Aktiviteti njerëzor dhe ndikimi i tij në mjedisin natyror
Download
Report
Transcript Aktiviteti njerëzor dhe ndikimi i tij në mjedisin natyror
Aktiviteti njerëzor dhe ndikimi i
tij në mjedisin natyror
Leksion i përgatitur nga
MSc. Entela Çobani
Pedagoge pranë Dep. të Inxinierisë së Mjedisit
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Universiteti Politeknik
Tiranë
Dilema lidhur me temën
• Zhvillim apo ruajtje me fanatizem të
burimeve natyrore?
• A duhet të shfrytëzohen burimet natyrore
për të plotësuar nevojat e popullësisë
gjithnjë e më shumë në rritje?
Fakte
• Çdo minutë zhduken 15 km2 sipërfaqe
pyjore.
• Industria konsumon 53% të të gjithë
konsumit ujor; prodhon 7% të sasisë së
fosforeve; 10% të sasisë së azotit.
Çështjet kryesore
• Çfarë përmbledh aktiviteti njerëzor ?
• Cili është ndikimi i tij në mjedisin natyror
dhe atë shoqëror?
• Cilat masa mund të propozohen për
minimizimin e këtyre ndikimeve në
mjedis?
Cilat aspekte të aktivitetit njerëzor do
të analizojmë?
• Industria
• Energjia
• Bujqësia dhe blegtoria
• Turizmi
• Transporti
Cilat janë ndikimet kryesore në
mjedis?
• shkarkimet në ajër, ujë dhe tokë si dhe
efektet e tyre në zonat përreth;
• prodhimin e vazhdueshëm të mbeturinave
dhe grumbullimin e tyre;
• konsumin e madh të ujit;
• zënien e sipërfaqeve të mëdha të tokës;
● ndikimi te qeniet e gjalla.
Foto nga vendepozitimi i Sharrës
Ndikimi i prodhimit të Energjisë
Ndotja e ujit
Industria
Aktivitetet industriale nxisin ndryshimet klimaterike në Evropë, përmes
çlirimit në masën:
• 30 për qind të të gjitha shkarkimeve të CO2;
• 7 për qind të të gjitha shkarkimeve të N2O.
Në Evropë industria shkakton acidifikimin përmes çlirimit në masën:
• 25 për qind të të gjitha shkarkimeve të SO2;
• 21 për qind të të gjitha shkarkimeve të NOx.
Aktiviteti industrial evropian shkakton dëmtimin e shtresës së ozonit duke
çliruar:
• 36 për qind të të gjitha shkarkimeve të CFCs.
• 53 për qind të të gjithë konsumit ujor;
dhe gjenerimit në masën:
• 7 për qind të shkarkimit të fosforeve;
• 10 për qind të të gjitha shkarkimeve të azotit.
Në Evropë industria shqetëson mjedisin urban nga gjenerimi në masën:
• 10 për qind të të gjithë zhurmave.
Energjia
• Djegia e karburanteve fosile çon në shkarkimin e
CO2, SOx, NOx, grimcave të imta dhe të pluhurit.
• Energjia bërthamore
Problemet rriten nga depozitimi dhe vendosja e
mbeturinave radioaktive, si dhe nga rreziku i
ndotjeve më të mëdha mjedisore nga aksidentet
bërthamore.
Një tjetër shqetësim lidhur me rreziqet dhe me
problemet e depozitimit të mbeturinave ka të
bëjë me nxjerrjen jashtë përdorimit të reaktorëve
bërthamorë.
Transporti
• Transporti është një kontribuesi madh në shkarkimet e gazrave
me efekt serrë.
Monoksidi i karbonit është krijuar përmes djegies jo të plotë të
karburantit nga motorët me benzinë.
• Rrezatimet VOC vijnë nga djegia jo e plotë e karburantit dhe nga
avullimii karburantit nga motorët me benzinë dhe nga pikat e
shpërndarjes së karburanteve. VOC-et kontribuojnë në hollimin e
shtresës së ozonit troposferik.
• Grimcat e imta vijnë, kryesisht, nga motorët që punojnë me naftë,
të cilët shkarkojnë rreth 50 herë më shumë sesa motorët me
benzinë.
