shkarko.. - Agim Binaj

Download Report

Transcript shkarko.. - Agim Binaj

Prof.As.Dr.Agim BINAJ
Lenda: Konceptet e kontabilitetit
Tema I-re: Njohuri per kontabilitetin si teori dhe praktike.
Leksioni 1
a- Kontabiliteti dhe rendesia e informacionit kontabel.
b- Perdoruesit e informacionit kontabel, zhvillimi dhe
perkufizimi I kontabilitetit.
c- Llojet e kontabilitetit.
Leksione 2 ore
Seminare 2 ore
Në vëmëndje për studentët.
Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit
Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët rrallë ua tregojnë
studentëve.Nëse pedagogët e tjere zbulojnë se unë u kam
treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë diskutime
e pyetje të ndryshme.
Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka
asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se
kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht),
gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën
e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në
kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo
është punë e vështirë.Kështu, ajo që disa nga ju dëshirojne
është mënyra për të marrë nota të mira duke mos punuar
shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni
me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila
është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me
zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme
për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet
tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë
për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës
kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni
shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa
të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar
për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë
është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga
kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri,
ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit.
Kontabiliteti është gjuha e biznesit! Mbase ju dëshironi të filloni një
punë më të mirë, dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë!Kjo lëndë
ndoshta disa nuk do ti bëje kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të
kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve
shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në
ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët
dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë
një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin
informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe
në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të
kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni
se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju
do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni
nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë.
Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat,
pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens
humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të
dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është normal (dhe më pak i
përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si
pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret
prej jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të
dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do
tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të
thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të
përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky
është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo
mund të tërheqë vëmendjen , dhe ti japë një ose dy minuta për tu
menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për
të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni
qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë
studentët të bëhen kontabilistë.Dhe kjo do te ishte gje e mire.Por ne
jete jo cdo gje shkone ashtu sic e mendon petagogu,ashtu sic mund te
jete deshira e tij.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni.
Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në
rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të
pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të
treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet
e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë
pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë
pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson.
Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk
duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret
pedagogu në të vërtetë.
Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të
përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju
duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe
pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i
rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni
mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi
ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të
zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të
merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa
ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që
ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të
njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse
pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi
atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo
gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që
është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është
një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica
e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për
ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë
mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të
kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej
jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me
pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu
është qënie njerëzore.
Ky është fakulteti juaj.Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është
e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më
pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me
të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje.Mos kini frik te beni
pyetje.Nëse keni frikë të bëni pyetje në klasë, mbani mend më mirë të dukesh i
paditur në klasë,sesa të dukesh i paditur ne provim. Nëse mendoni se nuk po
kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni
atë.Kjo është e gjitha. Përpiquni.Une mendojë se kështu lënda e kontabilitetit do të
duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni
të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të
hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë,
ne ecurin tuaj,megjithëse janë të vështira.
Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë
jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e
zhvilluara.Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi
profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të
mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.
Per te arritur kete duhet:a) mesim cdo dite b)lidhja e elementeve teorik me elementet
praktik dhe c) baza didaktike.Te tria perbejne thelbin e formimit tuaj profesional.Baza
didaktike perbehet nga:1)Programi,2)Teksi,3)Materialet ndihmse(fletore,makine
llogaritse,vizore, etj.),por laptopi do te ishte edhe me mire.
ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni
NJOHURI PËR KONTABILITETIN
SI TEORI DHE PRAKTIKË
Kontabiliteti
dhe rëndësia e
informacionit
kontabël
Përdoruesit e
informacioni
kontabël
Zhvillimi dhe
përkufzimi i
kontabilitetit
Rëndësia e
informacionit
kontabël në
drejtim
Koncepti
njësi
ekonomike
Sistemi
ekonomik
Përdorues të
brendshëm
Përdorues të
jashtëm
Pak histori
Shkollat e
Përkufizimi i
kontabilitetit
Zhvillimi i
kontabilitetit në
botë dhe, në
Shqipëri
Standartet dhe
llojet e
kontabilitetit
Skema 1
Njësi ekonomike
Fitimprurëse
Jofitimprurëse
Një sistem ekonomiko-shoqëror mendohet si një organizëm ku qeliza bazë e
tij është njësia ekonomike. Në kuadrin e këtij sistemi, njësia ekonomike nuk vepron
si një njësi e shkëputur, por në lidhje dhe bashkëveprim të ndërsjelltë me njësitë e
tjera. Çdo njësi ekonomike krijon mjedisin e saj, me objektiv kryesor kryerjen e një
aktiviteti prodhues,tregtar apo shërbimi, ku brënda këtij aktiviteti ka një sërë
elementësh materialë, monetarë, njerëzorë, ka një sërë marrëdhëniesh me
punonjësit e saj, me shtetin, me njësitë e tjera ekonomike etj.
Skema 2
O r t a k ët
Njësia ekonomike
Furnitorë(blerje)
Punonjësit
Klientët (shitje)
-Shteti
-Organizatat
shtetërore
-Bankat
-Kreditorët
Për t`u orientuar në larminë e madhe të këtyre marrëdhënieve dhe për të qenë në
gjendje të marrë vendime ekonomike të drejta, njësia ekonomike ka nevojë për një
informacion të bollshëm, në kohë, të shpejtë dhe të saktë. Këtë informacion asaj ia
jep kontabiliteti nëpërmjet shifrave të pasqyruara në bilanc e në pasqyra financiare.
Janë këto shifra që e mësojnë njësinë ekonomike si të punojë më mirë, si të
rrisë cilësinë e shërbimit apo të prodhimit dhe të sigurojë fitime më të mëdha.
Çështja 2-të. Përdoruesit e informacionit kontabël.
Për informacionin kontabël janë të interesuar një numër i madh njerëzish, të cilët
përmblidhen në dy grupe të mëdha:
1- Përdorues të brendshëm.
2- Përdorues të jashtëm.
Përdoruesit e brendshëm.
a) Drejtuesit e njësisë ekonomike (asambleja e ortakëve, kryetari i asamblesë së
ortakëve, administratori etj.), kanë nevojë për pasqyrat financiare që përgatit
kontabilisti (Bilanci, Pasqyra e Fitim-Humbjes, Pasqyrat analitike të marrëdhënieve
me të tretët etj.), për të marrë vendime lidhur me veprimet që do të kryejë njësia
ekonomike në të ardhmen.
P.sh. drejtuesve u duhet të dinë se cilat aktiviteteve të njësisisë ekonomike
rezultojnë me fitim dhe cilat me humbje, cilat janë shkaqet e humbjes, deri tek
analiza për çdo artikull të prodhuar, në ç`kohë prodhohet, me çfarë kosto
prodhohet dhe me çfarë çmimi shitet në treg etj. Këto informacione të
përgatitura në periudha afatshkurtra, që i bën të mundur vetëm kontabiliteti
(teknika informatike dhe progamet e kontabilitetit të instaluara në to), drejtuesit
i analizojnë për të marrë vendime për përmirësimin e gjendjes financiare të
subjektit që drejtojnë.Kështu, nisur nga këto informata, ata mund të vendosin
që aktiviteti që rezulton me humbje të mbyllet, artikulli i veçantë që del me
kosto më të lartë të mos prodhohet më dhe në vend të tij të prodhohet një
artikull i ri etj.
b) Pronarët (ortakë të tjerë, aksionerë), janë të interesuar veçanërisht për
gjendjen financiare të njësisë, sepse prej saj varen të ardhurat që do të
realizojnë ata në një periudhë të caktuar nga kapitalet e investuara në
biznesin e tyre.
c) Punonjësit, të cilët janë të interesuar të dinë gjendjen financiare të njësisë,
për të mbrojtur interesat e tyre financiare e materiale.
