Konteksti ndërkombëtar dhe lokal per edukimin gjinor

Download Report

Transcript Konteksti ndërkombëtar dhe lokal per edukimin gjinor

Konteksti ndërkombëtar dhe
kombëtar mbi barazinë
gjinore në arsim
Konferenca e Katërt Botërore e Grave
në Pekin (1995)
të drejtat e grave janë të drejta njerëzore;
 gratë duhet të marrin pjesë në të gjitha
nivelet e vendimarrjes;
 gratë duhet të kenë mundësi të
shfrytëzojnë burimet ekonomike, përfshi
këtu tokën, kreditimin, shkencën,
teknologjinë, trajnimet e ndryshme,
informacionin, komunikimin, tregun dhe
sigurisht hapësirën për t'u shkolluar; të
shkruarit dhe të lexuarit, shkollimin e
thjeshtë dhe arsimin formal e informal.

Diskriminimi në sistemet e edukimit
është i pranishëm në:






mësimdhënien e papërshtatshme dhe të bazuar në paragjykimin
gjinor si dhe materialet mësimore të papërshtatshme;
mungesën e lehtësirave për t'u arsimuar, në veçanti në përshtatje
me nevojat e vajzave;
imazhet e stereotipizuara të grave dhe burrave në materialet dhe
mësimdhënien në arsim;
programet dhe materialet mësimore që përforcojnë rolet
tradicionale seksuale;
programet dhe tekstet shkencore që mbartin paragjykime gjinore;
dhe
burimet e pamjaftueshme të arsimit, sidomos për gratë dhe
vajzat.
Platforma për Veprim rekomandon strategji specifike për secilin prej
faktorëve të mësipërm dhe përkrah përdorimin e rrugëve për
ndryshim, të tilla si shfrytëzimi i plotë i potencialit të masmedias
si një mjet edukues duke synuar përfshirjen e grave në zhvillimet
teknologjike në fushën e arsimit.
Platforma për Veprim e Pekinit përfshin një seksion të
veçantë për arsimin dhe trajnimin e grave.
Objektivat strategjikë të identifikuar në këtë seksion
janë:






sigurimi i aksesit të barabartë për t'u arsimuar
zhdukja e analfabetizmit në rradhët e grave;
përmirësimi i mundësive të grave për të marrë
trajnime, për të shfrytëzuar shkencën e teknologjinë
dhe arsimin e vazhdueshëm;
zhvillimi i një arsimi dhe kualifikimi jo diskriminues;
shpërndarja e burimeve të mjaftueshme për
zbatimin e reformave në arsim dhe monitorimin e
tij; dhe
promovimi i një edukimi afatgjatë dhe kualifikimi të
grave dhe vajzave.
CEDAW- Konventa mbi Eliminimin e të Gjitha
Formave të Diskriminimit ndaj Gruas (1979)
“diskriminimi i gruas” nënkupton
çdo dallim, përjashtim ose kufizim në bazë
gjinie, që ka për pasojë ose qëllim të
dëmtojë ose zhvlerësojë njohjen, gëzimin
ose ushtrimin nga gruaja, (cilatdo qoftë
gjendja e saj martesore) të të drejtave të
saj, si pjesë e të drejtave të njeriut në
fushat politike, ekonomike, shoqërore,
kulturore, civile, etj (nga Neni 1).
Parimet e CEDAW
Parimi i barazisë
 Gratë duhet të kenë mundësi dhe trajtim të barabartë;
 Gratë duhet kenë të drejta të barabarta në përdorimin e burimeve;
 Gratë nuk duhet të kenë vetëm të drejta të garantuara me ligj, por
zbatimi i tyre duhet të cojë në ndryshime të dukshme.
Parimi i mosdiskriminimit
 Diskriminimi është social, përjashtues dhe jo i domosdoshëm për
ndërveprimin njerëzor. Ai përjashton gratë të gëzojnë të drejtat e tyre dhe
shprehin plotësisht potencialin e tyre;
 Duhen shmangur të dy llojet e diskriminimit: i drejtpërdrejtë dhe i
tërthortë
 Duhen marrë masa të menjëhershme për të menjanuar pasojat e
diskriminimit të së shkuarës;
 Duhet adresuar diskriminimi në sferën private dhe atë publike.
Parimi i detyrimit të Shtetit
 Sapo një vend e ratifikon CEDAW, ai është i detyruar ligjërisht të
eleminojë format e diskriminimit të grave duke zbatuar standartet dhe
normat e CEDAW;
 Shteti është përgjegjës për mirëqënien e grave dhe duhet të marrë masa
per të mbrojtur të drejtat e tyre duke shmangur pabarazitë
Në nenin 5 të CEDAW thuhet se:
Shtetet palë marrin të gjitha masat e
përshtatshme me synimin që:
a)
Të ndryshojnë skemat dhe modelet e
sjelles shoqërore dhe kulturore të burrit
dhe të gruas, në mënyrë që të arrijnë të
zhdukin paragjykimet dhe praktikat
zakonore, ose të çdo lloji tjetër, që
mbështeten në idenë e inferioritetit ose të
epërsisë të njërit apo të tjetrit seks, apo
në rolin stereotip të burrit dhe të gruas;
b) Të sigurojnë që edukimi i familjes të
përfshijë kuptimin e duhur të amësisë si
një funksion shoqëror dhe njohjen e
përgjegjësisë së përbashkët të burrit dhe
të gruas në edukimin dhe zhvillimin e
fëmijëve të tyre, duke bërë të qartë se
interesi i fëmijëve është kushti parësor në
të gjitha rastet.
Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjecarit

Deklarata e Mijëvjeçarit, e nënshkruar në
Shtator 2000 u kërkon vendeve anëtare
“të përkrahin barazinë gjinore dhe
fuqizimin e grave, si rrugë të frytshme për
të luftuar varfërinë, urinë dhe sëmundjet
dhe për të nxitur zhvillimin, që të jetë me
të vërtetë i qëndrueshëm”.
Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjecarit
Objektivi 3: Nxitja e barazisë gjinore dhe
fuqizimi i gruas
Synimi specifik është :eleminimini i
diferencave gjinore në arsimin fillor dhe
tetëvjeçar në mënyrë të preferueshme në
vitin 2005 dhe në të gjitha nivelet e
arsimit jo më vonë se 2015.
Pekin + 10
Shtatë prioritetet e propozuara nga rekomandimet e OZHM-ve mbi
Barazinë gjinore:







Shtimi i përpjekjeve për të luftuar dhunën ndaj grave dhe vajzave
Garantimi i të drejtave riprodhuese dhe seksuale
Garantimin e të drejtës së grave për pronësi, tokë dhe të drejtës
së trashëgimisë.
Eleminimi i pabarazive gjinore në punësim, si dhe eleminimi i
diferencës në të ardhura.
Rritja e numrit të grave në qeverisjen qendrore dhe vendore.
Investimi në infrastrukturë për të ulur në mënyrë drastike kohën e
punës dhe lodhjen e grave dhe vajzave, në aktvitetet e mbledhjes
së lnëdës djegëse, ujit dhe nevojave të tjera jetësore.
Zgjerimi i mundësive të edukimit të vajzave, në sistemin
fillor dhe atë të mesëm.
Bashkimi Europian
Standartet e BE lidhur me trajtimin e barabartë të
grave dhe burrave janë pjesë e legjislacionit, të
siguruara përmes disa neneve të Traktatit të
Amsterdamit-1997.
 Neni 2 deklaron barazinë mes grave dhe
burrave si një nga përgjegjësitë kryesore të
shteteve palë të Komunitetit Europian.
 Neni 3 (2) nënvizon se ‘Në të gjitha aktivitetet
që lidhen me këtë nen, shtetet palë të BE duhet
të synojnë eliminimin e pabarazive dhe të
promovojnë barazinë mes grave dhe burrave’.
 “Udhëzues për barazisë midis grave dhe
burrave 2006-2010”
Gjashtë fushat prioritare për veprimin e BEsë
në barazinë gjinore për periudhën 2006-2010
Pavarësi ekonomike e barabartë për gratë
dhe burrat.
 Përputhja e jetës private dhe asaj
profesionale.
 Përfaqësim i barabartë në vendimmarje.
 Zhdukja e të gjithë fomave të dhunës me
bazë gjinore.
 Eleminimi i stereotipeve gjinore.
 Promovimi i barazisë gjinore në politikat e
jashtme dhe të zhvillimit.

