Fusha e Kurrikulws 1

Download Report

Transcript Fusha e Kurrikulws 1

Fusha e Kurrikulës
•Kurrikula
si fushë studimi është karakterizuar si e pakapshme dhe e
ngatërruar,por ne duhet të ndërgjegjësohemi se kurrikula si fushë studimi është
vendimtare në mbarëvajtjen e shkollave por të gjithë shoqërisë.
•Nëse kurrikulën e vlerësojmë në kuptimin e ngushtë si një listë lëndësh që
mësohen në shkollë,por dhe në kuptimin e gjerë të përvojave që kërkojnë
individët për pjesmarrje të plotë dhe reale në shoqëri,nuk mohohet se kurrikula
ndikon tek të gjithë,jo vetëm arsimtarët dhe kurrikularistët por tek shoqëria në
përgjithësi.
•Janë shkruar shumë libra për kurrikulën por ka ende paqartësi,sidoqoftë me këtë
kurs leksionesh nuk synojme te sqarojmë paqartësitë por të thellojmë të kuptuarit
e paradigmës së këtij aspekti.
•Ne duhet të kuptojmë se kurrikula është produkt dhe rezultat I shoqërisë
njerëzore.
•Shoqëria sot është dinamike dhe shpesh anëtarët e saj cfaqin pasiguri dhe
paqartësi,prandaj edhe kurrikula pasqyron paqartësi të tilla.
•Se cfarë kuptojmë me kurrikul,cfarë gërsheton ajo,kush përfshihet në ndërtiminn
e kurrikulës dhe kujt I shërben ajo,të gjitha këto kuptohen më së miri duke
analizuar konceptin e kurrikules në një konteks të gjërë.
•Prandaj kurrikulën e studiojmë në kuptimin e metodës dhe të përkufizimit.
•Këtë panoramë të gjërë të kurrikulës e paraqesim duke qënë të vetdijshëm se ne
si autorë dhe ju si lexues jemi krejtësisht të përfshirë në sistemin dinamik të saj
Metodat e kurrikulës








Metoda e kurrikulës përfshin një qëndrim gjithëpërfshirës ose gjithë-orientues.
Ajo mpleks bazat e kurrikulës,lëmet e kurrikulës si dhe parimet teorike dhe
praktike të kurrikulës.
Meoda shpreh nje pikpamje për zhvillimin dhe hartimin e kurrikulës,për rolin e
nxënësit, të mësuesit dhe të specialistit të kurrikulës,përcaktimin e objektivave të
kurrikulës si dhe cështjet e rëndësishme që duhen të shqyrtohen.
Metoda pasqyron pikpamjet tona për shkollën dhe shoqërinë.Duke kuptuar
qëndrimin e një njeriu ndaj kurrikulës dhe metodën mbi sunduse të shkollës ose
të komunitetit të shkollës ku punon atëherë mund të arrijmë në përfundimin
nëse pikpamja etij bie ose jo ndesh me pikpamjet zyrtare të institucionit.
Shpesh arsimtarët nuk kanë një metodë të vetme por ata ndikohen nga shumë
metoda.
Metodat e kurrikulës janë pesë,tre të parat mund të klasifikohen si teknike ose
shkencore dhe dy të fundit si jo teknike ose jo shkencore.
Metodat teknike, shkencore pasqyrojnë metoda shkollimi të zbatuara dhe
zyrtare.Këto metoda shqyrtohen brënda kampit pozitivis ose modern.
Metodat jo teknike ose jo shkencore kanë prirjen ti kundërvihen praktikave të
zyrtarizuara të arsimit,këto pasqyrojnë pikpamjet e postpozitivistëve.
Metoda Bihevioriste












Kjo është metoda më e vjetër dhe kryesore e kurrikulës.E ka zanafillën në universitetin
e Cikagos(nga Bobi deri te Tileri dhe Taba)
Zakonisht në themel qëndron një plan prandaj quhet plan-program ose
dokument.Përmbajtja e saj dhe veprimtaritë renditen për tiu përgjigjur objektivave kurse
rezultatet e të mësuarit vlerësohen në lidhje me synimet dhe objektivat.
Kjo metodë është zbatuar gjatë dy të tretave të shek.njëzetë dhe shërben si pikë
referimi për të krahasuar metodat e tjera të kurrikulës.
Metoda Bihevioriste nisi me idenë e rendimentit,nën ndikimine bisnesit,industrisë.Cdo
puntor në fabrikë paguhej sipas rendimentit,pra sasisë së prodhuar për një periudhë të
caktuar kohe.
Funksionimi me rendiment I shkollave dhe I institucioneve shoqërore,e quajtur nga
kritikët “Teoria e makinës”u bë objektivi kryesor që në vitet 1920.
Shpesh rendiment në shkolla do të thoshte eliminim I klasave të vogla,uljen e
shpenzimevepër pagat e mësuesve dhe uljen e numërit të administratës.
Objektivat do ti bënin shkollat dhe hartimin e kurrikulave më shkencore.
Bobi ishte I pari që zhvilloi teorinë e objektivave që vitet 1920,por I takoi studiuesit Tiler
ti zhvilloi objektivat bihevioristë,pra të mos ishin aq të imët dhe të ngurtë,teknikat
themelore të kurrikulës, mësimdhënies dhe të vlerësimit u shkrinë në një plan të vetëm.
Sot ka pak bihevioristë të mirëfilltë.
Nxënësit e vënë në jetë kurrikulën dhe reagojnë ndaj saj në mënyra të vecanta,që varen
nga interpretimet kulturore dhe veprimtaritë e mëparshme jetësore të tyre.
Një ngacmim nuk ngjall të njëjtin reagim tek cdo njeri.
Kjo metodë ka rritur popullaritetin e saj si mjet per krijimin e programe mësimore.
Metoda menaxheriale






