Transcript File
www.valmirnuredini.tk
Dr. Jetmir Likaj
Aktiviteti ekonomik dhe globalizimi
Sa i përket jetesës së qytetarëve,
globalizimi nënkupton se banorët e një vendi kanë
më shumë gjasa tani sesa para 50 viteve që të:
konsumojnë produktet e një vendi tjetër,
të investojnë në një vend tjetër,
të gjenerojnë të ardhura nga vendet e tjera,
për të parë e kuptuar se janë duke u ndikuar nga zhvillimet
në vendet e tjera
www.valmirnuredini.tk
Aktiviteti ekonomik dhe globalizimi
Kur i dëgjojmë lajmet, shpesh dëgjojmë për globalizimin.
Çfarë domethënie ka ky term?
Globalizimi është procesi i ndërvarësisë më të madhe
ndërmjet vendeve dhe qytetarëve të tyre
Globalizimi po ashtu përfshin edhe elemente
joekonomike, si kultura dhe mjedisi.
Thënë shkurtimisht, globalizimi është politik,
teknologjik, kulturor dhe ekonomik.
www.valmirnuredini.tk
Faza e parë e globalizimit ka ndodhur prej vitit 1870
deri 1914.
Ajo ishte nxitur nga zvogëlimi i barrierave të tarifave
dhe nga teknologjitë e reja që kishin dalë, të cilat
rezultuan në rënien e kostove të transaksioneve.
Megjithatë, faza e parë e globalizimit kishte përfunduar
për shkak të Luftës së Parë Botërore.
Po ashtu, gjatë periudhës së Depresionit të Madh të
viteve 1930, qeveria u përgjigj duke vënë në përdorim
proteksionizmin: një përpjekje e kotë për të vënë tarifa në
importe me qëllim që ta ndryshonin ose kalonin kërkesën
për mallra apo shërbime tek tregjet e veta lokale.
www.valmirnuredini.tk
Globalizmi i ekonomisë botërore
Në ditët e sotme, asnjë shtet nuk mund të ekzistojë nëse
është ekonomikisht i izoluar.
Të gjitha aspektet ekonomike të një vendi si
industritë,
sektori i shërbimeve,
niveli i të ardhurave,
shkalla e punësimit dhe
standardi i jetesës
Janë të lidhura me ekonomitë e partnerëve të vet tregtarë.
www.valmirnuredini.tk
Globalizmi i ekonomisë botërore
Kjo lidhshmëri merr formën e lëvizjes ndërkombëtare të
mallrave dhe shërbimeve,
të fuqisë punëtore,
të bizneseve,
të ndërmarrjeve,
të fondeve të investimeve dhe
të teknologjisë.
Në fakt, politikat ekonomike në nivel nacional nuk mund
të formulohen pa vlerësuar ndikimin e tyre të mundshëm në
ekonomitë e vendeve të tjera.
www.valmirnuredini.tk
Globalizmi
i
ekonomisë
botërore
Madje edhe kompanive të vogla, të cilat deri para disa
dekadave ballafaqoheshin vetëm me konkurrencë lokale dhe
rajonale, tani u duhet të konkurrojnë me firmat nga i gjithë
globi.
Ndonëse lëvizja e punëtorëve nuk është e lirë si rrjedha e
tregtisë ndërkombëtare e mallrave dhe shërbimeve, me miliona
punëtorë me shkathtësi nga të gjitha nivelet kanë migruar në të
gjithë botën, dhe me mijëra vende pune janë zhvendosur
nga vendet e zhvilluara tek tregjet në zhvillim, si ato të
Indisë dhe të Kinës.
www.valmirnuredini.tk
Globalizmi i ekonomisë botërore
Financat janë globalizuar gjithashtu:
mund të investojmë në kompani kudo në botë, si dhe të
blejmë instrumente financiare (aksione dhe
fletobligacione) nga çfarëdo kompani prej pothuajse çdo
vendi të botës.
Shumë fonde të pensioneve në fakt janë të investuara në
vendet e tjera dhe kriza financiare në një qendër
financiare mund të shpërndahet shpejt në tërë botën
me një shpejtësi të klikimit të miut (mausit) të
kompjuterit
www.valmirnuredini.tk
Globalizmi i ekonomisë botërore
Thënë shkurt,
shijet,
prodhimi,
konkurrenca,
tregjet e punës si dhe
tregjet financiare
janë duke u globalizuar me një ritëm shumë të shpejtë,
dhe e tërë kjo në mënyrë të thellë ndikon tek të gjithë ne
si konsumatorë, punëtorë, investitorë.