• Shkarkimet e zakonshme dhe ato aksidentale të naftës dhe të
substancave kimike nga kamionët dhe nga cisternat ndikojnë në
ndotjen e tokës, lumenjve dhe të deteve.
• Zënia e Tokës
Ndotja nga transporti
Bujqesia dhe blegtoria
• Plehrat azotike dhe fosfatike
• Ndotje e ujrave, tokes
• Prodhimi i plehrave organike
Ndotja organike nga bujqësia dhe
blegtoria
Turizmi
• Ndikimet mjedisore ndeshen në disa nivele.
• Në nivel lokal, ku komunitetet ballafaqohen me:
konkurrencën për burimet e pakta natyrore (si uji dhe
toka), me ndotjen e ajrit dhe të ujit, me zhurmën dhe
aksidentet mjedisore (për shembull, orteqet).
• Në nivel rajonal, ndikimet e mundshme në mjedis mund
të përfshijnë ndotjen e ajrit dhe të ujit, zhdukjen e
habitateve dhe zvogëlimin e biodiversitetit.
• Në nivel global, ndikimet përfshijnë shkarkimet që
shkaktohen si pasojë e trafikut të dendur rrugor dhe
shpyllëzimeve të mëdha, të cilat mund të shoqërohen
nga ndryshime klimaterike.
Ndotja nga turizmi
Çfarë masash parandaluese mund
të propozohen?
•
•
•
•
•
•
•
Industria e gjelbër
Burimet e ripërtëritshme të energjisë
Burimet e tjera të lëndëve djegëse
Makinat hibride
Përdorimi i transportit publik
Turizmi ekologjik
Prodhimet BIO
Industria e Gjelber
Energjia diellore
Energjia e eres
Energjia e Biomases
Transporti publik
Makinat Hibride
Zhvillimi i Eko turizmit
Prodhimet BIO
KUADRI LIGJOR PËR VNM-në në
Shqipëri
Ligji bazë nr. 8934, dt. 05.09.2002 “Për
Mbrojtjen e Mjedisit” jep elementët kryesorë që
kanë të bëjnë me VNM-në.
• Ligji nr 9890, dt. 20.3.2008 “Për disa shtesa e
ndryshime në ligjin nr.8934,dt. 5.9.2002 “Për
mbrojtjen e mjedisit”
Në ligjin nr. 8990, dt. 23. 01. 2003 “Për
vlerësimin e ndikimit në mjedis”, jepet proçedura
e VNM-së.
VKM që i përkasin VNM-së
•
VKM Nr.268, dt. 24.04.2003 “Mbi çertifikimin e specialistëve për
vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor„
i ndryshuar me
• VKM Nr. 1124, dt. 30.07.2008 „Për miratimin e rregullave, të
procedurave dhe kritereve për pajisjen me çertifikatën e specialistit për
VNM-në dhe auditimin mjedisor“
•
VKM Nr. 249 dt. 24.04.2003 “Për miratimin e dokumentacionit për të
kërkuar leje mjedisore dhe elementët që përmban leja mjedisore”.
•
VKM Nr. 805 dt. 4.12.2003 “Për miratimin e listës së veprimtarive që
ndikojne në mjedis për të cilat kërkohet leje mjedisore”.
•
VKM Nr.... dt. 02.07.2008 “Për tërheqjen e mendimit të publikut në
vendim-marrje për mjedisin”.
Rregullore të tjera
•
Urdhër i Brendshëm Nr. 137, dt. 17.08.2004: “Për dokumentacionin e
domosdoshëm për të kërkuar leje mjedisi”
•
Rregullore e Ministrisë së Mjedisit, (Nr. 1, dt 17.08.2004) “Për
pjesëmarrjen e publikut në proçesin e VNM-së”
• Udhëzim (Nr. 6, dt. 27.12.2006)
”Për miratimin e metodologjisë së vlerësimit paraprak të ndikimeve në
mjedis të një veprimtarie”
•
Udhëzim Nr. 2, dt. 21.05.2007 “Për miratimin e listës së veprimtarive me
ndikim në mjedis, mënyrën e aplikimit dhe rregullat e procedurat e
dhënies së autorizimit dhe pëlqimit mjedisor nga Agjencite Rajonale të
Mjedisit”
Pyetje dhe diskutime
FALEMINDERIT PER VEMENDJEN