Transcript File

ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK
BASHKËKOHOR-NOCIONE
THEMELORE, KARAKTERISTIKAT
DHE KLASIFIKIMI I TEKNOLOGJIVE
TË PËRPUNIMIT
Nocione themelore për:
-Shkencën,
-Inxhinierinë
-Teknikën,
-Teknologjinë
Historiku i zhvillimit te shkencës dhe
teknologjisë
është pjesë e historikut të
zhvillimit të civilizimit njerëzorë.
Vlen të theksohet se shkenca lindi sapo
shoqëria ndeshi probleme dhe filloi të merret
me zgjidhjen e tyre.
-sigurimi i mjeteve të jetesës,
-sigurimi i mjeteve të mbrojtjes.
Shkenca është një nga fushat më të
rëndësishme të veprimtarisë së njeriut dhe
përbëhet nga:
-tërsia e njohurive, koncepteve dhe
teorive mbi natyrën dhe shoqërinë,
-tërsia e metodave që zotëron dhe
përdoren për studimin e natyrës dhe
shoqërisë.
Modeli universal i njohurisë shkencore
gjatë tërë historikut të zhvillimit të shkencës
është:
Praktika
Teoria
Praktika
Korrelacioni: Shkenca-Teknologjia-Praktika
Për plotësimin e nevojave të përditshme
jetësore njeriu duke përdorur aftësinë
mendore (trurin) dhe duaret e tij filloi të
prodhojë vegla të punës, në fillim prej guri
dhe pastaj prej metali dhe me këtë filloi të
sundojë natyrën dhe ta shndërroj ate në dobi
të tij. Në këtë përpjekje jetike për të sunduar
natyrën, njeriu krijoi një arsenal të pasur
veglash pune, që përbenin teknikën e tij.
Pra,
me
termin
teknikë do të
nënkuptohet tërsia e mjeteve dhe e veglave te
punës (tërisa e pajisjeve, makinave dhe e
veglave për punë).
Inxhinieria: Rrjedh prej fjalës së vjetër
latine (ingeniosus që d.m.th., i aftë- aftësi). Me
nocionin inxhinieri nënkuptohet
aplikimi,
respektivisht vuarje në shërbim e shkencës
dhe njohurive të provuara shkencore për
realizimin
e teknologjisë së caktuar.
Inxhinieria pra, përfaqëson dizajnimin
(projektimin) e zbatimit (realizimit) praktik të
procedurave të caktuara të teknologjisë së
përvetësuar në të gjitha aspektet.
Definition of Engineering
• “Engineering is the application of
science and mathematics by which
the properties of matter and the
sources of energy in nature are made
useful to people in structures,
machines, products, systems, and
processes.” (Webster’s New
Collegiate Dictionary)
The profession in which knowledge of
the mathematical and natural sciences,
gained by study, experience, and practice, is
applied with judgment to develop ways to
use, economically, the materials and forces
of nature for the benefit of mankind.
Natyra i ofron njeriut një numër të madh
të materialeve të cilat i shfrytëzon për nevoja
të ndryshme. Një pjesë të këtyre materialeve
njeriu i shfrytëzon ashtu si i merr nga natyra,
ndërsa një pjesë tjetër i vë në përdorim pasi
që me punën e vet- duke zbatuar përvojat e
fituara
dhe
mundësitë shkencore dhe
teknike, i prodhon dhe i përpunon, varësisht
nga nevoja.
Teknologjia
( nga greqishtja technezeje-zanatë,
përvojë dhe logos-shkencë)
është shkenca që merret me prodhimin e
materialeve dhe me metodat e përpunimit të
tyre
me
qëllim
të
përftimit
të
gjysmëprodukteve
dhe
produkteve
të
gatshme.
