Energjia gjeotermike - Kjo web faqe është e dizajnuar nga Muhamer

Download Report

Transcript Energjia gjeotermike - Kjo web faqe është e dizajnuar nga Muhamer

Tema:Centralet e erës
 Lënda :teknologji
Punoi:Albion Merovci
Arsimtari:Muhamer Ujkani
Kjo fuqi e prodhuar nga era ,është energji e ripërtrirëshme vlen për
shpejtësinë më të madhe se shpejtësia (4m/s) dhe më e vogël se shpejtësia për
të cilën fitohet fuqia nomale turbin/gjeneratori (12m/s). Ndërsa për shpejtësitë
më të mëdha, fuqia mbahet konstante deri në shpëjtësinë maksimale të erës
(psh 22m/s) në të cilën cëntrali me erë duhet të shkyqet. Turbina me erë
bënë shndërrimin e energjisë kinetike të erës se energji mekanike. Kështu
turbina me erë vihen në lëvizje nga energjia kinetike e erës në një helikë të
përbërë nga dy ose me shumë fletë, të lidhura mekanikisht me gjeneratorin
elektrik.Përparësitë e centralit me erë është se :nuk ndot ambientin,kushtojn
me pak dhe përdorin si burim erën.
 Helika ndërtohet si helikë me bosht horizontal me helikë me bosht vertikal. Centralet me
erë ndërtohen me fuqi të ndryshme prej disa kv deri në Mv. Centralet me erë mund të
vendosen në tokë apo në det të hapur, pas shumë analizave të shpejtësisë së erës në vendin
ku planifikohen të vendosen. Centralet me erë mund të instalohen ndaras nga rrjeta
elektrike, zakonisht në kombinim me ndonjë burim tjetër të energjisë elektrike (p.sh. me
dizel gjenerator) ose me bateri të akumulatorëve. Pastaj mund të instalohen me një numër
të konsiderueshëm si park i centraleve me erë të lidhura elektrikishtë në mes veti, dhe
nëpërmjet transformatorit të lidhur në rrjetin elektrik. Centralet e vogla me erë mund të
shfrytëzohen për përdorim shtëpiak si në foton me poshtë, shfrytzimi i këtyre centraleve
shtëpiake bëhet në dy mënyra:Si burim shtesë gjatë furnizimit primar nga rrjeti elektrik
ose agregati shtëpiak,si burim autonomy me sistemim për furnizim rezervë nga bateritë
që mbushen nga prodhimi tepricë i centrales me erë.
 Turbina përbëhet nga lëpatat,rotori,frenat,boshti I shpejtësisë te lardh,të ulët
,gjeneratori ,kontrolluesi,erëmatësi,kulla dhe lëpatat e erës
 Kur era fryen turbina rotullohen , dhe nepërmjet një boshti që mundëson të
rrotullohet motori ,kur motori rrotullohet energjia kinetike kthehet në mekanike
elektrike ku nëpërmjet kullës ajo energji kalon ne shtyllat elektrike .
si bëhet transmetimi I
energjis
 sistemi elektroenergjetik ka për qëllim të prodhoj, transmetoj dhe
shpërndaj energjinë elektrike. Për prodhimin dhe transmetimin e
energjisë elektrike përdoret sistemi trefazor i rrymës alternative.
Pjesët kryesore të sistemit elektroenergjetikë janë: - Centralet
elektrike që bëjnë gjenerimin e energjisë elektrike, - Linjat
transmetuese, të cilat bëjnë transmetimin dhe shpërndarjen e
energjisë, - Nënstacionet me stabilimente, dhe - Ngarkesat, të
cilat e shpenzojnë (konsumojnë) energjinë elektrike.
 Sisteme elektroenergjetike
 Ku centralet elektrike bëjnë shndërrimin e energjisë së erës në
energji elektrik. Gjeneratori qe gjindet ne central prodhon
energjinë elektrike në formë të tensionit dhe rrymës. Tensioni i
gjeneratorit sillet rreth 11-25kV, i cili është i pamjaftueshëm për
bartjen e fuqisë në largësi të mëdha. Kështu, në transformatorin
afër gjeneratorit, tensioni rritet dhe njëherësh rryma zvogëlohet
që të mundësoj bartjen e energjisë në distanca më të largëta. Ku
nga figura shifet se tensioni rritet deri në 400kV.