shkarko.. - Agim Binaj

Download Report

Transcript shkarko.. - Agim Binaj

Prof.As.Dr.Agim BINAJ
Lenda: Konceptet e kontabilitetit
Tema VI-te: Provizionet, qerate financiare dhe
kontabiliteti i tyre
Leksioni 10
a- Roli i provizioneve, njohja ne bilance, dhe ne pasqyren e te
ardhurave.
b- Qerate, perkufizimi dhe kontabiliteti i tyre; qeraja financiare
(lizingu) dhe kuptimi i saj, veprimet kontabile te qerase financiare
tek qiradhenesi dhe tek qeramarresi; rregulla te standarteve te
kontabilitetit qe duhen mbajtur parasysh; qerate e zakonshme dhe
kontabiliteti i tyre te qiradhenesi dhe tek qeramarresi
Leksione 2 ore
Seminare 2 ore
Laborator 1 ore
Në vëmëndje për studentët.
Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit
Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua
tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm
për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam
treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për
pyetje të ndryshme.
Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka
asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se
kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht),
gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën
e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në
kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo
është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është
mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar
shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni
me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila
është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me
zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e
rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë.
Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni
motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj
të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj
është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar
kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë
është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1
million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë
nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë
pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit.
Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më
të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë
mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të
kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve
shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni
në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me
kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata
mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e
përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për
pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju
duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund
të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga
fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka
do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë
lëndë.
Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat,
pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens
humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të
dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i
përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si
pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret
pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të
dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do
tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të
thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të
përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky
është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo
mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta
për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të
klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu
juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti
presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një
pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në
plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar,
ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në
këtë lëndë për ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të
vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është
fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të
përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte
instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai
për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado
qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen
në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta
me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e
pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme,
atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë.
Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që
të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju
duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti
(dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj
është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni
mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi
ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të
zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar
të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme
derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj
dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj
të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin.
Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni
mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni
përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi.
Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj
është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq.
Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi
nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të
lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë
problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që
pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e
tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh
se pedagogu është qënie njerëzore.
Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të
pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të
punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të
përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni
vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk
kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje
idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh
idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj.
Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë.
Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të
duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të
përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të
mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në
përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira.
Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë
jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e
zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e
civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë
gjatë gjithë jetës.
ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni
NJOHURI PËR KONTABILITETIN
SI TEORI DHE PRAKTIKË
Roli i provizioneve
në bilanc dhe
pasqyrat financiare
Qiratë dhe përkufizimi
i tyre
Roli i provizioneve
Provizioni për
çështje gjyqësore
Provizione të
mjedisit
Provizione për
ristrukturim
Provizione për
pension
Njohja në bilanc
Qiraja financiare
Kontabiliteti qirasë
financiare tek qiradhënësi
Kontabiliteti qirasë
financiare tek qiramarrësi
Veprimet e shitjes dhe
marrja me qira
Qiraja operative dhe
kontabiliteti i tyre tek
qiradhënësit e qiramarrësit
Çështja 4-të. Roli i provizioneve, njohja në bilanc dhe në pasqyrën e
të ardhurave.
4.1 Roli i provizioneve.
Sikurse amortizimet, provizionet rregullojnë bilancin duke mbajtur
parasysh parimin e kujdesit kontabël. Ajo që është thënë për amortizimet,
vlen natyrisht dhe për provizionet për zhvlerësimin, pozicioni i të cilave në
bilanc është identik. Megjithatë, sikurse e tregon dhe skema e mëposhtme,
provizionet për risqe e shpenzime shtojnë një element paraprirës në
formimin e kapacitetit të autofinancimit.
Njohja e
riskut
=
Krijimi i
provizio
nit
Zbatime
Llogaria e rezultatit
Shpenzime
Te ardhura
Aktivi
68 Shpenzimi
Ushtrimi x
Bilanci
Pasivi
15
Provizione për risqe
D e shpenzime
K
Elemente të reja
=
rregullimi
eventual
Ushtrimi x+1
X
Llogaria e rezultatit
Shpenzime
6 Shpenzimi
Te ardhura
Aktivi
78 RAP
x+2
=
shpenzimi efektiv,
zgjidhja e veprimit
Bilanci
Pasivi
15
Provizione për risqe
D e shpenzime
K
X
Ushtrimi
x+2
X
Ndodhja e
riskut
Meqenëse marrin pjesë direkt në kapacitetin e autofinancimit, është e
qartë që vlerësimi dhe ndjekja e provizioneve të jenë shqetësimet kryesore
kontabël.
Konkluzion:
Në rregullimin e bilancit në fund periudhës ushtrimore, kontabiliteti duhet
të mbajë parasysh parimin e kujdesit,që konsiston në marrjen parasysh të
të gjitha minusvlerave ose humbjeve të mundshme dhe në të kundërt, në
shpërndarjen e plusvlerave të vogla.Kontabiliteti disponon një mjet për
konstatimin e zhvlerësimeve përfundimtare dhe të pakthyeshme që u
përkasin aktivit të bilancit, që janë amortizimet. Zhvlerësimet e gjykuara të
kthyeshme kostatohen nga provizionet për zhvlerësimin.
Sapo një zë në bilanc tregon një vlerë inventari më të vogël se
vlera e saj e origjinës, duhet krijuar një provizion për zhvlerësimin
që do të rregullohet eventualisht në fund të çdo ushtrimi në
vazhdim, në funksion të evoluimit të vlerës së negocimit të postit
përkatës të bilancit.
Kontabiliteti disponon një tjetër mjet për të mbajtur parasysh risqet dhe
shpenzimet e ardhshme, bëhet fjalë për provizionet për risqe e shpenzime,
objekti i të cilave është të vlerësojnë dhe të shtrijnë efektin e një shpenzimi
në kohë.
Ashtu sikurse masin një zhvlerësim ose vlerësojnë një risk, provizionet e
krijuara, rregullohen eventualisht në çdo mbyllje të ushtrimit në vazhdim,
dhe në fund rimerren kur objekti i tyre përfundon. Ashtu si dhe amortizimet,
roli i tyre është thelbësor në formimin e kapacitetit të autofinancimit.
4.2 Njohja e provizioneve në bilanc dhe pasqyrën e të ardhurave.
Provizionet paraqiten në bilanc duke përdorur zërat përkatës në formatin e
bilancit « Paraqitja e pasqyrave financiare ». Një zbërthim i mëtejshëm i
zërave të bilancit (p.sh , « Detyrimet për pensionet », « Provizone të tjera »,
etj) lejohet gjithashtu.
Provizionet që priten të realizohen brenda 12 mujave pas datës së mbylljes
së bilancit (p.sh provizonet që lidhjen me proçeset gjyqësore) ose gjatë ciklit
normal të njësisë (p.sh provizionet e garancive) do të regjistrohen në zërin
« Provizione afatshkurtra » (ose nën zërat e tij). Ndërsa ato që priten të
realizohen më vonë se 12 muaj pas datës së bilancit do të regjistrohen në
zërin `` Provizione afat-gjata ``
Shpenzimet që lidhen me krijimin e provizioneve do të regjistrohen në zërin
e pasqyrës së të ardhurave me të cilin kanë më shumë lidhje. Rimarrjet e
provizioneve do të regjistrohen tek i njëjti zë i pasqyrës së të ardhurave ku
janë njohur më parë.
Kur njësia ekonomike ka të drejtën të kërkojë rimbursimin e një provizioni të
caktuar nga një palë e tretë, provizioni dhe e drejta për kërkesë që vjen nga
rimbursimi do të njihen veçmas në bilanc duke mos kompensuar ato
kundrejt njëri tjetrit. Rimbursimi do të trajtohet si një aktiv në bilanc nëse
është pothuajse e sigurtë që ai do të merret. Është e pranueshme që
shpenzimet që lidhen me provizionin dhe të ardhurat që lidhen me
njohjen e një të drejte për kërkesë që vjen nga një përfitim, të paraqiten me
shumën neto në pasqyrën e të ardhurave.
Shembull 1 : Njësia ekonomike « X » është hedhur në gjyq për cilësinë e
dobët të mallrave që ajo shet. Sipas vlersimit të avokatëve shpenzimet që
lidhen me këtë gjyq shkojnë në 200.000 lekë. Në të njëjtën kohë, njësia
ekonomike ka hapur gjyq ndaj nënkontraktorëve të saj për të kërkuar
kompensim për dëmet që mund të vijnë. Avokatët çmojnë se ka shumë të
ngjarë që nëse njësia e humbet çështjen e parë, ajo do të marrë të paktën
120.000 lekë nga nënkontraktorët e saj si kompensim.
