shkarko.. - Agim Binaj
Download
Report
Transcript shkarko.. - Agim Binaj
Prof.As.Dr.Agim BINAJ
Lenda: Kontabilitet -Analize
Tema II-te: Bilanci dhe pasqyrat financiare
Leksioni 3
a- Kuptimi mbi pasurine e njesise ekonomike; Bilanci dhe
ekuacioni kontabel, aktivet, detyrimet, kapitali i pronarit.
b- Ekuacioni kontabel.
Në vëmëndje për studentët.
Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit
Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua
tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet
“Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u
kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë
letra për pyetje të ndryshme.
Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk
ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se
kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht),
gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në
mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe
jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat
tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju
dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira
duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjensekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë
me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu
jepet sesi të punoni me zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e
rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë.
Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A
keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në
listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase
synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet
për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo
rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për
të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të
mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk
trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni
gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të
filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të
jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo
do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të
kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara.
Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të
sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin
kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në
jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të
vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e
punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni
këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është
ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni
kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të
jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë
lëndë.
Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat,
pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens
humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju
të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më
pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe
si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë
pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që
ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase
ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet
të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të
përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky
është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo
mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta
për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të
klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu
juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti
presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një
pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam
në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën
tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë
ka në këtë lëndë për ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të
vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është
fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të
përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte
instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai
për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado
qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje
kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos
jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të
kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të
qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të
vërtetë.
Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që
të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që
ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti
(dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj
është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të
gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju
dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në
mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke
ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e
mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që
pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju
dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë
flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju
mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni
sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të
njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe
pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu
juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë
dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara,
por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti,
ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë
nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar,
duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni
për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni
me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore.
Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që
të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra.
Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme
dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos
hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të.
Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të
bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në
klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat
kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë.
Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do
të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të
përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të
mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në
përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira.
Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e
tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të
konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet
këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më
polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të
mësojmë gjatë gjithë jetës.
ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni
BILANCI DHE KUPTIMI MBI
PASURINË NË NJËSITË
EKONOMIKE
Bilanci dhe
ekuacioni kontabël
Ekuacioni
kontabel
Bilanci
kontabël
Aktivet
Detyrimet
Burimet e
veta të kapitalit
Format e
thjeshtuara të
bilancit
Bilanci, ekuacioni
kontabël
Veprime që sjellin
ndryshime në
bilanc
Çështja 1-rë. Bilanci dhe ekuacioni kontabël.
1.1 Bilanci kontabël paraqet gjendjen financiare (aktivet, detyrimet dhe
kapitalin) në një njësi ekonomike në një datë të caktuar. Ai është “fotografi” e
gjendjes financiare të njësisë ekononomike në një datë të caktuar. Shpesh ai
quhet pasqyra e gjëndjes pasurore apo pasqyra e gjëndjes financiare të
njësisë ekonomike. Elementët kryesorë që pasqyrohen në bilanc janë:
a) Aktivet që kontrollon njësia
b) Detyrimet që duhet të përmbushë
c) Investimet e kapitalit të pronarëve të njësisë.
1.1.1 Aktivet:
Aktivi është një objekt ose e drejtë ekonomike e kontrolluar
nga njësia raportuese i cili:
a) ka ardhur si rezultat i ngjarjeve të shkuara; dhe
b) nga përdorimi i të cilit priten përfitime të ardhshme.
Njësia ekonomike raportuese mund të marrë përfitime ekonomike nga aktivi
në disa forma. Një aktiv mund të
përdoret më vete ose i kombinuar me aktive të tjera për prodhimin e
mallrave ose shërbimeve që shiten nga njësia ekonomike;
shkëmbehet me aktive të tjerë;
përdoret për të shlyer / paguar një detyrim; ose
i shpërndahet pronarëve të njësisë ekonomike.
Aktivi mund të ketë përmbajtje fizike (por nuk është thelbësore
për ekzistencën e tyre). P.sh aktivi mund të jetë një zë fizik i
zotëruar ose i kontrolluar nga njësia ekonomike, një liçensë
shfrytëzimi ose një e drejtë kontraktuale për të marrë para ose
aktive të tjera nga një palë tjetër. Në bilanc aktivet pasqyrohen në
bazë të kontrollit efektiv dhe jo vetëm nga pronësia ligjore.
