Edukimi gjinor dhe arsimi

Download Report

Transcript Edukimi gjinor dhe arsimi

Integrimi gjinor në arsim
 Pabarazitë gjinore në arsim ndikojnë në: i punësim, ndarjen
gjinore në punë e profesione, hendekun gjinor në paga,
qëndrimet dhe sjelljet gjinore, pjesëmarrjen në politikë dhe
mënyrat e jetesës si të burrave ashtu edhe grave.
 Arsimi është element themelor në zemër të fuqizimit të
autoritetit të grave dhe të ndryshimit të stereotipeve tradicionale
gjinore.
 Arsimi është pika më e rëndësishme hyrëse për arritjen e barazisë
gjinore.
2
4/10/2015
Çështjet dhe sfidat kryesore në integrimin gjinor në
sektorin e arsimit përfshijnë përfshijnë:
 krijimin e një panorame të qartë të roleve dhe
shkallëve të përfshirjes gjinore në nivele të ndryshme,
duke përdorur të dhëna të veçanta për të dy sekset.
 identifikimin e faktorëve të mundshëm që lidhen me
ndonjë hapësirë ose pabarazi gjinore të identifikuar
dhe planifikimin për eleminimin e këtyre faktorëve;
 vlerësimin e nevojave specifike arsimore për djemtë
dhe vajzat, gratë dhe burrat dhe planifikimin në
mënyrë specifike për t’i trajtuar këto nevoja; dhe
 sigurimin e një ndarje të barabartë të përgjegjësive të
grave dhe burrave në hartimin, planifikimin,
vendimarrjen, menaxhimin, administrimin dhe
shpërndarjen e burimeve në fushën e arsimit dhe
sigurimin e përfitimeve të njëjta për ta.
Rolet dhe stereotipet gjinore:
Programet shkollore dhe trajnimi i mësuesve
Synimet e integrimit gjinor janë:
 të eliminohen stereotipet gjinore nga materialet
mësimdhënëse dhe përmbajtja e programeve
shkollore.
 Të promovohet këndvështrimi gjinor në sistemin
arsimor.
 Të identifikohen dhe eliminohen tendenciozitetet
brenda klasës që favorizojnë ose djemtë ose vajzat, ose që
shpërblejnë apo ndëshkojnë sjelljet e një gjinie.
 Të identifikohet dhe eliminohet diskriminimi i
tërthortë.
4
4/10/2015
Pse ka rëndësi?
 Drejtësia: Trajtimi i drejtë dhe i barabartën në klasë
u mëson fëmijëve parimet e barazisë përmes
modelit. E kundërta, mungesa e trajtimit të drejtë
krijon idenë se barazia mund të jetë një parim
teorik, por jo i zbatueshëm në jetën e përditshme.
 Llogaridhënia: Meqë arsimi në pjesën më të
madhe financohet nga burime publike, mësuesit,
administratorët dhe hartuesit e politikave arsimore
janë përgjegjës, si para prindërve, ashtu edhe para
shoqërisë, për t u dhënë të rinjve cilësinë më të lartë
të mundshme të arsimimit.
5
4/10/2015
6
Pse ka rëndësi?
 Reaksion zinxhir: Sterotipet dhe rolet
tradicionale gjinore trashëgohen brez pas brezi, por
rrallë vihen në pikëpyetje për sa i përket përfitimeve
apo pengesave që përbëjnë për zhvillimin e një
shoqërie të drejtë dhe të begatë. Stereotipe të tilla
mund të kufizojnë në masë të madhe potencialin
njerëzor.
 Efektiviteti dhe efikasiteti: Eliminimi i
pengesave të dukshme dhe të padukshme ndaj
pjesëmarrjes të vajzave dhe djemve në çdo degë
arsimi që preferojnë, rrit, në fakt efikasitetin e
përdorimit të burimeve njerëzore. Njerëzit bëhen
më prodhues nëse bëjnë diçka për të cilën kanë 4/10/2015
interes personal.
Ndërhyrje dhe pika hyrëse të
mundshme
 Udhëzues dhe materiale metodologjike: Hartuesit e politikave
dhe/ose mekanizmat gjinore duhet të garantojnë ekzistencën e
detyrimit për përfshirjen e këndvështrimit gjinor në programet
shkollore në nivelin fillor, të mesëm dhe të lartë. Për më tepër, duhen
hartuar udhëzime dhe materiale metodologjike për ndjeshmërinë
gjinore, për t'u përfshirë në programin e shkollave pedagogjike.
 Ndryshime në kurikulum dhe tekste:
Së pari, duhen marrë masa për të eliminuar ndarjen gjinore në lëndët e
përgjithshme si gjuha dhe letërsia, historia, shkenca, biologjia, etj.
Së dyti, duhet të nxitet bërja e ndryshimeve që nga çerdhja, deri në
nivelin universitar. Pikat hyrëse për këto ndryshime janë: studime të
teksteve dhe kurikulumit për të zbuluar tendenciozitetin gjinor;
fushata avokacie drejtuar ministrive të arsimit; fushatat në media për të
rritur ndjeshmërinë e publikut; fushata publike për prindërit; krijimi i
teksteve alternative; etj.
7
4/10/2015
Ndërhyrje dhe pika hyrëse të mundshme
 Bashkëpunimi me qeveritë vendore dhe bordet e shkollave:
8
Ndërsa politikëbërësit në nivel kombëtar kanë shpesh përgjegjësinë e
hartimit të politikave dhe udhëzuesve për kurikulumet kombëtare,
zbatimi konkret ka shumë mundësi të jetë detyrë e nivelit lokal dhe
institucioneve shkollore. Prandaj, është e rëndësishme që punonjësit e
bordeve të shkollave dhe qeverive vendore të trajnohen dhe t'u ofrohet
mbështetje në nismat për integrimin gjinor.
 Seminare trajnimi për mësuesit: Megjithëse më e mira do të ishte
që mësuesit të trajnohen për ndjeshmërinë gjinore që në shkollë,
trajnimi i mësuesve, mund të jetë një masë më pak e kushtueshme për
mbushjen e boshllëqeve.
 Studime për praktikat e mësimdhënies: Duhet të merren në
shqyrtim qëndrimet e mësuesve dhe nxënësve, për të pasur një tablo
të qartë të problemit në kontekste të ndryshme.
4/10/2015