Njësia njeh një provizion në shumën 200.000 dhe një kërkesë për t`u
arkëtuar nga nënkontraktori në shumën 120.000 lekë në bilanc. Në
pasqyrën e të ardhurave, shpenzimet e lidhura me gjyqin do të regjistrohen
në shumën neto 80.000 lekë(200.000-120.000).
Veprimi kontabël:
Nr. llog
681
15
Emërtimi i llogarive
Shpenzime për provizione
Provizione për reziqe
Debi
120.000
Kredi
120.000
Për konfliktin gjyqësor
Është e rëndësishme që në dhënien e llogarisë vjetore të jepen
shpjegime për klasa të ndryshme të provizioneve të raportuara
në bilanc,duke dhënë informacione si më poshtë :
Përshkrimi i tyre ;
Data e parashikuar e realizimit ;
Norma e përdorur për skontimin e provizioneve afatgjata.
Për detyrimet dhe kërkesat materiale do të jepet informacion
për :
Përshkrimin e tyre ; dhe
Parashikimin e shumës dhe kohën e realizimit.
Këto kanë rëndësi për argumentimin e provizioneve që
krijohen.
Çështja 5-të. Qiratë, përkufizimi dhe kontabiliteti i tyre.
Qiraja është një marrëveshje ku qeradhënësi i kalon qeramarrësit të drejtën e
përdorimit të një mjeti për një kohë të caktuar kundrejt një pagese ose disa
pagesave.
Qiratë ndahen në dy grupe :
1- Qiraja financiare, është qiraja nëpërmjet së cilës qiramarrësit i kalohen nga
qiradhënsi të gjitha rreziqet dhe përfitimet që kanë të bëjnë më pronësinë e një
mjeti. Titulli(Pronësia) mund t`i kalojë ose jo qiramarrësit.
2- Qiraja e zakonshme, është çdo lloj qiraje tjetër përveç asaj financiare.
5.1.Qiraja financiare (lizingu) dhe kuptimi i saj.
Një qira klasifikohet si qira finanicare nëse ajo i kalon të gjitha rreziqet dhe
përfitimet qiramarrësit; përndryshe marrëveshja e qirasë klasifikohet si qira
operative.
Të gjitha marrëveshjet e qirasë do të klasifikohen ose si qira financiare ose si
qira të zakonshme. Faktori përcaktues për klasifikimin e qirave është
niveli deri ku shkojnë rreziqet dhe përfitimet që lidhen me pronësinë e
një mjeti të dhënë me qira tek qiramarrësi.
Rreziqet e lidhura me mjetin e dhënë me qira përfshijnë, humbjet e mundshme
nga kapaciteti i dobët ose vjetërimi, të shkaktuara nga ndikimi i mjedisit
ekonomik mbi përdorimin e mjetit.Përfitimet që lidhen me mjetin e dhënë me
qira përfshijnë të ardhurave gjatë jetës së dobishme të tij, rritjen e vlerës së
mjetit ose përfitimin nga shitja e tij.
Meqënese veprimi mes qiradhënësit dhe qiramarrësit bazohet në një
marrëveshje qiraje të detyrueshme për të dyja palët, i klasifikojnë
marrëveshjet e qirasë në mënyrë të ngjashme. Në të njëjtën kohë,
meqënëse të dyja palët përdorin çmuarje të ndryshme për klasifikimin e
marrëveshjes së qirasë, në rrethana të caktuara, qiradhënësi dhe
qiramarrësi mund të klasifikojnë të njëjtën marrëveshje qiraje në mënyrë të
ndryshme.
Klasifikimi i marrëveshjes së qirasë si një qira financiare apo operative varet
nga përmbajtja ekonomike e veprimit më shumë së sa nga forma ligjore e
kontratës. Marrëveshjet e qirasë që sipas standardit përkatës plotësojnë
kriteret për një qera finanicare, do të njihen në kontabilitet dhe në pasqyrat
financiare si marrëveshje të qerasë financiare, pavarësisht nga fakti që nga
ana ligjore ose formale ato mund të klasifikohen si marrëveshje të qirasë së
zakonshme.
Faza e krijimit të qirasë ndodh në datën më të hershme mes datës së
marrëveshjes për qira dhe datës së angazhimit të palëve për elementet
kryesorë të qirasë. Në këtë datë :
bëhet klasifikimi i qirasë si e zakonshme ose financiare, dhe
në rastin kur qiraja klasifikohet si financiare, përcaktohet shuma që do
të njihet me fillimin e afatit të qirasë.
Fillimi i afatit të qirasë është data kur qiramarrësi merr të drejtën për të
përdorur aktivin e marrë me qira. Kjo është data e njohjes fillestare të qirasë
në pasqyrat financiare të të dyja palëve.
Afati i qirasë është periudha e pa anullueshme për të cilën, qiradhënësi ka
lidhur kontratë për të marrë një aktiv me qera së bashku me afate të tjera,
për të cilat qiramarrësi ka mundësi të vazhdojë të mbajë aktivin me qera,
me ose pa pagesë tjetër, kur në fazën paraprake të qierasë është e sigurt që
qeramarrësi do ta shfrytëzojë këtë mundësi.
Pagesat minimale të qierasë janë pagesat që qiramarrësi duhet të paguaj
ose paguan gjatë afatit të qirasë (përveç kostove e shërbimeve dhe tatimet,
që paguhen dhe rimbursohen nga qiradhënësi) së bashku me:
shumat e garantuara nga qiramarrësi ose,
në rastin e një pale tjetër vlerat e mbetura të garantuara nga qiradhënësi
nëpërmjet:
qiramarrësit
një pale të lidhur me qiradhënësin
një pale të tretë, që nuk ka lidhje me qiradhënësin, e cila është e aftë
financiarisht të shlyejë detyrimet e garancisë.
Kriteret e mëposhtme në përgjithësi i referohen situatave ku të gjitha rreziqet
dhe përfitimet që lidhen me pronësinë i kalojnë qeramarrësit në një masë të
konsiderushme,gjë që bënë që qiraja të klasifikohet si qira financiare :
1)Pronësia e mjetit të dhënë me qira i kalon qiramarrësit në fund të afatit të
qirasë ;
2)Qiramarrësi ka mundësi të blejë mjetin me një çmim që pritet të jetë shumë
më i ulët se vlera reale e tij, në datën kur blerja kryhet .
3)Afati i qirasë mbulon pjesën më të madhe (mbi 75%) të jetës ekonomike
të mjetit të dhënë me qira, edhe nëse titulli i pronësisë nuk i kalon
qiramarrësit ;
4)Në datën e krijimit të qirasë,vlera aktuale e pagesave minimale zë pjesën
më të madhe (mbi 90%) të vlerës reale të mjetit të dhënë me qira ;
5)Mjeti i dhënë me qira është i një natyre specifike të tillë që vetëm
qiramarrësi mund ta përdorë atë pa shumë modifikime,si rrjedhojë
marrëveshja e qirasë mund të rinovohet me të njëtin qiramarrës për një
periudhë që zë një pjesë të mirë të jetës së dobishme të mjetit.
Ekzistojnë dhe disa raste të tjera që mund të çojnë në klasifikimin e një
qiraje si financiare :
1)Nëse qiramarrësi ndërpret qiranë, humbjet e qiradhënësit që vijnë nga kjo
ndërprerje mbulohen nga qiramarrësi ;
2)Fitimet ose humbjet nga luhatjet në vlerën reale të mjetit i takojnë
qiramarrësit (p.sh pagesat e qirasë ulen nga të ardhurat nga shitja e një
mjeti në fund të afatit të qirasë) ; dhe
3)Qiramarrësi ka mundësinë të vazhdojë marrëveshjen e qirasë për një
periudhë të dytë me një pagesë qiraje që është shumë më e ulët se vlera
e tregut.
Në përgjithësi, prania e të paktën një situate të përshkruara më sipër ka
të bëjë me faktin se të gjitha rreziqet dhe përfitimet që lidhen me
pronësinë e mjetit i kalojnë qiramërrsit dhe për rrjedhojë kemi të bëjmë
me qira financiare.
Megjithatë,kur bëhet klasifikimi i qirave,duhet të merren në konsideratë të
gjitha rreziqet dhe përfitimet që rrjedhin nga një marrëveshje qiraje. Në disa
raste rreziqet dhe përfitimet që lidhen me pronësinë mund të mos i kalojnë
qiramarrësit. Për shembull, në një situatë ku afati i qirasë zë pjesën më të
madhe të jetës ekonomike të mjetit të dhënë me qira, por pjesa më e madhe
e pagesave të qerasë janë të kushtëzuara (p.sh, në vartësi të xhiros së mjetit
të dhënë me qira)qiradhënësi vazhdon të jetë mbartës i rreziqevet dhe
përfitimeve që lidhen me pronësinë, dhe në këtë rast marrëveshja e qirasë
klasifikohet si qira e zakonshme.