Në literaturë, për konceptin teknologji
ekzistojnë definicione të ndryshme:
-Me termin teknologji nënkuptohet procesi i
drejtpërdrejtë i prodhimit të të mirave
materiale,
-Me termin teknologji nënkuptohet
aplikimi (zbatimi) sistematik i njohurive të
caktuara për aktivitete praktike e në mënyrë
të veçantë për aktivitete prodhuese,
-Me termin teknologji nënkuptohet
tërësia e njohurive mbi ndryshimet kimike,
fizike, termike, mekanike dhe ndryshimet tjera
me qëllim të
shndërrimit te produkteve
natyrore në të mira materiale,
-Me termin teknologji nënkuptohet
ndërveprimi, respektivisht veprimi reciprok i
mjeteve të punës dhe produkteve natyrore,
-Me termin teknologji nënkuptohet
procesi i shndërrimit të inputeve në outpute,
-Me termin teknologji nënkuptohet
tërësia e njohurive, shkathtësive, mjeteve të
punës, materialeve, veglave dhe të pajisjeve
tjera
të cilat njeriu i shfrytëzon për
shndërrimin e produkteve natyrore në të mira
materiale dhe në shërbime.
-Me termin teknologji nënkuptohet
veprimtaria
gjithëpërfshirëse
e
cila
ndërlidh(gërsheton) teknikën, ekonominë dhe
shoqërinë njerëzore.
Epokat e zhvillimit teknologjik:
-Epoka e zejtarisë (deri në shek. XVIII),
-Epoka industriale (nga mbarimi i shek.
XVIII deri në mesin e shek. XX).
-Epoka
postindustriale (epoka
automatizimit- nga viti 1950 deri sot).
-Epoka e………..? (në të ardhmen).
e
Teknologjia si veprimtari njerëzore
është shumë e vjetër. Që në kohën kur njeriu
në mënyrë të vetëdijshme filloi të mprehë
gurin për të bërë armë gjahu, që kur ai filloi të
kërkonte minerale e ti shkrinte ato për të
prodhuar mjete të ndryshme e deri në ditët
tona, teknologjia me tërsinë e metodave dhe
proceseve ka shërbyer për të përpunuar lëndë
të ndryshme, për të prodhuar mjete pune dhe
gjysmëprodukte dhe produkte të gatshme për
përmbushjen
e
nevojave
jetësore
të
njerëzimit.
Gjatë prodhimit, përkatësisht përpunimit
të materialeve, mund të ndryshojë forma apo
pamja e jashtme e materialit ose eventualisht
mund të ndryshojë edhe ndërtimi i brendshëm
i tij. Si rrjedhim i kësaj, teknologjia
konvencionalisht ndahet në:
-teknologji mekanike
-teknologji kimike
Teknologjia mekanike konsiston në
ndryshimin e formës (pamjes) së jashtme dhe
të vetive fiziko-mekanike të materialit.
Proceset e këtilla kryesisht kryhen me anën e
veprimeve mekanike.
Gjatë përpunimit të lëndës së parë
përftohen:
-gjysmëprodukte
(gjysmëfabrikateparafabrikate-gjysmëprodhime)
-produkte të gatshme (fabrikate-prodhime të
gatshme)
Në literaturë mund të gjenden edhe këto
emërtime:
Inpute: lënda e parë ( produkte natyrale,
puna, kapitali i investuar)
Outpute: produkti i gatshëm ose eventualisht
gjysmëprodukti nëse i nënshtrohet edhe një
herë procesit të prodhimit/përpunimit me
qëllim të transformimit(shndërrimit) në
produkt të gatshëm.
-produkte të gatshme: karriket, tavolinat,
automobili, librat, lapsat, etj.
-gjysmeprodukte: letra, profilet e çelikut,
llamarinat e çelikut, etj.
