Transcript File
Psikologjia Organizative LIGJËRUES: LINDA HOXHA Ergonomia Ergonomia apo Faktorët njerëzor siq quhet ndryshe, është një lëmi ku ndërveprojnë inxhinieria dhe psikologjia. Ndonëse nuk tingëllojnë si partner, por përdoruesit e makinave janë njerëzit që i kanë të gjitha përmbajtjet njerëzore. Këto nuk përfshijnë vetëm përmbajtjen fizike të të qenurit me dy duar dhe dy këmbë, por edhe atë përmbajtje që më së miri është e njohur për psikologun, siq është vëmendja e kufizuar apo selektive, dhe kufizimet e tjera psikologjike. Dizajnuesit e makinave pretendojnë të plotësojnë nevojat për “shumicën” e popullsisë, ne mes të përqindjes 5 dhe 95, apo nëntëdhjetë përqind, për çfarëdo tipari njerëzor. Njerëzit majtak (të cilët shkruajnë me dorën e majtë) këtu menjëherë do të intervenonin – ata llogarisin se përbëjnë përafërsisht njëzet përqind të popullsisë, por vetëm një numër i vogël i makinave (madje edhe çelësit e konzervave), janë të dizajnuar për përdorimin nga ana e tyre. Ergonomia Fuqia njerëzore Kreativ dhe të adaptueshëm Mund ti bëjnë ballë të papriturës Përdor informata nga shumë burime Korrigjon gabimet e veta Vepron me mëdyshje Ka shpenzime të ulëta fillestare/ shpenzime të larta afatgjate (rriten rrogat, beneficionet) Fuqia e makinave Bën disa gabime procesuese Nuk lodhen Mund të ruajnë informatën efektivisht (sidomos kompjuterat) Mund të punojë në nxehtësi ekstreme, në të ftohtë, në lagështi apo rrezatim Ka shpenzime të larta fillestare, por shpenzime të ulëta afatgjate(mirëmbajtja Ergonomia Specialistët e Faktorëve Njerëzor janë të involvuar në: •Planifikim të stacioneve punuese, ashtuqë personeli të ketë çdo gjë afër dorës, dhe jo kalim konstant prej njërës trakë në tjetrën për kryer punën. •Planifikim të paneleve lajmëruese, për të siguruar që informatat e punës janë lehtë qasshme dhe të kuptueshme, përmes signaleve vizuele dhe tonike, me signalet mbështetëse për shkak të mos-funksionimit të pajisjeve të rëndësishme. •Planifikim të sistemeve, ashtuqë puna lëviz në një seri procesesh logjike drejt finalizimit të produktit. Ergonomia Fatmirësisht, ditët kur njeriu është dashur ti përshtatet makinës kanë përfunduar, dhe psikologët sot po konfrontohen me këtë përshtatje person/sistem. Faktorët njerëzor nevojitet të mirren në konsiderim gjatë dizajnimit të sistemeve, sikurse dhe makineria, me qëllim që qendra të jetë përdoruesi. Ergonomia, inxhinieria dhe dizajni i sistemeve janë të kombinuara që të bëjnë ambientin e punës më të përafërt me përdoruesin. Kjo u bë veqanërisht e rëndësishme që nga angazhimi i kompjutorëve në vende të punës. Sistemet Secili proces i punës mund të quhet sistem, por ky emërtim kryesisht përdoret për një pjesë të proceseve i cili duhet të ndërmirret në drejtim të përfundimit të produktit. (siq është një proces manufakture). Disa sisteme janë gati gjithmonë të automatizuara, siq janë kompanitë për manufakturimin e veturave të cilat i përdorin robotët për grumbullim e veturave dhe ngjyrosjen me sprej. Kjo i kursen njerëzit nga kryerja e punëve të rënda dhe punëve të rrezikshme për shëndet siq është ngjyrosja me sprej. Njerëzit përgjigjen për makinat dhe janë në dispozicion për riparimin e prishjeve; të