Kjo metodë e merr shkollën si sistem shoqëror,pra nxënësit,
mësuesit,administratorët dhe specialistët e kurrikulave ndërveprojnë në
përputhje me norma të caktuara.
Arsimtarët që mbështeten në këtë metodë e planifikojnë kurrikulën në
drejtim të programeve,orareve,hapësirës,burimeve,pajisjeve dhe
personelit.
Kjo metodë I kushton rëndësi zgjedhjes, organizimit dhe mbikqyrjes së
njerëzve të përfshirë në vendimet për kurrikulat si dhe komunikimit me
ta.
Si degëzim I metodës bihevioriste edhe metoda menaxheriale mbështet
në një plan,në parime racionale,dhe në hapa logjikë por jo në metodat
bihevioriste,kjo përqëndrohet më tepër në aspektet mbikqyrëse dhe
administrative të kurrikulës vecanrisht në procesin organizativ dhe të
zbatimit.
Specialisti I kurrikulës mendohet të jetë zbatues dhe jo teoricien,ai
lehtëson procesin e ndryshimit në shkollat që janë përfshirë në
reformën arsimore.
P.sh.në rast se shkolla e vë theksin tek “tre R-të”,specialisti I kurrikulës
parashikon planet përkatëse.
Metoda menaxheriale




















Detyrat e specialistit të kurrikulës:
1.Ndihmon në zhvillimin e objektivave arsimorë të shkollës.
2.Planifikon kurrikulën bashkë me nxënësit,mësuesit,prindërit,administratorët.
3.Harton programe studimore sipas viteve shkollore.
4.Planifikon orët mësimore dhe orarin e shkollës.
5.Ndihmon personelin e shkollës në hartimin e objektivave.
6.Pregatit udhëzues kurrikule për mësuesit.
7.Pregatit planet e reja mësimore.
8.Ndihmon në përzgjedhjen e teksteve mësimore.
9.Organizon dhe përzgjedh mjetet mësimore.
10.Ndihmon mësuesit në zbatimin e kurrikulës në klasë.
11.Nxit risitë dhe dhe ndryshimin në kurrikul.
12.Kryen hulumtime në fushën e kurrikulës.
13.Harton standarte për vlerësimin e kurrikulës dhe mësimdhënies.
14.Planifikon programe për zhvillimin e personelit.
15.Punon me mbikqyrësit,drejtuesit,personelin burimor dhe specialistët e teknikës arsimore.
Kjo metodë I ka rrënjët në modelet administrative në fillim të viteve 1900.
Këta ishin më pak të interesuar për përmbajtjen se sa ndaj organizimit dhe zbatimit.
Sot shumë nga idetë tona”të reja”për reformën dhe ristrukturimin e shkollës I kanë rrënjët në idetë e
ndryshimit dhe risive që karakterizuan vitet 1950-60.
Sot vihet re rritja e rolit te drejtorit dhe inspektorit si udhëheqës të kurrikulës.
Metoda e sistemeve







Që të kalosh nga organizimi I njerëzvë dhe I politikave në organizimin e
kurrikulës në sistem nuk është hap I madh.
Metoda e sistemeve u ndikua nga teoria e sistemeve,analiza e sistemeve dhe
inxhinieria e sistemeve në vitet 1950-60.
Xhorxh Boshamb ishte I pari që përshkroi teorinë kurrikulare të sistemeve.Ai I
ndau teoritë e arsimit në pesë teori të mëdha me rëndësi të
barabartë:1.administrimi,2.këshillimi,3.kurrikula,4.mësimdhënia dhe 5.vlerësimi.
Shumë prof.të arsimit nuk e pranojnë nocionin e teorive të barabarta.p.sh
Specialistët e kurrikulave e shohin kurrikulën si sistem madhor ndërsa fushat e
tjera të përafërta si procesi arsimor,mësimdhënia dhe mbikqyrja shihen si
nënsisteme që ndihmojnë zbatimin e kurrikulës.
Boshamb u përpoq që të shprehte se pesë teoritë e para të arsimit zbatohen në
ato fusha të dijes që idetë I marrin nga bazat e
arsimit:psikologjia,filozofia,sociologjia,historia dhe kështu me radhë.
Specialistët e kurrikulës interesohen si trajtohet kurrikula në të gjitha
programet dhe në fushat e përmbajtjes,në cfarë mase kurrikula pasqyron
strukturat organizative të sistemit të shkollës,nevojat dhe formimi I
pjesmarrësve,,si dhe metodat e ndryshme per ndjekjen dhe vlerësimin e
rezultateve
Planifikimi afat gjatë shkrihet me planifikimin afat shkurtër ose të rastit.
Metoda akademike










Kjo metodë e quajtur dhe tradicionale,tenton të analizojë dhe sintetizojë
qëndrimet,drejtimet dhe konceptet kryesore të kurrikulës.
Kjo metodë I ka rrënjët në veprate filozofëve dhe intelektuale të studiusve si Xhon
Djui,Henri Morrison dhe Boid Bode.
Ajo u përhap në vitet 1930-50,gjatë kësaj periudhe fusha e kurrikulës u bë
gjithëpërfshirëse,sepse librat e botuar grumbulluan njohuri dhe material të madh për
kurrikulën.
Pas viteve 1950 interesi kryesor për kurrikulën u përqëndrua tek struktura e disiplinave
dhe metodat cilësore.
Kështu metoda akademike e humbi pak shkëlqimin,sot specialistët e kurrikulës e shohin
kurrikulën nga një kënd poatmodernist.
Sot vëmëndja është përqëndruar në të kuptuarit se si mund të ndërtohet,të zbërthehet
dhe pastaj të rindërtohet dija dhe si ndikojnë këto veprimtari në zhvillimin e kurrikulës.
Metoda akademike e kurrikulës zgjeron përqëndrimin tonë përtej lëndës dhe
pedagogjisë.
Akademikët trajtojnë tema të shumta themelore,zakonisht historike,filozofike,shqërore
dhe politike.
Kjo metodë trajton fusha të pa përfshira në veprimtarinë e kurrikulës sic janë
feja,psikoterapia,kritika letrare,gjuhesia,që për shumë arsimtarë duken si fusha të huaja.
Sot shumë shkencëtarë pohojnë se fusha e kurrikulës I ka rrënjët në gjithë realitetin dhe
duhet të përfshijë gjithë jetën në tërësinë e saj nga lindja deri në vdekje.
Metoda humaniste








