Transcript File

Makroekonomi
www.valmirnuredini.tk
Dallimi në mes të Mikroekonomisë dhe Makroekonomisë?
Mikroekonomia merret me studimin e sjelljes
së agjentëve individual ekonomik: si
konsumatorëve, firmave si dhe agjencive
qeveritare,etj. Çka do të thotë se studion sjelljet në
nivel të ndërmarrjes.
Makroekonomia merret me studimin e
sjelljes së ekonomisë në tërësi, me studimin e
agregateve ekonomik, si: produkti i përgjithshëm,
papunësia, inflacioni, bilanci i brendshëm dhe i
jashtëm, etj. Thënë shkurt, makroekonomia trajton
çështje dhe probleme ekonomike kryesore të një vendi.
www.valmirnuredini.tk
Ekzistojnë dy shkolla të mëdha të
mendimit makroekonomik:
• Shkolla klasike – neoklasike, dhe
• Shkolla kejnsiane – neokejnsiane.
www.valmirnuredini.tk
Shkolla neoklasike (klasike)
Teoria makroekonomike neoklasike është zhvilluar gjatë
viteve 70’, por ajo ka pasur ndikim edhe gjatë viteve 80’.
Sipas neoklasikëve (klasikëve):
- ekonomia është çdo herë në punëzënie të plotë,
- ekziston shfrytëzim i plotë i kapaciteteve dhe
- ekonomia është çdo herë në ekuilibër.
Ata gjithashtu deklarojnë, që ndërhyrjet e qeverisë në
ekonomi vetëm i përkeqësojnë gjërat, do të thotë që
ishin kundër ndërhyrjes së shtetit në ekonomi dhe se
gjendjet e disekuilibrit tejkalohen shpejt nëpërmjet
mekanizmave përshtatës të tregut.
www.valmirnuredini.tk
Supozimet kryesore të shkollës
neoklasike janë:
1.
2.
3.
Agjentët ekonomikë maksimizojnë
Pritjet janë racionale
Tregjet pastrohen
www.valmirnuredini.tk
1. Agjentët ekonomikë maksimizojnë
Familjet dhe firmat marrin vendime optimale. Vendimet
optimale- më të mira të mundshme.
Ata gjatë marrjes së vendimeve përdorin të gjitha
informacionet që i kanë, dhe marrin vendimin.
www.valmirnuredini.tk
2.Pritjet janë racionale
Do të thotë se ata statistikisht përdorin informacionin që
disponojnë dhe bëjnë parashikimin më të mirë për të
ardhmen. Shkolla neoklasike shpesh quhet edhe shkolla
e pritjeve racionale.
Pritjet racionale- momenti më i përshtatshëm për blerje,
p.sh. zbritjet sezonale…etj.
3.Tregjet pastrohen
Pagat dhe çmimet ndryshojne per te arritur
ekujliber.
- Nuk ekziston papunesi jovullnetare.
- Do te zbriten çmimet e te mirave qe jane ne
tepricë ne rafte.
www.valmirnuredini.tk
Shkolla kejnsiane
(neokejnsiane)
Deri në vitet e 80’ teoria neoklasike kishte ndikim të madh
në teorinë makroekonomike, derisa paraqitet brezi i ri i
shkencëtarëve, “kejnesianistët e rinj”.
Ata kishin pikëpamje të kundërta me klasikët, ata
argumentojnë se:
- tregjet shpesh herë nuk pastrohen edhe kur individët
kujdesen për interesat e veta dhe
- qeveria duhet të ndërhyjë në ekonominë e një vendi.
www.valmirnuredini.tk
Konceptet kyçe të
makroekonomisë
Konceptet kyçe të makroekonomisë janë:
• Produkti i Brendshëm Bruto,
• Inflacioni,
• Rritja ekonomike,
• Punëzënia dhe papunësia,
• Cikli i Biznesit.
www.valmirnuredini.tk
Produkti i Brendshëm Bruto
Produkti i brendshëm Bruto (GDP) përfaqëson vlerën e të
gjitha të mirave dhe shërbime përfundimtare të prodhuara në
një ekonomi në një periudhë të caktuar kohore.