Koncepti i teknologjisë bashkëkohore
Teknologjia bashkëkohore
Produkti
80%
Hyerja
100%
Mbetja
20%
P.sh.: gjendja
xehetarisë
në
disa
reparte
Produkti
Hyerja
100%
Mbetja
99,9%
0,1%
të
Në literaturë mund të haset edhe ky
klasifikim:
-teknologji prodhuese
-teknologji joprodhuese
Teknologjia prodhuese merret me
prodhimin/përpunimin e lëndëve të para,
respektivisht
shndërrimin
e
tyre
në
gjysmëprodukte dhe produkte të gatshme, që
gjejnë përdorim në fusha të ndryshme të
industrisë (metalpërpunuese, automobilistike,
navale, aeronautike etj.).
Teknologjia joprodhuese merret me
çeshtjet
e
shndërrimit
të
energjisë,
informatave, transportit, deponimit, ruajtjes
dhe
shqyrtimit
të
materialeve
dhe
produkteve.
P R O D H IM I
Teknologjia prodhuese ne mekatronike :
Mekatronika është me karakter multidisciplinarë
Sistemet mekanike
Sistemet elektronike
MEKATRONIKA
Teknologjia
informative
“-”
Faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e
teknologjisë prodhuese janë të shumtë,
ndër të cilët mund të përmenden:
-forma dhe përmasat e produktit,
-fusha e tolerancave(shmangieve),
-kualiteti i sipërfaqes,
-sasia e prodhimit,
-lloji i prodhimit,
-ekonomizimi,
-kapacitetet ekzistuese, etj.etj.
Mikroteknologjia
•
•
•
•
Gjate perftimit, respektivisht prodhimit te
gjysmeprodukteve dhe produkteve te gatshme
mund te ndryshoje:
-ndertimi i brendshem,
-forma, permasat,
-pamja estetike dhe karakteristikat tjera.
Vlen të theksohet se për arsye të numrit tejet
të madh të prodhimeve (produkteve) që
prodhohen sot, është paraqit nevoja që
teknologjia të ndahet (klasifikohet) edhe në grupe
tjera në varësi të:
-lëndës së parë që shfrytëzohet
-produkteve që prodhohen
-gjendjes agregate etj. etj., p.sh.
-teknologjia e perftimit/perpunimit te metaleve,
-teknologjia e perpunimit te drurit,
-teknologjia e perpunimit te masave plastike,
-teknologjia e perpunimit te letres,
-teknologjia e perpunimit te tekstilit,
-teknologjia e prftimit te produkteve ushqimore,
-teknologjia e perftimit te naftes, etj. etj.
Ndarja (klasifikimi) i sipërcituar është konvencional
dhe ka vetem karakter didaktik.
Teknologjia mekanike
Metodat më të njohura të shndërrimit të
materialeve natyrore në gjysmëprodukte dhe
produkte të gatshme janë:
-metodat primare të prodhimit ( sinterimi, derdhja)
-përpunimi me deformim ose ndryshe quhet edhe
perpunimi plastik (farkëtimi, laminimi, tërheqja,
presimi, stampimi, metodat speciale të
përpunimit)
-metodat e përpunimit me prerje-gedhendje-heqje
ashkle(tornimi, frezimi, zdrugimi, retifikimi etj.)
-saldimi dhe proceset e ngjashme me saldimin,
-përpunimi termik
-përpunimi sipërfaqësor
Nocioni i procesit të prodhimit
Prodhimi i një produkti të gatshëm (detali)
të dhënë mund të bëhet me metoda të ndryshme
si që janë përmend më parë dhe sipas proceseve
teknologjike të caktuara.
Proces prodhimi quhet tërë kompleksi i
veprimeve si rrjedhim i të cilave lënda e parë,
përkatësisht gjysmëprodukti shndërrohet në
produkt të gatshëm. Procesi i prodhimit është
një veprimtari e paramenduar e njeriut, është një
veprimtari e ndërgjegjshme, pasi njeriu e ka në
mendjen e tij rezultatin që pret të arrijë, mënyrën
se si do ta arrijë dhe mjetet me të cilat do ta
arrijë.