Disa studiues mendojnë se metodat që folëm më lart janë shumë
teknokratike dhe të ngurta.
Sipas tyre specialistët e kurrikulës harrojnë aspektet individuale dhe
shoqërore të kurrikulës dhe mësimdhënies,shpërfillin aspektet
artistike,fizike dhe kulturore të lëndës.
Kjo pikpamje I ka rrënjët në filozofinë përparimtare dhe në lëvizjen e
përqëndruar tek fëmija në fillim të viteve 1900.
Kjo prirje fitoi shtytje në vitet 1940-50 me zhvillimin e psikologjisë së
fëmijës dhe psikologjisë humaniste.
Nga kjo metodë kanë lindur një sërë veprimtarish për
kurrikulat,kryesisht në arsimin 9-vjecar,përfshirë mësimet e mbështetura
në përvojat jetësore,lojërat me grupe,projektet në grupe,veprimtaritë
artistike,dramatizimin,udhëtimet në terren,sipërmarrjet shoqërore etj.
Këto veprimtari përfshijnë zgjidhjen krijuese të problemeve dhe
pjesmarrjen aktive të nxënësve.
Ato e vendosin theksin në socializimin,në përshtatjen e jetesës nga
nxënësit dhe në lidhjet më të forta familjare,komunitet-shkollë.
Ato përfaqësojnë shkollën ideale të dijetarëve si Parker,Djui,Kilpatrik etj.
Dhe llojet e veprimtarive që këta studiues zbatuan në praktikë.
Metoda humaniste










Nga metoda humaniste burojnë teori të ndryshme për zhvillimin e kurrikulës
dhe metoda e kurrikulës e përqëndruar tek fëmija
Kurrikula zyrtare nuk është e vetmja që duhet të merret parasysh të vlefshme
janë dhe kurrikulat e padukshme.
Kjo metodë merr parasysh fëmijën fëmijën në tërësi dhe jo vetëm aftësinë
njohëse
Teorive humaniste u vihet nganjëherë theks më shumë se teorive bihevioriste
dhe teorisë së njohjes.(Muzika,artet,edukimi I shëndetit dhe shkencat humane
janë po aq të rëndësishme sa shkencat.
Specialistët e kurrikulës që mbështesin këtë metodë,shprehin besim të madh në
vep.shoqërore si dhe në të mësuari nëpërmjet bashkëpunimit,të mësuarit të
pavarur dhe të mësuarit në grupe të vogla.
Ky besim është më I vogël tek të mësuarit konkurrues të sunduar nga mësuesi
dhe në grupe të mëdha.
Komitetet e kurrikulës ndërtohen nga poshte –lart dhe jo nga lart-poshtë,dhe
nxënësit ftohen shpesh në takimet për kurrikulën.
Kjo metodë fitoi popullaritet në vitet 1970 kur arsimi I hapur dhe arsimi
alternativ u bënë pjesë e lëvizjes për reforma në arsim.
Por kjo metodë ka pak mbështetës,sot akademikët mendojnë se në shek e ri
kërkohen njerëz të mendimit dhe jo “njerëz të ndjenjave”.
Pra nxënësve tu kërkohet një bazë e mirë e lëndëve akademike formuese.
Rikonceptualistët








Përfaqësojnë një metodë që përbën zgjerim të orientimit humanist.
Ata vijnë në fushën e kurrikulës të përqëndruar në cështjet më të
mëdha ideologjike dhe morale të arsimit dhe edukimit(jo vetëm të
kurrikulës).
Ata përqëndrohen më shumë tek të kuptuarit e kurrikulës se sa tek
zbatimi.Zhvillimi I kurrikulës është një sistem I hapur,përqëndrohen në
ndërveprimin e kurrikulave me forcat politike,ek,shoq,kulturore dhe
artistike.
Shkolla përbën një aspekt të shoqërisë është tërësisht pjesë e
realitetit,qëllimi I saj nuk është tia përshtasë nxënësin realitetit por ta
bëjë të aftë të shndërrojë veten dhe shoqërinë.
Ata mendojnë se kurrikulat sot duan të ruajnë rendin që është statik
dhe shtypës,ndërsa shkolla dhe kurrikula duhet të ekzistojë për ta
ndryshuar atë.
Në fakt kjo rrymë I ka rrënjët tek rikonstruksionizmi .
Ndoshta ajo që I dallon këta është vendosmëria e qëndrimeve të tyre
politike dhe ideologjike.
Ata bien në kurthin e një përshkrimi përgjithësues politik dhe social.
Përkufizimi I kurrikulës







Lidhur me kurrikulën mund të vecohen pesë pikpamje ose
përkufizime themelore.
1.Kurrikula mund të përkufizohet si plan ose një dokument I
shkruar,që përfshin stradegjitë për arritjen e objektivave ose të
qëllimeve të dëshiruara.
Ky kendvështrim I përhapur nga Ralf Tileri dhe Hilda Taba
përfaqëson një pikpamje lineare të kurrikulës.
Pjesa më e madhe e bihevioristëve ,disa përfaqësues të metodës
menaxheriale dhe mbrojtësit e sotëm të metodës së sistemeve
e pranojnë këtë përkufizim.p.sh.
Seilor e përkufizon”si një plan për sigurimin e disa mundësive të
të mësuarit për njerëzit që do të arsimohen”
Ndërsa David Prat shkruan”Kurrikula është një tërësi e
organizuar piksynimesh për arsimin dhe formimin zyrtar”
Xhon Uaills dhe Xhozef Bondi e shohin”kurrikulën si plan për
të mësuarit,ku objektivat përcaktojnë se cfarë lloj të mësuari
është I rëndësishëm.”
Përkufizimi I kurrikulës







