Analizë e politikave Leksioni II

Download Report

Transcript Analizë e politikave Leksioni II

Analizë e politikave publike
Leksioni 2– Hyrje në proceset e politikave
publike
Lënda: Analizë Politike dhe Vlerësim
programesh
Nga Denis Mari (Qeverisje Lokale Viti I II
Msc)
Analiza politike në proceset e politikëbërjes
 Analiza politike është veprimtaria e të grumbulluarit
të dijeve e njohurive, për dhe gjatë procesit të
vendimarrjeve politike.
 Gjatë krijimit të njohurive mbi politikëbërjen,
analistët politikë studiojnë shkaqet, pasojat, dhe
performancën e programeve dhe të politikave publike.
 Njohuri të tilla mbeten gjithsesi të cunguara nëse këto
analiza nuk merren parasysh nga politikanët dhe nga
publiku, të cilit politikanët dhe politikat në fjalë duhet
t’i shërbejnë.
Procesi i hetimit (investigimit) të politikave
 Gjatë këtyre 15 javëve (sa më të shkurtra!!) do të
mundohemi të ofrojmë një metodologji të analizave
politike. Metodologjia në fjalë konsiston në një bashkësi
standartesh, rregullash e procedurash që kanë si qëllim të
krijojnë, të analizojnë në mënyrë kritike dhe të
komunikojnë, dijet e mbledhura mbi politikëbërjen.
 Zgjidhja e problemeve është një element kyç i
metodologjisë së përdorur në analizat politike. (Dmth do
t’a përdorim shpesh gjatë seminareve)
 Analiza politike kërkon gjithashtu që studenti të jetë në
gjendje që përveç zgjidhje së problemeve, t’i formulojë ato
(problemet), në mënyrë që të stërvitet aftësia për të
parashikuar raste të tilla.
Metodologjia e analizës politike
 Metodologjia e analizës politike huazon dhe integron
elementë jo vetëm nga Sh. P por edhe nga:
 Sociologjia
 Psikologjia
 Ekonomia
 Filozofia
Metodologjia e analizës politike
(vazhdim)
 Analiza politike është nga njëra anë përshkruese, pra
është në kërkim të marrëdhënies shkak-efekt që
politikat publike krijojnë.
 Nga ana tjetër është gjithashtu normative pasi krijon,
dhe kritikon (në rrafshin shkencor!) arritjet dhe
rezultat e politikave të shkuara, të tashme dhe
mundohet të parashohë efektet e politikave të
ardhshme.
Metodologjia
(vazhdim)
 Njohuritë
e
analizës
politike
në lidhje me politikat, presupozojnë
domosdoshmërinë e një zgjedhje midis vlerave të tilla
si shëndeti, mirëqenia, siguria, drejtësia, barazia dhe
liria.
 Zgjedhja midis këtyre vlerave nuk është për
analistin një vendim thjesht teknik por një vendim i
natyrës morale. Në këtë këndvështrim, analiza
politike na paraqitet dhe si një forme e aplikuar e
etikës.
 Një aspekt shumë i rëndësishëm i AP është krijimi i
një baze dijesh që përmirësojnë efiçencën e zgjedhjes
mes politikave të ndryshme nga ana e politikanëve.
Metodologjia
(vazhdim)
e
analizës
politike
 Ajo çka do të nënkuptohet më fjalën njohuri në
këtë kurs është: Hipoteza të mundshme, që
ndryshojnë nga të vërtetat absolute, ose që janë
gjithnjë të vërteta nëse plotësohen disa kritere
paraprake.
 Është kjo arsyeja pse dhe treguesit statistikorë që
do të shqyrtoni në detyrat tuaja gjatë seminareve,
kanë një rol thjesht plotësues, përforcues.
Metodologjia
(vazhdim)
e
analizës
politike
 Me fjalë të tjera, analiza politike ka krjuar një trung
teorish, metoda të ndryshme që pranohen pak a
shumë nga shumica e studiuesve.
 Kësaj i bashkëngjitet dhe një traditë kritike që i
drejtohet aspekteve politike, ideologjike dhe etike dhe
që analiza politike i nxjerr në pah.