Në këtë rast, duhet bërë dallimi në mes të GDP real dhe atij
nominal.
• GDP nominal mat vlerën e produkteve për një periudhë të
caktuar kohore, me çmimet e periudhës në të cilin prodhohet
produkti (çmimet e tanishme).
• GDP real mat produktin total të prodhuar në një ekonomi,
për një periudhë të caktuar kohore, por duke marrë parasysh
çmimet e vitit bazë (të dhënë-mundet me qene viti paraprak
ose cili vit caktohet si vit bazë).
www.valmirnuredini.tk
Inflacioni dhe GDP
Kur GDP nominal rritet shumë më shpejt se ajo real
në një ekonomi, atëherë kemi inflacion.
Dhe diferenca midis ritmeve të rritjes së GDP real
me atë nominal ndodh sepse çmimet e të mirave
dhe shërbimeve janë rritur apo ka pasur inflacion.
Me inflacion kuptojmë rritjen e vazhdueshme të
çmimeve të nivelit të përgjithshëm të çmimeve.
Te ngritja e nivelit të çmimeve kemi parasysh
ngritjen në nivelin mesatar.
Deflacioni- rënja e çmimeve mesatare nën nivelin e
periudhës paraardhëse.
Desinflacioni- rënja e çmimeve mesatare por duke
mbetur mbi nivelin e periudhës paraprake.
www.valmirnuredini.tk
Tabela 1.
GDP real dhe GDP nominal, shembull:
Produkti
GDP nominal i vitit GDP nominal i vitit GDP real
1987
1993
1993*
Banane
15*0.20=€=3.00€
20*0.30€=6.00€
20*0.20€=4.00€
Portokall
50*0.22€=11.00€
60*0.25€=15.00€
60*0.22€=13.20€
Totali
i
vitit
(GDP)
14.00€
* Matur me çmimet e vitit 1987
21.00€
17.20€
www.valmirnuredini.tk
GDP nominal dhe GDP realshembull
Produkti
Patate
Speca
GDP
nominal
2005
30x0.18E
=
GDP
nominal
2006
45x0.20
=
GDP real
2006
14x0.25E
=
28x0.30
=
28x0.25 €
=
45x0.18€
=
Gjithsej
www.valmirnuredini.tk
Rritja dhe GDP real
Rritmi i rritjes së ekonomisë përfaqëson normën me të cilën
rritet GDP reale.
Tani bëhet pyetja se kush e shkakton rritjen e GDP real?
Ekzistojnë dy arsye që shkaktojnë rritjen e GDP real, ato
janë:
• Arsyeja e parë e ndryshimit të GDP real është se
ndryshon sasia e disponueshme e burimeve në një
ekonomi (burimet ndahen në kapital dhe punë),
• Arsyeja e dytë e ndryshimit të GDP real është se
efiçienca me të cilin përdoren faktorët e prodhimit mund
të ndryshojë. Përmirësimet e efiçiencës quhen rritje të
rendimentit, do të thotë që të njëjtët faktorë të prodhimit,
mund të japin më shumë produkt.
www.valmirnuredini.tk
Cikli i biznesit dhe hendeku i
prodhimit
•
Me cikël të biznesit kuptojmë modelin
e zgjerimit dhe të ngushtimit, pak a
shumë të përsëritshëm të aktivitetit
ekonomik rreth shtegut të rritjes
potenciale.
www.valmirnuredini.tk
Cikli i biznesit dhe hendeku i
prodhimit
Hendeku i prodhimit
GDP
real
Kulmi
Prirja- GDP
potencial
Kulmi
Pika më e ulët
Rritja
Rrënja
Pika më e ulët
Gjatësia e ciklit
Koha
www.valmirnuredini.tk
Hendeku i prodhimit mat hendekun
(shmangien, diferencën) në mes prodhimit
aktual dhe prodhimit që do të mund të
prodhonte ekonomia me përdorimin e
plotë të burimeve ekzistuese.
