Transcript File

Institucionet financiare
Institucionet më të rëndësishme financiare në shtetet moderne janë:
–
–
–
–
bankat,
shoqëritë e sigurimeve,
fondet pensionale,
kooperativat e kursimit – kreditit etj.
Në sistemin bankar dallojmë:
– bankën qendrore dhe
– bankat afariste (komerciale).
Të dyja llojet e bankave marrin pjesë në emisionin e parasë, por në mënyra të
ndryshme, sepse funksionet, mundësitë dhe rolet e tyre janë qenësisht të
ndryshme.
1
www.valmirnuredini.tk
Banka Afariste
• Bankat afariste marrin pjesë në krijimin e parasë
depozitare, por brenda kufizimeve dhe rregullave të
caktuara nga normat ligjore dhe politika e bankës
qendrore.
• Bankat afariste janë ndërmjetës financiar që
mbledhin (në formë depozitash të kursimit) tepricat
momentale të parasë nga qytetarët dhe ndërmarrjet
dhe ua huazojnë qytetarëve e ndërmarrjeve të tjera që
kanë deficit të parasë.
• Bankat afariste realizojnë përfitim si deferencë në
mes kamatave aktive (që i arkëtojnë nga
huakërkuesit) dhe kamatat pasive (që ua paguajnë
kursimtarëve apo pronarëve të depozitës).
2
www.valmirnuredini.tk
Banka Qendrore
• Banka qendrore emiton të ashtuquajturën para primare dhe
përpiqet të rregullojë sasinë totale të parasë në një vend.
• Detyrat kryesore të bankës qendrore zakonisht janë
këto:
– rregullimi i masës së parasë apo i emisionit të parasë ose
tërheqja e parasë nga qarkullimi, gjë që varet nga gjendja e
ekonomisë dhe qëllimet e politikës monetare;
– rregullimi i kursit devizor, d.m.th. vlerës së jashtme të parasë së
vendit dhe tregut të devizave në territorin e brendshëm;
– rregullimi i detyrimeve financiare të shtetit ndaj botës së jashtme
(evidenca e kredive të subjekteve të huaja, marrja e kredive nga
jashtë, kthimi i kredive të jashtme, kontrolli i qarkullimit të
pagesave me jashtë etj);
– kujdesi për bilancin e pagesave dhe rezervat e devizave;
– sigurimi i depozitave në kursim;
– kontrolli i ligjshmërisë së punës të bankave afariste dhe ndihma
për bankat afariste në zgjidhjen e krizave bankare.
3
www.valmirnuredini.tk
Banka Qendrore
• Banka qendrore është institucioni kryesor monetar në një shtet. Ajo
ka monopol në emisionin e kartëmonedhave.
• Pozita formale-juridike dhe detyrat e bankës qendrore rregullohen
me ligje të veçanta. Në shtetet e ndryshme ajo ka emërtime të
ndryshme: në ShBA i thonë Sistemi i rezervave federale (Fed),
kurse në Kosovë – Banka Qendrore e Kosoves (BQK).
• Çdo bankë qendrore është e lidhur ngushtë me shtetin. Në ndarjen
e pushtetit në pushtet parlamentar, ekzekutiv dhe gjyqësor, banka
qendrore faktikisht përbën llojin e katërt të pushtetit – pushtetin
monetar.
• Banka qendrore shpesh financion pushtetin ekzekutiv (qeverinë)
nëpërmjet blerjes së letrave shtetërore me vlerë ose dhënies së
kredive për mbulimin e deficitit në buxhetin e shtetit. Për shkak të
rëndësisë dhe specifikës së parasë si mall, banka qendrore
zakonisht ka autonomi të caktuar kundrejt pushtetit ekzekutiv
(qeverisë).
4
www.valmirnuredini.tk
Oferta e parase dhe relevanca e saj
It affects (ka ndikim ne):
Interest rates—Norma e interesit
Exchange rates –Kursi I kembimit
Inflation -- Inflacioni
Return on investment –Kthimi I investimeve
Output ---BPV
Well being -- Mireqenja
5
www.valmirnuredini.tk
Oferta e parase dhe relevanca e saj
Politika monetare është një lloj i politikës makroekonomike, të cilën (në emër të shtetit)
e krijon dhe e zbaton banka qendrore kur rregullon ofertën e tërësishme të parasë,
normat e kamatave, kursin e devizave dhe kushtet e kreditimit.