Klasifikimi i qirasë bëhet në datën e krijimit të qirasë. Në se qiradhënësi dhe
qiramarrësi bien dakort në një datë më vonë të ndryshojnë kushtet e qirasë
(përveç rinovimit të qirasë), në një mënyrë që do të çonte në një klasifikim
tjetër të qirasë, marrëveshja e ndryshuar konsiderohet si marrëveshje e re.
Ndryshimet në përllogaritje (p.sh, ndryshimet në përllogaritjen e jetës
ekonomike ose vlerës së mbetur të mjetit të dhënë me qira) dhe rrethanat
(p.sh, mospagesa nga qiramarrësi) nuk i sjellin klasifikim të ri të një qiraje
për qëllime të kontabilizimi.
Ashtu si qiratë e mjeteve të tjera edhe qiratë e tokës dhe ndërtesa
klasifikohen gjithashtu si qira financiare ose të zakonshme. Në rast së
marrëveshja e qirasë është për tokë dhe ndërtesë, pagesat minimale të
qirasë ndahen mes elementëve të tokës dhe të ndërtesës, në përpjestim me
vlerat reale tëtyre. Në përgjithësi toka ka një jetë të dobishme pa afat si
rezultat i së cilës pagesat e qirasë për tokën klasifikohen si qira të zakonshme,
përveç rastit kur titulli i kalon qiramarrësit.Ndërsa për ndërtesat zbatohen
kriteret e mësipërme si për gjithë mjetet e tjera.
Pagesat e qirasë nuk ka nevojë të ndahen mes elementëve të tokës dhe
ndërtesës,me përjashtim të rasteve të mëposhtëme:
1) ajo nuk mund të ndahet në mënyrë të besueshme mes tokë dhe
ndërtesës(në një rast të tillë e gjithë qiraja do të klasifikohet si qera
financiare, përveç rastit kur është e qartë që të dy elementët i plotësojnë
kriteret për një qira të zakonshme) ;
2) toka është pjesë e vlerës së ndërtesës,në raste të tilla e gjithë qiraja
klasifikohet si për gjithë ndërtesat e tjera.
Pra siç shihet kontratat e qerasë financiare paraqesin një mënyrë tjetër
alternative, në raport me mënyrën tradicionale të
huave bankare të
financimit të sigurimit të mjeteve për një njësi ekonomike.
Në raport me kredinë bankare (apo huanë) kontrata e
qirasë financiare në përgjithësi ka disa avantazhe :
1- Nuk kërkohen burime financimi të brendshme shtesë. Kështu në
kushtet e blerjes së një makinerie prodhimi betoni një njësi ekonomike,
nëqoftë se do të aplikohen për kredi bankare sipas rregullit që ekziston sot
në Shqipëri një pjesë të vlerës së makinerisë do ta përballonte nga
burimet e veta të financimit. Për shembull, vlera e makinerisë 5.000.000
lekë, duke aplikuar për kredi, banka do të kërkonte që 40% të vlerës ose
2.000.000 lekë, njësia ekonomike ta përballojë nga burimet e veta të
financimit dhe 60% ose 3.000.000 lekë do të ketë të drejtë për t’i kërkuar
kredi (apo hua) nga Banka X.Ndërsa në rastin e një kontrate të qirasë
financiare, ajo do të paguajë qiranë p.sh 200.000 lekë në muaj dhe nuk
2- Nuk i kërkohet të vendosë kolateral (garanci) për të siguruar
kontratën e qirasë financiare.
3- Sipas legjislacionit fiskal mund që jo e gjithë shuma e interesit të paguar
për hua bankare të njihet si shpenzim për qëllime tatimore. Në
legjislacionin fiskal sot përcaktohet:.. « interesat e llogaritura ose të
paguara për kreditë e marra, që tejkalojnë 4 herë shumën e
kapitaleve të veta, nuk konsiderohen si shpenzim i zbritshëm. »
4- Nuk ka kufizime në njohjen e pjesës së këstit që përfaqëson shpenzimin
financiar si shpenzim i njohur për efekte fiskale. Qiramarrësi i konsideron
të gjitha pagesat që bën për këstet në kosto, duke zvogëluar ndjeshëm
masën e tatimit mbi fitimin.
5- Zakonisht qiramarrësi ka opsionin që të blejë pajisjen pas përfundimit të
afatit të qirasë, sipas vlerës së saj të mbetur. Në fund të afatit të
kontratës, mund të llogaritet që pajisja të ketë një vlerë të mbetur të
pagarantuar ose të garantuar.Kjo vlerë zakonisht zvogëlon pagesën për
pajisjen, krahasuar me pagesën që do të bëhej në rastin e huasë (kredisë
bankare).
6- Pagesat mujore (kësti i kredisë + interesi) që bëhet në rastin e një qiraje
financiare, po të krahasohen me ato në rastin e një huaje bankare,
avantazhi do t’i takonte qirasë fianciare si një mjet më efektiv financimi.
KONKLUZION :Si përfundim, Qiraja Financiare (Lizingu) në
koston e kapitalit të investuar, përfaqëson opsionin më të
leverdisshëm.
Qiraja financiare (Lizingu) është një marrëveshje (kontratë) sipas së
cilës qiradhënësi, në këmbim të marrjes së një numri pagesash, i jep të
drejtën qiramarrësit për të përdorur një aktiv për një kohë të caktuar.
Në këto kontrata, përcaktohen dhe modelitete të tilla që qiramarrësit i
jepet një mundësi që të blejë titullin e pronësisë së aktivit pas
plotësimit të kushteve të rëna dakord. Këto kontrata shpesh
emërtohen, ``Kontrata të blerjes me qira’’. Sipas këtyre kontratave,
qiradhënësi i jep aktivin (ndërtesë, makineri, tokë, etj) me qira
përdoruesit (qiramarrësit), për një periudhë të rënë dakord në
kontratë, qiramarrësi e posedon fizikisht dhe e përdor aktivin, por titulli
legal i pronësisë së aktivit i mbetet qiradhënësit. Pra, qiradhënësi
vazhdon të jetë pronar legjitim i aktivit të dhënë me qira për gjithë
afatin e caktuar në kontratë.
Si përfundim, Qiraja Financiare (Lizingu) në koston e kapitalit të
investuar, përfaqëson opsionin më të leverdisshëm.
5.2 Kontabiliteti i qirave financiare në njësinë ekonomike
qiradhënse.
Para se të spjegojmë veprimet konkrete kontabile që lidhen
me qiranë financiare do të vëmë theksin në disa rregulla që
duhen mbajtur parasyshë.
5.2.1 Disa rregulla që duhen mbajtur parasysh, të përcaktuara në
Standartet e Kontabilitetit.
Qiradhënësi do të njohë në bilancin e tij,mjetet e dhëna me qira
financiare si një kërkesë për t`u arkëtuar në shumën e barabartë me
investimin neto në qira.
Në një qira financiare, qiradhënësi i kalon qiramarrësit të gjitha rreziqet
dhe të përfitimet që lidhen me pronësinë e aktivit të marrë me qira, pra
qiradhënësi e heq mjetin e dhënë me qira nga bilanci dhe e zëvëndëson
atë me pagesa për t`u arkëtuar të qirasë (ose me «investimin neto në
qiranë financiare »).Pagesa për t’u arkëtuar të qirasë financiare
(« investimi neto i bërë në qiranë financiare ») është e barabartë me
vlerën aktuale të skontuar të pagesave të qirasë dhe vlerën e mbetur të
mundshme (ose « vlerën e mbetur të pagarantuar ») në fund të afatit të
qirasë.
Pagesat e qirasë të marra nga qiradhënësi ndahen në pagesa të
principalit të qirasë financiare për t’u arkëtuar dhe të ardhura financiare
(ose pagesat e interesit). Të ardhurat financiare shpërndahen gjatë
afatit të qirasë, me qëllim që ato të japin një normë konstante periodike
interesi mbi gjendjen e mbetur të investimit neto të qirasë financiare.
Përllogaritjet e përdorura për caktimin e investimit bruto të qiradhënësit
për vlerat e mbetura të pagarantuara do të rishikohen në mënyrë
periodike. Në rastet e pakësimit të vlerës së mbetur të pagarantuar,
shpërndarja e të ardhurave gjatë gjithë afatit të qirasë dhe reduktimi i
mundshëm i shumave i njohur më parë si të ardhura, njihet menjëherë
si shpenzim.
