Transcript KAMBIALI

FAKULTETI EKONOMIK
-
KAMBIALI
Lënda: E drejta biznesore
Definicione








Kambiali – është letër me vlerë me të cilën lëshuesi i
saj obligohet që t’ia paguaj ndonjë personi shumën
e të hollave e cila është shënuar në kambial ose t’i
urdhërojë ndonjë personi tjetër që ta bëjë këtë.
Trasanti – jep urdhër për pagimin e kambialit
Trasati – merr urdhërin për pages të kambialit
Remitenti – i paguhet kambiali
Nul – i anulueshëm
Akceptim – pranimi i urdhërit që ta paguaj shumë e
kambialit
Indosanti – personi të cilit i bartet e drejta
Indosatri – personi i cili i pranon të drejtat biznesore



Nuk ekziston ndonjë përkufizim I
përgjithshëm në të drejtën se cka është
kambiali;
Shumica e ligjeve fare nuk lëshohet në
përkufizimin e kambialit por vetëm I
përcaktojnë elemnetet të cilat një kambial
duhet t’i posedojë
Pikërisht nga këto elemnet ai mund të
përkufizohet në mënyrë të kënaqëshme;
KUPTIMI DHE NATYRA E KAMBIALIT



Është letër me vlerë e cila lëshohet në
qarkullim sipas urdhrit;
Duke u bazuar në elementet e të drejtës
pozitive kambilain mund ta përkufizojmë në
këtë mënyrë:
“Kambiali është punë formale juridike e
pavarur nga marrëdhënia e cila është krijuar,
dhe se kjo është punë e cila vetvetiu vlenë
dhe e cila obligon me deklaratat e dhëna dhe
nënshkrimet e vëna në kambial në formën
dhe mënyrën siç ëshë paraparë me ligj”.
Tri teoritë kryesore:



Teoria kontraktuese
Teotia emisionale
Teoria e kreacionit
• Teoria kontraktuese është teoria më e vjetër. Kambiali përkah natyra e saj
juridike është lloj i veçantë i kontratës, e cila është lidhur në mës të lëshuesit të
kambialit dhe poseduesit të parë të kambilait.
• Teoria emisionale – kambiali përkah natyra e saj juridike është lloj i veçatë i
shprehjes së njëanëshme të vullnetit, por edhe faktit të lëshimit të saj në
qarkullim, do të thotë dorzimin e sajë personit të tretë, sepse vetëm në këtë
mënyrë kambiali do ta fitoj veprimin e saj juridik.
• Teoria e kreacionit – detyrimi kambialo-juridik krijohet me shprehjen e
njëanëshme të vullnetit, por edhe të vënjes së nënshkrimit në kambial.
• Dallimi në mes të teorisë se emisionit dhe kreacionit është se sipas teorisë së
emisionit kombiali duhet të përpilohet dhe lëshohet në qarkullim për të prodhuar
efektin e saj juridik, kurse sipas teorisë së kreacionit, detyrimi i kambialit është
krijuar me vet krijimin e kambialit.
Rrolet kryesore të kambialit janë:

Rroli prioritar i kambialit të sotëm qëndron në atë
se ai paraqet një mjet të rëndësieshëm kreditues.

Kambiali mund të shërbej gjithashtu edhe si mjet i
përshtatshëm për sigurimin e kërkesave
(Garancioneve bankare, kredive të akceptuara)

Në raste të veçanta kambiali mund të shfrytëzohet
edhe si mjet i pagesës, në radhë të parë në
qarkullimin ndërkombëtarë.
Roli dhe rëndësia e kambialit në
hapësirën ndërkombëtare