Dallimi në mes produktit aktual dhe atij
potencial:
• Produkti potencial përfaqëson nivelin e
prodhimit në punëzënien e plotë.
• Produkti aktual është niveli i prodhimit i cili
aktualisht prodhohet në një ekonomi.
www.valmirnuredini.tk
Ligji i Okunit shpreh lidhjen midis ritmit të rritjes dhe normës së papunësisë, ligj i
cili e ka marrë emrin në bazë të zbuluesit të tij Artur Okun.
Ligji i Okunit pohon që, kur ritmi i rritjes është mbi ritmin e prirjes prej 2.25%,
norma e papunësisë bie. Veçanërisht, për çdo 1% rritje GDP real mbi ritmin e
prirjes që arrihet gjatë një viti, norma e papunësisë bie për 0,5%. Kjo lidhje
pasqyrohet me ekuacionin në vijim:
Δu = - 0.5 (y – 2.25)
ku, Δu = ndryshimi në normën e papunësisë,
y = ritmi i rritjes së prodhimit,
2.25 = ritmi i rritjes së prodhimit të prirjes.
Shembull: Nëse ritmi i rritjes së prodhimit në një vit është y = 7.25%, atëherë
ndryshimi në normën e papunësisë do të jetë:
Δu = - 0.5 (7.25 – 2.25) = [- 0.5 x 5] = 2.5%
www.valmirnuredini.tk
Ligji I Okunit
Ligji i OKUNIT
Inflacioni dhe ciklet e biznesit
Inflacioni, ashtu si papunësia, përfaqëson një
problem të rëndësishëm makroekonomik.
Kostot e inflacionit janë shumë më pak të dukshme
se ato të papunësisë.
Në rastin e papunësisë, produkti potencial nuk
arrihet, prandaj është e qartë pse nuk është e
dëshirueshme ulja e papunësisë. Në rastin e
inflacionit, nuk ka humbje të dukshme të
prodhimit, por konsumatorët nuk e pëlqejnë
inflacionin, sepse shpesh ai shoqërohet me
tronditje, si p.sh. tronditjet e çmimit të naftës, që
reduktojnë të ardhurat reale të tyre.
www.valmirnuredini.tk
Lidhja inverse inflacion–papunësi.
Kurba e Philipsit
Punëzënia e plotë dhe stabiliteti i çmimeve janë dy nga
objektivat qendrorë makroekonomikë të çdo qeverie. Për
këtë qëllim qeveria duhet të luftojë në të dy anët, si
kundër inflacionit ashtu edhe kundër papunësisë.
Një model teorik të këtij raporti e jep kurba e Philipsit, Pra,
kurba tregon që ka një lidhje inverse midis inflacionit dhe
papunësisë.
Sa më e lartë të jetë norma e papunësisë aq më e ultë
është norma e inflacionit, dhe e kundërta. Kurba e Filipsit
Norma e
është paraqitur në figurë.
inflacionit
H
6
2
G
2
6
Norma e papunësisë
Kërkesa agregate është sasia e përgjithshme
mallrave apo shërbimeve që konsumatorët,
firmat, shteti apo të huajt janë të gatshëm të
konsumojnë me një nivel të dhënë të çmimeve
në një periudhë të caktuar kohore.
Komponentët e kërkesës agregate si dhe të
shpenzimeve janë: konsumi (C), investimet (I),
shpenzimet qeveritare (G), dhe eksporti neto
(Nx).
Kerkesa dhe oferta agregate
Kërkesa agregate
Konsumi përfaqëson shpenzimet e konsumatorëve privat
për mallra konsumi që përdoren për të nxjerrë dobi në
periudhën korrent.
Investimet, përfaqësojnë shpenzimet që bëjnë firmat për
mallra kapital. Mallrat kapital janë mallra që përdoren për
prodhimin e mallrave dhe shërbimeve të tjera.
Shpenzimet qeveritare përfshinë të gjitha shpenzimet
qeveritare që bënë qeveria si për mallra konsumi ashtu
edhe për investim.
