UNIVERSITETI I PRISHTINËS “FAKULTETI EKONOMIK” EKONOMIKË MENAXHERIALE Prof.Dr.Sinan Ademaj Procesi i Tranzicionit si parakusht i zhvillimit te ekonomisë menaxheriale ne vendet postsocialiste • Ne literaturen shkencore dhe.

Download Report

Transcript UNIVERSITETI I PRISHTINËS “FAKULTETI EKONOMIK” EKONOMIKË MENAXHERIALE Prof.Dr.Sinan Ademaj Procesi i Tranzicionit si parakusht i zhvillimit te ekonomisë menaxheriale ne vendet postsocialiste • Ne literaturen shkencore dhe.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS
“FAKULTETI EKONOMIK”
EKONOMIKË
MENAXHERIALE
Prof.Dr.Sinan Ademaj
Procesi i Tranzicionit si parakusht i zhvillimit te
ekonomisë menaxheriale ne vendet postsocialiste
•
Ne literaturen shkencore dhe profesionale, nocioni i
tranzicionit nënkupton periudhen e zhvillimit, në të
cilën patjetër duhet të ndërmerren proceset
gjithpërfshirëse, të ndryshimeve ekonomike dhe të
sturuktures kulturale të shoqërisë. Veprimit në
nivelin e individëve, grupeve si dhe ne nivelin e
shtetit, shndërrimin e shoqerisë së tanishme ne
drejtim te shoqërisë me nje nivel më të lartë të
lirive ekonomike, politike dhe të institucioneve
civilizuese.

Procesi i Tranzicionit nuk paraqet zgjedhje
te ndonje qellimi te vetëdijshëm, të
shtresave të caktuara sociale të shoqërisë,
por ky proces paraqet një produkt të
domosdoshëm, të cilin para së gjithash na
e imponon kriza shoqerore.
Ky proces paraqitet si nje reaksion
spontan i masave të gjera të popullatës
për problemet ekzistenciale dhe të
koncentrimit te forcës së elitës dominuese
të shoqërisë.
Përvoja e vendeve të Europës Qëndrore dhe
Lindore në mënyr të qartë tregon,që procesi i
transaksionit mund të realizohet ne dy menyra:
 Se pari - nëpërmjet të përvojes së rregullave dhe
të krijimit të një ambienti te volitshëm për
ngjitjen e proceseve spontane te kësaj kthese të
madhe historike.
 Se dyti - nëpërmjet të definimit të qëllimeve në
bazë të të cilave organizohet nje kalim i
vetëdijshëm nga ekonomia komanduese ne
ekonominë e tregut.
Në rastin e parë,si bazë e transaksionit
konsiderohet Tregu, ndersa ne rastin e dytë
si baze e transaksionit konsiderohet
Rregullativa shtetërore.
Tregu si bazë e transaksionit në vete ngërthen
ato vlera dhe qëndrime ekonomike, te cilat u
përgjigjen ekonomisë se tregut, siç janë:
liria, veçmas liria individuale, individualizmi
ekonomik d.m.th etika individuale, veprimet
ekonomike,sipas te ciles çdo individ në
mënyrë institucionale, i cili nëpërmjet të
kordinimit spontan shpien në drejtim të
sendertimit të shoqërisë së lirë.
- Idea e sendertimit të parimit te vetëdijshem,
te parimit të kordinimit ekonomik paraqet
bazen per sendërtimin e proteksionizmit
shteteror dhe “të shtetit të mirëqenies”. Në
kushtet e zhvillimit bashkohor të shoqërise
dhe të eknomisë, ideja mbi kordinimin e
vetëdijshem akoma është e fortë dhe vjen në
shprehje edhe në periudhen e tranzicionit.
Kjo ide, ka për qellim që në mënyrë exante
të dfinohet qëllimi. Kjo dukuri në literaturen
profesionale dhe shkencore trajtohet “si
transformim sociologjik i socializmit”
Esenca e procesit të transicionit qëndron në kalimin
nga eknomia komanuese në ekonominë e tregut.
Kalimi në tregun integral si Komponentë themelore
e ekonomisë së tregut nuk mundë të trajtohet si
qeshtje e ndonjë zgjidhjeje të caktuar, por me parë
trajtohet si qeshtje e mbijetesës. Truri i ekonomisë
së tregut eshte tregu financiar.
 Tregu i punës veqmas, tregu i kapitalit në vendet
postsocialiste, kërkon zbatimin e procesit të
privatizimit dhe transformimin radikal të anatomisë
dhe te fiziologjisë të modelit ekonomikë të
socializmit, nepermjet të destruksionit rrënjësor të
ketij modeli.
 Etika individualiste si parakusht i eknomisë së tregut
në kuptimin psikologjikë i pergjigjet atij fenomeni i
cili ne literaturë është i njohur me emrin “ focus i
mbrendshem i kontrollit “.

