Transcript Yt+1

Konsumi dhe investimet
KONSUMI DHE INVESTIMET.
Konsumi dhe kursimi. Të ardhurt e disponueshme dhe
funksioni I konsumit
►
Konsumi përfaqësoon shpenzimet e konsumatorëve privatë
për mallra konsumi, pra për mallra që përdoren për të
nxjerrë dobi në perjudhën korrente.
►
Pjesa e pa shpenezuar për konsum korrent e të ardhurave
të disponueshme përfaqëson kursimin.
Pra YD = C + S.
►
Për mallrat e konsumit afatgjatë, si automobilët apo
makinat larëse , përkufizimi i mësipërm i konsumit
paraqietet disi si i ngushte, përderisa prej tyre nxuirret dobi
jo vetem ne perjudha korrente, por edhe në perjudhat e
ardhshme, duke u dhënë shpenzimeve të ketyre mallrave
edhe veti të investimeve, mirpo ne analizën e metejme që
do tabëjme do të abstragojm nga ky nderlikim.
►
Për çdo vend konsumi është komponenti me i madh në
GDP, në vendet e industrialuzuara arrrin deri në 65 % të
GDP.
►
Statistikat tregojnë se familjet e verfera spenzojnë pjesën
më të madhe të të ardhurave të tyre për të mira me
rëndesi jetike, si ushqimi strehim.me rritjen e të ardhurave
ushqimi përmirsohet, por pesha especifike e tij në të
ardhura pakesohet.
►
Po ashtu mund te themi se me rritjen e të ardhurave nje
rritje me të shpejtë përson kursimi , që konsiderohet si një
e mirë luksi, ku mund të konkludojme së me shumë
kursejnë të pasurit se të varferit.Nga kjo analiz e pakët del
se konsumi dhe kursimi varen nga të ardhurat e
disponueshme
►
Kjo varësi është analizuar gjerësisht nga Kejnsi dhe njihet ndryshe si
hipoteza e ”të ardhuarve të disponueshme.
Të ardhurat e disponueshme,konsumi, kursimi
Te
ardhurat
e
dispnueshme (në €)
Konsumi (në €)
Kursimi (në €)
250
210
40
200
170
30
150
130
20
100
90
10
50
50
0
0
10
-10
Shpreh funksionin linear të konsumit dhe atë të kursimit, që
mund ta shofim edhe në grafikun në vijim.
45
C,S
(mion €)
210
170
130
90
50
0
B
MPC = 4/5
0
C
S
A
MPS = 1/5
50 100 150 200 250
Te ardhurat e disponueshme
Si kurba e konsumit ashtu edhe kurba e kursimit shprehin
lidhjen pozitive midis të ardhurave të disponueshme dhe
përkatësisht konsumit dhe kursimit.raporti midis konsumit
dhe kuresimit mund të shprehen me anë të vijës 45 0 .Për
pikat e konsumit mbi vijen 45 0 vlera e përgjegjëse të
kursimit do të jenë negative dhe anasjelltas.Ndërsa në
pikprerjen e kurbës së konsumit me vijen 45 0 vlera e
kursmit do të jetë zero.
►
.
Pjrerësia e kurbës së konsumit shpreh shtesen e konsumit
për çdo njesi monetare shtesë të të ardhurave të
disponueshme. Kjo njihet ndryshe si “ prirja marxhinale për
konsum” (MPC).
► Pjerrësia
e kurbës së kursimit shpreh shtesën e
kursimit për çdo njësi monetarë e shtesë të të
ardhurave të disponueshme. Kjo njihet ndryshe si
“ prirja marxhinale për kirsim” (MPS).
►
Përderisa C + S = YD atëher MC + MS = MYD dhe MPC +
MPS = 1, ( MYD = 1 njësi monetare), ku : MC = Konsumi
marxhinal, MS = kursimi marxhinal, MYD të ardhurat e
dispomueshme margjinale.
►
Pos treguesëve që përdorëm ( MPC dhe MPS), tregues
mjaftë të rëndesishëm statistikor janë edhe prirja mesatare
për konsum(APC) dhe prirja mesatare për kursim(APS).
(APC) paraqet raportin në mes të konsumit dhe të
ardhurave të disponueshme pra C/YD = APC.
