Integrimi vertikal

Download Report

Transcript Integrimi vertikal

Kapitulli 5
Strategjitë në veprim
Strategic Management:
Concepts & Cases
12th Edition
Fred David
Objektivat e Organizatës
 Objektivat janë rezultate që firma kërkon të arrijë brenda një
periudhe të caktuar kohe.
 Objektivat identifikojnë rezultatet specifike që një organizatë
kërkon të arrijë.
Fushat që përfshijnë objektivat afatgjata
 Objektivat e një firme p.sh. fitimi, normën e kthimit të
investimeve, ritmin e penetrimit të tregut.
 Një organizatë qeveritare dëshironë të reduktojë nivelin e taksave,
të ndryshojë ligjet e taksave me qëllim të përmirësimit së klimës
së biznesit.
 Një sistem shkollor dëshironë të rritë nivelin e njohurive të
përvetësuara nga nxënësit, të sigurojë një numër më të madh
kursesh specializimi, etj.
 Objektivat ndryshojnë në varësi të llojit të organizatës dhe qëllimit të
saj.
 Përfitueshmëria: Shumica e firmave vendosin objektiva fitimi që
zakonisht shprehen me të ardhurat nga mjetet e veta.
 Produktiviteti: Manaxherët strategjikë përpiqen vazhdimisht të
përmirësojnë relacionet input-output, normalisht rrisin produktivitetin.
 p.sh. mund të vendosen objektiva për uljen e artikujve me defekte,
uljen e ankesave të konsumatorrëve që çojnë deri në padi etj.
 Zhvillimi i punonjësve: p.sh.një objektiv i tillë është rritja e
kualifikimit dhe fleksibilitetit të punonjësve.
 Relacionet e punonjësve: Manaxherët strategjikë besojnë shumë që
produktiviteti varet nga besimi dhe interesi në punë i punonjësve.
 Përgjegjësia publike: Firma duhet të njohë përgjegjësitë që ajo ka
kundrejt klientëve dhe shoqërisë.
Cilësitë e objektivave afatgjata
 Cfarë e dallon një objektivë të mirë nga një e keqe?
 Të pranueshme: Objektivat duhet të jenë të pranueshme edhe nga
grupet jashtë firmës. p.sh. në rast se firma do të vendoste një objektiv
që do të shkaktonte ndotjen e mjedisit, kjo do të kundërshtohej nga
Agjensia e Mbrotjtes së Mjedisit.
 Fleksibile: Objektivat duhet të jenë të adaptueshme ndaj ndryshimeve
të papritura të mjedisit.
 Të matëshme: “të rritim të ardhurat mbi investimet në linjën e
prodhimit të letrës me 1 përqind në vit, dhe 5 përqind në 3 vjet”.
 Motivuese: njerëzit janë shumë produktivë kur objektivat janë
motivuese.
 Të përshtatshme: Objektivat duhet të përputhen me qëllimet e
përgjithshme të firmës. Objektivat që nuk përputhen me qëlllimet e
kompanisë, mund të përmbysin qëllimet e saj.
 Të kuptueshme: Objektivat duhet të jenë të përkufizuara qartë dhe të
kuptueshme.
 Të arritshme: Objektivat duhet të jenë të arritshme.
Objektivat financiare përballë atyre strategjike
 Objektivat financiare përfshijnë :
 Në rritjen e të ardhurave
 Në fitim
 Dividenta më të larta për aksione
 Përmirësim në rrjedhen e parasë.
 Objektivat strategjike përfshijnë :
 Pjesëmarrje më të madhe në treg
 Shpenzime më të ulëta se konkurentët
 Produkte më kualitative
 Pjesëmarrje më të gjerë gjeografike.
Llojet e strategjive
 Strategjitë e integrimit :
 Integrimi vertikal – është strategji e rritjes që përfshin zgjerimin e
bizneseve në dy drejtime (prodhimin dhe shpërndarjen e
produkteve)
 Integrimi vertikal i hershëm (i përparmë)- ka të bëjë me hyrjen e
firmës në një biznes të ri që ka lidhje me lëndë të parë dhe materialet
që i nevojiten firmës.
 Integrimi vertikal i vonshëm – ka të bëjë me hyrjen e firmës në një
biznes të ri të shpërndarjes së produktit të gatshëm.
 Integrimi horizontal – është një strategji rritjeje që përfshin blerjen
e një konkurrenti.
 Kjo strategji mund të realizohet edhe me nëpërmjet shkrirjes së dy
bizneseve.
Integrimi vertikal dhe horizontal
Prodhues tekstilesh
Prodhues këmishash
Dyqan veshjesh
Integrimi horizontal
Prodhues tekstilesh
Prodhues këmishash
Dyqan veshjesh
Integrimi vertikal
 Strategjitë Intensive