Kontrolli efektiv i aktiveve në përgjithësi përputhet me praninë
ligjore të tyre, kjo mund të mos ndodhë gjithmonë. P.sh në rastin e
një marrëveshje për qira financiare, një aktiv mund t`i përkasë
ligjërisht qeradhënësit, por duke qënë se është nën kontrollin e
qeramarrësit për pjesën më të madhe të jetës së dobishme, ky
aktiv raportohet në bilancin e qeramarrësit. Aspektet me rëndësi
të madhe në përcaktimin e kontrollit efektiv janë: fakti se kush
merr pjesën më të madhe të përfitimeve ekonomike që vjen nga
aktivi dhe kush mban pjesën më të madhe të rreziqeve të lidhura
me këtë aktiv. Mundësia për të gjeneruar përfitime ekonomime
zakonisht nënkupton aftësinë për të rritur hyrjet e parasë dhe
ekuivalenteve të saj në njësi ose për të pakësuar daljet e tyre nga
njësia.
Nga pikpamja natyrore ato mund të jenë ndërtesa, makineri,
materiale, mjete monetare, të drejta ndaj të tretëve (klientëve,
debitorëve, etj.) të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i patentave të
prodhimit apo tregtare, emri i mirë, etj.
1.1.2 Detyrimet.
Detyrimet janë një obligim i njësisë ekonomike raportuese, i cili:
a) ka lindur nga ngjarje të shkuara dhe
b) shlyerja e të cilit pritet të sjellë daljen e burimeve në të ardhmen.
Njësisë ekonomike mund t`i duhet të paguajë me para ose me
ekuivalentet e saj, të sigurojë një shërbim të caktuar ose të japë një
aktiv të caktuar. P.sh kundrejt një detyrimi për blerje materialesh
ndërtimi, nuk paguan me para, por për të njëjtën vlerë në para, jep
një apartamnet banimi në pallatin 12 katësh që po ndërton.
Shumë nga detyrimet vijnë nga marrëveshjet ligjore të ashtëquajtura
detyrime kontraktuale. Në raste të caktuara detyrimet mund të lindin
nga praktika e parashkruar ekonomike e njësisë dhe dëshira për të
mbajtur marrëdhënie të mira biznesi me klientët e saj, punonjësit dhe
partnerët e tjerë (të ashtëquajtura detyrime kontraktuale). P.sh., nëse
praktika e një njësie ekonomike kërkon që të bëhet zëvëndësimi i të
gjitha produkteve me defekt, njësia ekonomike do të njohë detyrimin
konstruktiv që vjen nga kjo praktikë në bilancin e saj, pavarsisht nëse
ajo ka detyrime ligjore apo jo. Vetëm detryrimet shlyerja e të cilave
mund të matet me besueshmëri njihen në bilanc.
Si detyrim mund të përmenden shumat për tu paguar furnitorëve për
blerjet me kredi (llogari të pagueshme, dëftesa të pagueshme.)
detyrimet ndaj punonjësve për pagat, detyrimet për tatimet dhe
taksat, për interesat etj. Për sa kohë që detyrimet nuk janë shlyer
shërbejnë si burim i përkohshëm i mbulimit të aktiveve të njësisë së
biznesit. Si borxhe, detyrimet janë te njohura nga ligji i cili i jep të
drejtën kreditorëve që të detyrojnë shitjen e pasurisë së njësisë
ekonomike për të tërhequr borxhet e tyre, nëqoftëse ajo nuk mund të
veprojë ndryshe.
1.1.3 Burimet e veta (kapitali i pronarit).
Për të ka disa përkufizime, por ai më i sakti dhe në bazë të
standarteve ndërkombëtare të kontabilitetit
është:
Paratë e
investuara (kesh) nga burimet e veta ose burime të veta në natyrë
(ndërtesa, makineri, tokë, etj.)