Eksporti neto përfaqëson diferencën midis vlerës së
eksporteve dhe vlerës së importeve gjatë periudhës
përkatëse.
• Kurba e kërkesës agregate, shpreh
lidhjen midis GDP real (sasia) dhe nivelit
agregat të çmimeve, duke i mbajtur të
pandryshuar faktorët e tjerë influencues.
Kërkesa agregate
Çmimi
P*
C
I
G
Nx
AD
Q*
Sasia
Kurba e kërkesës agregate, mund të ndërtohet kur
kurbës së kërkesës për mallra konsumi i shtojmë
kërkesën për investime private, shpenzimet qeveritare
dhe eksportin neto.
www.valmirnuredini.tk
Oferta agregate
Oferta agregate është sasia totale e produktit që
prodhuesit janë të gatshëm dhe në gjendje t’i
ofrojnë në treg me nivele të ndryshme të
çmimesh, në një periudhë të dhënë kohore.
Oferta agregate në periudha afatshkurtra
shpreh lidhjen midis sasisë agregate të mallrave
dhe shërbimeve përfundimtare (GDP real) dhe
nivelit të çmimeve, duke i mbajtur faktorët e tjerë
konstant.
Oferta agregate
çmimi
O
AS
Sasia
Kurba e ofertës agregate pasqyron një lidhje
pozitive midis GDP real (sasisë) dhe nivelit agregat
të çmimeve, çka do të thotë se me rritjen e të çmimit
të një produkti oferta rritet për atë produkt.
www.valmirnuredini.tk
Ekuilibri makroekonomik
Ekuilibri makroekonomik arrihet atëherë kur oferta agregate
barazohet me kërkesën agregate, d.m.th. kur sasinë e produktit total
real që janë të gatshëm të ofrojnë shitësit me një nivel të dhënë
çmimesh, është e barabartë me sasinë e produktit total real që janë të
gatshëm të blejnë konsumatorët, firmat e biznesit, qeveria apo të huajt
meP këtë nivel çmimesh.
AS
P1
E
P*
AD
D1
Q*
S1
GDP real
Kontabiliteti i të ardhurave
kombëtare
K2
Teoria makroekonomike merret ….
Për të kuptuar tërësisht përcaktimin e këtyre
variabileve, duhet të kuptojmë se çka janë
ato dhe si maten në praktikë.
GDP dhe GNP
GNP = GDP + të ardhurat e njerëzve që punojnë
jashtë atij vendi – të ardhurat e të huajve që
punojnë në atë vendi (dhe që të ardhurat i
dërgojnë në vendet e tyre).
www.valmirnuredini.tk
Çmimi i tregut
Të mirat që përfshihen në GDP vlerësohen
me çmimet e tregut.
Çmimi i tregut të shumë produkteve përfshin
taksat indirekte.
Çmimi i trgut = çmimi neto + taksat indirekte
Çmimi neto përfaqëson koston e faktorëve
të prodhimit që është shuma që marrin
faktorët e prodhimit që përdoren për
prodhimin e mallit.
Produkti i brendshëm bruto dhe
neto
Produkti i brendshëm neto (NDP) është i barabartë me
GDP minus konsumin e kapitalit, pra amortizimin.
NDP= GDP– amortizimi
Prandaj, NDP mat më saktë sasinë neto të të mirave të
prodhuara në vend në një periudhë të dhënë – ai
paraqet vlerën totale të produktit minus vlerën e sasisë
së kapitalit të konsumuar për prodhimin e këtij produkti.
Në përgjithësi, në ShBA amortizimi zë rreth 11% të GDP,
prandaj NDP është zakonisht rreth 89% e GDP.
Problemet e matjes së GDP
Në mënyrë të veçantë, ekzistojnë katër probleme kryesore:
€ Shumë produkte maten jo saktë sepse nuk tregtohen në
treg. p.sh., puna vetë në shtëpi.
€ Llogaritja e saktë e përmirësimit të cilësisë së të mirave
dhe produkteve është e vështirë.