2.Kurrikula mund të përkufizohet gjërësisht si fusha që trajton
përvojat e nxënësit.
Kjo pikpamje quan pjesë e kurrikulës cdo gjë brenda
shkollës,madje dhe jashtë saj(për sa kohë ajo planifikohet.)
Ajo I ka rrënjët në përkufizimin që I bën Djui përvojës dhe
arsimit,kurrikula përfaqëson”të gjitha përvojat që fëmijët
përfitojnë nën udhëzimin e mësuesve”.
Specialistët humanistë të kurrikulës I përmbahen këtij
përkufizimi,”Kurikula përbëhet nga përvojat e vazhdueshme të
fëmijëve nën orientimin e shkollës”.
“Ajo është një mjedis I vecantëqë I ndihmon fëmijët të arrijnë
vetë realizimin nëpërmjet pjesmarrjes aktive brenda shkollës.”
Eisner vë në dukje:”kurrikula është një program që shkolla u
ofron nxënësve të saj”.
“Kurrikula përfshin të gjitha përvojat që përftojnë individët nga
një program arsimor që është planifikuar në lidhje me teorinë
dhe kërkimin ose praktikën e shkuar e të sotme prof.
Përkufizimi I kurrikulës
Të tre përkufizimet e tjera ndodhen midis këtyre dy
përkufizimeve të përgjithshme.
 3.Kurrikula mund të vlerësohet si një sistem për
trajtimin e njerëzve dhe të proceseve,ose për
organizimin e personelit dhe të procedurave për
zbatimin e këtij sistemi.
 Sistemi mund të jetë linear ose jo lonear.
 Sistemi linear buron nga një pikpamje e thjeshtë që
një proces ose mekanizëm synon arritjen e qëllimit
të dëshiruar.
 Sistemi jo linear e lejon specialistin e kurrikulës të
ketë hapësirë veprimi të ndërhyjë në pika të
ndryshme të modelit.
 Shumë kurrikularistë menaxherialë dhe të sistemeve
mbështeten në këtë përkufizim.

Përkufizimi I kurrikulës










4.Kurrikula mund të shihet edhe si fushë studimi me bazat e saj,lëmet e veta të dijes, si
dhe me hulumtimin,teorinë,parimet dhe specialistët e vet për interpretimin e kësaj
dije.
Diskutimi për kurrikulën është zakonisht akademik dhe teorik,jo praktik dhe trajton
ceshtje të mëdha historike,filozofike ose shoqërore.Shpesh akademikët mbështesin
këtë pikpamje.
5.Kurrikula mund të shqyrtohet në lidhje me lëndën(matem.,shkenca,anglisht,historine
etj.)ose përmbajtjen(mënyrën se si e organizojnë dhe si e përvetësojnë informacionin).
Kur flasim për lëndën ose përmbajtjen duhet të kemi parasysh edhe nivelet,sipas viteve
shkollore.
Nga ky këndvështrim theksi vihet në faktet,konceptet dhe përgjithësimet e një lëndë të
vecantë ose grupi lëndësh,përkundrejt koncepteve dhe parimeve të përgjithshme të
përpilimit të kurrikulës.
Këtij përkufizimi nuk I përmbahet asnje metodë,ndërkohë që cdo metodë kurrikule
duhet të mbështetet në këtë përkufizim.
Boshamb pohon se vetëm përkufizimet që përfshijnë një plan,sistem dhe fushë
studimi,përfaqësojnë përdorime kyce ose të përligjura të fjalës kurrikul.
Por dhe dy përkufizimet e tjera që kanë të bëjnë me përvojat dhe lëndët përputhen
me teorinë dhe praktikën e mirë.
Për arsye se shkollat në të gjithë vendin e zhvillojnë kurrikulën në drejtim të lëndëve
dhe të viteve të ndryshme shkollore krijohet përshtypja se kurrikula duhet parë në
lidhje me këtë përkufizim.
Fakti që zbatuesit e përdorin këtë formë kurrikule cdo ditë dhe teoricienet rrallë .
Sfidat e përkufizimit








Pra sic pamë ka shumë përkufizime për kurrikulën dhe kjo për disa shkakton
paqartësi.
Në të vërtetë kjo mori përkufizimesh tregon dinamizmin e zërave të
shumëllojshëm në këtë fushë.
Njeriu duhej të shqetësohej po të kishte vetëm një zë që do të paraqiste një
paradigmë dhe do të binte dakort për një kurrikul të vetme.
Debatet lidhur me përkufizimin kërkojnë kohën dhe energjinë për trajtimin e
cështjeve dhe të problemeve themelore.
Sa më I përpiktë përkufizimi I kurrikulës dhe sa më shumë të mbështetemi në
një plan a dokument të parakonceptuaraq më e madhe është prirja për të
harruar,shpërfillur apo anashkaluar faktorë të rëndësishëm lidhur me
mësimdhënien dhe të mësuarit sepse këta faktorë nuk janë pjesë e planit të
shkruar.
Sic vë në dukje Doll”Cdo shkollë ka një kurrikul të shkruar,të pranuar
zyrtarisht”,por ajo ka edhe “një të tillë të paplanifikuar,jozyrtare të fshëhtë”,që
duhet të merret parasysh.
Kurrikula zyrtare e planifikuar përqëndrohet tek qëllimet,objektivat,lënda dhe
organizimi I mësimdhënies.
Kurrikula e paplanifikuar jozyrtare ka të bëjë me veprimin e ndërsjelltë
psikologjik ndërmjet nxënësve dhe mësuesve,vecanërisht me
ndjenjat,qëndrimet dhe sjelljet e tyre.
Sfidat e përkufizimit