Procesi i prodhimit përfshin jo vetëm
proceset teknologjike, por edhe një seri të
proceseve të tjera, si: p.sh.: pranimin e lëndës
së parë, kontrollin hyrës, magazinimin e saj,
përgatitjen tekniko-teknologjike, transportin
brenda
repartit,
kontrollin
ndërfazor
(ndëroperacional),
kontrollin
final
(përfundimtar), magazinimin dhe ruajtjen e
produkteve të gatshme, përgatitjen e pajisjeve
ndihmëse, riparimin e defekteve etj. etj., pra
një veprimtari sistematike (një sistem) që
realizohet sipas rregullave të caktuara.
Për realizimin e këtyre aktiviteteve
(veprimeve) marrin
pjesë shërbime,
departamente, njësi punuese dhe reparte të
ndryshme, varësisht prej llojit të organizimit
të ndërmarrjes.
Në
çdo
ndërmarrje
prodhuese
ekzistojne:
-departamentet e furnizimit (blerjes) së
lëndës së parë,
-repartet e prodhimit,
-departamenti i kontrollit të kualitetit,
-departamenti i shitjes e kështu me
radhë.
Nocioni i procesit teknologjik
Proces teknologjik quhet ajo pjesë e
procesit
të
prodhimit
e
cila
lidhet
drejtpërsëdrejti me ndryshimin e formës, të
përmasava, të llojit të sipërfaqes, të
vendosjes reciproke të pjesëve të veçanta të
trupit që përpunohet, gjendjes dhe përbërjes
elementare të lëndës së parë si edhe të vetive
përkatëse. Vlen të theksohet se gjatë
përpilimit të procesit teknologjik duhet të
sigurohen jo vetëm vetitë e kërkuara, por
edhe prodhimi të realizohet me kosto sa më
ulët për kushte konkrete.
Procesi
teknologjik
është
pjesë
përbërëse e procesit të prodhimit si rrjedhojë
e të cilit përftohen gjysmëproduktet ose/dhe
produktet e gatshme.
Ndër proceset teknologjike që kanë të bëjnë
me përpunimin e materialeve mund të
përmenden:
-procesi teknologjik i shkrirjes(fonderisë),
-procesi teknologjik i deformimit plastik,
-procesi teknologjik i përpunimit me prerje
(mekanik),
-procesi teknologjik i saldimit etj.
Operacioni është pjesë përbërëse e
procesit teknologjik dhe përkufizon tërë
aktivitetin që kryhet në një vend pune,
përkatësisht në një makinë nga një ose disa
punëtore (ekip) brenda nje përgatitje të
makinës.
Me operacion përfshihen të gjitha punët
dhe përpunimet nga çasti i marrjes deri në
çastin e dorëzimit në vendin e caktuar.
Operacion i shpimit
të
vrimës
dhe
tornimit të kanalit
ballorë me disa
vegla prerëse në të
njejtën makinë dhe
vend pune
Procesi i prodhimit me derdhje dhe procesi
teknologjik i derdhjes (fonderisë)
Procesi teknologjik i derdhjes
Procesi i prodhimit
me derdhje
Lingota
Procesi i prodhimit me deformim dhe
procesi teknologjik i deformimit
Procesi i prodhimit
me deformim
Procesi teknologjik i deformimitlaminimit-cilindrimit
Procesi i prodhimit me deformim
dhe procesi teknologjik i deformimit
Procesi i prodhimit
me deformim
Procesi teknologjik i deformimitfarkëtimit
Procesi i prodhimit me heqje ashkle
dhe procesi teknologjik me heqje ashkle
Procesi i prodhimit të vrazhdë
me heqje ashkle-Tornimi
Procesi teknologjik i prodhimit
të vrazhdë me heqje ashkle-Tornimi
Procesi i prodhimit me heqje ashkle
dhe procesi teknologjik me heqje ashkle
Procesi i prodhimit final
me heqje ashkle-Retifikimi
Procesi teknologjik i prodhimit
final me heqje ashkle-Retifikimi
Në
terminologjinë
e
teknologjisë
prodhuese hasen edhe emërtime tjera të
cilët kanë të bëjnë me veprime (aktivitete)
përkatëse punuese, që në tërësi e definojnë
procesin teknologjik, respektivisht procesin
e prodhimit, si p.sh.:
-vendosje,
-pozicion,
-kalim,
-kalesë, etj.
