Vendosja Individuale dhe Grupore

Download Report

Transcript Vendosja Individuale dhe Grupore

Vendosja individuale dhe grupore
Besnik Krasniqi
1
Vendosja individuale dhe grupore
Dallohen për nga numri i pjesëmarrësve në
vendimmarrje.
Nuk ka rregull të caktuar se cili lloj i vendosjes.
Varet nga:
• Nga lloji i vendimit i cili merret (strategjike,
taktike dhe operative ose rutinore)
• Nga dija dhe aftësia e marrësit të vendimit
• Nga koha që e ka në dispozicion marrësi i
vendimit
2
Personat me dituri e përvojë të kufizuar:
vendosje grupore për të bartur përgjegjësite.
Disa vendime kërkojnë hulumtime dhe ekipe
profesionale andaj vendime grupore.
Koha: në mungesë të kohës merren vendime
individuale, dhe anasjelltas.
Vendimet me rëndësi të madhe mirren nga
grupet.
3
Vendosja individuale
Vendimi merret nga individi.
Kryesisht me vendime rutinore të rëndësive më të vogla.
Por ndodh edhe e kundërta.
• Vendosja individuale:
e shpejtë ose e ngadalshme: varet nga dija dhe
karakteristikat e tjera të individit.
Kështu, njerëzit me qëndrime dhe bindje më të forta në
jetë do të vendosin shpejt dhe me një siguri më të
madhe.
Personat stabil dhe të qetë mendohen të jenë më të
përshtashëm për vendosje individuale afatgjate.
4
Nga aspekti i menaxherit që vendos:
Vendosja individuale:
a) Qasja racionale, dhe
b) Perspektivë racionale e kufizuar.
a) Qasja racionale do të thotë vendosje në kushte
ideale. Mirëpo, në praktikë në shumicën e rasteve
kushtet nuk janë ideale dhe nuk disponojmë me të
gjitha informacionet e nevojshme. Po ashtu, edhe të
gjitha parametrat për vendosje nuk janë të sigurt,
prandaj në shumicën e rasteve marrin vendime në
kushtet e racionalitetit të kufizuar.
5
Perspektiva racionale e kufizuar
Katër lloje të personave, të cilët marrin vendime individuale:
• Personat iracional: i cili propozon një vendim të caktuar,
përkundër ekzistimit të frikës nga rezultatet e atij vendimi dhe
vështirësive me të cilat ballafaqohet. Ato janë vendime që janë
zhvilluar në luftëra të pavetëdijshme.
• Personat kreativ: Vendimet te këta persona janë udhëhequr me
dëshirën për përparim dhe afirmim individual.
• Personat kalsikë ose racionalë, respektivisht ekonomikë. Pra,
personat që janë plotësisht të informuar dhe ekonomikisht të
motivuar për marrjen e vendimeve në kushte objektive. Këtyre
personave u janë të njohura të gjitha alternativat e mundshme dhe
ata e zgjedhin alternativën më të mirë racionale.
• Personat administrativë: të marrjes së vendimit në kushtet e
racionalitetit të kufizuar. Ata gjatë vendosjes përcaktohen për
alternativën e parë të pranueshme.
6
Varësisht nga rreziku menaxherët:
• Në ata që u ikin problemeve,
Duke marrë parasysh se nuk dëshirojnë rreziqe, gjithmonë e
zgjedhin alternativën me pasoja të njohura.
• Në ata që i zgjidhin problemet,
Ata që i zgjidhin problemet, kanë një tolerim mesatar ndaj
rrezikut, që do të thotë se kur ballafaqohen me problemin,
mundohen ta zgjidhin.
• Në ata që i hulumtojnë problemet.
Në grupin e tretë, ata që i hulumtojnë problemet janë ata
persona te të cilët rreziku gjatë vendosjes paraqet nxitje
dhe kënaqësinë e gjejnë gjatë vendosjes në kushtet e
paqartësisë.
7
Përparësitë e vendosjes individuale
• Vendosja individuale është proces më i shpejtë
në krahasim me vendosjen grupore.