►
Është e qartë se kur është e dhënë kurba e konsumit APC
do të ndryshoj me ndryshimin e të ardhurave të
disponueshme (YD). Në figurën 3.1 në pikën A, APC =
50/50 = 1, ndërsa në pikën B, APC = 90 / 100 = 0.9,
ndeërkohë që MPC për çdo pikë të kurbës C është e
barabartë me 4/5.
► Pos
funksionit linear të konsumit dhe
kursimit kemi edhe funksionin jo linear, dhe
me këtë nënkuptojmë se me rritjen e të
ardhurave të disponueshme konsumi dhe
kursimi nuk rriten në mënyrë proporcionale
me rritjen e të ardhurave të disponueshme.
► Pra, nëse rriten të ardhurat e
disponueshme me 10 %, nuk është e thënë
që edhe konsumi dhe kursimi të rriten me
10 %.
► Algjebrikisht funksioni linear i konsumit do
të shprehej;
C = a + bYD
►a
paraqet vlerën e pikëprerjes së kurbës C
me boshtin, ndërsa koeficienti b është i
barabartë me MPC që në shembillin e më
sipërm është
C = 10 + 0.8 YD
► Përderisa S = YD – C do të kemi
S – YD – a – bYD pra
S = - a + (1-b) YD
► Në shembullin tonë dotë kemi
S = - 10 + 0.2YD
Faktorët të tjerë përcaktues të
konsumit
►
Pos të ardhurave të disponueshme faktor tjetër influencues
ne nivelin e konsumit është edhe pasuria e cila ka ndikim
të madh sidomos kur ajo ndryshon shpejt dhe në permasa
të mëdha. Për të kuptur ndikimin e pasurisë në konsumin
agregat do të ishte e dobishme që të mbanim parasysh
analizën mikroekonomike të zgjedhjës së konsumatorit
midis konsumit prezent dhe atij të ardhshëm,
►
Për thjeshtësi supozojmë vetëm dy perjudha kohe,
perjudhen prezente t dhe perjudhen e ardhshme t+1.Të
ardhurar individuale në perjudhën prezente janë Yt dhe
në perjudhen e ardhshme Yt+1.
Përmes figures në vijim shohim sjelljen individuale të konsumatorit
Konsumi i
ardhshëm
Yt+1+(1+i) Yt
M
A
Yt+1
N
Yt
Yt[1/(1+i)] Yt+1
Konsumi prezent
►
Në boshtin horizontal matet konsumi prezent ndësa në
boshtin vertikal konsumi i ardhshëm. Pika A trergon një
mundësi konsumi për konsumatorin tonë, ai mund të
konsumoj të gjitha të ardhurat prezente (Yt) në përjudhën
prezente dhe të gjitha të ardhurat e ardhshme (Yt+1) në
perjudhën e ardhshme.
►
Pra pika A do të ketë kordinatat Yt dhe Yt+1 mundesit e
tjera të konsumit në pikat tjera të vijes MN do të varën nga
mudësia e konsumatorit për të marrë apo dhën hua.Në
njerin ekstrem në pikën M, konsumatorit do ti kursente të
gjtha të ardhurat prezente, duke mos konsumuar asgje në
perjudhën prezente. Kështu që në perjudhën e ardhshme,
me supozimin e një norme interesi të barabartë me i, si për
dhënje ashtu dhe për marrje huaje, konsumatori mund të
shpenzojë.
Yt+1 + (1+i) Yt,
►
ku (1+i) Yt = vleera e ardhshme e të ardhurave
prezente.Por në vënd që të kursejë, konsumatori mund të
marrë hua dhe të shpenzojë në perjudhën korrente me
shumë se të ardhurat e tij korrente.Sasia që konsumatori
mund të marrë hua duke qenë i sigurt së mundësinë e
kthimit të borxhit për llogari të të ardhurave të ardhëshem
Yt+1 është vlera e pakësuar e të ardhurave të ardhëshme
e barabartë me Yt+1 / (1+i).
►
Pra në ekstremin tjetër, ne pikën N, konsumatori do të
konsumojë në perjudhën korrente të ardhurat korrente
plus vlerën e pakësuar të të ardhurave të ardhëshme,
domethënë Yt + Yt+1/ 1+i.
