REC Powerpoint template

Download Report

Transcript REC Powerpoint template

Pylli për njerëzit
Veprimtaritë shkollore në festimin e Vitit Ndërkombëtar të Pyjeve 2011
Eduart Cani
[email protected]
http://albania.rec.org
Viti 2011 – Viti Ndërkombëtar i
Pyjeve
•
•
Logoja për Vitin Ndërkombëtar të Pyjeve 2011 është projektuar për
të përcjellë temën "Pylli për njerëzit", duke festuar rolin qendror të
njerëzve në ruajtjen, e menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të
pyjeve.
Elementët ikonografik të logos përshkruajnë disa nga vlerat më të
shumta të pyjeve dhe nevojën për një perspektivë 360-gradë: pyjet
sigurojnë strehim për njerëzit dhe janë habitat i biodiversitetit,
janë një burim ushqimi, kanë vlera mjekësore dhe sigurojnë ujë
të pastër. Ato luajnë një rol jetik në ruajtjen e një klime të
qëndrueshme globale. Të gjithë këta elementë janë sjellë së bashku
për të përforcuar mesazhin se pyjet janë jetike për mbijetesën
dhe mirëqenien e njerëzve.
http://albania.rec.org
Ekosistemi pyjor në vitin 2011
•
Mjediset e pyllëzuar ofrojnë një gamë të gjerë të përfitimeve mjedisore, ekonomike dhe
sociale. Ata prodhojnë lëndë e parë për produkte të rinovueshme dhe ekologjikisht miqësore
dhe të luajnë një rol të rëndësishëm për klimën globale dhe ciklin e karbonit, larminë biologjike
dhe balancën e ujit.
•
Shërbimet në mbrojtje të pyjeve janë thelbësore për zbutjen e fatkeqësive natyrore, si
përmbytjet, thatësira dhe rrëshkitjet. Pyjet janë një burim i rëndësishëm për mirëqenien
ekonomike dhe të zhvillimit rural në bashkësitë vendore. Ato gjithashtu ofrojnë punësim dhe
ofrojnë shërbime shlodhëse dhe ekoturisike në ndihmë të popullsisë urbane.
•
Një kuptim i përbashkët të asaj që konsiderohet menaxhim i qëndrueshëm është e rëndësishme të
arrihet përmes bashkëpunimit në mes të ministrive dhe autoriteteve.
•
Një përkufizim i përbashkët i menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, do të thotë administrim dhe
përdorimin i pyjeve dhe tokave pyjore në një mënyrë, dhe në një normë, që ruan
biodiversitetin e tyre, produktivitetin, kapacitetin rigjenerues, vitalitetin dhe potencialin e
tyre për të përmbushur funksionet e tij, tani dhe në të të ardhmen, në kuadrin ekologjik,
ekonomik dhe social, në nivel lokal, kombëtar dhe global.
http://albania.rec.org
Ekosistemi pyjor në Shqipëri problematika
•
•
•
Ndikim i lartë njerëzor (prerje, djegie, dëmtimi të territorit);
Erozion i lartë natyror për shkak të karakteristikave të terrenit;
Ripyllëzimet, pothuaj të pakonsiderueshme;
http://albania.rec.org
Vlerat e ekosistemit pyjor në
Shqipëri
•
Burim natyror shumë i pasur për aktivitete edukuese
(larmi e lartë biologjike, karakteristika të veçanta të
trashëgimisë);
•
Zona me vlera të veçanta globale (basenet);
•
Kultura të ndryshme të përdorimit të kësaj pasurie
(private, komunitare, publike, shtetërore);
http://albania.rec.org
Mësim në natyrë
•
Paketa e Gjelbër (Monumentet e natyrës)
•
•
Pisha Flamur & Parku Kombetar i Llogarasë.
Gjendet në Parkun Kombëtar të Llogarasë, afër qafës me të njëjtin
emër, 910 m mbi nivelin e detit. Kurora e saj ka formën e flamurit, si
rezultat i veprimit të erërave të forta të Jugut. Është rreth 20 m e
lartë, ka diametër 75 cm dhe moshë mbi 100-vjeçare.
Titulli i aktivitetit: Vlerat e veçanta të natyrës
Qëllimi i aktivitetit: Njohja me vlerat e Parkut të Llogarasë dhe vecantisë së Pishës
Flamur si monument natyre
Kohëzgjatja: 09:00 – 12:00
Mënyra e organizimit: Bisedoni me një përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit në
nivel Qarku (ARM, DSHP). Organizoni një vizitë në terren me fëmijët dhe
bisedoni bashkë me përfaqësuesin e Ministrisë rreth Monumentit të Natyrës dhe
ekosistemit pyjor të zonës. Fëmijëve mund tu lihet detyrë që të përcjellin në
klasë çfarë mësuan nga vizita në Park ose të sjellin herbare dhe vizatime nga
zona.
http://albania.rec.org
Mësim në natyrë
