makroekonomi - ligjerata 5

Download Report

Transcript makroekonomi - ligjerata 5

Arben Mustafa
Universiteti AAB RIINVEST
5 nëntor 2010





Konceptin e Konsumit dhe Investimeve.
Të ardhurat e disponueshme dhe funksioni I konsumit. Prirjen
marxhinale për konsum (MPC), si dhe Prirjen marxhinale për
kursim (MPS), Prirjen Mesatare për Konsum (APC).
Faktorët që përcaktojn konsumin. Te ardhurat prezente dhe
te ardhurat e ardhshme
Investimet dhe faktorët që përcaktojn ato. Investimet dhe
norma e interesit.
Teoria e Akseleratorit.



Konsumi eshte nje prej elementve kyq dhe më me
peshë te kerkeses agregate dhe GDP-së.
Investimet perbejn elementin me te ndryshueshem
te kerkeses agregate dhe GDP-së.
Prandaj te dyjat se bashku kan nje ndikim shumë te
madh si ne permasat, po ashtu edhe ne sjelljen e
kerkeses agregate (AD)





Konsumi perfaqson shpenzimet e konsumatorve privat per
mallra dhe sherbime qe shfrytezohen per dobi ne periudhen e
tanishme apo aktuale.
Pjesa e pashpenzuar per konsumin aktual e te ardhurave te
disponueshme perfaqson kursimin.
YD=C+S
YD=Te ardhurat e disponueshme, C=Konsumi, S=Kursimi
Mallrat e konsumit afatgjatë si automobilët dhe makinat tjera
qe mund te kene dobi edhe ne periudhen aktuale edhe ne te
ardhmen.




Konsumi eshte komponenti me i madh i GDP-se
(65% ne vendet e industrializuara)
Familjet e varfëra shpenzojnë pjesën më të madhe
të të ardhurave të tyre per ushqim dhe strehim.
Me rritjen e te ardhurave, rritjen me te shpejtë e
pëson kursimi, qe konsiderohet si e mire luksi.
Ne krahasim me te ardhurat e tyre, te pasurit
kursejnë më shumë se sa të varfërit.




Faktori i parë përcaktues i konsumit dhe kursimit
janë të ardhurat e disponueshme
Kjo varesi eshte analizuar dhe ndryshe njihet edhe
si hipoteza e “të ardhurave absolute”
Tabela 15.1 shpreh funksionin linear te konsumit
dhe atë të kursimit.
Analizo figurën 15.1
Nr
Te ardhurat e Disponueshme
(milionë lekë)
Konsumi
(milionë lekë)
Kursimi
(milionë lekë)
1
250
210
40
2
200
170
30
3
150
130
20
4
100
90
10
5
50
50
0
6
0
10
-10

Kurba e konsumit dhe ajo e kursimit paraqet lidhjen pozitive
midis te ardhurave te disponueshme dhe konsumit dhe
kursimit.

Pikat e lakores se konsumit mbi vijen 45
korrespondojnë me vlera negative të kursimeve.

Pikat e lakores se konsumit nën vijen 45 shkallë, nenkuptojnë
se vlerat e kursimeve do te jenë pozitive.

shkallë,
Pikat e kurbes se konsumit qe gjinden ne pikprerje me vijen
45 shkallë (pika A), nenkupton se vlerat e kursimeve do te
jetë zero, apo C=YD.


Pjerrësia e lakores së konsumit shpreh shtesen e
konsumit per çdo njesi monetare shtesë të të
ardhurave të disponueshme (MPC – prirja marxhinale
per konsum)
Pjerrsia e lakores se kursimit shpreh shtesen e
kursimit per çdo njesi monetare shtesë të të
ardhurave të disponueshme (MPS – prirja marxhinale
per kursim)


Konsumi dhe Kursimi ne fig 15.1 janë supozuar si
lineare, prandaj per kete arsye MPC dhe MPS edhe do te
jenë konstant.
Mirëpo, mund te supozohen edhe raste te tjera, ku MPC
zvogëlohet, ndërsa MPS dhe YD rriten.

YD=C+S

MYD=MC+MS

MPC+MPS=1

MYD=1 njësi monetare



Tregues te rendesishem lidhur me sjelljen e C dhe
S janë edhe “prirja mesatare për konsum” (APC), si
dhe “prirja mesatare për kursim” (APS).
“prirja mesatare për konsum” (APC), paraqet
raportin midis konsumit total dhe te ardhurave te
disponueshme totale (C/YD).
“prirja mesatare për kursim” (APS), paraqet raportin
midis kursimit total dhe te ardhurave te
disponueshme totale (S/YD).