Vendosje quhet ajo pjesë e operacionit
që kryhet me një mbërthim të pjesës- copës
(ose të disa pjesëve-copave) që përpunohen
pa ndryshuar pozicionin e saj kundrejt
sipërfaqeve vendosëse të makinës ose
pajisjes.
Në figurën më lartë prezantohet skema e
përpunimit të shkallëzimevetë pjesës-copës
në të dyja anët e saj (I dhe II).
Nëse këto shkallëzime përpunohen njëri
pas tjetrit, pa rrotulluar pajisjen: në fillim
përpunohet shkallëzimi në anën I dhe pastaj
pjesën e lirojmë, e rrotullojmë dhe përsëri e
fiksojmë
dhe
pas
kësaj
përpunojmë
shkallëzimin në anën tjetër. Në këtë mënyrë
ky operacion (i shkallëzimit) kryhet me dy
vendosje.
Tornim i boshtit të shkallëzuar në një
operacion dhe me dy vendosje
Pozicion quhet pjesa e operacionit që kryhet
pa ndryshimin e vendit të pjesës-copës që
përpunohet në relacion me makinën dhe
pajisjen shtrënguese.
Nëse në rastin e figurës më lartë, pajisja
shtrënguese është e rrotullueshme, atëhere
pjesa-copa nuk hiqet, por rrotullohet së
bashku me pajisjen rrotulluese, atëhere në
këtë rast përpunimi i shkallëzimeve kryhet
me një vendosje dhe dy pozicione.
Kalim quhet ajo pjesë e operacionit që kryhet
në një ose në disa sipërfaqet të pjesës-copës
që përpunohet me një ose disa vegla, pa
ndryshuar regjistrimin e makinës (regjimin e
punës, veglën, vendosjen).
Operacioni i shpimit të
vrimës me tre kalime:
1-shpimi
2-zgjerimi
3-përpunimi
i
kanalit
ballor
Kalesë quhet ajo pjesë e kalimit që kryen
heqjen e vetëm një shtrese metali, pa
ndryshuar veglën, sipërfaqen që përpunohet
dhe regjistrimin e punës së makinës
metalprerëse. Ndryshimin e thellësisë së
prerjes në këtë rast nuk duhet konideruar si
ndryshim i regjimit të punës. Për këtë arszye
dy ose më shumë kalesa të njëpasnjëshme
në të njejtën sipërfaqe me të njetën vegël, me
të njejtin numër rrotullimesh dhe me të
njejtën trashësi të hapit, pavarsisht thellësisë
së prerjes, konsiderohen si një kalim me disa
kalesa.
Procesi teknologjik nuk mjafton vetëm ta
nxjerri produktin në treg.
Nëse produkti:
-nuk posedon cilësi të lartë,
-nuk ka kosto të ulët,
-nuk ofrohet në kohen e duhur (Just in
time) dhe
-e ndot mjedisn jetësor, atëhere procesi
teknologjik
nuk
është
konkurrent,
përkatësisht nuk është efikas dhe efektiv.
Llojet e prodhimit
Prodhimi individual karakterizohet nga
prodhimi i detaleve të veçanta ose në sasi të
vogla (një ose disa ekzemplarë), të cilat ose
nuk përsëriten ose mund të përsëriten pas një
periudhe të pacaktuar kohore. Karakteristikë e
këtij lloji të prodhimit është se në vendet e
punës kryhen punime të ndryshme, të cilat
nuk përsëriten. Për këtë qëllim vendet e
punës janë të pajisura me pajisje dhe vegla
universale. Punëtori duhet të ketë kualifikim
të lartë, pai që ai kryen operacione të
ndryshme dhe bën vetë përgatitjen e pajisjes.
