HOW Kontrata për know
Download
Report
Transcript HOW Kontrata për know
E DREJTA BIZNESORE
LIGJERATA:
KONTRATAT NË EKONOMI
Semestri dimëror
2013/2014
Fakulteti Ekonomik
Salla S 5
1
KONTRATAT KRYESORE NË LËMIN E
EKONOMISË
1.
2.
3.
4.
Kontrat e lëmis së ekonomisë ndryshe quhen
Kontratat mbi qarkullimin e mallrave, në kuadër të
ekonomisë nacionale dhe ndërkombëtare.
Disa nga karakteristikat e kontratave kryesore të
ekonomisë:
Lidhen nga subjektet ekonomike/bisnesore
Kryhet qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve
Kryesisht janë “kontrata fomulare”, sepse që më parë
ceken të gjitha elementet e rëndësishme për lidhjen e tyre
Përgjegjësia e palëve është më e madhe, dhe eksistojnë
dispozitat e veçanta “lex specialis derogat lex
generalis”.
2
KONTRATA
PËR SHITBLERJE
Kontrata për shitblerje- është punë juridike, nga e
cila për njërën palë kontraktuese shitësin krijohet
detyrimi që, palës tjetër kontraktuese, blerësit t’ia
dorëzojë një gjësend të caktuar, në mënyrë që
blerësi, ta fitojë të drejtën e disponimit,
përkatësisht të pronësisë në atë gjësend, për të
cilin detyrohet që shitësit t’ia paguaj kundër-vlerën
(çmimin) e caktuar.
Elemtet themelore – SENDI dhe CMIMI
Subjetet – SHITËSI DHE BLERËSI
1.
2.
-
Shitësi ka obligim:
Dorëzimin e sendit
Përgjegjësinë për të metat
materiale
Blerësi ka obligim:
1. Pagimi i cmimit blerës
2. Detyrimi i pagimit të sendit
3
KONTRATA KOMISIONARE
Kontrata komisionare - është punë juridike në
ekonomi e cila i krijon detyrim njërës palë
kontraktuese, që në emër të vet e sipas urdhrit
dhe llogarisë së palës tjetër kontraktuese, lidhë
punën e caktuar të së drejtës biznesore krahas
shpërblimit që merr.
Personi (pala kontraktuese) që e kryen këtë punë
si profesion, në emër të tij e sipas urdhrit dhe
llogarisë e palës tjetër, quhet komisionar, ndërsa
pala tjetër quhet Komitent.
4
KONTRATA PËR SHPEDICIONIN
Kontrata për shpedicionin - e detyron njërën
palë që të organizojë transportimin e gjësendeve,
në emër të vetë e sipas urdhrit dhe për llogari të
palës tjetër kontraktuese, me shpërblim. Kjo palë
quhet shpeditor ose organizator i
transportimit të mallrave, ndërsa pala tjetër
komitent ose urdhërdhënës ose edhe klient.
5
KONTRATA PËR LIZINGUN
(LEASING)
Kontrata për lizingun (leasing) - me këtë
kontratë dhënësi i lizingut si palë kontraktuese,
detyrohet që, palës tjetër t'ia jap në shfrytëzim
gjësendin e kontraktuar dhe ti kryej veprimet e
kontraktuara, që kanë të bëjnë me shfrytëzimin
adekuat ekonomik të atij gjësendi - palës tjetër
kontraktuese - marrësit të lizingut i cili
detyrohet që për shërbimin e bërë ndaj tij, të
paguaj shpërblimin kontraktues (qiranë).
6
KONTRATA PËR SIGURIMIN
Kontrata për sigurimin - është punë juridike
me të cilën siguruesi detyrohet që të siguruarit
ose ndonjë personi të tretë (shfrytëzuesit të
sigurimit) t’ia paguaj kompensimin, përkatësisht
shumën e kontraktuar ose të bëj diçka tjetër, në
rast të ndodhjes së rastit të paraparë me
kontratë (rasti i sigurimit), për çka kontraktuesi i
sigurimit, detyrohet që të paguaj shumën e
caktuar në para ( preminë e sigurimit).