• Disa vendime kërkojnë mendimin e një
personi/profesionisti.
• Eviton problemet që mund të paraqiten në grup
e që ngadalësojnë procesin e vendosjes.
8
Dobësitë
e vendosjes individuale
• Kapaciteti i kufizuar në numrin e alternativave
të shqyrtuara.
• Mungesa e bashkimit të ideve të punëtorëve
me njohuri e përvojë të ndryshme.
• Bizneset me probleme komplekse që kërkojnë
njohuri të llojllojshme.
9
Vendosja grupore
• Vendosja grupore paraqet mënyrën e
vendosjes afariste, ku vendimet i marrin një
grup i caktuar i njerëzve.
• Kuvendi i aksionarëve, komisionet e
ndryshme.
• Më demokratike por më e ngadaltë dhe e
shtrenjtë.
10
Për marrjen e vendimeve në grup:
Lye (1994)
– Legjitimitetit: përhrahja më e madhe: vendosja individuale
mirret që personi ka marrë vendim në mënyrë autokratike
dhe mund të jetë pengesë për implementim.
– Kualiteti i vendimit: mëndohet se janë më kualitative se
kurr mirren nga një individ.
– Nevoja për vendime inovative: grupet sjellin kreativitet
– Informacionet: grumbullimi dhe analizimi i tyre.
– Morali/satisfaksioni në punë
11
Kundër marrjes së vendimeve në grup:
•
•
•
•
Presioni i kohës
Dija unike (p.sh. e një eksperti)
Konfidencialiteti/fshehtësia/mirëbesimi
Përgjegjësia e marrjes së vendimeve në
grup është më e vogël se sa vendosja
individuale.
12
Karakteristikat e grupit
1. Interesi i përbashkët,
2. Anëtarët e grupit duhet të komunikojnë në mes vete,
3. Anëtarët e grupit i ndajnë rolet ndërmjet vete për realizimin
e qëllimeve të grupit,
4. Secili grup sipas rregullit është nëngrup i ndonjë grupi më të
madh, kurse mund t’i ketë edhe nëngrupet e veta,
5. Se anëtarët e grupit duhet t’u përmbahen normave të
përcaktuara të sjelljeve në grup.
- Duhet të jenë mirë të informuar për problemin; kush janë
anëtarë (nëse persona të nivelit të njejtë po me qëndrimet të
kundërta)
13
Normat grupore
• Për të arritur qëllimet në organizatë dhe për të
kontrolluar aktivitetet antarëve disa rregulla/norma
formale e joformale në bazë të të cilave anëtarët
supozohet të sillen.
• Koheziviteti grupor (fitohet me kohë): aftësinë e
grupit të qëndroj së bashku që tregon lojalitet.
Eksperimenti i Asch (1951) ilustron fuqinë e grupit për
imponimin e koncensusit/pajtueshmërisë brenda
grupit.
14
Eksperimenti i Asch-it
B
A
B
C
37% e personave që kanë qenë objekt i observimit janë pajtuar
me gjykimin e grupit krahasuar në vend të preferencës
individuale.
15
Grupet efektive dhe joefektive
Grupet Efektive
1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.
8.
9.
Atmosfera e relaksuar joformale
Më shumë diskutime të rëndësishme me
një shkallë të lartë të pjesëmarrjes.
Qëllimi apo detyra e grupit e kuptuar mirë
dh përpjekja e antarëve të grupit për ta
arritur atë.
Antarët dëgjojnë njëri-tjetrin.
Konflikti nuk është eliminuar në tërësi,
mirëpo është diskutuar në mënyrë të hapur
dhe konstruktive
Shumica e vendimeve merren me
konsensus të përgjithshëm me minimum të
votimit formal.
Idetë shprehën në mënyrë të lirshme dhe të
hapur.
Udhëheqja nuk është gjithmonë me anë të
kryesuesit, mirëpo tenton që të jetë e ndarë
në mënyrë adekuate.
Grupi vlerëson progresin e dhe sjelljet e tij.