YD luajnë një rol kyç ne percaktimin e nivelit te konsumit, megjithatë
ka edhe faktorë te tjerë.
Pasuria është faktor shume i rendesishem - ndikimi i saj ne konsumin
agregat rritet kur ndryshon shpejtë dhe ne permasa te medha.
Sa per thjeshtesi supozojm vetem dy periudha kohore, ku
konsumatori individual bënë përzgjedhjen midis konsumit aktual
(periudhen aktuale t) dhe atij te ardhshem (periudhen e ardhshme
t+1)
Te ardhurat individuale ne periudhen aktuale janë Yt dhe ne
periudhen e ardhshme Yt+1
Analizo fig. 15.4



Vija MAN eshte vija e buxhetit individual qe tregon te gjitha
kombinimet qe mund te arrijë nje konsumator midis
konsumit aktual dhe atij te ardhshem, duke i pasur te dhena
te ardhurat aktuale, te ardhurat e ardhshme dhe normen e
interesit.
Pika A tregon mundesi konsumi per konsumatorin tonë, ku ai
mund te konsumojë te gjitha te ardhurat aktuale (Yt) ne
periudhen prezente dhe te gjitha te ardhurat e ardhshme
(Yt+1) ne periudhen e ardhshme.
Mundesit tjera te konsumit te shprehura ne vijë MN varen nga
mundesia e konsumatorit per te marre ose dhënë hua.

Ne njërin ekstrem, në piken M, konsumatori do ti kursente te
gjitha te ardhurat aktuale (C=zero), keshtu qe nese supozojm
se ne periudhen e ardhshme norma e interesit (i) do te jete e
njejte si per dhenie ashtu edhe per marrje hua,

ateherë konsumatori mund te shpenzojë: Yt+1+(1+i)Yt

ku (1+i)Yt = vlera e ardhëshme e të ardhurave aktuale


Ndersa ne ekstremin tjeter, ne piken N, konsumatori do te
konsumoje ne periudhen aktuale, te ardhurat aktuale plus
vleren e pakesuar të të ardhurave te ardhshme (Yt+Yt+1/1+i)
Analizo fig. 15.4




Zgjedhja e konsumatorit do te varet nga preferencat e tij
kohore lidhur me konsumin aktual dhe atë te ardhshem, te
cilat, ne një masë të caktuar, varen nga fakti se sa i duruar
është ai.
Preferencat e konsumatorit racional mund te ilustrohet ne
piken e vijes se buxhetit me kurben me te lartë te arritshme
te indiferences (pika W)
Pika W, individi eshte duke konsumuar Ct dhe kursyer Yt-Ct
ne periudhen aktuale
Ndryshimi i pasurisë do te ndikonte ne te Yt si dhe ne Yt+1,
prandaj rritja e pasuris zhvendosë vijen e buxhetit djathtas
nga MN ne M’N’, ku pika e re e maksimizimit te mirëqenies se
konsumatorit do te jete pika V (Fig. 15.5).



Faktorë tjerë janë pritjet per te ardhurat, çmimet,
taksat, prirjet per te ardhurat afatgjata, etj.
Keto varesi i studion ekonomisti i shquar Amerikan
Milton Friedman ne hipotezen e tij “Te ardhurat
Permanente”
Konceptet baze me te cilat operon Friedman janë;
konsumi permanent (Cp), te ardhurat permanente (Yp)
dhe te ardhurat tranzitore (Ytr)




Sipas hipotezes se te ardhurave permanente, Cp eshte
proporcional me Yp, pra Cp=kYp, ku k=MPC=APC
Cp dhe Yp perfaqsojnë prirjet afatgjata te konsumit
dhe te ardhurave
Sipas Friedmanit, Yt mund te jenë me te medha se Yp,
prandaj diferencen mes tyre ai e quan te ardhura
tranzitore.
Te ardhurat tranzitore perfaqsojn rritjen ose renien e
papritur të të ardhurave, pra Y=Yp+Ytr




Njesoj si Konsumi, edhe Investimet përbëjnë elementin me te
ndryshueshem te kerkeses agregate dhe GDP-së.
Shpeshherë me investim nenkuptohet çdo shpenzim per
shembull: per blerjen e nje ngastre te tokes, te letrave me
vlerë etj, ku ne fakt keto janë vetem tranzaksione financiare
Ndersa ne kuptimin ekonomik, investim kemi vetem ateherë
kur krijohet kapital i ri real, pra kur shtohet stoku i mallrave
kapitale, si: makineri dhe paisje, ndertesa dhe inventar shtesë
Strukturen dërmuese te investimeve e përbejnë makineritë
dhe paisjet, ndersa pjesen me te vogel e zë inventari.