Metodologjia
(vazhdim)
e
analizës
politike
 Një aspekt kyç i punës kërkimore shkencore është
rritja e nivelit të ndërlikimit të objektit të studimit, në
40 vitet e fundit. .
 Thelbi i metodologjisë së analizës politike është
cilësuar nga studiuesit si një formë e ‘multiplizmit’
kritik.
Metodologjia
(vazhdim)
e
analizës
politike
 Sipas multiplizmit kritik, të verifikuarit nëse një
premisë është e mundshme për t’u realizuar (jo e
sigurtë, thjesht e mundshme) është karakteistika
përcaktuese e dijes dhe një standort bazë në analizën
politike.
 Analisti nuk merr në shqyrtim rastet që mbështesin
apo vërtetojnë hipotezën e ngritur. Detyra e tij është
të identifikojë, vlerësojë dhe eliminojë të gjithë
shpjegimet e tjera të mundshme. Është një formë e
studimit pra, përmes një procesi të gjatë eliminimi.
Metodologjia
(vazhdim)
e
analizës
politike
 Standarti tjetër i rëndësishëm i multiplizmit është
rëndësia e politikës që po merret në shqyrtim, impakti
i saj.
 Njohuritë janë të tilla vetëm në rast se ato
ndihmojnë në formulimin dhe zgjidhjen e
problemeve, doradorës që me këto probleme
ndeshen nga politikëbërësit dhe nga njerëzit të
cilëve këto politika u drejtohen. (këtu përfshihen
dhe votuesit e marxhinalizuar!!)
Metodologjia
(vazhdim)
e
analizës
politike
 Rregulla të përgjithshme për analizë politike
sipas parimeve të multiplizmit.
 Mënyrë veprimi e shumëfishtë.
 Nënkupton përdorimin e mënyrave të shumëllojshme
matjeje të hipotezave politikëbërëse (policy construct)
 Punë kërkimore me metoda të shumëfishta.
 përdorimi i shumë metodave për të vëzhguar proceset
dhe rezultatet e politikave të ndryshme.
 Sintezë e shumëfishtë analitike.
 Sinteza dhe vlerësimi kritik i analizave në dispozicion
për programe apo politika të ngjashme.
 Analizë me ndryshore të shumëfishta.
 Përdorimi i shumë ndryshoreve (variablave) në
modelet politike që merren në shqyrtim.
Metodologjia
(vazhdim)
e
analizës
politike
 Rregulla të përgjithshme për analizë politike
sipas parimeve të multiplizmit (vazhdim)
 Analizë e sa më shumë palëve të interesuara (grupe
interesi, shoqëri civile, institucione).
 Shqyrtimi i kuadrit institucional dhe interesave të sa
më shumë palëve të interesuara.
 Analizë nga këndvështrime të shumëfishta
 Përfshirja në procesin e analizës të përspektivave të
ndryshme; etike, politike, organizative, ekonomike,
sociale, kulturore dhe teknike.
 Komunikime multimediale.
 Përdorimi nga ana e strategjistëve e komunikimeve të
shumëfishta është thelbësore për të garantuar që
njohuritë e zhvilluara të jenë të rëndësishme në
hartimin e politikave.
Metodologjia
(vazhdim)
e
analizës
politike
 Zakonisht është e pamundur që të merren në
shqyrtim të gjithë variablat e sipërpërmendur, për
arsye kohe e buxheti.
 Për më tepër, në varësi të fazës në të cilën po
shqyrtohet politika në fjalë, disa nga këto variabla
mund të mos jenë më të rëndësishme.
 Metodat e shumëfishta kërkojnë kohë, buxhete dhe
burime njerëzore të mëdha. Por duke e trajtuar
problemin nga një mori kënvështrimesh të ndryshme,
ato pakësojnë ndjeshëm gabimet në vlerësimin e
politikave.
Informacioni me rëndësi për hartimin e politikave
 Metodologjia e shumicës së analizave politike është e
konceptuar që t’u përgjigjet pesë pyetjeve:
 ç’lloj problemi hasim?