€ Disa aktivitete të matura duke ia shtuar GDP real, në
fakt, paraqesin përdorimin e burimeve për të shmangur
ose kufizuar “të këqijat” ose dukuritë negative, si p.sh.,
krimi ose rreziqet për sigurimin kombëtar.
€ Llogaritë nuk marrin parasysh ndotjen dhe degradimin e
ambientit.
Matja e GDP
Gjatë matjes së GDP na paraqiten dy probleme:
 Ekonomia e fshehtë, dhe
 Rishikimet e GDP dhe saktësia e vlerësimeve të GDP.
Ekonomia e fshehtë
Shembuj të transaksioneve që krijojnë të mira dhe
shërbime dhe që mund të mos përfshihen në GDP e
matur janë: kryerja e një pune të dytë për para në dorë,
puna e zezë pas hyrjes ilegale në një vend, pjesëmarrja
në një punë ndërkohë që merret asistencë për
papunësinë, tregtia ilegale e drogës, puna për bakshishe
që nuk raportohen, shitja pa faturë e domateve të
prodhuara në shtëpi.
Aktivitetet e ndryshme të ekonomisë së fshehtë
shkaktohen, kryesisht, sepse njerëzit të shmangin
pagimin e taksave prandaj këto aktivitete duhet të
përfshihen në GDP.
Indekset e çmimeve
Përderisa inflacioni shpreh ndryshimin e
nivelit të çmimeve, tregues të drejtpërdrejt
të tij shërbejnë indekset e çmimeve.
ekzistojnë tre lloje të indekseve të
çmimeve:
Deflatori i GDP.
Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI),
Indeksi i çmimeve të prodhuesit, dhe
Deflatori i GDP
Llogaritja e GDP real na jep një masë të
dobishme të inflacionit të njohur si deflatori
i GDP.
Deflatori i GDP përfaqëson raportin në mes
GDP nominal dhe GDP real
Indeksi i çmimeve të konsumatorit
(CPI)
Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI) mat koston e
blerjes të një shporte fikse të mirash dhe shërbimesh.
Indeksi i çmimeve të konsumatorit ndryshon nga deflatori i
GDP për tri arsye:
• Deflatori i GDP përfshin në vete të gjitha produktet dhe
shërbimet, ndërsa CPI vetëm disa,
• CPI mat çmimin e një shporte të mirash dhe shërbimesh
që është e njëjtë për çdo vit,
• CPI përfshin edhe çmimet e importeve, ndërsa deflatori i
GDP përfshinë vetëm çmimet e produkteve dhe
shërbimeve të prodhuara në vend.
Indeksi i çmimeve të prodhuesit
(PPI)
Indeksi i çmimeve të prodhuesit mat koston e të
mirave fillestare (inputeve).
PPI sinjalizon shumë më herët për rritjen e
çmimeve se sa CPI, sepse PPI ka te bëjë me
koston e të mirave fillestare dhe nëse kemi rritje
të çmimeve të të mirave fillestare atëherë edhe
prodhuesit do të rrisin çmimet e produkteve
finale, dhe për këtë arsye PPI sinjalizon më
herët për inflacionin.
GDP dhe të ardhurat personale të
disponueshme
Të ardhurat personale të disponueshme përfaqësojnë
nivelin e të ardhurave të disponueshme për shpenzime
dhe kursime nga familjet në ekonomi.
Të ardhurat personale të disponueshme përfaqësojnë
sasinë që kanë familjet për të shpenzuar ose kursyer.
Të ardhurat personale të disponueshme = GDP+ të
ardhurat neto të faktorëve nga jashtë –fitimet e mbajtura
+ transferet – taksat.......(1)
Identitetet makroekonomike
• Ekonomia e thjeshtë
Supozojmë se kemi ekonomi të thjeshtë, ku nuk ka as
qeveri e as tregti të jashtme, dhe vlerën e produktit e
shënojmë me Y, konsumin me C dhe shpenzimet për
investime me I.
Y= C+ I ...................................................(2)
Në këtë rast lind pyetja? Se a prodhojnë firmat ndonjëherë
të mira, të cilat nuk janë në gjendje t’i shesin?