Sipas materies dhe funksionit kambiali ka fituar disa veti dhe
karakteristika ndërkombëtare;
~shtë njëri ndër mjetet më të rëndësishme në jetën
ekonomike ndërkombëtare;
Pikërisht kjo e paraqet nevojën e unifikimit të kambialit;
Përpjekjet e para për të unifikuar kambalin datojnë që në
vitin 1812 në Konferencën Ndërkombëtare të Hagës;
Pas 30 vitesh me 1930 në Gjenevë u mbajt konferenca për
unifikimin e rregullave lidhur me kambialin;
Kjo konferencë e nxorri konventën për ligjin uniform;
PARIMET E KAMBIALIT
Parimet e kambialit janë:
 Parimi i formalitetit
 Parimi i inkorporimit
 Parimi i rrptesisë së kambialit
 Parimi i detyrimit fiks të kambialit
 Parimi i solidarësisë së debitorëve të kambialit
 Parimi i drejtpërdrejtshmërisë
 Parimi i mvetsisë së detyrimeve kambialore
1) Parimi i formalitetit – kambiali si letër me vlerë tipike, sipas
urdhërit hyn në radhën e letrave formale me vlerë, ku sipas ligjit është e
obligueshme forma me shkrim.
Deklaratat kambialore dhe nënshkrimet do të kenë vlerë dhe forcë
kambialore nëse janë të shënuara në kambial, sepse deklaratat dhe
nënshkrimet e dhëna jashtë kambilit nuk prodhojnë efekt kambialojuridik.
2) Parimi i inkorporimit – do të thot se ekzistimi i bazës juridike dhe
dëshmimi i saj janë të inkorporuara në letrën e kambialit, dhe se puna
juridike e kambialit nuk mundë të dëshmohet me mjete të tjera përveç
letrës së kambialit me shkrim.
3) Parimi i rrptesisë së kambialit – rreptesia manifestohet në
pikpamje të procëdurës formale – juridike, sepse për ti mbajtur të drejtat
e kambialit duhet të përdorën procedurat siq janë: protesta, padia,
datimi, amortizimi, etj.
4) Parimi i detyrimit fiks të kambialit – ka të bëjë me atë se në bazë
të kambialit mundë të kërkohet për pagesë vetëm ajo që është e
shënuar në kambial dhe aq sa është cekur.
5) Parimi i solidarësisë së debitorëve të kambialit – në të drejtën e
kambialit nëse një debitorë ka bërë pagimin e shumës së kambialit , nuk
ka të bëjë me debitorin kryesorë, krijohet mardhënja e bartjes. Ky
debitorë i cili e kryen pagesën ka të drejtë regresi ndaj të gjith atyre
debitorëve sepse të gjith këta janë debitorë solidarë.
6) Parimi i drejtpërdrejtshmërisë – secili nga nënshkruesit e kambialit,
si debitorë të kambialit është drejtërsedrejti përgjegjës ndaj poseduesit
të kambialit.
7) Parimi i mvetsisë së detyrimeve kambialore – çdo deklaratë
kambialore dhe çdo nënshkrim i cili formalo-juridikisht është në rregull
vlersohet nga deklaratat e tjera kambialore nëse kambiali në tërsi është
në rregull në aspektin juridiko-formal.
LLOJET E KAMBIALIT
1.
Kambiali i trasuar
2.
Kambiali personal (solo kambiali)
3.
Kambiali personal tërheqës sipas urdhërit
vetanak
1) Kambiali i trasuar - është asi kambiali i cili një person (TRASANTI) i jep urdhër
personit tjetër (TRASATIT) që personi i tretë (REMITENTI) t’i paguaj pa kusht
shumën e cekur në kambial në momentin e arritjes së kambialit për pagesë.
Dy lloje te kambialit te trasuar:
a) Kambiali i trasuar sipas urdhërit vetanak
b) kambiali i trasuar në trasantin
2) Kambiali personal – te ky lloj kambiali ekzistojnë vetëm dy persona trasanti dhe
remitenti. Këtu trasanti obligohet t’i paguaj remitentit shumën nga kambiali në
momentin e arritjes së kambialit për pagesë.
3) Kambiali personal tërheqës sipas urdhërit vetanak – te ky lloj kambiali ne
momentin e lëshimit nuk ka kreditorë, sepse lëshuesi i kambialit e përcakton
obligimin që vetës t’i paguaj diçka. Pra, trasati, trasanti dhe remetenti janë një
person.
4) Kambiali mallor – shitësi e krediton blerësin në atë mënyrë që ia lëshon
kambialin, kurse blerësi e akcepton atë dhe në këtë mënyrë ai bëhet debitori
kryesorë i kambialit.
5) Kambiali afarist – shfrytëzohet te kontratat e qarkullimit të mallrave dhe
shërbimeve.
6) Kambiali financiar – sigurohen kërkesat e kreditorëve në qarkullimin e mallrave,
shërbimeve dhe pagesave.
Kambialte në bazë të formës janë:
- Kambiale të plota (përmbajnë të gjitha
elementet e nëvojshme të rëndësieshme
në momentin e lëshimit),
- Kambialet blanko (përmbajnë vetëm
nënshkrimin e trasantit dhe eventualisht
ndonjë element tjetër)
ELEMENTET E KAMBIALIT
Elementet qensore janë:








shenimi në letër se është kambial në gjuhën në të cilën është përpiluar
urdhëri i pakusht që të paguhet shuma e caktuar
emëri i personit i cili duhet ta bëj pagesën (trasatit)
përcaktimi i afatit të arritjes së pagesës
vendi i pagesës
emri i atij të cilit do të duhej të bëhej pagesa (remitentit)
data dhe vendi se ku është lëshuar kambiali
nënshkrimi i lëshuesit të kambialit (trasantit)
Mungesa e cilitdo element të lartëcekur e bënë kambialin të pavlefshëm
juridikisht.
Elementet joqensore janë:



shprehja ”paguani për këtë prurësin e kambialit”
shprehja ”vlera e pranuar në të gatshme” ose ”vlera e pranuar në mallë”
shprehja ”paguaj sipas urdhërit”, etj.
Pa këto elemente kambiali funksionon pa pengesa. Mirpo, duhet pasur kujdes se
nëse janë të shënuara në kambial ato fitojnë mbrojtjen juridike dhe duhet
respektuar.
PUNËT-VEPRIMET KAMBIALORE
Kambiali si nocion i tërsieshëm paraqet një numër të
punëve të ndara juridike, ku secila nga këto bazohet
në veprimet kambialo-juridike.
 Lëshuarja e kambialit
 Shumëzimi i kambialit
 Akceptimi i kambialit
 Avalimi në kambial
 Prezantimi i kambialit
 Pagesa e kambialit
 Indosimi i kambialit (bartja)
Lëshuarja e kambialit