Depërtimi në treg -kërkon rritjen e pjesëmarrjes në treg me
produktet dhe shërbimet ekzistuese
Zhvillimi i tregut -përfshin paraqitjen e produkteve ose
shërbimeve ekzistuese në zona të reja gjeografike.
Zhvillimi i produktit -kërkon shtimin e shitjeve përmes
modifikimit ose përmirësimit të produkteve ose shërbimeve
ekzistuese-kjo mbështetet në mjete me të mëdha financiare
për hulumtime.
 Strategjitë e Diversifikimit (Shumëllojshmërisë)
 Diversifikimi koncentrik –realizohet nëpërmjet blerjes së bizneseve
që kanë karakteristika të përbashkëta me firmën blerëse për sa i përket
teknologjisë,tregjeve dhe produkteve.
 Pra firma blenë biznese të reja kur produktet,tregjet,teknologjia janë të
ngjashme por jo të njëjta me ato të saj.
 Diversifikimi konglomerat -është një strategji rritje që përfshin
angazhimin në produkte të reja që ndryshojnë plotësisht nga produktet
/shërbimet ekzistuese të organizatës.
 Strategjitë mbrojtëse
 Strategjia e riorganizimit-Shkurtimi -paraqitet kur një
organizatë rigrupohet përmes zvogëlimit të shpenzimeve dhe
aseteve si masë kundërvënëse ndaj rënies në shitje dhe fitim.
 Shitja-Shpronësimi -Shpronësim quhet shitja e një divizioni
ose pjese të organizatës.
 Likuidimi -paraqet shitjen e të gjitha pasurive-aseteve të
firmës, në pjesë, për aq sa është vlera e tyre e prekshme.
 Strategjitë gjenerike të Michael Porterit
 Udhëheqja e kostos - e vë theksin mbi prodhimin e produkteve
standarde me shpenzime shumë të ulëta
 Diferencimi -është strategji e cila ndihmon prodhimin e
produkteve dhe shërbimeve unike të konsideruara direkt nga
blerësit, ku çmimet relativisht janë të ndjeshme.
 Fokusimi -nënkupton prodhimin e produkteve dhe shërbimeve
që plotësojnë nevojat e një grupi të vogël të blerësve.
Strategjitë me udhëheqjen e kostove/çmimin
udhëheqës
 Përgjithësisht çmimet udhëheqëse duhet të përcjellen në lidhje
me diferencimin.
 Elementet e tjera të kostos përfshijnë potencialin për ndarjen e
shpenzimeve dhe njohurive brenda organizatës,
 Shpenzimet shoqëruese të hulumtimeve dhe në zhvillimin e
produktit të ri
 Modifikimin e produkteteve ekzistuese,
 Shpenzimet e pagave, shkallën tatimore,shpenzimet e
energjisë, shpenzimet e transportit.
 Strategjitë e diferencimit
 Strategjitë integruese ofrojnë shkallë të ndryshme të
diferencimit.
 Diferencimi i suksesshëm nënkupton fleksibilitetin e madh të
produkteve, shpenzime të ulëta, shërbimet e përmirësuara,
 Strategjitë e fokusimit
 Strategjitë siq janë: depërtimi në treg, dhe zhvillimi i tregut
ofrojnë fokusin substancial të avantazheve.
• Strategjia e fokusuar është më efektive kur blerësit kanë
preferenca ose kërkesa të veçanta
• Rreziku i ndjekjes se një numër i konkurrentëve do ta njohin
strategjinë e sukseshme të fokusimit dhe do ta kopjojnë atë.
• Duke përdorur një strategji të fokusimit një organizat mund të
koncentrohet në një pjesë të konsumatorëve, tregjeve gjeograf.
Mënyrat për realizimin e strategjive
•
•
•
•
Bashkimi i ndërmarrjes (ndërmarrjet e përbashkëta) është
një strategji e njohur e cila ndodh kur dy ose më shumë
ndërrmarrje formojnë një ortakëri ose partneritet
Fuzionimi dhe Përvetësimi
Fuzionimi (ndodh kur dy organizata formojnë një
ndërrmarje).
Përvetësimi (ndodh kur ndërrmarja e madhe e blen
ndërrmarjen e vogël).
Janë shumë arsye për fuzionim si:
 Të sigurohet përmirësimi i kapaciteteve
 Të bëhet shfrytëzimi më i mirë i forcave ekzistuese
 Të zvogëlohet personeli menaxherial
 Të rritet ekonomia e shkallës
 Të fitohet qasja tek furnitorët, shpërndarësit, blerësit,
produktet dhe kreditorët e rinj
 Të përcillet teknologjia e re
 Të zvogëlohen obligimet e tatimeve
Menaxhimi strategjik në firmat e vogla
 Procesi i menaxhimit strategjik është thelbësor për kompanitë
e vogla, të gjitha organizatat kanë një strategji,
 Plotësisht mund të shtojë rritjen dhe prosperitetin e firmave të
vogla, por ka edhe probleme si:
• Mungesa e njohurive të menaxhimit strategjik
• Kapitalit të pa mjaftueshëm për të shfrytëzuar mundësi të jasht