Nocioni “Komunikim”?

Download Report

Transcript Nocioni “Komunikim”?

Hyrje në shkencën e
mediave dhe shkencat e
komunikimit
10.10.2011
Mr.Sc. Remzie Shahini-Hoxhaj
Me çka merren shkencat e
komunikimit?
• janë pjesë e shkencave sociale, që merren me
aspektin social të fenomeve të komunikimit
masiv apo komunikimit mes individëve
• studiojnë efektet e ndikimit të mediave të cilat i
referohen individëve, psikës me mënyrën e të
menduarit dhe emocione, si dhe ndikimin e tyre
në shoqëri apo një pjesë të shoqërisë, që është
relevat me mendimin publik
Nocioni “Komunikim”?
• ndodh të ngatërrohet me nocionet tjera si “reaksion”,
“interaksion” apo edhe me “sjellje”
• lat. “communicare„ diçka e përbashkët, komunikoj, transmetoj,
ndaj diçka me dikend
• në jetën e përditshme nënkupton procesin e këmbimit të
mendimeve përmes gjuhës, gjesteve, mimikës, shkrimit dhe
përmes pamjeve/ fotografive
• në kuptimin më të gjerë të fjalës nënkupton këmbimin e
informatave, të dhënave apo edhe signaleve me përmbajtje në
mes të gjallesave por edhe të sistemeve teknike dhe shumë
shpesh ndodh të përshkruhet me termet si: kuptim/ mirëkuptim,
komunikim, interaksion apo edhe transmetim
Çka përfshin komunikimi?
• komunikimi përfshin disa aspekte: komunikimi në
aspektin gjuhësor, në asketin social/ shoqëror që
shërben si mjet për marrëveshje mes njerëzve apo edhe
mjeteve të komunikimit si elemente përmes të cilave
emitohen informatat
• nga aspekti i transmetimit të informatave, komunikimi
sipas tyre është procesi i transferimit të informatës apo
mesazhit nga emetuesi tek pranuesi i saj
• rëndësia e emetimit të një informate qëndron në atë se
sa është arrit të përcillet domethënia në mes partnerëve
komunikues
Procesi i komunikimit
• Si rrjedh procesi?
Informata
Komunikuesi
Marrësi/
pranuesi
Si rrjedh ky proces?
• nënkupton procesin përcjelljes së informatave nga
komunikuesi (dhënësi i informatës) deri te i destinuari
(marrësi i saj)
• informatën e quajmë tregues e cila na informon
• në vend të këtij termi mund të përdorim edhe termin
shenjë, të cilin duhet dalluar nga sinjali, sepse sinjali apo
ndryshe treguesi qëllimor quhet cila do gjurmë që bart
informacioni
• sinjalet kanë forma të ndryshme p.sh. të tingujve
(fonema) për dëgjim, formë e shkruar (grafema) për tu
lexuar etj
Komunikologjia
• Nocioni si i tillë për herë të parë është përdorur nga Vilém
Flusser
• Me nocionin ‚Kommunikologie‘ ai e nënkupton teorinë e cila
merret me ‘transmetimin e porosive/ mesazheve përmes
shenjave’ në komunikimin njerëzor
• Fjalën transmetim ai e definon si procesi i cili ngërthen në vete
sisteme të ndryshme të komunikimit
• Qëllimi i kësaj teorie është kuptimi strukturor i procesit të
komunikimit
• Ai i ndan elementet e Komunikologjisë në diskurs dhe dialog si
dhe në kode
Çka ndodh gjatë procesit të
Komunikimit
• Zakonisht kur komunikojmë thuhet se
komunikojmë mesazhe/ përmbajtje, që
nënkupton një sinjal apo një tërësi sinjalesh
transmetohen gjatë këtij procesi përmes
simboleve në një person ose më shumë
• Një mesazh është i frytshëm vetëm nëse
kuptohet nga pranuesi i tij
