PUNIMI KERKIMOR

Download Report

Transcript PUNIMI KERKIMOR

PUNIMI KERKIMOR
Punimet kërkimore janë ajo pjese e formimit arsimor qe
zhvillon shprehi dhe aftësi te ndryshme qe nga mbledhja dhe
përdorimi i informacionit , deri tek metoda te veçanta qe
mund te përdoren për shkrimin e tij.
Punimi kërkimor është një lloj shkrimi akademik , qe kërkon
një nivel hulumtimi me te thellë se zakonisht .
PUNIMI KERKIMOR
Për te shkruar punime kërkimore , nga njëra ane duhet
te familjarizohesh me veprat e eksperteve te fushës
dhe , nga ana tjetër , duhet te vendosesh përball
mendimeve te tyre mendimet e tua personale mbi
temën e studimit .
PUNIMI KERKIMOR
Gjatë punës kërkimore , studenti duhet te përdor
informacionin e përshtatshëm për te mbështetur
temën e zgjedhur .
Hap pas hapi , ai do te arrij një rezultat origjinal, ne te
cilin te dhënat nga burimet e jashtme do te
ndërthuren dhe harmonizohen me reflektimet dhe
pikëpamjet e tij vetjake.
Pse duhen Punimet kërkimore.
• Punimet kërkimore i japin studentit
mundësinë te thelloj studimin , te zgjeroj dijet
dhe , pse jo edhe te beje zbulime .
• Shkrimi i punimit kërkimor e bene studentin
një mjeshtër modest te fushës apo qeshjes qe
ka studiuar .
Pse duhen Punimet kërkimore.
Sigurisht për këtë duhen respektuar kushtet
ideale te punimit qe janë shfrytëzimi i
materialeve te mundshme qe e trajtojnë atë
qeshje dhe interesi vetjak i studentit për te .
Shkrimi i një punimi kërkimorë mund te jetë
diçka interesante , pasi lejon te shohësh një
qeshje ne thellësi duke ndriçuar pjesët ende
te errëta dhe te panjohura .
Rrahja e mendimeve
Studenti mund te niset nga një ide qe e tërheq, apo për
ndonjë ide qe do te dëshironte te dinte me tepër .
Mund te jetë diçka për te cilën ka kureshtje , ka lexuar
apo ka par një dokumentar , mund te jetë një aspekt
i kulturës , traditës , i historisë apo i mentalitetit
shoqëror qe i duket interesant .
Rrahja e mendimeve
Studenti mund ti rrahe mendimet me vete apo
me student te tjerë, nga te cilët mund te merr
ide konkrete qe e ndihmojnë ne përcaktimin e
temës.
Këtë e ilustrojmë me shembullin vijues
Rrahja e mendimeve
Struktura e punimit kërkimor
Punimet kërkimore ndahen ne tre pjese:
1. Materialin qe paraprin tekstin,
2. Teksti dhe
3. Referencat , shtojcat
• Me poshtë japim rendin me ane te te cilit duhet
te jepen qeshtje te ndryshme nen çdo pjese :
Struktura e punimit kërkimor
1. Materialet para tekstit
a) Faqja e titullit e ndjekur nga një faqe e
bardhe
b) Tabela e përmbajtjes
c) Lista e tabelave
d) Lista e ilustrimeve
Struktura e punimit kërkimor
2. Teksti
a) Hyrja
b) Trungu i punimit
c) Përfundimi
Struktura e punimit kërkimor
3. Referencat dhe shtojcat
a) Referencat e shfrytëzuara për përgatitjen e
punimit
b) Burime te tjera te këshilluara për këtë qeshtje
c) Shtojcat
Struktura e punimit kërkimor
Materialet para tekstit
Faqja e titullit
Faqja e titullit duhet te përmbaj te dhënat e me poshtme :
1. titullin e punimit
2. emrin e autorit
3. emrin e kursit për te cilin është shkruar punimi
4. emrin e universitetit dhe
5. datën e dorëzimit te punimit
Struktura e punimit kërkimor
Titulli mund te vendoset ne qendër te faqes , dhe te
shkruhet me germa te vogla ose te mëdha , titujt nuk
duhet te nënvizohen ose te vendosen ne thonjëza .