Grupet Joefektive
1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.
8.
9.
Atmosferë tensionuar dhe e mërzitshme.
Diskutimet të dominuar nga dy apo tre
vetë, dhe në shumicën e rasteve
jorelevante.
Objektivat e përbashkëta jo të qarta.
Antarët kanë tendenca të mosdëgjimit të
njeri-tjetrit.
Konflikti ose është i eliminuar ose është i
lejuar të zhvillohet në një “betejë”.
Shumica e thjeshtë shihet si e mjaftueshme
për të bazuar vendimet e grupit, të cilat
duhet ti pranojë pakica.
Ndjenjat personale mbahen të fshehta dhe
se kritika konsiderohet si diçka e turpshme.
Udhëheqja realizohet përmes
kryesuesit/liderit.
Grupi shmangë çdo diskutim rreth sjelljeve
të tij.
16
Komunikimi në grup
(llojet e rrjeteve komunikuese)
• Me orientim kah qendra: pak informata, shpejtësi në
vendimmarrje, probleme më të lehta, ndërlikohet me
rritjen e grupit dhe informatave.
• Rrjeti qarkor: decentralizuar, më pak eficient ngase
grupi i paorganizuar, komunikimi më I shpejtë,
kryesisht probleme të ndërlikuara.
• Rrjeti i ndërlidhur: diskutim dhe participim, punë më
e mirë .
• Rrjeti Y zinxhiror
17
Dijet e anëtarëve të grupit
Kualiteti dhe shpejtësia e vendimmarrjes
Dijet e anëtarëve:
- Komplementare
- Konkurrente (homogjeniteti më i dobët,
vendosja zgjat më shumë dhe dyshimi në
vendimin e marrë)
- Të njejta (vendimi mirret shpejt por rrezik
nëse zgjidhet alternativa më e mirë)
18
Problemet e vendosjes grupore
• Polarizimi në mes të anëtarëve të grupit,
• Mendimi grupor, dhe
• Participimi në procesin e vendosjes
19
Polarizimi në mes të anëtarëve të grupit,
Tendenca për një zgjidhje më të skajshme sesa mesatarja e gjykimeve
individuale të anëtarëve.
Polarizimi i anëtarëve të grupit më së shpeshti mund të ndodh:
– nëse me mendimin e ndonjë anëtari të grupit pajtohen edhe anëtarët
e tjerë të grupit, atëherë ai insiston edhe më tepër në mendim të vetin,
pa marrë parasysh se a është ai i drejtë apo jo,
– nëse në grup ka anëtarë, të cilët nuk kanë mendim të qartë të vetin,
kurse dikush tjetër mendimin e vet e arsyeton në mënyrë shumë
sugjestive dhe bindëse, atëherë shpesh të tjerët i bashkangjiten,
– nëse ndonjë person i aftë pasivizohet për shkak të motivimit të dobët,
duke ditur se grupi mban përgjegjësinë pa marrë parasysh se ai
ndryshe do ta zgjidhte problemin.
20
Mendimi grupor –(Group thinking)
Sindromi “sindromi i mendimit grupor
Mendimi grupor paraqitet si antipod i polarizimit në
mes të anëtarëve të grupit dhe vjen si rezultat i
mbikohezivitetiti të anëtarëve të grupit.
• Mendimi grupor ndodhë atëherë kur anëtarët e grupit
i kushtojnë rendësi më të madhe mbajtjes së
atmosferës së këndshme në grup dhe mbajtjes së
moralit se sa arritjes së vendimeve efektive.
• Dëmtues ngase qëllim bëhet arritja e qëllimit dhe
raportet e mira brenda grupit duke rritur gjasat për
vendime të gabuara.
21
Mendimi grupor –(Groupthink)
1.
2.
3.
4.
Lidhmëria e madhe e anëtarëve të grupit.
Ndjenja e paprekshmërisë së anëtarëve të grupit,
Optimizmi i madh që dominon në mes të anëtarëve të grupit.