Kapitali noto përbën dhe interesa të mbetura të pronarit apo
pronarëve në mjetet ekonomike (në aktivet), apo investimin e bërë
prej tij në njësinë ekonomike. Pra ato tregojnë pjesën e aktiveve të
njësisë ekonomike të perballuar nga burimet e pronarëve të saj. Pra
kapitali në fund të fundit është diferenca mes aktiveve dhe
detyrimeve të njësisë raportuese në datën e mbylljes së
bilancit.
Burimi i kapitalit quhet zakonisht dhe kapital i rrezikut sepse pronari
mbart një rrezik të dyfishtë:
Së pari, prej mundësisë së mosshtimit të tij, kur njësia ekonomike
nuk prodhon fitim.
Se dyti, prej mundësisë të moskthimit të shumës së investuar, kur
njësia ekonomike është në kushtet e vështirësive financiare, dmth të
paaftesisë për të përballuar detyrimet e saj.
Në terminologjinë e kontabilitetit kontributi (investimi) i pronarit quhet
“Kapitali i pronarit
(i vet)” apo “Kapitali neto ose aksionar”. Quhet
kapital neto sepse rezulton si diferencë e aktiveve me detyrimet.
Ndryshe kapitali neto mund të përcaktohet si pretendimet apo
kërkesat e pronarëve mbi aktivet e njësisë ekonomike.
Pra, pasuria e njësisë ekonomike është një, por e shprehur në dy anë
si burime dhe si mjete. Kjo përbën thelbin e transparencës
ekonomike ku qartazi lexohet nga çdo përdorues i pasqyrave
financiare (Bilancet), si burimi i financimit (kapitali) ashtu dhe
përdorimi i këtij financimi (kapitali) duke e materializuar në aktivitetin
e njësisë ekonomike në investimet për blerje makinerish, lëndë të
para, ndërtesa, etj.
Ekzistojnë dy mënyra financimi:
a) Burimet e brëndshme: Këto burime të cilësuara si kapitali i vet,
përbëjnë një kapital social ose individual, rezervat (që janë fitime të
ruajtura në njësinë ekonomike) dhe nga rezultati i ushtrimit. Këto
burime të brëndshme “të parimbursueshme” janë fituar nga njësia
ekonomike dhe përbëjnë situatën e saj neto. Në kufirin midis burimeve
të brëndshme dhe burimeve të jashtme gjenden provizionet për
rreziqe dhe shpenzime, objekti i të cilave është të krijojë kapacitete
financimi që do të lejojë të mbulohet nga një shpenzim apo risk i
ardhshëm. Ky pozicion në bilanc tregon mirë karakterin jo
përfundimtar të këtyre burimeve që kanë vetinë të transformohen në
mënyrë të shpejtë në borxhe apo dhe në të mira të njësisë ekonomike.
b) Burimi i jashtëm përbëhet nga detyrimet e njësisë ekonomike,
qofshin afatshkrurtra, afatmesme apo afatgjata, me origjinë bankare
apo jo (P.sh., furnitorë)
Duke patur parasysh sa më sipër , bilanci kontabël mund të
ndërtohet në formën e një pasqyre të përbërë nga dy anë: ana e
majtë dhe ana e djathtë. Ato shërbejnë për të pasqyruar aktivet,
detyrimet dhe kapitalin e pronarit. Por ku do të paraqiten aktivet,
dhe kapitali i vet i njësisë në bilancin kontabël? Për këtë qëllim
shërben
këndvështrimi i kontabilitetit në lidhje me rezervat
ekonomike të njësisë. Duke u nisur nga karakteri i dyfishtë i
pasurisë së njësisë ekonomike, kontabiliteti e klasifikon atë : sipas
natyrës dhe përbërjes, si edhe sipas burimeve të sigurimit të kësaj
pasurie.Pra, pasuria e njësisë ekonomike si një e terë e
vetme shikohet në dy pamje të mjeteve dhe të burimit të
formimit të tyre.
Ato të parat sipas përbërjes, përbëjnë rezervat ekonomike të
njësisë dhe paraqiten në anën e majtë të bilancit. Duke qënë se
ato pasqyrojnë rezervat (mjetet) ekonomike që do të përdoren për
sigurimin e fitimit në të ardhmen, quhen aktive dhe ana e majtë e
bilancit, ku ato pasqyrohen, quhet aktiv.
