Transcript File
Pyetjet tekniko-teknologjike të projektit 1.Cilat zgjidhje teknologjike mundësojnë realizimin e kapacitetit optimal të programit të produkteve/shërbimeve? 2.Cili kapacitet i prodhimit/shërbimit është optimal nga aspekti teknologjik(që siguron raport më të leverdishëm midis sasisë, kohës dhe shpenzimeve)? 3.Ku mund të furnizohen teknologjitë(në vend apo nga importi)? 4.A janë teknologji me orientim intenzivo-punuese(univerzale) apo kapitalointenzive(specializuara)? 5.Çka është vendimtare me rastin e përzgjedhjes së teknologjive(çmimi, afati i qëdrueshmerisë, prodhueshmeria, servisimi, sigurimi i pjesëve rezervë? 6.Sa ndikon prejardhja e lëndës së parë (vendore, importuar) me rastin e përzgjedhjes së teknologjisë konkrete? 7.Cili lloj i objektit ndërtimor(madhësia, materjali etj) i përgjigjet teknologjisë së përzgjedhur? Pyetjet tekniko-teknologjike të projektit(1) 8.Si të rënditen teknologjitë në hallën e prodhimit që të sigurojnë punë normale dhe prodhimtari efiçente? 9.Cilat janë teknologjitë që sigurojnë shpenzime optimale të punës, lëndës së parë, materialit, energjisë dhe të inputeve tjera për njësi prodhimi/shërbimi 10.Cila është koha e nevojshme(gjithsej dhe sipas fazave) nga ndërtimi i objektit e deri të instalimi i teknologive deri të lëshimi i tyre në punë 11.A janë siguruar masat mbrojtëse adekuate për teknologjitë përkatëse Lokacioni i projektit Faktorët të cilet ndikojnë në zgjedhjen e Lokacionit të projektit: 1.Lloji i veprimtarisë(prodhuese, tregtare, shërbyese, etj) 2.Karakteristikat e procesit të prodhimit/shërbimit/tregtimit 3.Kushtet klimatike, natyrore, përbërja e tokës, resurset natyrore 4.Kufizimet dhe kushtet demografike(numri, dendësia, dhe struktura demografike, sociale dhe ekonomike) 5.Afërsia e tregut të furnizimit dhe tregut të shitjes 6.Afërsia dhe mundësia e përzgjedhjes së kuadrit 7.Faktorët ekstern të projektit(komunikimi me partnerët e projektit) Teknologjia dhe kapaciteti i projektit Llojet e kapacitetit të teknologjive nga aspekti ekonomik: 1.Kapaciteti maksimal(kapaciteti teknik prodhues i instaluar) 2.Kapaciteti punues(kapaciteti i cili mund të realizohet në kushte të dhëna të faktorëve konkret limitues, i cili mund të jetë më afër apo më largë kapacitetit optimal) 3.Kapaciteti minimal(nga aspekti ekonomik është kapaciteti i cili ende na mundëson rezultate pozitive financiare) 4.Kapaciteti optimal(paraqet kombinim të tillë të faktorëve të prodhimit, apo shfrytëzim i tillë i kapaciteteve i cili mundëson shpenzime minimale për njësi të efekteve) Faktorët kufizues për arritjen e kapaciteteve të deshiruara 1.Çrregullimet në plasmanin e produkteve/mallit/shërbimeve të projektit 2.Mungesa e hapësirave për depozitimin e lëndës së parë/produkteve/shërbimeve 3.Rritja e shpenzimeve të prodhimit/tregtimit apo shërbimit 4.Puna në më pak ndërrime dhe ndërprerjet e punës midis ndërrimeve 6.Mirëmbajtja e rregullt dhe gjenerale e pajisjeve 7.Ngecjet në furnizimin e lëndës së parë dhe repromaterialeve, energjisë 8.Prishjet e pajisjeve, instalimeve etj 9.Zvogëlimi i disciplines së punës 10.Humbjet e paplanifkuara të orëve të punës 11.Lëvizjet/fluktuacioni i stafit të projektit 12.Dobësit në menaxhimin e projektit 13.Paraqitja e fyteve të ngushta të prodhimit/tregtimit apo shërbimit Mjetet kryesore të projektit • Të gjitha pasuritë materiale dhe jomateriale me kohëzgjatje mbi një vit(toka, të mbjellurat shumëvjeçare, kopeja themelore, hallat e prodhimit, objektet administrative të