7
KONTRATA PËR NDËRTIM
Kontrata për ndërtim - është punë juridike
biznesore, nga e cila për njërën palë kontraktuese
investitorin, rezulton detyrimi, që sipas projektit
të caktuar të ndërtohet në afatin e kontraktuar
një objekt i caktuar ndërtimor, në truall të
caktuar ose që në atë truall përkatësisht në
objektin ekzistues të kryhen punë tjera
ndërtimore për palën tjetër kontraktuese porositësin, për ç’gjë kjo palë detyrohet, që për
këtë t’ia paguaj çmimin e caktuar
8
KONTRATA PËR FAKTORING
Kontrata për faktoring - Është punë specifike
bankiere, që ka të bëj me realizimin e kërkesave
kontabilore të subjekteve të interesuara nga ana e
bankës përkatëse ose të ndonjë institucioni tjetër
financiar të specializuar për punë të faktoringut.
9
KONTRATA PËR LLOGARINË
RRJEDHËSE BANKARE
Kontrata për llogarinë rrjedhëse bankareme këtë kontratë banka e caktuar detyrohet që,
një personi - deponuesit i cili ka cilësinë e palës
tjetër kontraktuese, t’ia hapë një llogari të
veçantë, përmes së cilës deponuesi i bën pagesat
e tij për të tjerët dhe pranon pagesat e të tjerëve
që i bëhen atij, në suazat e mjeteve që disponon
apo të kredive të lejuara.
10
KONTRATA PËR DEPONIMIN
LETRAVE ME VLERË
E
Kontrata për deponimin e letrave me vlerë është punë bankiere, me të cilën banka si palë në
cilësitë kontraktuese, detyrohet që, nga pala
tjetër e kontratës - deponenti, ti pranojë për ti
ruajtur LV dhe për ti ushtruar të drejtat dhe
detyrimet, që kanë të bëjnë me to, pra me letrat
me vlerë. Deponenti nga ana tjetër detyrohet që
bankës për këtë t'ia paguaj kompensimin, si dhe
shpenzimet e veçanta që janë bërë gjatë kryerjes
së atyre veprimeve.
11
KONTRATA PËR SEFIN
Kontrata për sefin - lidhet në mes të bankës
dhe shfrytëzuesit të sefit me qëllim të ruajtjes
dhe kujdesit të gjërave me vlerë të veçanta (LV,
gjësendet e çmuara, objektet artistike etj.)
Me këtë kontratë banka detyrohet që
shfrytëzuesit të sefit, t’ia jap në përdorim dispozicion sefin, për vuajtjen e gjësendeve të
caktuara, për një periudhë të caktuar, ndërsa
shfrytëzuesi, detyrohet që për këtë bankës t’ia
paguaj kompensimin e caktuar.
12
KONTRATA PËR THEMELIMIN E
MARRËDHËNIES SË PUNËS
Kontrata për themelimin e marrëdhënies së
punës - me këtë kontratë punëdhënësi dhe
punëtori i rregullojnë marrëdhëniet e tyre, të
drejtat dhe detyrimet që burojnë nga puna e
punëtorit të punëdhënësit. Marrëdhënia e punës
themelohet me kontratën për themelimin e
marrëdhënies së punës.Themelimi i
marrëdhënies së punës është ndër aktet me të
veçanta dhe të rëndësishme në jetën e individit.
Kjo marrëdhënie krijohet në mes të punëtorit dhe
punëdhënësit.
13
KONTRATA PËR KNOW - HOW
Kontrata për know – how, përmban në vete
detyrimin e një pale kontraktuese, që palës
tjetër, t’ia bartë dituritë dhe përvojat e caktuara
teknike-teknologjike, financiare, si dhe diturisë
dhe përvojat biznesore.