Po këto mjete ekonomike, të para nga këndvështrimi i burimeve
nga janë siguruar, pra e pretendimeve apo e kërkesave
pronësore që paraqiten për to, përbëjnë burimet, që vendosen
në anën e djathtë të bilancit. Sipas kriterit të pronësisë ndahen
në :
(a) Burime të veta, që janë interesat e mbetura të pronarëve në
pasurinë e njësisë ekonomike dhe (b) Detyrime, që paraqesin
pretendimet apo interesat e të tretëve ndaj aktiveve të njësisë. Në
literaturën e kontabilitetit shpesh detyrimet dhe kapitali i pronarit
quhen pasive dhe ana e djathtë e bilancit, ku ato paraqiten, quhet
pasiv.
Bilanci kontabël, në formë të thjeshtë mund të paraqitet si në skemën 1.
Skema 1
Bilanci kontabël
i shoqërisë X
Më 31.12.200X
Aktivi
Kapitali + Detyrimet(Burimet)
- Kapital social ose
Aktive
- Jomateriale
A.A.GJ
- Materiale
Kapitalet
individual
e veta
- Rezervat
- Financiare
- Inventarët
Aktive
A.Shkurtra
- Rezultati (+) ose (-)
Provizione
- Klientë
- Të drejta të tjera
- Disponibiliteti
Risqe e shpenzime
- Hua dhe detyrime
Detyrimet
financiare
- Furnitorët
- Pagat e personelit
- Detyrimet e shtetit
Llogari rregulluese
Llogari rregulluese
Pra siç shihet nga kjo figurë, bilanci përbëhet nga dy pjesë:
(a) nga kreu, ku shënohet emri i njësisë, lloji i pasqyrës financiare
dhe data e përpilimit të saj dhe nga
(b) trupi, që përbëhet nga ana e majtë, ku pasqyrohen aktivi
(Aktive A.Gjata dhe A.A.Shkurtera) dhe nga ana e djathtë,
ku pasqyrohen Detyrimet dhe Kapitali neto. Elementët përbërës
të veçantë të aktivit të bilancit do të quhen zëra apo elementë të aktivit,
kurse ato të burimeve do të quhen zëra apo elementë Kapitalit dhe
detyrimeve.Kjo është forma e krahasuar apo paralele e ndërtimit të bilancit.
Aktualisht në kushtet e përdorimit të kompjuterave, mund të përdoret si më
e përshtatshme forma e shkallëzuar, e listuar apo vertikale e
bilancit, që në formë të thjeshtuar mund të paraqitet si më poshtë:
Skema 2
Bilanci kontabël I shoqërisë X
Periudha: 01.01.200X deri më 31.12.200X
I. Aktivi
A. A.A.SHKURTERA
Totali
800.000
400.000
(Analiza sipas llojit)
B. A.A.GJATA
300.000
(Analiza sipas llojit)
C. Llogari rregulluese
100.000
(Diferenca konvertimi aktive)
II. Kapital+Detyrime
A.DETYRIME
Totali
500.000
(Analiza sipas llojit)
- HUA A.GJATA
50.000
B. KAPITALI
150.000
(Analiza sipas llojit)
C. Llogari rregulluese
(Diferenca konvertimi aktive)
100.000
800.000
Çështja 2-të. Ekuacioni kontabël.
Siç mund të shihet nga format e thjeshtuara të bilancit kontabël të dhëna
si shembull më lart, rezulton që nga pikpamja vlerore, të dy krahët e tij
janë të barabarta: Aktivi 800.000=Detyrimet + Kapitalin e pronarit +
Provizionet + Llogaritë rregulluese. Natyrshëm lind pyetja: Pse janë të
barabarta këto dy anë ? A është ky barazim thjesht një rastësi apo ka një
lidhje logjike e të qëndrueshme midis këtyre elementëve të bilancit
kontabël që përcakton këtë barazim? Në vijim do të shpjegojmë faktin se
ky barazim nuk është një rastësi por një lidhje e brendshe e bilancit
kontabël.Pra,ai shpreh trasparencën e gjëndjes financiare të aktivitetit të
njësisë ekonomike, burimim e financimit të aktivitetit dhe përdorimin e
këtij financimi, duke e shprehur në aktive (makineri, ndërtesa, materiale,
mjete monetare etj.).
