termocentralet dhe hidrocentralet - Kjo web faqe është e dizajnuar

Download Report

Transcript termocentralet dhe hidrocentralet - Kjo web faqe është e dizajnuar

TERMOCENTRALET DHE HIDROCENTRALET

PUNOI: Elena Dervishi Arsimtar : Muhamer Ujkani

TERMOCENTRALET

     Në termocentrale si lëndë djegëse përdoret thëngjilli, vajguri ose gazi natyror. Në fillim si lëndë djegëse është përdorur vajguri por me rritjen e konsumimit të benzinës për automobila por me rritjen e çmimit kjo doli nga përdorimi, kurse sot përdorim të madh ka gazi natyror sepse prodhimi i dioksidit të sulfurit, shirave acidike dhe trajtimi i hirit nuk shfaqin problem dhe për ambientin është shumë më mirë.

  Pjesët përbërëse të një termocentrali janë: Depo e thëngjillit Kalldaja Trubina Gjeneratori dhe sistemi elektrik

DEPO E THENGJILLIT

 Thëngjilli transportohet me shirita transportues ose me vagonë të trenit. Shiriti transportues, transporton thëngjillin deri në depon e hapur të thëngjillit e cila ndodhet në afërsi të termocentralit. Depo e thëngjillit ka rezervë disa javë furnizim. Shiritat e tjera transportuese transferojnë thëngjillin në termocentral i cili nëpërmjet hinkës i mbush mullinjtë e mëdhenj. Në mullinjë, thëngjilli bluhet dhe bëhet pluhur. Pluhuri i thëngjillit përzihet me ajër dhe futet në kalldaj nëprëmjet aparatit për djegie. Kjo përzierje ndizet në brendi të furrës. Vajguri dhe gazi natyror i lëngshëm gjithashtu transportohen me tren ose me tubacione. Në termocentrale ndodhen rezervarët në të cilët deponohen këto lëndë djegëse për furnizim disa ditor.

KALLDAJA

Kalldaja është nga çeliku dhe muret e saj janë të mbuluara me tuba të ujit. Pjesët përbërëse të saj janë:

Sistemi për injektim të lëndës djegëse

Sistemi ujë-avull

Sistemi për rrymim të ajrit

DJEGJA E QYMYRIT TE PASTER

SISTEMI PER INJETIM TE LENDES DJEGESE

Sistemi për injektim të lëndës djegëse

Gazi natyror, vajguri ose thëngjilli i bërë pluhur së bashku me ajrin përzihen në aparat për djegie dhe injektohen në furrë. Përzierja ndizet dhe krijon temperatura të larta, të cilat ngrohin ujin në tubat të vendosura në muret e kalldajës. Në temperatura të larta uji avullohet dhe prodhohen avuj.

SISTEMI UJE AVULL

 Uji i futur me pompa në kalldaj nxehet dhe qarkullon nëpër tuba. Për shkak të nxehtësisë që lirohet gjatë djegies së lëndës djegëse uji avullohet dhe prodhohet avulli. Avulli i ngimë tejnxehet me këtë rast rritet temperatura dhe vë në lëvizje trubinën me shtypje të lartë. Avujt e përdorur që dalin nga turbina e shtypjes së lartë rinxehen, të cilët vejnë në lëvizje turbinën e shtypjes së ulët. Avujt e përdorur dhe të dalur nga turbina kondensohen në ujë, në kondensator. Kondensatori gjeneron vakuum që mundëson nxerrjen e avujve nga trubina. Kondensatori është këmbyes i nxehtësisë, të cilin avujt kondensohen në tuba, duke u ftohur me ujë nga burimi i afërt. Teknika ftohëse mund të jenë me anë të lumit, liqenit apo oqeanit, pastaj me kullën ftohëse.

  

SISTEMI PER RRYMIM TE AJRIT SISTEMI I HIRIT TURBINA

Ventilatorët për rrymimin e ajrit lëviz ajrin e freskët të ambientit nëpër ngrohësin e ajrit dhe rritet temperatura e ajrit. Gazi i nxehtë e ngroh ngrohësin e ajrit.

Termocentralet me thëngjill prodhojnë edhe sasi shumë të madhe të hirit. Grimcat e hirit do të grumbullohen në fund të furrës dhe përzihen me ujë. Hiri fluturues nxjerrët nga thasët e fultereve dhe përzihet me ujë. Hiri pastaj hidhet në depotë e hirit, të cilat duhet të mbulohen me tokë për të mbjellur bimë që të minimizohet ndotja e ambientit. Gjithashtu hiri mund të përdoret edhe për beton.