Së treti - si një ndër vlerat e ekonomisë së tregut
konsiderohet raport i individëve dhe shoqërisë ndaj
pronës private, proceset e provatizimit dhe
vendosjes së të drejtave mbi pronën private,
kontraktimi i lire nëpërmjet të të cilit garantohet
prona private.
 Së katërti - dallimet në procesin e shpërndarjes
konsiderohen si vlerë e ekonomisë së tregut.
Sendërtimi sistematik i parimeve te ekonomisë së
tregut që nga fillimi i viteve 90-ta të këtij shekulli
është përcjellur me zvogëlimin sistematik të
tendencave egavitare në vetëdijen e njerezve dhe
me parimin gjithnje e më të madh të dalimeve në
fushen e shperndarjes midis anëtarëve të
shoqërisë.
 Së pesti - pranimi i rrezikut d.m.th të një pasigurie
për sa i përket ardhmerisë ekonomike gjithashtu
trajtohet si vlerë e ekonomisë së tregut.








Së gjashti – konkurrenca e tregut gjithashtu
konsiderohet si një ndër vlerat, respekstivisht
komponentet qenësore të ekonomisë së tregut.
Nga kjo rrjedh se koordinimi spontan i tregut
konsiderohet si parim ekonomik. Ky parim para së
gjithash mbështetet në individin e lirë dhe
interesat e tij. Si bazë e lirisë individuale dhe i
parimit të koordinimit spontan, konsiderohet prona
private mbi mjetet e prodhimit.
Me fjalë të tjera prona private sendërton dhe
jetëson mekanizmat e këmbimit te lire, d.m.th
senërton ambientin integral, mundë të ilistrohet në
bazë të rrjedhës makroekonomike të mjeteve
monetare nëpërmjet të kater sektorëve, siq janë‫׃‬
Popullsia,
Ndërmarrjet,
Ndërmjetsuesit financiar dhe
Shteti.
NDËRMARRJET
POPULLSIA
Aktiva
reale
Neto
vlera
Aktiva Pasiva
finan- financiare
ciare
NDËRMJETSUESIT
FINANCIAR
Aktiva
reale
Aktiva
financiare
Neto
vlera
Aktiva
reale
Neto
vlera
Aktiva
financiare
Pasiva
financiare
Pasiva
financiare
SHTETI
Aktiva
reale
Aktiva
financiare
Neto
vlera
Pasiva
financiare
Fig. 1. Rrjedhat e mjeteve monetare
ne modelin e rrjetit integral
Procesi i transicionit në kuadrin e vet ngërthen tri
faza, te cialt në mënyrë të përpiktë mund të
ilustrohen në bazë të fig. 2.
Fig.2. Fazat e procesit të transicionit
Definimi i
formulës
ekonomike
Qeverisja
me transicion
Eksploatimi i
formulës
ekonomike

Faza e parë – paraqet fazën e zbatimit të
formulës ekonomike, e cila në tërësi
respekton aksiomat e konceptit të modelit
të tregut integral dhe përparësitë e
konkurrencës të një vendi të caktuar.
Lidhur me definimin e formules ekonomike
në teorin dhe praktiken ekonomike
ekzistojn disa koncepcione.
Koncepcionet Monetariste, Neoklasike dhe
Neoliberale, tërësisht e apsolutizojnë rolin
e tregut dhe mendojnë që roli I shtetit
duhet të reduktohet vetëm me eliminimin
e qrregullt financiar nëpërmjet të kontrollit
të rrept të kerkesës agregate.