Përgjigjja është PO.
Shpesh firmat prodhojnë më shumë produkte të cilat nuk
mund t’i shesin ose nuk janë në gjendje që t’i shesin,
dhe produktet e pa shitura i akumulojnë në raftet e tyre si
inventarë.
Hapi tjetër është nxjerrja e lidhjes midis kursimit, konsumit
dhe GDP. Në këtë rast nuk e marrim parasysh
ekzistencën e korporatave dhe e mbledhim apo
bashkojmë së bashku me sektorin privat.
Të ardhurat e sektorit privat janë vlera e të mirave dhe
shërbimeve të prodhuara dhe shënojmë me Y.
Si do të shpërndahen këto të ardhura? Këto të ardhura,
pjesërisht do të shpenzohen për konsum dhe kursim.
Prandaj kemi:
Y= S+ C.............................................(3)
Ky identiteti na tregon se të ardhurat shpërndahen ose për
konsum ose për kursim.
Me kombinimin e identiteti 2 dhe 3 kemi:
C+ I= Y= C+ S................................(4)
Ana e majtë e ekuacionit (C+I) tregon komponentët e kërkesës ndërsa
ana e djathtë (C+S) shpërndarjen e të ardhurave.
Prej identitetit 4 zbresim konsumin nga secila anë e identitetit dhe kemi:
I= Y– C= S..................................(5)
Identiteti 5 tregon se në një ekonomi të thjeshtë investimet janë
identikisht të barabarta me kursimet.
Çka do të thotë kjo?
Për një individ e vetmja mënyrë për të kursyer është ndërmarrja e aktit
të investimit fizik, ose investitorët që financojnë investimet e tyre
duke marr hua nga individët që kursejnë.
• Qeveria dhe tregtia e jashtme
Tani në analizë e fusim sektorin shtetëror dhe sektorin e
jashtëm.
I kthehemi identitetit 2 duke marrë parasysh edhe
komponentët shtesë të kërkesës, G dhe Nx, dhe kemi:
Y = C + I + G + Nx............................(6)
Më tej, shikojmë përfitimin e lidhjes shumë të rëndësishme
midis produktit dhe të ardhurave të disponueshme.
Duhet të dimë se një pjesë e të ardhurave shpenzohet për
taksa dhe që sektori privat merr, përveç të ardhurave
kombëtare, transferet neto (TR), tani kemi:
YD = Y + TR – TA..............................(7)
Më tej të ardhurat e disponueshme shpërndahen për konsum dhe kursim.
YD= C+ S..............................................(8)
Më pas i kombinojmë dy identitetet (7) dhe (8), dhe kemi:
C + S = YD = Y + TR – TA.....................(9)
C = Y – S = Y + TR – TA – S.................(9a)
Tani përdorim anën e djathtë të identitetit (Y+ TR– TA– S) për të
zëvendësuar C në identitetin 6.
Bëjmë disa transformime dhe kemi:
Y + TR – TA – S ana e djathtë
Y = C + I + G + Nx
S – I = ( G + TR – TA ) + Nx..............(10)
Analizojmë identitetin e 10 S – I = ( G + TR – TA ) + Nx
Ana e djathtë e barazimit :
G + TR – TA – paraqet deficitin e buxhetit shtetëror.
G + TR – përfaqëson shpenzimet që bënë qeveria për blerjen e të mirave
dhe shërbimeve.
TA – përfaqëson taksat që merr shteti. Taksat janë të ardhurat e shtetit.
Nëse (G+TR) shpenzimet e qeverisë tejkalojnë të ardhurat që merr qeveria
nga Taksat (TA) atëherë në atë vend kemi deficit buxhetor.
G + TR > TA – deficit buxhetor, ose anasjelltas
G + TR < TA kemi suficit buxhetor
Produkti Ekuilibër
Produkti është ne nivelin ekuilibër të tij kur sasia e produktit
të prodhuar është e barabartë me sasinë e kërkuar.