Eliminimi i të gjitha informacioneve të reja, të cilat mund t’i sjellin
në pikëpyetje vendimet e marra më parë,
5. Besimi i pakufizuar i anëtarëve të grupit në moral të grupit i cili
nuk vihet në shqyrtim,
6. Presioni i madh në ndonjë anëtar të grupit, i cili ka mendim të
kundërt nga anëtarët e tjerë,
7. Minimizimi i kundërargumenteve për ndonjë vendim, që vendimi
të cilin e paraqet shumica të duket më i miri,
8. Përqëndrimi i grupit në një alternativë dhe përjashtimi i
alternativave të tjera,
9. Lënia anash e vlerësimit të alternativave që janë përjashtuar.
10.Hudhja (nga ana e grupit) e mendimit meritor të profesionistëve,
nëse ai është në kundërshtim me atë që ka vendosur grupi.
22
Zvogëlimi i efektit negativ të mendimit grupor
• Krijimi i një klime ku liri për krtikë u ipet të
gjithë anëtarëve të grupit
• Vërtetimi i vendimit nga ekspertë jashtë
ndërmarrjes.
• Formimi i grupeve paralele për vendim të
njejtë
23
Simptomi
Masat Preventive
Ilusioni i Grupit për Pacenueshmërinë e tij-Grupi ndihet i
sigurtë në mënyrë jo reale nga çdo rrezikë i jashtëm.
Ata kanë një vetëbesim të tepruar mbi aftësitë e tyre
për suksesin kundër rreziqeve të jashtëzakonshme
Lideri (udhëheqësi) duhet që të
inkurajojë shprehjen e lirshme të
dyshimeve.
Arsyeshmëria kolektive- Grupi nuk është në gjendje të
vërejë gabimet e tij. Edhe kur sygjerohet për
ndryshimin e palneve të tij për shkak të gabimeve
përjekjet e grupit fokusohen në arsyetimin e veprimeve
e jo në përmirësimin e gjendjes.
Lideri pranon kritikën ndaj opinioneve
të tij.
Ndjenja e paprekshmërisë së moralit të grupit-Nga
konformiteti i madh i grupit rrjedhë ideja se atë që
është duke bërë grupi është korrekte dhe morale në
aspektin etik, edhe në ato raste kur vendimet etike janë
diskutabile.
Antarët me status të lartë në kuadër të
grupit japin opinionin e tyre në
fund.
Stereotipet për grupet tjera- Grupi ka stereotype ndaj
grupeve tjera konkurrente
Advokon mendimet e grupeve tjera.
Presioni direkt mbi antarët e grupit- Këtu presioni
ushtrohet mbi antarët e grupti të cilët e zbehin
mendimin grupor.
Në mënyrë periodike e ndanë grupin në
nëngrupe.
Dekurjaimi i antarëve të grupit për të kundërshtuarPërpjekjet disa antarëve të grupit që ti dekurajojnë
anëtarët e tjerë të të grupit të diskutojnë nga
këndvështrime të ndryshme ose përpjekja për të
filtruar informacionet me të cilat nuk do të pajtonin
pjesa tjetër e grupit.
E cakton një antarë që të jetë « Avokat
i Djallit » (antarë i cilido të
shërbente si opozitë e
vazhdueshme opinionit të grupit
në mënyrë që të ngjallë mendime24
të ndryshme.
Participimi i punëtorëve në vendosje
• Teoria bashkëkohore e menaxhmentit
insiston në inkuadrimin gjithnjë e më të
madh të punëtoëve në procesin e vendosjes
(rrit motivin për punë)
• Zgjatja e procesit të vendosjes.
• Varet nga stili i menaxherit (demokratik apo
autokratik të vendosjes).
25
Teknikat e vendosjes grupore
• “Stuhia e truve” (Brainstorming)
• Teknika nominale grupore, dhe
• Teknika Delfi.
26
Brainstormingu
• Paraqet metodë të vendosjes, e cila bazohet në diskutimin intensiv,
respektivisht në diskutime në mes anëtarëve të grupit. Kështu, secili anëtar
i grupit ofron zgjidhje alternative të problemit pa marrë parasysh se a janë
ato reale.