Shtypja e lartë dhe temperature e avujve e vejnë në lëvizje turbinën. Energjia e nxehtësisë në avuj shndërrohet në energjinë mekanike. Gjatësia e fletëve të turbinës rritet duke u nisur nga hyrja në dalje të avujve. Turbina ka pjesën e palëvizshme dhe boshtin rrotullues. Termocentralet bashkëkohore kanë një turbinë të shtypjes së lartë dhe një turbinë të shtypjes së ulët në disa raste një turbinë me shtypje të ndërmjetme.

GJENERATORI DHE SISTEMI ELEKTRIK

Gjeneratori dhe turbine janë të montuara në një bazament dhe janë të lidhura në një bosht. Statori I gjeneratorit e ka bërthamën nga fletat e çelikut me lugje. Mbështjellat trefazore janë të vendosura në këto lugje. Te gjeneratorët e mëdhenj mbështjellat janë të lidhura yll (Y). Mbështjellat janë nga shufrat e bakrit të izoluara me mika. Zakonisht në termocentralet përdoren gjeneratorët me rotor cilindrik, me shpejtësi të madhe, të cilët quhen turbogjenerator. Rotori cilindrik është nga çeliku me lugje. Thuprat e izoluara të bakrit vendosen në lugjet duke formuar dredhat, të cilat furnizohen me rrymë të vazhduar të ngacmuesit. Sipërfaqet pa lugje formojnë polet. Principi i punës së gjeneratori është rryma e vazhduar në rotor gjeneron fushën magnetike.

 Turbina e rrotullon rotorin dhe fushën magnetike. Fusha rrotulluese indukon tension në mbështjellat trefazore të statorit. Hidrogjeneratorët kanë rotorin me pole të theksuara. Ky rotor i ka polet me mbështjellat e rrymës së vazhduar. Polet furnizohen me rrymë të vazhduar nëpërmjet furçave të lidhura në unazat rrëshqitëse. Gjeneratorët e vegjël ftohen me ajër, i cili qarkullon me ventilator të vendosur në rotor. Gjeneratorët e mëdhenj ftohen me hidrogjen i cili qarkullon nëpër një unazë të mbyllur. Gjeneratorët shumë të mëdhenj ftohen me ujë. Uji ftohës qarkullon nëpër zgavrat speciale në përcjellësit e mbështjellave. Rryma e vazhuar e ngacmimit prodhohet nga ridrejtuesi i lidhur në rotor nëpërmjet unazave rrëshqitëse dhe furçave. Gjeneratori bënë shndërrimin e energjisë mekanike të turbinës në energji elektrike. Energjia e prodhuar në centralet furnizon ngarkesat nëpërmjet linjave transmetuese. Në centralet elektrike motorët, mullinjtë dhe pompat për punën e tyre shpënzojnë diku 10-15% të energjisë elektrike të prodhuar e cila quhet shpenzimi shërbyes (vetiak).

Rreziku nga ndotja e ambientit në Kosovë

 Termocentralet në Kosovë konsiderohen ndër ndotësit kryesorë të mjedisit në Kosovë. Ndotja e ambientit në Kosovë nga termocentralet vazhdon të mbetet shqetësim për qytetarët e Kosovës.

Ata thonë se po rrezikohen nga një ambient i ndotur, ndërkaq kërkojnë nga autoritetet kompetente marrjen e masave urgjente në përmirësimin e kësaj gjendje .

 Sipas projeksioneve qeveritare, mbyllja e termocentralit “Kosova A”, është paraparë të bëhet në vitin 2017.

Ndërsa termocentrali i ri, ndonëse parasheh prodhimin e energjisë nga linjiti, pritet të jetë sipas standardeve evropiane.

Ndryshe, ndotja e ambientit në Kosovë i tejkalon normat e lejuara evropiane, ndërkohë që rezultatet të cilat i posedon Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, tregojnë se vetëm në Prishtinë këto vlera tejkalohen për 3 deri në 6 herë më shumë.