projektit, pajisjet,stabilimentet etj) • Përshkrimi teknik i mjeteve, kushtet e mirëmbajtjes, kohëzgjatja e shfrytëzimit, kushtet e furnizimit, distribuimit, depozitimit • Shpenzimet individuale dhe të përgjithshme lidhur me furnizimin e mjeteve Inputet materiale të projektit • Të gjitha mjetet me kohëzgjatje më të shkurtë se një vit, të domosdoshme për funksionimin normal të projektit(prodhimin e produkteve/sherbimeve) Informatat lidhur me inputet e nevojshme 1.Përshkrimi(lloji) dhe sasia e lëndës së parë, materialeve, energenteve të nevojshme për realizimin e projektit(produkteve/sherbimeve) 2.Kushtet e furnizimit 3.Kushtet e distribuimit(transportit) 4.Kushtet e depozitimit 5.Shpenzimet individuale dhe të përgjithshme lidhur me furnizimin e inputeve Punëtorët e nevojshëm • Numri i punëtorëve të rregullt dhe honorar të projektit të nevojshëm për zhvillim normal të projektit • Të dhënat detaje për angazhimet nëpër sektor dhe departamente të projektit • Struktura kualifikuese etj Informatat lidhur me punëtorët e nevojshëm të projektit 1.Numri dhe struktura kualifikuese e punëtorëve të nevojshëm të projektit(prodhue, shërbyes etj) 2.Burimet e furnizimit të punëtorëve(lokal,vend,jashtë vendit) 3.Sistematizimi dhe përshkrimi i vendeve të punës 4.Shpenzimet individuale dhe të përgjithshme(pagat neto/bruto, shpenzimet tjera) Masat mbrojtëse • Mbrojtja në punë(nga lëndimet, nga sëmundjet psiqike, nga zhurma, ftofja, higjiena, lagështia, hapësirat e errësuara etj) • Mbrojtja e ambientit(helmimi kimik, mekanik i ajrit, ujit,etj) Realizimi i projektit • Periudha prej fillimit të aktiviteteve të realizimit të projektit, puna provuese, deri të fillimi i prodhimit të rregullt Faktorët të cilet ndikojnë në periudhen e realizimit të projektit 1.Veprimtaria të cilës i takon projekti 2.Kvaliteti i punëve organizative 3.Kushtet infrastrukturale në mikrolokacion dhe makrolokacion 4.Madhësia(kapaciteti) i projektit 5.Karakteristikat tekniko-teknologjike të projektit(objekti ndërtimor, pajisjet etj) 6.Siguria dhe kvaliteti i burimeve të financimit të projektit 7.Çvleftësimi eventual i parasë gjatë periudhes së aktivizimit të projektit 8.Ngecjet në dergesat e komponenteve teknike dhe teknologjike dhe të lëndës së parë të projektit 9.Ndërrimi i kushteve të tregut gjatë periudhes së aktivizimit të projektit 10.Ndryshimi i politikave ekonomike gjatë periudhes së aktivizimit 11.Vonesat në angazhimin dhe aftësimin e personelit etj. Shkaqet e zgjatjes së periudhes së aktivizimit 1.Nevoja për burime shtesë të kapitalit 2.Vështirësit gjatë përmbushjes së obligimeve kreditore 3.Fitimi i humbur për shkak të zgjatjes së kohës së aktivizimit të projektit 4.Mospërmbushja e obligimeve ndaj blerësve 5.Rritja e shpenzimeve të eksploatimit të projektit 6.Dëmtimi i pajisjeve, i lëndës së parë, materialeve etj. Përshkrimi dhe zgjatja e aktiviteteve(punëve) të aktivizimit të projektit Nr.r. Aktivitetet e parapara 1. Identifikimi I burimeve t; financimit 2. Plani teminal i aktivizimit të mjeteve 3. Identifikimi I burimeve të jashtme të kapitalit 4. Punët juridiko-administrative, regjistr. 5. Hartimi i projektit 6. Sigurimi i lejeve të punës 7. Përgatitja e tenderit 8. Aktivizimi i kapitalit 9. Ndërtimi i objektit, instalimet 10. Furnizimi dhe montimi i teknologjive 11. Kontraktimi dhe furnizimi i inputeve 12. Finalizimi i punëve të marketingut Fillimi Zgjatja Gjit Projeksioni i planit terminal të aktivizimit Nr. rend. Aktivi.1 Aktivi 2. Aktivi 3. .......... Aktiv...n 1 2 3 4 5