Ky veprim kërkon zbatimin e një politike
restriktive monetare, e cila ka për qëllim
eliminimin e rrezikut që rrjedh nga shuma
e pakontrolluar e parasë në qarkullim.
Mirëpo në teorinë ekonomike është i
njohur fakti se oferta agregate (AQ)
shpien deri te formimi I nje pozite te re
ekuilibruese (E1), e cila ka si pasojë të
veten rënien e dukshme të prodhimit dhe
zvogëlimin e padukshem të inflacionit.
Kjo tendencë mund të paraqitet nëpërmes të grafikonit te dhënë
në fig.3.
P
QA
Pe
E
KA
E’1
P’1
KA’
Q’1
Qe
Q
Përvoja e vendeve me ekonomi të zhvilluar të tregut tregon se aplikimi
i theksuar i politikes restiktive monetare patjeter shpie deri te renia e
prodhimit, ndresa në të njejten kohë nuk shpie deri te frenimi i
inflacionit.
Kjo tendenc mund të paraqitet nëpërmjet të këtij grafikoni (fig.4.)
P
P’1
Pe
PP’1 PPP
E’1
E
KA
Q’1 Qe
Q
Nga ky grafikon rrjedh se lëvizja e lakores së
prodhimit potencial (PP) në të majtë shpien deri te
vendosja e një pike të re ekuilibruese (E’1), e cila i
përgjigjet nivelit të rritur të qmimeve P1’ , zvogëlimit
të kërkeses agregate (KA), e cila nga ana e vet
shpie deri te rënia e vëllimit të prodhimit.
 Sipas mendimit të një numri të madhë të
ekonomistëve, aplikimi I koncepteve monetariste,
neoklasike dhe neoliberale edhe pse shpien deri te
demontimi I mënyres socialiste të prodhimit, prap se
prap ne afat të shkurter dhe ne afat te mesem
negativisht ndikojnë në treguesit themelor të
zhvillimit ekonomik, siq janë: Dinamika e prodhimit,
Inflacioni, Standarti jetësor.


Sipas koncepcionit të neoklasikëve,
deficiti i kërkesës agregate paraqitet si
problem kyç dhe shkak kryesor i të
ashtuquajturës “rënie e transformacionit”
në ekonminë e vendeve postsocialiste.
Pra këto vende angazhohen për stimulimin
e kërkeses agregate.
Stimulimi i kerkeses duhet të realizohet
nëpërmjet masave të politikës fiskale,por
ndonjëher edhe nëpërmjet të politikës
monetare.

Faza e dytë – paraqet fazën e elsploatimit të
formulës ekonomike. Kjo fazë ka të bëjë me
procesin e qeverisjes gjatë ndryshimeve
institucionale dhe sendërtimit të rregullativës të
infrastrukturës.
Gjatë zbatimit të kësaj faze, si kërkes immediate
paraqitet sendërtimi i institucioneve efikase të
prones, tregut dhe të prestrukturimit te
ndërrmarrjeve,të cilat mundësojnë alokacionin
racional të resurseve dhe të një afarizmi efikas.
Në këtë fazë në mënyrë të theksuar vie në
shprehje koncepcioni Neoinstitucional i procesit
të transicionit sepse nëpërmjet të sendertimit të
institucioneve pronësore dhe të institucioneve të
tregut arrihet një alokacion racional i resurseve
ekonomike dhe një afarizëm efikas në vendet
postsocialiste.
Teoria e drejtës mbi pronën (si pjes përbërse e
koncepcionit Neoinstitucional ), konsiderohet si
bazë solide për sendërtimin e modeleve
konkrete të privatizimit.
Teoria e drejtes mbi pronën në mënyrë
maksimale I respekton të gjitha specifikat e
mjediseve të ndryshme institucionale.
Koncepcioni i Neoinstitucionalizmit përpos dy
grupeve të kufizimeve:
- Të modelit Neoklasik të zhvillimit
- Kufizimeve fizike ( Resurset dhe Dituria )
në kuadrin e vet përfshin edhe grupin e tretë të
kufizimeve të cilin e provokon struktura
institucionale e shoqërisë.

Dominimi i formave të rikombinuara të pronës:
1. Shitja formale e të drejtes mbi pronen,
2. Format e ndryshme sociopatologjike të
privatizimit,
3. Privatizimi i pavend,
4. Privatizimi i cili nuk mbështetet në parimet e
tregut,
5. Privatizimi spekulativ joligjor.