Nëse marrim parasysh vetëm kurrikulën zyrtare të paraqitur në një dokument të shkruar
ose nëse jemi tepër këshillues në metodën që përdorim në dhënien e udhëzimeve nga
ana jonë ka të ngjarë që të shpërfillim pasojat e shumta pozitive dhe negative që mund të
shkaktohen prej kësaj.
Ne mund të mos arrijmë ta kuptojmë fuqinë e kurrikulës jo zyrtare,të asaj pjese që edhe
pse nuk është e shkruar,sigurisht që do të mësohet nga nxënësit.
Duke përkufizuar tepër ngushtë kurrikulën nuk arrijmë të njohim atë që Eisner e quante
kurrikula e padukshme, dhe cfarë mësojnë nxënësit prej saj.
Kurrikula e padukshme ka të bëjë me lëndë dhe përvoja që nuk jepen nga mësuesit,as
përvetësohen nga nxënësit por të gjithë e dinë që ekzistojnë.
Lëndë si vallzimi,drejtësia shpesh lihen jashtë dhe zëvëndësohen me lëndë
themelore,shkencat natyrore dhe shoqërore.
Jo rrallë nxënësit nxjerrin mësime më të fuqishme nga kurrikulat e padukshme.
Shpesh nxënësit mund të mësojnë të mos e pëlqejnë shkollën ,jo vetëm për atë që lihet
jashtë por dhe për mënyrën se si jepen lëndët e përfshira.
Nxënësit mësojnë matematikë por mund të mësojnë dhe të mos e pëlqejnë atë.
Cështa është se ne nuk duhet të jemi shumë të rreptë ose të mbyllur në përpjekjen për
të mbushur të gjitha hapësirat.
Arsimi përfshin shumë njerëz të ndyshë dhe nuk mund të planifikojë paraprakisht
gjithcka.
Po dhe një përkufizim I gjërë, I llojit të cadrës, si përmbledhës I përvojave të shkollave
bëhet tepër I vështirë,sic bëhet dhe ndarja e saj nga fush.e tjera
Çështje të përgjithshme të përkufizimit
të kurrikulës















Edhe cështjet e përmbajtjes së lëndës kanë rëndësine e tyre.
A është e përshtatshme të flitet per një kurrikul të lëndëve shoq.ose të matematikës?
A ka parime të përgjithshme kurrikula që zbatohen për të gjitha lëndët apo parime të vecanta për lëndë të
vecanta?
Deri në cfarë mase lënda është cështje e zgjedhjes nga nxënësi,profesionale apo nga prindi?
Aduhet të përcaktohet ajo nga komuniteti,shteti apo kombi?
Si duhen organizuar lëndët?
Cpjesë e lëndës duhet konsideruar e përgjithshme,e specialitetit apo si fakultative?
Cili është raporti mes lëndëve të përgjithshme dhe fakultative?
Cili është theksi që duhet të vënë mbi faktet,konceptet dhe parimet e lëndës?
Boshamp shkruante:”Qëndrimi që mban njeriu në lidhje me përmbajtjen e kurrikulës do të ketë ndikim të
pashmangëshëm në teorinë e planifikimit.”
Cështjet e tjera kanë të bëjnë me njerëzit:
Cilët janë pjesëmarrësit kryesorë?
Deri në cmasë duhet të përfshihen nxënësit,prindërit,anëtarët e komunitetit në planifikimin e kurrikulës?
Përse drejtuesit e shkollave dhe administratorët marrin më shumë përgjegjësi se specialistët e kurrikulave?
Cfarë roli kanë hulumtuesit dhe zbatuesit në ndërtimin e kurrikulës?
Pyetje themelore








Shtrimi I pyetjes së duhur ka rendesi vendimtare per zgjidhjen e
problemeve në lidhje me kurrikulën dhe në përcaktimin e
koncepteve,parimeve dhe metodave kërkimore themelore të kësaj fushe.
Nëse shtrojmë pyetje të gabuara dhe përgjigjet që vijojnë kanë pak vlerë.
Lista e parë e pyetjeve themelore u formulua nga një komitet I famshëm
prej 12 anëtarësh në vitin1930,I kryesuar nga Harold Hag.
Ky grup specialistësh hartoi 18 pyetje themelore që shërbenin si bazë për
shqyrtimin e ceshtjeve dhe të problemeve të kurrikulës për atë epokë.
Një numër tjetër pyetjesh u prezantuan 50 vjet më vonë.
Të dy grupet e pyetjeve përqëndrohen në rolin e shkollës në
shoq.amerikane,në vendin dhe funksionin e lëndës,në metodat dhe
materialet për lehtësimin e të mësuarit,në rolin e specialistit të
kurrikulës,në mësimdhënien dhe mbikqyrjen,si dhe në nivelet shtetërore
të hartimit të kurrikulës.
Më e rëndësishmja është se këto pyetje përcaktojnë ate që Tiler e quante
racionalja e kurrikulës,dhe që Shubert pohoi se ishte paradigma që
përcakton se si mund të realizohet hulumtimi në fushën e kurrikulës.
Duke shtruar këto pyetje të llojit “cfarë” dhe “si”,specialistet e kurrikulës
mund të përshkruajnë teori,koncepte dhe metoda të rëndësishme.


















18 pyetjet e vitit 1930
1.deri në cmoshë parashikohet shkollimi?
2.Si mund të të pregatisë kurrikula për pjesmarrje me sukses në jetën si I rritur?
3.A janë të detyruar hartuesit e kurrikulave të shprehin një pikpamje për qytetrimin amerikan?
4.A duhet vlerësuar shkolla si institucion për përmirësimin shoqëror?
5.Si duhet konceptuar përmbajtja e kurrikulës?
6.Cfarë vendi dhe funksioni ka lënda në procesin mësimor?
7.Cpjesë e arsimit duhet konsideruar si e përgjithshme dhe cila pjesë profesionale?
8.A duhet të përpilohet kurrikula paraprakisht?
9.Në cfarë mase organizimi I lëndës bëhet cështjë e të menduarit të nxënësit kurse planifikimi nga hartuesi
I kurrikulës rezultat I eksperimentimit?
10.Nga këndvështrimi I mësuesit kur është realizuar të mësuarit?
11.Në cfarë mase duhen mësuar vecoritë në mjedisin natyror,një situatë jetësore.
12.Sa duhet ti parashikojë kurrikula dallimet individuale?
13.Deri në cfarë mase përdoret koncepti “minimal”në ndërtimine kurrikulës?
14.Cformë duhet të ketë organizimi I kurrikulës?
15.Si do të përdoren,nese po,interesat spontane të fëmijëve?
16.Cfarë lloj materialesh duhet të analizojë hartuesi I kurrikulës për veprimtaritë që angazhohen nxënësit?
17.Deri në cfarë mase do të standartizohen metodat e të mësuarit?
18.Pyetje administrative:-Në cfarë afatesh kohore do të organizohet kurrikula dhe –Dhe për cfarë
njësish,ne shkallë kombëtare apo zonale,vendore?
15 pyetjet e vitit 1987