Përdoruesit e jashtëm.
a) Përdorues që kanë interes të drejtpërdrejtë financiar në njësinë
ekonomike. Të tillë janë investitorët, d.m.th. që kanë investuar para (p.sh.
kanë parapaguar në ndërtimin e një pallati 10 katësh dhe presin të
përfundojë ai, për të marrë përfitimin e kapitalit të investuar). Për këtë
shkak ata janë të interesuar të njohin gjendjen financiare të njësisë
ekonomike, si po ecën ajo, punon me ritmet e duhura apo jo, etj. Furnitorët
e kreditorët, që janë ata të tretë të cilët kanë furnizuar njësinë ekonomike
me materiale, mallra ose shërbime dhe nuk kanë marrë në këmbim paratë
(do t`i marrin më vonë në bazë të një fature të lëshuar apo kontrate të
lidhur). Ata janë të interesuar të njohin gjendjen financiare për të siguruar
kthimin e parave të investuara, të detyrimit apo borxhit të dhënë.
b) Përdorues që kanë interesa financiare jo të drejpërdrejta. Në këtë grup
përfshihet shteti, i cili është i interesuar për gjendjen financiare të njësisë
ekonomike, gjë që i shërben atij për përcaktimin e tatimeve e të taksave në
periudhën ushtrimore e në periudhat e ardhshme.
c) Përdoruese të tjerë, ku përfshihen: këshilltarët financiarë (administratorët
financiarë), të cilët e përdorin informacionin kontabël për të këshilluar
klientët e tyre p.sh. për t’i investuar apo, jo paratë në këtë subjekt; juristët,
të cilët e përdorin informacionin kontabël për të hetuar dhe për të gjykuar
çështje të ndryshme juridike, me karakter administrativ, civil, penal apo
financiar në lidhje me atë njësi; avokatët, të cilëve u nevojitet informacioni
kontabël për të bërë kritikën e provës së akuzës dhe për të siguruar prova
sa më të plota materiale (nëpërmjet dokumenteve dhe pasqyrave financiare)
në favor të klientëve te tyre etj.
Në këtë kuadër, nga vetë rëndësia e saktësisë së informacionit kontabël,
kontabilistët janë mjaft të respektuar dhe të paguar sot në botë. Informacioni që
ata përpunojnë i shërben njësive ekonomike për të studiuar gjendjen e tyre
ekonomike financiare dhe për përmirësimin e punës në të ardhmen.
Profesioni kontabël në njësitë ekonomike paraqitet i ndarë në dy grupe të
mëdha.
Kontabilistë të punësuar (ekonomist kontabël me kontratë), të cilët kryejnë
detyra të ndryshme si: kontabilist i kostos, kontabilist i të ardhurave, revizor,
llogaritar (operator) për regjistrimin e dokumentave në kompjuter dhe përpilimin e
pasqyrave të kontabilitetit, analist pasqyrave financiare, të cilët bëjnë edhe
parashikimet financiare për të ardhmen, kontabilistë të taksave etj.
Kontabilistë publikë (kontabël i miratuar), të cilët ushtrojnë profesionin e tyre në
mënyrë të pavarur.Ata janë të regjistruar në gjykatë si persona fizikë ose jurdikë
dhe shërbejnë si individë (persona fizikë), në shoqëri të shërbimit kontabël (më një
ortak) dhe në shoqëri me ortakë (disa kontabilistë të miratuar bashkë).
Duhet bërë mirë dallimi midis kontabilsitit dhe llogaritarit (operatorit). Llogaritarët,
(operatorët) merren vetëm me kryerjen e regjistrimeve kontable nëpërmjet
kontabilitetit të informatizuar. Regjistrimi kontabël është një punë që kërkon njohje
të teknikave të regjistrimit kontabël, si nëpërmjet kontabilitetit të mbajtur me
dorë(manual) dhe atij të informatizuar, si dhe saktësi e shpejtësi në kryerjen e tyre.
Kjo punë bëhet me dorë (manuale) nëpërmjet sistemit të ditarëve, partitarëve dhe
Librit të Madh, por tani punën e dorës e ka zëvëndësuar makina (kompjuteri) me
programe të veçanta të përgatitura veçmas për kontabilitetin, që ka çuar në
saktësimin e regjistrimeve dhe në lehtësimin e ekonomistëve kontabël dhe
llogaritarëve nga puna voluminoze dhe shumë e lodhshme.
Ndërsa kontabilisti merret kryesisht me punë që kërkon përgatitje të lartë
profesionale, si: përcaktimi i metodës së organizimit të kontabilitetit, përcaktimi i
metodave të vlerësimit që duhet të përdorë kontabiliteti, analiza dhe interpretimi
i informacionit kontabël, parashikime dhe propozime për të ardhmen e aktivitetit
të njësisë ekonomike etj.
Skematikisht përdoruesit e informacionit kontabël dhe klasifikimi i tyre paraqiten
si vijon:
Skema 3:
Perdoruesit e pasqyrave financiare
NJESIA
EKONOMIKE
PASQYRAT
FINANCIARE
PERDORUESIT
E PASQYRAVE
FINANCIARE
PERDORUES TE
BRENDSHEM
`DREJTIMI
`PRONARET,ORTAKET
`BORDI DREJTUES
`MENAXHERI
`AUDIT-REVIZORI
PERDORUES TE
JASHTEM
`INVESTITORE
`FURNITORE
`KREDIDHENES
`SHTETI(ORGANET
TATIMORE)
`INSTITUCIONE
PROGRAMORE DHE
STUDIMI
`AVOKAT,NOTER
`PUNONJESIT
Informacioni kontabël u përgjigjet kërkesave të të gjithë përdoruesve të
mësipërm. Kontabiliteti, si një aktivitet shërbimi i njësisë ekonomike, ka për
qëllim dhe detyrë të sigurojë e të paraqesë informacionin financiar në kohë,
sasior dhe cilësor .
Çështja 3-të. Zhvillimi i kontabilitetit.
3.1 Pak histori.
Lindja e kontabilitetit është e hershme. Çuditërisht, të dhënat e mbajtjes të
veprimeve ekonomike janë gjetur qysh në civilizimin e hershëm. Historia e tij fillon
kur njerëzit mësuan që të shkruajnë (regjistrojnë) aktivitetin e tyre ekonomik. Këto
regjistrime në fillim ishin elementare. Në periudhën e Rilindjes,siç pati zhvillim në
art, letërsi, shkencë, etj. pati zhvillim dhe kontabiliteti. Kontabiliteti është zhvilluar
në përgjigje të nevojave për informacion financiar.
Në vitin 1494, Luca Pacioli, një prift dhe profesor matematike franceskan, publikoi
tekstin e njohur që përshkruan një sistem llogarimbajtjeje të dyanshme, i kërkuar
nga investitorët që ua besonin paratë e tyre menaxherëve. Investitorët kërkonin
raporte nga menaxherët , që të jepnin pozicionin dhe rezultatin financiar të
veprimeve. Nga mesi i shekullit XIX, Anglia shtoi funksionin e kontrollit financiar (të
jashtëm) në raportet financiare. Meqënëse kapitali anglez u investua në zhvillimin
e ekonomisë amerikane në fund të shekullit të XIX, kontabilistët e diplomuar
anglezë dhe metodat e kontabilitetit u zhvilluan edhe në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Megjithatë asnjë grup nuk ishte i legjitimuar për të krijuar standarde të
raportimit financiar. Kjo çoi te përdorimi i metodave alternative të raportimit të
kushteve dhe rezultateve financiare të veprimeve. Këto metoda krijuan rrëmujë dhe
në disa raste çuan tërësisht në gabime.
3.1.1. Shkollat kryesore të kontabilitetit.
Nga shekulli XV.te dhe deri në ditët e sotëme, kontabiliteti si teori,praktikë dhe
sistem informacioni është zhvilluar me shpejtësi.Por,zhvillimi i kontabilitetit ka qenë
i ndryshëm në vende të ndryshme.Përcaktues kanë qënë, niveli i zhvillimit
ekonomik, politik, kulturor, social, etj. Por, pavarësisht nga këto ndryshime e
veçori, gjatë këtij zhvillimi në përgjithësi kanë mbizotëruar dy rryma kryesore, dy
shkolla të kontabilitetit: shkolla anglosaksone dhe shkolla europiane (apo
ndryshe shkolla franceze apo kontinentale). Këto dy shkolla të kontabilitetit kanë
anë të përbashkëta dhe dallime midis tyre. Anët e përbashkëta përcaktohen nga
fakti se objekti i studimit është i njëjtë, kurse dallimet përcaktohen nga mënyrat e
zgjidhjes së problemeve të ndryshme të kontablitetit.
Sipas shkollës anglosaksone kontabiliteti organizohet duke u mbështetur në
standardet kontabël të cilat janë parimet dhe rregullat bazë që udhëheqin
kontabilistët dhe që duhen zbatuar prej tyre në organizimin e kontabilitetit të njësive
Ekonomike.