 Problematikat specifike të politikave që po
shqyrtohen.
 çfarë është ndërrmarrë në të shkuarën për të
zgjidhur problemin dhe cilat kanë qenë rezultatet?
 Rezultatet e politikave
 Sa të rëndësishme janë për ne këto rezultate të
shkuara për të zgjidhur problemin e tashëm?
 Performancë e politikave.
Informacioni
me
rëndësi
hartimin e politikave (vazhdim)
për
 Cilat janë alternativat politike të mundshme që
disponojmë për të zgjidhur problemin dhe cilat janë
rezultatet e tyre të mundshme?
 Përpjekje për të parashikuar të ardhmen e
politikave.
 Cilat alternativa duhen përzgjedhur për të zgjidhur
problemin?
 Veprime politike.
STRUKTURIMI I PROBLEMIT
 Mund të ofrojë njohuri të vlefshme për procesin e
politikëbërjes që vë në pikëpyetje premisat e
përcaktimit të problemit duke e bazuar procesin e
politikëbërjes tek nocioni i agenda-setting.
 Ndihmon në zbulimin e premisave të fshehta,
diagnostikimin e shkaqeve për problematikat sociale,
përcaktimin
e
objektivave,
sheshimin
e
mosmarrëveshjeve dhe hartimin e opsioneve të reja
për politikëbërje.
PARASHIKIMI
 Mund
të ofrojë njohuri të rëndësishme për
politikëbërjen, sidomos përsa i përket gjendjes së
situatës politike në të ardhmen si pasojë e adoptimit
të një politike të caktuar (ose kur nuk ndërrmerret
asgjë). Këto shqyrtohen në fazën e formulimit të
politikave.
 Parashikimi mund të shqyrtojë situata të ardhshme;
të mundshme, të dëshirueshme, të vlerësuara, të japë
një mendim për pasojat e filan politike, të parashikojë
pengesat që mund të dalin në zbatim, dhe të vlerësojë
“përmbushshmërinë” politike, pra mbështetjen dhe
kundërshtimet që do të shfaqen për programin në
fjalë.
REKOMANDIMI
 Krijon njohuri të rëndësishme për avantazhet dhe
kostot e alternativave të shqyrtuara gjatë parashikimit
duke ndihmuar kështu politikëbërësit në fazën e
adoptimit të politikave.
 Rekomandimi ndihmon në vlerësimin e niveleve të
pasigurisë, riskut politik, faktorëve ndikues të
jashtëm, përcakton kriteret për bërjen e një zgjedhjeje
përfundimtare dhe rekomandon strukturat që duhet
të jenë përgjegjëse për zbatimin e politikës së
përzgjedhur.
MONITORIMI
 Monitorimi ofron njohuri të rëndësishme në lidhje me
pasojat e politikave të zbatuara më parë në një sektor
të caktuar. Kësisoj i ndihmon politikëbërësit në fazën
e zbatimit të politikave.
 Monitorimi gjithashtu ndihmon në përcaktimin e
shkallës së përputhshmërisë me rregullat e ligjet,
zbulimin e efekteve të padëshiruara të politikave,
identifikimin e pengesave në fazën e zbatimit
(teknike) dhe identifikon përgjegjësit e devijimit nga
politika e synuar.
VLERËSIMI
 Vlerësimi
ofron njohuri të rëndësishme rreth
mospërputhjes midis politikës së synuar dhe asaj të
zbatuar realisht. Kësisoj u ofron politikëbërësve një
ndihmë të madhe në fazën e vlerësimit të politikave.
 Vlerësimi jo vetëm ofron përfundime për të
përcaktuar shkallën e zgjidhjes së problemeve, por
kontribuaon dhe në qartësimin, konsolidimin ose dhe
kritikën e vlerave që janë në bazë të politikës së
adoptuar, ndihmon në riformulimin e politikave dhe
hedh
bazat
për
ristrukturimin/zgjidhjen
e
problematikave shoqërore nëpërmjet veprimtarisë
politike.