Integrimi i nxënësve të kthyer nga mërgata në shkollat e Kosovës
Download
Report
Transcript Integrimi i nxënësve të kthyer nga mërgata në shkollat e Kosovës
AVNI REXHA, udhëheqës i zyrës për barasvlerë dhe njohje të diplomave
parauniversitare - MASHT
Integrimi i nxënësve të kthyer
nga mërgata në shkollat e
Kosovës
Seminar kombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në
mërgatë
Vlorë, 26-28 korrik 2010
Një historik i shkurtër
Procesi i barasvlerësimit dhe njohjes së dokumentacionit në
Kosovë ka filluar në vitin 2000. Ky proces në fillim është
bazuar në rregulloret që janë hartuar nga organet
përgjegjëse arsimore të ngritura nga Misioni Civil
Ndërkombëtar në Kosovë (UNMIK-u) e më pastaj në bazë të
udhëzimeve administrative të hartuara dhe miratuara nga
MASHT-i .
Në bazë të të dhënave që posedon MASHT-i ,sipas kërkesave
për barasvlerë dhe njohje të dëftesave dhe diplomave, nga
viti 2003 e deri më tani, në nivele të ndryshme të arsimimit
parauniversitar, janë regjistruar dhe sistemuar rreth 5400
nxënës. Ndërsa, gjatë vitit 2009 dhe deri në qershor 2010 nga
vendet e ndryshme janë kthyer në Kosovë 856 nxënës, për t’i
vazhduar mësimet këtu.
Nxënësit e kthyer janë nga vendet e ndryshme evropiane, por
edhe nga Amerika e vendet tjera. Megjithatë, shumica prej
tyre janë nga Gjermania dhe Zvicëra, ku jeton edhe shumica
e mërgatës nga Kosova.
2
Procedurat për barasvlerë dhe njohje
të dokumenteve
Komisioni për barasvlerë dhe njohje të
dokumenteve zakonisht bënë dy veprime:
sitemimin dh avancimin e nxënësve të
kthyer. Por, shpesh has edhe në vështirësi .
3
Procedurat për barasvlerë dhe njohje të
dokumenteve - Sistemimi
- Nëse nxënësit kthehen nga diaspora, në fund të dy
mujorit të parë të gjysmëvjetorit të parë, regjistrohen në
shkollë, i përcjellin mësimet dhe vlersohen si nxënësit e
tjerë.
- Nëse nxënësit kthehen në fund të gjysmëvjetorit të parë,
i përcjellin mësimet në gjysmëvjetorin e dytë, vlerësohen
si nxënësit e tjerë dhe notat që i merr janë notat e vitit.
- Nëse nxënësit kthehen dy ose tre muaj pa përfunduar
viti shkollor, ata shkojnë në shkollë si dëgjues, nuk
regjistrohen në ditar (regjistër) dhe nuk notohen. Këtyre
nxënësve u njihet klasa e përfunduar dhe konsiderohet
se e kanë mbaruar vitin në diasporë.
4
Procedurat për barasvlerë dhe njohje të
dokumenteve - Avancimi
- Komisioni për barasvlerë dhe njohje bën edhe
avancimin e nxënësve të kthyer, në disa raste . Kjo
ndodhë sidomos me nxënësit të cilët për shkakë të
gjuhës ju ka humbur ndonjë vit shkollor dhe kanë
kaluar moshën e shkollimit. Në këto raste Komisioni
mund të merrë vendim për avanicimin e tyre.
5
Procedurat për barasvlerë dhe njohje të
dokumenteve - Vështirësitë
Komisioni për barasvlerë dhe njohje të dokumenteve
shpesh herë has në vështërsi gjatë procedurës së
barasvlerës së dokumenteve. Vështërsitë më të
dukshme janë:
- Kur nxënësit tanë lënë mësimet këtu në Kosovë, për
një kohë të caktuar, dhe në shtetin që shkojnë,
zakonisht për shkakë të gjuhës, ju humbet ndonjë
vit shkollor. Pastaj kur të kthehën humbin mësimet
me gjeneratën e vet të cilën e kanë lënë.
6
Kthimi i nxënësve në mënyrë
vullnetare dhe në mënyrë të detyruar
•
Integrimi i nxënësve në shkolla është shumë më
i lehtë kur familjet e tyre kthehen në mënyrë
vullnetare. Në këto raste fëmijët përgatiten në
mënyrë psiqike nga prindërit dhe integrimi i tyre
është shumë më i lehtë.