Kostot e drejtpërdrejta fillestare të shkaktuara nga qiradhënësi për negocimin
dhe hartimin e marrëveshjeve të qirasë (p.sh, komisionet dhe tarifat e
noterizimeve), përdoren për llogaritjen e normës së interesit të nënkuptuar në
qira dhe qiranë financiare të arkëtueshme dhe njihen si një pakësim i të
ardhurave gjatë afatit të qirasë. Rastet e përjashtuara janë ato kur qiradhënësit
janë prodhues ose ndërmjetës të cilët i njohin këto kosto të drejtëpërdrejta
fillestare si shpenzime.Kur qiradhënësit, që janë prodhues ose ndërmjetës
shesin produktet e tyre nëpërmjet
qirasë financiare, njihen dy lloje të
ardhurash :
Fitimi i shitjes, që kontabilizohet me futjen në zbatim të marrëveshjes së
qirasë ; dhe
Të ardhurat financiare që kontabilizohen gjatë afatit të qirasë.
Të ardhurat e shitjeve të kontabilizuara në fillimin e afatit të qirasë nga një
qiradhënës, që është prodhues ose ndërmjetës, përbëhen nga vlera reale e
mjetit ose e dyta është më e vogël,e skontuar me vlerën e interesit të tregut.
Kostoja e mallrave të shitura e njohur në fillimin e afatit të qirasë, është kostoja
e mjetit të dhënë me qira (ose vlera kontabël, nëse kjo është e ndryshme nga e
para) minus vlerën aktuale të vlerës së mbetur të pagarantuar.Ka raste kur
qiradhënësit që janë prodhues ose ndërmjetës ofrojnë në mënyrë artificiale
norma të ulta interesi me qëllim që të tërheqin klientë.Përdorimi i normave të
tilla do të çojë në një sasi më të madhe të të ardhurave të përgjithshme nga
trasaksioni i qiradhënies në momentin e shitjes. Nëse ofrohen norma interesi të
ulura artificialisht, do të njihen si të ardhura nga shitja vetëm ajo pjesë që do të
kishte qenë njohur nëse do të ishin përdorur norma tregu të interesit.
Kostot e drejtëpërdrejta që kanë të bëjnë me marrëveshjen e qirasë të lidhur
me qiradhënës që janë prodhues ose ndërmjetës, njihen si shpenzime pasi ato
lidhen pothuajse tërsisht me fitimin e realizuar në shitje nga qiradhënsi.
5.2.2.Veprime kontabile që kryhen për qiranë financiare tek
Qiradhënësi.
Siç shpjeguam më lart, qiradhënësit duhet të njojnë qiratë financiare në
bilancet e tyre, si aktive dhe të drejta, apo dhe si detyrime kur arkëton
qira parapagim .Vlerësimi në këtë rast do të bëhet me vlerën e këmbimit
(tregut) të mjetit të marrë me qira në momentin e fillimit të qirasë, ose
duke vlerësuar me vleftën aktuale të pagesave minimale të qirasë, nëse
kjo vlerë është më e vogël. Vlera aktuale e pagesave minimale të qirasë
del duke shumëzuar këto pagesa me normën e interesit të lidhur me
qiranë financiare.
Me vlerë minimale të qirasë do të kuptohet, pagesat gjatë afatit të qirasë
që i janë kërkuar ose mund të kërkohen nga qiradhënësi që të bëjë
qiramarrësi, duke zbritur kaparin (ose një parapagim), kostot e
shërbimeve, taksat që duhet të paguhen nga qiramarrësi ose të marra
prej tij nga qiradhënësi, garancinë nga shoqeritë e sigurimit, etj.
Shembull Nr.1 : Njësia ekonomike X, do t’i jap me qira financiare një
mjet (ndërtesë) me vlerën e tregut 20.000.000 lekë, afati i qerasë 10
vjet, jetë e dobishme e mbetur e ndërtesës 40 vjet, pagesa e qirasë për
10 vjet 15.000.000 lekë (duke përfshirë dhe interesin 2% në vit), ndërsa
çmimi i shitjes së ndërtesës (i rënë dakord) në këtë moment (data e
lidhjes së kontratës së qirasë) 20.000.000 lekë, parapagimi 2.000.000
lekë, garancia e kontratës nga shoqëria e sigurimit 500.000 lekë.
Llogaritja e vlerës minimale të qirasë = 15.000.000 – ( 2.000.000 +
500.000) = 12.500.000 lekë.
Veprimi në kontabilitet.
Në shembullin e paraqitur, llogaritjet janë bërë në total për 10 vjet.
Duke u nisur nga praktika ushtrimore (1 vit), llogaritjet do të bëhen
vjetore.
Llogaritjet në vitin e I-rë :
Hapi parë: Ndarja e qirasë për çdo vit = 15.000.000 lekë : 10 vjet =
1.500.000 lekë, (Vlera e tatushme =1.250.000 lek+TVSH = 250.000
lekë).
Hapi i dytë: Ndarja e parapagimit për çdo vit = 2.000.000 / 10 vjet =
200.000 lekë.
Hapi i tretë: Ndarja e garancisë së kontratës për çdo vit = 500.000 lekë
/ 10 vjet = 50.000 lekë.
Hapi i katërt : Ndarja e interesit për çdo vit : 15.000.000 * 0.02 / 10
vjet = 30.000 lekë.
Hapi i pestë : Përmbledhja e llogaritjeve për vitin e parë
Kësti i qirasë vjetore, vlera = 1.250.000 lekë, TVSH shitje = 250.000
Kësti i parapagimit =200.000 lekë
Kësti i garancisë së kontratës = 50.000 lekë
Kësti i nteresit = 30.000 lekë
Pagesa që do t’i bëjë njësia ekonomike qiramarrëse,njësisë ekonomike
qiradhnëse = 1.500.000 – (200.000 + 50.000) + 30.000 = 1.280.000 lekë
Regjistrimi në kontabilitet (ditar) :
1- Veprimi i parë, arkëtimi i kaparit (parapagimit) 2.000.000 lekë.
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
Debi
5311/5121
Arka/Banka
2.000.000
4190
Parapagime (nga qiratë)
Kredi
2.000.000
(Për veprimin e parapagimit)
2- Veprimi i dytë, regjistrimi në kontabilitet (ditar) i vlerës totale të kontratës
për 15.000.000 lekë.
Nr. llog
411
212
4191
Emërtimi i llogarive
Debi
Klientë (llogari e qiramarrësit)
Ndërtesa
Të ardhura të shtyra
15.000.000
(Për veprimin e kontratës)
Kredi
10.000.000
5.000.000
3- Veprimi i tretë, rregullimi i veprimit të parapagimit për 200.000 lekë ( viti i
parë).
Nr. llog
4190
411
Emërtimi i llogarive
Parapagime (nga qiratë)
Klientë (llogari-qiramarrësit)
Debi
200.000
Kredi
200.000
(Për rregullimin e veprimit të
parapagimit)
4- Veprimi i katërt, për vlerën e mbetur në bilanc në total, për 10.000.000
lekë në momentin e lidhjes së kontratës.
Nr. llog
48
4191
Emërtimi i llogarive
Kosto për t’u shpërndarë
Të ardhura të shtyra
(Për vlerën e mbetur në bilanc)
Debi
10.000.000
Kredi
10.000.000
5- Veprimi i pestë : për arkëtimin e qirsë për vitin e parë, mbi bazën e
llogarive të bëra mësipër me këste.
Nr. llog
5311/5121
411
Kl.6
Kl.7
Emërtimi i llogarive
Debi
Arka/Banka (arkëtim i këstit)
Klientë për qira (kësti)
Garancia e kontratës (kësti)
Interesa të qirasë (kësti)
1.280.000
Shuma
1.330.000
Kredi
1.300.000
50.000
30.000
1.330.000
6- Veprimi i gjashtë : Xhirimi i shpenzimeve dhe të ardhurave për vitin parë.
Llogaritja e shpenzimeve = vlera mbetur e AAGJ. 10.000.000 / 10 = 1.000.000
lekë
Të ardhura, kësti viti I-rë = 1.500.000 lekë
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
Kl.6
48
Vlera e mbetur e AAGJ
4191
(Për vlerën e mbetur të AAGJ që kalon në kosto)
Të ardhura të shtyra
Të ardhura nga qiratë
TVSH në shitje
(Për këstin e qirasë së viti I-rë)
Shuma
708.1
445.2
Debi
Kredi
1.000.000
Kosto për t’u shpërndarë
1.000.000
1.500.000
1.250.000
250.000
2.500.000
2.500.000
Zgjidhja në mënyrë informatike:
Pra, në qoftë se analizojmë rezultatin e këtij transaksioni
(dhënie me qira) në vitin e parë do të rezultojë :
Skema 1 :
Pasqyra e rezultatit
D
Të ardhura dhe shpenzime
Kl.6
Kl.7
1 Vlera e mbetur e AQ = 1.000.000
2 Garanci kontrate
K
=
50.000
TOTALI = 1.050.000
1.250.000 ''Të ardhura nga qiratë'' 1
30.000 ''Interesa të marra''
2
1.280.000 TOTALI
Rezultati për vitin I-rë (bruto) = A – SH = 1.280.000 – 1.050.000 = 230.000 lekë
Shënim :-Në këtë mënyrë do të vazhdojnë kontabilizimet çdo vit deri
në mbylljen e kontratës së qirasë në kontabilitetin e qiradhënësit .
