Transcript File
ENERGJIA
Energjia (greq. ενεργός, energos,
"në punë") në fizikë, është aftësia e
ndërveprimit të një sistemi me një
tjetër. Energjia ka të bëjë edhe
me fuqinë e kërkuar për të lëvizur
apo zhvendosur një peshë në një
largësi të caktuar.
Sa më e rëndë të jetë pesha ose sa
më e gjatë largësia, aq më shumë
energji nevojitet.
Ka shumë lloje energjish: energji
kimike nga fosilet djegëse, energji
elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se
ujit, energji diellore, energjia e
erës, energji termale, dhe energji
bërthamore nga ndarja e atomit.
Nje nga menyrat me te hershme per
prodhimin e energjise eshte ajo e
hidrocentraleve kur perdoret fuqia e ujit
per prodhimin e energjise.
Menyra tjeter dhe me e perhapur per
kohet ku jetojme jane termocentralet
Termocentral do te thote nje impiant
tekniko industrial per prodhimin pjeserisht
te energjise elektrike dhe termike.Me ate
termike kuptohet perdori i saj per ngrohje
.
Energjia elektrike mund të përfitohet
në disa mënyra si p.sh:me anë të
energjisë së erës,asaj
diellore,ujore,lendët e djegshme si
qymyri etj.
Hidrocentralet
Hidrocentralet bëjnë shndërrimin e
energjisë potenciale të rëniës së ujit në
energjinë mekanike me anë të turbinës
hidrulike dhe pastaj gjeneratori shndërron
energjinë mekanike në atë elektrike. Ka
dy lloje të hidrocentraleve:
Hidrocentralet rrjedhëse, në të cilat uji
vazhdimisht rrjëdh dhë të cilat kanë një
rezervuar të ujit të limituar.
Hidrocentralet akumuluese, në të cilat uji
shfrytëzohet nga liqeni akumulues.[
DIGA E HOOVERIT
Pjesët e një hidrocentrali:
HIDROCENTRALI NË DIBËR
Për njëmbëdhjetë muaj, gjatë këtij viti,
Hidrocenrali “Spile” në Dibër, ka prodhuar
461 milionë kilovat orë energji elektrike,
prodhim rekord i këtij viti. Prodhimi i
realizuar
është gati për 60 për qind më shumë se
sa planifikimi i vitit. Plani vjetor i
prodhimit në këtë objekt elektroenergjetik
sillet deri më 290 milionë kilovat orë
energji elektrike.
Kjo mundësohet në saj të hidrologjisë së
volitshme të rajonit i cili është i përfshirë
me rrjedhje të mëdha uji.
TERMOCENTRALI
Në termocentrale si lëndë djegëse
përdoret thëngjilli, vajguri ose gazi
natyror. Në fillim si lëndë djegëse
është përdorur vajguri por me rritjen
e konsumimit të benzinës për
automobila dhe me rritjen e çmimit
kjo doli nga përdorimi, kurse sot
përdorim të madh ka gazi natyrorë.
Pjesët përbërëse të një
termocentrali janë:
Depo e thëngjillit
Kalldaja
Trubina
Gjeneratori dhe sistemi elektrik
Pamja e një Termocentrali:
Centralet Bërthamore
Centralet bërthamore bëjnë gjenerimin e
elektricitetit në mënyrë të njejtë sikurse te
cenralet me lëndë djegëse nga fosilet, pra si në
termocentrale.
Pëparësitë e centralit bërthamor janë rezervat e
bollshme dhe ҫmimi i ulët i lëndës djegëse,
ndotja dhe funksionimi i lirë në kushte normale,
ndërsa si mangësitë e centraleve bërthamore
mund të quhen rrjedhjet ose dështimi i paisjeve
nga cka mund të kete lëshim të gazit radioaktiv
ose i lëngut (ujit) që mund të shkaktojë rrezik
për shëndetin e kumunitetit të afertë.
Pjesë të centraleve bërthamore
janë:
Reaktori dhe
Reaktori me ujë në shtypje të lartë
Në figurë janë paraqitur disa
shufra të grumbulluar që
formojnë lëndën djegëse për
reaktor, të cilat formohen nga
uraniumi i pasuruar. UO2
presohet në pilula dhe pilulat
bashkohen në tufë duke formuar
shufrat në mënyrë të njejtë. Në
reaktor kryhet procesi i fuzionit
të lëndës djegëse bërthamore e
cila shpërbëhet nga bombardimi i
bërthamës së tij me neutrone,
gjatë këtij procesi bëhet lirimi i
neutroneve të reja të cilat kanë
shpejtësi të mjaftueshme për ta
mbajtur shpërbërjen.
ENERGJIA SOLARE
Energjia e diellit është burim i renovueshëm dhe i
pakufishëm, nga i cili rrjedhin pjesa më e madhe e
burimeve të energjisë në tokë, kjo energji paraqet sasinë e
energjisë e cila mbartet me rrezet e diellit. Energjia e diellit
më së shpeshti përdoret për shëndërrim në energji të
nxehtësisë në sistemet për ujë të ngrohtë dhe ngrohje dhe
në centralet solare, ndërsa për shndërrim në energji
elektrike përdoren sistemet fotovoltaike. Intesiteti mesatar i
rrezatimit të diellit në atmosferë ështe mesatarisht
1.37(kW/m2) e cila njihet si konstanta e diellit
(solare).Gjatë kushteve normale në sipërfaqen e tokës
mund të arrihet intesitet i rrezatimit prej 1.0(kW/m2), dhe
vlera e vertetë varet nga lokacioni, stina e vitit, koha e
ditës, kushtet atmosferike.
Llojet e sistemeve diellore:
Sistemet diellore të temperaturave
të ulëta,
• Kolektorët diellor për ngrohje të ujit,
• Përgatitja e ujit të ngrohët, avujve.
Sistemet diellore passive:
• Ngrohja natyrore e hapësirës.
Centralet diellore dhe
Sistemet fotovoltaike.
Central Diellorë:
Në këtë central sistemi i
deponimit apsorbon një
pjesë të nxehtësisë të
prodhuar nga fushat me
celula diellore parabolike
gjatë ditës.Turbinat
prodhojnë energjinë
elektrike gjatë nates duke
përdorur këtë nxehtësi. Ky
proces mundëson
dyfishimin e numrit të
orëve të punës në vit të
centralit.
Punoi:
Luan Bekteshi
Sh.f.m.u:Shkolla e Gjelbërt
Prishtinë
20.10.2011