Transcript File
Makroekonomia II
Valmir nuredini
Oferta Agregate: Pagat,
çmimet dhe punëzënia
Kurba e ofertës agregate ndërtohet nga lidhjet
midis pagave, çmimeve, punëzënies dhe
produktit.
Modeli klasik i teorisë makroekonomike predikon
që ekonomia është gjithmonë në punëzënie të
plotë. Ndonjë papunësi që vihet re është
papunësia friksionale.
Por natyrisht, nuk është kështu në realitet, dhe
nuk mund të pranohet që tregu i punës është
gjithmonë në ekuilibër ose në punëzënie të plotë
Valmir nuredini
Kurba e Filipsit
Kurba e Filipsit përfaqëson lidhjen inverse në
mes të papunësisë dhe normës së rritjes së
pagës nominale.
Sa më e lartë
më e ulët
pagës. Me
kompensim
papunësisë.
të jetë norma e papunësisë aq
është norma e inflacionit të
fjalë të tjera, ekziston një
midis inflacionit të pagës dhe
Valmir nuredini
Kurba e Filipsit tregon se norma e inflacionit
të pagës bie me rritjen e normës së
papunësisë.
Norma e inflacionit
6
4
2
0
-2
-4
Norma e papunësisë
Figura 1. Kurba e Filipsit
Valmir nuredini
Norma e inflacionit të pagës, gw, përcaktohet si :
gw =
W – W-1
... … … … … … … … … (1)
W-1
Ku, me W – shënojmë pagat e periudhës vijuese
W-1 – shënojmë pagat e periudhës paraprake.
Nëse me u* shënojmë normën natyrore të papunësisë, atëherë
kurba e thjeshtë e Filipsit do të jetë:
gw = – E ( u – u * ) … … … … … … … . (2)
ku me E – shënojmë ndjeshmërinë e pagave ndaj papunësisë,
u – norma e papunësisë,
u * – norma natyrore e papunësisë.
Valmir nuredini
u > u* - atëherë pagat zvogëlohen,
u* > u - pagat rriten, dhe
u = u* - atëherë nuk kemi papunësi fare.
Sipas Kurbës së Filipsit pagat dhe çmimet
përshtaten ngadalë ndaj ndryshimeve në
kërkesën agregate. Pse?
Valmir nuredini
Po supozojmë se ekonomia është në ekuilibër me
çmime të qëndrueshme dhe papunësi në normën
natyrore ( u = u* ). Tani kemi një rritje në stokun
monetar, ta zëmë, për 10%. Që ekonomia të
rikthehet përsëri në ekuilibër duhet që çmimet dhe
pagat të rriten më 10% shtesë.
Por, kurba e Filipsit tregon që do të duhet të ulet
papunësia që pagat të rriten me 10% shtesë.
Kjo do të sjellë në rritjen e normës së rritjes së pagës.
Pagat do të fillojnë të rriten dhe në fund, ekonomia
do të rikthehet në nivelin e produktit dhe
punëzënies në punëzënien e plotë.
Valmir nuredini
Lidhja Pagë – Papunësi: Pse
pagat janë jofleksibile
Në teorinë neoklasike të ofertës, pagat
përshtaten menjëherë për të siguruar që
produkti është gjithmonë në nivelin e
punëzënies së plotë.
Por produkti nuk është gjithmonë në nivelin
e punëzënies së plotë, dhe kurba e Filipsit
sugjeron që pagat përshtaten ngadalë
ndaj ndryshimeve të kërkesës agregate.
Valmir nuredini
Çështje themelore e teorisë së ofertës agregate
është pse paga nominale përshtatet ngadalë
ndaj ndryshimeve në kërkesë ose pagat janë
jofleksibile.
Pagat janë jofleksibile, ose përshtaten
ngadalë, kur lëvizin ngadalë gjatë kohës,
në vend që të jenë plotësisht fleksibile, të
tilla që të garantojnë punësim të plotë në
çdo moment kohe.
Valmir nuredini
Tani me N* – shënojmë nivelin e punësimit në
punëzënie të plotë, dhe me N – nivelin aktual të
punësimit.