• Ekzistojnë disa procedura bazike për të aplikuar “brainstormingun” si
teknikë, këto janë:
– Është I bazuar në lirinë maksimale të shprehjes me një qasje komplet informale
– Qëllimi I fazës iniciale është kuantiteti i ideve të gjeneruara, jo kualiteti I tyre.
D.m.th. brainstormingu bazohet në inkurajimin e antarëve të grupit për të dhënë
lirshëm ide sipas parimit se kuantiteti çon në kualitet
– Asnjë ide nuk kritikohet ose refuzohet në këtë faze, pa marrë parasysh sa të
pakuptimta mund të jenë.
– Antarët e grupit duhet të inkurajohen që të elaborojnë ose të ndërtojnë
zgjidhjen e mundshme mbi idetë e prezentuara nga antarët tjerë të grupit.
– Nuk ka komente lidhur me asnjë ide individualisht, përderisa të gjitha idetë të
gjenerohen.
27
Teknika nominale grupore
Nominale: anëtarët veprojnë në mënyrë të pavarur e as nuk
kanë nevojë të jenë në të njejtin vend. Disa faza:
1. Udhëheqësi i grupit e përshkruan problemin, të cilin
grupi duhet ta zgjidhë,
2. Secili anëtarë i grupit i mbledh idetë e veta për zgjidhjen
e problemit që përshkruhet,
3. Secili anëtar i grupit ia parashtron idetë e veta grupit,
4. Të gjitha idetë regjistrohen, kurse secili anëtar i grupit
dëshiron atij regjistrimi t’i shtojë një ide plotësuese të
veten,
5. Fillon votimi preliminar mbi idetë. Secili anëtar i grupit
bën rangimin e disa ideve sipas shikimit të vet mbi
zgjidhjen e problemit,
6. Zhvillohet shqyrtimi mbi listën e ideve të seleksionuara.
Nëse nuk merret vendim, faza e 5 dhe e 6të përsëriten derisa
të merret vendimi përfundimtar. Ajo ide e cila ka
rënditje më të lartë miratohet.
28
Teknika Delfi
Shfrytëzim në mënyrë sistematike i ekspertëve që të stimulohet e
ardhmja, respektivisht që në bazë të mendimeve të ekspertëve
nga lëmi të ndryshme të fitohet fotografia e ardhmërisë dhe në
bazë të saj të merret vendimi.
Vendosja përmes metodës Delfi zhvillohet në këtë mënyrë:
1. Ai i cili e realizon hulumtimin përcakton grupin e ekspertëve
nga fusha të ndryshme shkencore.
2. Formulohet pyetësori në të cilin parashtrohen pyetje të
rëndësishme për marrësin e vendimeve. Nga ekspertët
kërkohen zgjidhjet e mundshme për problemin e paraqitur në
pyetësor.
3. Ekspertët e mbushin pyetësorin dhe e kthejnë në adresë të
organizatorit të hulumtimit.
4. Përpunimi i pytësorëve të arritur dhe rezultatet me pyetësorë të
rinj u dërgohen përsëri ekspertëve.
5. Ekspertët përsëri përgjigjen në pyetësorë.
Vazhdon kështu derisa të arrihet konsensusi.
29
Metodat e vendosjes grupore
30
Metoda 1: Marrja e vendimeve nga autoriteti
pa diskutim grupor
• Lideri i grupit i merr të gjitha vendimet pa konsultimin
adekuat me anëtarët tjerë të grupit.
• Metodë e shpeshtë e marrjes së vendimeve në ndërmarrje.
• Eficiente sepse kërkon pak kohë për tu marrë vendimi.
• Nuk është efektive sepse përfshirja e anëtarëve të tjerë të
grupit që është edhe qëllim i vendosjes grupore është e vogël.
• Edhe kur lideri i grupit është i aftë të marrë vendimin grupi
duhet të jetë ai i cili duhet të marrë vendimin.