Pasi që përgatitja e pajisjes kërkon kohë
të konsiderueshme, si rrjedhim rendimenti i
punës te ky lloj prodhimi është i ulët, ndërsa
kostoja (çmimi) e prodhimit e lartë.
Prodhimi në seri (serik) karakterizohet
nga prodhimi i detaleve të shumta që
përsëriten pas një periudhe të caktuar kohore.
Karakteristikë e këtij lloji të prodhimit është
kryerja në çdo vend pune e disa punimeve
(operacioneve) që përsëriten periodikisht. Në
këtë rast, krahas pajisjeve universale,
përdoren edhe pajisje dhe instrumente
speciale.
Në këtë lloj prodhimi punëtori kryen disa
punime të kufizuara dhe si rrjedhim nuk është
e nevojshme që të ketë kualifikim të lartë si në
rastin e prodhimit individual.
Përgatitja e pajisjeve të punës bëhet
periodikisht kur kalohet nga një seri në tjetrën
me ç,rast kursehet në kohë dhe si rrjedhim
edhe kostoja e prodhimit është më e vogël.
Varësisht nga sasia e detaleve që e
përbëjnë serinë, kemi:
-seri të vogla,
-seri të mesme dhe
-seri të mëdha.
Karakteristikat themelore të prodhimit
në seri:
-nomenklatura (emërtesa) e detaleve që
prodhohen është thjeshtë,
-përdoren makina të veçanta për
prodhim, përkatësisht makina për qëllime
specifike-speciale,
-mund të bëhet aftësimi i makinave dhe
pajisjeve
për
zbatimin e operacioneve
specifike-speciale për një kohë të shkurtër
deri sa të punohet seria e detaleve, etj.
Prodhimi në masë (masiv) karakterizohet
nga prodhimi i detaleve në mënyrë të
pandërprerë për një kohë jashtëzakonisht të
gjatë. Karakteristikë e këtij prodhimi është
kryerja në çdo vend pune, vazhdimisht dhe
pandërprerje, vetëm e një opercioni të
caktuar. Kjo krijon mundësinë e specializimit
të vendit të punës, dhe si rrjedhim vendet e
punës janë të pajisura me pajisje dhe
instrumente speciale.
Në këtë lloj prodhimi rendimenti i punës
është i lartë , kurse kostoja e prodhimit e ulët.
Karakteristikat themelore të prodhimit
në masë:
-nomenklaturë (emërtesë) shumë e
ngushtë e produkteve në krahasim me
prdhimin në seri. Fabrikat e prodhimit në
masë zakonisht prodhojnë një tip detali dhe
ka raste edhe një tip përmase-dimensioni,
-për prodhimin në masë përdoren pajisje
dhe makina speciale që destinohen për
përpunimin e një tip detali.
-këto pajisje, përkatësisht makina
realizojnë produktivitet të lartë,
-detalet
e prodhuar në masë i
plotësojnë konditat e shkëmbimit reciprok,
ashtu që nuk është e nevojshme të hatxhohet
kohë për agjustimin e tyre gjatë montimit,
-procesi
teknologjik,
përkatësisht
procesi i prodhimit në masë mund të
automatizohet në mënyrë të plotë dhe kështu
mundësohet rritja e produktivitetit,
-mund
të
përdoren
makina
shumëshpindelëshe, etj.
Në literaturën bashkëkohore mund të
gjendet edhe termi: prodhim procesor dhe
prodhim fleksibil.
Prodhimi procesor karakterizohet nga:
-prodhimi kontinual i produkteve,
-teknologji integrale e prodhimit dhe rrjedhje
kontinuale e procesit,
-prodhim intensiv,
-pajisjet e mekanizuara dhe automatizuara,
-numër i vogël i punonjësve,
-planifikimi i materialeve të depos,
-efikasitet dhe efektivitet i larte prodhues.