Faza e katërt – kjo fazë ka të bëjë me sinkronizimin
e politikës ekonomike dhe të sistemit të ligjeve në
periudhën e tranzicionit.
Sendërtimi i tregut integral është I mundur edhe në
ato raste kur ekzistojnë dy sektorë ekonomik, të
cilët realizojnë aktivitetin e tyre ekonomik në
rrethana të ndryshme fiskale dhe monetare.
Sektorin e parë e përbëjnë Ndërrmarrjet të cilat nuk
jane të transformuara, siç janë:
Ndërrmarrjet nga fusha e monopoleve natyrore,
Shërbimeve komunale dhe
Ndërrmarrjet kontraverse.
Sektorin e dytë e përbëjn :
Ndërrmarrjet e Transformuara
Nga këto fakte të cekura të procesit të transicionit
rrjedh se në vendet postsocialiste në të njëjtën
kohë duhet të zbatohen dy reforma:
a) Reforma kushtetuese dhe
b) Reforma ekonomike
Secila nga keto reforma përbëhet nga tri nivele:
1. Nga percaktimi i kornizës institucionale,
2. Procesi politik respektivisht procesi ekonomik dhe
3. Nga arritja ose mos arritja e rezultateve të
parashtruara
Reforma Kushtetuese -- ka të bëjë me
sendërtimin e bazës institucionale të të
drejtave qytetare dhe të qeverisë
parlamentare.
b) Reforma Ekonomike – ka te bëjë me
sendërtimin e niveleve të ndryshme të
garantimit të drejtave të pronës,
privatizimit, formimit të çmimeve,
realizimit të fitimit të deshiruar dhe të
rritjes së mirëqenies.
a)
Ekonomika e perudhës së transicionit
Ekonomika e perudhës së transicionit
Kjo periudhë nënkupton kalimin nga epoka e
qytetërimit në shoqërinë e ardhshme , e cila
trajtohet si shoqëri post-industriale ose
shoqëri informative.
Karakteristikat themelore të periudhës së
transicionit mund të përmblidhen ne këto
pika kryesore:
Së pari – kjo periudhë realizohet në ekzistimin
e dy mënyrave të prodhimit:
a. Mënyrës kapitaliste të prodhimit dhe
b. Mënyrës etatiste të prodhimit.

