leksion Krimi i orgnizuar shqiptar

Download Report

Transcript leksion Krimi i orgnizuar shqiptar

Albanian University
Departamenti i Shkencave Juridike
Master Shkencor ne Shkenca Juridike
Profili E Drejte Penale
LENDA: KRIMI I ORGANIZUAR
Dr. Lulzim Lelçaj

Duke pasur parasysh historinë e të
gjithë rajonit te Ballkanit , diktaturën
nën të cilën ka vuajtur Shqipëria dhe
tranzicionin e kaluar ne keto vite, nuk
është e habitshme, ne te vertete
është plotësishte e natyrshme që të
ketë probleme të krimit te
organizuar..
origjina e Krimit të Organizuar
Shqipfolës

origjina e Krimit të Organizuar Shqipfolës
është e vonë. Lindja e këtij fenomeni
përcaktohet diku rreth viteve 70 – 80 dhe i
përgjigjet lidhjeve të hershme të Shtetit
komunist të Shqiperise me krimin e
organizuar ndërkombëtar.:
Fazat e zhvillimit



faza e pare lidhet me periudhen perpara vitit
1990
sipas agjencive te zbatimit te ligjit ne Itali.
pushteti komunist kish lidhur një marrëveshje
me Mafiat italjane në fillim të viteve 80 për të
marrë pjesë në një trafik të gjerë cigaresh, me
brigjet shqiptare si bazë nisjeje.
vëzhgues të huaj, Shteti shqiptar – sikundër
edhe Kina – të ketë transformuar bimen e
lulëkuqes për të prodhuar morfinë dhe heroinë
e cila i është shitur Mafias italjane



citohet nga studiues te huaj evropian i çështjeve
të UÇK. Si jje aktivitet te trafikut te dreroges te
eksponenteve shqiptare te kosoves dhe lidhje me
aktivitetin e tyre politik per republiken e Kosoves
individet e pare qe merren me krim te organizuar
jane shqiptar të vendosur në Shtetet e Bashkuara
ose diasporës së re kosovare të instaluar në
Evropë. Mes të tjerash aktivitete, të të dy këto
mjedise u orientuan menjëherë drejt trafikut të
drogës. . Shqiptaret ne SHBA filluan karrierën
e tyre si ndihmës të padrinove siqciljanë të Mafias
italo-amerikane
Kosovaret përfituan nga ndihma e padrinove të
Mafias turke, vetë ata me origjinë te larget
Fazat ne vijim


faza e dyte lidhet me periudhen nga viti
1990 deri ne vitin 1997. Shembja e sistemit
komunist ne shqiperi dhe shprishja e
Jugosllavise deri ne fillim te luftes se
kosoves
faza e trete eshte periudha pasi perfundimit
te luftes se Kosoves dhe ne vazhdim
Krimi organizuar shqiptar

1.Organizatat kriminale shqiptare nuk
petendojne te jene te vetme ne territorin
ne te cilin veprojne brenda vendit. Me
parimin se" ka per te gjithe", ne nje
territor veprojne disa organizata, te cilat,
ne heshtje, respektojne njera-tjetren
duke iu shmangur perpasjes.
 Gjithesesi kjo nuk perjashton perplasjet e
dhunshme per raste te prishjes se
pazareve ndermjet tyre
2.Grupet dhe organizatat kriminale
shqiptare nuk kane nje strukture
vertikale, hierarki ndaj njeri-tjetrit, nuk
kane nje kupole drejtuese, por veprojne
seicili "per hesap te vet". Ndoshta, me
vopne me ndryshimin e faktoreve te
mjedisit, do te ndryshoje dhe organizimi
strukturor i tyre.
 Megjithese kane kaluar 20 vite nga krijimi
I ketyre organizatave kriminale, nuk ka te
dhena per ktijimin e nje kupole drejtuese
te kriminalitetit te organzuar shqiptar.

3.Anetaret e grupeve kriminale shpesh
nderrojne padron, pra, kalojne nga nje
grup ne tjetrin. Tipike kane qene keto
levizje, sidomos ne vitin 1997, por edhe
me vone.
 Keto kalime kane ndodhur ne jo pak
raste edhe ndermjet grupeve rivale apo
jane krijuar grupe te tilla. Jo ne pak
raste perplasjet ndermjet tyre kane
qene shume te dhunshme per shkak te
konflikteve te krijuara ne veprimtarine e
tyre kriminale.