Thjeshtësia dhe prakticiteti i kontabilitetit dhe ndikim jo i fortë i shtetit në
organizimin e kontabilitetit, etj.
Ajo zbatohet kryesisht në Angli, SHBA, Kanada, Australi, etj, pra
në vendet anglisht folëse.Kushtet ekonomike shoqërore të zhvillimit të këtyre
vëndeve kanë qënë përcaktuse në formimin e kësaj shkolle.Në këto vënde
mbizotëronin kompanitë e vogla të ndërtuara mbi bazat e kapitalit familjar dhe atij
public.
Kjo gjë orientonte kontabilitetin kryesisht në ndërtimin e pasqyrave
financiare të nevojshme për ndjekjen e aktivitetit të tyre në bazë të
rregullave preçize dhe dhënien e informacionit në kohë këtyre
kompanive.Gjithashtu dhe nga pikpamja juridike ato karakterizoheshin nga
e drejta zakonore, që e bënte më të lehtë zbatimin në praktikë të rregullave
dhe standarteve të kontabilitetit, të hartuara nga profesionistët dhe
studjuesit kontabël, pa qënë nevoja e ndërhyrjes së fortë të shtetit në këtë
drejtim.
Shkolla Europiane e kontabilitetit organizohet sipas sistemit të
përgjithshëm kontabël. Rregullat dhe mënyrat e mbajtjes së kontabilitetit
përcaktohen në bazë të një ligji për kontabilitetin dhe në Planin e
Përgjithshëm Kontabël. Kjo shkolle e ka marrë emrin nga fakti se ajo
është krijuar dhe praktikohet në vendet europiane si Francë, Gjermani, etj.
Kushtet e zhvillimit ekonomik e shoqëror të këtyre vendeve përcaktuan dhe
karakteristikat e kësaj shkolle të kontabilitetit. Ekzistenca e kompanive të
mëdha, misioni social dhe rregullues i shtetit në ekonomi, kultura juridike e
bazuar në të drejtën romane, etj. përcaktuan, ashtu si dhe në shumë
drejtime të tjera, një rregullim të fortë shtetëror të kontabilitetit. Ky rregullim
ligjor synonte kryesisht në mbrojtjen e interesave të pronarëve të kapitalit
si dhe të kreditorëve, në organizimin e një kontabiliteti të orientuar për
qëllimet fiskale të shtetit dhe për mbajtjen e llogarive nacionale.
3.1.2.Standardet e Kontabilitetit.
Organizmat profesional të kontabilitetit në përpjekjet për të zhvilluar më tej
kontabilitetin, kanë hartuar standarde e rregulla ndërkombëtare të kontabilitetit.
Në këtë kuadër kanë krijuar edhe institucionet e specializuara për përgatitjen
me nivel të lart të tyre.
Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IASB) është një organizëm
i pavarur privat me objektiv kryesor përfitimin e unifikimit të parimeve kontabël
që përdoren nga bizneset e ndryshme dhe organizma të tjera në gjithë botën.
Ky organizëm u themelua në 29 Qershor 1973 përmes një marrëveshje nga një
organizmash profesionistësh të kontabilitetit nga Australia, Kanadaja, Franca,
Gjermania, Anglia, Irlanda dhe SHBA. Deri në vitin 1983, anëtarët e IASB (IASC
në atë kohë) kanë përfshirë edhe të gjithë organizmat profesionale kontabël, të
cilët janë anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IAFC).
Objektivat e IASB janë: harmonizimi dhe përmirsimi i parimeve të kontabilitetit,
formulimi dhe publikimi në interes të përgjithshëm i standardeve kontabël në
paraqitjen e pasqyrave financiare etj.
IASB siguron se Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS) janë
standarte të një cilësie të lartë, kërkojnë praktika kontabël të sakta në kushte e
rrethana të ndryshme ekonomike. Përpunimi i saktë i tyre siguron që ato të jenë
të pranueshëme nga përdoruesit dhe përgatitësit e pasqyrave financiare.
IASB ka arritur të vendosë mbi 42 standarde ndërkombëtare. Këto standarde
lidhen me çështje që reflektohen në pasqyrat financiare të njësive ekonomike e
të biznesit.
IAS kanë arritur marrëveshje si në harmonizimin ashtu edhe në përmirësimin e
raporteve financiare në shumë vënde të botës.
Standart do të thotë, rregulla të përgjithëshme që përcaktojnë se si duhet
të veprohet në praktikë për të arritur përfundim të njëjtë e të saktë për
veprime ekonomike apo transaksione të kryera.
Brenda çdo vendi rregullat lokale qeverisin në një masë të madhe apo të vogël
publikimin e pasqyrave financiare. Këto rregulla lokale përfshijnë standardet
kontabël të cilat janë botuar nga organizmat ndërkombëtare, rregullatore ose
organizma të tjerë profesionale kontabël në vendet e interesuara.
Standartet kontabël të kontabilitetit të publikuara nga IASB nuk
nënvleftesojnë rregullimet lokale në çështjet e pasqyrave financiare në vendet e
veçanta.Kur rregullat lokale kërkojnë një devijim nga standarti, anëtarët lokalë
të IASB, përpiqen të bindin autoritetet vendosëse të vendosin harmonizime me
Standartet kontabël të kontabilitetit.
Pasqyrat financiare përgatiten dhe paraqiten për përdorim të jashtëm nga
shumë njësi ekonomike në mbarë botën. Megjithëse pasqyra të tilla mund të
duken të ngjashme nga njëri vend në tjetrin, ekzistojnë disa dallime të cilat
shkaktohen nga ndryshime e rrethana sociale, ekonomike, ligjore të vendeve të
ndryshme, të cilat duhet të pasqyrohen me ndryshime sipas veçorive të çdo
vendi. Këto veçori kanë çuar në përdorimin e pasqyrave financiare të
ndryshme.
Gjithashtu në vënde të ndryshme përdoren kritere të ndryshme për matjen dhe
njohjen e elmentëve në pasqyrat financiare.
IASC u formua për ngushtimin e këtyre diferencave duke kërkuar harmonizimin
e rregullave, standarteve kontabël, dhe proçedurave të lidhura me përgatitjen
dhe prezantimin e pasqyrave financiare. Pasqyrat financiare të përgatitura për
këtë qëllim plotësojnë nevojat e shumë përdoruesve. Bordi i IASB njeh
gjithashtu, se qeveritë duhet të specifikojnë kërkesa të ndryshme për qëllime të
tyre vetjake. Këto kërkesa megjithatë nuk duhet të ndikojnë pasqyrat financiare
të publikuara,nëqoftëse ato nuk janë në përfitim të gjithë përdoruesve.
Më gjërë për standartet e kontabilitetit flitet në fund të këtij libëri ( Aneksi 1).
3.1.2.1. Edhe Shqipëria me Standartet e Kontabilitetit.
Ligji Nr. 9228, datë 29 prill 2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”,
parashikojnë që, duke filluar nga viti 2006, një sërë njësisish ekonomike të
mëdha do të jenë të detyruara të hartojnë bilancin dhe pasqyrat financiare të
tyre në bazë të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Ligji “Për
kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” ka parashikuar në nenin 4 të tij, se do të
jenë të detyruara për të zbatuar Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit në
mënyrë të plotë të gjitha bankat, shoqëritë e sigurimeve, firmat e huaja që kanë
filiale në vendin tonë, por që mëmat e tyre zbatojnë këto standarte, korporatat
apo kompanitë e mëdha me interesa publike, si dhe të gjitha ato shoqëri që
operojnë në bursë, në të ardhmen.
Ligji parashikon hartimin dhe zbatimin në vendin tonë të Standardeve Kombëtare
të Kontabilitetit, që do përgatiten nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe do të
zbatohen kryesisht nga kompanitë e vogla e të mesme. Këto standarte, do të jenë
në përputhje me Standardet Ndërkombëtare. Hartimi dhe miratimi i këtij ligji hap
rrugën për përshtatjen e standardeve të kontabilitetit në Shqipëri, zgjidhje kjo
shumë e kërkuar dhe e dëshiruar nga të gjithë operatorët vendas e të huaj që
kryejnë veprimtari në Shqipëri.