-Veprimet për shitjen e aktivit (ose kalimin e titullit të pronsisë do
ta trajtojmë në një çështje tjetër.
5.3 Kontabiliteti qirasë financiare në njësinë ekonomike qiramarrëse.
Qiramarrësit, duhet të njohin qiratë financiare në bilancet e tyre si
aktive dhe si detyrime. Kjo njohje do të bëhet duke i vlerësuar ato me
vlerën e këmbimit (e tregut) të mjetit të marrë me qira në momentin e
fillimit të qirasë, ose duke u vlerësuar me vlerën aktuale të pagesave minimale
të qirasë, nëse kjo vlerë është më e vogël. Vlera aktuale e pagesave minimale të
qirasë del, duke i shumëzuar këto pagesa me normën e interesit që lidhet me
qiranë financiare. Siç përcaktohet dhe në kontratën e lidhur midis qiradhënësit
dhe qiramarrësit, pagesa minimale të qirasë, janë pagesat gjatë afatit të
kontratës së qirasë, që i janë kërkuar ose mund t’i kërkohen nga qiradhënësi që
të bëjë qiramarrësi, duke përjashtuar qiranë e rastit, koston e shërbimeve e
taksat që duhet të paguhen nga qiramarrësi ose të marra prej tij nga
qiradhënësi, siguracione nga shoqëritë e sigurimit që i takojnë qiradhënësit,
etj.Megjithatë, nëqoftëse qiramarrësi ka një opsion për të blerë mjetin, me një
çmim i cili pritet që të jetë ndjeshëm nën vlerën e këmbimit, në datën kur
opsioni bëhet i aplikueshëm, atëherë në fillimin e qirasë financiare, është e
arsyeshme që të aplikohen minimumi i pagesave të qirasë të cilat përfshijnë
shumen e minimumit të qirasë së pagueshëm gjatë jetës së kontratës së qirasë
dhe shumës së pagesës së kërkuar për të aplikuar këto opsione blerjeje. Para se
të kryejmë veprimet kontabile duhet të mbajmë parasysh disa rregulla.
5.3.1 Disa rregulla të përcaktuara në Standardet e Kontabilitetit që
duhen mbajtur parasysh.
Në fillim të afatit të qirasë, qiramarrësi do të njohë qiranë financiare në
bilancin e tij, si zë aktivi dhe zë detyrimi në shuma që janë të barabarta me
vlerën reale të mjetit të marrë me qera ose me vlerën aktuale të pagesave
minimale të qerasë, nëse kjo e dyta është më e vogël. Norma e skontimit që
përdoret për llogaritjen e vlerës aktuale të pagesave minimale të qirasë,
është norma e interesit e nënkuptuar në qira ose nëse llogaritja e saj nuk
është e mundur, norma e interesit të huamarrjes nga qeramarrësi.
Ndonëse në përputhje me formën ligjore të marrëveshjes së qirasë,titulli i
pronësisë mbi mjetin e dhënë me qira mund të mos i kalohet
qiramarrësit.Në rastin e qirasë financiare, qiramarrësi vjel përfitimet
ekonomike nga përdorimi i mjetit të marrë me qira përgjatë një pjesën të
konsiderushme të jetës së tij ekonomike, në këmbim të marrjes përsipër të
detyrimit për të paguar për këtë të drejtë një shumë që është e përafërt me
vlerën reale të mjetit plus shpenzimet përkatëse financiare. Nëse një
trasaksion i tillë nuk pasqyrohet në bilancin e qiramarrësit, niveli i aktivit
dhe detyrimit të bilancit do të ishte më i vogël se do të ishte në të vërtetë.
Në fillim të afatit të qirasë, shumat e aktivit dhe detyrimit për pagesa të
ardhshme të qirasë, janë të barabarta në bilancin e qeramarrësit.
Kostot fillestare direkte të qiramarrësit për lidhjen e marrëveshjes së qirasë
financiare i shtohen kostos së mjetit të marrë me qira.
Pagesa minimale e qirasë ndahet në shpenzime financiare dhe paksime të
detyrimit të mbetur.Shpenzimet financiare shpërndahen gjatë afatit të
qirasë me qëllim që të kemi një gjëndje periodike të detyrimit të mbetur.
Një qira financiare përmbanë në vetvete shpenzime amortizimi për mjetin e
amortizueshëm si dhe shpenzime për çdo periudhë ushtrimore.Normat e
amortizimit janë të njëjta me ato të mjeteve të tjera.Në se ka dyshime me
rënien e vlerës së mjetit nën vlerë e tij kontabile,atëhere do të kryhet një
testim zhvlerësimi sipas përcaktimeve të standarteve të kontabilitetit.
Duke shfrytëzuar të dhënat e ushtrimit të mësipërm Nr.1 (rasti i veprimeve për
njësinë ekonomike qiradhënëse), në kontabilitetin e qiramarrësit do të kryhen
veprimet e mëposhtme :
1- Veprimi i parë, pagesa e kaparit (parapagimi) në shumën 2.000.000 lekë.
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
409
Parapagime (qiraja)
5311/51
Arka / Banka
21
(Pagesa e kaparit (parapagimi))
Debi
2.000.000
Kredi
2.000.000
2- Veprimi i dytë, regjistrimi në kontabilitet (ditar) i vlerës totale të
kontratës për 15.000.000 lekë.
Nr. llog
212
401
Emërtimi i llogarive
Debi
Kredi
Ndërtesë (sipas kontratës së qirasë) 15.000.000
Furnitorë (llogari e qiradhënësit)
15.000.000
(Kontrata e qirasë)
Shënim :
Mjeti (në rastin tonë ndërtesa) e marrë sipas një marrëveshje qieraje financiare,
do të paraqiten si aktive në bilancin e qiramarrësit edhe atëherë kur nuk
transferohet pronësia mbi këtë aktiv. Në këtë rast, zbatohet parimi i përmbajtjes
mbi formën . Pra, parimi i përparësisë së thelbit të fenomenit, në raport me formën
juridike të shfaqjes. Në rastin konkret të qirasë financiare, qiramarrësi blen të
drejtën e marrjes së përfitimeve ekonomike nga një mjet për një kohë të caktuar
(të gjatë), kundrejt pranimit të detyrimit për të paguar një shumë parash, afërsisht
sa vlera e këmbimit të mjetit dhe kostove të tjera financiare.
Në qoftë se, transaksione të tilla qiraje nuk do të paraqiteshin në bilancin e
qiramarrësit, atehërë burimet ekonomike dhe niveli i detyrimeve të një njësie
nënvleftësohen, gjë që do të sillte shtrembërime në pasqyrat financiare.
Pra, është domosdoshmëri, njohja në bilancin e qiramarrësit, si aktive të tij dhe
detyrime të tij të qirasë fianciare, për të pasqyruar realisht aktivitetin financiar të
njësisë ekonomike.
3- Veprimi i tretë, rregullimi i veprimit të parapagimit për 200.000 lekë (viti i
parë).
Nr. llog
401
409
Emërtimi i llogarive
Furnitorë (llogari e qiradhënësit)
Parapagim (qera)
Debi
200.000
Kredi
200.000
(Rregullimi i parapagimit viti I-rë)
4- Veprimi i katërt : Veprimet për pagesën e qirasë për vitin e parë mbi
bazën e veprimeve të bëra më sipër me këste.
Nr. llog
401
445
5311/
5121
Kl.6
Emërtimi i llogarive
Furnitori llogari e qiradhënësit (kësti)
TVSH llogari e qiradhënësit (kësti)
Debi
1.250.000
250.000
Arka/Banka
447
Interesa qeraje (kësti)
Detyrime garanci e kontratës(kësti)
409
Parapagimet
(Për pagesën e qirasë)
Kredi
1.280.000
30.000
50.000
200.000
1.530.000 1.530.000
5- Veprimi i pestë : ▪ Llogaritja e shpenzimeve për mjetin e marrë me
qira financiare (ndërtesa). Amortizimi do të llogaritet për 10 vjet, me kuota
fikse çdo vit. Atëherë: 15.000.000 – 2.500.000 (TVSH)=12.500.000/10 vjet
= 1.250.000 lekë. Pra vlerës së qirasë i zbritet TVSH-ja, e cila nuk është
element shpenzimi.