1.Si përkufizohet kurrikula?
2.Cfarë filozofish dhe teorish transmentojmë qëllimisht ose jo në kurrikulën
tonë?
3.Cilat forca shoqërore dhe politike ndikojnë në kurrikul,cilat janë imponuse
apo vendosim kufizime?
4.Si realizohet të mësuarit?Cfarë veprimtarish janë të përshtatshme për të
plotësuar nevojat e nxënësve?
5.Cilat janë lëmet e dijës në kurrikul,clloje njohurish mbi kurrikulën janë
themelore?
6.Cilat janë pjesët themelore të kurrikulës?
7.Përse ndodhin ndryshimet në kurrikul,si ndikon ndryshimi në kurrikul?
8.C’role dhe përgjegjësi ka specialisti I kurrikulës?
9.Si organizohet më së miri kurrikula?
10.C’role dhe përgjegjësi kanë mësuesi dhe nxënësi në organizimin e kurrikulës?
11.Cilat janë qëllimet dhe synimet tona dhe si I kthejmë këto në objektiva?
12.Si I përkufizojmë nevojat tona për arsim?
13.C’lëndë ose përmbajtje është e vlefshme?
14.Si e masim ose e verifikojmë atë cka po përpiqemi të arrijmë?
15.Cila është lidhja e përshtatshme e kurrikulës me mësimdhënien,kurrikulës
me vlerësimin?
Bazat e Kurrikulës







Debatet vazhdojnë në lidhje me atë se cfarë është kurrikula dhe si të
përcaktohen themelet bazë dhe lëmet(njohuritë) e kasaj fushe.
Bazat kryesore:filozofia, historia,psikologjia dhe sociologjia.
Këto baza përcaktojnë kufijtë e njohurive për kurrikulën,nga të cilat
vijnë teoritë,parimetdhe idetë përkatëse të fushës së kurrikulës.
Sigurisht vetëm shqyrtimi I bazave nuk është I mjaftueshëm,specialistët
duhet të bëjnë lidhjen mes bazave dhe kurrikulës,ata duhet të analizojnë
dhe sintetizojnë njohuritë e secilës bazë dhe ndikimet e sotme që kanë
të bëjnë me kurrikulën.
Kjo do të thotë që specialisti I kurrikulës përdor koncepte, metoda dhe
mjete kërkimore të filozofit,psikologut,sociologut,ekonomistit dhe
shkencave politike.
Pavarësisht nga pikpamjet e tyre filozofike,historike,psikologjike dhe
sociale,njerëzit që merren me kurrikulat natyrisht mbështeten në bazat
që përbëjnë bazat e kurrikulës dhe I përdorin si mjete për studimin dhe
lëvrimin e kurrikulës.
Në këtë modul në katër kapituj ne do të zhvillojmë së bashku të katër
bazat me synym paraqitjen e burimeve të rëndësishme të informacionit
nga fusha të tjera,që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me kurrikulën.
Lëmet e kurrikulës











Ndërsa bazat përfaqësojnë kufijtë e jashtëm të kësaj fushe,lëmet e kurrikulës
përfaqësojnë kufijtë e brendëshëm ose njohuritë e pranuara të kësaj fushe.
Këto njohuri mund ti nxjerrim nga studimi I teksteve të botuara.
Ndërsa për bazat specialistët e kurrikulës bien dakort, per lëmet,njohuritë e kurrikulës
kanë mendime të ndryshme.
Shumë përpjekje janë bërë për të përcaktuar një matricë ose hartë të njohurive me
qëllim që të vendoset një kufi brënda kësaj fushe.
Mungesa e konsensusit për lëmet e kurrikulës ilustrohet nga vetë ekspertët.p.sh.
Boshamp I ndau njohuritë për kurrikulën në planifikim,zbatim dhe vlerësim.
Së fundi është pranuar se lëmet e kurrikulës përmbledhin:hartimin e
politikave,zhvillimin,vlerësimin,ndryshimin,vendim-marrja,fushat e studimit,si dhe format
e hulumtimit.
Këto u kategorizuan në 9 lëme:
1.filozofia e kurrikulës,2.teoria e kurrikulës,3.hulumtimi I kurrikulës,4.hartimi I
kurrikulës,5.zhvillimi I kurrikulës,6.historia e kurrikulës,7.vlerësimi I kurrikulës,8.politika
e kurrikulës,9.kurrikula si fushë studimi.
Megjithë këtë mungesë konsensusi në përcaktimin e lëmeve të kurrikulës është e
rëndësishme të vendoset një kornizë per konceptimin e lëmëve të kurrikulës,domethënë
njohuritë e rëndësishme dhe të domosdoshme për kurrikulën.
Ne jemi të mendimit se ndër të gjitha lëmet e njohurive për kurrikulën,zhvillimi dhe
hartimi I kurrikulës që disa I quajnë aspektet teorike dhe disa të tjerë aspektet teknike
të kurrikulës janë vendimtare për cdo tekst.
Zhvillimi I kurrikulës