Ligji i ri i Kontabilitetit fut frymën e standarteve të kontabilitetit, duke u bërë
kështu më fleksibël dhe më efikas në rregullimin kontabël. Po ashtu, ndryshon
krejtësisht statusi i organizimit të hartimit të praktikave kontabël në Shqipëri. Ligji i
ri është më i thjeshtë, konçiz e modern. Fryma e tij, si një ligj organik për
kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, është e tillë që të jepen në të vetëm
rregullimet kryesore dhe të domosdoshme në fushën e kontabilitetit dhe të
pasqyrave financiare, kurse problemet teknike të hollësishme dhe udhëzuese do
paraqiten në standartet kontabël. Këto standarde do shërbejnë si një guidë
udhërrëfyese për kontabilistët në punën e tyre për ndërtimin e bilancit dhe
pasqyrave financiare.
.
3.1.3 Zhvillimi i kontabilitetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (U.S.A)
Kontabilistët profesionistë në Shtetet e Bashkuara e organizuan veten e tyre në
fillimet e vitit 1900 dhe krijuan ligjet për dokumentimin, proçedurat e kontrollit
financiar standard dhe disa karakteristika të tjera të profesionit. Megjithatë, nga
fundi i vitit 1934 kontabilistët e Institutit Amerikan (paraardhësit e Kontabilistëve
Publikë të sotëm, të Institutit Amerikan – AICPA) dhe bursa e Neë York-ut ranë
dakort mbi pesë parime të kontabilitetit si: parimi i kujdesit, i kuptueshmërisë, i
materialitetit, i qëndrueshmërisë dhe i përputhshmërisë. Ky ishte aktiviteti i parë
formal i vendosjes së standardeve të kontabilitetit. Dobësimi i kontrollit financiar, i
raportimit financiar dhe i kontabilitetit ishte i lidhur me tregun e aksioneve në vitin
Ligji i Sigurisë i vitit 1933 dhe Ligji i Sigurisë për Këmbimet i vitit 1934, zhvilluan
tregtinë ndërmjet shteteve. Këto ligje patën një ndikim të rëndësishëm në proçesin e
vendosjes së standardeve, sepse ato i jepnin Komisionit të Këmbimit dhe Sigurisë
(SEC) autoritet për të vendosur për parimet e kontabilitetit që duheshin zbatuar nga
kompanitë e regjistruara në SEC, i cili akoma e ka këtë autoritet, por proçesi i
vendosjes së standardeve me kalimin e viteve është deleguar tek organizata të tjera.
Ndërmjet viteve 1939 dhe 1959, Komiteti i Proçedurave të Kontabilitetit dhe Instituti
Amerikan i Kontabilistëve, botuan 51 buletine kërkimesh kontabiliteti, që ishin të
lidhura me parimet e kontabilitetit. Kjo punë u bë pa ndërhyrjen e një strukture
konceptuale ose një tërësi rregullash për raportimin financiar. Çdo buletin kishte të
bënte me një botim të veçantë të një konteksti relativisht të kufizuar dhe me metoda
alternative të raportimit të rezultateve të transaksioneve të njëjta.
Në vitin 1959, Bordi i Parimeve të Kontabilitetit (APB) zëvendësoi Komitetin e
Proçedurave të Kontabilitetit si një organizëm për vendosjen e standardeve. APB, i
organizuar dhe i krijuar nga AICPA, ishte i angazhuar në kërkime për të zgjidhur
opinionet e ndryshme mbi zgjidhjen e problemeve të ndryshme të kontabilitetit.
Megjithëse APB botoi një numër opinionesh mbi çëshjte të rëndësishme të
kontabilitetit dhe AIPCA e pa të nevojshme që këto opinione të ishin të shprehura si
shënime në pasqyrat financiare,por bordi dështoi në pranimin e gjërë të opinioneve,
sepse nuk kishte mbështjetjen e duhur nga teoritë dhe praktikat e kontabilitetit.
Në vitin 1973, si rezultat i zgjedhjeve dhe kritikave për proçesin e vendosjes së
standardeve të kontabilitetit,nga një bord i krijuar vetëm nga anëtarëtë AICPA, u
vendos themelimi i Bordit të Standardeve të Kontabilitetit Financiar (FASB) si një
organizëm me autoritet për vendosjen e standardeve në profesionin e kontabilitetit.
FASB e nisi punën me një projekt të quajtur Struktura Konceptuale e Raportimit dhe
Kontabilitetit Financiar, që nxorri 6 teori të Koncepteve të Kontabilitetit Financiar deri
në korrik të vitit 1999.
Aktualisht, me projektin e saj të strukturës konceptuale, FASB ka nxjerrë
Teori të standardeve të Kontabilitetit Financiar, që u bënë baza e krijimit
për standarde të raportimit dhe kontabilitetit për çështje të caktuara, ashtu
si bënë dhe paraardhësit e FASB-ve. Akoma ekzistojnë mënyra alternative
të kontabilitetit dhe të raportimit të ndikimeve për transaksionet e
ngjashme. Në shumë aspekte të raportimit financiar, kontabilisti akoma
duhet të përdorë gjykimet në zgjedhjen ndërmjet alternativave të njëjta.
Me qëllim që të vlerësohen saktë pasqyrat financiare, duhet të kuptohen
ndikimet e metodave të kontabilitetit të përdorura nga njësitë ekonomike,
në lidhje me metodat alternative që nuk janë zgjedhur. Kapitujt në vazhdim
do të përshkruajnë shumë nga këto alternativa dhe ndikime të kontabilitetit
te pasqyrat financiare dhe përgjigjet që jepen nëpërmjet standardeve të
kontabilitetit.
FASB nuk vendos standarde të rastit. Ai ndjek një procedurë të hapur dhe
një proçes të përshtatshëm. FASB pranon të dhëna nga individë ose
organizata që janë të interesuara për të dhënë ide dhe pikëpamje rreth
standardeve të veçanta të rëndësishme. Ndër shumë kontabilistë
profesionistë dhe organizata financiare që japin rregullisht sugjerimet e
tyre tek FASB, shto këtu dhe SEC, janë: Organizata e Kontabilitetit
Amerikan, Instituti i Menaxhimit të Kontabilistëve, Instituti Ekzekutiv
Financiar dhe Instituti i Analistëve Financiarë.
Siç u theksua edhe më parë, raportimi i praktikave dhe i kontabilitetit
financiar nuk janë një bashkësi rregullash të mbyllura për t`u ndjekur pa u
bërë pyetje. Raportimi dhe kontabiliteti financiar janë përfshirë, me kalimin
e kohës, në përgjigje ndaj ndryshimeve të nevojave dhe janë akoma në
zhvillim.
3.1.4 Zhvillimi i kontabilitetit në Francë dhe vende të tjera të Europës.
Në Francë, Plani i Kontabël i Përgjithshëm aktual është rezultat i bashkimit të dy
evoluimeve. Njëri, i pazgjedhshëm, që për arsye ekonomike, juridike dhe sociale,
e bënte planin kontabël të 1957-ës të paadaptuar në një mjedis të ri. Tjetri, më i
thellë, që mbështetej mbi vullnetin dhe harmonizimin europian.
Pa bërë historikun e planeve të ndryshme kontabël franceze, duhet nënvizuar që
pikërisht në vitin 1947 për herë të parë në Francë, kodifikimi i qartë i normave
kontabël ishte objekt i një Plani Kontabël të Përgjithshëm. Disa modifikime të
vogla të këtij plani të parë kontabël, do të jepnin në 1957 një plan të dytë kontabël,
përdorimi i të cilit u përgjithësua në 1965, kur një dekret fiskal detyroi njësitë
ekonomike të prezantonin bilancin e tyre në komformitet me planin kontabël në
fuqi. Ndërkaq, duke i dhënë dinamizmin e periudhës së viteve 60 dhe 70, plani
kontabël u bë shpejt i padobishëm, i paaftë që t`u përgjigjej situatave të reja.