Kjo bëhet me qëllim që të evidentohet shpenzimi i qirasë në mënyrë të
plotë dhe për çdo vit, sipas kontratës, mbasi qiramarrësi nuk ka siguri për
kalimin e pronësisë në fund të afatit të qirasë. Në rast se do të kishte
siguri, do të zbatoheshin normat e amortizimit si për aktivet e tjera të
qëndrueshme.
Nr. llog
681
281
Emërtimi i llogarive
Amortizimi AAGJ (me qira)
Amortizimi i ndërtesës
Debi
1.250.000
Kredi
1.250.000
(Për amortizimin e llogaritur)
Në këtë mënyrë do të vazhdojmë kontabilizimet në çdo vit, deri në
mbylljen e kontratës së qirasë, në kontabilitetin e qiramarrësit.
5.3.2 Veprimet e shitjes dhe marrjes me qira.
Veprimi i shitjes dhe rimarrjes me qira ka të bëjë me shitjen e një mjeti
dhe rimarrjen e të njëtit mjet me qera. Pagesa e qerasë dhe çmimi i
shitjes zakonisht janë të ndërvarur pasi ato negociohen bashkarisht si
paketë. Njohja apo jo e trasaksionit të shitjes dhe rimarrjes me qira të të
njëjtit mjet varet nga fakti nëse rimarrja me qira është një qira financiare
apo të zakonshme.Nëse është qira e zakonshme varet nga fakti nëse
transaksioni është negociua me çmimin e tregut apo jo.
Nëse një veprim shitjeje dhe rimarrje me qira rezulton në qira financiare,ai
do të njihet si veprim financimi dhe jo si veprim blerje-shitje, d.m.th mjeti
“i shitur“ do të qëndrojë në bilancin e shitësit dhe detyrimi i qirasë
financiare do të njihet në bilanc në masë e shumës së pagesës së arkëtuar
(“çmimit të shitjes“). Diferenca mes “çmimit të shitjes“ dhe pagesave
minimale të qirasë njihet si një shpenzim interesi për gjatë afatit të qirasë
në të njëjtën mënyrë siç veprohet me qiranë tipike financiare.
Shembull 2. Njësia ekonomike në fund të përfundimit të kontratës 10
vjeçare të qerasë financiare, kryen veprimin e shitjes sipas premtimit
paraprak :
Vlera aktuale e ndërtesës në bilancin e njësisë ekonomike
10 milionë lekë
« Çmimi i shitjes » së ndërtesës (në këtëvlerë është TVSH) 20 milionë leke
(nga të cilat 15 milionë lekë janë pagesa qiraje)
Veprimi kontabël :
a) Në kontabilitetin e qiradhënësit :
Nr. llog
5311/5121
445
Kl.7
Emërtimi i llogarive
Arka / Banka
TVSH në shitje
Të ardhura nga shitja
Debi
5.000.000
Kredi
833.333
4.166.667
(Pagesa e shitjes u bë menjëherë)
b) Në kontabilitetin e qiramarrësit:
Nr. llog
212
445
5311/512
Emërtimi i llogarive
Ndërtesa
TVSH në blerje
Arka / Banka
Për blerjen e AAGJ (ndërtesa)
Debi
4.166.667
833.333
Kredi
5.000.000
Në fund të periudhës ushtrimore si qiradhënësi dhe qiramarrësi do të
paraqesin shumat me informacionet e nevojshme, në pasqyrat financiare
si për kërkesat për arkëtim dhe detyrimet e një qiraje financiare (të ndara
në mënyrë individuale për qiratë e rëndësishme dhe të grupuara për
kërkesat e arkëtueshme dhe detyrimet e mbetura). Në këto informacione
do të sqarohen:
shumat si për kërkesat për arkëtim dhe detyrimet e mbetura;
afatet e pagesave të qirasë;
norma e interesit që paguhet;
monedha bazë e fiksuar në kartelën e qirasë;
kushte të tjera të lidhura (p.sh ekzistenca e pagesave të mundëshme
të qirasë, opsione për rinovimin e marrëveshjes së qirasë dhe blerjes
së mjetit, etj).
Të gjitha këto informacione kanë vlerë të veçantë për të pasqyruar në
mënyrë sa më transparente aktivitetin e njësisë ekonomike të dhënies me
qira fiannciare.
5.4 Rimarrja në zotërim e aktivit të dhënë me qira.
Në praktikën e njësisë ekonomike,ndodh që mjetet e shitura nëpërmjet
marrëveshjes së blerjes me qira (por jo një shitje me kredi), mund të
rimerren në zotërim nga shitësi, në qoftë se qiramarrësi nuk paguan
rregullisht qiranë, dhe në këto kushte vendos të kthejë mjetin.
Në këtë rast, llogaria e të drejtave ndaj qiramarrësit do të mbyllet duke
bërë veprimin e kundërt, pra duke debituar llogarinë e “Aktive të
Qëndrueshme” dhe duke kredituar llogarinë e “klientëve”. Për të
evidentuar më vete këtë veprim mund të përdorim dhe llogarinë “llogari të
rimarrjes në zotërim”. Kjo e fundit do të kreditohet me vlerën me të cilën
mjeti kthehet mbrapësht në inventar plus dhe ndonjë shumë në formën e
një dëmi që vendoset kur prishen kontratat para kohe.
Shembull: Duke shfrytëzuar të dhënat e shembullit të mësipërm, në
rastin e qirasë financiare tek qiramarrësi, të supozojmë që njësia
ekonomike qiramarrëse pasi pagoi qiranë për vitin e parë, bie dakord të
prishë kontratën dhe të paguaj një penalitet 100.000 lekë, vlera e
ndërtesës që rimori njësia ekonomike X, është 10.000.000 lekë.
a)Veprimet kontabël në kontabilitetin e qiradhënësit:
Nr. llog
5311/5121
212
Kl.7
411
4191
48
Emërtimi i llogarive
Arka / Banka
Ndërtesa
Të ardhura nga gjobat
Klient (llogari e qiramarrësit)
Të ardhura të shtyra
Kosto për t’u shpërndarë
Për veprimet e kthimit
Debi
x
x
x
Kredi
x
x
x
Zgjidhja në mënyrë informatike:
Shënim: Këto veprime do të realizohen pasi të jenë bërë llogaritjet dhe
rakordimet me njësinë ekonomike qiramarrëse, duke përcaktuar saktë vlerat
që do të pasqyrihen në kontabilitet, sipas kontratës së dhënies me qira.
b) Veprimet kontabël në kontabilitetin e qiramarrësit:
Nr. llog
401
212
281
Kl.6
5311/5
121
Emërtimi i llogarive
Furnitorë (llogaria e qiradhënësit)
x
Ndërtesa (sipas kontratës me qira)
Amortizimi AAGJ
x
Gjoba dhe penalitete (për penalitete të
x
paguar)
Arka / Banka
Debi
Kredi
x
x
Zgjidhja në mënyrë informatike:
Sipas standardeve të kontabilitetit në lidhje me operacionin e kthimit të
mjetit dhe prishjen e kontratës së qirasë, qiradhënësit dhe qiramarrësit janë të
detyruar të japin në pasqyrat financiare informacione të hollësishme që u
nevojiten përdoruesve, me qëllim që këto (pasqyrat financiare) të jenë sa më të
lexueshme dhe transparente.
5.5 Qiratë e zakonshme dhe kontabiliteti i tyre.
Trajtimi në kontabilitet i qirasë së zakonshme është më i thjeshtë. Qiraja e
zakonshme do të trajtohet në kontabilitet si për qiramarrësin dhe për
qiradhënësin, siç trajtohet dhe në standardet e kontabilitetit .Në rastin e një
kontrate qiraje të zakonshme nuk kalohet asnjë rrezik thelbësor në lidhje me
mjetin e dhënë me qira, nga qiradhënsi tek qiramarrësi.Edhe e drejta e pronësisë
mbetet gjithnjë tek qiradhënësi. Kjo kontratë nuk shoqërohet me opsionin e
5.5.1.Kontabiliteti
qiramarrëse.
i
qirasë
së
zakonshme
në
njësinë
ekonomike
Për njësinë ekonomike qiramarrëse, mjeti i marë në qira të zakonshme nuk do
të paraqitet në aktivin e bilancit të tij. Zakonisht ai mund të paraqitet ose në
elementët jashtë bilancit, ose mund të jepet informacion në lidhje me
ekzistencën e tij në anekset e bilancit. Për përdorimin e mjetit, sipas kontratës
së qirasë së zakonshme, periodikisht njësia ekonomike qiramarrëse duhet të
paguajë kuotat e caktuara. Pagesat minimale të qirasë të kryra gjatë afatit të
përdorimit të mjetit(afatit të qirasë),pavarësisht nga koha se kur kryen këto
pagesa, njihen e përfshihen si shpenzime në pasqyrën e të ardhurave dhe
shpenzimeve.Bëhet ky trajtim kontabël sepse në fakt këto pagesa janë kosto të
përdorimit të mjetit nga qiramarrësi.