Së dyti – realizohet në kushtet e një niveli të
lartë të zhvillimit të forcave prodhuese –
revulucioni i tretë teknologjik dhe në hyrjen
embrionale të revulucionit të katërt
teknologjik.
Së treti – në vend të donominit të monizmit në
fushën e motivimit afarist, pronës, klasës ejt.
Duke u nisur nga këto karakteristika të
periudhës së transicionit mund të
përcaktohen edhe karakteristikat themelore
të ekonomikës së transicionit të cilat mund të
përmbledhen në keto pika:
Së pari – mosekzistimi i ekonomikës së
transicionit në kuptimin e plotë të fjalës.
Së dyti – karakteri alternativ i zhvillimit të
ekonomikës së transicionit. Kjo karakterisrtikë
rrjedh nga vetë natyra e ekonomikës
kalimtare, në të cilën janë të ndërlidhur
elemenntet e gjendjes së vjeter me
elementet e gjendjes së re me
llojllojshmerinë e faktorëve të cilët veprojnë
në procesin e zhvillimit në këtë periudhë.
Së treti – paraqitja e dukurive dhe funksionimi i
formave të ndryshme kalimtare eknomike.
Në kuadër të kësaj karakteristike gjithashtu janë të
gërshetuara elementet e gjendjes së vjeter dhe
gjendjes së re.
Për këtë arsye ligjet ekonomike në periudhen e
transicionit formulohen nën ndikimin e dy
faktorëve:
a) Në ndikimin e kalueshmërisë d.m.th inertitetit të
procesit të riprodhimit të bazuar në kushtet e
meparshme dhe
b) Në ndikimin e domosdoshmërisë së zhvillimit të
formave dhe marrëdhënieve të reja.
Së katërti – jostabiliteti I ekonomikës së
transicionit. Ky fenomen i ka karakteristikat e
veta specifike si në sistemet normale ashtu
edhe në periudhen e transicionit. Në
ekonominë e transicionit ruajtja e jostabilitetit
ka për qëllim kalimin gradual nga sistemi
egzistues ekonomik ne sistemin e ri ekonomik.
Së pesti – ekonomika e transicionit
karakterizohet nga një numer i madh i
kunderthënieve, të cilat shprehen jo vetëm
nëpërmjet mosfunksionimit normal të sistemit,
por edhe si kundërthënie të zhvillimit.
Së gjashti – ekzistimi i specifikave të pronës, në këtë
periudhë, gjithashtu konsiderohet si karakteristikë e
ekonomikës së transicionit. Këto specifika mund të
permbledhen në këto pika:
a) Marrëdhëniet në prodhimin dhe të drejtat kanë
karakter kalimtar
b) Në periudhën e transicionit të drejtat mbi pronën ose
janë të specifikuara mirë ose nuk janë të
specifikuara gjegjësisht të qarta
c) Në periudhën e transicionit gjeneza e marrëdhënieve
të reja dhe e të drejtave mbi pronën në ekonomi
zbatohen në kushte të ruajtjes së inertitetit në
sferen ekonomike, institucionale dhe juridike.
d) Domosdoshmëria objektive e disa ndryshimeve të
caktuara cilësore në përmbajtjen e strukturës,
formave dhe të së drejtës mbi pronën përkufizojnë
domosdoshmërinë jo vetëm të përmirësimit të
cilësisë së formës, por edhe të zgjedhjes së
marrëdhënieve pronësore – tjetersimit byrokratik të
punëtorëve nga mjetet e prodhimit dhe produkteve
të punës
e) Si karakterisitkë specifike e pronës në ekonomikën e
transicionit konsiderohet ekzistimi i ndryshimeve
cilësore dhe principiele në kuadrin e
marrëdhëdhënieve pronësore dhe në mosdefinimin e
të drejtave të saja kushtëzon rolin më të theksuar të
faktorëve institucional në dinamikën dhe
përmbajtjen e pronën në këtë periudhë se sa në
ekonomitë stabile.
Së shtati – kjo karakteristikë ka të bëjë me
karakterin klasor të shtresave sociale të
shoqërisë në këtë periudhë, I cili karakter
rrjedh nga ndryshimet e bëra në modelin e
pronës.
a) Marrëdhëniet pronësore konsiderohen si pjesa
më e rëndësishme e marrdhënieve shoqërore
në bazë të të cilavë përcaktohet karakteri i
sistemit shoqëror dhe ekonomik dhe
b) Ndryshimi radikal i tyre në një periudhë të
shkurtër kohore dhe në kushte specifike
shoqërore (në kushte të krizës shoqërore)
implikojnë një numër të madh të pasojave
negative sociale për shoqërin.
Karakteri klasor dhe i shtresave në socializëm është
përbërë nga këto klasa dhe shtresa sociale:
1) Nga elita politiko – ekonomike, në të cilën hyjnë:
udhëheqësit e lartë partiak dhe shtetëror, kuadrot
e larta në ekonomik dhe në veprimtaritë shoqërore.
2) Shtresa e mesme, në të cilën hyjnë:
a) Shtresa e mesme e lartë ( profesione me arsimin të
lartë dhe kuadri i mesëm)
b) Shtresa e mesme e ulët (nënpunësit e vegjël dhe