• Nëse supozojmë që lideri është vendimmarrës i mirë, mund të
ndodhë që anëtarët e grupit mos ta kuptojnë vendimin e
marrë, prandaj, mund të mos jenë në gjendje ta
implemntojnë.
31
Metoda 2: Marrja e vendimeve nga eksperti
• Vendimet grupore mund të merren edhe duke i lejuar
ekspertit më të çmuar në grup të vendos se çfarë
duhet të bëjë grupi.
• Procedura e kësaj metode është që grupi zgjedh
ekspertin, dhe i lejon atij që ta studioj çështjen.
• Grupi nuk diskuton çështjen mirëpo i mundëson
ekspertit të vendos vetë.
Negative
• Identifikimi i ekspertit në grup mund të jetë rezultat i
ndikimit të një anëtari në grup.
32
Metoda 3: Vendosja duke u bazuar në
mesataren e opinioneve individuale
• Kjo metodë bazohet në atë se së pari pyeten të gjithë
anëtarët e grupit për opinonet e tyre lidhur me
zgjidhjen e problemit dhe më pastaj arrihet një
mesatare e rezultateve të tyre.
• Kjo metodë është e ngjashme me vendosjen sipas
votimit të shumicës (që duhet të ketë 50% të votave)
mirëpo nuk do të thotë që domosdoshmërisht vendimi
të përcaktohet nga shumica.
• Pa diskutim aktiv të drejtëpërdrejt të anëtarëve të
grupit
• Vetëm me anë të dhënies së opinoneve.
33
Metoda 4: Marrja e vendimeve nga autoriteti
pas diskutimit grupor
• Kjo metodë është mjaft e shpeshtë në botën e biznesit. Këtu
grupi nuk gjeneron ide dhe se lideri i caktuar merr vendimin.
• Lideri thërret mbledhjen e grupit dhe prezenton problemin
për tu zgjidhur dhe dëgjon diskutimet e grupit derisa të bindet
se çfarë duhet të jetë vendimi. Pastaj ai komunikon vendimin
grupit.
• Dëgjimi i diskutimeve të grupit zakonisht e ngrit kualitetin e
vendimit të marrë nga lideri.
• E metë kryesore e kësaj metode është se anëtarët nuk marrin
pjesë në marrjen e vendimit gjë që i zvogëlon përpjekjet e
tyre për diskutim konstruktiv.
34
Metoda 5: Marrja e vendimeve nga një pjesë e
vogël e grupit
• Një pjesë e vogël e antëarëve të grupit të cilët përbëjnë
më pak se 50% të grupit mund të marrin vendime të
ndryshme legjitime dhe jolegjitime.
• Një nga mënyrat legjitime të marrjes së vendimeve është
që vetëm disa anëtarë veprojnë si një bord ekzekutiv të
cilët marrin pothuajse të gjitha vendimet më të
rëndësishme të grupit. Për shembull dy anëtarë të grupit
mund të vijnë deri të një marrëveshje për një veprim të
caktuar, sfidojnë pjesën tjetër të grupit.
• Problemi qëndron në atë se edhe pse vendimi mund të
merret nga një grup i vogël i anëtarëve shumica mund të
mos jetë e dedikuar në implementimin e vendimit.
• Kjo metodë: koha e shkurtër. Mirëpo, në përgjithësi një
mënyrë e tillë e vendimmarrjes nuk është metodë e mirë.
35
Metoda 6: Marrja e vendimeve me votim të
shumicës
• Më së shpeshti përdoret në SHBA.
• Procedura e saj është që të diskutohet një çështje aq kohë sa
të sigurojë së paku 51 % të anëtarëve që të vendosin mbi një
çështje.
• Kur kemi të bëjmë me zbatimin e kësaj metode duhet të kemi
parsysh se disa anëtarë mund të bëjnë « luftë » për të
siguruar mbështetje brenda grupit.
36
Metoda 7: Marrja e vendimeve me konsenzus
• Konsenzusi është një metodë shumë efektive e marrjes së
vendimeve:
• Kërkon shumë kohë për implementim.