Kuadri ligjor kombëtar
Kushtetuta
 Në nenin 18 të Kushtetutës (1998)
përcaktohet se të gjithë shtetasit janë të
barabartë përpara ligjit dhe se askush nuk
mund tëe diskriminohet për shkaqe të tilla
si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet
politike, fetare e filozofike, gjendja
ekonomike, arsimore e sociale.
Kuadri ligjor kombëtar








Kodi i Punës, 1995
Ligji “Për shëndetin Riprodhues”, 2002
Kodi i Ri i Familjes, 2003.
Ligji “Për një Shoqëri me Barazi Gjinore”, 2004
Ligji për Dhunën në Familje, 2006
Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, 2006
Strategjia për Barazi gjinore dhe Kundër Dhunës
në Familje, 2007
Strategjia për Zhvillim dhe Integrim
Ligji mbi Barazinë Gjinore (2004)
Ligji kompleton kornizën ligjore përsa i
përket të drejtave të barabarta mes grave
dhe burrave në sferën profesionale,
arsimit, vendimmarrjes, kundër
diskriminimit dhe ngacmimit seksual.
Ky ligj parashikon ngritjen e mekanizmave
qeveritare për hartimin e ploitikave
qeveritare për barazinë gjinore, vlerësimin
dhe monitorimin e situatës konkrete.

Në nenin 8 të këtij ligji “Veprimet Diskriminuese
në Institucionet e Arsimit dhe Shkencës”,
theksohet: Veprimet e institucioneve arsimore
dhe shkencore do të konsiderohen diskriminuese
nëse, duke u mbështetur në seksin zbatohen
kerkesa të ndryshme përkatëse ndaj burrit dhe
gruas për pranimin në shkollë ose për programet
e studimit, për hartimin e kurrikulumeve ose për
vlerësimin e njohurive; krijohen mundesi të
ndryshme për zgjedhjen e një fushe të veçantë
studimi, trajnimi, diplomimi dhe për kohëzgjatjen
e mësimit.
Marrëveshja e Stabilizim Asocimit
(2006)
Kjo marrëveshje është një instrument
kryesor i procesit të stabilizim-asocimit, i
cili synon të mbështesë vendin drejt
integrimit në BE.
 Ajo përmban një referencë të vetme lidhur
me “përkatësinë gjinore” në kontekstin e
aksesit ndaj arsimit dhe trajnimeve (neni
100). Aty parashikon “përshtatjen e
legjislacionit shqiptar, lidhur me kushte
pune dhe mundësi të barabarta për gratë”
(neni 99) dhe prodhimin e “veshjeve të
grave, vajzave dhe fëmijëve”.

“Arsimi në Republikën e Shqipërisë është
përparësi kombëtare.”
Ligji për arsimin parauniversitar Nr.7952, datë
21.06.1995
“Arsimi realizohet në përputhje me parimet
e sanksionuara në legjislacionin në fuqi,
mbështetet në traditat dhe arritjet e
shkollës sonë kombëtare dhe kryhet në
përputhje me marrëveshjet dhe traktatet
ndërkombëtare të ratifikuara nga
Republika e Shqipërisë.”
“Arsimi ka për mision emancipimin
shpirtëror, progresin material dhe
zhvillimin social të individit.”
Ligji për arsimin parauniversitar Nr.7952,
datë 21.06.1995

Strategjia për Barazi Gjinore edhe
Kundër Dhunës në Familje
 Në
kuadrin e përmirësimit tërësor të
kurrikulave shkollore MASH, në
bashkëpunim me Institutin e
Kurrikulës dhe Standarteve, ka
shtruar si kërkesë integrimin e
perspektivës gjinore nëpërmjet:

(1) Rishikimit dhe hartimit të programeve
në arsimin parauniversitar dhe universitar;
(2) Rishikimit dhe hartimit të teksteve të
reja shkollore;
(3) Hartimit të udhëzimeve dhe
materialeve metodologjike për integrimin
e perspektivës gjinore në kurrikula.
Strategjia e Barazisë Gjinore në Arsim
synon të përmirësojë në mënyrë të
dukshme rezultatet me bazë gjinore në
sistemin arsimor të Shqipërisë.
 Ajo është në përputhje me dokumenta të
rëndësishme mbi të cilat mbështetet
qeveria shqiptare për reduktimin e
varfërisë, si Objektivat e Zhvillimit për
Mijëvjeçarin, dhe SKZHI.

Rekomandime



Përmirësimi i programeve shkollore që
promovojnë barazinë gjinore, si dhe përmirësimi i
pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në
mësimdhënie, planifikimin dhe menaxhimin e
arsimit.
Forcimi i kapaciteteve të institucioneve arsimore
për të integruar çështjet dhe konceptet e
barazisë gjinore në planifikimin, zbatimin dhe
monitorimin në arsim.
Përmirësimi i qëndrimeve shoqërore dhe
kulturore të komuniteteve dhe familjeve që
promovojnë vlerat dhe rëndësinë e arsimimit të
vajzave duke përfshirë rolet dhe kontributet e
grave dhe vajzave në zhvillim.