Transcript Kompjuteri
Punoi:
AVA BUSHI
Kompjuteri është një makinë elektronike, e cila bën përpunimin
automatik të informacioneve në bazë të programit të caktuar me shpejtësi
marramendëse. Kompjuteri mund të klasifikohet në pesë tipa:
Personal
Digital Assistant (PDA)
Kompjuter protativ (Laptop)
Mikro – ose personal (PC)
Mini
Mainframe
Super
Pjesët themelore të kompjuterit janë: hardueri dhe
softueri.
Hardueri i përgjigjet të gjitha komponentëve fizike të
kompjuterit, duke përfshirë ekranin, njësinë qendrore,
tastierën, miun, mikrofonin, altoparlantet dhe prinetrin.
Softueri, gjithashtu quhet edhe aplikacion ose program
që i referohet skedarëve elektronik të përshtatur nga
shfrytëzuesit për të përmbushur detyrat me kompjuter.
HARDUERI
Kemi 3 tipa të harduerit:
1. Njësia hyrëse – lejon përdoruesin të fusë të dhëna dhe urdhra.
Këtu bëjnë pjesë: tastiera, miu, doreza (joystick), mikrofoni.
2. Njësia dalëse – paraqet të dhënat e përpunuara për përdoruesin.
Këtu bëjnë pjesë: ekrani, printeri, altoparlanti.
3. Njësia sistemore – përpunon, ruan dhe kumton të dhënat. Këtu
bëjnë pjesë: CPU, hard disku, njësia e disketës, CD-ROM, kartela e rrjetës,
modemi.
Pjesët e hardverit
Njësitë hyrëse
~ Njësia hyrëse mundëson vendosjen (përcjelljen) e të dhënave në kompjuter.
* Tastiera – është njësi hyrëse standarde,
e cila i mundëson shfrytëzuesit që të shtyp
të dhënat dhe futjen e urdhrave. Trupi i
tastierës është shumë i ngjajshëm me
makinën e shkrimit, me disa taste të shtuara.
* Miu – është një njësi tjetër standarde
e njësive hyrëse të kompjuterit personal
(PC), që përdoret për të theksuar dhe për
klikimin e objekteve në ekran. Miu më i
përhapuri ka 2 butona, me të cilët ekzekutohen
urdhrat. Disa minj kanë një rrotë, me ndihmën
e të cilës shfrytëzuesi zhvendos ose zmadhon
pamjen e ekranit, duke përdorur butonin.
Njësitë dalëse
~ Njësitë dalëse shfaqin të dhënat e kompjuterit në formë të përshtatshme
për njeriun.
* Ekrani – shfaq informacionet në ekran nga njësia qendrore e përpunimit të të
dhënave (CPU). Madhësia e ekranit matet me diagonalen e tij në ince.
* Printeri – është njësi dalëse sepse shtyp të dhënat nga kompjuteri në letër.
Printerët më të mirë janë printerët më të sigurtë, më të fuqishëm, pra ata që kanë
cilësi profesionale të shtypjes.
Njësia sistemore
~ Njësia sistemore përfshin komponentet, të cilat përdoren në
proces, ruajtjen dhe komunikimin me të dhënat. Këta komponente janë
të dendura, dhe mund të vendosen në një kuti.
* Njësia qendrore e përpunimit (CPU) – paraqet ‘mendjen’ e
kompjuterit. Bën kalkulimet, ekzekuton komandat e programit dhe
koordinon punën e harduerëve të ndryshëm gjatë punës së
kompjuterit.
* Memoria – Pllaka amë, ndryshe quhet tryeza sistemore dhe është
pllaka e qarkut kryesor të kompjuterit. Ajo përmban prizat e
memorieve, kontrollat e tastierës dhe cipat, të cilët janë qarqe
elektrike.
* Random Access Memory (RAM) – gjendet në brendinë e pllakës amë
dhe përmban një lloj të memories për një kompjuter. Përdoret kur
aplikacioni thërret informacionet që përpunohen dhe mban ato derisa
nuk incizohen përgjithmonë në disk.
* Disku i fortë (hard disku) – është memorie me kapacitet të madh. Kompjuteri ka
qasje të shpejtë në diskun e fortë, që e bën ideale ruajtjen e aplikacioneve dhe
dokumenteve, të cilat mund të na duhen përsëri.
* Kompakt disku (CD) – është audio disk digjital. Ky term është përdorur me
kompetencë në disa lloje të disqeve të tjera, në të cilat ruhen tipa të ndryshëm të
mediumeve. Këta janë:
1. CD-ROM – ruan tipa të ndryshëm të mediumeve, skedare dhe të dhëna, të cilat
mund të hapen dhe lexohen, por nuk mund të shkruhet në to.
2. CD-R – mund të incizojë vetëm një herë, incizimet nuk mund të redaktohen
dhe fshihen.
3. CD-RW – në këtë disk mund të incizojmë më shumë herë.