N* – N
u=
N*
… ... ... ... ... ... ... ...(3)
Kjo nënkupton që norma e papunësisë është 0, në
punësimin e plotë kur N = N*, por në realitet
edhe kur është punësimi i plotë ka një papunësi
friksionale pozitive.
Valmir nuredini
Duke zëvendësuar ekuacionin (3) dhe (2) fitojmë
lidhjen e kurbës së Filipsit, midis nivelit të
punësimit dhe normës së ndryshimit të pagave
dhe kemi:
gw
=
W – W-1
W-1
N* – N )
=E (
N*
... ... ... ... (2a)
Duke rishikuar ekuacionin, kurbën e Filipsit e
paraqesim si një lidhje midis pagës së kësaj
periudhe, pagës së periudhës së kaluar dhe
nivelit aktual të punëzënies dhe kemi:
Valmir nuredini
Nëse
në këtë periudhë
ka
Ky ekuacion
paraqet lidhjen
midis pagës – papunësisë që
mbipunësim,
nëlidhje është e paraqitur në fig. në
shënohet meatëherë
WN. Kjo
periudhën tjetër kurba WN vijim.
Kjo kurbë tregon se
zhvendoset lart.
WN’’
WN
W
paga rritet me rritjen e
nivelit të punësimit.
WN’
Por nëse në këtë periudhë ka
një punëzënie më të vogël se
ajo e plotë, në periudhën
tjetër kurba WN do të
zhvendoset poshtë në WN’.
W
0
N*
N
Valmir nuredini
Kjo kurbë tregon se paga rritet me rritjen e
nivelit të punësimit. Nëse është punësimi i
plotë N = N* atëherë paga e kësaj
periudhe është e barabartë me pagën e
periudhës së kaluar, nëse N ≠ N* atëherë
WN zhvendoset vet.
Pjerrësia e kurbës WN varret nga E
(ndjeshmërinë e pagave ndaj papunësisë
), nëse E është më e madhe atëherë WN
është më e pjerrët, d.m.th. papunësia ka
efekte të mëdha mbi pagën.
Valmir nuredini
Mosfleksibiliteti i pagës
Faktorët
të
cilët
ndikojnë
mosfleksibilitetin e pagës janë:
në
Pastrimi i tregjeve në kushtet e
informacionit jo të plotë,
Problemet e koordinimit,
Pagat efiçente dhe kostot e
ndryshimit të çmimit.
Valmir nuredini
Pastrimi i tregjeve në kushtet e
informacionit jo të plotë – kur rriten
pagat nominale sepse janë rritur çmimet,
punëtorët besojnë në mënyrë të gabuar se
janë rritur pagat reale dhe janë të
gatshëm të punojnë më shumë. Kjo zgjat
deri sa punëtorët të marrin informatën se
rritja e pagës është rezultat i rritjes së
çmimeve d.m.th. kalon një kohë deri sa
punëtorët e kuptojnë.
Valmir nuredini
Problemet e koordinimit – edhe problemet e
koordinimit është një faktor i cili ndikon në
mosfleksibilitetin e pagës. Pse? P.sh. nëse rritet
oferta monetare, rriten çmime, dhe vetëm në
një firmë ndërsa në të tjerat jo, atëherë ajo
firmë do të humb konsumatorët për shkak të
çmimeve më të larta. Rritja e çmimeve do të
zvogëlon kërkesën, e kjo firmë gjithashtu do të
ulë pagat, mirëpo të gjitha firmat nuk do të
veprojnë kështu, sepse mungon koordinimi,
gjithashtu kësaj firme do t’i ikin punëtorët,
kështu që në firmat tjera pagat nuk ndryshojnë.
Valmir nuredini
Pagat efiçente dhe kostot e ndryshimit
të çmimit – këtu vjen në shprehje paga
si mjet motivimi për punë, kështu ka raste
kur firmat i paguajnë punëtorët mirë për
t’i mbajtur ata në punë një kohë më të
gjatë.
Kontratat
Valmir nuredini