Koncepte te perkatesise gjinore

Download Report

Transcript Koncepte te perkatesise gjinore

PËRKATËSIA GJINORE DHE
ZHVILLIMI
Koncepte kryesore
Përkatësia Gjinore kundrejt Seksit


Përkatësia Gjinore (Gender), i referohet mundësive dhe
normave të shoqërisë, të lidhura me faktin e të qenit burrë apo
grua, vajzë apo djalë, si dhe marrëdhënieve mes grave dhe
burrave.
Seksi ka të bëjë me dallimet biologjike midis meshkujve dhe
femrave, të cilat janë universale dhe nuk ndryshojnë në mënyrë
natyrale. Ai ka të bëjë me ndryshimet e mundshme në organet
seksuale dhe funksionet riprodhuese.
Përkatësia Gjinore



Përkatësia gjinore përcakton se çfarë pritet, lejohet dhe
vlerësohet tek një grua apo një burrë në një moment të
caktuar.
Përkatësia gjinore i referohet përcaktimit socio-kulturor
të burrit dhe të gruas, mënyrës se si shoqëritë bëjnë
dallimin mes burrave dhe grave dhe u caktojnë atyre
role shoqërore.
Ajo përdoret si mjet analitik për të kuptuar realitetet
sociale, në lidhje me burrat dhe gratë.
Socializimi
Përvoja jetësore sociale, përmes së cilës
individët zhvillojnë potencialin e tyre njerëzor
si dhe mësojnë mënyrën e jetesës e kulturën e
tyre.
I gjithë “paketimi” shoqëror dhe kulturor që
bëhet për vajzat dhe djemtë që nga lindja e
tutje, duke i mësuar rolet gjinore, quhet
“gjinizim” ose “indoktrinim gjinor”.
PROÇESI I SOCIALIZIMIT
Sipas Ruth HARLEY socializimi ndodh përmes 4 proçeseve :
1.
Manipulimi- mënyra se si trajtohet një fëmijë (djemtë të
fortë, vajzat të bukura);
2.
Kanalizimi - drejtimi i vëmendjes së fëmijëve ndaj
objekteve apo aspekteve të objekteve;
3.
Emërtimet gojore – shprehjet verbale me të cilat u
drejtohemi fëmijëve;
4.
Ekspozimi ndaj aktiviteteve – aktivitete tradicionale
mashkullore dhe femërore në të cilët përfshihen djemtë dhe
vajzat.
Diversitet!
Gratë dhe burrat nuk janë kategori homogjene
 ngjyrë
 fe/etnicitet
 moshë/gjeneratë
 status martesor
 fëmijë/strukturë familjare
 klasë
Rolet Gjinore


… janë rreth pritshmërive dhe përgjegjësive
… lidhen me të gjitha aspektet e jetës së grave dhe
burrave, nevojave dhe interesave të tyre të
veçanta, aksesit në burime dhe mundësive të
ndryshme.
Këndvështrimi gjinor apo lente gjinore

Të përdorësh një "këndvështrim gjinor"
do të thotë ta trajtosh apo shqyrtosh një
çështje, duke i kushtuar vëmendje të
veçantë mënyrave potencialisht të
ndryshme me të cilat burrat dhe gratë
ndikohen apo mund të ndikohen.
Vlerësimi i ndikimit gjinor

Shqyrtimi i propozimeve të politikave për
të parë nëse ato do të ndikojnë tek
burrat dhe gratë në mënyra të ndryshme,
me qëllim përshtatjen e këtyre
propozimeve për të siguruar neutralizimin
e pasojave diskriminuese.
Diskriminim– është një sjellje e dukshme me anë të së
cilës individët trajtohen ndryshe dhe jo në mënyrë
të favorshme, në bazë të racës, klasës, seksit apo
statusit kulturor të tyre.
Diskriminim gjinor -konsiderohet si përjashtim,
pengesë dhe dallim i bërë në bazë të seksit, që ka
si qëllim mohimin e ushtrimit të barabartë të të
drejtave e lirive themelore të njeriut në të gjitha
fushat (CEDAW).
Barazia Gjinore/Gender Equality - koncept sipas të cilit të gjitha
qeniet njerëzore, pa dallim race, seksi, bindjeje fetare, niveli socialkulturor apo status politik, duhet të kenë të drejta ligjore të
barabarta.
Drejtësia gjinore/Gender Equity – nënkupton nxitjen e barazisë
personale, shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike për të
gjithë.
Barazia gjinore kundrejt drejtësisë
gjinore
Barazia gjinore: i referohet trajtimit të njëjtë apo
uniformitetit lidhur me sasinë, vlerën dhe intensitetin e
masave të marra e të zbatuara për burrat dhe gratë
(legjislacioni).
Drejtësia gjinore: nënkupton që të bëhet çfarë është e
nevojshme për të siguruar barazi rezultatesh në
përvojat e jetës së burrave dhe grave. Ajo është e
vështirë të shprehet përmes legjislacionit: trajtimi
identik mund të kënaqë kriterin e barazisë, por jo atë
të drejtësisë.
Të ndryshëm, por të barabartë
…jo të ngjashëm!
Barazi:
 Mundësish
 Aksesi ndaj burimeve
 Kontrolli
 Të drejtash
 Të ardhurash


Nuk do të thotë thjesht një numër i barabartë grash dhe
burrash apo vajzash dhe djemsh, në të gjitha aktivitetet.
Nuk do të thotë domosdoshmërisht të trajtohen gratë dhe
burrat apo vajzat dhe djemtë në të njëjtën mënyrë.
Fuqizimi
Një proçes, përmes të cilit burrat dhe gratë
që ndodhen në pozita të pafavorshme,
rritin aksesin ndaj informacionit, burimeve
e pushtetit vendimmarrës si dhe
ndërgjegjësimin mbi pjesëmarrjen në
jetën komunitare, me qëllim arritjen e një
niveli të caktuar kontrolli.
Integrimi gjinor
Eshtë (ri), përmirësimi, zhvillimi dhe vlerësimi i
proceseve politike, në mënyrë që perspektiva
gjinore të mishërohet në të gjitha politikat e të
gjitha niveleve prej aktorëvë të përfshirë në
politikë-bërje.
(Formulimi i përkufizimit është bërë nga Seksioni i Barazisë mes Grave dhe Burrave në
Këshillin e Europës.)