tjerët nevojiten për detyra më të komplikuara të cilat nuk mund ti kryejn makinat. Kufizimet Njerëzore Specialistët për Faktorët Njerëzor, duke pasur parasysh kufizimet fizike të njeriut, janë më të preokupuar me kufizimet psikologjike. Jo vetëm nga aspekti se a munden ata ti shohin dritat alarmuese, por se a do ti kushtojnë vëmendje atyre. Dhe shtrohen pyetjet si: sa informata mund të procedoj individi për një kohë të caktuar? Për sa gjatë ata mund të mbajnë vëmendjen? Njerëzit janë të luhatshëm. Ata në disa raste harrojnë madje edhe gjërat më të rëndësishme, andaj sistemet e sigurisë nevojitet të inkorporohen në dizajne. Gjërat siq janë dritat alarmuese janë esenciale në rast të keq-funksionimit të pajisjes, me, gjithashtu, nëse është e mundur, edhe alarmin akustik, nëse dritat alarmuese mbesin të pavërejtura për një kohë të caktuar. Vigjilenca Njësitet treguese, posaqërisht ato që japin alarmime të thyerjeve apo rrezikut, duhet të jenë të qarta dhe të dukshme. Kur operativat duhet të shikojnë njësitet treguese për signale, ose për të ndërmarrë detyra pune ose për të ndërmarrë ndonjë akcion emergjence, ata duhet të jenë vigjilent (syçelë). Mackworth-i (1948) sygjeroi që vigjilenca zvoglohet për shkak të humbjes së senzitivitetit gjatë periudhave të vëmendjes së përqëndruar. Ai ndërmori një varg eksperimentesh për të testuar vigjilencën dhe pakësimin e angazhimit, përfshirë edhe një ku pjesëmarrësit shikonin ekranin e radarit për “signale” specifike kundrejt prapavijës së “zhurmës” akustike. Vigjilenca Ata u desht të shtypnin tastierin e përgjegjes secilën herë kur është parë një signal. Rezultatet treguan se paraqitja e rregullt e signalit apo signaleve në qendër të treguesit, rrit shkallën e detektimit; e signalet me ndërprerje humbeshin më shpesh. Rezultatet e dhëna pjesëmarrësve se çfarë ishte paraqitja (performansa) e tyre, tentonin që të përmirësonin atë paraqitje. Wickens (1992) sygjeroi që vëmendja e përqëndruar me vigjilencë kërkon shumë nga resurset mendore andaj është e lodhshme. Aty ku signalet e ‘humbura’ janë të rëndësisë kyqe, për shembull tek kontrolluesit e trafikut ajror në aeroportet e e zëna, duhet të mirren pushime frekuente për të siguruar një nivel të lartë të kryerjes së detyrave gjatë punës. Ambienti I Punës Faktorët në ambientin fizik të punës, siq janë zhurma, ndriçimi, nxemja, apo gjatësia e kohës në të cilën një person punon njëtrajtësisht, koha e ditës apo e natës kur ata punojnë, të gjitha këto mund të kontribuojnë në shëndetin dhe sigurinë e personit në punë. Këta faktorë mund të jenë shumë të rëndësishëm, gjatë përcaktimit se a është lajmëruar aksidenti apo sëmundja si rezultat e punës. Zhurma Shumë pak njerëz ankohen se vendi i tyre i punës është shumë i qetë. Zhurma mund të rritet deri në atë mase sa që dëgjuesi ndjen dhimbje fizike nga kjo, për shkak të mekanizmave psikologjik të involvuar në dëgjim. Legjislacioni mbi Shëndetësinë dhe Sigurinë lejon një shkallë mesatare ditore të zhurmës prej 90 decibel (dB). Nëse zhurma e makinerisë kalon këtë shkallë, të punësuarve u lejohet që të operojnë me makineri vetëm për periudha të shkurta kohore, e pastaj do të zhvendosen në vende me më pak zhurmë. Makineria