Pala tjetër kontraktuese (pala e dytë, nga ana
tjetër, detyrohet që për këtë, palës së parë, t'ia
paguaj çmimin (shpërblimin) e caktuar.
14
KONTRATA PËR FRANSHIZING
Kontrata për franshizing - Objekti i kësaj
kontrate është bartja e të drejtave të shfrytëzimit të
franshizës, në këmbim të një kompensimi të caktuar
financiar të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Me këtë
kontratë njëra palë kontaktuese
- dhënësi i franshizës ia bartë palës tjetër
kontraktuese
- marrësit të franshizës të drejtën e shfrytëzimit të
franshizës, me qëllim marketingu, shitje të llojeve të
caktuara të mallrave dhe të shërbimeve.
15
KONTRATA E FORFETINGUT
Kontrata e forfetingut - Kjo kontratë lidhet në
mes palëve me qëllim të dhënies dhe marrjes
përsipër të kërkesave (borxheve) afatgjata, të
cilat skadojnë në një kohë të ardhshme e që kanë
të bëjnë me porositë e mallrave dhe shërbimeve,
kryesisht në eksport.
16
KONTRATA PËR ALOTMAN
Kontrata për alotmanin - është kontratë për
angazhimin e kapaciteteve hoteliere.
Kjo kontratë lidhet në mes të agjencionit
përkatës turistik dhe hotelierit, respektivisht
subjektit të caktuar biznesor, që merret me
veprimtari hoteliere, si veprimtari ekonomike.
17
KONTRATA PËR QIRANË
Kontrata për qiranë - është kontratë
joformale- ngase ligji, në parim nuk e cakton
ndonjë formë të veçantë për lidhjen e saj.
Me këtë kontratë detyrohet
qiradhënësi që gjësendin e caktuar t’ia jap me
qira -palës tjetër
qiramarrësit i cili për këtë arsye, është i
detyruar që qiradhënësit t’ia paguaj qiranë e
caktuar. Përdorimi (shfrytëzimi) i objektit të
dhënë me qira nënkupton edhe mbledhjen e
fryteve, nëse ndryshe nuk është paraparë.
18
KONTRATA PËR LICENCË
Kontrata për licencë - është kontratë
barrësore, me të cilën dhënësi i licencës,
detyrohet që fituesit të licencës t’ia bartë në
tërësi të drejtën e shfrytëzimit ekonomik të
patentit, shpikjes, diturisë teknike dhe përvojës,
markës, mostrës ose modelit, shenjës së dallimit
ose knoë-hoëit, ndërsa shfrytëzuesi i licencës,
detyrohet që objektin e licencës ta shfrytëzoj në
mënyrën e kontraktuar, si dhe dhënësit të
licencës t'ia paguaj çmimin (kompensimin) e
caktuar.
19
KONTRATA PËR TAJMSHERINGUN
Me këtë kontratë njëra palë kontraktuese,
dhënësi i tajmsheringut, detyrohet që palës tjetër
kontraktuese - shfrytëzuesit që palës tjetër kontraktuese shfrytëzuesit të tajmsheringut, t’ia jap në shfrytëzim të
drejtën e shfrytëzuesit ekonomik të një objekti të caktuar
ekonomik, në interval të caktuar kohor, ndërsa pala tjetër
- shfrytëzuesi i tajmsheringut ka për detyrë që objektin
përkatës ekonomik - të paraparë me kontratë, ta
shfrytëzojë me vëmendje të lartë biznesore, në mirëbesim,
në mënyrën dhe sipas kritereve që i përgjigjen destinimit
të objektit gjegjës ekonomik, rregullave dhe parimeve të
profesionit dhe nikoqirit të mirë, si dhe që dhënësit të
tajmsheringut t’ia paguaj kompensimin e kontraktuar
20
për objektin ekonomik që e shfrytëzon.