►
Zgjedhja e konsumatorit midis mundësive që përfaqëson
vija e buxhetit do të varet nga preferencat e tij kohore
lidhur me konsumin prezent dhe të ardhëshëm, të cilat, në
një masë të caktuar, varen nga fakti se sa i durur është
aij.Këto preferenca të konsumatorit mund të shpjegohen
me anë të një bashkësie kurbash indiference.
►
Ekujlibrin e vet konsumatori do të arrij në pikën
tangjenciale të vijës së buxhetit me kurbën më të lartë të
arritshme të indiferencës pra në pikën w.
Konsumi dhe ndryshimi i pasurisë
Konsumi
ardhshëm
M’
M
v
Yt=1
I’
w
A
I
N
O
C1
Y1
N’
Konsumi prezent
►
►
►
►
Në pikën w konsumatori është duke konsumuar Ct dhe
duke kuresyer Yt - Ct në perjudhën prezente.
Ndryshimi i pasurisë do të ndikonte në të ardhurat
prezente ose të ardhshme ose tek të dyja. Kjo do të
ndikonte në zhvendosjen paralele të vijës së buxhetit duke
supozuar faktorët e tjerë konstant.
Në figurë shihet se rritja e pasurisë ka shaktuar
zhvendosjen e vijës së buxhetit djathtas nga MN në MN’
Pika e re e maksimiimit të mirëqenjës së konsumatorit do
të jetë pika v të i përgjigjet një nivel më i lartë i konsumit
przent.Pjerrësia e vijës së buxhetit varet nga norma e
interisit.
Ndryshimi i normës së interesit paraqitet ndermjet
rrotullimit të vijës së buxhetit MN rreth pikes A, së cilës i
përgjigjet një konsum prezent i barabart me të ardhurat
prezente.
► Rritja e normes së interesit do ta bënte më të pjerrët vijën
e buxhetit duke shtuar konsumin prezent në dëm të atij të
ardhshëm.
► Konsumi nuk varet vetëm nga të ardhurat e disponueshme,
por edhe nga faktoret të tjrësi: pritjet për të ardhmen ,
çmimet , taksat etj. Pra, konsumi pos nga të ardhurat e
disponueshme varet edhe nga prirja afatëgjate e të
ardhurave, duke i marrë në konsideratë edhe të ardhurat e
shkuara dhe ato të ardhshme. Teori kryesore që
argumenton këtë varësi është hipoteza e “të ardhurave
permanente” e ekonomistit të shquar amerikan Milton
Fridman.
►
Konceptet bazë met ë cilat operonte Fridmani janë:
konsumi permanent, të ardhurat permanente, dhe të
ardhurat tranzitore.
►
Sipas hipotezës së të ardhurave përmanente, kosumi
permanent (Cp) është është proporcional me të ardhurat
përmanente (Yp0, pra Cp = kYp,
ku; k = MPC = APC.
Konsumi permanent dhe të ardhurat përmanente
përfaqësojn prirjet afatëgjata të konsumit dhe të të
ardhurave
►
Sipas Fridmanit të ardhurat aktuale mund të jenë më të
mëdha ose më të vogla se të ardhurat përmanente, dhe
diferenca në mes tyre paraqet të ardhura tranzitore
paraqesin rritjen ose rënjen e papritur të të ardhurave që
janë të pavarura nga të ardhurat përmanente.
Pra Y = Yp + Yt, ku ; Yt = Të ardhurat tranzitore.
Investimet dhe faktoret përcaktues të tyre
►
►
►
Shpesh me investime nënkuptohet çdo shpenzim për blerje
për shembull, të një ngastre toke , të letrave eksituese me
vleerë etj.
Në fakt, në keto raste kemi të bëjmë vetëm me
transaksione financiare.Ndërsa ne kuptimin rigoroz
ekonomik , investim kemi vetëm atëherë kur krijohet
kapital i ri real, pra kur shtohet stoku i mallrave të
prekshme kapital: makineri dhe paisje, ndertesa dhe
shtesa inventari (lëndë e parë, prodhim në proçes ,
produkt i gatshëm).