Për mjetin e marrë me qira të zakonshme,njësia ekonomike qiramarrëse mund
të kryejë një sërë shpenzimesh që lidhen me përmirsimin e
ambjentit,mirëmbajtjen, sigurimin operativ, e të tjera shpenzime të ngjashme të
nevojshme për mirë funksionimin dhe përmirsimin e infrastrukturës së mjetit.
Këto shpenzime përballohen nga njësia ekonomike qiradhënëse.Në praktikën e
përditshme ndoth që këto shpenzime fillimisht përballohen nga njësia
ekonomike qiramarrëse dhe pastaj i rimbursohen nga nga njësia ekonomike
qiradhënëse,ose drejtpërdrejt ato përballohen nga njësia ekonomike
qiradhënëse duke u njohur si të tilla në shpenzimet e saj.
Për qiratë e zakonshme duhet të mbahen parasysh kërkesat e standarteve të
kontabilitetit në lidhje me informacionin që duhet të paraqitet në pasqyrat
financiare që përgatit dhe publikon njësia ekonomike qiramarrëse.
Shembull 1: Njësia ekonomike X, merr me qira një makinë për prodhim betoni
me vleftë 5.000.000 lekë. Kontrata nënshkruhet për 5 vjet, qiraja vjetore
1.500.000 lekë. Për të rritur kapacitetin e prodhimit të makinerisë, kjo njësi bën
disa shpenzime riparimi që arrijnë vlerën 200.000 lekë, të cilat i përballon
njësia ekonomike qiradhënëse. Pagesa e qirasë u bë për gjithë vitin me
nënshkrimin e kontratës, duke zbritur shpenzimet e riparimit që ka përballuar
njësia ekonomike qiramarrëse.
Veprimi në kontabilitet:
a)Pagesa e qirasë = 1.300.000 lekë(1.500.000-200.000).
Nr. llog
613
5311/5121
401
Emërtimi i llogarive
Debi
Shpenzime qiraje
1.500.000
Arka / Banka (pagesa e qirasë)
Furnitorë për riparime (vlefta e
riparimeve)
Për pagimin e qirasë
Kredi
1.300.000
200.000
Pagesa e riparimeve = 200.000 lekë
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
401
Furnitorë për riparime (vlefta
riparimit)
5311/5121
Arka / Banka
Debi
Kredi
200.000
200.000
Pagesa e riparimeve
5.5.2 Kontabiliteti i qirasë së zakonëshme në njësinë ekonomike
qiradhnëse.
Trajtimi në kontabilitet i mjetit të dhënë me qira të zakonshme bëhet njëlloj
si Aaktivet e tjera Afatgjata. Ky aktiv do të zhvlerësohet në përputhje me
proçedurat normale të amortizimit që njësia ekonomike qiradhënëse përdor
dhe për aktivet e tjera të ngjashme. Sipas rregullimit kontabël është e
rëndësishme që këto proçedura duhet të jenë të qëndrueshme. Kuotat e
amortizimit duhet të llogariten sipas rregullave që përcaktojnë standartet e
kontabilitetit. Nga dhënia me qira të zakonëshme të mjetit,njësia ekonomike
qiradhënëse merr shuma të caktuara parash nga njësia ekonomike
qiramarrëse.Shumat e merra nga qiratë (duke përjashtuar pagesat për
shërbime të tilla si:sigurimi,mirëmbajtja etj.), paraqesin të ardhura të
njësisë ekonomike qiradhënëse.
Prandaj këto shuma të marra nga qiraja, ajo do t’i njohë si të ardhura
duke kredituar llogarinë e të ardhurave.
Në standartet e kontabilitetit , përcaktohet që qiradhënësi do të paraqesi
mjetet e dhëna me qira të zakonshme në bilancin e tij, sipas natyrës së
aktivit, në të njëjtën mënyrë si aktivet e tjera të paraqitura në bilanc.
Këtu qëndron ndryshimi midis qirasë financiare dhe qirasë së zakonshme.
Ndërsa në qiranë financiare, mjetet e dhëna me qira zbriten nga bilanci i
qiradhënësit dhe merren (ose i shtohen) bilancit të qiramarrësit, duke
marrë ky i fundit rrezikun mbi vehte, pagesat e qirasë të zakonshme do
të njihen si të ardhura në periudhën që ato realizohen.
Mjetet e dhëna me qira të zakonshme do të amortizohen në përputhje
me metodat e rregullta të amortizimit që përdoren për amortizimin e
aktiveve të ngjashme të njësisë. Nëse ka të dhëna në lidhje me rënien e
vlerës të aktivit të dhënë me qira, atëherë do të kryhet një test i rënies
së vlerës, në përputhje me standartet e kontabilitetit.
Pra,të gjitha kostot e përballuara nga njësia ekonomike
qiradhënëse,duke përfshirë edhe amortizimin e aktiveve të dhëna me
qira duhet të njihen si shpenzime,mbasi ato kryhene për
përfitimin e të ardhurave nga qiraja.Shpesh në praktikën e
përditshme ndothë që në momentin fillestar të lidhjes së kontratës së
qirasë së zakonëshme, të kryhen një sërë shpenzimesh që përballon
njësia ekonomike qiradhënëse, të cilat ndikojnë në përdorimin e mjetit
gjatë gjithë kohës së qirasë dhe që sigurojnë kështu të ardhura nga
këto qira.
Këto kosto që bëhen në fillim të periudhës, sidomos kur janë materiale,
nuk do të duhet të përfshihen në rezultatin e periudhës kur ato kryhen,
por në koston e të gjitha periudhave kur kontribon në të ardhurat e
mjetit të dhënë me qera të zakonshme. Pra, këto shpenzime,që kanë
të bëjnë me lidhjen e kontratës së qirasë në fillim të periudhës, duhet
të shpërndahen proporcionalisht gjatë periudhës së qirasë.
Ushtrim Nr.1: Njësia ekonomike qiradhënëse, më 1 Janar 200x, ka
nënshkruar kontratën për dhënien me qira të një makinerie prodhimi
betoni me vleftë 5.000.000 lekë, për 5 vjet. Qiraja vjetore është
1.500.000 lekë. Për rritjen e kapacitetit të prodhimit njësia ekonomike
qiramarrëse bën disa shpenzime riparimi që arijnë vlerën 200.000 lekë.
Amortizimi i llogaritur i AQ (makinerisë) deri në momentin e dhënies
me qira është 1.000.000 lekë, norma e amortizimit vjetor 20%.
Llogaritja e amortizimit dhe shpërndarja e shpenzimeve të riparimit.
1) Shpenzimet vjetore të riparimit 200.000 / 5 vjet = 40.000 lekë
2) Amortizimi vjetor = 5.000.000 – 1.000.000 = 4.000.000 * 20% =
800.000 lekë
Veprimet në kontabilitet:
a) Arkëtimi i qirasë vjetore
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
5311/5121 Arka/Banka
48
Kosto për tu shpërndarë (shp.riparimi)
708
Të ardhura nga qiratë
(Për arkëtimin e qirasë)
Shuma
Debi
1.300.000
200.000
1.500.000
1.500.000
b) Kontabilizimi i shpenzimeve (Amortizim + Riparime)
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
Debi
681
613
281
48
Shpenzime, amortizim i llogaritur (vjetor)
Riparime të ndryshme (shpenzim)
Amortizim i llogaritur (vjetor)
Kosto për t`u shpërndarë
Shuma
Kredi
1.500.000
Kredi
800.000
40.000
800.000
40.000
840.000
840.000
Siç shihet edhe në rastin e qiradhënësit për mbajtjen e kontabilitetit dhe pasqyrat
financiare të qirasë së zakonëshme në çdo rast do të mbahen parasysh kërkesat e
Standarteve
të Kontabilitetit(Kombëtare ose ndërkombëtare).Kjo me qëllim që
informacionet që duhet të pasqyrohet në bilanc dhe pasqyrat financiare të jenë të sakta
dhe të pasqyrojnë me transparencë aktivitetitn e njësisë ekonomike.
Pyetje dhe ushtrime.
a) Pyetje.