4.Grupet kriminale shqiptare, qe veprojne
ne perendim, njihen si shume te dhunshme.
Sipas eksperteve te huaj,nese grupet e
etnive te tjera ulen ne bisedime me njeratjetren per problemet qe kane per te
zgjidhur dhe kur nuk arrijne t'i zgjidhin,
perdorin gjuhen e armeve, grupet shqiptare
u paraprijne qellimeve te tyre, duke
perdorur fillimisht armet dhe duke detyruar
palen tjeter te ulet ne bisedime ne pozita
inferioriteti.
 Kjo eshte verjtur edhe brenda shqiperise e

5.Grupet kriminale shqiptare ne
shqiperi/Kosove por edhe jashte territorit te
tyre , ne shume raste, jane te organizuar
mbi bazen e qyteteve shqiptare prej nga
ata jane, si p.sh. lacianet, peqinasit,
fieraket, Pejane, Prishtinas, Prizrenas, etj.
 Si shkak ne kete rast jane njohjet
paraprake qe kane patur dhe terheqja e
njeri-tjetrit ne ket aktivitet kriminal. Kjo
vecori vjen edhe per shkak te krijimin
horizontal te ketyre grupeve kriminale dhe


6.Ne qarkullimin e parave, grupet
shqiptare pergjithesisht parapelqejne
qarkullimin "cash" dhe jo nepermjet
kanaleve bankare. Kjo eshte favorizuar
nga lehtesite qe kane gjetur per futjen e
ketyre parave ne qarkullim pa patur
nevoje te perdorin transaksione bankare,
duke perfituar nga ekonomi informale dhe
mungesa e kontrollit shtetror ne
Shqiperi/Koosve
7.Megjithese ne komunkimet telefonike
perdorin pseudonime, pergjithesisht, nuk
jane te kujdesshem. Kjo ka bere qe ne
Perendim, ku ekzistojne mundesite teknike
per pergjimet e telefonatave, te mos kete
shume veshtiresi ne goditjen e grupeve
kriminale shqiptare.
 Kjo situate ka ndryshuar shume ne keto 10
vitet e fundit pas futjes se metodave
speciale te investigimit.tani edhe ne kete
fushe jane sofistikuar shue, duke mos u
dalluar prej krimineleve perendimore.

Panorame e aktiviteteve te krimit te organizuar


Në vendet e Evropës Juglindore numërohen me
mijëra kompani dhe banka që menaxhohen nga
Krimi i Organizuar. Vendet e rajonit të Ballkanit,
përveç Kroacisë, humbasin rreth 20% të të
ardhurave vjetore nga krimi i organizuar,
ndërsa shtetit shqiptar i mungojnë në buxhet
rreth 3 miliardë lekë në vit.
Ky fuqizim është i rrezikshëm, sepse është
fuqizim i antiligjit, i antishtetit, i antipaqes
sociale, fuqizimi i një partneri të mundshëm të
terrorizmit
Rrënjët e fenomenit te krimit te organizuar

Në shekullin e kaluar nuk ka pasur forma të
krimit të organizuar në Ballkan dhe në
Shqipëri, ashtu si në Perëndim. Natyrshëm lind
pyetja se si u bë e mundur që brenda dy
dekadave ai u zhvillua me një shpejtësi
galopante, aq sa të konkurrojë edhe mafiet më
të vjetra e më famëkeqe? Përgjigjet që jepen
janë të ndryshme, por në përgjithësi ato u
referohen faktorëve të mëposhtëm:
Vakumi i pushtetit mbarimi I Luftes se Ftoh


Pas renjes se regjimeve komuniste ne vendet
e europes lindore, Ballkane dhe shqiperi pas
pushtetit diktatorial pati nje vakum pushteti si
pasoje e voneses te ngritjes te institucioneve
dhe agjencive te zbatimit te ligjit efikase
Per me teper situata shoqerohej me veshtiresi
te tjera te karakterit ekonomik, politik e social.
Mungesa e traditës demokratike



Shoqerite e ketyre vendeve trashegonin nje
kulture antidemokratike te dhunes e cila u
pasoa me shperthimin e kriminalitetit
Kjo lidhej edhe me faktore te tjere te
mungeses se institucioneve shtetrore
demokratike dhe sindimin e ligjit.
Per me teper sistemi gjyqesor ishte I brishte
dhe jo I konsoliduar.