• Konsenzusi ndryshe definohet si një opinion kolektiv i arritur
nga një grup i individëve të cilët punojnë së bashku në kushte
të cilat ofrojnë një komunikim të hapur dhe në një ambient të
përshtatshëm për secilin anëtarë në grup që të ndihet se ka
pasur ndikim në marrjen e vendimit.
• Nëse vendimi merret me konsenzus të gjithë anëtarët e grupit
do të jenë të dedikuar në implementimin e vendimit.
• Vendime sinergjike sepse besohet sepse vendimi i sjellë nga
grupi është më kualitativ se sa vendimet e marra individualisht
nga secili anëtarë.
37
Vendosja intuitive
• Vendosja intuitive është marrje e vendimeve në bazë të
intuitës ose ndjenjave të marrësit të vendimeve. Marrësi i
vendimeve, i cili merr vendime në këtë mënyrë, në
shumicën e rasteve nuk ka mundësi të shpjegojë se pse
gjatë vendosjes ka vepruar ashtu siç ka vepruar.
• Marrësi i vendimeve në mënyrë të thjeshtë dhe në bazë të
ndjenjave zgjedh alternativën për të cilën mendon se
është e vërtetë.
• Nëse numri i alternativave është i vogël për marrësin e
vendimit është më e lehtë vendosja, dhe e kundërta, nëse
është numri më i madh i alternativave, vendosja është më
e vështirë dhe probabiliteti se do të zgjidhë alternativën e
vërtetë është më i vogël.
• Në cilësinë e vendosjes intuitive, në rend të parë ndikon
numri i alternativave të mundshme, si dhe probabiliteti i
paraqitjes së atyre mundësive.
38
Vendosja intuitive
• Hulumtimet në psikologji kanë treguar se disa njerëz
posedojnë aftësi të mëdha të vendosjes intuitive.
• Për vendosje afariste është vështirë dhe me më pak gjasë që
të gjendet zgjidhja nëse mbështetemi vetëm në intuitë, për
shkak se te vendosja afariste hasim në një numër të madh të
varianteve të mundshme për zgjidhjen e problemit.
• Nga kjo del se vendosjen intuitive në vendosjen afariste duhet
ta përdorim sa më pak.
39
Vendosja në bazë të gjykimeve
•
•
•
•
Kjo mënyrë e vendosjes shfrytëzohet në situatat që
përsëriten, domethënë në vendosjen e programuar.
Bazohet në përvojën dhe dijën për situata të njëjta ose të
ngjashme.
Kjo mënyrë e marrjes së vendimit varet se a do të merret
vendimi i përsëritur në kushte të njëjta apo përafërsisht të
njëjta.
Nëse kushtet kanë ndryshuar, atëherë përvoja nuk mund të
na ndihmojë shumë, prandaj vendosja në kushtet e
ndryshuara i merr të gjitha elementet e vendosjes intuitive.
Vendosja e këtillë, në bazë të gjykimeve ka mundësi të
kufizuara të sëndërtimit, por është relativisht e shpejtë dhe e
lirë.
40
Vendosja në bazë të gjykimeve
• Vendosja në bazë të gjykimeve është njëra nga
mënyrat më të shpeshta të vendosjes që e përdorin
menaxherët dhe bazoeht në përvojën e tyre.
• Ka përparësi të madhe, sepse vendosja realizohet
shpejt dhe lirë.
• Nivelet e ulëta të menaxhmentit. vendime taktike, e
veçanërisht vendime operative dhe rutinore.
41
Vendosja racionale
•
•
•
1.
2.
Qasje analitike
Kur nuk përsëriten situatat
Shtrenjtë dhe e ngadalshme
Identifikimi i problemit
Kufizimet në vendosje (informacioni, koha, kushtet
e paqarta, kufizimet personale, mjetet e
pamjaftueshme)
3. Përcaktimi i numrit të alternativave
4. Vlerësimi i alternativave
5. Marrja e vendimit
42
Grupet efektive dhe jo-efektive
Grupet Efektive
Grupet Joefektive
1.Atmosfera e relaksuar joformale
2.Më shumë diskutime të rëndësishme me një
shkallë të lartë të pjesëmarrjes.