Pra, po, jetojmë në një botë të globalizuar.
www.valmirnuredini.tk
Cilët faktorë e nxisin globalizimin?
Ndikimi i parë dhe më i thellë është ndryshimi
teknologjik.
Që nga revolucioni industrial kah fundi i viteve 1700,
novacionet teknike kanë çuar në rritjen tepër të madhe të
produktivitetit dhe kanë reduktuar në mënyrë të ndjeshme
kostot e transportit
Zbulimet (shpikjet) e mëvonshme, si p.sh. anijet për
transportimin e kontejnerëve, si dhe të gazsjellësve e
naftësjellësve ndryshuan prodhimin, dhe transportin në
mënyrë të paimagjinuar nga gjeneratat e mëhershme.
www.valmirnuredini.tk
Cilët faktorë e nxisin globalizimin?
Njëkohësisht, edhe liberalizimi i vazhdueshëm i
tregtisë dhe investimeve ka rezultuar nga negociatat
shumëpalëshe për tregti.
Për shembull, tarifat në vendet industriale janë ulur
nga numrat e lartë dyshifror sa ishin në vitet 1940, në 5% në
fillim të viteve 2000.
Në të njëjtën kohë, pjesa më e madhe e kuotave në
tregti, përveç atyre të vendosura për qëllime shëndetësore,
siguri ose për ndonjë arsye tjetër të politikave, janë hequr
www.valmirnuredini.tk
Faza e dytë e globalizimit: 1945-1980
Tmerri i rënies apo zhytjes në nacionalizëm ofroi një shtytje të re
për internacionalizim pas Luftës së Dytë Botërore.
Kjo rezultoi me fazën e dytë të globalizimit që ndodhi prej
viteve1945 deri në 1980.
Rreth vitit 1980, tregtia ndërmjet vendeve të zhvilluara për
mallrat e prodhuara kryesisht ishte pa barriera.
Megjithatë, barrierat me të cilat ballafaqoheshin vendet në
zhvillim ishin eliminuar vetëm për ato produkte bujqësore
të cilat nuk llogariteshin në bujqësinë e vendeve të zhvilluara.
www.valmirnuredini.tk
Faza e dytë e globalizimit: 1945-1980
Gjatë valës së dytë të globalizimit, pjesa më e madhe e
vendeve në zhvillim nuk morën pjesë në rritjen e tregtisë
globale të prodhimit dhe të shërbimeve.
Kombinimi i barrierave të vazhdueshme tregtare në
vendet e zhvilluara,
Si dhe klima e pafavorshme investuese dhe
Politikat që nuk ishin në favor të tregtisë (antitrade) në
vendet e zhvilluara
i kufizuan ato që të vazhdonin të mbështeteshin në
prodhimet bujqësore dhe ato natyrore.
www.valmirnuredini.tk
Vala e fundit e globalizimit
Vala e fundit e globalizimit, e cila filloi rreth viteve 1980,
dallohet nga valët e mëhershme.
Së pari, një numër i madh i vendeve në zhvillim, si p.sh.
Kina, India, Brazili, u futën në tregjet botërore të
prodhimit.
Së dyti, lëvizjet e kapitalit ndërkombëtar, të cilat ishin
modeste gjatë valës së dytë të globalizimit, edhe një herë u
bënë domethënëse
www.valmirnuredini.tk
Vala e fundit e globalizimit
Edhe pse bota është bërë më e globalizuar në aspektin e
tregtisë ndërkombëtare dhe të rrjedhës apo të
qarkullimit të kapitalit krahasuar me 100 vitet e
mëhershme, bota është më pak e globalizuar kur bëhet
fjalë për qarkullimin e fuqisë punëtore.
Për shembull, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fund
të viteve 1800 dhe fillimi i viteve 1900 kishin një politikë
shumë liberale të imigracionit, ku një numër i madh i
njerëzve erdhën në vend, kryesisht nga Evropa
www.valmirnuredini.tk
Vala e fundit e globalizimit
Një aspekt tjetër i fazës më të re të globalizimit është shfrytëzimi i
burimeve të huaja (outsourcing),
Përmes së cilit një aspekt i caktuar i prodhimit të produktit bëhet
në më shumë se një vend.