Për të treguar këto vështirësi po paraqesim disa shembuj:
në fushën ekonomike, disa veprime në fillim të viteve gjashtëdhjetë u zhvilluan
shumë, duke shtruar ndërkohë shumë probleme rregjistrimi (shumëfishimi i
këmbimeve ndërkombëtare, orientimi drejt nëntrajtimit industrial, personelit të
përkohshëm, etj.);
në fushën monetare, abandonimi i marrëveshjeve të Bretton Woods të 1944-ës
(duke vendosur një sistem këmbimi fiks) dhe lëkundja e përgjithësuar e
monedhave të ratifikuara nga marrëveshjet e Xhamajkës në 1937, nxirrte
vështirësi të mëdha në marrjen parasysh të fluktacioneve të këmbimit;
juridikisht, ligji i 24 korrikut 1966, duke ripërcaktuar kuadrin e ushtrimit të aktivitetit
të ndërmarrjeve, i bënte thirrje natyrshëm kontabilitetit të adaptohej me këtë
evoluim;së fundi, materialisht, zhvillimi shumë i madh i mjeteve informatike i jepte
një arsye të mjaftueshme Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit për të kërkuar nga
ndërmarrjet një informacion më të mirë sasior e cilësor.
Në nivelin europian, nenet 54 dhe 55 të trajtimit të Romës së vitit 1957, përbëjnë bazën e
harmonizimit të së drejtës së shoqërive dhe proçedurave kontabël. Me qëllim që të priren
drejt këtij harmonizimi, komisioni i Komitetit Europian disponon dy mjete esenciale që
janë, direktivat dhe rregulloret. Midis këtyre mjeteve, direktiva e katërt evropiane e 25
korrikut 1978 është e një interesi thelbësor për të ardhmen e kontabilitetit të shoqërive në
komunitetin ekonomik. Ajo vendoset në gjirin e komunitetit në të gjitha shoqëritë me
aksione dhe shoqëritë e tjera në të cilat përgjegjësia e anëtarëve është e kufizuar me
sjelljen e tyre, me përjashtim të bankave, shoqërive të sigurimeve dhe ndërmarrjeve
financiare. Direktiva e katërt, duke ndjekur një objektiv të ruajtjes së interesave të
anëtarëve dhe të të tretëve, vendos detyrime minimale përsa i përket prezantimit dhe
përmbajtjes së llogarive, mënyrës së vlerësimit, kontrollit dhe publikimit të dokumentave
të ndryshme të përmbledhës, për të njohur:
bilancin;
llogarinë e fitim/humbjeve
aneksin, duke i shtuar një raport të drejtimit.
Larg nga të qenit një ndërmarrje standardizimi, e ngurtë dhe e detyruar, direktiva e katërt
europiane përkundrazi, kërkon nëpërmjet një proçesi harmonizimi:
të fiksojë norma minimale të zbatueshme për të gjitha vendet anëtare;
të përafrojë, me qëllim që t’i bëjë të krahasueshme, sistemet kontabël anglo-saksone dhe
kontinentale që paraqesin ndryshime të rëndësishme.
Ky evoluim i dyfishtë, strukturor dhe europian, ka shërbyer si suport në përpunimin e dy
teksteve që kanë formuar deri në 1999-ën kuadrin ligjor dhe rregullues në fushën
kontabël:
Vendimi i Qeverisë Franceze i 27 prillit 1982, i vënë në zbatim nga një vendim tjetër i 9
dhjetorit 1986, ligjëron një PKP të ri, të detyrueshëm për të gjitha ndërmarrjet industriale
dhe tregtare;
ligji i 30 prillit 1983 dhe dekreti i zbatimit të tij i 29 nëntorit 1983, lidhur me harmonizimin e
detyrimeve kontabël të tregtarëve dhe disa shoqërive, me direktivën e katërt evropiane.Ky
tekst i ligjit ka modifikuar thellësisht nenet 8 deri 17 të kodit tregtar lidhur me detyrimet
kontabël të tregtarëve.
Plani kontabël i vitit 1999, i ristrukturuar dhe aktualizuar, i aprovuar nga një
vendim ministror i 22 qershorit 1999, duhej të ishte burimi i një të drejte
kontabël koherente dhe evolutive në një kuadër gjerësisht botëror.
Punët e rinovimit të P.K.P. u iniciuan nga ministri i ekonomisë dhe financave,
që i përkufizonte kështu objektivat:
integrimi në vetë planin e evoluimeve të doktrinës dhe mendimet e Këshillit
Kombëtar të Kontabilitetit;
nxjerrja e rregullave kontabël nga vetë komentarët.
Me vullnetin e ministrit të ekonomisë dhe financave, u konfirmua në 1996-ën
kjo tendencë për ndërtimin e një ristrukturimi të PKP me të drejtën e integruar
në rishkrirjen e përgjithshme të sistemit të normalizimit kontabël, të organizuar
tashmë rreth dy instancave:
Komitetit të rregullores kontabël (KRRK), që zotëron pushtet ligjor (ligji i 6
prillit 1998) në fushën e evoluimit dhe normalizimit kontabël;
Këshillit Kombëtar i Kontabilitetit, i rinovuar me dekretin e 26 gushtit 1996, i
ngarkuar me emetimin e mendimeve dhe rekomandimeve në fushën
kontabël, që kanë të bëjnë me sektorët ekonomikë.
Ky organizim i ri institucional, së bashku me një ristrukturim të Planit Kontabël
me të drejtë pothuajse të njëjtë, tregon vullnetin për të pasur një të drejtë
kontabël koherente dhe të fortë.
Gjithashtu,ai është një pikë nisjeje drejt një normalizimi kontabël evolutiv. Nga
një këndvështrim formal, organizimi i bërë për PKP të 1999-ës lejon një futje të
lehtë të rregullave të KRRK, të cilat do të bëjnë normalisht evoluimin e
mëtejshë, me qëllim që të adaptohen kërkesat e reja.
3.1.5 Zhvillimi i kontabilitetit në Shqipëri.
Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të Europës Lindore që hynë vonë në sistemin
e ekonomisë së tregut, nuk kishte arsye të vendoste një sistem kontabël
origjinal të vetin. Ajo duhet të zgjidhte dhe të përshtaste një sistem kontabël të
aplikuar në një shtet të Europës Perëndimore, i cili të ishte më pranë traditave
juridike kontabile tonat, pra më i lehtë për t`u zbatuar. Për këto arsye, u çmua
se një kontabilitet i normalizuar i tipit të njehësuar do të ishte i përshtatshëm
për disa arsye dhe konkretisht:
a) Në Republikën e Shqipërisë normalizimi kontabël ka qenë realizuar të paktën
që nga viti 1947 nëpërmjet ligjeve dhe akteve nënligjore. Plani unik kontabël,
planet kontabël sektorialë dhe planet kontable të institucioneve buxhetore,
kanë qënë çelësat e këtij normalizimi. Ato hartoheshin dhe miratoheshin nga
organe shtetërore (Ministria e Financave). Kështu, tradita e Shqipërisë, si vend
i së drejtës së kodifikuar, duhej ruajtur, por duke ndryshuar objektivat dhe
formën e normalizimit. Para vitit 90, si shkollë e kontabilitetit ka qenë ajo
europiane. Shkolla Tregtare e Vlorës (e hapur në vitet ‘20 të Shekullit 20, që
vazhdon dhe sot), ishte ngritur mbi bazat e kontabilitetit të shkollës europiane
dhe sidomos asaj italiane, që hodhën bazat e kontabilitetit në Shqipëri. Ishin
pikërisht mësuesit dhe profesorët e dalë nga kjo shkollë, që i mësuan
shqiptarët dhe profesionistët
e fushës së kontabilitetit,si të mbajnë
kontabilitetin.
Shtrembërimet që i bëjnë disa historisë së kontabilitetit në Shqipëri nuk janë të
drejta. Parimi i regjistrimit të dyfishtë për herë të parë lindi në Itali dhe s`është
e drejtë që modelin e kontabilitetit të zbatuar në vitet e diktaturës në Shqipëri
ta konsiderojmë si shkollë të Europës lindore apo Ruse, ndërkohë që
marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë ndryshuan në 1960.
Rusia, si pjesë e Europës, në thelbin e teorisë së kontabilietit ka parimin e regjistrimit të
dyfishtë, pavarësisht nga disa përshtatje të planit kontabël që lidheshin me ekonominë e
centralizuar. Kontabiliteti është metodë universale, që ka në thelb llogarimbajtjen si
gjuha e shifrave të një sistemi të caktuar ekonomiko-shoqëror dhe në asnjë rast nuk ka
ngjyrë politike. Kontabiliteti i mbajtur në periudhën e diktaturës kishte mangësitë dhe
kufizimet e veta, si p.sh:
Rëndimi me informacione dhe pasqyra të panevojshme.