• Shenja përbëhet nga sinjali dhe kuptimi i tij
Komunikimi i njerëzve si proces
social
• përveç procesit të këmbimit të informatave kalojnë
edhe një proces tjetër që në shkenca e komunikimit
njihet si sjellje e njerëzve, dhe nënkupton sjelljen sociale
me njëri tjetrin
• D.m.th gjatë kësaj mënyre sociale komunikohen edhe
përmbajtje/kuptime të cilat posedojnë karakter
komunikativ, dhe nga kjo mund të konkludohet se
sjellja njerëzore i përket poashtu komunikimit
• Paul Watzlawick “se njeriu nuk mund të mos
komunikoj” - atëherë kur mendojmë se nuk
komunikojmë fare komunikohet
Llojet e komunikimit si proces social
• Komunikimi u cilësua si proces i shkëmbimit të
informatave mes qenieve të gjalla, çka d.m.th se kemi të
bëjmë me një proces, jo diçka statike por një ndodhi
dinamike që ndodh mes dy qenieve të gjalla
• proces që fillon me kontakt dhe reagim të dy palëve
komunikuese
• Komunikimi si proces social ndahet në komunikim
interpersonal (face-to-face) dhe komunikimi përmes
ndërmjetsimit teknik
• Komunikimi massiv dhe telekomunikimi janë të
mbështetura teknikisht
Rëndësia e mediave në klasifikimin e
mediave
• Sipas Pross dallojmë mediat primare, sekondare dhe
terciare që ndihmojnë diferencimin e komunikimit
njerëzor
• Media primare ai konsideron mediat elemetar të
kontraktit ndërnjerzor ku pëveq gjuhës, hyjnë edhe
mjetet tjera joverbale gestika, mimika etj
• Në mediat sekondare Pross fut të gjitha mediat që
kërkojnë një mjet për prodhimin e mesazhit por jo për
pranimin nga marrësi i tyre p.sh. plakata, libri, gazeta etj
• Media terciare ai i konsideron të gjitha mjetet e
komunikimit ku emetuesi dhe marrësi i porosisë janë
mjete teknike p.sh. telefoni, radio lidhjet etj
Nocioni MEDIA
• Medium (lat. i/e mesit, ndërmjetëm, mes)
• Instanca të mesme që mundësojnë transmetimin,
prezantimin, përpunimin, këmbimin dhe
përsëritjen
• Sybille Krämer i quan „postier“
• Media konsiderohen që nga mjetet klasike të
komunikimit si trupi, zëri dhe shkrimi, pastaj
libri, fotografia e deri te mjetet e komunikimit
masiv si radio, televizioni, interneti
Si u zhvilluan mediat?
• Me zhvillim historik të njeriut
• Dialogu Phaidros i Platonit ku gjuhën e trajton si
ilaç i cili varësisht nga dozimi mund të jetë
shërues ose helmues
• Nietzsche i konsideron “përpunues të mendjes”
• McLuhan “media është vet mesazhi/ porosia” ai
i sheh mediat si “mjet”
Çka janë mediat?
• Janë mjete komunikimi, vend në të cilin jetojmë ,
pasqyrues të realitetit
• Nuk janë realiteti por reflektimi i tij i botës që na
rrethon
• Për shkak të rëndësisë së tyre sot bota është bërë
“një fshat global”
Si u zhvilluan historikisht
• Mjet i parë i komunikimit konsiderohet komunikimi
joverbal, konsiston me komunikimin gjuhësor që qoi
deri te zhvillimi i të shkruarit (faza A apo mediat
njerëzore)
• Me zbulimin e shtypit konsiderohet zbulimi i mediumit
të parë (libri i parë i shtypur është BIBLA) (Faza B
zhvillimi i masmediave)
• Mediat elektronike (kulmi i zhvillimit te masmediave
Faza C)
• Shpërndarja e masmediave (riintegrimi i pjesërishëm në
media digjitale) sipas Faulstich
Ju faleminderit për vëmendjen!