Tabela e përmbajtjes
Tabela e përmbajtjes është e nevojshme vetëm ne ato
punime ku teksti është ndarë ne kapituj.
Struktura e punimit kërkimor
Punimet e shkurtra nuk kanë nevojë për tabelë
te përmbajtjes .
Ne rastet kur përdoret tabela e përmbajtjes nen
fjalën Kapitulli , ne anenë e majtë vendosen
numrat e kapitujve me numra te mëdhenj
romak te ndjekur nga një pike.
Struktura e punimit kërkimor
• Titujt e kapitujve vendosen me germa te mëdha .
• Edhe nënqeshjet rekomandohet te përfshihen ne
tabelën e përmbajtjes .
• Ato e lejojnë lexuesin te shohë strukturën bazë te
punës me një shikim , kur vendosen edhe
nënqeshjet ato shtypen me germa te vogla vetëm
germa e par duhet te jetë e madhe .
Struktura e punimit kërkimor
Lista e tabelave
Ne ato punime ku ka disa tabela te përfshira autori
duhet te përgatis një listë te tabelave qe vendoset
pas tabelës se përmbajtjes .
Lista e ilustrimeve
Lista e ilustrimeve duhet te ketë te njëjtën forme si
edhe lista e tabelave .
Struktura e punimit kërkimor
Teksti i punimit
Padyshim qe teksti është pjesa me e
rëndësishme e punimit , pasi këtu autori
paraqet faktet dhe argumentet e tij .
Sa me logjike koherente dhe efektive te jetë
mënyra se si hartohet teksti , aq me te mëdha
janë mundësit qe lexuesi ta kuptoj punimin.
Struktura e punimit kërkimor
Hyrja
Qoftë paragraf i vetëm , qoftë kapitull i tere ,
hyrja është kontakti I pare I vërtet I lexuesit
me mendimet dhe stilin e autorit .
Nëse hyrja është e varfër, me ide te përsëritura ,
te ngatërruara dhe e vështir për tu kuptuar ,
lexuesit s’do ta shtyj leximin me tej .
Struktura e punimit kërkimor
• Hyrja duhet te jetë e gjallë, interesante dhe nxitëse ne
mënyrë qe ta tërheq vëmendjen e lexuesit .
• Gjatësia e hyrjes duhet te përcaktohet nga gjatësia e
përgjithshme e punimit . Nëse punimi është I shkurtër
(2000-3000) fjale atëherë nuk duhet me tepër se një
paragraf I ndërtuar mire , ndërsa punimet e gjata kanë
nevojë për hyrje me gjatësinë e një kapitulli .
• Aty ku hyrja është e gjatësisë se një kapitulli , shënohet
“Kapitulli I”dhe nen te shënohet “Hyrje “.
Struktura e punimit kërkimor
Trungu i punimit
Eshte Pjesa me e rëndësishme e tekstit ka për
qellim synimet e parashtruara apo te
nënkuptuara ne hyrje.
Organizimi i kujdeseshem , konkretizimi dhe
dokumentimi i përshtatshëm I punimit do te
ndihmojnë trajtimin logjik te argumenteve .
Struktura e punimit kërkimor
Ne punimet e gjata ku ndarjet ne kapituj janë te
domosdoshme , çdo ide kryesore duhet te filloj
me një faqe te re duke përcaktuar numrin e
kapitullit dhe titullin e kapitullit me germa te
vogla .