•
Ndërsa fëmijet e familjeve të cilat kthehen në
mënyrë jo vullnetare, e kanë shumë më vështirë
të integrohen. Kjo ndodhë për arsye se familjet e
tyre, në shumicëne rasteve, mendojnë dhe
shpresojnë akoma që të kthehen në vendet prej
nga janë larguar. Kështu ata nuk i kushtojnë
rëndësinë e duhur integrimit të fëmive të tyre në
shkollat e Kosovës.
7
Si i pranon komuniteti shkollor
nxënësit e kthyer nga diaspora ?
Zakonisht nxënësit e kthyer nga diaspora hasin në
mikrpritje të ndryshme në shkollat e Kosovës. Kjo në radhë
të parë varet nga vete mjedisi ku gjendet shkolla, nga
botëkuptimet e nxënësve vendor etj.
P.sh. një nga vështërsitë në të cilën nxënësit e kthyer mund
të hasin është pengesa e shprehjes së lirshme në gjuhën
amtare, shqipe. Kjo mundet të shëndërrohet në objekt
mahie nga shokët e klasës.
Problem tjetër mund të jenë edhe pikëpamjet e ndryshme
që mund të kenë nxënësit për çështje të caktuara. Kjo
ndodhë për faktin që dihet se nxënësit që kanë jetuar jasht
kanë qenë të ekspozuar ndaj botëkuptimeve të ndryshme,
për dukuri e ndryshme shoqërore.
8
Nxënësitë e kthyer dhe vështirësitë
e tyre
Duke u bazuar në intervistimet e nxënësve në disa
shkolla të Kosovës si p.sh. në :
sh.f,,Xhemail Mustafa” (Prishtinë) dhe në sh.f.,,Hasan
Prishtina” (Prishtinë) vështërsit që nxënësat hasin me
vazhdimin e mësimeve janë kryesishte te lëndët shoqërore (
Histori, E.D. Qytetare Gjeografi etj.) dhe atë për arsye të
shprehurit në gjuhën amëtare dhe për arsye të metodologjisë
së mësimëdhënies.
Te nxënësit të cilët kanë vijuar mësimet plotësues shqipe, në
shtetet prej nga vijnë, gjuha ( të kuptuarit) nuk paraqet edhe
shumë problem. Kjo ndodhë falë punës së mësimëdhënësve
të gjuhës shqipe në diaspor -juve si mësimëdhënës.
9
Dallimet e sistemeve të shkollimit
•
Në shumë raste sistemet e shkollimit nuk
janë të njëta me sistemin e shkollimit në
Kosovë: p.sh. në Gjermani shkolla kryesore
(Real Schule) zgjatë 10 vite, kurse te ne klasa
e 10 është në shkollen e mesme të lartë.
•
Vështirësi lidhur me sistemin e shkollimit për
barasvlerë dhe ekuivalencë të dëftesave
kemi edhe me dëftesat dhe dokumentet e
shteteve skandinave si Suedia, Norvegjia,
Finlanda etj. ku në dokumentet e tyre nuk
kemi kurrfarë vlerësimi me nota të nxënësve
(shkollat fillore).
10
Dallimet e sistemeve të shkollimit
(vazhdim)
- Nxënësit të cilët kthehën nga diaspora dhe kanë
përfunduar shkollën kryesore (të obliguar) nuk i
nënshtrohen testit të arritshmërisë i cili
organizohet nga MASHT-i. Këta nxënës
regjistrohen duke u marrë si bazë suksesi i tyre
i përgjithshëm, i arritur në diasporë.
11
Matura, problemet që shfaqen për
nxënësit që kthehen nga mërgata
Një nga vështirësit për nxënësit e kthyer është edhe provimi i
maturës, sidomos në rastet kur:
• Nxënësit të cilët nuk i përfundojnë provimet përfundimtare (siç
është matura apo provime e tjera të parapara në vendet nga të
cilat vijnë) duhet t’i nënshtrohen provimit të maturës në
Kosovë, për ta marr diplomën dhe për ta pasur të drejtën e
konkurrimit në universitet.
• Dallimet në sisteme të arsimit (në Kosovë dhe nga vendi që
kthehet, në kurrikulat etj. është i madh.
• Nxënësit kanë vështirësi në gjuhën amtare (në të shprehur e të
kuptuar).
12
Faleminderit !
13