Në strukturen e investimeve pjesën dermuese e përbëjnë
makineritë dhe paisjet, ndërsa pjesën më të vogël e zë
shtesa e inventarit.
►
Roli i rëndësishëm makroekonomik i investimeve lidhet së
pari, me faktin që investimet përbëjnë një zë më peshë
dhe shumë të ndryshueshëm të shpenzimeve totale dhe,
së dyti, me faktin që investimet influencojnë
drejtëperdrejt produktin potencial.
►
Le të kalojmë tani në analizën e faktorëve që percaktojnë
investimet, faktorët që ndikojnë tek investimet janë të
shumtë, por shkolla të ndryshme ekonomike e vën theksin
tek njëri apo tjetri faktor. Këtu do të ndalemi vetëm në dy
teori kryesore lidhur lidhur me funksionin e investimeve,
teorinë që i lidhë investimet me normen e interesit dhe
teorinë e përcaktuar të investimeve nga të ardhurat,që
quhet ndryshe teoria akseleratorit.
Investimet dhe norma e interesit
►
Një nga faktorët që ndikon në investimet, ndoshta edhe më
kryesori është norma e interesit.
►
Për të kuptuar rolin e këtij faktori, edhe ketu si në rastin e
konsumit, ndihmon analiza makroekonomike.
►
Sipas ligjikës se thjeshtë ekonomike, një investim është i
dobishëm vëtëm në qoftë se perfitimet e pritura kalojnë
koston e tijë ose të paktën janë të barabart me të.
►
Sipas kësaj që thamë, sa më e lartë të jetë norma e
interesit aq më e lartë është kostoja e investimit dhe aq më
e vogël do të jetë invesimi.
►
Raporti në mes të normës së interesit dhe investimeve më
së miri e shofim përmes shëmbullit në viji, ku kemi disa
projekte investimesh nga firmat.
►
Për të thjeshtësuar situatën përjshtojmë nga analiza
amortizimin, inflacionin si dhe lihatjet e të ardhurave nga
një vit në tjetrin.
Norma e interesit dhe investimet
Kostoja për 1000 € lekë të
projektit, me normë
vjetore interesi
10%
5%
Projekti
Investimi
total
(milion
€)
Fitimi vjetor neto për 1000€
investime e normë
interesi
10%
5%
Të ardhurat vjetore
pë 1000€
investim
A
2
1000
100
50
900
950
B
5
250
100
50
150
200
C
8
180
100
50
80
130
D
8
150
100
50
50
100
E
5
100
100
50
0
50
F
10
80
100
50
-20
30
G
15
50
100
50
-50
0
H
20
30
100
50
-70
-20
►
Të gjitha variantat në fitim vjetor neto jo negativ janë të
pranueshme.
►
Pra kërkesa për investie, me supozimin që i gjithë kapitali i
investuar merret hua, do të përfshinte , në rastin e normës
së interesit i = 10%, 5 projektet e para me një shumë
totale 2+5+8+8+5 = 28 milion € . Ndërsa kur norma e
interesit është 5%, kërkesa për investime arrinë në
2+5+8+8+5+10+15 = 53 milion €.
Grafikisht funksion i investimeve , pra lidhja ndërmjet kërkesës për
investime dhe normës së interesit, paraqitet në vijim.
Norma
e interesit
10 %
5%
I= f (i)
23
28
Interesi (milion €)
►
Lidhja negative në mes të normave të interesit dhe
investimeve nuk është edhe aq e ngushtë.
►
Për shembull, vlersohet se në SHBA një rënje prej 25% e
normës së interesit do të shkaktonte një rritje prej vetëm 5
– 10 % të investimeve gjatë një perjudhe 2 vjeqare me një
vonesë prej një viti. Mbajtja parasysh e inflacionit të cilin
më herët e përjashtuam nga analiza kërkon që të bëhet
dallimi midis normës nominale dhe normës reale të
interesit.
Norma reale e interesit = normanominale e interesit – norma e inflacionit.
Teoria e aksalatorit
Sipas teorisë së akeleratorit, niveli i investimeve neto
korrente varet nga ndryshimet në të ardhurat.Në një formë
të thjeshtuar, kjo varësi mund të shprehet:
It = v(Yt – Yt-1),
ku: I = investimet neto në perjudhën korrrent
Yt = të ardhurat kombetare në perjudhën korrënte,
Yt-1 = të ardhurat kombetare në perjudhën e mëparëshme,
V = një konstrante që njihet si “akselerator”, që përcaktohet
nga karakteristikat teknologjike të prodhimit.
