leksioni1 rrj

Download Report

Transcript leksioni1 rrj

Rrjetat e kompjuterave
1
Rrjetat kompjuterike
 Me rrjetat kompjuterike nënkuptojm lidhjen e dy apo më shumë
kompjuterave ndërmjet veti.
 Rrjeti kompjuteristik mundëson komunikimin midis shfrytëzuesve të
sistemit/sistemeve informatike.
 Kompjutorët e lidhur në rrjetën kompjuteristike funksionojnë në
mënyrë unike sipas standardeve të përcaktuara komunikuese çka do të
thotë se “flasin gjuhën e njëjtë”
2
Rrjetat kompjuterike
3
Shembulli i lidhjes së dy kompjutorëve
4
Llojet e rrjetave kompjuterike
 LAN (Local area network) – ka karakter lokal dhe i lidhë
kompjuterët në një hapsirë të kufizuar (ndërmarje, organizatë,
e tj.)
– Intraneti ndërlidh sistemet kompjuteristike të një
ndërmarje apo organizate duke u bazuar në teknikën e
internetit posacërisht në TCP/IP protokolin
- Extraneti bën zgjerimin e intranetit me ndërmarje të tjera
si p.sh distributorët, furnitorët e tj.
 WAN (Wide Area Network) mbulon hapsirë të gjërë
gjeografike dhe mundëson komunikimin në distanca të
mëdha. (rrjet e LAN-neve të ndërlidhura në hapesirë të gjerë
gjeografike)
 Interneti lidh intranetët nga e gjithë bota
5
LAN dhe WAN
6
6
intraneti
intraneti
extraneti
7
7
Interneti
Interneti përbëhet nga:
 një numër i shumtë i kompjuterëve të cilët direkt apo
indirekt
- janë të ndërlidhur mes tyre,
-aplikojnë protokol të njejte transmisioni (TCP/IP)
-shërbime mundet të ofrohen ose/dhe të shfrytëzohen,
 dhe një numër i madh i shfrytëzuesve të cilët nga
kompjuterët e tyre apo vendeve të tyre të punës kanë akses
direkt në këto shërbime
 një numër i madh i rrjetave të tjera të cilat ndërlidhen
nëpërmjet të ashtuquajturëve gateways (kompjuter për
komunikim)
8
9
9
The Internet is just like the Universe
10
10
Modelet e studimit të rrjetave - OSI
 Rreth fundit te viteve 80 dhe fillimi i vt. 90 paraqitet rritje e
përdorimit të rrjetave që implementonin vetëm harduer dhe
softuer , dhe që rezultonte në jokompatibilitet dhe dobësim të
lidhjeve
 ISO erdhi ne përfundim që kishte nevojë të krijohej një model i
rrjetës që do t'i ndihmonte konstruktuesve të rrjetës të
implemetojnë rrjeta që mund të komunikojnë dhe funksionojnë së
bashku. Si rezultat në vitin 1984 u publikua Modeli Referues OSI.
 Modeli referues OSI i lejon përdoruesve të vizualizojnë funksionet
e rrjetit që zhvillohen në secilin nivel.
11
Modeli OSI
 Modeli referues OSI, ka shtatë nivele dhe secili prej tyre ilustron
funksione të pjesëshme të rrjetës. Kjo ndarje e funksioneve quhet
nivelizim. Ndarja e rrejtës në shtatë nivele ofron përparësitë
vijuese:
- E ndan komunikimin e rrjetave në pjesë më të vogla për ta bërë
më të lehtë për ta kuptuar.
- I standardizon komponentet e rrjetës për të lejuar zhvillimin dhe
përkrahjen e ofruesve të shumëfishtë.
- Mundëson lloje te ndryshme të hardver-it dhe softver-it të
rrjetave për komunikim mes tyre.
- Parandalon ndryshimet në njërin nivelizues nga efektet e tjerëve
kështu që ata të mund të zhvillohen më shpejtë.
- I ndan rrjetat komunikuese në pjesë të vogla për ta bërë procesin
e të mësuarit më lehtë për t'u kuptuar.
12
Modeli OSI
Shtatë nivelet e modelit referues
OSI janë:
• Niveli 7: Niveli i aplikimit (Aplication layer)
• Niveli 6: Niveli i prezentimit (Presentation layer)
• Niveli 5: Niveli i sesionit (Session layer)
• Niveli 4: Niveli i transportit (Transport layer)
• Niveli 3: Niveli i rrjetës (Network layer)
• Niveli 2: Niveli i lidhjes se shënimeve (Data link layer)
• Niveli 1: Niveli fizik (Physical layer)
13
Niveli i aplikimit (Aplication layer)
 Niveli i aplikimit është niveli më i afert i OSI për përdoruesit. Ai iu
ofron aplikacioneve të përdoruesve shërbime të rrjetave.