Gjendja financiare e një njësie biznesi paraqet pikërisht rezervat
ekonomike që i përkasin asaj si dhe pretendimet apo kërkesat ndaj këtyre
rezervave. Pra një njësi ekonomike shpehur në termat e mësipërme mund
të pasqyrohet e parë në dy këndvështrime, që nga pikpamja sasiore janë
të barabarta, si më poshtë:
(a) Rezervat ekonomike = Kërkesat (pretendimet) për to
Siç është parë deri tani, rezervat ekonomike në terminologjinë e
kontabilitetit quhen aktive dhe përbëjnë elementët aktive të pasurisë së
njësisë ekonomike, kurse kërkesat për to paraqiten si kërkesa të tretëve
dhe si kërkesa të pronarëve. Ato përbëjnë elementët pasive të pasurisë së
njësisë ekonomike apo burimet e financimit të elementëve aktive. Nga sa u
tha më sipër barazimi (a) mund të shprehet:
(b) Aktive = Kërkesat e kreditorëve + Kërkesat e pronarëve; ose
(c) Aktive = Detyrimet + Kapitalin e pronarit
Kjo përbën dhe ekuacionin kontabël, i cili pasqyron marrëdhëniet që
ekzistojnë midis aktivit, detyrimeve dhe kapitalit të pronarit, siç
pasqyrohen në pasqyrën e gjendjes financiare. Në formë të thjeshtëzuar
ekuacioni kontabël vë më mirë në dukje interesat e pronarëve ose
investimet e tyre si më poshtë:
(d) Kapitali neto (Kapitali i pronarit) = Aktivi - Detyrimet
Pikërisht në ekuacionin kontabël e ka burimin edhe barazimi që rezulton
midis dy anëve të bilancit. Duke e ilustruar ekuacionin kontabël me
shembullin e bilancit të mësipërm do të rezultojë si më poshtë:
A
800.000
-
A
800.000
=
=
ose
D
150.000 =
=
Kapitali Neto
650.000
D
150.000 +
+
Kapitali Neto
650.000
Ekuacioni kontabël i bilancit nuk mund dhe nuk duhet të prishet
asnjëherë pavarësisht nga ndryshimi i gjëndjes financiare apo pasurore
të njësisë ekonomike. Veprimet që ndodhin në njësinë ekonomike
shkaktojnë ndryshime në elementët e pasurisë së njësisë, pra në aktivin,
detyrimet dhe kapitalin e saj. Këto veprime duhet të regjistrimet në
mënyrë të tillë nga kontabiliteti që të mos e prishin asnjëherë ekuacionin
e mësipërm. Pra bilanci kontabël pas çdo veprimi të kryer duhet të jetë
gjithnjë i balancuar. Që këtej rrjedh dhe emri i tij, dmth “Bilanci”
ekuacion ku ana e majtë baraz me anën e djathtë.
AKTIVET
=
KAPITALI I VET DHE
DETYRIMET
Në lidhje me ndryshimet që shkaktojnë në zërat e bilancit veprimet
ekonomike mund të analizohen në katër grupe kryesore:
Grupi I-rë : Veprime që sjellin ndryshime brenda zërave të aktivit. Këto
veprime pasqyrojnë ndryshimet e ndodhura në natyrën dhe llojin e
aktiveve, p.sh. tërheqja e të hollave nga banka dhe vendosja e tyre në arkën e
njësisë. Ky veprim sjell shtimin e zërit të aktivit “Arka” dhe pakësimin e zërit
“Banka” për të njëjtën shumë. Pra pakësohet një zë dhe shtohet një zë tjetër, pa
sjellë ndryshime në aktivet qarkulluese.
Grupi II-të : Veprime që sjellin ndryshime brënda zërave të burimeve.
