Transcript File

Prof.dr. Myrvete
Badivuku-Pantina
Lenda: KRIZAT EKONOMIKE
Ligj. 8
www.valmirnuredini.tk
Kriza e naftës
Në Tetor të viti 1973 shtetet e OPEC-ut
(organizate qe i grumbullon vendet
eksportuese te naftes) ndaluan
eksportimin e naftës në SHBA dhe në
shtetet e tjera të perëndimit
 Ata e bënë këtë si dënim për ata që
mbështetnin Izraelin në luftën e Yom
Kippur (lufta e Sirisë dhe Egjiptit kundër
Izraelit).
 Kjo u quajt “Embargoja Arabe e Naftës”.

www.valmirnuredini.tk
Si pasojë e kësaj embargo çmimi i naftës
u rrit dhe bëri SHBA-të të mendonin tani
për çmimin e energjisë dhe shume
produkteve dhe shërbimeve tjera që
lidheshin me naftë, për të cilën deri në vitin
1973 ata asnjëherë nuk ishin shqetësuar.
 Kjo embargo u përdor si taktikë politike që
ti bënin Izraelitët të largonin trupat e tyre
nga tokat që ata i kishin pushtuar që nga
viti 1967

www.valmirnuredini.tk
Por, embargoja shërbeu edhe në aspektin
ekonomik, sepse bëri Arabët të mësonin
se sa të fuqishëm ishin në botë për nga
nafta.
 Kriza shkaktoi edhe ngritjen e çmimit të
naftës edhe mungesë të naftës.
 Konsumi i naftës në SHBA u ul për 20 %.
Gjithashtu u preken edhe industria e
automobilizmit, dhe shumë industri të tjera
sepse gjithçka lidhej me naftë

www.valmirnuredini.tk
SHBA-të duke parë gjendjen u munduan
që sa më shume të ulnin konsumin e
naftës dhe ti shpërblenin ata që do të
zbulonin ndonjë mënyrë alternative të
prodhimit të energjisë.
 Kjo ishte koha kur edhe energjia solare
dhe ajo me erë filluan të zhvilloheshin.
 Presidenti i atëhershem Nixon formoi edhe
Departamentin e Energjisë që të zhvillonte
politika energjetike dhe ta bënin Amerikën
të pavarur në këtë aspekt.

www.valmirnuredini.tk
Pas pesë muajve shtetet e OPEC-ut filluan
përsëri të eksportonin naftë në shtetet e
perëndimit, por me çmime më të larta (që
përfshinte edhe inflacionin).
 Efekti afat-gjatë i kësaj embargo ishte:
- recesioni ekonomik në të gjithë botën,
- inflacion i lartë (mbi 10%) dhe
- papunësi e lartë.

www.valmirnuredini.tk
Edhe pse kjo embargo shkaktoi recesion
ekonomik, i shtyri shumë biznese të mendojnë:
- më shume për efiçecën ekonomike,
- të përdorin më pak naftë e cila me pas do të
ishte në shërbim edhe të mbrojtjes së
ambientit.
 Gjithashtu embargoja hapi një epokë të re në
marrëdhëniet ndërkombëtare, sepse bëri
Arabët të kuptojnë që mund, në çfarë do kohë,
të jenë kërcenim për shtetet e tjera si nga
aspekti ekonomik ashtu edhe politik.

www.valmirnuredini.tk
Kriza e Borxheve në Amerikën Latine
(1982)
Kjo krizë filloi ne mes te viteve 1970, në
kohën kur ekonomitë karakterizoheshin
me mundësi të mëdha për të marrë kredi
me interes të ulet por fleksibil.
 Këto para duhej të ishin të destinuara për
industrializëm, për programe të ndryshme
të infrastrukturës, por një pjesë shumë ë
madhe e saj u shfrytëzua për konsum.

www.valmirnuredini.tk
Në njërën anë kishim bankat që nuk
hezitonin aspak dhënien e kredive, dhe në
anën tjetër, kishim agjentët që nuk
hezitonin aspak që të merrnin kredi, dhe
 Arriti deri në një pikë kur borxhi arriti 50%
të PBB-së.
 Rritja e normës së interesit bëri që kthimi i
obligimeve të behej më i shtrenjtë dhe
kështu shtetet kaluan në fazën ku nuk
mund ti paguanin borxhet e tyre.

www.valmirnuredini.tk

Kriza e Borxhit në Amerikën latine ishte
një ndër më të rëndat në këtë pjesë të
botës dhe ndikoi negativisht ne të ardhurat
e njerëzve, renien ekonomike, rritje të
papunësisë, dhe inflacioni uli fuqinë
blerëse të konsumatorëve
www.valmirnuredini.tk
Kriza e Sistemit Monetar Evropian
Shembja e Sistemit të Breton Woods-it dhe
vendimi amerikan për të lënë të lirë përqindjen
e këmbimit të dollarit duke filluar nga gushti i
vitit 1971 krijoi një valë destabiliteti në tregjet e
këmbimit të monedhave duke vënë në
vështirësi raportet e paritetit ndërmjet
monedhave europiane.
 Në përgjigje të kesaj situate destabilizuese
monetare, 6 vendet anëtare të BE-së
vendosën të hedhin hapin e parë drejt një
‘integrimi monetar’
www.valmirnuredini.tk