 Dallohet nga nivelet tjera në atë se nuk i ofron shërbime asnjë
niveli tjetër të OSI por vetëm aplikacioneve jashtë modelit OSI.
 Shembuj të aplikacioneve të tilla janë programet tabelare,
programet për përgatitje dokumentesh si dhe terminalet e
programeve bankare.
14
Niveli i prezentimit
(Presentation Iayer)
 Niveli i prezentimit siguron që informacionet që i dërgon niveli i
aplikimit të një sistemi janë të lexueshme nga niveli i aplikimit të
një sistemi tjetër.
 Formatim i përbashkët i të dhënave
15
Niveli i sesionit (Session layer)
 Themelon, menaxhon dhe përfundon sesionet në mes të dy
konferencierëve apo nyjeve (hosts) që komunikojnë.
 Niveli i sesionit ofron shërbimet e tij nivelit të prezentimit.
 Sinkronizon dialogun në mes të dy niveleve të prezentimit të dy
konferencierëve dhe menaxhon shkëmbimin e të dhënave mes
tyre.
16
Niveli i transportit (Transport layer)
 Niveli i transportit segmenton të dhënat nga sistemet e dërguesit
dhe i rigrumbullon të dhënat ne burimin e të dhënave ne sistemin
e pranuesit
 Kufiri ndërmjet nivelit të transportit dhe nivelit të sesionit mund të
mendohet si kufi ndërmjet protokoleve të aplikimit dhe
protokoleve të rrjedhjes se të dhënave.
 Gjersa niveli i aplikimit, prezentimit dhe i sesionit kanë te bëjnë
me çështje aplikative, katër nivelet e ulëta kanë të bëjnë me
çështjen e transportimit të te dhënave.
17
Niveli i Rrjetës (Network layer)
 Niveli i rrjetës është nivel kompleks që ofron lidhshmëri dhe
selektim të rruges ne mes të dy sistemeve të konferencierëve
(nyjeve) që mund të jenë të vendosur ne rrjeta të ndara
gjeografikisht.
 Rrugëtimi (routing)
18
Niveli i lidhjes se shenimeve (Data Link)
 Niveli data link ofron transit të sigurtë të të dhënave përgjatë
lidhjes fizike.
 Data link ka të bëjë me topologjinë e rrjetës, qasjen e rrjetës,
lajmërimin e gabimit, dërgimi i caktuar i kornizave, dhe kontrollën
e rrjedhjes se informatave.
19
Niveli fizik (Physical layer)
 Niveli fizik definon specifikacionet elektrike, mekanike,
procedurale dhe funksionale për aktivizimin, mirëmbajtjen dhe
deaktivizimin e lidhjes fizike ne mes të sistemeve të fundme.
 Këto karakteristika si niveli i tensionit, ndryshimet e tensionit,
shkallët e të dhënave fizike, maksimumi i distances se
transmetimit, konektorët fizik dhe të tjerë dhe atributet e
ngjashme definohen nga specifikacionet e nivelit fizik.
20
Protokolet
 Përshkrimi preciz i rregullave dhe mënyra në të cilën kompjuterët e
ndryshëm mund të komunikojnë në rrjet quhet protokol.
 Me anë të protokoleve arrihet lidhja në mes të kompjuterëve personalë dhe
qendrës së madhe kompjuterike.
 Softveri i cili mundëson funksionimin normal të Internetit përbëhet nga
dy komponente të protokoleve të cilat sipas standaradeve ndërkombëtare
quhen:
 TCP (Transmission Control Protocol ) dhe
 IP ( Internet Protocol)
TCP ka për detyrë organizmin dhe shpërndarjen e të dhënave në
pakete të cilat duhet që të dërgohen, kurse IP ka për detyrë
bartjen e tyre nëpër rrjet, që në terminologjinë kompjuterike
quhet rutim (routing).
21
TCP/IP
 Komunikimi/bartja e të dhënave ndërmjet sistemeve
kompjuterike në internet realizohet nëpërmjet të të
ashtuquajturit transmision control protocol/internet
protocol-TCP/IP - me ndarje të të dhënave me madhësi të
njejtë - të ashtuquajtura paketa të cilat munden të jenë me
gjatësi të njejta apo të ndryshme.