Këto veprime pasqyrojnë ndryshimin e pretendimeve apo të kërkesave
ndaj rezervave të aktivit, p.sh. pagimi i furnitorëve duke marrë hua nga
banka. Në këtë rast shtohet një zë i burimeve, “Hua nga banka”, dhe për të
njëjtën shumë pakësohet zëri i burimeve “Llogari e detyrimeve” (apo furnitorë).
Pra pakësohet një zë, detyrime dhe shtohet një zë tjetër detyrimesh, pa sjellë
ndryshim në detyrime.
Grupi III-të : Veprime që shtojnë të dy anët e bilancit. Këto veprime
pasqyrojnë zakonisht hyrje aktivesh të reja në njësinë ekonomike. P.sh.
blerja e një banese me pagesë të mëvonshme sjell rritjen e një zëri të aktivit,
“Ndërtesa”, dhe për të njëjtën shumë rritjen e një zëri të burimeve, “Llogari të
detyrimeve”. ( Furnitorë për A.A.GJ)
Grupi IV- të : Veprime që pakësojnë për të njëjtën shumë të dy anët e
bilancit. Këto veprime pasqyrojnë dalje aktivesh nga njësia ekonomike. Psh
pagimi i detyrimit ndaj furnitorëve sjell pakësimin e zërit të aktivit, “Banka” ose
“Arka” dhe pakësimin për të njëjtën shumë të një zëri të burimeve, “Llogari e
detyrimeve”. ( Furnitorë për blerje aktive të qëndrueshme, apo mallra ).
Dy tipet e para të veprimeve ekonomike nuk ndryshojnë shumat
totale të bilancit, kurse tipet 3 dhe 4 të veprimeve ekonomike
ndryshojnë shumat totale të bilancit por, që të katër tipet e
veprimeve ekonomike nuk e prishin asnjëherë barazimin
kontabël:
Kapital (Neto) = Aktivi - Detyrime
Por ekziston edhe një kriter tjetër i klasifikimit të veprimeve të
kryera në një njësi, që është i efektit që ato kanë në kapitalin e
pronarit. Kjo për vetë veçoritë e rëndësinë që ka kapitali i pronarit
për njësinë ekonomike dhe për pronarët e saj. Nisur nga efektet
që sjellin në madhësinë e kapitalit të pronarit (kapitalit të
vet) veprimet ekonomike mund të ndahen në dy grupe kryesore:
a) Veprime që sjellin rritjen e kapitalit të pronarit, siç janë
investimet dhe të ardhurat.
b) Veprime që sjellin pakësimin e kapitalit të pronarit, siç
janë tërheqjet e pronarit dhe shpenzimet.
Në skemën e mëposhtme paraqiten skematikisht veprimet
ekonomike sipas efektit që ato kanë në madhësinë e kapitalit të
pronarit:
kema 3
Investimet (+) Rritje
e pronarit
Të
ardhurat
(+) Rritje
Pakësim (-)
Tërheqjet e
pronarit
Pakësim (-)
Shpenzimet
Kapitali i
pronarit
Investimet dhe tërheqjet e kapitalit nga pronari paraqesin mjetet,
pasurinë, që pronari i vendos rishtazi në njësinë ekonomike (investimet)
ose që i tërheq nga veprimtaria e saj (tërheqjet). Ato pasqyrojnë
ndryshimin e interesave të pronarit në njësinë ekonomike, pra nuk janë
si pasojë e politikave të drejtimit të njësisë nga drejtuesit e saj.
Kurse të ardhurat dhe shpenzimet pasqyrojnë shtimin ose pakësimin e
aktivit të njësisë nga veprimtaria e zakonshme e tij, pra pasqyrojnë
kështu rezultatin e veprimtarisë së drejtimit të njësisë. Diferenca e tyre
përcakton rritjen ose pakësimin përfundimtar të aktivit të njësisë
ekonomike nga veprimtaria e saj. Kur të ardhurat janë më të mëdha se
shpenzimet thuhet se njësia ekonomike është e suksesshme dhe
rezulton me fitim dhe e kundërta.
Pikërisht klasifikimi i efekteve të veprimeve si më sipër dhe nevoja e
informacionit të ndarë për efektet e veprimeve të pronarit dhe të
drejtimit të njësisë ekonomike qëndron në bazën e ndërtimit të dy
pasqyrave financiare vijuese.