Bëhej fjalë për një mekanizem fluktuacioni të
pranuar të monedhave europiane brenda
intervalit të fluktuacionit në raport më dollarin.
 Vendet europiane ishin të bindur se nuk duhet
të merrnin përsipër riskun e lënies se
këmbimeve të tyre tregtare në mëshirën e
lëvizjeve të mundshme spekulative që mund të
pësonte secili prej tyre.
 Kjo u shoqërua me nënshkrimin e një pakti
‘Marrëveshja e Bazelit’, e 10 prilli 1972, në të
cilin përcaktohej se ndryshueshmeria e raportit
të paritetit të monenadhave evropiane, me
njëra – tjetrën
www.valmirnuredini.tk

Për Gjermaninë, Belgjiken, Danimarkën,
Francën, Irlandën dhe Holandën, nuk mund të
ishte më i madh se +/- 2.5% përveç liretës
italiane qe kishte një raport pariteti prej 6%.
 Si pasojë e rënies së vazhdueshme e vlerës se
dollarit në vitet 1972-78, monedhat europiane u
goditën njëra pas tjetrës.
 Ndërkohë, vendimi i qeverise amerikane i vitit
1978, për të mos mbështetur më dollarin, bëri
që destabiliteti monetar të përgjithësohej në
tregjet financiare e monetare ndërkombëtare
duke prekur direkt edhe kembimet komunitare
në Europë
www.valmirnuredini.tk

Në këtë kuader, nevoja për një zonë europiane
të stabilitetit monetar u bë evidente.
 Nën ndikimin e fortë të Francës dhe
Gjermanisë, mbas 13 muaj negociatash të
ashpra, vendimi zyrtar për krijimin e kesaj zone
u morr nga Këshillimi i Europës në 5 dhjetor
1978 dhe u konkretizua në 13 mars 1979.
 Në ‘Sistemin Monetar Europian’ të bazuar në
konceptin e përqindjeve fikse të këmbimit, por
të adaptuara në funksion të situatave, morën
pjesë të gjitha vendet anëtare të BE-së në atë
kohe me përjashtim të Anglisë.

www.valmirnuredini.tk
Funksionimi i SME u mbështet në ECU-në
(European Currency Unit) e cila ndërtohej duke
u nisur nga një shportë monedhash të
komunitetit.
 Pesha e çdo monedhe kombëtare në
përcaktimin e ECU-s ë varej nga përmasat e
vendit, e matur nga PBB dhe vëllimi i
shkëmbimeve tregtare të tij
 Në fakt, në ato moment nuk ishin të shumtë as
politikanët edhe as ekspertët që besonin në të
ardhmën e tij, sidomos për mundësitë që SME
kishte për t’i rezistuar goditjeve spekulative.

www.valmirnuredini.tk
Në një fazë të parë, sidomos në vitët 1979-80,
u duk se ky sistem është i qëndrueshem dhe
po e realizonte objektivin e tij, atë të stabilitetit
të këmbimit të monedhave europiane.
 Për më tëpër, ai reagoi në mënyre efikase ndaj
tre evenimenteve që mund ta godisnin
ekonominë europiane:
 i rezistoi krizës se dytë të naftës,
 lehtësoi luftën për kontrollin e inflacionit dhe
 konvergoi më shumë politikat ekonomike
europiane.

www.valmirnuredini.tk
Por, pavaresisht rezultateve të mira të fillimit,
SME nuk arriti të shkonte shumë larg dhe të
plotësonte aspiratat e europianëve në këtë
drejtim.
 Në shtator 1992, si pasojë e dyshimeve dhe
efekteve negative që ngjalli referendumi për
aprovimin e ‘traktatit të Maastricht-it’ i zhvilluar
në Danimarke, lira italianë dhe peseta spanjolle
u zhvlerësuan ndjeshëm.
 Nga ana tjetër, nën goditjet spekulative të
multimiliarderit Xhorxh Soros që administronte
një fond të madh spekulativ, u goditë rend edhe
stërlina britanike.
www.valmirnuredini.tk

Dukej se ishte e pamundur që të
respektohej intervali i luhatshmerisë prej
2.25% i aprovuar në ‘marrëveshjen e
Bazelit’.
 Intervali u zgjerua menjëherë në +/- 15%
duke bëre që në verën e vitit 1993 sistemi
monetar europian të ‘dorëzohej’.
 Kjo u konfirmua edhe nga deklerata e
ministratave të financës se vendeve
anëtare në gusht të vitit 1993.

