Bilanci – Aktivet dhe Detyrimet

Download Report

Transcript Bilanci – Aktivet dhe Detyrimet

Analiza e Pasqyrave Financiare
BILANCI I GJENDJES
Bilanci i Gjendjes
ANALIZA HORIZONTALE DHE VERTIKALE
Analiza horizontale dhe vertikale
 Analiza horizontale krahason dhe analizon ndryshimet
(rritjet ose zbritjet) nga një periudhe kohore në tjetrën të
zërave (pasurive dhe detyrimeve) të Bilancit
 Analiza vertikale prezenton t’gjithë zërat e Bilancit si
përqindje (proporcione) të totalit. Shembull:




Paratë e gatshme si përqindje e gjithsej Pasurive, ose
Borxhi Afatgjatë si përqinje e gjithsej Detyrimeve, ose
Kapitali Aksionar gjithsej si perqindje e gjithsej Detyrimeve dhe
Kapital,
Etj.
 Shiqo shembullin në Excel
Bilanci i Gjendjes
 Bilanci tregon gjendjen ose pozitën financiare të një
kompanie në një datë të caktuar, zakonisht në fund
të vitit (mirëpo mund të jetë edhe në fund të
tremujorit, gjashtëmujorit, etj.)
 Bilanci është përmbledhje e asaj çka posedon
kompania (pasuritë apo aktivet) dhe asaj çka u
detyrohet ajo palëve të treta dhe pronarëve të
kompanisë (borxhet apo detyrimet dhe kapitali
aksionar).
Pasuritë = Detyrimet + Kapitali aksionar
Bilanci i Gjendjes
PASURITË (AKTIVET)
Pasuritë
 Pasuritë në Bilanc rradhiten sipas likuiditetit
(aftësisë për tu shndërruar në para të gatshme) dhe
ndahen në:


Pasuritë afatshkurtra (kryesisht me maturitet deri në 1 vit),
dhe
Pasuritë afatgjata (kryesisht me maturitet mbi 1 vit)
Pasuritë afatshkurtra
 Paratë e gatshme (arka)
 Paratë të cilat kompania i mban në arkat e saj për t’zhvilluar
aktivetet e përditshme
 Mjetet më likuidi të kompanisë në Bilancin e Gjendjes
 Paratë në bankë
 Letrat me vlerë
 Letra me vlerë me afat maturimi deri në 1 vit
 Përdoren nga kompania për të fituar interes me parate të cilat
nuk i nevojiten për aktivitetet afatshkurtra
 Llogaritë e arkëtueshme
 Detyrimet e klientëve ndaj kompanisë për shitjet me kredi
Pasuritë afatshkurtra
 Inventaret
 Mjetet që mbahen për shitje ose përdoren për prodhimin e
produkteve që do të shiten
 Tri metoda të vlerësimit kontabël të inventarit:
FIFO (First In First Out) – hyn i pari, del i pari
 LIFO (Last In First Out) – hyn i fundit, del i pari
 Kosto mesatare

 Shpenzime të parapaguara
 Shpenzimet paraprake si p.sh. qeraja për tërë vitin, tatimet dhe
shërbimet komunale, sigurimet vjetore të pronës, etj.
Pasuritë afatgjata
 Ndërtesat, paisjet, fabrikat



Gjenerojnë përfitime ekonomike për kompaninë për më shumë se një
vit
Perveç tokës, pasuritë afatgjata amortizohen për një periudhë të
caktuar kohore
Në koston fillestare përfshihen edhe të gjitha shpenzimet e bëra për
të përgaditur pasurinë afatgjatë për prodhim/përdorim
 Pasuritë tjera





Emri i mire (goodwill)
Patentat
Licensat
Të drejtat autoriale
Etj.
Bilanci i Gjendjes
DETYRIMET (PASIVET) DHE
KAPITALI AKSIONAR
Detyrimet
 Detyrimet janë pagesat për tu kryer në të ardhmen në
formën e parave apo të shërbimeve që lindin nga
kontratat e ndryshme të shitjes e shërbimit apo nga
kontrata qe lihën me një shitje. Shërbimet ose dhënia e
huave, të kryera nga furnitori, kreditori apo huadhënësi e
të njohura nga njësia ekonomike, paraqiten në Bilanc si
detyrime të saj
 Detyrimet paraqesin të drejtat ose pretendimet ndaj
pasurive (aktiveve)
 Detyrimet ne Bilanc rradhiten sipas likuiditetit (aftesise
per tu shnderruar ne para te gatshme) dhe ndahen ne:


Detyrimet afatshkurtra (kryesisht duhen shlyer brenda 1 viti), dhe
Detyrimet afatgjata (kryesisht duhen shlyer mbi 1 vit)
Detyrimet afatshkurtra
 Llogaritë e pagueshme


Rrjedhin nga shitja në kredi nga furnitorët për produktet e shërbimet
e blera
Ky detyrim shlyhet kur paguhet fatura
 Dëftesa të pagueshme

Detyrime në formën e dëftesave premtuese (promissory notes) për
klientët ose institucionet financiare (psh Overdraft ose Linja
kreditore)
 Kësti vjetor i borxhit afatgjatë

Pjesa e borxhit afatgjatë që duhet shlyer gjatë vitit
 Detyrime të ardhshme

Rrjedhin nga parapagesat nga ana e klientëve të kompanisë për
shërbimët apo produktet që klientët do marrin më vonë (e kundërta e
Llogarive të parapaguara)
Detyrimet afatgjata
 Detyrimet për tatimet e shtyra
 Rezulon ngadiferencat e përkohsme në njohjen e të ardhurave
dhe shpenzimeve për qëllime tatimi ndaj të ardhurave të
panjohura
 Borxhi afatgjatë
 Detyrimet (borxhet) me maturim mbi një vit (psh kreditë
afatgjata)
Detyrime të tjera
 Varësisht prej sdandareve kontabël, ligjeve, dhe
standardeve industrialë t’cilave I nënshtrohet njo
kompani, ajo mund t’paraqesë në Bilancin e saj edhe
“Detyrime të tjera.”

Shembull: Shuma e parashikuar për rreziqe e shpenzime
Kapitali aksionar
 Aksionet e zakonshme
 Kontributi shtesë në kapital
 Fitimi i pashpëndarë
 Është llogari kumulative të cilës cdo vit i shtohet fitimi i
pashpëndarë i akumuluar nga vitet paraprake.
 Llogari të tjera kapitali
 Aksionet e preferuara,
 Efektet e këmbimit valutor,
 Aksionet e thesarit,
 Fitimet/humbjet e parealizuara,
 Etj.