Prodhimi fleksibil
Edhe pse ky prodhim është me kosto të
lartë, mundësohet produktivitet i lartë
nëpërmjet:
-shpejtesisë së madhe,
-cilësisë së lartë,
-mbajtjes se rezervave të vogla në depo,
-mundësisë së ndërrimit të
shpejtë të
programit prodhues dhe
-zero skarcitetit,
-punë ekipore e punëtorëve me kulifikime të
ndryshme,
-këmbimi elektronik i të dhënave, etj.
Parametrat teknologjik
Parametrat ose treguesit (indeksat)
kryesorë që e karakterizojnë efikasitetin dhe
efektivitetin e një procesi teknologjik janë:
-rendimenti
(shkalla
e
shfrytëzimitproduktiviteti-prodhueshmëria),
-konsumi i lëndës së parë,
-konsumi i energjisë për njësi prodhimi,
-cilësia (kualiteti),
-investimet kapitale,
-kostoja e prodhimit etj.
Inpute(hyrjet)
Inpute(hyrjet)
NDE R MAR R J A
Outputet(daljet)
Outputet(daljet)
Produktiviteti = Outputet / Inputet
Duke i analizuar në mënyrë të
hollësishme dhe krahasuese të gjithë këto
faktorë, përcaktohet se sa është dobiprurës
procesi teknologjik dhe përcaktohen kushtet
optimale të zhvillimit të procesit teknologjik
në veçanti dhe të procesit të prodhimit në
përgjithësi.
Mekanizimi dhe automatizimi i proceseve
teknologjike
Me termin mekanizim nënkuptohet
zëvendësimi i punës së krahut(dorës) me
punën e mekanizmave dhe të makinave.
Mekanizimi e rrit dukshëm rendimentin
(produktivitetin) në punë për arsye të
intensifikimit të punës me ndihmën e
pajisjeve përkatëse, por njëkohësisht e
pakëson numrin e personelit punues.
Pra, mekanizim do të thotë zëvëndësim
te punës së krahut me punën e mekanizmave
dhe makinave. Mekanizimi e intensifikon
procesin dhe si rrjedhim rritet dukshëm
rendimenti
i
prodhimit
duke
e
zvogëluar(pakesuar) personelin punues.
Automatizimi është shkalla më e lartë e
mekanizimit. Me automatizim nënkuptohet
përdorimi i një vargu aparatesh, përkatësisht
pajisjesh të cilët mundësojnë që procesi
teknologjik, respektivisht procesi i prodhimit
të realizohet pa pjesëmarrjen e drejtëperdrejt
të njeriut, por vetëm nën kontrollin e tij.
Me automatizim të procesit rritet
rendimenti i punës dhe përmirësohet cilësia e
prodhimit. Parimisht automatizimi i procesit
realizohet nga puna (veprimi) e përbashkët e
tre njësive: njësia matëse (matësi), njësia
rregulluese (rregullatori) dhe njësia vepruese
(vepruesi). Për automatizimin e plotë të
procesit të prodhimit përdoren pajisje nga më
të ndryshmet
deri te makinat llogaritëse
elektronike të cilat furnizohen me programe të
ndryshme, varësisht prej nevojës.
Tendencat bashkëkohore të zhvillimit teknologjik
-zhvillimi i procesve teknologjike fleksibile,
-zhvillimi i proceseve teknologjike me zero
scarco (pa humbje),
-zhvillimi
i
proceseve
teknologjike
që
mundësojnë progres ekonomik dhe transfer të
shpejtë teknologjik,
-zhvillim
i
proceseve
teknologjike
që
mundësojnë prodhime (produkte) me përmasa
mikrometrike,
-zhvillimi i nanoteknologjisë,
-zhvillimi i bioteknologjisë, etj.