Makroekonomi II Prof.dr. Myrvete BadivukuPantina Ekonomiksi përbëhet nga dy pjesë:  Mikroekonomia dhe  Makroekonomia www.valmirnuredini.tk Dallimi në mes të Mikroekonomisë dhe Makroekonomisë? www.valmirnuredini.tk.

Download Report

Transcript Makroekonomi II Prof.dr. Myrvete BadivukuPantina Ekonomiksi përbëhet nga dy pjesë:  Mikroekonomia dhe  Makroekonomia www.valmirnuredini.tk Dallimi në mes të Mikroekonomisë dhe Makroekonomisë? www.valmirnuredini.tk.

Makroekonomi II
Prof.dr. Myrvete BadivukuPantina
Ekonomiksi përbëhet nga
dy pjesë:

Mikroekonomia dhe

Makroekonomia
www.valmirnuredini.tk
Dallimi në mes të Mikroekonomisë
dhe Makroekonomisë?
www.valmirnuredini.tk
Mikroekonomia merret me studimin e sjelljes
së agjentëve individual ekonomik: si
konsumatorëve, firmave si dhe agjencive
qeveritare,etj. Çka do të thotë se studion sjelljet
në nivel të ndërmarrjes.
Makroekonomia merret me studimin e sjelljes
së ekonomisë në tërësi, me studimin e agregateve
ekonomik, si: produkti i përgjithshëm,
papunësia, inflacioni, bilanci i brendshëm dhe i
jashtëm, etj. Thënë shkurt, makroekonomia
trajton çështje dhe probleme ekonomike kryesore
të një vendi.
www.valmirnuredini.tk
Ekzistojnë dy shkolla të mëdha të
mendimit makroekonomik:

Shkolla klasike – neoklasike, dhe

Shkolla kejnsiane – neokejnsiane.
www.valmirnuredini.tk
Shkolla neoklasike (klasike)
Teoria makroekonomike neoklasike është zhvilluar gjatë
viteve 70’, por ajo ka pasur ndikim edhe gjatë viteve
80’.
Sipas neoklasikëve (klasikëve):
- ekonomia është çdo herë në punëzënie të plotë,
- ekziston shfrytëzim i plotë i kapaciteteve dhe
- ekonomia është çdo herë në ekuilibër.
Ata gjithashtu deklarojnë, që ndërhyrjet e qeverisë në
ekonomi vetëm i përkeqësojnë gjërat, do të thotë që
ishin kundër ndërhyrjes së shtetit në ekonomi dhe se
gjendjet e disekuilibrit tejkalohen shpejt nëpërmjet
mekanizmave përshtatës të tregut. www.valmirnuredini.tk
Supozimet kryesore të shkollës
neoklasike janë:
Agjentët ekonomikë maksimizojnë
 Pritjet janë racionale
 Tregjet pastrohen

www.valmirnuredini.tk
Agjentët ekonomikë maksimizojnë
Familjet dhe firmat marrin vendime optimale.
Vendimet optimale- më të mira të mundshme.
Ata gjatë marrjes së vendimeve përdorin të gjitha
informacionet që i kanë, dhe marrin vendimin.
www.valmirnuredini.tk
Pritjet janë racionale
Do të thotë se ata statistikisht përdorin
informacionin që disponojnë dhe bëjnë
parashikimin më të mirë për të ardhmen.
Shkolla neoklasike shpesh quhet edhe shkolla
e pritjeve racionale.
Pritjet racionale- momenti më i përshtatshëm për
blerje, p.sh. zbritjet sezonale…etj.
www.valmirnuredini.tk
Tregjet pastrohen
- Pagat dhe çmimet ndryshojne per te arritur
ekujliber.
- Nuk ekziston papunesi jovullnetare.
- Do te zbriten çmimet e te mirave qe jane ne
tepricë ne rafte.
www.valmirnuredini.tk
Shkolla kejnsiane (neokejnsiane)
Deri në vitet e 80’ teoria neoklasike kishte ndikim të
madh në teorinë makroekonomike, derisa paraqitet
brezi i ri i shkencëtarëve, “kejnesianistët e rinj”.
Ata kishin pikëpamje të kundërta me klasikët, ata
argumentojnë se:
- tregjet shpesh herë nuk pastrohen edhe kur individët
kujdesen për interesat e veta dhe
- qeveria duhet të ndërhyjë në ekonominë e një vendi.
www.valmirnuredini.tk
Konceptet kyçe të makroekonomisë
Konceptet kyçe të makroekonomisë janë:
 Produkti i Brendshëm Bruto,
 Inflacioni,
 Rritja ekonomike,
 Punëzënia dhe papunësia,
 Cikli i Biznesit.
www.valmirnuredini.tk
Produkti i Brendshëm Bruto