3.Qëllimi apo detyra e grupit e kuptuar mirë dh
përpjekja e anëtarëve të grupit për ta arritur atë.
4.Anëtarët dëgjojnë njëri-tjetrin.
5.Konflikti nuk është eliminuar në tërësi,
mirëpo është diskutuar në mënyrë të hapur dhe
konstruktive
6.Shumica e vendimeve merren me konsensus
të përgjithshëm me minimum të votimit
formal.
7.Idetë shprehën në mënyrë të lirshme dhe të
hapur.
8.Udhëheqja nuk është gjithmonë me anë të
kryesuesit, mirëpo tenton që të jetë e ndarë në
mënyrë adekuate.
9.Grupi vlerëson progresin e dhe sjelljet e tij.
1.Atmosferë e tensionuar dhe e mërzitshme.
2.Diskutimet të dominuara nga dy apo tre
anëtarë, dhe në shumicën e rasteve jorelevante.
3.Objektivat e përbashkëta jo të qarta.
4.Anëtarët kanë tendenca të mosdëgjimit të
njeri-tjetrit.
5.Konflikti ose është i eliminuar ose është i
lejuar të zhvillohet në një “betejë”.
6.Shumica e thjeshtë shihet si e mjaftueshme
për të bazuar vendimet e grupit, të cilat duhet ti
pranojë pakica.
7.Ndjenjat personale mbahen të fshehta dhe se
kritika konsiderohet si diçka e turpshme.
8.Udhëheqja realizohet përmes
kryesuesit/liderit.
9.Grupi shmangë çdo diskutim rreth sjelljeve të
tij.
43
Simptomi
Masat Preventive
Ilusioni i Grupit për Pacenueshmërinë e tij-Grupi ndihet i
sigurtë në mënyrë jo reale nga çdo rrezikë i jashtëm. Ata
kanë një vetëbesim të tepruar mbi aftësitë e tyre për
suksesin kundër rreziqeve të jashtëzakonshme
Lideri (udhëheqësi) duhet që të
inkurajojë shprehjen e lirshme të
dyshimeve.
Arsyeshmëria kolektive- Grupi nuk është në gjendje të
Lideri pranon kritikën ndaj opinioneve
vërejë gabimet e tij. Edhe kur sygjerohet për ndryshimin e
të tij.
palneve të tij për shkak të gabimeve përjekjet e grupit
fokusohen në arsyetimin e veprimeve e jo në përmirësimin e
gjendjes.
Ndjenja e paprekshmërisë së moralit të grupit-Nga
konformiteti i madh i grupit rrjedhë ideja se atë që është
duke bërë grupi është korrekte dhe morale në aspektin
etik, edhe në ato raste kur vendimet etike janë diskutabile.
Antarët me status të lartë në kuadër të
grupit japin opinionin e tyre në fund.
Stereotipet për grupet tjera- Grupi ka stereotype ndaj
grupeve tjera konkurrente
Advokon mendimet e grupeve tjera.
Presioni direkt mbi antarët e grupit- Këtu presioni
ushtrohet mbi antarët e grupti të cilët e zbehin mendimin
grupor.
Në mënyrë periodike e ndanë grupin në
nëngrupe.
Dekurjaimi i antarëve të grupit për të kundërshtuarPërpjekjet disa antarëve të grupit që ti dekurajojnë
anëtarët e tjerë të të grupit të diskutojnë nga
këndvështrime të ndryshme ose përpjekja për të filtruar
informacionet me të cilat nuk do të pajtonin pjesa tjetër e
grupit.
E cakton një antarë që të jetë « Avokat
i Djallit » (antarë i cilido të shërbente
si opozitë e vazhdueshme opinionit të
grupit në mënyrë që të ngjallë
mendime të ndryshme.
44