Strategjite e vendosjes se cmimeve
Download
Report
Transcript Strategjite e vendosjes se cmimeve
UNIVERSITETI I PRISHTINËS -FAKULTETI EKONOMIK
MARKETING
PUNIM SEMINARIK
Lenda: STRATEGJIA E MARKETINGUT
Tema: VËNIA E ÇMIMEVE TË MALLËRAVE DHE SHËRBIMEVE
Studentet:
Kaltrina Mucaj
Ermira Berdynaj
Besarta Bajrami
Profesori I lendes:
Prof.dr. Nail reshidi
1
PRISHTINË, PRILL 2010
VËNIA E ÇMIMEVE TË MALLËRAVE DHE
SHËRBIMEVE
Para se një ndërmarrje të ketë marrë
vendimet lidhur me çmimet për
prodhimet e saj, ajo duhet të
mbledhë dhe grumbulloj
informacione që do t’a ndihmojnë në
vënien e çmimeve përkatëse
Disa nga burimet e këtyre informacioneve janë:
a)Burimi i brendshëm i informimit
a)Burimet e jashtme të informimit
BURIMI I BRENDSHEM I INFORMIMIT
PERFSHINE:
a) Koston e prodhimit – p.sh. ç’farë e shtyn një
ndërmarrje që të prodhoj një njësi (ekzemplar) të një
artikulli. Kjo do të ndihmoj në vendosjen e çmimit të një
artikulli sepse ndërmarrja është e paraparë të kthej
koston (shpenzimet) e prodhimit të një artikulli me
shitjen e tij dhe gjithashtu duhet të ketë disa fitime prej
tij.
BURIMI I BRENDSHEM I INFORMIMIT
PERFSHINE:
b) Të ardhurat e pritura vjetore brenda një periudhe
të specifikuar kohore.
c) Sygjerimet dhe rekomandimet nga shitësit dhe të
gjithë të punësuarit e tjerë, si dhe marrja parasysh e
dëshirës së partnerëve.
BURIMI E JASHTME TE INFORMIMIT
PERFSHIJNE:
a)Informacionet rreth konkurencës në treg - Kjo
thjesht i referohet njohjes së çmimeve aktuale të
konkurentit si dhe strategjisë së çmimeve në të
ardhmen.
b) Ndikimi qeveritar- Vënia e taksave nga qeveria
mund të ndikoj në çmime nëpërmjet të: ngritjes së
taksave, zvogëlimit të taksave, ndalimit të tyre etj.
c) Informacionet nga institucionet për hulumtim,
shoqatat tregtare, udhëtimet tregtare etj.
STRATEGJITE E VËNIES SE ÇMIMEVE TË
MALLËRAVE DHE SHËRBIMEVE
Egzistojne disa metoda ose
strategji te vendosjes se
cmimeve. Nder me te
rendesishmit jane:
1. Strategjia e orientuar kah kërkesa
Kjo përfshinë vendosjen e çmimit të një artikulli në
bazë të nivelit të kërkesës në treg.
STRATEGJITE E VËNIES SE ÇMIMEVE TË
MALLËRAVE DHE SHËRBIMEVE
2. Strategjia e kostos dhe çmimeve
Kjo përfshinë përcaktimin e çmimit të një artikulli në
baza të kostos së harxhuar për prodhimin e tij, plus
profiti i dëshiruar ose diferenca.
Shpenzimet e harxhuara + fitimi i dëshiruar = çmimi i
shitjes
STRATEGJITE E VËNIES SE ÇMIMEVE TË
MALLËRAVE DHE SHËRBIMEVE
3. Strategjia konkuruese e çmimeve
Kjo përfshinë përcaktimin e çmimit të një artikulli në
baza të çmimit të caktuar nga konkurenti. Për këtë
shkak, kjo kërkon analiza të hapsirës konkuruese në
mënyrë që të krijohet mundësia e përcaktimit të
çmimeve nga ana e konkurentëve.