Ne punimet e shkurtra , ku nuk ka një hyrje formale
, argumentet duhet te trajtohen pa ndarje ne
kapituj
Struktura e punimit kërkimor
Pjesët kryesore te trungut te një punimi kërkimor ,
sidomos atij qe ka brenda përpunime statistikore e jo
thjesht cilësore , mund te jen;
(1)literatura e përdorur ,
(2) metodat e punës (ku përfshihen pjesët mbi
kampionin e studimit , instrumentet matëse ,
procedurat e kërkimit , etika , te dhëna mbi
vlefshmërinë dhe besueshmërinë e tij)
(3) diskutimi dhe
(4) Rezultatet
Struktura e punimit kërkimor
Përfundimi
Ashtu siç shërben hyrja për ta njohur lexuesin
me çka do te lexoj , edhe përfundimi është i
rendesishem për te nxjerr kuptimin nga i
gjithë studimi .
.
Struktura e punimit kërkimor
Përfundimi ashtu si hyrja , mund te jetë ose
pjese e punimit , ose një kapitull i veçuar .
Ne ato raste ku përfundimi është një kapitull i
veçanet , atëherë kapitullit i caktohet një
numër dhe një titull , i cili mund te jetë
“Përfundime”
Struktura e punimit kërkimor
Referencat dhe shtojcat
• Referencat e shfrytëzuara
Pas trungut te punimit , studenti duhet te listoj
burimet qe ka shfrytëzuar për përgatitjen e
punimit . Kjo bibliografi nuk duhet te përmbaj
te gjitha burimet e shqyrtuara , por ato te cilat
kanë një lidhje te përcaktuar me qeshtjen .
Struktura e punimit kërkimor
• Nëse bibliografia është relativisht e shkurtër
titujt duhet te renditen ne rend alfabetik , nga
mbiemri i autorit , ne një faqe te re me titull
“Bibliografia” apo “ Burimet e Shfrytëzuara”.
Ne bibliografit e gjata , burimet zakonisht
ndahen ne dy kategori: Tekste dhe burime
Periodike
Struktura e punimit kërkimor
• Burime te tjera
• Ne disa raste autori dëshiron te vendos edhe
një listë te veprave qe lexuesi mund ti shfletoj
për një studim me te detajuar dhe te thelluar
te qeshtjeve qe trajtohen ne mënyrë te
përpiktë ne punim.
Struktura e punimit kërkimor
Ne raste te tilla , student duhet ti vendos këto
vepra nen titullin “Bibliografi shtesë” apo
“Burime Shtesë”. Këto vepra mund te listohen
ne rend alfabetik sipas mbiemrit te autorit.
Struktura e punimit kërkimor
• Shtojcat
• Shtojcat i japin mundësi autorit te paraqes një
informacion shtese qe është interesant , qe është
i lidhur me qeshtjen , por jo edhe aq i nevojshëm
me brendësin e tekstit .
• Këtu mund te përfshihen tabelat , pyetësorët e
përdorur ne studim , kopje te dokumenteve te
përdorura qe sjan ne qarkullim dhe materiale te
tjera ilustruese .
Struktura e punimit kërkimor
• Renditja e faqeve
• Përveç faqes se bardhe qe vjen pas titullit ,
çdo faqeje tjetër te punimit i vihet një numër .
Struktura e punimit kërkimor
• Titujt dhe nëntitujt
• Ne ato raste kur punimi ndahet ne kapituj ,
autori mund te titulloj secilin prej këtyre
“kapitujve” te ndjekur nga numri përkatës
romak .
Struktura e punimit kërkimor
• Studenti mund te preferoi te heq fjalën
kapitull dhe ti vendos numrat romak para
titullit .
• Ppavarësisht nga metoda qe përdoret , secili
kapitull duhet te nise me një faqe te veçanet
me një titull përmbledhës dhe tërheqës .
Struktura e punimit kërkimor
• Paraqitja e saj qe do te vijoj ne tekst duhet te
përshtatet ne mënyrë te qarte ose te
nënkuptohet ne titullin e kapitullit .
• Nëse titulli është i gjate , ai duhet te ndahet dhe
te qendërzohet ne formën e një piramide me
kulm poshtë. Nuk përdoren shenja pikësimi
perverse pikëpyetje ose pikequditese , ne raste te
rralla.