TERMOCENTRALI SOLAR I DIELLIT

PLANI I TERMOCENTRALIT

HIDROCENTRALET

    Hidrocentralet bëjnë shndërrimin e energjisë potenciale të rëniës së ujit në energjinë mekanike me anë të turbinës hidrulike dhe pastaj gjeneratori shndërron energjinë mekanike në atë elektrike. Ka dy lloje të hidrocentraleve: Hidrocentralet rrjedhëse, në të cilat uji vazhdimisht rrjëdh dhë të cilat kanë një rezervuar të ujit të limituar. Hidrocentralet akumuluese, në të cilat uji shfrytëzohet nga liqeni akumulues.

[1] Penda ndërtohet mespërmes lumit duke formuar rezervuarin e epërm dhe rrjedhjen e pasme të ujit (bjefi i poshtëm). Diferenca në mes te nivelit të ujit në rezervuar dhe rrjedhjës së pasme të ujit poshtë pendës quhet lartësia (rënia). Ndërtesa e centralit ndërtohet në pendë. Ndërtesa e centralës ka turbinën e ujit, gjeneratorin dhe portën kontrolluese.

 Rënia e ujit prodhon rrjedhje të shpejtë të ujit nëpër turbinë – gjenerator, dhe gjeneratori prodhon energjinë elektrike. Energjia e fituar nga hidrocentrali është e barabartë me prodhimin e lartësisë (H) dhe sasisë së ujit (Q) sipas shprehjës: P=9.81*Q*H*ŋ (kW) Ku janë: Q-sasia e elektricitetit (m3/s), H lartësia (rënia) e ujit (m) ŋ-koeficienti I shfrytëzimit të gjeneratorit dhe turbinës. Uji i cili shkarkohet nga turbine vazhdon rrjedhjen më tej në rezervuarin e pasmë i cili është poshtë pendës, që shpesh është vazhdimi I lumit. Porta kontrolluese bënë rregullimin e rrjedhjës së ujit nëpër turbinë. Në rast të përmbytjeve, atëherë do te happen kanalet e shkarkimit dhe uji i tepërt do të derdhet, ose do të happen portat për largimin e ujit në fund të pendës. Në të dy rastet bëhet rrjedhja e ujit të tepërt në rezervuarin e pasmë, dhe eliminohet mbingarkesa e pendës.

SI ESHTE KRIJUAR FUQIA E HIDROCENTRALEVE?

PLANI I HIDROCENTRALEVE

HIDROCENTRALI ME RENIE TE ULET

Në ndërtesën e centralit është i vendosur i vendosur gjeneratori me bosht vertical. Turbina e Kapllanit me bosht vertical është si një helikë e madhe me 4-10 fleta. Uji hynë në turbinë nëpër portë dhe shpërndahet në formë spirale përreth turbinës. Rrjedhja e ujit rregullohet me “portën derëz” dhe me rregullimin e nivelit. Shpejtësia e ujit në turbinë është 300-900 m/s. Uji shkarkohet nga turbine nëpër tubën për shkarkim me një bërryl dhe shpejtësia e ujit zvogëlohet në 30-60 m/s. Hidrogjeneratori është makinë me pole të theksuar. Zakonisht makina ka 20-72 pole. Këto pole furnizohen me rrymë të vazhduar dhe prodhojnë fushë magnetike që indukon tension në gjenerator. Shpejtësia e bushtit është 100-300 rrot/min. Konstruksioni i poleve është nga llamarina e çelikut me mbështjellat e rrymës së vazhduar të cilat gjenden nga pëecjellësit standard të bakrit. Statori është llamarina e çelikut me lugje. Korniza e ngjitur e çelikut mbërthen bërthamën e çelikut. Në lugjet e statorit jan2 të vendosura mbështjellat trefazore, të cilat janë të izoluara me lesh xhami.

HIDROCENTRALI ME RENIE TE MESME DHE TE ULET

Edhe hidrocentralet me rënie të mesme kanë konstruksionin të njejtë sikurse hidrocentralet me rënie të ulët, mirëpo në ato përdoret turbine e Francisit, e cila ka aranzhim tjetër të fletëve. Rënia e lartë përdoret si shtytje për turbinë. Rëina e lartë prodhon shtypje të lartë të ujit e cila shndërrohet në shpejtësi të madhe te rrymimit të ujit e cila vë në lëvizje turbinën. Turbina më rënie të lartë kanë fuqi më të vogël se 100 MW.