STRATEGJITE E VËNIES SE ÇMIMEVE TË
MALLËRAVE DHE SHËRBIMEVE
4. Strategjia e depërtimit të
çmimeve në treg
Kjo përfshinë vendosjen e çmimeve
të ulëta, në mënyrë që të ngritet
shkalla e depërti-mit në treg. Kjo
strategji përdoret kur konsumatorët
janë të ndieshëm ndaj çmimit, dhe
gjithashtu kur një prodhim
ballafaqohet me konkurencën
STRATEGJITE E VËNIES SE ÇMIMEVE TË
MALLËRAVE DHE SHËRBIMEVE
5. Strategjia psikologjike e vendosjes së veçant të
numrave
Kjo përfshinë vendosjen e çmimeve të një artikulli në
nivelet përmes së cilave konsumuesit krijojnë ndjenjën
dhe interpretimin se produkti është i lirë. Ndërmarrjet e
tilla normalisht vendosin çmimet si 99.90$ në vend të
$100. Kjo bëhet në vendet ku konsumatorët janë të
ndieshëm ndaj çmimeve.
STRATEGJITE E VËNIES SE ÇMIMEVE TË
MALLËRAVE DHE SHËRBIMEVE
6. Strategjia e çmimeve të shumëfishta
Kjo ndodhë atëherë kur prodhime të ndryshme grupohen
së bashku dhe pastaj shiten me çmimin e njejtë. Si
rrejdhojë e kësaj, një ndërmarrje fiton me disa prodhime
dhe humbë me disa të tjera. Me përdorimin e kësaj
strategjie, tregëtari duhet të aplikoj me çmimin mesatar
të produkteve të ndryshme të paketuara së bashku.
FAKTORËT QË DUHET T’I KEMI PARASYSH
ME RASTIN E VENJES SË ÇMIMEVE
1.Kostoja e prodhimit – Për arësye se asnjë
ndërmarrje nuk është e prirur për të humbur, ajo është e
interesuar të bëj shitje me një mbi- çmim, mbi koston e
prodhimit.
2.Profitet e dëshiruara – Kjo do
t’u mundësoj ndërmarrjeve të
vendosin çmime të larta nëse ato
kanë vendosur caqet për profite të
larta.
FAKTORËT QË DUHET T’I KEM PARASYSH
ME RASTIN E VENJES SË ÇMIMEVE
3.Konkurenca – Kjo do t’u mundësoj ndërmarrjeve që
të vendosin çmime të njejta me ato të konkurentëve.
4.Niveli i të ardhurave të konsumatorëve – Kjo varet
nga natyra e tregut të caktuar. Nëse konsumatorët janë
më pak të ndieshëm ndaj çmimeve, atyre nuk do t’u
pengoj një çmim i lartë si p.sh. konsumatorët me të
ardhura të mëdha. (Elasticiteti)
FAKTORËT QË DUHET T’I KEM PARASYSH
ME RASTIN E VENJES SË ÇMIMEVE
6. Niveli i kërkesës në treg – Kërkesa e lartë shpien në
ngritjen e çmimeve, por nëse kërkesa për produktin
është e ulët, çmimet do të zvogëlohen.
7. Grupet e konsumatorëve – p.sh. niveli i arsimimit,
aspekti i tyre profesional, kultura e tyre, konsumatorët
me të ardhura të larta që shoqërohen me çmime të larta
për kualitete të larta etj. kanë efekt në marrejn e
vendimeve për çmimet.
Për përcaktimin e çmimeve dhe të strategjive, duhet te
merren parasysh efektet në vijim:
•Efekte të menjëhershme:
Konsumatori blen produkte të shtrenjta sepse ai
dëshiron që të tjerët ta shohin se ai blen gjëra të
shtrenjta.
•Snob-efekti:
Konsumatori blen produkte të shtrenjta sepse
dëshiron të ketë më shumë, më të mira dhe më të
shtrenjta se të tjerët
Për përcaktimin e çmimeve dhe të strategjive, duhet te
merren parasysh efektet në vijim:
•Efekti ndjekës:
Konsumatori blen produkte të shtrenjta sepse
dëshiron të ketë të njëjtën gjë sikurse të tjerët që
kanë në shoqërinë.
•Çmimi i standardit të cilësisë:
Konsumatori konkludon nga çmimi për cilësinë
0- çmim i lartë = cilësi e lartë.
JU FALEMINDERIT