Mbizotërimi i punës me dorë, e cila bënte që informacioni të dilte me vonesë dhe të mos
i shërbente sa duhej e në kohë drejtimit dhe marrjes së vendimeve.
Krijimi i mbingarkesave për shkak të mos ndarjes në kontabilitet financiar dhe atij të
kostos.
Mangësi në njohjen e parimeve e normave kontabël ndërkombëtare.
Ndryshimet midise kontabilitetit ne socializem nga ai ne kapitalizem:
1)Ne kapitalizem,kontabiliteti reflekton procesin e prodhimit bazuar ne pronen personale.
Ne socializem, ky proces eshte adresuar ne kuadrin e kushteve te prones socialiste.
2) Ne kapitalizem, kontabiliteti kufizohet brenda njesive ekonomike. Ne socializem,
kontabiliteti eshte pjese e ekonomise kombetare.
3) Ne kapitalizem, kontabiliteti eshte puna private e sejciles njesi ekonomike.Ne
socializem, kontabiliteti zbatohet ne perputhje me tabelat e llogarive te ekonomise
kombetare, ne vecanti per secilen dege.
4) Ne kapitalizem, qellimi kryesor i kontabilitetit eshte te percaktoje fitimin. Ne
socializem, qellimi i kontabilitetit eshte te paraqese aktivitetet ne kuadrin e planeve
ekonomike, synimeve dhe buxhetit.
5) Ne kapitalizem, vihet re dominimi i sekretit tregtar. Ne socializem, kontabiliteti eshte
i nevojshem per pasqyrimin me korrektesi te se vertetes.
b) Në kushtet kur specialistët kontabël shqiptarë, me gjithë
eksperiencën e krijuar në një vend të izoluar, me disa
përjashtime, kishin mangësi në njohjen e parimeve dhe
normave
kontabël
ndërkombëtare
përgjithësisht
të
pranuara, ishte e nevojshme që këto parime e norma të
paraqiteshin të sistemuara në tekste unike dhe metodike.
Plani Kontabël i Përgjithshëm dhe Plani kontabël i
institucioneve buxhetore, me përmirësimet e bëra, janë
instrumente mjaft të përshtatshëm për këtë qëllim dhe
lehtësojnë zbatimin e këtyre normave e parimeve në
praktikë. Por zhvillimet e reja në Europë dhe në botë,
kërkojnë hapa të rinj edhe në Shqipëri në fushën e
kontabilitetit. Në kuadrin e ekonomisë globale, Europa dhe
bota
po
shkojnë
drejt
zbatimit
të
Standardeve
Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe të raportimit të
pasqyrave financiare. Pas plotësimit të kuadrit ligjor, edhe
në Shqipëri po punohet që, duke filluar nga viti 2008, të
zbatohen Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për
një numër të caktuar njësish ekonomike, si ato të kuotuara
në bursë, shoqëritë e huaja që zhvillojnë aktivitet në
Shqipëri, shoqëritë bankare dhe financiare etj. Ndërsa për
njësitë e tjera ekonomike që nuk përfshihen në këtë grup
do të zbatohen Standardet Kombëtare të Kontabilitetit në
përputhje me Standardet Ndërkombëtare.
c) Normalizimi i tipit kontinental mban parasysh lidhjen e fortë mes
kontabilitetit dhe fiskalitetit, dhe rezultati kontabël është bazë për
llogaritjen e tatimit dhe të të ardhurave në shkallë vendi. Ky
normalizim kërkon të zhvillojë një sistem global të sipërmarrjes, që
shkrihet në një sistem harmonik të kontabilitetit racional.
Normalizimi kontabël në Shqipëri dhe ecja drejt zbatimit të
Standardeve Ndërkombëtare dhe Kombëtare të Kontabilitetit, siç u
theksua edhe më lart, ka në bazë autoritetin e Ligjit nr. 7661, dt.
19.01.1993 “Për kontabilitetin” dhe të ligjit nr. 9228, dt. 29.04.2004
“Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”. Këto ligje, përveç të
tjerave, përcaktojnë detyrimet e përgjithshme, parimet e rregullat
kryesore për mbajtjen e kontabilitetit, si dhe për përgatitjen dhe
publikimin e informacionit financiar në njësitë ekonomike,
institucioneve buxhetore dhe organizatat e tjera joqeveritare.
Në kushtet e ekonomisë së tregut, përveç rastit tradicional të
informacionit në lidhje me ruajtjen dhe administrimin e pasurisë,
kontabiliteti fiton një rol të ri. Ky rol i ri i informacionit kontabël
ka të bëjë me të qënit faktor në vendimarrjet e drejtimit të
aktivitetit të njësive ekonomike.
Pra, në Shqipëri përmirësimet e kontabilitetit, në kushtet e reja të
ekonomisë së tregut, u bënë sipas shkollës europiane të
kontabilitetit.
3.2 Përkufizimi dhe llojet e kontabilitetit.
Siç përmendëm dhe më parë, kontabiliteti përbën bazën e drejtimit dhe të
administrimit të njësisë ekonomike. Ai, nëpërmjet shifrave të pasqyruara në
dokumente dhe librat e kontabilitetit, shërben për të përshkruar ngjarjet dhe
fenomenet që përbëjnë ekzistencën e njësive ekonomike të çdo lloji dhe për t`i
komunikuar informacionin e grumbulluar dhe të përpunuar prej tij përdoruesve
të ndryshëm. Për këtë arsye kontabiliteti shpesh karakterizohet si “gjuha e
shifrave të biznesit”.I thënë ndryshe profesioni i shifrave. Çdo njësi
ekonomike nëpërmjet shifrave të kontabilitetit do të dijë si po ecën aktiviteti i
saj. Ai ndërtohet mbi bazën e parimeve e procedurave, kuptimi i të cilave
përbën bazën e organizimit të tij,për ti shërbyer sa më mirë vendimmarrjes.Meqënëse është një disiplinë e rëndësishme, po japim konceptimin
bazë të tij, duke e përmbledhur në këtë skemë:
Skema 4
BILANCI DHE PASQYRAT
FINANCIARE
DREJTUES
INVESTITORE
SINDIKATA
MENAXHERE
SISTEMI I
KONTABILITETI
T TE NJESISE
EKONOMIKE
RAPORTE SPECIALE
DHE AVANTAZHET E
TYRE
RAPORTE TE DREJTIMIT
RAPORTE FISKALE
3.2.1.Përkufizimi i kontabilitetit.
Gjatë viteve, studiues të ndryshëm janë përpjekur të japin një përkufizim sa më
të saktë dhe të plotë për kontabilitetin.Por,përkufizimet e dhëna për kontabilitetin
kanë ndryshuar dhe evoluar në kohë të ndryshme.Zhvillimet e kontabilitetit janë të
lidhura me zhvillimet që ka pasur shoqëria në tërësi. Ky zhvillim shprehet në rolin
që luan kontabiliteti në jetën e njësisë ekonomike dhe në mënyrat e mjetet e
përpunimit të informacionit ekonomik e financiar që lidhen me to. Kështu, në vitin
1940 kontabiliteti përkufizohej si “…arti i regjistrimit, klasifikimit e përmbledhjes në
një mënyrë kuptimplotë e në vlerë monetare, i veprimeve që janë së paku pjesërisht
me karakter financiar dhe interpretimit të këtyre rezultateve.” Në vitin 1970 ky
përkufizim bëhet dhe më i gjerë dhe kontabiliteti si një sistem informacioni “është
një aktivitet shërbimi.Funksioni i tij është të furnizojë me informacion sasior, së
pari me natyrë financiare njësinë ekonomike, me qëllim që të bëjë zgjedhjet e
duhura në rrugët e ndryshme për kryerien e një veprimi në interes të saj”
Ky përcaktim i kontabilitetit e vë theksin më shumë tek qëllimi se sa tek procesi.
Ai thekson aktivitetin e vendimarrjes ekonomike më shumë se sa procesin e
regjistrimit, klasifikimit dhe interpretimit kontabël. Ky përcaktim thekson rolin e vërtetë
të kontabilitetit në kuptimin modern të tij. Sipas këtij përkufizimi, kontabiliteti, si një
aktivitet shërbimi për menaxhimin e informacionit kontabël, vendoset midis jetës
ekonomike dhe atyre që marrin vendime për drejtimin e saj. Pra, ai përfytyrohet
kështu si një mekanizëm që punon duke patur si lëndë të parë të dhënat mbi
aktivitetin ekonomik e financiar të njësisë ekonomike.Këto të dhëna, të matura,të
kontrolluara,të regjistruara dhe të përpunuara,ai i ruan(ngurtëson) dhe i vë në
shërbimi të drejtimit të njësisë ekonomike, duke ua komunikuar personave që marrin
vendime dhe janë të intetresuara për to.
