueshmëria d) Materialiteti e)
Asnjëra
Argumentoni përgjigjjen.
7- Cili nga parimet e mëposhtme nuk lidhet me sigurimin e cilësisë të
besueshmërisë të pasqyrave financiare:
a) Paraqitja besnike b) Përparësia e përmbajtjes mbi formën c)
Materialiteti
d) Qënia e plotë
e) Neutraliteti
8- Materialiteti është parim kontabël që lidhet me cilësinë e
informacionit kontabël të:
a) Besueshmërinë
b) Krahasueshmërisë
c) Kuptueshmërisë
d) Asnjë nga këto nuk është e vërtetë
9- Tregoni ndikimin që kanë veprimet e mëposhtme në bilancin
kontabël:
- Blerja e materialeve me para në dorë
5.000 lekë
- Shlyerja e detyrimit ndaj furnitorëve
80.000 lekë
- Dhënia falas e një ndërtesë një të treti
70.000 lekë
- Dhënia e një makinerie në këmbim të një ndërtese 200.000 lekë
- Shitja e një kamioni me para në dorë
100.000 lekë
- Marrja e parave hua nga banka
90.000 lekë
- Vendosja në kapital e një ndërtese nga pronari
50.000 lekë
- Tërheqja e parave nga banka për blerje kompjuteri 95.000 lekë
10-
Gjendja e disa llogarive në fund të mujait paraqitet si vijon:
Të ardhura nga shitja e mallrave
300.000 lekë
Kostoja e mallrave të shitura
200.000 lekë
Shpenzimet e pagave
30.000 lekë
Të ardhurat nga interesat bankare
6.000 lekë
Qeraja e paguar
20.000 lekë
Interesi i paguar për huan bankare
20.000 lekë
Shpenzime telefoni
10.000 lekë
Ndërtoni pasqyrën e thjeshtë të ardhurave dhe shpenzimeve dhe
nxirrni rezultatin(Fitim apo humbje).
11- Gjendja e disa llogarive në fund të muajit paraqitet si vijon:
- Kapitali i investuar gjatë periudhës
100.000 lekë
- E ardhura neto e periudhës
250.000 lekë
- Tërheqjet e pronarit
50.000 lekë
- Dividentët e shpërndarë
60.000 lekë
- Kapitali i pronarit në 01.01.200X
120.000 lekë
- Kapitali në fund të periudhës 31.12.200X
?
Ndërtoni Pasqyren e levizjes se kapitalit dhe gjëndjen ne fund te
periudhes
12- Gjendja e disa llogarive në fund të muajit paraqitet si vijon:
- Mjete monetare në 01.01.200X
100.000 lekë
- Mjete monetare të hyra nga aktiviteti i njësisë
300.000 lekë
- Mjete monetare të marra hua nga banka
60.000 lekë
- Mjete monatere të dala për pagimin e huas bankare 30.000 lekë
- Mjete monetare të investuara nga pronari
50.000 lekë
- Mjete monetare të dala për blerjen e një ndërtese 140.000 lekëMjete monetare në fund të periudhës 31.12.
?
Ndërtoni pasqyrën e mjeteve monetare dhe llogarisni gjëndjen e tyre
më 31.12.200X..