Një situatë ekuilibri është ajo situatë në të cilën nuk ka
forca që shkaktojnë ndryshimin.
AD
AD=Y
Fig.1 Ekuilibri me kërkesë agregate
IU>0
6
IU - shtesat e
paplanifikuara
të invertarëve
AD
IU<0
Vija 45, ku AD=Y, tregon pikat ku produkti
është i barabartë me të ardhurat
4
6
produkti
8
Y
Funksioni i konsumit dhe
kërkesa agregate
Lidhja midis konsumit dhe të ardhurave përshkruhet nga funksioni i
konsumit.
Supozojmë se kërkesa për konsum rritet me rritjen e nivelit të të
ardhurave:
C = Ć + cY .......................... ( 2)
Ć – niveli i konsumit kur niveli i të ardhurave është 0,
c – prirja margjinale për konsum, përfaqëson rritjen e konsumit për një
njësi rritje të të ardhururës.
Te ky funksion duhet t’i theksojmë dy probleme:
- kërkesat e individëve për konsum lidhen më shumë me sasinë e të
ardhurave se sa me nivelin e prodhimit.
- Si mund të konsumojnë diçka individët kur të ardhurat e tyre janë 0?
Për një kohë të caktuar ata mund të shesin aktivet e tyre, mirëpo do
të ishte e vështirë të vazhdohej të bliheshin të mira kur të ardhurat
janë 0.
Funksioni i konsumit dhe kërkesa agregate
AD
AD=Y
E
Grafiku
i
kërkesës
agregate përfitohet duke
mbledhur kërkesën për
konsum me kërkesën për
investime.
AD=Ă+cY
C = Ć+cY
Ă
I
Ć
0
Yo
Y
www.valmirnuredini.tk
Formula e produktit ekuilibër
Produkti është në nivelin ekuilibër kur kërkesa agregate
është e barabart me produktin.
Y = AD.........................................( 6 )
Tani zëvendësojmë kërkesën agregate ( AD ) prej
ekuacionit ( 5 ) AD = Ċ + Ĭ + cY, dhe kemi:
Y = Ă + cY ....................................( 7 )
përderisa në ekuacionin ( 7 ), në të dy anët e kushtit të
ekuilibrit kemi Y, mund të mbledhim kufizat dhe ta
zgjidhim duke gjetur nivelin ekuilibër të të ardhurave dhe
produktit, që e shënojmë me Y0:
1
Yo =
Ă
1-c
Multiplikatori
Multiplikatori përfaqëson sasinë me të cilën
ndryshon produkti ekuilibër kur kërkesa
agregate rritet me një njësi.
Formula e multiplikatorit:
Α=
1
1-c
Analiza grafike e multiplikatorit
AD
Fillimisht pika E, është
pika ekuilibruese
G
E’
AG
AD=Y
AD’=Ă’+cY
Me
rritjen
e
shpenzimeve
autonome,
ΔA
kemi zhvendosje
të AD – AD’
AD = Ă+cY
Ă’
ΔA
Ă
E
Efekti i multiplikatorit tregohet
në distancë Yo-Yo’
ΔY
0
Yo Y’
Yo’
Y
www.valmirnuredini.tk
Buxheti
Teprica Buxhetore përfaqëson tepricën e të ardhurave të
qeverisë, që përbëhen prej taksave, mbi shpenzimet e
përgjithshme të saj, që përbëhen prej blerjeve të të
mirave e shërbimeve dhe pagesave të transferueshme.
BS = TA – G – TR
Nëse qeveria ka më shumë
shpenzime se sa të hyra,
atëherë kemi deficit buxhetor.
BS (teprica
buxhetore)
BS=tY-G-TR
0
Y
Te ardhurat, produkti
Pika më e ulët
-(G+TR)
Nëse qeveria grumbullon më
shumë taksa, se sa që ka
shpenzime atëherë na paraqitet
suficiti buxhetor.
www.valmirnuredini.tk
Modeli IS – LM
Kështu që, modeli IS – LM paraqet raportin
në mes pjesës “reale”dhe “monetare” të
ekonomisë.
Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave të interesit dhe nivelet
e produktit të tilla që shpenzimet e planifikuara janë të barabarta me të ardhurat.
Tani investimet nuk janë autonome, por përcaktohen nga norma e interesit.
Prej kapitullit (3) kemi përfituar shprehjen e të ardhurave ekuilibër:
Ă
…….…..................( 1 )
1-c
Ku përcaktojmë c( 1 – t ) si ć.
Y0=
Grafiku i kërkesës për investime
i
Grafiku tregon sasinë që firmat planifikojnë
të shpenzojnë për investime, për çdo nivel
të normës së interesit.
I
0
Shpenzimet për investimet e planifikuara
Kurba e investimeve është me pjerrësi
negative, që do të thotë se një ulje në
normën e interesit rrit frytshmërinë e
shtesave të stokut të kapitalit, dhe si
rrjedhim, kjo çon në rritjen e
shpenzimeve të planifikuara për
investime, dhe e kundërta.
Pozicioni i grafikut të investimeve
përcaktohet nga pjerrësia – kufiza
b, dhe nga niveli i shpenzimeve
autonome për investime, Ĭ.
www.valmirnuredini.tk
Norma e interesit dhe kërkesa agregate.
Kurba IS
AD = C + I + G
AD = cTR + C ( 1 – t ) Y + Ĭ – bi + G
Nga ekuacioni (3) shohim që një rritje në
normën e interesit, redukton kërkesën
agregate, për një nivel të dhënë të të
ardhurave, sepse një normë më e lartë
interesi redukton shpenzimet për
investime.
AD = Ă + ć Y – bi .........................( 3 ) Kufiza Ă, është pjesa e pandikuar e
Ku,
Ă = cTR + Ĭ + Ğ .......................( 4 )
kërkesës agregate edhe nga niveli i të
ardhurave edhe nga norma e interesit,
përfshin pjesë të shpenzimeve për
investime, Ĭ.
Përfitimi i kurbës IS
Ă+ćY-bi2
E2
Ă-bi2
E1-pika fillestare
ekuilibruese me Y1.
Ă+ćY-bi1
E1
Ă-bi1
Y1
i
Y2
E1
i1
i2
E2
Y1
Y2
Pika ekuilibruese E1 i
korrespondon pika E1 ne figurën e
poshtme, me normë interesi i1 dhe
Y1 produkt.
IS Me uljen e normë së interesit, nga i1-i2,
kemi rritjen e shpenzimeve për investime
dhe rritjen e kërkesës agregate
Pjerrësia e kurbës IS
Kurba IS është me pjerrësi negative, sepse rritja e
normës së interesit, redukton shpenzimet për
investime, nëpërmjet kësaj redukton kërkesën
agregate dhe më tej nivelin ekuilibër të të ardhurave.
Po vërejmë që niveli i pjerrësisë së kurbës IS varret nga
ndjeshmëria e shpenzimeve për investime ndaj
ndryshimeve të normës së interesit (b) dhe nga
multiplikatori αG .
Supozojmë se shpenzimet për investime janë më
të ndjeshme ndaj normës së interesit, do të
thotë b është më e madhe.
Atëherë një ndryshim në normën e interesit,
sjell ndryshim të madh në kërkesën agregate,
zhvendosja e madhe e kurbës së kërkesës
agregate qon në ndryshimin e nivelit të të
ardhurave, dhe si rezultat i gjithë kësaj kemi
një kurbë më të sheshtë të IS.
Pozicioni i kurbës IS
AD
AD=Y
E2
Ă’
Ă’–bi2+ćY
E1
Ă–bi1+ćY
Do të thotë që, rritja në
shpenzimet autonome Ă, qon në
zhvendosjen e kurbës IS.
Ă
Y1
Y2
Y
i
i1
E1
E2
IS
Y1
Y2
IS’
Y
Zhvendosja horizontale e IS
është e barabartë me
multiplikatorin shumëzuar me
ndryshimin në shpenzimet
autonome.