Aktin i lshuarjes së kambialit e ndërmerr personi i cili quhet
TRASANT, i cili është debitori i parë kambialor.
Duhet ditur këto të dhëna:
a) Kambiali në të cilin nuk ka urdhër të dhënë është nul nëse nuk
është aceptuar, kurse kambiali që është aceptuar është i
plotfuqishëm edhe kur nuk e ka urdhërin e dhënë.
b) Nëpërmjet llojit të blanko kambialit, lëshuarja mund të pasoj jo
vetëm pas aceptimit, por eventualisht edhe pas deklarimeve të
tjera.
c) Lëshuarja e kambialit kryhet me vënjën e nëhkrimit në kambial në
vendin e caktuar për trasantin.

Shumëzimi i kambialit






Kambiali mund të shumëzohet jo vetëm në momentin e lëshuarjes
së tij, por edhe më vonë, deri në momentin e pagimit të shumës në
kambial.
Kambiali vetanak nuk mund të shumëzohet, sepse me shumëzimin
e tij në realitet do të vie deri te lëshuarja më e madhe e numrit të
kambialeve, e jo deri te shumëzimi i tij.
Shumzohet vetëm kambiali i njejtë dhe nuk duhet paguar secili
ekzemplar i shumëzuar.
Në ekzemplaret e shumëzuar duhet të paraqiten nënshkrimet e të
gjithë personave të autorizuar të cilët janë nënshkruar në kambialin
origjinal.
Çdo ekzemplar i kambialit duhet të përmbajë numërin e tijë rendor.
Ekzemplari burimor i kambialit quhet ”unikat”
Indosimi i kambialit (bartja)

Indosimi i kambialit është bartja e të drejtave nga kambiali që bëhet me shprehjen e
njëanëshme të vullnetit me anë të cilit një person i quajtur INDOSANT i bart në personin
tjeter INOSATRIN të drejtat nga kambiali.
Indosamenti për tu trajtuar i plotfuqishëm duhet ti plotësoj dy kushte:
a) që të jetë i dhënë i pakusht sepse ekzistimi eventual i ndonjë kushti konsiderohet sikur të
mos ekzistonte fare
b) kambiali apo të drejtat që bartën nga kambiali duhet të indosohen tërsishtë sepse
indosimi i pjesëshëm konsiderohet nul.


Përkah forma indosimi mund të jetë:
a) I plotë e përmbanë deklaratën e bartjes, emrin e indosatit dhe nënshkrimin e indosantit
b) Bianko indosimi bërmbanë vetëm nënshkrimin e indosantit
c) Rekta indosimi përmbanë klauzolën e cila ndalon bartjen e mëtejshme të atij kambiali me
indosim.
Përkah përmbajtja indosamentet kambialore mund të jenë:



Indosamente pronësore
Indosamente të pengut dhe
Indosamente autorizuese.
Akceptimi i kambialit



Akceptimi i kambialit është punë kambialo-juridike
me të cilin TRASATI e pranon urdhërin e
TRASANTIT që të paguaj shumën nga kambiali.
Deklarata e trasatit që në këtë relacion shënohet në
kambial quhet ”akceptim” dhe nga ky moment i
akceptimit të kambialit trasatin e quajm ”akceptues”
dhe ky në realitet bëhet debitori kryesorë.
Akceptimi shënohet në fytyrë të kambialit me
shprehjen ”e pranoj”, ”e pranoj për pagim”, etj dhe
vëhet nënshkrimi.
Avalimi në kambial


Avalimi i kambialit është veprim kambialor
me të cilin një person ndërmerr dorëzani për
përmbushje të rregullt të obligimit nga
kambiali. Personi i cili merr dorëzani avalist,
kurse personi për të cilin jep dorëzani avalisti
quhet honorat.
Avalimi poashtu është shprehje e
njëanëshme e vulletit po në mënyrë formale e
cila jepet (shenohet) sipas rregullit në fytyrë
të kambialit.
Prezantimi i kambialit
Dy shkaqe të prezantimit të kambialit:

Perzentimi për akceptim dhe

Przentimi për pagesë.
Për prezantimin e kambialit për pagesë kryesisht duhet respektuar
këto kushte:

Kambiali duhet t’i dërgohet për pagesë trasatit respektivisht
akceptuesit nëse më parë është akceptuar.

Kambiali dërgohet për pagim në vendin e pagimit

Kambiali duhet të prezantohet për pagesë në afatin e caktuar

Kambialin e dërdon për pagesë vet poseduesi i tij ose
nëpërmjet bankes afariste të tij.
Pagesa e kambialit

Pagesën e kambialit duhet në radhë të parë
ta kryej debitori kryesorë i kambialit apo
pagesën duhet t’i bëhet poseduesit të
autorizuar të kambialit i cili atë e përcakton
për pagesë në kohën e arritjes së tij për
pagesë.