Por,kontabiliteti është përpunuar edhe nga studiues të fushës së kontabilitetit nga
pikëpamja shkencore. Në këtë kuadër, përveç studiuesve dhe kontabilistëve që e shohin
kontabilitetin thjesht si një mjet të informacionit të drejtimit, ka një grup tjetër studiuesish
dhe kontabilistësh që e shohin kontabilitetin si degë e shkencës dhe që ka lidhje me
shkencat e tjera. Ata përcaktojnë që “..kontabiliteti është ajo degë e shkencës që
përpunon proçedurat kontabile dhe nëpërmjet matjes, grumbullimit, regjistrimit,
përpunimit, e paraqitjes së informacionit kryesisht financiar, informon të gjithë të
interesuarit dhe ndihmon në mënyrë efikase në drejtimin dhe funksionimin e njësive
ekonomike dhe, së fundi, lehtëson komunikim me disa funksione speciale”. Ky
përkufizim, pa mohuar aspak rolin primar të kontabilitetit në sistemin e informacionit të
drejtimit, e përcakton atë edhe si degë të shkencës.
Kontabiliteti, si një tërësi mjetesh dhe procedurash, përbëhet nga:
 Aktiviteti i regjistrimit në llogarit përkatse,
 Përpunimi i informacionit në forma të caktuara,
 Komunikimi i informacionit në forma dhe afate të caktuara përdoruesve të tij.
Në një kuptim të gjerë, kontabiliteti është proçesi i identifikimit, matjes dhe
komunikimit të informacionit financiar të një njësie ekonomike, me qëllim marrjen e
vendimeve dhe nxjerrjen e konkluzioneve të rëndësishme për ecurinë e aktivitetit.
Kontabiliteti përbën mjetin nëpërmjet të cilit përftojnë:
Drejtimi i njësisë ekonomike për arritje më të mira.
Ndjekja sistematike e dukurive financiare, me qëllim që të gjenden rrugë për zbulimin e
rezervave për një ecuri më të mirë.
Informacioni i të interesuarve (debitorë, organizma financiare, kreditorë, shteti, opinioni)
për rezultatet e periudhës përkatëse dhe ndikimin e tyre në përmirësimin e gjendjes
financiare.
Studimi i të dhënave për të përcaktuar saktë problemet që kanë të bëjnë me
investimet, zgjedhjen e veprimtarisë, ristrukturimin e saj etj.
Pra, rëndësia e kontabilitetit bashkëkohor nuk qëndron vetëm në faktin se ai
plotëson mjetin e paraqitjes të të dhënave financiare, por edhe kushtet që ai
krijon për informacione të domosdoshme për rezultatet përfundimtare dhe
ndihmëse që i jep shtetit, përdorimin me efektivitet të burimeve që disponon
dhe zgjidhjen e problemeve që përballon në fushën financiare.
Kontabiliteti i shërben çdo njësie ekonomike që operon në fusha të ndryshme.
Pra, është kontabiliteti ai që i siguron tregëtarit të dhëna për koston e
blerjes, për shpenzimet tregtare,të ardhurat nga shitja etj.Fermerit të dhëna rreth
nivelit të prodhimit bujqësor e blegtoral, për shumën e inputeve (farëra, plehra
kimike, pesticide, insekticide, ushqime për kafshët) të përdorura në proçesin e
prodhimit, çmimet e blerjes së inputeve.Ai i jep të dhëna për koston dhe të
ardhurat e siguruara nga veprimtaria individuale e fermerëve apo shoqatave të
tyre etj. Gjithashtu, regjistrimet kontabile tregojnë për paratë e marra apo të
shpenzuara gjatë një periudhe (1 mujore, 3 mujore, vjetore), të dhëna të cilat
përdoren në planifikimin afatshkurtër apo afatgjatë të veprimtarisë së njësisë
tregtare apo fermës.
Skematikisht, sa u tha më sipër, mund të paraqitet në këtë skemë:
Skema 5
Veprimet
ekonomike
Dokumentet
●Identifikimi
●Vendime dhe
●Matja
gjykime për
●Komunikimi i
informacionit
financiar
drejtuesit
ecurinë e
aktivitetit
3.2.2. Llojet e kontabilitetit.
Ashtu siç është shpjeguar në pjesët e trajtuara më parë të këtij kapitulli,
kontabiliteti është përcaktuar si një sistem i vetëm informacioni që identifikon,
mat, përpunon dhe komunikon informacionin e nevojshëm për marrjen e
vendimeve. Në përgjithësi mund të thuhet që aktualisht, për nevojat e studimit dhe
të organizimit praktik, ekziston një ndarje e sistemit të kontabilitetit, duke bërë
dallimet kryesisht midis kontabilitetit financiar, kontabilitetit të kostos dhe kontabilitetit
të drejtimit.
Në fazën fillestare kontabiliteti organizohet me qëllim që të indetifikojë, të matë,
të perpunojë e të pasqyrojë veprimet ekonomike dhe në fund të hartojë bilancet e
pasqyrat financiare për përcaktimin e rezultateve të përgjithshme (konceptet baze
te kontabilitetit);pas kësaj faze, nëpermjet bilancit dhe pasqyrave financiare
përcaktohet pozicioni financiar i njësisë ekonomike në një periudhë të
dhënë(kontabiliteti financiar);pas kësaj faze ai shoqërohet me evidentimin dhe
analizën e kostove dhe të të ardhurave të aktiviteteve të veçanta (kontabiliteti i
kostos). Në një fazë më të avancuar të njësisë ekonomike, përveç llojeve të
përmendura më lart të informacionit kontabël, fillojnë të përpunohen dhe të dhënat
në lidhje me parashikimin në të ardhmen të të dhënave të kontabilitetit (të analizës
së veprimtarisë financiare të buxhetimit), me koordinimin e kontrollin e aktiviteteve e
proçedurave të tij, si dhe me përpunimin e integruar të të dhënave të veçanta të
jetës së njësisë në kompleksin e tyre unitar (kontabiliteti i drejtimit).
Nga sa u tha më lart, mund të nxirret roli i kontabilitetit në mbarëvajtjen
veprimtarisë së njësisë ekonomike: nga njëra anë, në vlerësimin e funksionit të
saktësimit kontabël dhe të referimit të sigurtë në të dhëna dhe rezultate të
dokumentuara rigorozisht dhe shpesh të çertifikuara; kurse në anën
tjetër,kontabiliteti si një referim i sigurtë për përpunimet e mëtejshme për nevojat e
drejtimit, kontabilitetit të kostos, ashtu edhe për hartimin e buxheteve dhe për
ripërpunimin e mëtejshëm të tyre, të nevojshme për një drejtim të përshtatshëm të
njësisë ekonomiket, si në terma operative ashtu dhe strategjik.
Kontabiliteti financiar ka të bëjë me proçesin e përgatitjes dhe të raportimit të
bilancit dhe pasqyrave financiare të njësisë ekonomike.Bilanci dhe pasqyrat
financiare paraqesin pozicionin financiar të saj në një moment të dhënë, rezultatet e
veprimeve për një periudhë të dhënë kohe, aktivet e fluksit të likuiditeteve (marrje
dhe pagesa keshi) dhe informacione të tjera në lidhje me burimet financiare,
obligacionet, interesat e veprimet e tjera të njësisë. Kontabiliteti financiar është i
orientuar kryesisht nga jashtë.Bilanci dhe pasqyrat financiare janë të drejtuara tek
individët që nuk janë të përditshëm në veprimet ditore financiare të aktivitetit të
njësisë ekonomike. Kontabiliteti financiar, gjithashtu, është i lidhur me rezultatet
historike financiare të kësaj njësie. Bilanci dhe pasqyrat financiare pasqyrojnë çfarë
ka ndodhur në të shkuarën.Lexuesve dhe pëdoruesve të tyre, mund t`u duhet të
mbështeten te veprimet e të kaluarës që t’i përdorin ato për të ardhmen etj.