kuadri i mesëm profesional)
c) Shtresa e mesme margjinale ( shtresa e lartë e
profersioneve të lira dhe shtresa e ulët qytetare)
3) Klasa punëtore në të cilën hyjnë :
a) Punëtorët profesional në sektorin
shoqëror respektivisht shtetëror
b) Punëtorët e pakualifikuar
c) Punëtorët me meditje
d) Fshatarësia
e) Të tjerët
Së teti – rritja e vazhdueshme e rolit të
faktorëve jo ekonomikë në periudhën e
transicionit gjithashtu konsiderohet si
karakteristikat e veçantë e periudhës së
transicionit.
Se nënti – ekzistimi i gjendjes së ndërmjetme
konsiderohet si karakteristikë e ekonomikës
në transicion. Evulucioni shoqëror kalon
nëpër tri stade :
a) Lindje dhe zhvillimit
b) Gjendja e pjekurisë dhe
c) Gjendja e rënies ose çthurjes.
Së Dhjeti – ekonomika e transicionit ka
karakter historik. Kjo karakteristikë është e
ndërlidhur me dy rrethana:
a) Me karakterin historik të një ekonomie të
kushtëzuar kalimtare dhe
b) Historicizmi I ekonomikës kalimtare varet
nga tiparet rajonale dhe nga tiparet e
vendeve të caktuara.
Duke u nisur nga këto karakteristika të
ekonomikës për transicion si dhe nga aplikimi
i konceptit intenziv ( Bing Bang ), në pjesën
më të madhe të Europës Qendrore dhe
Lindore ekonomistët Amerikan në
konferencën shkencore te mbajtur ne Moskë
“mbi transicionin” kanë ardhur deri ne këto
konstatime :
Së pari – gjatë zbatimit të procesit të
transicionit në këto vende më së shumti kanë
ardhur në shprehje konceptet ideologjike
Anglo-Amerikane mbi zhvillimin e ekonomisë.
Së dyti – koncepti intenziv ( Bing Bang ) është
kompromituar gjatë zbatimit të procesit të
transicionit, në këto vende veqmas ne Rusi.
Së treti – pas çthurjes së mënyrës socialiste të
pridhimit ( planifikimit qendror ) kjo formë e
liberalizimit dhe kushtet të cilat i ka
përcaktuar Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe
Banka Ndërkombëtare janë shtirë gati në
tërë rruzullin tokësor.
Së katerti – në vend që të shkohet kah
sendërtimi I ekonomisë së përzier ( mikse ),
siç ka ndodhur me Gjermaninë, Italinë dhe
Japoninë pas Luftës së Dytë Botërore.
Së pesti – edhe ekonomitë më të sukseshme të
Europës Qëndrore dhe Lindore me vështirësi
të mëdha kanë arritur që të sendërtojnë
sistemin pseudo – kapitalist.
Së gjashti – për shkak të shkaqeve ideologjike
vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore kanë
azgjësuar të tërë trashëgiminë socialiste, jo
vetëm sigurimin social, shpërndarjen e
ekuilibruar të të ardhurave, por edhe
kapacitetet e mëdha prodhuese, arsimimin e
lartë dhe diturinë e akumuluar.
Së shtati – këto vende kanë lejuar bankrotimin
e ndërrmarrjeve më të sukseshme,
falimentimin e laboratoriumeve kërkimore më
të mirat ne botë. Kjo konsiderohet si nje ndër
katastrofat me të mëdha që kanë përjetuar
vendet postsocialiste në periudhen e
transicionit.
Së teti – privatizimi që është bërë në këto
vende është një pseudo-privatizim.
Kapitali nuk është blerë nga profesionistët me
mjete të mjaftueshme financiare, me dituri
dhe përvoje por më tepër privatizimi është
realizuar ne bazë të dhënies se aksioneve pa
kompenzim.
Së nënti – koncepti intenziv i procesit të
transicioni në këto vende ka shpi`e deri te
paraqitja e problemeve serioze ekonomike dhe
sociale.
Sendërtimi i një sistemi të tillë ekonomikë
patjeter kërkon sendërtimin e strategjisë së
përbashkët të këmbimit ndërkombëtar për të
gjitha vendet e Europës Qëndrore dhe
Lindore, veçmas të vendeve të Europës
Juglindore.
Elementet kryesore të kësaj strategjie janë:
a) Hapja selektive e këtyre vendeve të
zhvilluara d.m.th ekonomia e këtyre
vendeve në një nivel të caktuar duhet t`i
nënshtrohet konkurrencës
b) Sendërtimi i marrëdhënieve ekonomike
multilaterale midis vendeve të Europes
Qëndrore dhe Lindore me një dozë të
caktuar të mbrojtjes së tregut të
mbrendshëm gjatë këmbimit me perëndimin
-
Si instrumente më të theksuara institucionale të
kësaj hapjeje janë:
1. Unioni i Pagesave
2. Unioni Doganor
Unioni i pagesave - mundëson ekspanzionimin
e këmbimit midis vendeve anëtare të këtij
unioni në kushtet e mungesës së valutës
konvertibile nëpërmjet të shfrytëzimit të
kliringut multilaterial.
Unioni Doganor – siguron mbrojtjen e
përbashkët të tregjeve nacionale.
F U N D