Duke pasur parasysh drejtimin e lëvizjes së masës së parasë (përkatësisht ndryshoret që
i përfaqëson oferta agregate e parasë), politika monetare e përshkruar në mënyrë të
thjeshtë mund të jetë:
a) ekspansive (kur masa e parasë rritet me normë më të madhe se norma e rritjes së
produktit shoqëror bruto dhe kur çmimi i parasë ulet),
b) restriktive (shkurtuese) (kur masa e parasë apo oferta e parasë rritet më ngadalë se
produkti shoqëror bruto dhe kur çmimi i parasë ngritet) dhe
c) neutrale (asnjanëse) (kur masa e parasë rritet me normën e cila vërtitet afërsisht në
nivel të normës së rritjes së produktit shoqëror bruto).
6
www.valmirnuredini.tk
www.valmirnuredini.tk
Oferta e parase dhe relevanca e saj
Qëllimet kryesore dhe përfundimtare të politikës monetare zakonisht janë këto:
a) t’i sigurohet ekonomisë dhe shoqërisë sasia e nevojshme e parasë në qarkullim,
b) vendosja e baraspeshës monetare, d.m.th. barazisë së ofertës agregate dhe kërkesës
agregate të parasë, që siguron stabilitetin e nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe
c) stabiliteti i parasë së vendit dhe i kursit devizor të tij.
Qëllimet indirekte të bankës qendrore janë kontrolli i rezervave bankare të likuiditetit,
kontrolli i ofertës totale të parasë dhe kontrolli i normave të kamatave. Banka qendrore,
sa herë që dëshiron të arrijë ndonjë qëllim përfundimtar, së pari ndryshon variablet dhe
shfrytëzon instrumentet që janë nën mbikëqyrjen e saj (normën e rezervës së
detyrueshme, normën e skontos, ofertën e parasë primare etj). Gjithashtu ajo me
ndihmën e këtyre instrumenteve dhe qëllimeve të tërthorta nxit zhvillimet dhe proceset
në të cilat realizohen qëllimet e saja përfundimtare apo definitive.
7
The Money Supply Process
Në procesin e ndryshimit të sasisë totale të parasë në qarkullim marrin pjesë
jo vetëm institucionet monetare, por edhe subjektet e tjera – qytetarët,
ndërmarrjet, bankat afariste dhe institucionet jomonetare. Ato hyjnë në këtë
proces me qëllime dhe me motive të ndryshme, me fuqi të ndryshme dhe në
mënyra të ndryshme. Rolin kryesor dhe fuqinë më të madhe e ka banka
qendrore.
8
www.valmirnuredini.tk
The Fed and the Monetary Base
•
The Fed can control the money supply by changing the monetary base.
•
The monetary base is equal to currency in circulation and reserves held
by banks.
•
The Fed’s principal liabilities are currency in circulation and reserves.
•
The Fed’s principal assets are government securities and discount
loans.
9
www.valmirnuredini.tk
Changing the Monetary Base – ndryshimet ne
bazen monetare
• The Fed changes the monetary base by changing the levels of its
assets.
• In an open market purchase the Fed buys government bonds and
increases the base.
•
In an open market sale the Fed sells government bonds and decreases
the base.
• The Fed can also change reserves and the base through changes in
discount loans.
10
www.valmirnuredini.tk
Changing the Monetary Base – Ndryshimet ne
bazen monetare
•
Instrumentet kryesore me anën e të cilave banka qendrore e ndryshon banken Qendrore (realizon
qëllimet e politikës monetare) janë këto:
1.
Instrumenti i parë dhe aktualisht më i përdorshëm njihet me emërtimin operacionet financiare në treg
të hapur (OMO), d.m.th. blerja dhe shitja e letrave shtetërore me vlerë (obligacioneve shtetërore dhe
bonove të thesarit), devizave dhe bonove të arkës (që i emiton banka qendrore). Këto operacione janë
një nga mënyrat e mundshme të emisionit ose tërheqjes së parasë, pra një “kanal” ose mënyrë e “futjes”
së parasë në ekonomi, përkatësisht mënyrë e “nxjerrjes” së parasë nga qarkullimi.
Kur banka qendrore shet obligacione shtetërore ose deviza, ajo ua lë ato në dispozicion blerësve, të
cilët i japin bankës para të gatshme. E njëjta gjë ndodh në rastin kur banka qendrore i shet bonot e arkës
si letra me vlerë jetëshkurtër me afat skadimi deri një vit. Në këtë mënyrë banka qendrore tërheq paranë
nga qarkullimi dhe zvogëlon ofertën përmbledhëse të parasë, sepse dëshiron, p.sh., të eliminojë tepricën
e ofertës së parasë dhe rrezikun nga inflacioni.