Kontabiliteti i kostos është një nënndarje e kontabilitetit menaxherial që është i
lidhur me caktimin dhe mbledhjen e kostove të produkteve, me proçeset ose
shërbimet, për të ndihmuar menaxhimin në zgjidhjen e problemeve specifike.
Kontabiliteti i drejtimit (menaxherial) përdor informacionin financiar dhe
ekonomik për të planifikuar dhe kontrolluar shumë nga veprimtaritë dhe për të
mbështetur proçesin e marrjes së vendimeve menaxheriale të njësisë. Ai është një
proçes identifikimi, matjeje, grumbullimi, analize e përpunimi, interpretimi e
komunikimi i informacionit financiar e jo financiar, që përdoret nga drejtuesit për të
planifikuar, vlerësuar kontrolluar pjesën e brendshme të njësisë ekonomike në
shërbim të vendimarrjes. Kontabiliteti menaxherial dhe ai i kostos kanë ngjashmëri
dhe dallime ndaj atij financiar.
Ata ngjajnë me njëri-tjetrin, së pari, sepse përdorin të njëjtin informacion, pra kanë të
njëjtin burim informacioni.
Së dyti, kanë të njëjtën përgjegjësi e të njëjtin përkushtim për realizimin e objektivave.
Ndryshimet midis kontabilitetit financiar dhe kontabilitetit të kostos e
drejtimit janë:
Përdoruesit e informacionit. Në kontabilitetin financiar përdorues janë
persona e njësi jashtë njësisë ekonomike, ndërsa për kontabilitetin e
drejtimit përdorues (të interesuar) janë nivele të ndryshme të menaxhimit
të brendshëm.
Tipet e sistemeve të kontabilitetit. Ndërsa kontabiliteti financiar në
përfundimet e tij përdor sistemin e regjistrimit të dyfishtë, kontabiliteti i
drejtimit në përfundimet e tij nuk është i kufizuar vetëm në këtë sistem
kontabël.
Pika ku fokusohet analiza. Analiza në kontabilitetin financiar përfshin
entitetin e njësisë ekonomike, si një të tërë, ndërsa analiza e kontabilitetit
të drejtimit përfshin edhe segmente të ndryshme të entitetit të njësisë
ekonomike.
Njësitë e matjes. Në kontabilitetin financiar si njësi matjeje shërben leku.
Në kontabilitetin e drejtimit përdoret çdo njësi fizike ose monetare, si p.sh
orët e punës, etj.
Frekuenca e raporteve, e pasqyrave financiare. Kontabiliteti financiar
harton pasqyra e raporte periodike e të rregullta, të përcaktuara me ligj;
ndërsa kontabiliteti i drejtimit harton raporte e pasqyra sa herë i nevojiten.
Direktivat kufizuese. Ndërsa kontabiliteti financiar ndjek parimet e
pranuara të kontabilitetit, ai i drejtimit nuk udhëhiqet nga parimet
themelore kontabël të miratuara.
Koha. Ndërsa kontabiliteti financiar trajton probleme që ndodhin në të
tashmen, kontabiliteti i drejtimit përqëndrohet në të ardhmen.
3.3. Lidhja e kontabilitetit me shkencat e tjera.
Kontabiliteti është i lidhur ngushtë dhe me shkencat e tjera. Ai është i lidhur
veçanërisht me financën.
Nuk ka kuptim kontabiliteti pa veprimtari ekonomike e financiare, pa aktivitet
tregtar prodhimi apo shërbimi. Mendoni për një moment, kur s`ka aktivitet, çfarë
shërbimi mund të bëjë llogaritari? Çfarë veprimi ekonomik apo transaksioni do të
regjistrojë ai në ditar apo në librin e madh? Kjo do të thotë që llogaria, kontabiliteti
fillon të funksionojë pasi është kryer veprimi, është kryer një aktivitet i caktuar.Ky
aktivitet, ky veprim duhet të pasqyrohet në llogari, për të ditur në çdo kohë se si po
ecën, cili është efektiviteti i tij, çfarë probleme ka, etj.
Kur flasim për ekonomikë apo për shkencën mbi ekonominë, kuptojmë rregullat
dhe ligjet që rregullojnë marrëdhëniet ekonomike midis njerëzve, ligjin e ofertës dhe
kërkesës, sasinë e prodhimit dhe konsumit, mundësitë dhe nevojat.
Kur flasim për kontabilitetin nënkuptojmë llogarinë,mbajtjen e llogarisë në një
njësi ekonomike apo shoqëri. Në fakt shumë kohë njerëzit kontabilitetin e kanë
njësuar me financën. Shpesh financa është konsideruar si produkt i kontabilitetit,
ndërsa funksioni i financierit si shtojcë e funksionit të llogaritarit. Me gjithëse nuk
mund të jenë e njëjta gjë, si kontabiliteti ashtu dhe financa nuk mund të bëjnë pa
njëra tjetrën. Puna e llogaritarit dhe e financierit nuk mund të ndahet si me thikë. Atje
ku është puna e llogaritarit, aty afër apo pak më tej është dhe puna e financierit.
Por kontabiliteti dhe financa përveç se të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra
tjetrën, kanë dhe ndarjet e tyre.
Për të shprehur në mënyrë sa më të kuptueshme lidhjet dhe ndryshimet midis
kontabilitetit dhe financës, llogaritarit dhe financierit të një njësie ekonomike, po
bëjmë një analogji të thjeshtë. Përfytyroni një njësi ekonomike si një organizëm të
gjallë, si organizmin e një njeriu, kur çdo rrahje e radhës e zemrës së tij është një
shitje e re dhe pa dyshim një fluks i ri, para në arkë.
Llogaritari është i preukopuar dhe i lidhur me çdo njërën nga këto rrahje. Ai ka për
mission të marrë në llogari çdo rrahje, të regjistrojë kohën, intensitetin, numrin e
rrahjeve brenda një periudhe të caktuar, të formulojë përmbajtjen e tyre e kështu me
radhë. Ndërsa financa e sheh çdo rrahje të evidentuar në llogari, si pjesë të qarkullimit
të përgjithshëm të gjakut të njeriut, si process që bën të mundur furnizimin me gjak dhe
me oksigjen të çdo qelize, si një process të domosdoshëm jetësor.
Që këtej del dhe dallimi midis kontabilitetit dhe financës:
Së pari: Kontabiliteti dhe llogaria përdorim principe të standartizuara dhe të
pranueshme për të treguar në çdo kohë pozicionin sasior, financiar të çdo fluksi, kur
është fjala për trajtimin e fondeve dhe të flukseve. Ndërsa financa i trajton ato nën
preokupimin e analizës skajore, kontabiliteti i shikon transaksionet e fondeve, shitjeve,
blerjeve, etj, si shtime apo pakësime sasiore të tyre, apo të flukseve të rritjes apo
zvogëlimit, në shuma absolute.Pra, financa e sheh çdo veprim si vendim apo lëvizje që
shton një sasi, që shkakton një ndryshim cilësor dhe që
është e lidhur
domosdoshmërisht me efekte strategjike, afatgjata dhe të rëndësishme.
Së dyti: Llogaritari tregon kujdes të madh për regjistrimin dhe përmbajtjen e
evdidencës së të dhënave, për grumbullimin dhe prezantimin e tyre, për trajtimin një
për një të çdo vlere. Ndërsa financieri ndjek përmbajtjen e veprimeve, ndjek cilësinë e
veprimeve që shkaktojnë dhe sjellin veprime të tjera, shkaktojnë reagime, shkaktojnë
pasoja.
Financieri i përdor të dhënat e llogaritarit të përpunuara dhe të papërpunuara.Por,ai
nuk mund të parashikojë dotë efektin e veprimeve që ndodhin, pa të dhënat e
kontabiletetit, të llogaritarit. Ai nuk mund të marrë vendime dhe të orientojë lëvizjet dhe
flukset që ndodhin apo do të ndodhin në të ardhmen në njësinë ekonomike pa u nisur
nga një bazë të dhënash. Pikërisht këto të dhëna ai i merr nga kontabiliteti.
Del qartë se shkenca e kontabilitetit është e lidhur pazgjdhshmërisht me shkencat e tjera,
siodmos me financën. Llogaritari dhe financieri që të dy ecin në një rrugë, dhe i shërbejnë
njëri tjetrit në funksion të qëllimit kryesor, interesave të subjektit, njësisë ekonomike për