Elektromotori dhe gjeneratori i rrymës

Download Report

Transcript Elektromotori dhe gjeneratori i rrymës



Elektromotori dhe gjeratori janë dy makina
elektrike.
Si të kuptojmë sesi punojnë këto dy makina.
Të kujtojmë eksperimentin tani më të njohur,
ku me lëvizjen e një përquesi në fushën
magnetike, në skajet e këtij përquesi shfaqet
rryma.
Si quhet kjo rrymë?




Këtë rrymë e kemi quajtur rryma e indukuar.
Me ndërrimin e kahut të lëvizjes së magnetit
ose të përquesit, ndërrohet edhe kahu i
rrymës së indukuar.
Kështu, rryma e indukuar në mënyrë të
përsëritur e ndërron kahun. Kjo do të të thotë
se rryma e indukuar është alternative. ( lat.
Alternare – me ndërrue).
Si quhen makinat të cilat prodhojnë rrymë.


Tek gjeneratorët energjia kinetike
shndërrohet në atë elektrike.
Po a mund të ndodhë e kundërta ?


Natyrisht që mund të ndodh. Pra, kur energjia
elektrike shndërrohet në energji kinetike të
rrotullimit. Këto makina elektrike quhen
elektromotorë.
Edhe gjeneratori edhe elektromotori punojnë
mbi parimin e induksionit elektromagnetik.


Ne gjeneratorin elektrik bobina rrotullohet në
fushën magnetike dhe në të shfaqet rryma
alternative. Kurse ne fig. 5.15 është paraqitur
një Gjenerator i thjeshtë shkollor.
Nga klasët e më hershme ne e dimë se
energjia elektrike mund të fitohet në disa
mënyra.
Cilat janë ato mënyra të cilat fitohet energjia
elektrike?