Në momentin kur një konsumator amerikan bën një porosi përmes
internetit për një llaptop Hewlett-Packard (HP), porosia i
transmetohet Quanta Computer Inc. në Tajvan.
Për të ulur kostot e fuqisë punëtore, kompania i kalon
prodhimin e llaptopëve punonjësve në Shangai, Kinë.
Ata i kombinojnë pjesët e prodhuara në të gjithë botën për të
montuar llaptopin, i cili pastaj niset me aeroplan si ngarkesë malli për
në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj i shitet konsumatorit.
www.valmirnuredini.tk
Vala e fundit e globalizimit
Rreth 95% e llaptopëve të firmës HP janë të prodhuar
në vendet e tjera. Norma ose koeficienti i shfrytëzimit të
burimeve të jashtme është afër 100% për prodhuesit e tjerë
amerikanë të kompjuterëve, duke përfshirë firmat Dell,
Apple, dhe Gateway
Outsorsing me se tepermi dominin ne sherbimet e
kontabilitetit,
dizajnimin e çipave,
inxhinierisë,
kërkimeve ose hulumtimeve bazike dhe analizave
financiare.
www.valmirnuredini.tk
Vala e fundit e globalizimit
Analistët vlerësojnë se shfrytëzimi i burimeve të huaja
mund t’ua mundësojë kompanive të reduktojnë kostot
për një shërbim të caktuar nga 30% deri në 50%.
Për shembull, një kompani e produkteve konsumuese në
Shtetet e Bashkuara e pa si jopraktike gjetjen e klientëve
të cilët do të blinin mallra në vlerë më pak se 1000$.
Kur i ky shërbim kishte filluar të operonte në Indi,
kosto ra aq shumë sa që kompania mund të kishte fitim dhe
me fatura të ulëta në shumë edhe prej 100$.
www.valmirnuredini.tk
Argumentet pro dhe kundër
globalizimit
Globalizimi është i rëndësishëm për shkak së rrit efiçiencën;
është i paevitueshëm për shkak se konkurrenca
ndërkombëtare e kërkon atë.
Globalizimi, megjithatë, fajësohet edhe për një numër të
problemeve serioze në shkallë botërore, duke filluar nga
pabarazitë në rritje të të ardhurave në nivel botëror,
deri tek puna nga fëmijët,
ndotja e mjedisit dhe të tjera,
gjë e cila i ka dhënë një shtytje një lëvizjeje të fortë antiglobaliste
www.valmirnuredini.tk
Argumentet pro globalizimit janë të
shumta dhe janë si në vijim:
Me globalizimin, ekziston një treg global për
kompanitë për të tregtuar produktet e tyre, si dhe një
gamë më e gjerë e opsioneve për njerëzit, për të pasur më
shumë mundësi zgjedhjeje të produkteve nga vendet e
ndryshme.
Konkurrenca i mban çmimet relativisht të ulëta, dhe si
rezultat, inflacioni ka më pak gjasa që të ndodhë.
Fokusi shpërndahet nëpër të gjitha vendet. Asnjë vend
nuk mbetet si koka e vetme e fuqishme
www.valmirnuredini.tk
Argumentet kundër globalizimit
Globalizimi është duke ju shkaktuar evropianëve humbjen
e vendeve të tyre të punës, përderisa puna po dërgohet
(kontraktohet) në vendet aziatike.
Kostoja e fuqisë punëtore në vendet aziatike është e ulët në
krahasim me vendet e tjera.
Norma ose shkalla e lartë e fitimit për kompanitë në Azi, ka
rezultuar si një presion mbi bizneset evropiae , të cilat janë
vazhdimisht nën kërcënimin e biznesit nga i cili kontraktohen
burimet.
Shpesh argumentohet se vendet e varfra shfrytëzohen nga
vendet e pasura, ku shfrytëzohet fuqia punëtore dhe ku pagat
janë të ulëta.
www.valmirnuredini.tk
Përse është i rëndësishëm globalizimi?
Tregtia ndërkombëtare gjithashtu rezulton në fitime
nga procesi konkurrues. Konkurrenca është thelbësore
për novacionin dhe prodhimin efiçient.
Konkurrenca ndërkombëtare ndihmon në mbajtjen e
prodhuesve vendor në majë të gishtërinjve të tyre dhe
ju ofron atyre stimulim të fuqishëm për të përmirësuar
cilësinë e produkteve të tyre.