Produkti i brendshëm Bruto (GDP) përfaqëson vlerën e të
gjitha të mirave dhe shërbime përfundimtare të prodhuara
në një ekonomi në një periudhë të caktuar kohore.
Në këtë rast, duhet bërë dallimi në mes të GDP real dhe
atij nominal.
GDP nominal mat vlerën e produkteve për një periudhë
të caktuar kohore, me çmimet e periudhës në të cilin
prodhohet produkti (çmimet e tanishme).
GDP real mat produktin total të prodhuar në një
ekonomi, për një periudhë të caktuar kohore, por duke
marrë parasysh çmimet e vitit bazë (të dhënë-mundet me
qene viti paraprak ose cili vit caktohet si vit bazë).
www.valmirnuredini.tk
6,000
5,000
GDP real (dollarGDP real (dollarë të vitit 1987)
4,000
3,000
2,000
GDP nominal
1,000
500
100
1960
1965
1970
1975
1980
1985
1990
GDP nominal është rritur më shpejt se GDP real sepse janë rritur çmimet
( Burimi: DRI/Mc Graw Hill)
www.valmirnuredini.tk
Inflacioni dhe GDP
Kur GDP nominal rritet shumë më shpejt se ajo real në
një ekonomi, atëherë kemi inflacion.
Dhe diferenca midis ritmeve të rritjes së GDP real me atë
nominal ndodh sepse çmimet e të mirave dhe shërbimeve
janë rritur apo ka pasur inflacion.
Me inflacion kuptojmë rritjen e vazhdueshme të
çmimeve të nivelit të përgjithshëm të çmimeve.
Te ngritja e nivelit të çmimeve kemi parasysh ngritjen në
nivelin mesatar.
Deflacioni- rënja e çmimeve mesatare nën nivelin e
periudhës paraardhëse.
Desinflacioni- rënja e çmimeve mesatare por duke mbetur
mbi nivelin e periudhës paraprake.
www.valmirnuredini.tk
GDP nominal dhe GDP realshembull
Produkti
GDP
nominal
2006
45x0.20=
GDP real
2006
Patate
GDP
nominal
2005
30x0.18E=
Speca
14x0.25E=
28x0.30=
28x0.25e
45x0.18e
Gjithsej
www.valmirnuredini.tk
Rritja dhe GDP real
Rritmi i rritjes së ekonomisë përfaqëson normën me të cilën rritet
GDP reale.
Tani bëhet pyetja se kush e shkakton rritjen e GDP real?
Ekzistojnë dy arsye që shkaktojnë rritjen e GDP real, ato janë:
 Arsyeja e parë e ndryshimit të GDP real është se ndryshon
sasia e disponueshme e burimeve në një ekonomi (burimet
ndahen në kapital dhe punë),
 Arsyeja e dytë e ndryshimit të GDP real është se efiçienca me
të cilin përdoren faktorët e prodhimit mund të ndryshojë.
Përmirësimet e efiçiencës quhen rritje të rendimentit, do të
thotë që të njëjtët faktorë të prodhimit, mund të japin më
shumë produkt.
www.valmirnuredini.tk
Punëzënia dhe papunësia
Punëzënia dhe papunësia janë ndër konceptet më
të rëndësishëm makroekonomik.
Ajo pjesë e forcës punëtore që nuk është e zënë
me punë, përbën të papunët.
Raporti midis numrit të të papunëve dhe forcës
punëtore, e shprehur në përqindje përbën
normën e papunësisë.
www.valmirnuredini.tk
Kush konsiderohet si i papunë?
Të papunë konsiderohen ata persona që nuk janë në
punë por që kërkojnë punë në mënyrë aktive, ose
presin të rikthehen në punë. Një person është i papunë
nëse nuk punon dhe:
 ka bërë përpjekje specifike për të gjetur punë gjatë 4
javëve të fundit;
 është pushuar nga puna dhe pret përsëri të thirret në
punë;
 është duke pritur të njoftohet për punë të re në muajin
e ardhshëm.
Të punësuarit plus të papunët e përbëjnë forcën
punëtore. Të gjithë të tjerët që janë në moshë për
punë dhe janë të papunë dhe nuk bëjnë pjesë në
forcën punëtore ose të papunëve, ata konsiderohen
jashtë forcës punëtore (pensionistët, studentët, etj.).
www.valmirnuredini.tk
Cikli i biznesit dhe hendeku i
prodhimit
Luhatjet e ekonomisë, herë në ekspansion e herë
në recesion, që karakterizohen respektivisht
nga lëvizjet në ngritje dhe në ulje të produktit
total, inflacionit, normës së interesit dhe
punësimit krijon të ashtuquajturit cikle të
biznesit.
www.valmirnuredini.tk
Me cikël të biznesit kuptojmë modelin e
zgjerimit dhe të ngushtimit, pak a shumë të
përsëritshëm të aktivitetit ekonomik rreth
shtegut të rritjes potenciale.
www.valmirnuredini.tk
Cikli i biznesit dhe hendeku i prodhimit
Hendeku i prodhimit
GDP
real
Kulmi
Prirja- GDP
potencial
Kulmi
Pika më e ulët
Rritja
Rrënja
Pika më e ulët
Gjatësia e ciklit
Koha
www.valmirnuredini.tk
Hendeku i prodhimit mat hendekun (shmangien,
diferencën) në mes prodhimit aktual dhe
prodhimit që do të mund të prodhonte
ekonomia me përdorimin e plotë të burimeve
ekzistuese.
Dallimi në mes produktit aktual dhe atij
potencial:
 Produkti potencial përfaqëson nivelin e
prodhimit në punëzënien e plotë.
 Produkti aktual është niveli i prodhimit i cili
aktualisht prodhohet në një ekonomi.
www.valmirnuredini.tk