►
►
Prej këtej mund të shkruajmë
GI = v(Yt – Yt-1) + Rt
ku: GI = investimet bruto ne përjudhën korrente,
Rt = amortizimi (zëvëndesimi korrent i investimeve).
►
Për ta kuptuar parimin e akseleratorit, po marrim një
shembull të thjeshtëzuar, përsëri në kuader të
mikrooekonomik.
►
Supozojmë një firmë të vetme që ka fillimisht n jë stok
prej 100 makinash. Secila nga makinat është e aftë të
prodhoj 100 njësi produkti në vit. Për lehtësi po e lëm me
një anë amortizimin.
►
Supozojmë gjithashtu se kërkesa totale fillestare për këtë
produkt është 10.000 njësi.Për të prodhuar këtë 10.000
njësi nevoiten pikërisht 100 makina, të cilat tashmë firma i
disponon. Pra nuk është e nevojshme asnjë shtesë
investimi. Investimet neto do të jenë të barabarta me
zero. Me rritjen e kërkesës totale për këtë produkt, rritet
stku i kërkuar i kapitalit, pra edhe investimet neto të
nevojshme ( të shprehura me numër makinash).
Kërkesa dhe investimet neto
Inestimet neto ( në
numër
makinash)
Viti
Kërkesa
Stoku I dëshiruar I kapitalit
(në numër makinash)
1
1.0000
100
0
2
20.000
200
100
3
30.000
300
100
4
35.000
350
50
5
35.000
350
0
Nga të dhënat e tabelës mund të nxirren disa
përfundime:
që investimet të mbeten në një nivel pozitiv konstant,
duhet që kërkesa për produktin e firmës të rritet me të
njëjtin ritëm;
►
që investimet neto të rriten, kërkesa duhet të rritet
me një ritëm në rritje;
►
në qoftë se kërkesa mbetet konstante, investimet
neto do të bien në zero.
►
Lidhja që shprehet në tabelë algjebrikisht do të merrte
formen
NI = (1/100) (D t - D t -1 )
ku: NI = investimet neto të firmës, të shprehura në numër
makinash;
►
D t = kërkesa e tanishme për produktin e firmës;
D t -1 = kërkesa e vitit të kaluar.
Raporti 1/100 = KK/KY = V paraqet akseleratorin.
KK = shtesa e kapitalit dhe KY = shtesa e kërkesës..
►
Sipas shembullit të më sipërm investimet agregate
vareshin nga kërkesa agregate e cila në ekuilibër është
e barabartë me të ardhurat kombëtare dhe sipas kësaj
do të kishim:
I = v (Yt-Yt-1)
► Sikurse teoria që i lidh investimet me normën e
interesit, ashtu edhe teoria e akseleratorit, kanë
kufizimet e tyre.
►
Supozimi i teorisë së akseleratorit se nuk ekziston
asnjë kapacitet i tepërt i pa shfrytëzuar në ekonominë e
një vendi nuk është i qendrueshëm dhe nuk ka të bëj me
realitetin.
►
Po të ekzistojnë kapacitete të tepërta, firmat do të
reagojnë ndaj rritjes së
kërkesës jo me anë të investimeve neto, por para se
gjithash duke shfrytzuar këto kapacitete.
►
Një kufizim i përbashkët për të dy shpjegimet është
se asnjëri prej tyre nuk mban parasysh pritjet e firmave
për aktivitetin e ardhshëm ekonomik dhe për kërkesën e
ardhshme.
►
Është e arsyeshme të mendohet se pritjet luajnë një
rol të rëndesishëm në vendimet e firmave për investimet.
►
Duke futur në analizë edhe pritjet e firmave dhe
duke kombinuar dy qëndrimet e analizuara më sipër, mund
të shprehim nivelin e investimeve neto në një ekonomi në
varësi të të gjithë këtyre faktorëve:
►
I=f(i,Yt-Yt-1,E)
ku: E përfaqëson pritjet e firmave.