1- Përshkruani përkufizimin e provizioneve sipas Standarteve
të
Kontabilitetit.
2- Nga dallohet provizioni nga detyrimet e tjera të zakonshme?
3- Cilat janë parimet e krijimit të provizioneve?
4- Cilat janë fushat e zbatimit të provizioneve për zhvlerësim?
5- Përshkruani në cilat raste njësia do të njohë një provizion në bilanc?
6- Përshkruani si realizohet matja e provizioneve duke mbajtur parasysh
Standartet e Kontabilitetit.
7- Në cilat raste mund të krijohen provizione për zhvlerësimin e
inventarëve?
8- Në cilat raste mund të krijohen provizione për klientë të dyshimtë?
9- Në cilat raste mund të krijohen provizione për shpenzime e rreziqe?
10-Çfarë parimi bazë zbatohet për krijimin e provizioneve dhe çfarë roli
luan krijimi i provizioneve në bilanc dhe në pasqyrat financiare?
11- Në cilat raste njësia ekonomike do të njohë provizionin që lidhet me
një çëshjte gjyqësore?
12- Në cilat raste njësia ekonomike do të njohë provizionin që lidhet me
detyrimet mjedisore?
13- Në cilat raste njësia ekonomike do të njohë provizionin për kosto e
shpenzime rikonstruksioni?
14- Në cilat raste njësia ekonomike do të njohë provizionin për pensione?
15- Cilat janë shpjegimet e rëndësishme që duhet të jepen në dhënien e
llogarisë për provizionet?
16- Përshkruani llojet e qirave në kushtet e njësisë ekonomike dhe
përkufizimet e tyre.
17- Cilat janë disa rregulla të përcaktuara në Standartet e Kontabilitetit
që duhen mbajtur parasysh në pasqyrimin e qirasë financiare në
pasqyrat financiare?
18- Cili është kuptimi, avantazhet e qirasë (lizingut) dhe përkufizimi
përkatës.
19- Cili është kuptimi i qirasë të zakonshme dhe përkufizimi përkatës?
20- Si do të paraqitet në bilancet e qiradhënësit dhe qiramarrësit një
aktiv i dhënë me qira në kushtet e një:
a. qiraje financiare?
b. qiraje të zakonshme?
b) Ushtrime
1- Në njësinë ekonomike “X” me 31.12.200X gjëndja e inventarëve
është: lëndët e para të vlerësuara me kosto 10.000 lekë; sipas tregut
mund të vlerësohen 12.000 lekë. Produkti i gatshëm i vlerësuar me
kosto është 40.000 lekë, sipas tregut nuk i kalon 32.000 lekë.
Në vitin e 2-të (31.12.200X+1) vlera e kostos për lëndët e para nuk
ndryshon, pra është 10.000 lekë, ndërsa vlera e tregut është 8.000
lekë, ndërsa për produktin e gatshëm vlera e kostos nuk ndryshon, pra
35.000 lekë, ndërsa vlera e tregut 38.000 lekë.
Kërkohet:
- Të krijohet një provizon duke llogaritur masën e tij.
- Të kryhen veprimet kontabë në ditar dhe në librin e madh.
- Të llogaritet dhe të kryhet veprimi i rimarrjes së provizionit duke kryer
veprimim kontabël në ditar dhe në librin e madh.
2- Njësia ekonomike “X” më 31.12.200X bënë inventarin e klientëve të saj dhe
nxjerr që 5.000.000 lekë janë të paarkëtueshëm. Duke marr parasysh këtë
situatë njësia ekonomike vendos të krijojë provizion 50% të shumës së
klientëve. Në fund të ushtrimit tjetë një klient derdh vetëm 1.000.000 lekë.
Kërkohet:
- Të krijohet provizoni duke llogaritur masën e tij.
- Të bëhen veprimet e rimarrjes së provizionit në fund të ushtrimit tjetër në
ditar, duke kryer dhe veprimet sistemuese për TVSH-në e llogaritur për
vlerën e klientëve që nuk ka mundësi të arkëtohet.
- Të llogaritet humbja totale nga mosarkëtimi i klinetëve.
3- Njësia ekonomike “X” nëpërmjet një kontrate qiraje financiare më
01.01.200X, ka marrë nga njësia ekonomike “Y” një makine betoni me
çmim 10.000.000 lekë (vlerësimi në momentin e lidhjes së kontratës). Jeta
ekonomike sipas vlerësimit do të jetë 5 vite. Vlera e mbetur në bilanc është
2.000.000 lekë. Është rënë dakort që në fund të qirasë pronësia e
makinërisë t`i kalojë njësisë ekonomike “X”. Afati i qerasë është 7 vite;
qiraja vjetore 1.200.000 lekë; u ra dakort që njësia ekonomike “X” t`i
paguajë njësisë ekonomike “Y” një pagesë të menjëhershme 2.000.000
lekë, ndërsa pagesat e tjera me këste të barabarta. Norma e amortizimit të
makinerisë 20% ne vit, pagesa e garancisë për të gjitha vitet e kontratës
1.000.000 lekë.
Kërkohet:
- Të bëhen veprimet në kontabilitet për vitin e parë nëpërmjet ditarit, duke
bërë dhe llogaritjet përkatëse të xhirimit të shpenzimeve në vitin
ushtrimor përkatës.
- Cilat janë hapat që do të ndiqni për llogaritjet dhe veprimet kontabile që
do të kryhen?
- Pasqyroni veprimet kontabile si në kontabilitetin e qiradhënies dhe në
kontabilitetitn e qiramarrësit, duke pasqyruar shpenzimet dhe të
ardhurat
- Të pasqyrohet veprimi i shitjes në fund të kontratës së qirasë.
4- Njësia ekonomike “X” më 01.01.200X , e cila merret me prodhim
mobiljesh, merr me qira një kombinat druri, sipas një kontrate qeraje të
zakonëshme me afat 3 vjet. Kontrata parashikon 4 këste prej 250.000
lekë secili që do të paguhen në çdo 6-muaj, me 30 qershor dhe 31
dhjetor të çdo viti. Vlera e kombinatit të drurit sipas faturës së blerjes
dhe e pasqyruar në bilanc është 1.000.000 lekë, norma e amortizimit
vjetor është 20%, amortizmi i llogaritur deri në datën e dhënies me qira
është 50.000 lekë.
Kërkohet:
- Pasqyroni regjistrimet e nevojshme në ditar për:
a. qiramarrësin dhe b. Qiradhënësin që nga fillimi i kontratës dhe deri në
fund (për 5 vite).
- Amortizimi të llogaritet për vlerën e mbetur.
5- Njësia ekonomike “X” më 01.01.200X, i jep me qira financiare, njësisë
ekonomike”Y” një makinë për prodhim gomash autoveturash e cila kishte një
vlerë kontabile të mbetur 20.000.000 lekë (norma e amortizimit vjetor 20%).
Qiraja do të jepet për 48 muaj me këste mujore 650.000 lekë secili, duke
filluar nga 01.11.200X . Në fund të periudhës së qirasë titulli i pronësisë do të
kalojë tek njësia ekonomike “Y”(qiramarrësi) dhe çmimi i shitjes është
përcaktuar 33.000.000 lekë duke zbritur qiranë financiare të paguar për 4 vjet.
Kërkohet:
- Të regjistrohen veprimet kontabile në vitin 200X nga njësia ekonomike “X” sipas
kontratës së qirasë, në ditar.
- Më 01.11.200X njësia ekonomike “X” me mandat arkëtimi, arkëton këstin e parë
të qirasë 650.000 lekë nga njësia ekonomike “Y”, të regjistrohet veprimi në
ditar.
- Më 31.12.200X njësia ekonomike “X” me mandat arkëtimi, arkëton këstin e dytë
të qirasë 650.000 lekë, të regjistrohet veprimi në ditar.
- Më 01.11.200X dhe 31.12.200X njësia ekonomike “Y” më mandat pagesë do
paguaj këstet e qirasë, të regjistrohet veprimi në ditar.
- Më 31.12.200X të llogaritet amortizimi i makinerisë nga qiramarrësi dhe të
regjistrohet në ditarin përkatës të veprimeve.
- Llogarisni vlerën neto kontabile që do të ketë makineria e marrë me qira, në
bilancin e njësisë ekonomike “X” me 31.12.200X.
- Bëni veprimet në kontabilitet si tek njësia ekonomike qiradhënëse dhe tek njësia
ekonomike qiramarrëse për katër vitet e qirasë financiare.
- Bëni në kontabilitet veprimin e kalimit të titullit të pronësisë pas përfundimit të
kontratës së qirasë me çmimin e shitjes të përcaktuar në kontratë, duke zbritur
të gjitha pagesat e qirasë.