22
Modeli TCP/IP
 I krijuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve.
 Modeli TCP/IP ka katër nivele: nivelin e aplikimit, nivelin e
transportit, nivelin e Internetit dhe nivelin e qasjes në rrjetë.
23
Modeli TCP/IP
 Niveli 4: Niveli i aplikimit (Aplication layer)
Dizajnerët e TCP/IP kuptuan që protokolet e niveleve të larta duhet
të përfshijnë detale për nivelin e aplikimit dhe të prezentimit. Ata e
krijuan një nivel të aplikimit që merret me protokolet e niveleve të
larta, çështjet e përfaqësimit, dekodimin dhe kontrollën e dialogut.
 Niveli 3: Niveli i transportit (Transport layer)
Niveli i transportit merret me cilësinë e shërbimeve të sigurisë,
kontrollës së rrjedhjeve dhe korrektimit të gabimit. Një nga
protokolet e tij, protokoli për kontrollë të transmetimit
(transmission control protocoI-TCP), ofron mundësi të
shkëlqyeshme dhe fleksibile për të krijuar komunikim të
besueshëm, rrjedhje të mire informatash dhe gabime të vogla në
rrjetë.
24
Modeli TCP/IP
 Niveli 2: Niveli i Internetit (Internet layer)
Qëllimi i nivelit të Intemetit është të dërgojë pakot nga burimi në
ndër-rrjetë (internetwork) dhe të bejë ato të arrijnë në destinacion
pavarësisht nga rruga dhe rrjeta që ata zgjedhin. Protokoli specifik
që udhëheq me këtë nivel quhet Protokoli i Intemetit (Internet
Protocol -IP).
 Niveli 1: Niveli i qasjes në rrjetë (Network access layer)
Emërtimi i këtij niveli është shumë i gjerë dhe disi konfuz.
Gjithashtu njihet edhe si niveli konferencier në rrjetë (host-tonetwork). Është niveli që merret me të gjitha çështjet që i kërkon
një IP adresë për të bërë lidhjen fizike. Përfshinë detalet e
teknologjisë së LAN dhe WAN, dhe të gjitha detalet në nivelin fizik
OSI dhe atë të lidhjes se shenimeve (data link).
25
Krahasimi i modelit OSI dhe modelit
TCP/IP
26
Krahasimi i modelit OSI dhe modelit
TCP/IP
Ngjashmëritë:
Dallimet:
- Që te dy posedojnë nivele
- Që të dy posedojnë nivele të
aplikimit ndonëse ato kryejnë
shërbime të ndryshme
- Që të dy posedojnë nivele
transport të krahasueshëm dhe
nivele të rrjetës
- Profesionistët e rrjetave duhet
që t'i dijnë që të dyja
- TCP/IP kombinon nivelin e sesionit
dhe të prezentimit në nivelin e
aplikimit
- TCP/IP duket më i thjeshtë sepse ka
më pak nivele por kjo është vetëm ide
e gabuar. Niveli OSI, me nivelet e tij
më shume në numër dhe më pak
kompleks, është më i thjeshtë për t'u
zhvilluar dhe për të zgjidhur
probleme.
27
Grafi i protokolit TCP/IP
28
Grafi i protokolit TCP/IP
 FTP (File Transfer Protocol) – protokol që mundëson qasje të fajllave.





Shumë serverë në mbarë botën u mundësojnë njerëzve të kyçen dhe të
zbresin fajlle të ndryshme.
HTTP (Hypertext Transfer Protocol) – specifikon çfarë mesazhesh klientët
dërgojnë tek serverët dhe çfarë përgjigje marrin ato si kthesë.
SMTP (Simple Mail Transfer Protocol) – e-mail
DNS (Domain Name System) – shndërrimi i emrave të
konferencierëve(host) në IP adresa
TCP (Transmission Control Protocol) – mundëson një rrjedhje bajtësh e
dalë nga një burim (dërguesi) të dërgohet te pranuesi në internet. I
fragmenton rrjedhjet e bajtëve në mesazhe diskrete dhe e bart secilin nga
ta në shtresën e Internetit.
UDP (User Datagram Protocol) – protokol jo fort i besueshëm për
aplikacionet. Është me rëndësi të bëhet dërgimi i mesazhit shpejt pa
krijuar ndërlidhje dhe se saktësia nuk është faktor vendimtar.
29
30