Analiza e kurrikulës në drejtim të zhvillimit të saj është metoda më tradicionale dhe më e zbatuara në lidhje
me këtë fushë.
Ideja është të tregohet si evoluon ose si planifikohet,zbatohet dhe vlerësohet si dhe të përcaktohen
njerëzit,proceset dhe procedurat e ndryshme që përfshihen në ndërtimin e kurrikulës.
Seilor dhe të tjerë përshkruajnë një model që përmbledh katër faza:1.synimet dhe objektiva,2.hartimi I
kurrikulës(specifikimet),3.zbatimi I kurrikulës(mësimdhenia),4.vlerësimi I kurrikulës.
Studiues të tjerë rendisin 5 faza duke shtuar dhe vlerësimin e nevojave,por ka që propozojnë dhe 7 faza si
Frensis Hankins.(Konceptimi,diagnoza,zgjedhja e përmbajtjes,zgjedhja e përvojës,zbatimi,vlerësimi dhe
aktualizimi I kurrikulës.
Shpesh duke përshtatur modele specialistët e kurrikulës I kufizojnë zgjedhjet në kurrikul në caktimin e
vijimsisë ose të fazave nga qëllimet dhe objektivat deri tek vlerësimi I detyrave dhe I rezultateve të të
mësuarit.
Gjithësesi përdorimi I një a më shumë modeleve të zhvillimit nuk na pengon të tregojmë më shumë
vëmendje sepse një kurrikul mund të jetë me e përshtatshme në një shkollë se sa tek një tjetër.
Sikur sistemi I kurrikulës të mendohej si një sistem I hapur ose I mbyllur dhe jo si një model kjo gjë do të
ndihmonte më shumë.
Sistemet e hapura janë dinamike dhe zhvilluese.
Duke njohur dhe pranuar këtë mësuesit dhe nxënësit do tu gëzoheshin sfidave në mënyrë që të arrihet të
mësuarit dhe të realizohet shndërrimi I vetvetes.
Kurrikula si një sistem I hapur do të thotë për të gjithë ata që përfshihen në të,si një udhëtim që duhet të
përjetohet me zell dhe jo si një stacion që duhet arritur dhe pastaj arkivohet.











Hartimi I kurrikulës
Hartimi kurrikulës përfshin elementët kryesorë të saj(lëndën,përmbajtjen,metodat dhe materialet
mësimore,përvojat ose veprimtaritë e nxënësit..)
Shumica e autorëve nuk kanë një model të vecantë ose të pastër të kurrikulës,ata ndikohen nga shumë
modele,shumë metoda dhe shpesh huazojnë nga pak nga modele të ndryshme.
Gjithsesi mënyra e hartimit është rrënjosur në përkufizimin e kurrikulës.p.sh.
Ata që e shohin kurrikulën sipas këndvështrimit biheviorist me një plan të parapregatitur dhe një shifër
rezultatesh të të mësuarit,hartojnë modele të ndryshme nga ata që e shohin kurrikulën si një sistem për
administrimin e njerëzve dhe organizimin e procedurave.
Ata që u mëshojnë më tepër aspekteve psikologjike të mësimdhënies dhe të mësuarit paraqesin pikpamje
të ndryshme nga ata që kanë pikpamje të forta sociale dhe politike për shkollën.
Shtrimi I pyetjeve të tilla se cfarë janë shkollat,cfarë duhet tu mësojmë nxënësve dhe cfarë duhet të
nënvizojnë teoritë e të mësuarit ngjallin mjaft polemika.
Përgjigjet e arsimtarëve për këto pyetje pasqyrojnë modelet e kurrikulave që ata pëlqejnë.
Hartimi I kurrikulës ndikohet nga këndvështrimi I autorit të saj ashtu sic ndikohet dhe piktura nga
këndveshtrimi I artistit.
Në shek e kaluar specialistët e kurrikulave u orientuan nga përmbajtja,ata anonin nga disiplinat akademike.
Ky vlerësim I përmbajtjes gjeti përkrahjen e publikut që kërkon nga shkollat të mundësojnë mësimin e
përmbajtjes nga ana e nxënësve.
Ky qëndrim duket se nuk do të pësojë ndonjë ndryshim rrënjësor.
Teoria dhe praktika







Një fushë studimi përfshin në thelb njohurite teorike dhe praktike.
Me teori kuptojmë njohuritë më të përparuara dhe të vlefshme që mund
të përgjithësohen dhe zbatohen në shumë situata.
Teoria I ndihmon njerëzit e angazhuar,hulumtuesit dhe zbatuesit të
analizojnë dhe sintetizojnë të dhënat të organizojnë konceptet dhe
parimet,të dalin me ide dhe lidhje të reja madje dhe të gjykojnë për të
ardhmen.
Sipas Boshamp,teoria mund të përkufizohet si tërësia e njohurive dhe
pohimeve që”I japin kuptim një morie ngjarjesh dhe marrin formën e
përkufizimeve,tezave,postulateve dhe hipotezave.”
Në rastin e teorisë së kurrikulës përmbajtaj përfshin”vendimet mbi
përdorimin e kurrikulës,hartimin e kurrikulës dhe vlerësimin e
kurrikulës.
Ky përkufizim sugjeron një metodë shkencore dhe teknike që e vë
theksin tek ato njohuri që përputhen me zhvillimin e kurrikulës dhe me
shumicën e teksteve të sotme.
Sa më I larmishëm dhe I ndërlikuar të mendohet procesi I mësimdhënies
dhe I të mësuarit,aq më tepër na forcohet bindja se është e pamundur të
përcaktojmë ose të biem dakord në lidhje me përgjithësimet ose të
zotërojmë parashikueshmëri të lartë të rezultateve.
Nga teoria në praktikë