www.valmirnuredini.tk
Kriza e SME ndodhi në tre etapa të
njëpasnjëshme nga ndikimi i faktorëve të
brendshem dhe të jashtëm.
 Shenja e parë e shpërthimit të saj konsiderohet
shtatori i vitit 1992.
 Kontrolli i rreptë i përqindjes se këmbimit
ndërmjet monedhave europiane
ndryshueshmeria e paritetit i të cilave ishte i
limituar në intërvalin +/- 2.25% u shoqërua më
nivele të ndryshme inflacioni në vendet anëtare
 Anglia, Italia dhe Spanja njohën një nivel të
lartë inflacioni në shifrat 4-7%,

www.valmirnuredini.tk
Ndersa Gjermania dhe Franca arritën të
kenë nën kontroll inflacionin në nivelet 1-2%.
 Por, bashkimi i dy Gjermanive në tetor 1990 i
detyroi të gjitha vendet europiane që të
aplikonin një politikë monetare restriktive
duke bëre që bankat qëndrore të tyre të
mbanin të ngritura normat bazë të interesit
për monedha respektive.
 E gjithe kjo prodhoi një disekuilibër të madh
në ecurinë e ekonomisë dhe financave të
tyre.

www.valmirnuredini.tk
Që në gjysmën e dytë të viteve 1980-të,
shpallja si prioritet e luftës kunder inflacionit i
kishte detyruar të gjitha vendet anëtare të SME
që t’i vënin ne paritet monedhat e tyre me
markën gjermane e cila ishte dhe monedha më
e qëndrueshme dhe me inflacionin më të ulët.
 Kjo lloj praktike e transformoi SME në një
sistem monetar rajonal asimetrik në të cilin
BundesBank (Banka qëndrore gjermane)
ruante paritetin e markës në raport me dollarin
amerikan duke i lënë të gjitha monedhat e tjera
europiane që të ruanin paritetin e tyre me
markën gjermane.
www.valmirnuredini.tk

Veprimet e Bundes-bankës konsistuan në
aplikimin e një politike monetare restriktive
antiinflacion,
 Ndërkohë shumica e vendeve të Europës
kerkonte një lehtësim të politikes monetare, ulje
të normave bazë të interesit dhe zhvlerësim
real të devizave europiane përballë markës
gjermane në mënyre që të ruanin apo të rrisnin
nivelin e kompetivitetit të ekonomive të tyre.
 Ky gabim apo vendim i njëanëshem i
Gjermanisë u pagua shtrenjtë në gjithe Europën
nëpërmjet një recesioni ekonomik dhe rritje të
papunësise
www.valmirnuredini.tk

Këto vende kishin nëshkruar tashme ‘traktatin e
Maastricht-it’ i cili nuk ju lejonte të kalonin një
kufi të caktuar për deficitin buxhetor, borxhin
publik dhe inflacionin,
 cka do të thoshte se ato i kishin ‘duart e lidhura’
për t’u angazhuar në politika kundër
papunësisë apo zhvillimit ekonomik nëpërmjet
rritjes se shpenzimeve publike.
 Tregjet e ‘ndjenë’ se aplikimi i mundshëm i
politikave ekonomike eskpansioniste, rezultat i
të cilave nuk mund të ishte gje tjetër veçse
zhvlerësimi i monedhave.

www.valmirnuredini.tk

Këto goditje bënë që Italia dhe Anglia të dilnin
nga SME në shtator të vitit 1992, ndërkohë që
në fillim të vitit 1993 u zhvlerësuan ndjeshëm
edhe peseta spanjolle, escudo portugeze dhe
punt-i irlandez. E vetmja monedhë që rezistoi
ishte franga franceze sepse Banka Qëndrore e
Francës deklaroi se do ta mbështeste me çdo
çmim monedhën e saj, ndërkohë që edhe
Bundesbanka shprehi besimin se Banka e
Francës mund ta realizonte një angazhim të
tille. Situata u qetësua përkohesisht më
pranimin në verën e vitit 1993 të intervalit të
luhatshmerise se monedhave në masën +/15%.
www.valmirnuredini.tk
Megjithatë, duke filluar nga muaji qershor
1993, goditjet spekulative u shtuan se
tëpërmi ndaj gjithe monedhave europiane,
përfshirë këtu edhe frangën franceze që
dukej monedha më e qëndrueshme ndaj
markes gjermanë.
 Goditja spekulative ishte aq e madhe sa
Banka e Francës, në tentative për ta
ruajtuar vlerën e frangës, humbi të gjithe
rezervat e saj monetare, bile duke u futur
në borxh ndaj Bundesbankës.

www.valmirnuredini.tk
Në të njëjtën situatë u gjendën edhe shumë
banka të tjera qëndrore europiane, si për
shembull Banka e Anglisë që humbi gjysmën
e rezervave të saj monetare brenda 2 orëve.
 Goditjet ishin aq të forta kudo në Europë, sa
ministrat e financave të 12 vendeve anëtare
deklaruan në 1 gusht 1993 se fluktuacioni i
monedhave të zgjerohej akoma më shumë
se +/- 15%,
 Kjo do të thoshte se praktikisht SME kishte
marre fund dhe BE duhej të kërkonte një
zgjidhje tjetër.

www.valmirnuredini.tk
www.valmirnuredini.tk