“Zbuluesi i thesareve të pyllit”
•
Libër diturie për pasuritë pyjore, i cili u mëson fëmijëve në mënyrë të thjeshtuar se
çfarë përfaqësojnë pyjet dhe kullotat dhe si të jenë miqësorë me natyrën
Titulli i aktivitetit: Si të mbjellim një fidan pyjor
Qëllimi i aktivitetit: Të mësuarit e kujdesit për mbjelljen e një fidani pyjor dhe shtimit të
vlerave të natyrës
Kohëzgjatja: 10:00 – 12:00
Mënyra e organizimit: Mundësojini fëmijëve të gjitha mjetet e nevojshme për të
realizuar me sukses këtë ushtrim (vendin, fidanin, lopatën, doreza, ujë, pleh). U kërkoni
fëmijëve që të ndajnë punën në grupe, ku secili merr përsipër një detyrë specifike (hap
gropën, përgatit plehun, përgatit pemën, etj). Më pas i organizoni fëmijët në mbjelljen e
fidanit.
Në përfundim mund t’i jepni fëmijëve një ushtrim për njohjen e pjesëve të pemës, si
gjethet, trungu, rrënja, etj.
Ky ushtrim mund të bashkërendohet me DSHP-në e Rrethit, për ta ushtruar këtë
në një zonë, e cila po mbillet nga sektori i pyjeve.
http://albania.rec.org
Shembull veprimtarie
•
•
Parku i
Prespës
Aktivitete me
rastin e 22
Majit (Dita e
Biodiversiteti)
Aktivitetet
I - Aktivitet
pastrimi i
bregut te
liqenit
II - Konkursi
i pikturës/
vizatimit më
të bukur
III - Festival
ne natyre
Kohëzg
jatja
10.30 –
11.00
Pershkrim
Përpara fillimit të aktiviteteve mësues të shkollave do t’iu
flasin fëmijëve për qëllimin e aktiviteteve mjedisore që do
të zhvillohen me 22 Maj në Liqens si dhe Ditën
Ndërkombëtare të Biodiversitetit si dhe vlerat natyrore të
Parkut të Prespës
Nxënës nga shkollat e Liqenasit, Progerit dhe Q.Bilisht
morën pjesë në një aktivitet pastrimi në bregun e liqenit
të Prespës së Madhe. Gjithësej 100 nxënës.
Materiale te nevojshme
Informacion për 22 Majin
(historiku, mesazhi për 2009,
aktivitete nëpër botë,etj)
Qese te zeza, doreza per
femijet,
11.00 –
11.30
Nxënesit me talent në piktura për periudhën 14 Maj – 22
Maj nga shkollat e Liqenasit, Progerit dhe Q.Bilisht
pikturuan vizatime në lidhje me bukuritë e Prespës, llojet
e rralla që rriten në zonë si dhe mesazhe në lidhje me
mbrotjen e mjedisit
Pikturat dhe vizatimet u ekspozuan në një pjesë të lokalit
ku u zhvillua aktiviteti për tu parë nga të gjithë fëmijët
Juria shpalli 3 fitues për çdo shkollë dhe 1 fitues i
konkursit
“Prespa në sytë e mi”
U shpërndanë disa çertifikata për fituesit
Fletore, lapsa/ bojra uji u
shpërndanë dt. 13.05.200)(
Çertifikata
Dhurata
Materiale ndihmëse për
ekspozimin e pikturave
11.30 –
12.30
Çdo shkolla përgatiti rreth 3-4 vjersha, lojë me role,
kengë me temë mjedisin dhe mbrojtjen e tij
Tre nxënës (1 për shkollë) ishinnë në rolin e drejtuesve
të programit artisitk të përgatitur pë tu performuar në
skenën e imporvizuar pranë liqenit.
Një rëndësi e veçantë iu kushtua mesazhit të
përcatuar në Konveta e Biodiversitetit për 22 Majin
2009 në lidhje me rrezikun e biodiversitetit nga llojet
pushtuese për të cilin fëmijët e shkollës Q. Bilisht
përgatitën dhe një lojë me role
Flete vizatimi, fletore, lapsa
vizatimi.
Kamer për video
Aparat fotografik
Veshje katroni per fëmijët e
lojës me role
http://albania.rec.org
Disa aktivitete të lidhura me pyjet në
vitin 2011
5 Qershor
Dita botërore e
mjedisit
11 Dhjetor
Dita botërore e
maleve
22 Maj
Dita ndërkombëtare
e larmisë biologjie:
Biodiversiteti dhe
pyjet
9-10 Maj
Dita botërore e
zogjve migratorë
22 Mars
Dita Botërore e Ujit
22 Prill
Dita e Tokës
2 Shkurt
Dita Botërore e
Ligatinave
21 – 30 Janar
Prezantimi i fushatës ndërgjegjësuese
kombëtare të Javës së Gjelbër pjesë e
një fushate ndërkombëtare
24 Janar – 4 Shkurt
Takimi i nëntë i Forumit të Kombeve të
Bahskuara për Pyjet do të prezantojë vitin 2011 si
Viti i Pyjeve
http://albania.rec.org
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri
Adresa: Rr. Ismail Qemali, Nr. 27, Tiranë
Tel/Faks: 04 2 232928
Email: [email protected]
Web: http://albania.rec.org
JU FALEMINDERIT
http://albania.rec.org