Njëkohësisht, tregtia ndërkombëtare kryesisht i
dobëson monopolet.
www.valmirnuredini.tk
Përse është i rëndësishëm globalizimi?
Në anën tjetër, rritja e shpejtë në vendet si Kina dhe India ka
ndihmuar në rritjen e kërkesës për mallra, siç janë: nafta e
papërpunuar, bakri, dhe çeliku.
Në këtë mënyrë, konsumatorët dhe kompanitë amerikane paguajnë
çmime më të larta për gjëra të tilla si për shembull benzina.
Çmimet gjithnjë në rritje të benzinës, kanë bërë që iniciativat e
qeverisë dhe të sektorit privat të rrisin furnizimin me zëvendësues të
benzinës, si biodiesel dhe etanol.
Kërkesat në rritje për këto alternativa të energjisë kanë ndihmuar në
rritjen e çmimit të sojës dhe misrit, të cilët janë përbërësi kryesor në
rritjen e shpezëve, mishit dhe gjërave të tjera ushqimore.
www.valmirnuredini.tk
Shfrytëzimi i burimeve të huaja
(Outcoursing)
Ekziston një shembull për qendrat e thirrjeve kur një
qytetar britanik thërret kompaninë e tij vendore të
sigurimit, ku personi i cili i përgjigjet kërkesës së tij mund
të jetë 8000 km larg.
Shumë shërbime të tjera të ngjashme mund të bëhen në një
vend tjetër të largët.
Kur një shërbim i cili më parë është ofruar brenda një
vendi të caktuar zhvendoset në një vend të huaj, ky
ndryshim njihet si outsourcing
www.valmirnuredini.tk
Shfrytëzimi i burimeve të huaja
(Outcoursing)
“Në të ardhmen, e deri në njëfarë mase edhe tani, dallimi
kryesor për tregtinë ndërkombëtare nuk të jenë më
ndërmjet gjërave që mund të vendosen në kuti dhe atyre që
nuk mund të vendosen në kuti.
Në fakt, në vend të kësaj, dallimi do të jetë ndërmjet
shërbimeve që mund të ofrohen në mënyrë
elektronike nëpër distanca të gjata me pak apo pa asnjë
degradim të cilësisë dhe shërbimeve që nuk mund të
ofrohen.”
www.valmirnuredini.tk
Shfrytëzimi i burimeve të huaja
(Outcoursing)
Për shembull, punëtori i cili i rimbush raftet në dyqanin
tuaj lokal duhet të jetë prezent fizikisht aty, por
kontabilisti i cili mban librat e kontabilitetit të dyqanit
mund të jetë në një vend tjetër, e të kryejë tërë punën
përmes internetit.
Infermierja e cila mat pulsin tuaj duhet të jetë e
pranishme fizikisht, por radiologu i cili lexon
rëntgenin tuaj mund t’i marr fotografitë në formë
elektronike kudo që ka lidhje të shpejt të internetit
www.valmirnuredini.tk
Argumentet pro dhe kundër
(outsourcing)
Kostot operuese më të ulëta: Outsourcing në vendet si
India që kanë popullsi të shkolluar mirë, ku njerëzit
janë më së të gatshëm për të ofruar shërbimet e dëshiruara
për vetëm një pjesë të kostos.
Shtyrja e pagesës së tatimit të korporatave: Në bazë të
ligjeve amerikane, një kompani mund të shtyjë për më
vonë pagimin e tatimit në fitimin e gjeneruar në vendet e
huaja për aq kohë sa këto fitime nuk i dërgohen
kompanisë amë me bazë në SHBA.
Teoria e përparësisë krahasuese.
www.valmirnuredini.tk
Argumentet kundër outsourcing
Papunësia në rritje: Shfrytëzimi i burimeve të huaja për
veprimtaritë prodhuese ka bërë që një numër punonjësish
teknikë të mbesin pa punë.
Është vlerësuar se deri në vitin 2015 afro 3.3 milionë
vende në SHBA do të dërgohen në vendet tjera jashtë
SHBA-ve, dhe afro 136 miliardë $ në vlerë të pagave do
të humbasin.
Dëmtimi i cilësisë: Dëmtimi i cilësisë është një argument
i shpallur kundër outsourcing.
www.valmirnuredini.tk
www.valmirnuredini.tk