Sipas shkollave te ndryshme te mendimit ekonomik,
faktoret qe percaktojnë investimet janë te shumtë.
Ne do te ndalemi vetem ne dy teori kryesore lidhur me
funksionimin e investimeve.
Teorinë që i lidhë investimet me normen e interesit, dhe
Teorinë e percaktimit te investimeve nga te ardhurat,
apo me fjalë tjera ‘teorinë e akseleratorit’.

Nje nga faktoret kryesore qe ndikon tek investimet jane normat e interesit.
Per te kuptuar lidhjen midis investimeve dhe normes se interesit, po marrim
nje shembull numerik, shembullin ne tabelën 15.2.
Kostoja per 1000 Fitimi Vjetor neto
Te ardhura lekë të projektit , per 1000 lekë
Investimi total
Projekti
vjetore per 1000
me normë
investime me
(milionë lekë)
lekë investime vjetore interesi normë interesi
10%
5% 10%
5%
A
2
1000
100
50
900
950
B
5
250
100
50
150
200
C
8
180
100
50
80
130
D
8
150
100
50
50
100
E
5
100
100
50
0
50
F
10
80
100
50
-20
30
G
15
50
100
50
-50
0
H
20
30
100
50
-70
-20




Nese supozojmë që i gjithë kapitali merret hua, ateherë
te gjitha variantet me fitim vjetor pozitiv janë të
pranueshme.
Me 10% norme te interesit, 5 projekte e para me nje
shume prej 28 milione Lek pranohen.
Me 5% normë te interesit, vetem 1 projekt refuzohet
dhe me 53 milionë Lekë, 7 projektet e para pranohen.
Analizo fig. 15.7 funksionin e investimeve







Akseleratori na ndihmon te kuptojm pse prodhimi i te mirave
kapitale ndryshon shumë me shpejt se sa prodhimi i te
mirave ne pergjithsi
Sipas teorisë se akseleratorit niveli i investimeve neto
korrente varet nga ndryshimet ne te ardhurat, qe mund te
shprehet:
It=v(Yt-Yt-1)
ku: It=investimet neto ne periudhen aktuale,
Yt=te ardhurat kombetare ne periudhen aktuale,
Yt-1=te ardhurat kombetare ne periudhen e meparshme,
v= nje konstante qe njihet si akselerator, qe percaktohet nga
karakteristikat teknologjike te prodhimit
Per ta kuptuar parimin e akseleratorit, ta anlizojm shembullin
e paraqitur ne tabelen 15.3

Tabela 15.3. Kerkesa dhe investimet neto
Viti
Kerkesa
Stoku i deshiruar I kapitalit (ne
numer makinash)
Investimet Neto (ne numer
makinash)
1
10,000
100
0
2
20,000
200
100
3
30,000
300
100
4
35,000
350
50
5
35,000
350
0

Nga te dhenat e Tabeles mund te nxirren disa perfundime:
◦ Qe investimet neto te mbeten ne nje nivel pozitiv konstant,
duhet qe kerkesa per produktin e firmes te rritet me te
njejtin ritëm
◦ Qe investimet neto te rriten, kerkesa duhet te rritet me nje
ritem ne rritje
◦ Ne qofte se kerkesa mbetet konstante, investimet neto do
te bien zero.





Te dy teoritë, si ajo qe i lidhë investimet me normën e interesit, ashtu edhe
teoria e akseleratorit, kanë kufizimet e tyre.
Teoria e Aksleratorit – kufizimi i kesaj teorie eshte supozimi se nuk ekziston
asnjë kapacitet i tepërt (i pashfrytezuar) ne ekonominë e nje vendi, gjë që eshte
shumë diskutabile
Nje kufizim i perbashket per te dy shpjegimet eshte se asnjeri prej tyre nuk
mban parasysh pritjet e firmave per aktivitetin e ardhshem ekonomik dhe per
kerkesen e ardhshme.
Nje kufizim tjeter i perbashket eshte edhe mosmbajtja parasysh e ndikimit te
nivelit te taksave dhe diferencave te tyre ne investime.
Qeveria mund te ndikojë ne nivelin e investimeve private përmes politikave
fiskale dhe monetare, si dhe përmes krijimit te politikave makroekonomike per
krijimin e nje klime me te shendoshë ne ekonomi.