Shkatërrimi ekonomik. Privatizimi i ekonomisë
publike dhe kalimi në ekonominë e tregut të
lirë, u shoqërua me praktika abuzive,
dizekuilibra sociale, papunësi dhe varfëri
masive.
Rënia e barrierave ekonomike. Krijimi i një
tregu të vetëm evropian, solli edhe zvogëlimin
e barrierave të tregtisë, në të njëjtën kohë
edhe të barrierave për ushtrimin e veprimtarive
të paligjshme.
Korrupsioni


. Në kushtet kur mungonin rregullat dhe
përvoja për ta ndërtuar dhe për ta mbajtur nën
kontroll administratën publike, ky fenomen
mori përmasat e një epidemie kronike, duke u
bërë shtrat i ngrohtë për lulëzimin e Krimit të
Organizuar.
korrupsioni eshte instrumenti me I mire per
lidhjen e krimit te organizuar me strukturat
shtetrore duke cuar deri ne “kapjen e shtetit”
prej krimit te organizuar
Emigrimi masiv

Vitet ’90 për vendet e Lindjes njohën emigrimin
e përmasave më të mëdha që pas Luftës së
Dytë Botërore. Gjatë viteve të tranzicionit
vetëm nga Shqipëria ka emigruar përafërsisht
25 % e popullsisë, ose 35 % e fuqisë
punëtore. Sot numërohen rreth 900,000
emigrantë, kryesisht në Greqi (600.000), Itali
(200.000), dhe në vende të tjera të Evropës
Perëndimore , SHBA dhe Kanada.
Indiferenca fillestare e Perëndimit

Ndonëse ishte ky qytetërim që me vlerat e tij
demokratike frymëzoi këputjen e prangave të
izolimit dhe totalitarizmit, Perëndimi nuk ishte i
përgatitur ta kuptonte se deri ku mund të
arrinte aventura e njerëzve të privuar për një
kohë të gjatë nga liria, me nevoja jetike të
paplotësuara, të mbetura në kufijtë e një
ëndrre e të një shprese.
Pozita gjeografike

. Gjeografikisht Ballkani ka qenë
korridori që lidh tre kontinente:
Evropën, Azinë dhe Afrikën, ndërsa
historikisht ka qenë kufiri gjithnjë i
trazuar midis lirisë dhe shtypjes,
zhvillimit dhe prapambetjes,
mirëqenies dhe varfërisë.
Avantazhi i veprimit

. Një arsye tjetër përse Krimi i Organizuar ka
përparuar me shpejtësi në rajonin tonë, është
avantazhi i veprimit për të përfituar nga
situatat e reja, ndërkohë që strategjitë dhe
bashkëpunimi midis institucioneve që duhet të
përballen me të ka ecur më ngadalë.



Ndërsa grupet shqiptare të Krimit të
Organizuar, ekspertët i përshkruajnë me
veçoritë e mëposhtme:
- Homogjene, të gatshëm të hyjnë në
lidhje e të bashkëpunojnë me organizata
të tjera kriminale dhe të hapen në fusha
të reja krimi.
- Të specializuara në trafikun e drogës dhe
të qenieve njerëzore
- Më pak të sofistikuara, më pak të
kujdesshme, por më shumë të
dhunshëm, të gatshëm të përdorin pa
hezitim armët e zjarrit
 - Organizatat nuk pretendojnë të jenë
të vetme në territorin në të cilin
veprojnë. Me parimin se” ka për të
gjithë”, në një territor veprojnë disa
organizata, që në heshtje, respektojnë
njëra-tjetrën duke iu shmangur
përplasjes.






Nuk kanë strukturë vertikale dhe një kupolë
drejtuese, por veprojnë “secili për hesap të
vet”.[3]
- Anëtarët e grupeve kriminale shpesh
ndërrojnë padron, kalojnë nga një grup në
tjetrin.
- Në Perëndim, në shume raste, janë të
organizuar mbi bazën e qyteteve prej nga
janë. (Fierakët, Peqinsit, Laçianët)
- Në qarkullimin e parave, përgjithësisht
parapëlqejnë qarkullimin “cash” dhe jo
nëpërmjet kanaleve bankare.
-


Megjithëse në komunikimet telefonike
përdorin pseudonime, nuk janë të
kujdesshëm dhe shpesh kjo është bërë shkak
për zbulimin e tyre.
- Deri tani në veprimtarinë e këtyre grupeve
nuk është zbuluar ndonjë lidhje e tyre me
terrorizmin.