11
www.valmirnuredini.tk
Changing the Monetary Base – Ndryshimet ne
bazen monetare
•
Në operacionin e blerjes së letrave me vlerë ose devizave nga qytetarët, ndëmarrjet apo bankat
afariste, banka qendrore kryen emisionin e parasë primare. Në këtë mënyrë ajo e vë paranë në qarkullim
me qëllim që, f.v. të shtojë ofertën e parasë, të ulë normat e kamatave, si dhe të rrisë likuiditetin dhe
investimet etj. BQK në disa vitet e fundit e shfrytëzon më së shumti shitjen dhe blerjen e devizave si
“kanal” i emisionit dhe i tërheqjes së parasë. Kësisoj ajo ndikon edhe në qëndrueshmërinë e kursit
valutor, d.m.th. me lëkundjet e tij brenda kornizave të caktuara, që është pranuar si qëllim i rëndësishëm i
politikës monetare. Në përdorimin e këtij instrumenti kanë rëndësi të veçantë gjendja dhe lëvizja e
rezervave devizore në bankën qendrore.
•
Madhësia e rezervave të devizave përcakton mundësinë e bankës qendrore për të intervenuar në tregun
devizor. Në luhatjet e ofertës dhe kërkesës së devizave e kursit valutor, në situatat e caktuara ajo mund
të shtojë ose të pakësojë ofertën e devizave dhe “ të ruajë” ose “të mbrojë” kursin valutor në nivel të
caktuar. Zvogëlimi aktivit të brendshëm neto, pra plasmanit të kreditit në ekonominë e vendit dhe
emisionit të parasë në vazhdë të mbulesës devizore, ndikon në uljen e likuiditetit të ndërmarrjeve
vendëse dhe në rritjen e varësisë së tyre nga sektori bankar.
12
www.valmirnuredini.tk
The Effect of Open Market Operations
13
www.valmirnuredini.tk
Changing the Monetary Base – Ndryshimet ne
bazen monetare
2. Instrumenti i dytë është norma e diskontos ose skontos. Kjo është një lloj e normës së kamatës, me të
cilën banka qendrore u jep kredi bankave afariste dhe kryen skontimin e kambialeve e të letrave të tjera
me vlerë.
Banka qendrore e ul normën e diskontos kur dëshiron të shtojë ofertën e parasë në formë të kredive me
qëllim që, f.v., të mënjanojë jolikuiditetin ose të shtojë investimet dhe prodhimin. Rritja e normës së
skontos shkakton efekte të kundërta: zvogëlimin e ofertës agregate të parasë, rritjen e normave të
kamatave në treg dhe zvogëlimin e investimeve.
Normën e diskontos mund ta shqyrtojmë si çmim specifik të përdorimit të parasë primare, që banka
qendrore ua jep (në formë kredie) bankave afariste. Në tregun e rregulluar financiar norma e skontos
duhet të ndikojë në ecurinë e normave të kamatave në treg. Norma e skontos në BPK sot ka rëndësi të
vogël, sepse është lënë pasdore “kanali” i krijimit të parasë me ndihmën e kredive që u jepen bankave
afariste. Për këtë arsye norma e kamatës në treg për kreditë në kuna dhe normat mesatare të kamatës
në tregun e parasë shpeshherë janë më të mëdha se normat e skontos. Kjo situatë tregon se gjendja e
tregut financiar nuk është e shëndetshme.
14
www.valmirnuredini.tk
The Effect of Discount Loans
15
www.valmirnuredini.tk
Changing the Monetary Base – Ndryshimet ne
bazen monetare
3. Istrumenti i tretë është norma e rezervës së detyrueshme të likuiditetit /r/. Ajo
përbën përqindjen e parasë apo të depozitës, të cilën depozituesit (qytetarë,
ndërmarrje etj) e kanë depozituar në bankën afariste, e cila këtë para apo
depozitë e mban me vete ose në llogari të bankës qendrore për të siguruar
likuiditetin e vet. Banka qendrore e rrit normën e rezervës së detyrueshme sa
herë që dëshiron të zvogëlojë tepricën e rezervës së likuiditetit (në bankat
afariste) dhe kreditë që jepen nga këto teprica. Në këtë mënyrë zvogëlohen
multiplikatori monetar (m.m.), paraja depozitë dhe oferta e përgjithshme e parasë.