që shkakton shkallë të lartë të zhurmës zakonisht shkakton vibrime të cilat gjithashtu mund të jenë të pakëndshme edhe për operativën, e një shembull evident për këtë është turjela e rrugës. Zhurma Psikologët kan hulumtuar ndikimin e zhurmës në situatat e punës (për një shqyrtim, shiko Smith, 1995). Rezultatet e studimeve hulumtimtuese tregojnë se zhurma me ndërprerje është më shqetësuese se zhurma e vazhdueshme, në rast se të dyja janë të një shkalle të arsyeshme. Detyrat komplekse, posaqërisht ato që kërkojnë të menduarit, kanë nevojë për një shkallë më të ulët të zhurmës në mënyrë që të mos pengojnë. Zyrat e hapura ishin dizajnuar për të dhënë përparësi psikologjike për thyerjen e barierave shoqërore të cilat mund të hasen në vendet e punës. Megjithate, këto përparësi nuk peshojnë më rëndë se mangësitë e humbjes së koncentrimit që lind nga zhurma dhe pengesat. Ky problem mund të zgjidhet duke rritur masën e hapësirës personale për të punësuarin (që do të rezulton në një numër të vogël njerëzish në zyre të mëdha), apo me zvoglimin e madhësisë së gjithëmbarshme të zyrave të hapëta, duke mbajtur hapësirën personale në të njëjtin nivel (numër i vogël njerëzish në një zyre të vogë) Ndricimi Domosdoshmëria për ndriçim adekuat me qëllim të kryerjes së detyrave të punës, duket të jetë një kërkesë evidente. Nëse drita e ditës është e papërshtatshme, ajo duhet të plotësohet me ndriçim artificial. Sidoqoftë, niveli optimal i ndriçimit mvaret nga puna dhe operativa (funksionimi). Punët vizuele me materiale të vogla kërkojnë ndriçim më të madh, si dhe punëtorët e moshuar dhe të tjerët të cilët shumicën e kohës e kalojnë duke punuar në punë vizuele mund të kenë nevojë për shkallë më të lartë të ndriçimit. Anasjelltas, ndriçimi verbues mund të jetë problem. Kjo është bërë e ditur nga operativët e kompjuterëve, ku shkëlqimi prej ekraneve të tyre VDU, ishte konsideruar si shkaktar i kokëdhembjeve dhe problemeve me sy. Ekranet-zvogluese të shkëlqimit tani janë në dispozicion për VDU; nëse edhe burimet e tjera të dritës përveq VDU-së zvoglohen për nga intenziteti, kjo shkon në të mirë të operatorëve. Ndriçimi i reflektuar nga sipërfaqet e lëmuara gjithashtu mund të jetë problem. Nxemja Në Britani të Madhe, vendet e punës duhet të mbajnë një temperaturë minimale për shkak të rehatisë së punëtorit dhe efektivitetit të tij. Nëpër zyra, kjo temperaturë është 60 shkallë Fahrenheit. Punëtorët që punojnë jashtë nuk i kanë këto kushte, por kur temperaturat zbresin shum poshtë, puna është e pamundur për shkak të akullit apo borës. Deri në verën e nxehtë të vitit 1995, disa njerëz kuptuan se nuk ekziston kufi i sipërm i temperaturës në Britani të Madhre, ndoshta sepse për këtë nuk ekziston shpesh nevoja. Efektiviteti dhe komoditeti duket se do të zvoglohen për shkak të temperaturave të larta sikurse edhe temperaturave të ulëta; hetimet e tanishme tregojnë se niveli i stresit mund të rritet në kushte të ngrohta. Koha e Punës Të shumtën në orar të plotë, puna e paguar në Britani të Madhe tenton drejt orarit tetë-orësh në ditë (apo natë), gjatë së cilës kohë merren pushimet e caktuara. Ekziston një legjislacion i veçantë për funksione të specializuara siq janë