Pavarësisht nga teoritë ata që merren me kurrikulën në një mënyrë a në një tjetër duhet
të merren me praktikën.
Prova e teorisë së mirë është aftësia e saj për të udhëhequr praktikën,nga ana tjetër
praktika e mirë mbështet teorinë.
Me praktikë kuptojmë procedurat,metodat dhe shprehitë që zbatohen në botën e punës
vendi ku një njeri është punësuar.
Në diskutimet e punonjësve të kurrikulave bëhet shumë zhurmë për ndarjen e teorisë
dhe praktikës.
Thelbi I cështjes është dhënia e përgjigjeve praktike për pyetjet mjaft praktike që kanë të
bëjnë me hartimin,zhvillimin,zbatimin dhe vlerësimin e kurrikulës.
Shumica e teksteve të kurrikulave janë më shumë teorike se praktike dhe të tilla janë
edhe tekstet për arsimin në përgjithësi.
Cfarë përfshin praktika e kurrikulës?
Përgjigja është e hapur për debat.Për mendimin tonë praktika e kurrikulës përfshin
kuptimin e kufizimeve dhe të specifikave që veprojnë brënda shkollës.
Ajo përfshin procedurat dhe proceset që mund të zbatohen në klasa.
Zbatuesi I suksesshëm I kurrikulës është I aftë ta zhvillojë ta zbatojë dhe ta vlerësojë
kurrikulën,ai mund të përzgjedhë dhe organizojë 1.synymet dhe
objektivat,2.përmbajtjen,3.metodat dhe mjetet didaktike,4.përvojat dhe veprimtaritë e të
mësuarit dhe pastaj 5.ti vlerësojë këto procese.
Së fundi specialisti I kurrikulës duhet të dijë që teoricieni dhe zbatuesi kanë përceptime
të ndryshme lidhur me atë se cfarë është e rëndësishme.
Përgjegjësitë e punonjësit të kurrikulës















Përgjegjësitë e ngarkuara brënda shkollës janë të rëndësishme,por të paqarta sepse në
rolin e punonjësit të kurrikulës shërbejnë njerëz të
ndryshëm(mësuesit,drejtorët,administratorët etj.)
Mësuesit I kërkohet ndër të tjera të realizojë mësimdhënien,drejtorit të administrojnë
shkollën dhe tu krijojë kushte të mira mësuesve.
Në rast se ekziston nevoja për qartësimin e përgjegjësive për punonjësin e kurrikulës
duhet të kemi parasysh:
1.Zhvilloni metoda dhe mjete teknike për planifikimn e kurrikulës në shollë ose në nivel
kombëtar.
2.Shkrijeni teorinë me praktikën,zotëroni njohuri dhe zbatoni ato në shkollë.
3.Bini dakort për atë që do përfshihet në hartimin e kurrikulës.
4.Bini dakort për lidhjet mes kurrikulës,mësimdhënies dhe mbikqyrjes.
5.Veproni si faktor ndryshimi që e shikon shkollën në lidhje me shoqërinë.
6.Perpiloni objektivat që të sigurojnë drejtim të përqëndruar brënda institucionit.
7.Jini të hapur ndaj mendimeve të reja rreth kurikulës.
8.Zhvilloni biseda me grupe të ndryshme prindërish,profesionistë ose komunitetit.
9.Nxitni kolegët dhe specialistët e tjerë të zgjidhin probleme profesionale.
10.Hortoni një program për hartimin zhvillimin dhe vlerësimin e kurrikulës.
11.Harmonizoni dhe integroni lëndët dhe vitet shkollore brënda kurrikulës së
përgjithshme.
12.Kuptoni hulumtimet e sotme në fushën e mësimdhënies dhe të mësuarit.
Mesuesi dhe kurrikula








Megjithse Doll e sheh ekspertin në radhë të parë si kryetar apo drejtor shkolle,ai I
kushton vëmëndje rolit të mësuesit në planifikimin dhe zbatimin e kurrikulës në tre
nivele:klasë,shkollë dhe zonë.
Sipas mendimit të tij mësuesi duhet të angazhohet në cdo fazë të përpilimit të
kurrikulës.
Olivia parapëlqen një konceptim më të gjërë të rolit të mësuesit.Për të mësuesi duhet
parë si grupi parësor në zhvillimin e kurrikulës,roli I tyre është të zhvillojnë,të zbatojnë
dhe vlerësojnë kurrikulën.
Këta studiues,Doll dhe Olivia,sugjerojnë një metodë nga poshtë-lart të kurrikulës ku
mësuesi luan rolin kryesor si pjesmarrës në komitete kurrikulash në nivele shkolle dhe
shtetërore gjatë verës por dhe gjatë gjithë vitit.
Mbështetur në teoritë tradicionale të organizimit shoqëror dhe të sistemeve të hapura si
dhe në njohuritë e fundit që kemi për shkollat e suksesshme interpretimi nga ana jonë e
rolit të mësuesit në ndërtimin e kurrikulave është qëndror.
Mësuesit shihen pjesë e një ekipi profesional që punojnë me specialistët,administratorët
në të gjitha nivelet në bazë shkolle dhe zone.
Per mendimin tim mësuesi e sheh kurrikulën si një të tërë duke e zhvilluar atë në
komitete,duke e zbatuar atë në klasë dhe duke e vlerësuar atë si anëtar I ekipit teknik.
Sigurisht specialisti,administratori veprojnë si lehtësues,japin mbështetje dhe
komunikojnë me qëllim që të arrihet misioni por është mësuesi që duhet të luajë rolin
kryesor në planifikimin,zbatimin dhe vlerësimin e kurrikulës.
Përfundime








Në këtë kapitull diskutuam për kurrikulën në shumë drejtime.
U përpoqëm ta përkufizojmë,të tregojmë lidhjet ndërmjet bazave
dhe lëmeve të kurrikulës.
Treguam si ndërlidhet kurrikula me teorinë dhe praktikën si dhe
përshkruajmë rolet dhe përgjegjësitë e punonjësit të kurrikulës.
U treguam se ju mund të përqëndroheni në metodat,përkufizimet
,në bazat dhe lëmet,në teorinë dhe praktikën,ose në kurrikulën dhe
mësimdhënien.
Ne pranojmë se askush nuk mund ta integrojë plotësisht fushën e
kurrikulës.
Në fund cdo njeri duhet të zgjedhë metodën ose
përkufizimin,shkollën filozofike dhe psikologjike,modelet e zhvillimit
dhe të hartimit,lidhjet teori-praktikë dhe përgjegjësitë për
kurrikulën që ai dëshiron të zhvillojë.
Në këtë kapitull përmblodhëm disa alternativa këtë do të
vazhdojmë të bëjmë edhe në kapitujt e tjerë.
Ju faleminderit