PAJISJA E POMPAVE PER AKUMULIMIN E UJIT HIDROCENTRALI REVERSIBIL

Dhoma e centralit të pajisjeve të pompave për akumulimin e ujit, është njëherësh godina e turbinës hidraulike reversibile, që përdoret në hidrocentral. Gjatë periudhës së natës kur kërkesat për energji elektrike janë të ulëta, pompat do të furnizohenme energji që të ngritin ujin nga poshtë në rezervuarin e vendosur lartë. Por, gjatë ditës kur kërkesa për energji është më e madhe, uji do të rrjedh nga lartë-poshtë dhe prodhon energji elektrike dhe pastaj vazhdon në rezeruarin e poshtëm. Natyrisht, për të ngritur ujin në lartësi shpenzohet një sasi e madhe e energjisë elektrike dhe pastaj gjenerohet gjatë lëshimit teposhtë të ujit. Megjithatë, kjo është ekonomike pasi ajo prodhon energji me çmim të lartë, gjatë ngarkesës maksimale dhe konsumon atë me çmim të ulët.

HIDROCENTRALI I FIERZES

 Hidrocentrali i Fierzës (dikur quhej Drita e Partisë) është ndërtuar mbi Drin në afërsi të fshatit Fierzë. Filloi të ndërtohej në nëntor 1971 dhe u vu në shfrytëzim më 1978. Ka një digë me gurë, zhavorr dhe bërthamë deltine të lartë 160 m. Diga krijon një rezervuar, (Liqenin e Fierzës) me vëllim 2,7 miliardë metra kub ujë.

 Hidrocentrali i Fierzës, më i madhi në vend, në tetor 2008 mbushi 30 vjet punë, kur në ‘78-ën nisi prodhimin turbina e parë. Ndërtuar me pajisje të ardhura nga Kina, por i konceptuar 100% nga inxhinierët shqiptarë, hidrocentrali që shtrihet mbi lumin Drin ka shërbyer si burim kryesor në prodhimin e energjisë elektrike, madje në disa raste duke furnizuar edhe vendet fqinje.

 I parafundit ndër hidrocentralet e ndërtuar nga sistemi komunist, Fierza ka një kapacitet prodhimi prej 500 megavat (MW), ndër më të mëdhenjtë në Ballkan (i pari konsiderohet HEC-i i Danubit në Serbi). Me kalimin e viteve gjiganti energjetik ka ndjerë nevojën e ndërhyrjes së shtetit dhe tani në 2008-ën sapo ka përfunduar rehabilitimi i dy turbinave, duke e rikthyer në gjendjen më optimale, madje duke e rritur me 2 për qind kapacitetin e prodhimit energjetik. Po si u ndërtua, cilët ishin inxhinierët që morën pjesë në ngritjen e tij dhe planet e KESH-it në të ardhmen.

 Ishte tetori i vitit 1978, kur nisi punën turbina e parë e HEC-it të Fierzës, i ndërtuar me ndihmën e shtetit kinez, i cili në korrik të po atij viti do të shënonte fundin e marrëdhënieve me qeverinë komuniste të Enver Hoxhës. Ish-drejtori i veprave të mëdha energjetike, inxhinieri Niko Naska, kujton se, nisja e punës për prodhimin e energjisë elektrike nga Fierza u bë pikërisht në 70-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës, duke sjellë njëkohësisht dhe dyfishim të prodhimit të energjisë elektrike. Nuk dihet tamam se sa ka kushtuar ndërtimi i Fierzës, por ajo që dihet me siguri është fakti se pajisjet dhe teknologjia e ardhur nga Kina janë shkëmbyer me mineral kromi, ndërsa të gjithë koston vepra energjetike e ka shlyer pas tre vjet punë (1981). “Të gjitha objektet dhe nënobjektet e kësaj vepre janë projektuar nga inxhinierë shqiptarë dhe janë ndërtuar nga ndërtuesit shqiptarë. Me punën e saj kjo vepër e ka shlyer veten në vitin 1981 (3 vjet punë) dhe që nga ai vit e në vijueshmëri punon për nevojat ekomomike të vendit”, thotë Naska. Për ndërtimin e saj morën pjesë për 7 vite radhazi inxhinierë të njohur të asaj kohe si: Pandi Çezmaxhiu, Nesti Lubonja, Rrahman Hanku, Emin Myslin etj.

FALEMINDERIT PER VEMENDJE

26.09.2012

ELENA DERVISHI

IX/7