drejtuesit e transporterëve apo vozitësit e kamionëve, ku oraret e gjata të punës mund të rezultojnë në aksidente fatale. Java e ngjeshur e punës Disa punë kanë aplikuar një javë ‘të ngjeshur’ të punës ku tri, katër apo pesë ditë dymbëdhjetë orëshe punohen në vazhdimësi, të përcjellura me një numër ditësh pushimi, ashtu që mbahet java e gjithëmbarëshme e punës në përafërsisht tridhjetë e tetë orë. Në përgjithësi, punëtorët kanë një qasje pozitive ndaj kësaj, por disa studime tregojnë se lodhja mund të jetë një prej problemeve, mvarësisht nga lloji i punës Operatorët e futjes së të dhënave, në orarin pesë ditësh me dymbëdhjetë orë pune, treguan disa shenja të lodhjes në atë shpejtësi të përgjegjes dhe saktësia u zvoglua, çka do të duket se mohohet qëllimi i organizatës për të pasur ditë më të gjatë pune, pasiqë këto ishin cilësi domosdoshmërisht të rëndësishme. Orari Fleksibil Paraqitja e orarit fleksibil, apo orëve fleksibile të punës do të thotë se njerëzit mund të zgjedhin orët e tyre të punës, në mes të një grumbulli parametrash, për të përmbushur kuotën e orëve të javës. Studimet mbi efikasitetin e kësaj kanë dhënë rezultate të ndryshme. Në një shqyrtim të këtyre studimeve, Dunham dhe të tjerët (1987) gjetën se nuk ka rënje në kryerjen e punës, por nuk kishte prova as për ndonjë rritje të saj. Për shembull, mundet që mos të jetë e domosdoshme edhe më tej vozitja për të shkuar në punë gjatë orës kur trafiku është më i denduri, duke e zvogluar në këtë mënyrë stresin për disa individë; kujdesi mbi fëmijën jashta orarit të shkollës mund të ndahet më lehtë në mes të dy prindërve të cilët punojnë në orare të ndryshme pune. Kjo gjithashtu i jep individit një ndjenjë të kontrollit mbi disa aspekte të jetës punuese, e cila gjë gjithashtu e redukon stresin. Puna në Ndërrime Një numër organizatash e përdorin punën në ndërrime, me qëllim të funksionimit njëzetë e katër orësh në ditë; spitalet dhe shërbimet e tjera emergjente janë shembuj evident. Industritë manufakturuese të cilat kanë makineri të shtrenjta nuk dëshirojnë që ato makineri të rrijnë gjashtëmbëdhjetë orë në ditë, andaj shum shpesh organizojnë punëtorët në tri ndërrime nga tetë orë. Si ndikon punë me ndërrime tek fuqia punëtore? Cikli i gjumit/zgjimit çrregullohet nga ndërrimet rotative; ritmi cirkadian çrregullohet dhe mekanizmat psikologjik janë jashtë rradhitjes me ‘orën’ e trupit. Ngrënja në kohën e pazakonshme mund të shkaktoj çrregullime digjestive dhe disa punëtorë raportojnë probleme kardiovaskulare, sipas pyetësorit të zhvilluar nga Wolinsky (1982). Puna në Ndërrime Czeisler dhe të tjerët (1982) studjuan modelet e punës dhe ritmet trupore të 130 punëtorëve që punonin me ndërrime në Kompaninë Great Salt Lake Minerals and Chemicals. Kompania funksiononte në tri ndërrime rreth orës, me modelin e rotacionit të anasjelltë, me fjalë tjera, një javë natën, e vazhduar me një javë pasdite, e vazhduar me një javë në mëngjes. Përfundimet e Cyeisler-it ishin se ndërrimet duhet ta kenë rotacionin mbarë (mëngjesi, pastaj pasdite dhe pastaj natën), për arsye se ritmet trupore janë më të adaptueshme në drejtimin përpara. Ndryshimi i ndërrimit javor nuk është gjithashtu beneficial, sepse ajo