Kjo masë e pushtetit monetar zakonisht përdoret si instrument i politikës
restriktive monetare, me të cilën eliminohen tepricat e ofertës në tregun e parasë
dhe rreziku nga inflacioni.
•
Zvogëlimi i normës së rezervës së detyrueshme shkakton efekte të kundërta:
rriten tepricat e rezervës së likuiditetit në bankat afariste, shtohen kreditë,
multiplikatori monetar dhe oferta e tërësishme e parasë depozitë. Kjo shkakton
zvogëlimin e normave të kamatave në treg, rritjen e kërkesës për kredi, rritjen e
investimeve dhe të likuiditetit të ndërmarrjes. Këtë masë pushteti monetar
zakonisht e shfrytëzon si pjesë të politikës ekspansive monetare, me të cilën
përpiqet të mënjanojë deficitin e ofertës grumbulluese të parasë, recesionin dhe
jolekuditetin në sistemin ekonomik.
16
www.valmirnuredini.tk
Money Multiplier -- Multiplikatori Monetar
•
Multiplikatori monetar është baras me vlerën reciproke të normës së
rezervës së detyrueshme, d.m.th. m.m = 1/r mund ta llogaritim edhe në
tjetër mënyrë, d.m.th. si raport në mes shumës së depozitave të krijuara
rishtaz, përkatësisht masës së parasë në kuptim të ngushtë (M1) nga një
anë dhe parasë primare (bazës monetare) – BM ose M0) ose depozitës
fillestare (DF), në anën tjetër. Pra, multiplikatori monetar është numri që
tregon sa herë mund të rritet maksimalisht sasia e parasë së depozituar
në sistemin bankar (d.m.th. masa e parasë), nëse paraja primare
(emituar nga banka qendrore) ose depozita fillestare e vënë në bankat
afariste nga kursimtarët, rritet në një njësi monetare. Mund ta shkruajmë:
– D = Depozitat
– R = reservat, dhe
– R/D = required reserve ratio (raporti I rezervave te obliguara).
–
100,000=100,000(1/0.1 )=1,000,000
17
www.valmirnuredini.tk
Money Multiplier -- Multiplikatori Monetar
• Në qoftë se, p.sh., norma e rezervës së detyrueshme është /r/ = 1/10,
kurse norma e tepricës së rezervës /s/ - 9/10, atëherë sistemi bankar nga
depozita fillestare prej 1000 euro mund të krijojë depozita të reja (DR)
që janë dhjetë herë më të mëdha se depozitat fillestare. Procesi i
shumimit të depozitave matematikisht mund të paraqitet si varg
konvergjent gjeometrik i zvogëlueshëm që ka si bazë normën e tepricës
së rezervave dhe kufirin e të cilit e tregon shuma maksimale e depozitave
të reja, e cila në shembullin e përmendur është: DR = 1000 + 900 + 810
+ 729 +... = 1000 x Ç1 + 9/10 + (9/10)2 + (9/10)3 + ... + (9/10)nW = 1000
x Ç1/(1-9/10)W= 1000 x (1/0,1) = 10.000.
• Rritja e normës së rezervës së detyrueshme dhe shtimi vullnetar i
rezervave mbi nivelin e caktuar, zvogëlojnë mundësinë e rritjes së ofertës
së parasë (masës monetare). Rënia e normës së rezervave të
detyrueshme dhe rritja e tepricave të rezervave shton mundësinë e
zgjerimit të kredive dhe masës së parasë. Ekspansioni i ofertës së
parasë ndodh në pajtim me madhësinë e multiplikatorit monetar (m.m.).
18
www.valmirnuredini.tk
Money Multiplier
Multiple Deposit Creation
Fed purchases TBills from BKT
BKT increases its
reserves
Bank
Economic Bank
Increase in deposits
Company 'X'
deposits this
money in his bank
Money from selling Tbills is converted into
checkable deposits
Increase in Loans
Increase in reserves
100,000.00
90,000.00
10,000.00
Kassabank
90,000.00
81,000.00
9,000.00
New Bank of Kosova
81,000.00
72,900.00
8,100.00
Private Bank for Business
72,900.00
65,610.00
7,290.00
ProCredit Bank
65,610.00
59,049.00
6,561.00
59,049.00
1,000,000.00
53,144.10
900,000.00
5,904.90
100,000.00
Raiffeisen Bank
•
Reserves are
loaned to
company 'X'
Crucial assumptions:
– loans are not kept as currency (re-deposited),
– banks do not hold excess reserves at all
19
www.valmirnuredini.tk