merr gati një javë për orën trupore që ti adaptohet orarit të ri – andaj maksimumi i kryerjes së punës nuk mund kurr të arrihet. Është rekomanduar orari tre-javor për secilin ndërrim. Punëtorëve u pëlqeu modeli i ri i ndërrimeve; ata u adaptuan shumë më lehtë, dhe shëndeti i tyre u përmirësua. Organizata gjeti se produktiviteti ishte rritur në mënyrë të theksueshme. Shëndeti dhe Siguria në Punë Shëndeti i individëve në punë nuk është çështje që i’u intereson vetëm atyre por gjithashtu, moralisht dhe legalisht, është në interes edhe të organizatës në të cilën ata punojnë. Legjislacioni mbi Shëndetin dhe Sigurinë është rritur gjatë viteve, për t’iu ofruar punëtorëve siguri për një kujdes të arsyeshëm dhe kushte të sigurisë një pjese të punëtorëve. Nëse një gjë e tillë nuk ofrohet dhe njerëzit lëndohen, fizikisht apo mentalisht, atëherë ata i adresohen ligjit dhe mund të kërkojnë kompenzim. Anasjelltas, punëtorët duhet të kenë kujdes të arsyeshëm për vetvehten dhe bashkë-punëtorët e tjerë. Shëndeti dhe Siguria në Punë Qëllimi i ligjeve është pengimi i aksidenteve dhe lëndimeve. Të dhënat ergonomike japin informata se si njërëzit përshtaten fizikisht me ambientin e tyre të punës, ashtu që ata nuk punojnë për një kohë të gjatë në pozita të vështira, të cilat mund të rezultojnë në deformim. Përcaktimi se cilat standarde janë të pranueshme për shëndetin mental është më i vështirë, por, vit pas viti është bërë një përparim në identifikimin e këtyre standardeve Stresi që rezulton nga problemet në organizatë është një rast i mirë për tu theksuar, në këtë drejtim. Është pranuar me ligj se, nëse stresi rezulton nga praktikat punuese të organizatës, punëtorët janë të autorizuar të rikompenzohen. Programet mbi menagjimin e stresit mund tu ofrohen punëtorëve për të ndihmuar të ballafaqohen me stresin, ndonëse, idealisht stresi është më mirë të eliminohet që në burim, se sa të ‘menagjohet’. Shëndeti dhe Siguria në Punë Aksidentet në punë, statistikisht, janë më pak frekuente se aksidentet në shtëpi apo me veturë, ndoshta për shkak të një legjislacioni të madh ekzistues, që mbështet sigurinë e punëtorëve Grupi demografik i cili duket se pëson aksidente më së shumti janë punëtorët e rinj mashkuj. Për këtë janë sygjeruar shum shkaqe: veçoritë e personalitetit, mospërvoja me makineri, mburrja mbi mos-marrjen e masave parandaluese A kanë disa njerëz më tepër tendenca ndaj aksidenteve se të tjerët, dhe nëse po, pse? Shëndeti dhe Siguria në punë Sipas statistikave, alkoolistët dhe narkomanët përjetojnë më tepër aksidente se shumica e njerëzve, andaj alkoolistët dhe narkomanët mund të quhen si paragjykues të prirjeve për aksidente. Fine (1963) anketoi 937 student të fakultetit dhe gjeti se ndodhitë e aksidenteve në komunikacion ishin shumë më të larta tek personat ekstrovert se tek personat introvert. Kjo më tutje ishte shpjeguar edhe me studime të tjera të shumta. Veçoritë tjera të personalitetit të gjetura gjithashtu të jetë prezente tek të involvuarit në aksidente komunikacioni përfshijnë: Sjellja e tipit A, pozicioni i jashtëm i kontrollit (që të dyja të përshkruara më vonë në këtë kaptinë) dhe neuroticizmi. Literatura Aplikimi i Psikologjisë në Organizata